Ka zbritur në orën 14.00, avioni i cili transportonte trupin e pajetë të Aleks Nikës, 35 vjecari i cili u plagos me plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit në Bulevardin përpara Kryeministrisë.

Dhjetra familjarë, me ta dhe 4 motrat, kishin dalë në Rinas për të pritur arkëmortin. Vaji dhe dhimbja ishtë e madhe. Humbën, njeriun e tyre, djali i vetëm në katër motra i familjes Nikaj, por dhe babai i dy vajzave të mitura. 

Dhjetra qytetarë të tjerë, mes tyre dhe kreu i PS-së Edi Rama dhe deputetë të PS-se kishin mbërritur në Rinas për të pritur trupin e Nikajt. Më pas, makina e funeralit e shoqëruar dhe nga nje varg makinash të tjera u nisën drejt Lezhës. Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet nesër në mesdite, rreth orës 13:00 në fshatin Gryke Manati në Lezhë. 

Aleks Nikaj humbi jetën dje në një nga spitalet e Ankarasë, ku u transportua pak ditë më parë, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore. 

Ndarja nga jeta e Aleks Nikajt e çon në 4 numrin e viktimave të demonstratës së 21 janarit. Në këtë demonstratë humbën jetën nga plumbat 3 demonstrues. Hekuran Deda, 45 vjeç nga Dibra ka humbur jetën si pasojë e një plumbi të marrë në kokë në një kohë që ndodhej 10-20 metra larg godinës së Kryeministrisë. Ziver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra, u qëllua për vdekje me një plumb në gjoks, rreth 3-5 metra larg portës hyrëse në kryeministri, në një moment kur ai s’po reagonte dhe disa metra larg Kryeministrisë humbi jetën dhe shtetasi, Faik Myrtaj, 50 vjeç nga Fieri, i vrarë me një plumb në shpatull.
 

124 Komente

Na mbush me keqardhje te madhe ikja e ketij njeriu nga jeta por na mbush edhe me shume urrejteje kunder rregjimit gjakatar te Berishovicaqisit. Me siguri qe ne shqiptaret presim kur te na vije rradha per te na therur dhe prape do te enderrojme si gomari qe kur e hante ujku mendonte me vehte: Inshallah jam ne enderr! apo "Larg gna b... ime"!

 5*

BW ka dhe foto. Eshte ai qe u godit nga ana tjeter e rruge me ate kapucin ne koke. Gjynah!!

Vdes në Turqi Aleks Nikaj, shkon në 4 numri i viktimave të 21 Janarit   Vdes në Turqi Aleks Nikaj, shkon në 4 numri  i viktimave të 21 JanaritTIRANE- Nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes, 36 vjecari Aleks Nikaj, i plagosur me plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit në Bulevardin përpara Kryeministrisë.
36 vjecari humbi jetën pak minuta më parë në spitalin e Ankarasë, ku u transportua pak ditë më parë, për shkak të gjendjes së rëndë.

Lajmi konfirmohet nga familjarët e të riut, ndërsa mësohet se mjekët në Turqi nuk kanë mundur të kryejnë asnjë ndërhyrje për shkak të gjendjes mjaft të rënduar në të cilën u paraqit 36 vjecari.

Aleks Nikaj u nis drejt Turqisë më 29 janar në përpjekje për një ndërhyrje më të specializuar që do mund t’i shpëtonte jetën, por fatkeqësisht sipas mjekëve kjo ka qenë e pamundur.
Kureshtja në demonstratën e 21 Janarit, i kushtoi jetën babait të dy vajzave, sepse siç është mësuar nga familjarët e tij, Aleksi iu bashkua në orën 15:30 protestës së opozitës vetëm për kureshtje, pas ngjarjeve që kishte parë në televizor.

Shkon kështu në katër numri i viktimave të demonstratës së 21 janarit në kryeqytet.
Gjatë protestës anti-qeveritare të organizuar nga opozita e Bashkuar në 21 janar u qëllua me armë nga brenda ambienteve të selisë qeveritare, duke shkaktuar 3 të vrarë e dhjetëra të plagosur.

42 vjecari nga Gjirokastra Ziver Veizi, 50-vjeçari nga Fieri, Faik Myrto dhe Hekuran Deda nga Dibra mbetën të vrarë në 21 janar ndërsa mes të plagosurve ishte edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ka marrë një plumb në krah.

(e.n/BalkanWeb)

  smiley  ne Kryesore ket plz..

U prehte ne paqe!

Jeta jote o Aleks , Ju befte endrra e ledi Makbethit per vete e per te gjithe familjen . As nje llaf ngushellimi as nga ajo "engjellorja " prane ketij krimineli Gjaksor me emri Sali !Ngushellime ne familjen e te ndjerit !

 smiley

Kriminel edhe pak dite te kane ngel!

Ngrehuni o popull sa nuk eshte vone,

Nuk mund te luaje frymori me jeten tone.

 

Nuk ka fjale eshte shume e trishtueshme dhe me shume e trishtueshme eshte indiferenca e njerezve, qe, dhe nje shenje keqardhje, nuk kane postuar ne kete lajm te hidhur. Ngushellime familjareve... 

 Shpresoj qe jeta e Aleksit dhe 3 te pareve te mos shkoje dem.

Populli duhet te cohet vete ne demostrata edhe "te dhunshme" dhe kerkesa e ketyre demostratave te jete jo vetem largimi i psikopatit nga qeveria por edhe nga skena politike. ai nuk e ka vendin ne politike apo me keq ne kryeministri. vendi i tij eshte ne spital psikik ne burg.

Te cohet shoqeria civile ne demonstrata. te cohet 80 per qind e popullsise qe jetojne ne mjerim kunder psikopatit dhe servileve te tij.

 

 

I ndritë shpirti ! Gjaku i tij i zëntë sytë atyre që evranë dhe të gjithë atyre që me tru të dehur duan të mbrojnë kriminelë me pushtet që paguhen me djersën e shqiptarëve  që haram e paçin brez pas brezi!.

Ngushllime familjes ! Nderim dëshmorit ! 

Ngushellime. Uroj qe te identifikohen dhe te denohen ata qe e vrane.

