Peizazhe të fjalës - Shteti në Shqipëri po kalon një krizë institucionale, me pasoja që do t’i ndihen për shumë muaj. Ndërkohë, nuk kam parë gjëkundi, në mediat e shkruara, asnjë konstitucionalist për bé që të shpjegojë se çfarë po ndodh dhe nëse ekzistojnë premisat për t’i konsideruar zhvillimet e tanishme ndër-institucionale si formë të një putsch-i të bardhë.

 

Kryeministri Berisha: kije inat, por foli hakun, thotë fjala e popullit. Në mes të krizës, në mes të paranojës, ndoshta i trembur edhe nga zhvillimet në Egjipt dhe roli i amerikanëve atje, Berisha e gjen kohën dhe mukajetin të festojë ditëlindje dhe të merret me veprimtari të tjera sentimentale dhe të koleksionimit të kronikës rozë, në një kohë që të huajt kanë frikë ta takojnë, sepse u tregon e ritregon të njëjtin film të keq meksikan autokinemaje të viteve 1950.

Presidenti Topi: roli i tij është të bashkërendojë pushtetet, por ndërkohë një komision hetimor parlamentar, i ngritur me ngut nga PD-ja, kërkon të dijë se kë ka marrë ky në telefon nga celulari i vet ditën e putsch-it zero. Asnjë reagim nga presidenti dhe nga presidenca, për këtë akt kaq intruziv, në mos agresiv. Alba Malltezi shkruan te Gazeta Shqiptare se “[n]ë tabulatet telefonike, më të frikshme janë telefonatat që mungojnë (midis kryeministrit se presidentit), se sa ato mes krerëve të institucioneve.”

Prokurorja Rama: edhe asaj do t’ia kontrollojnë numrat të cilëve u ka rënë dhe numrat që asaj i kanë rënë; SMS-të dhe të tjera gjeste intime që askush nuk duhet t’ia dijë një gruaje. Duhej të kishte paraqitur dorëheqjen e kushtëzuar, në përgjigje të përdhosjes së përsëritur që i bëri kryeministri; por amerikanët nuk do t’ia kenë këshilluar. Edhe ajo, edhe Presidenti Topi, sillen sikur të jenë viktima – reale ose imagjinare – të ndonjë shantazhi nga kundërshtari.

Ministri i Drejtësisë: ekziston.

Komisioni hetimor: para një jave, kërkuam në PTF krijimin e një komisioni parlamentar për të hetuar ngjarjet e 21 janarit, ose orvatjen për grusht shteti, siç këmbëngul ta quajë kryeministri. Na e dëgjuan fjalën, dhe dolën me këtë karikaturë, e cila nuk bën as për të qeshur. Për nga dinjiteti i detyrës, komisioni është baras me një ekip të rëndomtë të kontrollit punëtor dhe fshatar, nga ato që u kallnin tmerrin institucioneve në vitet 1970-1980. Dikush duhet t’ia kontestojë legjitimitetin këtij kaleci kolektiv, i cili si gjest të parë publik zgjodhi të bëjë kontrollin e telefonatave celulare të fëmijëve plangprishës të Berishës.

Deputetët socialistë: këta vazhdojnë bojkotin me sukses të plotë dhe marrin rrogat, edhe pse mund të bënin pak zhurmë në Kuvend, për t’u kujtuar kolegëve të tyre se ekzistojnë. Duhej të kishin marrë pjesë në komisionin hetimor, qoftë edhe vetëm për t’ia nxjerrë të palarat në shesh. Përndryshe, mund t’ua dhuronin rrogat familjeve të tre viktimave të 21 janarit, të cilët u vranë gjatë një manifestimi të organizuar nga PS-ja.

