Votimi elektronik, permes nje projekti pilot mund te perfshije disa nga qytetet kryesore te vendit. Burimet zyrtare brenda Komisionit Qendror te Zgjedhjeve bejne me dije se qytetet kryesore ku mund te aplikohet ky projekt qe ne zgjedhjet vendore te 8 majit do te jene Tirana, Durresi, Shkodra, Elbasani, Vlora, Korca, Fieri dhe Elbasani. Po keto burime saktesojne se nje projekt i tille mund te realizohet vetem nis Parlamenti shqiptar, me konsensus miraton ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe fut ne nje nen te vecante dhe kete dispozite qe do te mundesonte per here te pare votimin elektronik dhe ne Shqiperi, tashme qe interneti eshte bere masiv por dhe per vete faktin se eshte nje proces lehtesisht i manovrueshem dhe i pa manipulueshem.

I pari qe ka hedhur idene e nje votimi te tille elektronik ka qene kryeministri Berisha, teksa ka nenvizuar faktin se do ta realizonte nese do te kishte konsensusin e opozites. Nderkohe kryeministri moldav, vendi i te cilit e ka aplikuar votimin elektronik eshte shprehur se do te jepte tere asistencen e duhur por dhe pajisjet e duhura qe ky proces te realizohej, nese palet binin dakord dhe ndryshonin ligjin zgjedhor. Por dhe opozita nuk eshte shprehur kunder votimit elektronik, teksa ka nenvizuar se ishte dakord, por kishte probleme te tjera perpara se te arrihej ne nje perfundim te tille, duke nenkuptuar berjen para te transparences se 28 qershorit te vitit 2009. Por dakord me votimin elektronik ka rene dhe vete kreu i KQZ, Arben Ristani, i cili kohe me pare eshte shprehur se nese politika vendos ta fiksoje ne Kod, atehere ai do te krijoje tere infrastrukturen e nevojshme qe ne zgjedhjet me te para te aplikoje projektin pilot te votimit elektronik.

Nderkohe qe vendet nordike, baltike si dhe nje sere vendesh te tjera evropiane e aplikojne nje votim te tille, deri dhe permes telefonise se levizshme, celular.

Nderkohe qe KQZ nis sot procesin aq te debatuar te djegies se fleteve te votimit dhe arkivimit te materialeve zgjedhore. 50 punonjesit e perzgjedhur tashme te Administrates se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nisin sot ne mengjes ne magazinat e KQZ-se ne Farke, pastrimin e kutive te votimit, per t'i bere gati ato per zgjedhjet e pushtetit lokal qe do te zhvillohen ne 8 maj 2011. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani e cilesoi kete proces ligjor si rutine te komisionit qe ai drejton. "Procesi i pastrimit te kutive te zgjedhjeve te kaluara, eshte nje proces i bazuar dhe i rregulluar me ligj qe nga viti 2001 e deri me sot. Eshte nje proces rutine i KQZ-se, qe per fat te keq pati jehone te madhe politike",-tha Ristani. Ai sqaroi se ne baze te ligjit, Kodit Zgjedhor, grupet e punes qe jane ngritur tashme do te nisin nga puna me procesin e pastrimit te kutive te votimit. "Ata do te nisin sot hapjen e kutive te votimit dhe seleksionimin e materialeve te cilat do te shkojne ne Arkivin e Shtetit dhe qe do te futen neper dosje e do behen gati. Pjesa tjeter do te digjet", informoi Ristani. Nje proces i tille, nuk do te zgjase pak, por gati dy muaj. Sipas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, puna qe do te nise sot, parashikohet te perfundoje teresisht me 5 mars. Sipas kreut te KQZ-se procesi do te nise sot qe ne oret e para te paradites ne magazinat e KQZ ne Farke dhe parashikon seleksionimin e materialeve zgjedhore, arkivimin e dokumentacionit zgjedhor ne Arkivin Qendror te Shtetit ose ne zyrat e KQZ ne rastet kur ligji e parashikon nje procedure te tille dhe me pas me asgjesimin e fleteve te votimit. Ky vendim i KQZ-se, u kundershtua nga dy anetare te ketij komisioni, te cilet bojkotuan edhe mbledhjen e marrjes se vendimit. Nderkohe qe ambasadori i OSBE-se, ne vendin tone Eugen Uallfarth, e cilesoi vendimin e KQZ si transparent, ndersa shprehu rezerva mbi bojkotimin e votimit nga dy anetare te ketij institucioni.

15 Komente

 Po keto burime saktesojne se nje projekt i tille mund te realizohet vetem nis Parlamenti shqiptar, me konsensus miraton ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe fut ne nje nen te vecante dhe kete dispozite qe do te mundesonte per here te pare votimin elektronik dhe ne Shqiperi, tashme qe interneti eshte bere masiv por dhe per vete faktin se eshte nje proces lehtesisht i manovrueshem dhe i pa manipulueshem.

 

I nderuar Sol, harroje konsensuesin e opozites, jo per ndonje gje po nuk mund te protestoje me pas zgjedhjeve qe do te behen, se vdes per nje cike kuti.

 

Nqs votimi elektronik (remote) behet realitet, a flitet per te mundesuar votimin e emigranteve?

 tralala , çlidhje ka votimi elektronik me internetin e masivitetin e tij   do votohet me internet na shurrutë së qeshuri. .A ka gjë që s'manipulojnë hajdutët ?