Uroj qe te identifikohen dhe te denohen ata qe e vrane

Olsi ke televizor ne shpi ti?

Jo.

 Ngushellime familjareve. Humbje e tmerrshme. smiley

Ngushellime!

Ngushellime te afermve

Po dalin te lire nje nga nje vrasesit e 26 shpirtrave ne Gerdec ,po degjojme perdite ne Tv vrasesin e 4 shpirtrave te tjere.Dhe sa viktima te tjera duhen per ta cuar ne ferr kete monster.Ju preht shpirti ne paqe Aleksit.

Paralelisht me vdekjen e te katertit duket se ka deshmuar Drejtori i Policise se Shtetit:

“Nga mbledhja e informacioneve rezultoi se ishte si synim të sulmohej selia e Kuvendit… Ata do të sulmonin selinë e Kryeministrisë dhe pallatin ku banon kryeministri… gjithashtu do të sulmohej edhe selia e LSI-së”, është shprehur Burgaj.

Hysni Burgaj, 5 shkurt 2011,

Top Channel

E pashe kete.  

Policeve mbase iu eshte ulur rroga, por drejtorit jo dhe aq. 

Per Aleksin, ngushellime te aferme. U prehte ne paqe. 

Menyra se si u vra aleksi, tregon se ne perdorim u vune snajperat. Pasi nuk mund te qellohej ne menyre kaq selektive ne koke nje person, qe ndodhej mes nje turme njerzish. Perdorimi i snajperit na con ne perfundimin qe jane dhene urdhra te qarte  per te qelluar mbi njerez..

foli dhe CSI Albania

ngushellime familjes

eshte llogjika e thjeshte .. S'ka nevoje me pa shume filma..Vendodhja e ketij te mjerit ishte ne mes bulevardi, mes turmes. Plagen e kish ne koke, sic mund ta shohesh dhe ne videon e transmetuar ne news 24, ku transportohet nga te tjeret ne spital. Eshte shume e vogel mundesia qe nje plumb qorr, te jete aq selektiv..

po lere per teme tjeter o burr i dheut analizen.

Ngushllime, nuk meriton askush te vdese ne menyre te tille. Krejt i pa fajshem, shpresoj qe vrasja e tij mos te kete te njejtin fat me vrasjet e Gerdecit.

Ndjese paSte..E mjeri djale.e mjEra familje.Me duket se ka edhe femije.Vdekje absurde.Uroj qe te ndeshkohen pergjegjesit.sikur lexova para nja dy dite qe kish reaguar disi ,thashe se shpetoi....

Me fal Zana te te korrigjoj.

Nuk eshte "vdekje absurde", por vrasje kriminale e paramenduar per te mbjelle sindromin e frikes dhe te tmerrit ne nje popull te tere qe manifestonte paqesisht.

Ishte nje vrasje kriminale me urdher te Sali Berishes per te sfiduar ata dhjetra mijra vete qe denonin grabitjet e qeverise...

Me kete Kryeministri yne thote popullit shqiptar"

Une ju vras, ju grabis, ju vjedh , ju derrmoj si te dua une per interesat e nje grushti  kriminelesh te paskrupullt qe me ndjekin mbrapa vetem sepse une i lejoj te grabisin popullin me fatkeq te Europes. 

Kam frike se hetimet e kesaj ceshtje do te zvarriten si ato te gerdecit deri sa te harrohen fare.Populli nuk duhet te mbaje anen e berishes apo rames por te ngulmoje te zbulohet e verteta me nje hetim objektiv e profesional.

 

Sa e veshtire te ngushellosh familjaret ne te tilla raste smiley

Zoti ju dhente forca te perballojne kete dhimbje te madhe!

U prehte ne paqe!

Nëse nuk ndëshkohen vrasësit, kot sa të themi që kemi hyrë në demokraci, që jemi qytetarë, që jemi në Europë… që jemi njerëz si gjithë të tjerët

Ndjese paste dhe i ndrittë shpirti atje ku eshte!

 

Gjynah i shkreti por nuk kuptoj po ky cfare deshte ne dyert e /Kministrise mes gureve dhe zjarit? Nuk besoj se qe kalimtar i rastit apo thjesht kureshatar. Kur  ri aq afer zjarit patjeter qe edhe mund e digjesh. U fol shume qe protestat nuk ishin paqesore po keta qe u vrane ishin pjese e protestuesve?

Te shfrytezosh gjakun e fatkeqeve per perfitime politike eshte njesoj makaber si edhe  veprimi i atyre qe shtine apo dhane urdher te shtien mbi fatkeqet.

Ne se duam te dime te verten dhe qe 21 Janaret te mos perseriten me duhet ti quajme gjerat me emerin e vertet dhe jo me me emrat qe ju jep politika e qelbur shqiptar

 

toko, ckemi? prap idjot ti?

 Gjynah i shkreti por nuk kuptoj po ky cfare deshte ne dyert e /Kministrise mes gureve dhe zjarit? Nuk besoj se qe kalimtar i rastit apo thjesht kureshatar. Kur  ri aq afer zjarit patjeter qe edhe mund e digjesh. U fol shume qe protestat nuk ishin paqesore po keta qe u vrane ishin pjese e protestuesve?

 

Po Arben Broci, c'pati qe doli ne protesta? Nuk e dinte qe kishte gure e zjarr?
Po Luter Kingu, c'pati? S'e dinte qe mund ta vrisnin?Idiote jane te gjithe ata qe dalin te reagojne ne emer te te ardhmes te femijeve te tyre.

Alt

Historia e ketyre vrasjeve pa fund ka filluar tamam me Brocin

Te kujtohet besoj nese e ke ate moshe u dogjen e u shkateruan e u vodhen  ndertesa e dyqane ate dite ne Shkoder kur u vra Broci Po ai c'deshte atje? Ishte ai, Broci, pjese e atij shkaterimi?

