Nga Ora News

Zbulohen 25 klandestine ne Otranto, te cilet endeshin në brigjet italiane, te drejtuar nga dy skafistë shqiptarë. Nderkohe autoritet italiane po hetojne ne lidhje me skemës e re që përdorin skafistët shqiptarë të cilët terheqin klandestinë nga Irani, Afganistani, dhe shprehen tejet te shqetesuar pasi kjo mund te behet nje rruge rutine per nje dyndje jashte trojeve.
 
Autoritetet italiane pohojnë se do të rifillojnë një kontroll më të rreptë në brigjeve shqiptaro-italiane, sidomos në kanalin e Otrantos ku edhe kaluan 25 klandestinët e para disa orëve.

Ndërkohë, në Shqipëri, Parlamenti me kërkesë të qeverisë së kryeministrit Berisha shtyu edhe për tre vjet të tjerë moratoriumin antiskaf që nuk lejon qarkullimin në det të mjeteve me fuqi motorike të afta për të lëvizur ilegalisht jashtë ujërave detare shqiptare.
 
Zbulimi i 25 klandestinëve u bë në vigjilje të Vitit të Ri pasi një gomone është nisur nga dy djem të rinj shqiptarë dhe ka arritur të mbërrijë deri në brigjet italiane me 25 klandestinë. Gomonia drejtohej nga 2 skafistë shqiptarë kurse personat në bord ishin burra, gra dhe fëmijë, që të gjithë iranianë dhe afganë.
 
Policia konfirmoi se ka arrestuar dy skafistët shqiptarë. Gjithashtu u sekuestrua gomonia me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi secili.
Kurse 25 klandestinët u dërguan në “Don Tonino Bello” një qendër strehimi në Otranto, për t`u dhënë ndihmën e parë. Mes tyre kishte disa fëmijë.

7 Komente

Nderkohe autoritet italiane po hetojne ne lidhje me skemës e re që përdorin skafistët shqiptarë të cilët terheqin klandestinë nga Irani, Afganistani, dhe shprehen tejet te shqetesuar pasi kjo mund te behet nje rruge rutine per nje dyndje jashte trojeve.smiley

 troje thote.......per ç'troje ben fjale ky gazetar trojani?smiley

pra keta kladenstine, fillimisht kane mberitur ne shqiperi, kane hyre legalisht? Te isha une si ata, me mire kisha aplikuar per nje pasaporte biometrike. Eshte e thjeshte fare, vetem se duhet te paguash edhe per karten e identitetit njekohesisht.

Po pse nuk i ktheu Italia ne vendin nga jane nisur, sipas rregullores se BE-se??? Jo per gje, po do i kishim bere nje dhurate te bukur, ndonese simbolike, dhurate te bukur Greqise, - vendit nga kane hyre ne Shqiperi. Jo per gje, por t'i implementojme deri ne fund kushtet dhe standartet e BE-se, qe te na kene zili qe te gjithe pastaj, madje aq zili, saqe te behet Greqia megafoni me i madh ne Parlamentin Evropian qe Shqiperia te pranohet ne BE sa me shpejt dhe me urgjence.

Greqise, - vendit nga kane hyre ne Shqiperi.

 

Po te kishin qene fillimisht ne Greqi s'do kishin ardhur ne Shqiperi per tu hedhur ne Itali o Zotrules se ishin tashme ne zone Schengen smiley

Po po... Se ne fakt ne jemi ne kufi me Iranin dhe Afganistanin... Nuk e dije ti? Mu ne mes te tyre jemi. Madje jemi vend aq i jashtezakonshem, saqe shpesh here jemi ne kufi dhe me Kurdistanin.

FMG, Shqiperia eshte e rrethuar, tekstualisht, e rrethuar nga vende anetare te BE. Felliqodonia, Kosova dhe Miza, vertete nuk jane ne BE, por ato bashke me ne, perbejne nje rajon qe rrethohet nga BE 100%. Ballkani perendimor, eshte ishull ne mes te BE-se. Nese ti apo ndonje tjeter eshte ne gjendje te na tregoje se nga vijne iranianet, afganet apo kurdet ne Shqiperi, do na shuanit nje kuriozitet jashtezakonisht te madh, dhe do kishit dhene nje ndihme te jashtezakonshme per forcat tona policore te kufirit. Ky do ishte zbulimi i shekullit.

Mire, si te dush smiley

 Edhe tre vjet te tjera, bohhh, paska lujt menç Buall Mavria. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).