Dorëheqja: Ja një teknikë efikase që përdorin diku në Afrikë për të kapur majmunët: Marrin një kungull të zbrazët, i hedhin brenda pak oriz, e vulosin nga sipër dhe i hapin një vrimë në anë, aq të madhe sa të nxërë një dorë majmuni. Pastaj e lënë kungullin në xhungël, afër vendit ku vërdallosen majmunët. Këta herët a vonë e pikasin karremin, e nuhatin që ka oriz brenda; më i guximshmi afrohet, kall dorën në vrimë, e mbush me oriz, bën ta nxjerrë… por nuk e nxjerr dot. Dora e mbyllur grusht, me gjithë orizin brenda, është bërë më e madhe se vrima dhe nuk del dot më që andej. Megjithatë, majmuni refuzon ta lëshojë orizin dhe vazhdon të shpresojë se duke tërhequr, do të arrijë ta nxjerrë dorën me oriz prej kungullit njëlloj sikurse e futi. Aq e madhe është grykësia e majmunit, sa edhe kur i afrohen gjahtarët, ky nuk e hap grushtin kurrsesi që të lëshojë orizin, por preferon që ta kapin rob. Nuk heq dorë, me fjalë të tjera.

Vincenzo Paglia: përfaqësuesi i Komunitetit të Sant’Egidio-s, që vizitoi Shqipërinë për t’u takuar, mes të tjerash, edhe me kryeministrin Berisha dhe presidentin Topi. Siç e vërejti edhe M. Nano-ja te ResPublica, këtij ia shkruan emrin rregullisht gabim, duke filluar që nga faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave:

Në një kohë që një komentues anonim, te Shekulli, vërente se “prifti vjen kur ke mort”, çka nuk më tingëlloi si batutë e rastit, po të kemi parasysh se kur dhe si është aktivizuar komuniteti i Sant’Egidio-s në të shkuarën, në lidhje me çështjen shqiptare.

Kompanitë telefonike: këtyre u është kërkuar, prej Komisionit Hetimor parlamentar, të dorëzojnë tabulatet telefonike të krerëve të institucioneve; të shohim sa do të binden. Ndërkohë, në një zhvillim tjetër:

Por me siguri nuk do të ketë lidhje mes këtyre dy zhvillimeve.

Të vrarët e 21 janarit: të tre po i hanë krimbat – për fat të keq; krimbat e të gjitha ngjyrave dhe bindjeve politike. Ende nuk kam dëgjuar ndonjë prej familjarëve të tyre të ngrejë padi kundër shtetit për vrasje me paramendim. Vërtet prokuroria po kryen hetim për llogari të vet, por një padi nga një palë drejtpërdrejt e prekur do të kishte kuptim dhe peshë tjetër. Ndoshta opozitari i shquar dhe avokati S. Ngjela do t’i shërbente më shumë çështjes që ka për zemër, sikur të merrej pro bono me përgatitjen e kësaj padie ekzemplare kundër shtetit, në vend që të këpuste të trasha në mediat, duke u kthyer në një kundërfigurë të Berishës, në radhët e së majtës.

Shoqëria civile: janë derdhur miliona euro për kultivimin e saj në Shqipëri, por nuk i pashë kund të pranishëm, në manifestimet – as në 21 janar, as në 28 janar, edhe pse prania e shoqërisë civile në larminë e saj, do t’i kishte dhënë tjetër pamje protestave.

Përshkrimi i protestës: si palë e tretë e interesuar, do të doja të di diçka më tepër për 21 janarin, sesa përshkrimet e cilësuara që ka dhënë i palodhuri Berisha. Ose më mirë: dua të di çfarë ka ndodhur pikërisht, jo të lexoj skenarin e një thriller-i të keq. Kronikat në mediat janë përqendruar te vrasjet, dhe nuk u vë dot faj; por ndërkohë shumë incidente kishin ndodhur, para se t’u vinte radha plumbave.

Ndërkombëtarët: të gjithë lexojnë nga i njëjti teleprompter – qetësimi i menjëhershëm i situatës, rivendosja e dialogut institucional mes palëve politike, respektimi i institucioneve të shtetit ligjor, duke patur parasysh që Shqipëria është projektuar drejt integrimit në familjen evropiane; edhe pse prania e tyre dhe kompleksi i tyre i superioritetit ka ndikuar jo pak në kalcifikimin e paranojës ndër-institucionale në Tiranë.

