Viti i Ri, 46 të  lënduar nga përdorimi i fishekzjarrevePërdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarrëve dhe kapsollave në momentet e ndërrimit të viteve ka shkaktuar incidente në disa qytete. Rreth 46 të rinj e fëmijë janë paraqitur në spital me plagë djegieje. Në Tiranë një 12-vjeçar dëmtime serioze në njërin sy dhe një dorë.

TIRANE, 5 TE LENDUAR NGA FISHEKZJARRET
Në Spitalin Ushtarak në Tiranë në orët e para të Vitit të Ri 2011 janë paraqitur 5 persona për të marrë ndihmë mjekësore, si rezultat i djegieve të lehta të shkaktuara nga përdorimi pakujdes i fishekzjarreve. Sipas mjekut roje Ali Lila, në urgjencën e këtij spitali, pas orë 01:30, janë paraqitur pesë raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që mes tyre veçohet si rast i rëndë ai i një djali 12-vjeçar, i cili ka dëmtime serioze në syrin dhe dorën e majtë. Mjeku deklaroi se numri i personave të dëmtuar këtë fillimviti nga përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarreve është më i ulët se ai i së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

ELBASAN 16 TE LENDUAR
Festimi i ndërrimit të viteve në qytetin e Elbasanit, i cila ka zgjatur deri në orën 05.00 të mëngjesit të së shtunës, ka shkaktuar disa incidente.
Shefi i Komisariatit të Policisë, Sejfulla Metko i cili ka qenë gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit në gadishmëri ka thënë se "rreth një orë para ndërrimit të viteve dhe një orë pas ardhjes së vitit të ri, kanë ndodhur 16 plagosje të lehta, si pasojë e plasjes së kapsollave", citon atsh.
Sipas Metkos të lënduarve i kanë ardhur në ndihmë menjëherë efektiva të Policisë, si edhe stafi mjekësor të cilët kanë qenë në gadishmëri të plotë për rreth 24 orë.
Burime nga spitali kirurgjik bëjnë të ditur se janë paraqitur në spital 16 të rinj, të cilët nga pakujdesia e hedhjes së kapsollave dhe fishekzjarreve janë lënduar lehtë në duar dhe këmbë. Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm ata kanë lënë spitalin për të festuar sërish.

Në Korcë janë shënuar 4 të lënduar lehtë nga përdorimi i fishekzjarrëve. Dy prej tyre fëmijë, pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.

Në Berat rreth orës 03:00 të mëngjesit,në Spitalin Rajonal të qytetit janë paraqitur 7 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për djegie të lehta nga shashkat e fishekzjarret,ndërkohë që për herë të parë këtë vit rrugët e qytetit nuk janë përgjakur nga aksidentet rrugore.

Në Vlorë dy fëmijë i janë drejtuar spitalit në orët e mbrëmjes së 31 dhjetorit me plagë të lehta djegieje nga përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarrëve dhe i kapsollave. Ndërsa në Fier janë regjistruar 10 të lënduar.


(s.g/BalkanWeb)

5 Komente

 16 te lenduar ne Elbasan,Bedrana sapo i tha Berishes te 10 bursat,dmth nuk e ka bo vitin e ri ne Elbasan,dhe eshte shendoshe e mire.

PUKE- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në fshatin Gojan i Vogël në rrethin e Pukës. Gjatë festimeve të ndërrimit të viteve një 12 vjecar ka vrarë aksidentalisht me automatik vëllanë e tij, 13 vjecar. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se ngjarja tragjike është shënuar mbrëmë në banesën e familjes Përlleshi. Viktima 13 vjec me inicialet Gj. P ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.
(s.g/BalkanWeb)

ke parasysh? se po nuk festove me kallash nuk quhet qe ka hy viti i ri...kto rob nuk kane nevoje per pare, kto jane cik deficitare me tru

Epo zhurme fishekzjarret, zhurme automatiku. Ngaqe s'kane fishekzjarre te shkretet, zbrazin automatikun. Gjynah.

46 te lenduar.... nuk eshte mire, po prapseprape me mire se ketu ne Hollande te pakten.  deri tani kemi 2 te vdekur (te rinj 13 dhe 17 vjec), dhe nja 3 a 4 qe po luftojne per jeten ne spital....

po me kallash qellojne akoma ne Shqiperi?

Ta bejme Shqiperine si Hollanda (dmth si Europa)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).