Ndersa M L Kingu nuk u vra ne djegje e shkaterime por ne fjalim paqesor Ketu eshte ndryshmi midis M L Kingut dhe Brocit apo atyre te 97 apo ketyre te 21 Janarit

Nejse me njeres qe hero dhe moto te jetes te tyre kane vetem shkaterimin , djegjen, kurverine, e vjedhjen eshte e kote te flasesh Hajt naten o trim i maleve Se kemi kete koke pa meritojme kete feste

 

 

Ndersa M L Kingu nuk u vra ne djegje e shkaterime por ne fjalim paqesor Ketu eshte ndryshmi midis M L Kingut dhe Brocit apo atyre te 97 apo ketyre te 21 Janarit"

MLK nuk u vra ne fjalim u vra ne ballkonin e hotelit ku po qendronte.Megjithate mesazhi i tij eshte aktual per shqiptaret."let us not seek to satisfy our thirst for freedom by drinking from the cup of hatred and bitterness."

Meqenese e njihke kaq mire M L K a s'me thua nuk eshte kjo te pish nga kupa e urrjetjes Keshut e ke kuptuar ti MLK?

opsup.png

Po kjo

Policia, plumba ndaj protestuesve, një i vdekur, tre të plagosur

Po kjo

 

Po kjo

Protesters and police clash in Tirana

Meqenese e njihke kaq mire M L K a s'me thua nuk eshte kjo te pish nga kupa e urrjetjes Keshut e ke kuptuar ti MLK?"

Ti nuk e haberin per cfare flet o njeri i perendise.MLk u bente thirrje njerezve per protesta paqesore.

 O toko,

nga shprehite tingellon si djale i shkolluar, she shpresoj qe te jesh shkolluar andej nga ke dhe flamurin se do ti kishe kuptuar disa te drejta thelbesore te shoqerise njerezore.

por meqe i re shume shkurt dhe i the stop trurit per te punuar po te ndihmoj une.

Ne radhe te pare ben shume gabim qe del ne perfundime ne baze te fotove qe ke perzgjedhur, por edhe sikur te mos kishe mundesi tjeter per te kuptuar se cndodhi realisht ate dite ne Tirane (ndoshta per kete nuk te ve dot faj se mund te kesh vite qe je larguar), ajo qe ke pare nuk quhet URREJTJE

por REVOLTE,

dhe populli nuk ka mjete te tjera per ta shprehur ate, as nepermjet komisioneve parlamentare, as nepermjet mediave, as nepermjet perfaqeuseve te tyre politike.

dhe si mjete ka vetem dy duar dhe dy kembe qe nuk drejtohen me nga koka por nga shpirti

dhe arme per te behen thirrjet zanore, guret e bulevardit, shkopinjte e pankartave, cadrat kineze dhe kembet qe mbajne varferine,dhimbjet,vjedhjen,poshterimin.

por ka edhe nje arme tjeter qe ti Toko nuk mund ta shohesh dot ne ato foto se ajo nuk duket sepse eshte brenda trupave te protestuesve,

ajo eshte KUJTESA,

dhe eshte arma me e forte qe keta njerez kane.

e c'rendesi ka se c'donin? nuk po shkelnin as edhe nje ligj te ketij vendi.

Une nuk i njoh ligjet e shteti por me thuaj a eshte shkelje ligji kjo:

është por nuk dënohet me vrasje .Cinizmi yt nuk shërben për asgjë veç të ul vlerat si njeri . 

Shkelje ligji eshte, por ligjit te cilit shtet?  Se s'vemi dhe aq larg por ne krah te djathte te ekranit eshte Ilir Meta qe ben fushate elektorale e takime madheshtore.  Me kete kut drejtesie e qelibarlleku qe ke ti toko, nqs ata te katert duhet te vriteshin, cfare duhet t'i behet Ilir Metes?  

Nejse, flm qe je ketu e qe pastron dynjane qe po qelbet smiley

o Toko, po mos fol ashtu mo pis milet, se eshte gjynaf!!...Nuk vlejne dy makina sa 4 jete njerzish, qofte keta dhe kokpalare sic i cilesonte Meta. Kater te papune, qe i ishin bashkuar nje proteste, me shpresen se do te degjohej zeri tyre..Nuk jane te barabarta ato 2 makina dhe kater pllaka as sa zeri qe ngriten njerzit kunder padrejtesive dhe dhunes qe hasin perdite e kudo..

Me keto komente je duke gjykuar me vdekje mijra protestuesit qe morren pjese ne ate demonstrate bulevardi, per hir te fetishizimit te shtetit apo ku di un cfare shenjterie tjeter..Sinqerisht me vjen shume keq per verberine tende..Edhe pse je larg, asgje nuk duhet te verbonte ne kete menyre..

Gjynah i shkreti por nuk kuptoj po ky cfare deshte ne dyert e /Kministrise mes gureve dhe zjarit? Nuk besoj se qe kalimtar i rastit apo thjesht kureshatar. Kur  ri aq afer zjarit patjeter qe edhe mund e digjesh. U fol shume qe protestat nuk ishin paqesore po keta qe u vrane ishin pjese e protestuesve? 

toko, ne djall qelbaniket politikane.  Qelibarlleku yt eshte pacmueshem.

Monda une sjam qelibar por te pakten e di kete dhe perpiqem te pastrohem. Problemi eshte me ca qelbanike qe e dine veten qelibar dhe qelbin tere dynjane

Boll me me protesta, demonstrata, dhune, bojkot, ky eshte ngushellimi qe I behet ketyre familje. Nese ka fajtor ai eshte vetem edi rama, I duheshin spektatore atij ate dite ne dhunimin e kryeministrise, por vete u fsheh te kullat nuk doli se e dinte si do perfundnte.

U prehte ne paqe ky dhe tre te tjeret qe u vrane pa asnji arsye . Na noshta nuk kena ne dore shum gjana per ta vendos drejtsine ne vend per kta njerez te pafajshem por ama mundena qe te mos pajtohemi me xhelatetet qe kryen kto vrasje dhe kane uzurpue qeverin shqiptare . E pakta qe mund te bajm asht te mos heshtim dhe ti kundershtojm deri ne fund . Dikur gjyshat dhe baballaret tan heshten dhe u perkulen para Enver Hoxhes dhe rrezultati ishte 50 vjet mjerim dhe robri . Na sot nuk duhet ta perserisim kte gja . Mosbindje dhe kundershti ndaj atij pushteti kusaresh. Ku te na jepet rasti t'iu kallzojm se na jena kundra .