Edi Rama: po të isha cinik, do t’i sugjeroja të lexonte tregimin “Teologët”, të Borges-it; ku dy prelatë të lartë katolikë ndeshen mes tyre për çështje të holla doktrinare aq ashpër, sa njëri arrin ta çojë tjetrin në turrën e druve. Më pas, kur i vjen radha edhe inkuizitorit për të kaluar matanë, vëren me lemeri se, për Perëndinë, ata të dy kishin qenë një njeri i vetëm. Pse do t’ia rekomandoja? Jo sepse rreshtohem me ata të ekuacionit Rama = Berisha, përkundrazi; por sepse Rama ka nevojë tani që të bindet se synimi i tij nuk është të rrëzojë Berishën, por ta kapërcejë Berishën; madje ta kapërcejë duke e injoruar, nëse mundet.

Peizazhe të Fjalës: putsch e jo putsch, blogut i është dyfishuar numri i vizitave ditore. Prite kur të na kërkojë një ditë, Komisioni Hetimor, IP-të e komentuesve…

18 Komente

Te lumte Xhaxha, e ke qa kete. Ishte leximi me i mire per sot ne mengjes.

Me pelqeu ai krahasimi me majmunin. Shume i qelluar. Asnje njeri ne institucionet tona. Te gjithe majmune smiley. Madje mund te permendej dhe ajo historia e bishtit te cilin te gjithe shqiptaret e kane prapa. Ndoshta eshte e vertete.

Shteti në Shqipëri po kalon një krizë institucionale, me pasoja që do t’i ndihen për shumë muaj. Ndërkohë, nuk kam parë gjëkundi, në mediat e shkruara, asnjë konstitucionalist për bé që të shpjegojë se çfarë po ndodh dhe nëse ekzistojnë premisat për t’i konsideruar zhvillimet e tanishme ndër-institucionale si formë të një putsch-i të bardhë.

Nuk po ndodh asgja. Faqja e zeze, dhe guret ne strajce. Rregjimi shqiptar asht nga ana kushtetuese (politike dhe juridike) demokratik. 

Por alternanca nuk u pelqen shqiptareve qe aspirojne per lufte... Jane te padurueshem dhe harku kohor prej nje zgjedhje ne tjetren duhej te kishte qene 6 mujor!

Sa here te humb njena pale, ne Shqiptaret do shohim shfaqjen e mjere sipas te ciles pala tjeter do te rrahet neper rruge dhe destabilizojne vendin per te marr pushtetin. Vendet fqinje do te qeshen per palo politiken shqiptare, dhe kaq. Nuk mund te kete stabilitet ne Shqipni : O me marr pushtetin, o me dek !!! Po a ka met ndoj grup politik qe deshiron me prit zgjedhjet e ardhshme apo jo ?   

Si t'ia bajme ne t'ardhmen ? Nese fiton PS mas 2013, te çohet PD dhe t'i bajne grusht shteti ? Te rrine gjithe parlamentaret PD te paguem sa i biri t'amen tue u sjelle rrugeve si rrugaçe, se gjoja nuk u pelqyen zgjedhjet, per skizon personale te njenit ? Ku e marrim gjithe ket seriozitet na shqiptaret ?? Kjo "revolta" qenka zgjidhje e mire me fitu pare qyl, pse s'thoni ju !

Si bahet nje popull shtet, pa pune dhe pa stabilitet ?

Fagja e zeze!

 Si bahet nje popull shtet, pa pune dhe pa stabilitet ?

Si kerkon stabilitet kur s'ka pune?  Popullit t'i rroje shteti i falimentuar thua ti?  

Populli nuk behet shtet, por kerkon qe shteti te funksionoje ne te miren e tij.  Per ndryshe, c'e do ate dreq shtet? 

