Policia Bashkiake reagoi sot pas urdhërit të Policisë së Tiranës për carmatosjen e policisë bashkiake, pas ngjarjeve të 21 janarit.
Në një letër dërguar drejtorit të policisë së Tiranës, Sajmir Muca, Policia Bashkiake thekson se në datën 21 janar ka vepruar në përputhje të plotë me detyrat që e ngarkon ligji për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës.

Sipas Policisë Bashkiake pajisja me armë zjarri e punonjësve të Policisë Bashkiake apo komunës bëhet me këtë ligj.
“Paisja me armë, mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes së saj, rregullohen me akte të ministrit të rendit publik”. Ndërsa në nenin 15 të ligjit, ministri miraton rregulloren tip të policisë së bashkisë dhe komunës, rregullore e cila normon edhe pajisjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe të komunës.

Policia Bashkiake deklaron se ky ligj përcakton qartë se paisja me armë zjarri nuk bëhet sipas të njëjtës mënyrë me të cilën pajisen me armë zjarri personat fizikë apo juridikë nga komisariatet e policisë në vend.

“Në këtë konteks, Policia Bashkiake deklaron se ashtu sikundër paisja me armë zjarri e Policisë Bashkiake nuk është atribut i policisë së shtetit, por që i buron nga ligji organik i saj ashtu edhe heqja e së drejtës së punonjësve të Policisë së Bashkisë apo komunës për t’u pajisur dhe mbajtur armë zjarri nuk është absolutisht atribut i policisë së shtetit. Ndaj nuk është në të drejtën dhe në tagrin tuaj që të vendosni për heqjen e armëve të zjarrit policëve bashkiake.” thekson letra e Policisë Bashkiake, drejtuar policisë së Tiranës, që shton se cdo veprim në kundërshtim me përcaktimet ligjore përben shkelje të rëndë dhe me pasoja të ligjit.
(e.n/News24/BalkanWeb)
 

8 Komente

 A kane kufizim numri keta te policise bashkiake?

me falni per injorancen

seshte detyra e policise bashkiake te gjobise ata qe hedhin plehrat ne rruge? dua te them, me falni prape per injorancen, po ka police bashkiake qe mbajne arme me vete?

Provo hidhe bishtin e cigares ne rruge

po, ka. italia i ka te gjithe te armatosur, me te njejta kompetenca si policia e shtetit, madje i ka force me vete. polizia municipale.

po flas per shqiperine

Po besoj se aspektin ligjor e kane shpjeguar fare mire...

Fundi i fundit, nuk eshte hera e pare qe policia e "shtetit" perplaset me polici te tjera po te "shtetit"... a thua se policia bashkiake nuk eshte e "shtetit"... a thua se tatimorja nuk eshte e "shtetit". Po per te tille shtet po flasim, qe na keput gishtat duke shtypur thonjeza para dhe mbrapa ("...&quotsmiley

Dhe nuk besoj se bashkiakes i kane dhene arme qe t'ja mbajne te koka kujtdo qe guxon te hedhe cumcakizin ne rruge.

Por arrije te lutem ta kuptosh te pakten perplasjen e strukturave shteterore me njera tjetren... sa here dhe ku cenohet diqysh interesi i kapos ne pushtet; dhe kjo besoj se ka rendesi pertej bejteve dhe rrefenjave anekdotale qe mund te ngreje populli yne thashethemexhi. 

 Thuhet se armet e krimit me te cilet eshte kryer puci dhe goditja mbi viktimat jane me numra serie qe i perkasin armeve te  bashkise. Zgjerohet perdite rrethi i pucisteve.

Prit ndonje dite kur te dali edhe PPU si pjese e pucit.

Une per vete e kam denuar perhere peshkun si cerdhe komuniste dhe kam bindje te djathta! Sali Berisha eshte e ardhmja e shqiperise! Smile

Lajm i cunguar. Kur kerkoi policia e tiranes te dorzonin armet? pse kerkoi? ku e mbeshteste ligjerisht kerkesen? boni mer bab i lajm tamom se do ju duhet ene vet per cv smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).