Kaq njeri i poshter eshte ky qeveriu sa vret njerezit per kolltukun. Nuk i mjafton pasuria qe ka vene, akoma nuk u fry me lek? E mbushi Tiranen me gangstera ne vitet 92-96...nuk ekzistonte fare rend publik ne ate kohe. Ata sklleverit i tij benin trimeri me gocat ne bulevard qe shkonin ne shkolle. Lejoi firmat piramidale e i vuri zjarrin vendit. Sulmoi me arme e tanke kryeministrine ne 98 e as u vra njeri as ky u arrestua. Akoma nuk i mjaftojne keto shkaterrime. Njeri shume i keq. Por tani i erdhi fundi i sigurte. Largohu. Right Now! Albanians don't want you!

 

 Ngushellime familjarve te Aleks Nikes . Kush ishte ai maskara qe ka dhene urdher per qellim me arme. A do zbulohet ndonjehere kjo gje. 

Sali Berisha dhe çakejte qe e shoqerojne per kockat qe u hedh

" The tree of liberty must be refreshed from time to time with the blood of patriots and tyrants" - Thomas Jefferson

 

Ngushellime familjes!! respekt dèshmorit tè rènè pèr liri-demokraci!!Aleksi bashkè me tre dèshmorèt e tjerè duhen tè prehen pranè monumentit tè nènès shqipèri...pèrkrah tè gjithè atyre qè kanè dhènè jetèn pèr vendin e tyre!!RESPEKT!!RESPEKT!!RESPEKT!!RESPEKT!!

Gjithe ata njerez qe po e presin ne Rinas!!!

dhimbja e nje populli te perdhunuar.

 Asnje jete njeriu, lirije ose prone nuk eshte e sigurte kur ligjet nuk zbatohen ashtu sic duhet.

Nuk ka ligj ne as nje vend europian qe nje qeveri te godas per vdekje 4 protestues te pafajshem dhe pasiv. Aleksander Nikaj e vrau qeveria e tij.

Ngushllime familjes se tij.

Uroj qe vrasesit te dalin shume shpejt pepara gjyqit.

Kjo qeveri eshte e padeshirueshme dhe aspak demokratike sepse edhe te vjedh, edhe te vret ne mes te dites!

 

Mbi 1000 veta po e presin. Te gjithe deputetet e PS-se thuhet se jane aty.

Si nuk degjuam nje fjale ngushellimi nga qeveria, nga nje perfaqesues i vetem i pozites, qe te dale ne media me nje mesazh ngushellimi... a thua se ata qe vdiqen ishin armiq te kombit dhe "bene mire qe i vrane"... E cuditshme natyra e te liges qe ka zene fronin ne ate vend.

Te gjithe deputetet e PS-se thuhet se jane aty.

Po Tome Doshi aty eshte?

une te news24 po e shihja... gazetarja tha disa here qe qe te gjithe deputetet e PS ishin aty. vete nuk dita te dalloj ndonje  ne menyre te vecante.

Zoti ja lehtesofte dhimbjen familjes.

Ndoshta s'eshte vendi per tema te tille, por une per vete, mes nje gjendje kome vegjetative dhe vdekjes do te zgjidhja gjithmone kete te fundit.

Shiko ,mua me duket hipokrizi e dhune qe jane deputete socialiste atY...I mjeri le te prehet prane te tijve e te mos dhunohet keshtu.Ne shqiperi ta vjedhin edhe vdekjen.Rama eshte po aq fajtor sa ai qe shkeli kembezen..

Zana , je gabim...

te kam bere nje korregjim pak me lart , lexoje te lutem...

mallkuar qofte kush genjen te verberin!

dhe me duket se ishin te verberit ata qe humben jeten,"trimat" si gjithmone ja dalin mbane smiley

sy per sy,e dhemb per dhemb,dhe bota do jete e verber! Gandhi.

 Të gjitha Gandi i ka thënë këto . Në ç'libër i ke marrë dhe faqen ?

Nuk eshte vendi ne kete teme per kete retorike idiote...Flet edhe per cinizem!!

 Ou të duket mirësi ta quash një të vrarë nga qeveria e tij të verbër dhe nga ana tjetër të theksosh se trimat kacafyten  dhe poshtë të na vësh emrin Gandi .Ky është cinizëm bile më shumë ofendim me të vrarët dhe abuzim me emrin e një tjetri . Apo se kupton cektësinë dhe fyerjen apo ashtu mendon dhe ti dhe të duket mendim i thellë .

Ose ndoshta e kishte qe dikush tjeter i perdori si mish per top?

 dhe kjo e dashur është fyerje për shpirtin dhe inteli gjencën e tyre .Ai që mundohet të fyejë tjetrin ka vetëm një mundësi ta bëjë këtë duke përdorur "metrin" e tij si njjësi matse për veprimet e tjetrit dhe këtu është "gabimi" që disa se kuptojnë .

Dakort

Ti leme sot te gjitha mendimet e keqia qe na kane pushtuar keto jave.
Le te bahskohemi te pakten sot me dhimbjen e familjareve te viktimes.
Do te ishte shume me dinjitoze,njerezore dhe shqiptare qe sot te respektojme te vdekurin.
Le ti prehet shpirti ne paqe!

+1

 Ke shumë të drejtë ! +1 +1

me nga një plumb qorr në pabesi
u dashka, që gryka e automatikut
ti drejtohet hijes sime të vogël
që përbën një rrezik për shtetin

u dashka të dal natën vonë
për të vrarë frikën
se frika qënka më e tmerrshme se vdekja
më mirë qënka të vritesh!

 Kolec Traboini.

Marre nga Blogu i tij.

http://traboinipoezi.blogspot.com/

Ngushellime familjareve.

Te pakten kete teme mos ta bombardojme majtas djathtas.Keni plot te tjera tema ketu.

Nuk me bente zemra te shkruaja ketu dje. Ngushellime familjes, u prehte ne paqe. E tmerrshme si mund te humbase jeten njeriu ne kete menyre, pa kuptim dhe pa pergjegjes. Mekat i madh per femijet e gjore.