Ke pare kronika te atyre qe "duan lufte"?  Te femijes pa shkolle? Te te papunesuarit? Te invalidit?  Te te pangrenit?  Te pastrehuarit denjesisht?  Te pensionistit te marre zvarre?

Do flasim per grusht shteti?

O, si nuk kam një grusht të fortë 
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, 
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët - 
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë lugat si hij' e trazueme, 
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, 
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme 
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë 
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare, 
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë... 
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht, dhe në heshtje qesh. 
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes. 
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh? 
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! 
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! 
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm... 
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.

Shqipnia asht akoma ne faze tranzicioni, fatkeqesisht. Un nuk perkrah asnje perveç politikeve anonim qe mund te jene te ndershem, PS apo PD, apo LSI apo te nje force tjeter. Mendoj se teorikisht mund te egzistoje nje Meritokraci. Por, nese PS s'arriti t'i fitoje zgjedhjet, per arsye a) apo b), zgjidhje asht kjo qe t'i fusi flaken institucioneve ? Ne nuk jena te pushtuem, nuk jena ne obskurantizem. Personalisht, varfenia (mrenda disa limiteve) me duket ma e ndershme sesa mungesa e lirise (se shprehjes, se shtypit, se shkollimit, etj etj). Njerezit e ndersheem nuk jane kurre te pasun. Kjo dihet.

Mediat tona jane ne pergjithesi te lira, dhe na japin mundesine me u shpreh sido te jene mendimet tona. Ne shqiptaret shohim se çka ndodh tjeterkund : na nuk jena as Egjipt, as Tunizi.

Qeveria ka ba disa gjana, jam dakort se nuk jane te mjaftueshme, dhe ka vuejtje. Por, kam dyshime mbi kapacitetin e PS-se me ba ma mire, le te thona se mund te bajne po aq mire, por jo ma mire. Te pakten nuk e besoj, se dhe te PS-se jane te nderthurun me skandale dhe perfitime.

Jeta asht e gjate, dhe nese PS do te fitoje zgjedhjet e ardhshme, do te shohin arritjet e saj. Mos harroni. Ketu do te jena.

Nga eksperienca e vendeve te tjera te Europes, jane gjithmone qeverite e djathta qe punojne ma shume per pasunimin e popujve. Jane klase politke ma e pergatitun, dhe flas ne pergjithesi. Shpresoj qe shpresa e shqiptareve ne PS te jen e justifikueme! Por sinqerisht, nuk e besoj qe te jene ma te mire se te tjeret.

Atehere, "grushti" i dedikohet mentalitetit shqiptar. Puna, vetem puna, shpeton nje popull. Te tjerat jane iluzione. Puna dhe paqja. Puna ne krye te shtetit perpara, dhe jo kafeneve. Puna eviton merzine, hilet, veset dhe rrit mireqenien. Shembulli i PS-se nuk asht shembulli i punes fatkeqesisht, perkundrazi...

Paraprakisht ndjese per repliken dhe qe te mundova te shkruash kaq gjate dhe kaq rrjedhshem.  Terhiqem para ketyre argumentave, s'i perballoj dot smiley.

dmth u paska mbet pak vemendje dhe interes per stilin, sasine e shkronjave, rrjedhshmerine e mendimeve, dhe numrin e presjeve... Per pak kujtova se populli shqiptar gjet nje zadhanes te ri.., qe me shpate e plot seriozitet, po i qante hallin! flm per qetesimin.

Avash avash edhe nje pjese e "mencur " e ketij populli qe te pakten di te shohe ne per labirinthe , po e kupton dhe do ta kuptoje ca me mire se e KALUARA me gjith fjalet "diktatoriale " ( studim i ngjashem me studimet per puce sipas paranojes se Berishes sot ) ishte si ishte po ishte SHTET me Dinjitare e shtetare qe ishin ku e ku me te vleresuar nga intelekti per tu servirur "puce"

Ky mishmash , as mish e as peshk,  Shtet i thone , jo vetem qe nuk i takojne materiale studimore , por duhet rrezuar qe ne themel duke filluar se pari  me te tilla studime si ky sot , per ti kthyer shqiptaret ne boten reale te te menduarit e analizuarit te faktoreve e te ndodhive . Duhet ta dine ngado , shqiptare e te huaj se

SHQIPERIA eshte KAPUR nga nje Grup KUSARESH , INJORANTE dhe te pa SHPIRT , Mashtrues e Spekulatore , Abuzues me Ligjet qe mund te bejne gjithshka , pa patur asnje Lidhje me fjalen Shtet !