Këto janë gomarllëqe. Këta nuk sigurojnë dot votimin standart, lëre më këtë elektronik. Po të tentohet të aplikohet a dini çfarë do ndodhë?

Do e sabotojnë vetë sistemin, të krijojnë konfuzion, do fillojnë e votojnë nga dy a tre herë dhe do i gatuajnë rezultatet sipas gjellës së Salës. Këta duan një muaj të nxjerrin rezultatet e votimit standart. Bëjnë presione, manipulime, korruptime etj.

Këto janë ëndrra në diell.

Transparenca e zgjedhjeve të kaluara nuk është bërë akoma, as ligji zgjedhor jo, fletët e votimeve u dogjën. Këta duan yckë të rruar.

 

ne Shqiperi nuk ekziston akoma infrastruktura e duhur qe te realizohet ky lloj aktiviteti dhe ne momentin qe mendojme se mund te behet votimi nepermjet web-it, pyetja tjeter eshte... a kane ate gjitha familjet shqipetare kompjuter, a jane te gjithe te abonuar me internet, a jane te gjithe te edukuar me perdorimin e internetit. Me duket se keto deklaratat kane dale duke shqyrtuar vetem nje segment te popullsise ne vend, po tjetra...?

 

 S'ma ha mendja qe do jete permes web-it. Njerezit do shkojne ne qendrat e votimit, do tregojne leternjoftimin qe te identifikohen edhe do futen te dhoma e votimit ku nuk do kete nje leter me emrat e baballareve te kombit dhe kuti druri a kuti plastike, po nje ekran me emrat e baballareve te kombit dhe nje hard disk. Po te jete ekrani touch-screen do shtypin emrin e baballarit te preferuar edhe aq. Po te kete mouse do perdorin mouse-in. Mund edhe t'i vene nje skaner per shenjat e gishterinjve, sa per te thene kot qe eshte e sigurte. S'do kete nevoje per numerime te sterzgjatura letrash, nje SQL database query ne fund te dites edhe merret vesh menjehere kush ka fituar. Per ta manipuluar kete lloj sistemi ka specialista plot nga ata qe merren me makinat e lojrave te fatit. Per te zbuluar manipulime te ketij lloj sistemi do duhen perseri specialista, Edi Rama do nxjerre ndonje profesor informatike nga Politeknikumi, ndersa Sali Berisha do nxjerre ndonje profesor tjeter informatike nga Politeknikumi qe do kete hasmeri me te parin. Te shajtmet do shkembehen ne gjuhe binare me 0 edhe 1-sha. 001 psh do jete "ti je hajdut", ndersa 100 do jete "hajdut je ti".

ke te drejte, se mendova. Me trembi "vizioni" qe nenkuptohej tek ....

Nderkohe qe vendet nordike, baltike si dhe nje sere vendesh te tjera evropiane e aplikojne nje votim te tille, deri dhe permes telefonise se levizshme, celular.

 

"interneti masiv" !? smiley

ky ne fakt eshte nje budallallek, sepse ne shqiperi interneti perdoret ne masen me te madhe nga te rinjte(nen 18), kryesisht per facebook-un dhe me pas nga familjet e shtresave me ne gjendje. pjesa tjeter nuk njeh as kompjuterin.

 

 Sipas vete te dhenave te qeverise internetin e perdor vetem 30% e popullsise, po pjesa tjeter si do t'ja beje per te votuar???????????

Apo e rregullon Luli me Fred Ponen kete pune.................

Si fillim po duan te reformojne sistemin zgjedhor, le te heqin partiaket nga cdo rang i ketij sistemi...

 Ti zgjedhin komisioneret me short?

 

I bie ti numeroje gjithe votat gjykatesja Hajdari (se ka fat ne shorte) po edhe Jozi nuk mbetet pas (vetem kur shperndahen pare ne fakt)

Ncuk, te zgjidhen jo partiake si ne cdo demokraci funksionale te botes.

 Votimi me kompiuter do te behet neper pikat e votimit, siç ka qene dhe aplikohet edhe kendej ne perendim. Shkojne njerzit ne qendren e votimit, paraqesin leternjoftimin/karten e identitetit, shenohen tek komisioni qe erdhen, (per te mos votuar dy here) , u jepet nje karton qe e fusin tek kompiutri (ndoshta ne Shqiperi mund te perdoret mausi) , dalin partite, koalicionet dhe zgjedhsi klikon per ate qe deshiron. Moshat e vjetra nuk e kuptojne kete gje, prandaj prane tyre (ne dhomen e votimit) futet per ndihme nje pjestar i komisionit, neutral, i paparti, qe me te shumten e rasteve jane djem e vajza nga organizatat qe kontrrollojne ecurine e zgjedhjeve dhe punen e komisionit pluripartiak. Ne çdo qender votimi, ka nga 1-2 pjestare te ketyre organizatave qe vezhgojne ecurine e zgjedhjeve. 

 Une them qe te votojme me telepati. Kursejme edhe leter edhe kompiuterat. 

Te dhenat i perpunon sala. Nuk do te kete asnje ndyrshim nga zgjedhjet e fundit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).