Toko dhe ju qe po i flisni Tokos cili prej jush beson qe i vrau shteti keta te kater sepse dogjen makina? Kush nga ju beson se Berishes i dhimbseshin makiant qe po digjeshin dhe meqe i gjeti fajtoret ti vrase. Askush nuk thote qe nuk shkelet ligji kur digjet prona private por te gjithe e dime qe fajtoret kane emra kush thote qe keta te katert pikerisht keta te katert i dogjen makinat, i shkulen guret apo gjuajten me hskopinj e candra. Berishes nuk i dhimbsen makinat por ehe sikur ti dhimbsen kjo nuk e ben ate me te meshirshem sepse eshte ai qe ne mer te makinave dhe cadrave vret njerezit, si ka mundesi ti dhimbset makina me hsume se kate burra te pafajshem. Ata skishin asnje faj, pervec fajit se jane merzitur ndaj nje burri malesh qe po djeg shqiperine me fjalen e vet dhe me duart e tij te pastra. Ska asnje thirrje ndergjegjesuese qe mund te behet per njerez si Toko, kush do ishte ne gjendje ta justifikonte vdekjen e vellait te tij me hakmarrjen per makinat. Gjaku i tyre rafte mbi shqiptaret qe perfitojne pa drejtesiht nga vdekja e tyre.

Gardistët u dhanë përgjigjen e merituar atyre që qëndronin karshi institucioneve

 

Ncncnc s'po i besoja syve ndaj hapa linkun ta verifikoja, po e paska thene me te vertete monstra. Kjo eshte cmenduri.

Nqs ka ndonje mekanizem qe e detyron te kaloje perpara Psikiatrit per kontoll mendor, atehere duhet vene ne pune menjehere perpara katastrofes se rradhes

Jemi popull shume gjakatar tamam Balkanas gjkatar dhe aspak te civilizuar

Nuk behet Shqiperia. Me njerez si ju vec vdekje e vrasje do te kete  Sa keq kur keto diksutime behen nga njerez qe dine te perdorin internetin ne shqiperi apo jashte saj ( me fjalen "perdor internetin" dua te them nuk jane maloket injorante te skerkave te shqiperise, por kane nje fare kulture). Sa keq dhe sa mire qe jam larg larg larg

Mbare ju vafe

PS Harova t' ju pyesa Si shpjegohet qe ju te tere qe shkruani ketu nuk ju zuri plumbi ne ate demostrate Ku ishit JU ne ate demostrate dhe  ketu  ju drejtohem atyre me flamur Shqiptar

Per ata me flamur jo shqiptar ju pyes perse nuk ngruheni e shkoni tek plumbat po rini atje ku jeni dhe jepni mend per me shume shkaterime e djegje e vrasje?

Se trima per te dhene mend per lufte vrasje e shkaterime japin te tere por kur vjen puna per te ngrene plumbin vec disa e hane

Te gjitheve ju pyes E perse gjithe kjo? Per te plotesuar egon e nje maskarai hajdut te cmendur si Rama apo per te mbajtur nje kriminel ne fuqi si Berisha

 

 HIPOKRITE

Lufta behet nga trimat,

e paqeja nga finoket.

 

P.S> ti Toko ku hyne!!!

ore ti i lexon te tjeret, apo ben monolog me veten tjeter. Ti i hedh komentet si lopa balgen, dhe nuk mbaron..

Atehere, diten e protestes kam qene mu ne zemer te bulevardit, e kam ndjekur demonstraten nga afer si qytetar, pa hedhur asnje gur dhe pa qelluar asnje polic. Nuk me kish paguar njeri, me sa di une..Duke ndenjur me duar ne xhepa, policia me helmoi me tymuese dhe gaz lotsjelle, me hodhi uje etj. Nejse, keto jane thene e sterthene, por ky ka qene motivimi me i vogel perse tu pergjigja me lart.( meqense deklarove ne njefare menyre se te pranishmit ne ate proteste, e kishin hak plumbin). Arsyeja kryesore eshte sepse e gjej te turpshme dhe cinike shprehjen tende..Sepse nuk eshte ceshtje Rama apo Berishe, eshte ceshtje dinjiteti dhe respekti njerzor..

 

e kam ndjekur demonstraten nga afer si qytetar, pa hedhur asnje gur dhe pa qelluar asnje polic.

Mos ishte kjo arsyeja qe nuk te zuri asnje plumb?

 Edhe sot prap idjot ti toko?

 

sinqerisht Toko, edhe kjo ishte nje  arsye..sepse e njihja cfare mut shteti dhe policie militantesh e kriminelesh eshte, qe nuk e ka per gje te qelloje njerez te pafajshem..Por mos kujto se nuk pata ngasje...Ndoshta, edhe pse e dija qe me vone do dilte ndonje tokmak idiot, qe do perdhoste vdekjen..

E shof qe me cinizem po sfidon vetveten, por fol hapur; ti barazon njerezit qe te irrituar qellonin mbi skafandrat e policeve me gure dhe shkopinj me plumbat qe u perdoren mbi njerez te paarmatosur dhe u moren jeten ne nje demonstrate ne menyre fashiste...

e kam ndjekur demonstraten nga afer si qytetar, pa hedhur asnje gur dhe pa qelluar asnje polic. Nuk me kish paguar njeri, me sa di une

Prandaj s'paske hedhur gure se nuk te pagaun Pyet ata qe hodhen gure dhe erdhen ne "proteste" me parrula qe kishin bishta lopate per mbajtese dhe jo ristela druri sic zakonisht kane parrullat. Paske humbur kot

..Sepse nuk eshte ceshtje Rama apo Berishe, eshte ceshtje dinjiteti dhe respekti njerzor..

Dinjitet???? respekt njerezor????