Shume naive e Lidhin me fasadene k/Hipokritit e K/hajdutit Berisha se kemi shtet Legjitim te zgjedhur me voten e Lire  . Nje shtet qe mori ne iventar 3 miljone e dyqindmije banore ne vitin 1990 , nga 1 vjec deri tek me i vjetri ....perzuri me DHUNE Diabolike duke u prere burimet e jeteses mbi 1miljon e gjysem banore , dhe ne vitin 2009 numeron 3 miljone votues ku del fitimtar Skenderbeu i koheve te sotme ,hundekeryeri e kurrizdali , shpatull varuri e llapaqeni B.....isha ! !!!!!!

Keto jane objekte studimi dhe analizash , jo prallat me fasada e fjalore diktaktoriale sepse i del qe ligjerratat e Mark Antonit mbi kufomen e Kaizerit te jene DIKTAT shpirteror i Shekspirit ndaj njerzimit , i Huazuar nga ORIGJINA e shtetit ose DIKTATOREVE !

Gjithsesi kembe te mbare e dore te paster ketij procesi studimoro - analitik ! Nje dritare me shume ne intelektin e shqiptareve , te pakten te ngushellohen me te verteten e shkruar jo nga Komisione Parlamentare !

shoqerine civile e kane mund armiqte e vet

Nuk ka shoqeri civile!

Ka nje arsye qe s'mbjell njeri grure ne Alaske, eshte e ngjashme me pse nuk funksionon Shoq. Civ. ne Shqiperi.

Me pak fjale nga do qe ta kapesh, problematika, forma, permbajtja, eshte shkrim PERLE

Fin une jam skeptik per emertimin "shoqeri civile "

Eshte nje menyre e COPTIMIT te unitetit shoqeror qe nuk krijon kurre te pakten ,atmosfere per bashkime te tilla qe sjellin Revolta. Shoqerite civile jane fasada e nje Regjimi kudo qe te jete ai ,ne se e perqas perfytyrimin  me skenen ku madama te ndryshme grupe - grupe , hedhin lule ngjyra ngjyra  kur parakalojjne Napolonet ose Luigjet .Ato jane nje shpikje 'djallezore " e financuar pikerisht qe protetat te zhvillohen ne menyre te "Qyteteruar " Dmth , me fal urate se te p ....oqet !!!!

Ne se i quajme 'intelektuale " te shoqerise civile , ata qe pregatisin e propogandojne , argumentojne e trumbetojne lajme per dekorim flamur shpetuesish , e vizite "Ditlindjesh  " te palo burrit te shtetit Berish..hahahahahha , si lajm "qetesues" dhe perspektiv per Rinine shqiptare , mbase per to duhet formuluar nje shprehje e perngjashme me
"peshqir per te fshire gjakun nga duart e krimineleve pas vrasjeve "

Fasada me te turpshme per ate vend si perfaqesues te mendimit "civil " ( e pse jo Ushtarak ???) dhe pjestare me te kamufluar ne ate shtet KUSARESH nuk duhet  ti vijne me Memedhembjes  ! Ndoshta ato kane vetem nje vlere per format e organizimit si larmi shfaqjesh teatrale te protestave te tyre !