Ku ishte dinjiteti dhe respekti njerezor keto 20 vjet qe Sala & Co jua  ka ulur ne balte? Perse u kujtuat tani?????? Vertet mendon se ishte cesthje dinjiteti e repsekti njerezor????? Genje ndonje fakir qyqar me keto por as veten tende nuk e genjen dot  i mjere Ti ke 20 vjet qe jeton me kete dinjitet te perdhosur e me kete mosrespekt te minimumit njerezor dhe ske bere ze Sot u kujtove ti Apo se sot Rama si ai hipnotizuesi ju ngriti nga gjumi dhe ju u kujtuat per Dinjitet e respekt njerzor . Militantizme partiak po kete e besoj por Dinjitet e respeskt njerezor pfffff

nese do te ndryshosh mentalitete, turma dhe realitete, duhet te tregosh me shume finese toko. je shume brutal dhe direkt. mos harro qe keto gjera mund te shihen shume kollaj nga ana e kundert se ngacmojne shume, ne plage... shpresoj te te kem kuptuar drejt... por sikur te jete ashtu, duhet te tregosh pak takt, pak si shume takt.

Zot,

Une nuk jam politikan, as kam ndonje ambicje apo nevoje per politiken shqiptare. Une gjerat i them ashtu sic i ndjej. Nese kjo sinqerisht  ofendon disa , keta te me falin, ju kerkoj ndjese , nese nuk ju vjen mire apo ju djeg te tjereve as qe behet vone se ne fakt me qellim i them gjerat sic i ndjej qe ketyre tju djege sa me shume. Nese ndonjeri kerkon te shfrytezoj keto qe them per te kenaqur veten apo sulmuar te tjeret  , ju them mos ju genjej mendja se do tju djege njesoj si atyre qe ju djeg sot.

Thjesht keshtu e mendoj.

Te ndryshosh mentalitete eshte njesoj si te shkuleshnje gozhde qe te ka hyre ne mish Do te te dhembi perpara se te sherohet.

Po ofendon mo toko, si nuk ofendon. Ti e kupton qe eshte moment zie per familjen e te ndjerit, dhe per shume te tjere qe e ndjejme ate humbje me sinqeritet. Besoj se cdo moment kerkon nje fare takti ne te shprehur.  Jam i bindur qe edhe ti do pendohesh per keto qe thua pasi t'i mendosh me vone... ti nuk e njihje Aleksin personalisht, nuk ke si te flasesh ashtu ne nje teme qe kane hapur per te. Jam i bindur qe fjalet e tua jane te vlefshme per nje teme tjeter, po te lutem mos i barazo kurre viktimat me strategji apo objektiva politike... viktima nuk ka per t'u kthyer kurre toko.  mos e merr dhe ti reagimin e te gjitheve ketu si tregues te idjotesise se turmes apo sa te ulet qenkemi ne intelekt, sa te semure, a ku e di une...

mund edhe te jemi gabim o toko... po dije qe kemi te drejte(it's only humane) ta mbajme zine pa na e perdhosur njeri.

vetem mundohu te marresh parasysh mundesine, qe ne kete univers, nese ka nje shanc te vetem qe edhe ti mund te jesh gabim, pliiz mendohu prape.

Ti s'ke kuptuar asgjë ose s'do të kuptosh .Flitet për respektin ndaj ligjit askush s'ka të drejtë të marrë jetën ty e aq më pak shteti edhe kur shkel ligjin (tek ne s'ka fare dënim me vdekje )Kupton sa larg je s'ka rëndësi se ai në demostratë ishte i paguar apo jo edhe pse ti mendon se do të shkoje në demonstratë veç me pagesë dhe të tjerët s'kanë si shkojnë ndryshe .Pra s'ka rëndësi as ajo që shkelën apo s'shkelën ligjin s'ka ligj që detyron shtetin të vrasë qytetarët e vet aq më shumë në një demonstratë.Apo ty tu duk si kryengritje e armatosur dhe grusht shteti . Cektsia e mendimit në rastet e nderimit të një tê vdekuri ulin mjaft vlerat e tua si njeri .Nqs nuk ke dëshirë ta nderosh këtë NJERI (se ndoshta të duket si i padenjë )më e pakta që mund të bësh është të mos shkruash tek kjo temë se s'bëhet qameti .Ka faqe të tjera ku ke mundësi ta shprehësh urrejtjen për ballkanasit dhe shkelësite ligjit .Faleminderit .

Toko, te lutem mos perdor me veten e pare numri shumes.

Nese je ballkanas gj(a)katar dhe aspak i civilizuar, fol per vete, te lutem. Mos na fut te gjitheve ne nje thes me ate qe ndjen ti per veten tende.

Kur te besh cilesime te ketilla, mos i vazhdo komentet(gjepurat, me gjithe respektin) me veten e dyte numri shumes. 

Nuk ke nevoje t'i shtosh perqeshje dhe poshterim asaj qe po e ndjejme tashme prej c'ndodh aty. Dhe nuk eshte e nevojshme te ofendohemi dhe nga ty...

pliiz mendohu nje sekonde me shume para se te shkruash heren tjeter.

Une isha atje ne 21 janar midis atij ferri dhe marrezie,midis vdekjes dhe qendrova disa caste te vendi ku gjaku Aleksit skuqi bulevardin.Dhe une mund ta kisha pesuar si Aleksi apo 3 te tjeret.

 

Dhe une mund ta kisha pesuar si Aleksi apo 3 te tjeret

Hodhe gure ti vlonjat? Po per shkop parrule cfare kishe bisht lopate apo ristel druri?

 

Nuk hodha as gure as parrulla ne dore nuk kisha .......Kisha zerin tim ashtu si plot te tjere.Kisha dhe aparatin ne dore dhe i kam dhe ne foto si qellonin pleqte me shkopinje gome ata policet "heronje".

Toko

I ke pare demonstruesit kur mblidhen psh G20 djegin shkaterrojne policia i arreston por nuk qellon njeri me plumba.

Ata demonstrues qe vandalizuan duhen ndeshkuar por gardistet te cilet shkelen ligjin i cili e thote qarte se edhe nese duhet te qellosh qello nga kembet jo ne koke duhen ndjekur penalisht.

ky i ndjeri e morri plumbin ne koke.Ne rastin me te mire tregon mungese pregatitje profesionale nga ana e gardes te cilen per cudi kryeminsitri e shperblen me 4 rroga.

VETEM NJE PERGJIGJE KA PER TY TOKO.

 

INJORANT  I SHEKULLIT 21.

Mire injorant, po ngaqe nuk e di se je injorant, te duken te tjeret injorante.