 Shkrim i shkurter, pa komente, sjellur taze, per t'ia lene lexuesit te nxjerri konkluzionin. Me pelqeu. smiley 

 Shteti në Shqipëri po kalon një krizë institucionale, me pasoja që do t’i ndihen për shumë muaj. Ndërkohë, nuk kam parë gjëkundi, në mediat e shkruara, asnjë konstitucionalist për bé që të shpjegojë se çfarë po ndodh dhe nëse ekzistojnë premisat për t’i konsideruar zhvillimet e tanishme ndër-institucionale si formë të një putsch-i të bardhë.

Ja ku e keni, meqene se u paska mbet merak.

 

 

Jaho: Komisioni hetimor për 21 janarin është jokushtetues>>

Fatjona Mejdini (>>

Intervista>>

Flet konstitucionalisti: Po kryhen hetime të njëjta me një çështje penale>>

Juristi i vjetër, Niazi Jaho e konsideron objektin e hetimit të komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit, jo në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën në vend. Në një intervistë për “Shqip”, Jaho thekson se në objekt kërkohet të dihet pse nuk u sinjalizua për përmbysjen me dhunë të institucioneve kushtetuese, kur nga ana tjetër asnjë gjykatë nuk ka dalë në përfundimin se ç’ndodhi realisht në 21 janar. Po kështu, Jaho flet nga pikëpamja ligjore edhe për sa i përket lëshimit nga ana e Prokurorisë të urdhër-ndalimeve për drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës.>>

Fill pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, Kuvendi vendosi të ngrejë një komisionin hetimor. A është e bazuar në ligj dhe Kushtetutë ngritja e këtij komisioni?>>

Sipas nenit 77, pika 2 e Kushtetutës, Kuvendi ka të drejtën dhe me kërkesë të ¼ së të gjithë anëtarëve të tij është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Por, për të shfaqur mendimin nëse komision është ose jo në përputhje me parimet kushtetuese, më duhet të di se cili është objekti i hetimit të komisionit.>>

Sipas vendimit që ka marrë Kuvendi dhe që është botuar edhe në shtyp, objekti kryesor i punës së këtij komisioni është: hetim rreth veprimtarisë së institucioneve shtetërore, sipas kompetencave të përcaktuara në ligj, për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimtarisë kriminale për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues si dhe masat e marra për parandalimin e këtij krimi të ngelur në tentative. Ç’mund të thoni për këtë?>>

Nëse ky objekt hetimi është i saktë, në aspektin ligjor dhe kushtetues mund të shpreh mendimet e mëposhtme:>>

Deri më sot nuk dimë që të ketë ndonjë vendim të formës së prerë të Gjykatës në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011, sepse në fakt nuk ka ndonjë hetim të tillë. Përveç kësaj, derisa kjo çështje nuk është hetuar dhe nuk është dërguar në gjyq, nuk disponohet asnjë vendim i formës së prerë në të cilin të jetë vërtetuar përmbysja me dhunë e rendit kushtetues të mbetur në tentativë. Tërheq vëmendjen fakti se sipas objektit të hetimit, kryerja e këtij krimi konsiderohet i vërtetuar dhe nëpërmjet hetimit synohet të evidentohet përse ai nuk u sinjalizua dhe zbulua, dhe përse nuk u parandalua nga organet apo institucionet përkatëse.>>

Pretendohet se Kuvendi dhe komisioni hetimor detyrohen të bëjnë këtë hetim, sepse Prokuroria nuk ka filluar çështjen penale për krimin e përmbysjes me dhunë të rendit kushtetues. Si e komentoni këtë pretendim?>>

Nuk del nevoja e komentimit, derisa Kushtetuta dhe ligji janë të qarta. Nuk di nëse Prokuroria ka filluar ose jo ndonjë çështje penale për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues. Por, le të pranojmë për një çast se për këtë krim nuk ka filluar çështja penale. Në këto kushte, a mund të pranohet që një organ tjetër, Kuvendi nëpërmjet komisionit të ngritur a) të konsiderojë të vërtetuar krimin, që siç u tha më lart, as nuk ndiqet penalisht dhe si pasojë, as është dhënë ndonjë vendim i formës së prerë të gjykatës?! B) a është e lejueshme të kryhen hetime me qëllim vërtetimin apo zbardhjen e një vepre kriminale siç është ajo e përmbysjes me dhunë të rendit kushtetues, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve të ndjekje penale (Prokuroris&eumlsmiley?!>>

Sipas nenit 280 të Kodit të Procedurës Penale, prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e tyre dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët. Kallëzime për kryerjen e veprave penale të konsumuara ose të mbetura në tentativë mund t’ju bëhen organeve të mësipërme nga nëpunësit publikë, personeli mjekësor ose nga çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht (shih nenet 281, 282 dhe 283 të Kodit Penal).>>

Ne nuk dimë nëse Prokurorisë i është dërguar ndonjë material kallëzimi që të përmbajë të dhënat se në 21 janar 2011 është tentuar të përmbyset me dhunë rendi kushtetues.>>

Pretendohet se denoncime me të dhëna të tilla i janë dërguar Prokurorisë, por ajo nuk ka filluar çështjen penale. Ç’mund të thoni për këtë?>>

Sipas nenit 287 të Kodit Penal, prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale që i vjen ose që ka marrë me iniciativën e vet, ose nga momenti në të cilin rezulton emri i personit të cilit i atribuohet vepra penale. Lidhur me denoncimet që i dërgohen Prokurorisë ai mund të vendos: mosfillimin ose fillimin e çështjes penale, pezullimin, pushimin ose dërgimin e saj në gjyq. Vendimi për mosfillimin e procedimit dhe vendimi për pushimin e çështjes mund të ankimohen në gjykatë (shih nenet 291 dhe 329 të Kodit Penal).>>

Pikërisht kjo është rruga që duhet ndjekur kur mendohet ose pretendohet se prokurori, pa të drejtë ose në kundërshtim me ligjin, ka vendosur mosfillimin apo pushimin e çështjes penale.>>

Kuvendi apo komisioni hetimor, a kanë të drejtë të kontrollojnë dhe të vlerësojnë bazueshmërinë ligjore të vendimeve të marra nga prokurori?>>

E kam të lehtë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse për këtë na vjen në ndihmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, numër 26, datë 04.12.2006 ku thuhet se: “Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve, për pushimin e çështjes penale, për marrjen e masave të sigurimit, si dhe të vendimeve dhe veprimeve të tjera që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq”.>>

Cila është arsyeja që qysh në fillim të intervistës ju i dhatë rëndësi të veçantë objektit të hetimit?>>

Nëse ju kujtohet, sa herë që tek ne janë ngritur komisione të hetimit parlamentar, objekti i hetimit ka qenë mollë sherri. Janë të freskëta për shembull, mosmarrëveshjet mes mazhorancës qeverisëse dhe opozitës lidhur me objektin e komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve të qershorit të vitit 2009. Lidhur me këtë më duhet t’i referohem vendimit nr. 18, dt. 14.05.2003 të Gjykatës Kushtetuese, që ka interpretuar nenin 77, pika 2 të Kushtetutës dhe që midis të tjerave thuhet: “Objekti dhe fusha e komisioneve hetimore duhet të respektojnë parimet kushtetuese dhe normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare, duke mos cenuar pavarësinë dhe duke mos penguar veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera”.>>

Po t’i referohemi përmbajtjes së objekt-hetimit të komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe po ta ballafaqojmë atë me përmbajtjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përmendëm më lart, bëhet e qartë se komisioni hetimor, duke konsideruar të vërtetuar krimin e përmbysjes me dhunë të rendit kushtetues, merr atribute të organit të ndjekjes penale (prokurorisë dhe gjykatës), gjë që nuk është në përputhje me parimet kushtetuese.>>

A mund të na thoni se cilat parime cenohen në këtë rast?>>

Në rastin konkret cenohet parimi i ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës, parimi i prezumimit të pafajësisë, i sanksionuar në nenin 30 të Kushtetutës.>>