Eshte humbje kohe te mirresh me ty, pasi nuk ke piken e llogjikes

jo injorant, se do te ishte e falshme.. eshte idiot total. Por, per hir te se vertetes, na harxhoi ca kohe te mire, derisa e zbuluam..

uffffffffffffffffffffffffffffff

po na dalin te gjithe me katolik se papa!!!!!!!!!!

sa me vjen per te qeshur,por,kur mendoj se nje nene ka humbur djalin e saj,heshtje,heshtje,pyesni thelle shpirtin tuaj,se ku po na çon kjo rruge e dhunshme

bastaaaaaaaaaaaaa!

sa patetike lotet e zonjes rama!

 Po pse o trap, po te ishe ti, ndoshta edhe me nje njeri te aferm, nuk do te vinte keq e te derdhje dy pika lot. Sa cinike qe jeni mor njerez. Edhe ajo njeri, prej mishi e kocke eshte. Po s'keni faj, jeni bere te gjithe te pashpirte si ai qe e ndiqni nga pas. Turp, qe jeni shqipetare. Se shqiptari e ka pas zakon qe edhe gjakun nuk e merte ne rast mortesh, po ju jeni kellirat e shoqerise. T'ju vije turp.

une skam qa kur me ka vdek gruja e xhajes qe e kam pas afer sdo qaj per efekt mediatik

po ti je pri hekri mer

 te siguroj une qe edhe ti do kishe derdhur lot kur te shihje ato dy vajzat e vogla qe qajne dhe kerkojne te kene babain ti perkedheli e tu thote qe cdo gje do shkoj mire. e gjike kjo ishte loje kukafshehti...por nuk eshte dhe zonja rama kete gje e di smiley

 

 I qofte i lehte dheu. Ngushellime per familjen e tij.

Turp, bile shume turp, per te gjithe ata qe me cinizmin e tyre, po perdhosin kete ngushellim.

Nuk po them tjeter, por mos u rafte per koke.

Eshte per te ardhur shume keq, me habisin ca njerez ketu qe leshojne provokime kur nje i ri vdekur. Turp tju vij. Turp kush mundohet ti legjitimoj vrasjet, jeni po aq kriminel sa ate qe shkrepen kembzen. Duke pare home page e peshkut shof ne menyre paralele artikullin mbi te ndjerin, edhe ne ane te tije Kryeministri qe flet per Shakiren edhe koncerte ska ku te shkoje me keq se kaq, kjo verteton ate tezen qe ky njeri " te vret dhe te tall"

mmmmm...edhe bishtat e lopatave na dolèn tani si armè tè ftohta tè puçistève? kot tè pyes...e kanè pèrdorur ndonjèher lopatèn kèta qè flasin pèr bishta?se ato qè tregohen aty vetèn bishta lopatash nuk janè...por nejse kur dikush shpik nga mendja dyqane nè flakè..nuk e ka pèr gjè tè flas edhe pèr bishta lopatash...tè paktèn toko tè kishe pèrmendur edhe çadrat pistolet e stilolapsat me helm,pèr tu treguar i sinqertè deri nè fund...nuk èshtè çèshtje ndjesie apo jo ndaj vdekjes sè dikujt...shpifja mbetet shpifje dhe kaq!!

Gjatë ceremonisë mortore, Edi Rama goditet me shami në kokë nga të afërm të të ndjerit, Nikaj. Familjarët e viktimave të 21 janarit, akuzojnë Edi Ramën si përgjegjësin e vdekjes së tyre

 

ama me shami e goditen,  sqenka gje o Mato. shamia ste dhemb. po ta kishin qelluar me çader, apo ndonje mjet tjeter rrethanor, poooo.    apo s'ra shi ate dite ,thuaj

p.s   Mato,  ku e lexove kete lajmin?

 Shamia është për nikollë lesin që të fshijë djersët.

 Per mua edhe sikur te jete e vertete, nuk eshte fare problem. Diku do shfryhet familjari; cdo gje i lejohet ne ate lloj dhimbjeje. Po ja fusin kot cakenjte e Berishovicit, se nuk dine c'te thone, nuk dine te na tregojne PSE nuk pame dhe s'degjuam njehere nje ngushellim qeveritar! E lere me te shihnim ndonje minister apo kryeminsiter t'u shkonte per ngushellim apo per varrim.... a thua se Aleksi nuk ishte shtetas shqiptar, a thua se nuk ishte shtetas i ketij qelbesire kryeminister. Po ja ku dalim prape te e njejta histori. Nje shpurre injoratesh qe i rrine nga mbrapa atij felliqesires antishqiptar, dhe qe nuk na dhane njehere nje fjale te aresyeshme.

Manatijsit kane ato te vetat, po ne respektim te tradites jane per t'u patur zili nga shume shqiptare. Deputetet e PS vajten dhe e ndoqen adetin ashtu sic ishte, ashtu sic duhej; dhe i pari i vendit aty i priti shume mire. Shiheni videon deri ne fund, se nuk ju bie damllaja. Se po perdorni vdekjen dhe dhimbjen e shume njerezve per te turperuar dike tjeter apo per te bere ndonje pike te qelbur per padronin tuaj vrases qe eshte i zhytur ne gjak shqiptari deri ne fyt.(nuk kam njeri ne mendje me emer ketu)

Eshte skandaloze, tejet e turpshme qe ende vazhdohen te behen komente te tilla. A keni cik zemer o njerez. A keni cik shpirt. E cuat edhe kete teme drejt surreales; nuk po i besoj dot syve. Shume e turpshme.

Pse nuk duhet thene kjo qe ka ndodhur? Pse behesh dhe ti si tellallet e Frangajt qe japin vetem ato qe i interesojn shpellarit.

Kaq shume e dashke imazhin e pa prekur te  Kryetarit?

po ka ndodhur mo se ja ben Muu..Por fakt eshte se ne ate situate te ngarkuar emocionale, nuk ka asnje domethenie..!!

I qendroj mesazhit te meparshem 100%. Nese nuk do ta kuptosh as ate, cuditem se si nuk te duket bresheri kallashi ajo shamia. - nuk ke pse te vazhdosh me cinizem, po flisja shqip, troc. pa nenkuptime. aj ment igzektlli uot aj sed end aj sed igzektlli uot aj ment.

qeratai,

mos i kane kerkuar te marre gjakun dhe e ke kuptuar gabim ti? Se video vazhdon ka edhe ze.. 

Nejse, atij djali i prehte shpirti ne paqe se eshte vrare ne menyren me te pabese, megjithese atij te madhit i ka shpetuar shurra neper kembe dhe tha sot ishte plumb rikoshet. Nese nuk i var ndyrsirat qe nga Berisha e deri Basha , harram i qofte Rames.

 

Jeni shume te lezetshem. Ku e kuptuat ju se cfare mendoj une per kete video???? Une dua thjesht qe ajo qe ka ndodhur te jepet. Ka vlere apo ska vlere si ngjarje lereni qe ta vendosi secili per vete.

Por une nuk mund te pranoj qe ajo ishte thjesht shprehje e dhimbjes se Aleksi i gjore per te qene i sinqerte ka "vdekur" qe me 21 Janar. Dihej qe sbehej qe atehere por u zgjat qe dhimbja te shkrihej ne kohe. Shpresa vdes e fundit. As mund te pranoj qe neve te PPU na dhimbset Aleksi me shume se gruas se vet dhe motres se vet. Prandaj dhe ai gjest qofte i gabuar per respekt te te dashurve te Alexit thjesht duhet transmetuar.

Ti vertet mendon se hajduti Rama do marri hak per Alexin dhe do vari hajdutet/ndyrsirat Berisha dhe Basha??????

 

Pse me thua "jeni" - thuaj je shume i lezetshem.

Ti mund te pranosh dhe te mos pranosh, eshte e drejta jote.. por, i forte je sesi aludon per ate qe ke "pare" ne video. Meqe ra fjala, per ate me cader qe vrau protestusin me daten 21 ne videon e sjelle, duhet thjesht tranmetuar per respekt te se motres se vet?

 

 

 

Epo ngaqe me nje postim doja ti pergjigjesha 2-3 antareve perdora "jeni".

Ej mos me fut mua ne nje kallep me ca nje qelizor. Clidhje ka mashtrimi i ca tellalleve te Berishes me kete qe po diskutojme. Ata i vrau Garda me rregullore Bulevardi. Une e kam parimore: duhet te jepet se  eshte nje veprim i nje njeriu qe e donte Alexin me shume se ti dhe une. Se si e perdorin tellallet e Berishes eshte tjeter pune.

O Liqeno a mund te me thuash me dy llafe se cili eshte ALUDIMI im?

 

Aludimi qendron ne faktin se ti mendon se "duhet dhene kjo video" ne formatin e tille ( vidoja vazhdon edhe me ze, qe ti po ta degjosh jam i sigurte qe te luan mendia!!!!!&nbspsmiley duke aluduar qe ka dicka te vertet ketu tek i marri qe e solli/beri/montoi videon - qe i bene njerezit pa shpirt te mendojne gjera nga me primitive te cilat nuk mund ti shkruaj.

Nejse, let's agree to disagree on this and move on. 

 

Ok Liqeno. Shpresojme qe Opozita mos vazhdoje ta shfryje zemerimin popullor ne menyre te kontrolluar. Mos shkoje kot gjaku i 4 njerzve. Perndryshe jo shami por me gure do marre edhe Rama si Berisha.

 

Po ne varrim qajne njerzit mo, amplifikohet ne grup dhimbja, dhe shfaqja e dhimbjes eshte me demonstrative, fillojne ligeratat e grave..Dhe eshte e natyrshme qe gruaja ne hidherim ekstrem ta shohi Gjatoshinn ne ate moment si nje pjese te fajit perse I shoqi u rrek ne proteste!! Lajmi nuk eshte nje sensacion me rendesi publike, qe te beje buje te madhe mediatike!! Vetem  ndonje militant qe do te propagandoje perdor fakte funeralesh.. Funeralet jane solemne dhe nuk ka arsye te besh propagande..!!

Ka përfunduar ekspertiza e parë për vrasjet e 21 janarit. Predha që ka goditur Ziver Veizin i përket një nga armëve të Gardës që i janë nënshtruar ekspertizës shkencore në Ministrinë e Brendshme, ku asistoi edhe prokurori amerikan, i cili ka dhënë këshilla për grupin hetimor”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës, duke saktësuar se pritet verifikimi i librit të shërbimeve për të saktësuar emrin e gardistit që ka pasur armën në përdorim.

Top 

 

ngushellime familjes se Aleksit! me vjen vertet keq.

 

por duhet te them dicka, po deshen administratoret ta heqin qe ketu e ta vejne teme me vete a ku di une. dje pas publikimit nga klani te videos ku edi perdhos morten e aleksit dhe dikush e shpreh ndersa te tjere e mbajne idhnimin perbrenda dhe nuk e perzene edhe pse ishin shprehur se nuk donin ta benin politike kete vdekje (vrasje), deputetet, anetaret, simpatizantet dhe grumbuj te tjere socialistesh u kane bere presion gazetareve te lezhes deri me jete per daljen e kesaj videoje.

gazetaret nuk pranojne te jene ata qe e kane nxjerre videon, ne morte kishte me dhjetera kamera e celulare, por mbreme kane fjetur me frike (nese i ka zene gjumi). mua me vjen keq qe nje dite e tille te nxihet nga keto kercenime, por eshte me se e nevojshme qe keto gjera te denoncohen. ne morte, pervecse i kane gjuajtur me shami edit, i kane hequr edhe kuroren qe kish derguar nga varri familjaret e aleksit, dhe edi rama me precin duhet te kishin aq buonsens sa te mos e perdhosnin ate morte, dhe duhet te kene aq burreri sa te perballen me pasojat e te mos fshehin veten pas kercenimeve me jete te gazetareve me ane te kujtdo. une jam kunder pranise se gazetareve ne ate morte, por perderisa ata ishin aty ishin sepse edi i kish njoftuar se do te vinte.

se di, ndoshta jam shume i nevrikosur per te qene i qete, por duhet ti japim fund poshtersive ne kurriz te punonjesve, qofshin gazetare, punetore komune apo pastrues.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).