Sipas vendimit të mësipërm të Gjykatës Kushtetuese, objekt i hetimit duhet të jenë vetëm çështjet që përfshihen në veprimtarinë kontrolluese të Parlamentit dhe që nuk sjellin konfondime dhe transferim kompetencat të parashikuara nga Kushtetuta. I vetmi organ që ushtron ndjekjen penale është Prokuroria. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar. Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve (neni 148 i Kushtetutës).>>

E shikojmë të nevojshme të përmendim se komisioni hetimor është duke kryer disa veprime të ngjashme me ato që mund të kryhen pas fillimit të një çështjeje penale. Kjo arsyetohet, siç u tha më lart, me pretendimin se prokurori nuk ka pranuar të fillojë ndjekjen penale për veprën e përmbysjes me dhunë të rendit kushtetues. Veprime të tilla mendoj se nuk përfshihen në veprimtarinë kontrolluese të Parlamentit, që bëhet fjalë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vlen të përmendet se komisioni hetimor, planin e hetimit e ka ndërtuar në mënyrë të atillë që çdo shqyrtim të dokumentacionit, çdo pyetje të dëshmitarëve ose çdo veprim tjetër në kuadrin e këtij hetimi, të përfshijë edhe tabulatet e celularëve që kërkohet kryhet duke marrë shkas nga ajo që konsiderohet e vërtetuar, domethënë tentativa për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues. Në këtë vështrim, hetimi parlamentar synon të evidentojë se si i kanë zbatuar detyrat ligjore organet përkatëse dhe përse ata nuk kanë marrë masat për parandalimin e këtij krimi.>>

Veprime të tilla nuk përfshihen në veprimtarinë kontrolluese të Parlamentit, dhe si rrjedhim ato bien ndesh me parimet kushtetuese. E themi këtë, sepse në fakt komisioni vihet në lëvizje për të hetuar çështjet e mësipërme në një kohë kur nuk ka ndonjë vendim të formës së prerë të Gjykatës.>>

Sipas anëtarëve të komisionit, lidhur me kërkesat e tyre për dokumentet ose të dhënat e ndryshme që i shërbejnë hetimit zbatohen normat e Kodit të Procedurës Penale. A është kështu?>>

Po. Por, kjo zbatohet nga komisioni kur objekti i hetimit të tij është në përputhje me parimet kushtetuese, kur ai nuk merr atributet e një organi tjetër (në këtë rast të Prokurorisë dhe të Gjykatës). Vlen të përmendet se në ligjin për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit thuhet se, komisionet hetimore ngrihen dhe funksionojnë mbi bazën e parimeve kushtetuese, se ato nuk ngrenë akuza dhe as ushtrojnë atribute të gjykatave. Kështu p.sh, si mund të thirret dhe të japë sqarime para komisionit në cilësinë e dëshimtarit ky apo ai person që është akuzuar disa herë publikisht si autor ose bashkëpunëtor i krimit të përmbysjes me dhunë të rendit kushtetues?! Nëse ka të dhëna të tilla në ngarkim të ndonjë personi të implikuar në një vepër penale, e vetmja rrugë e drejtë do të ishte dërgimi i këtyre të dhënave ose materialeve përkatëse në organet e Prokurorisë.>>

Siç është bërë e njohur, urdhrat e prokurorit për ndalimin e disa punonjësve të Gardës së Republikës deri më sot nuk janë zbatuar. Çfarë mendoni për këtë?>>

Natyrisht që duhen zbatuar. Sipas nenit 253 të Kodit Penal, kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet se ka kryer krim. Prokurori, sipas nenit 256 të Kodit Penal, i njofton të ndaluarit faktin për të cilin procedohet dhe arsyet e marrjes në pyetje. Kur rezulton se ndalimi nuk është i bazuar, prokurori urdhëron menjëherë lirimin e tij.>>

Pretendohet se shkaku për moszbatimin e urdhrave të ndalimit të lëshuara nga prokurori është nxitimi i tij, mos hetimi paraprak dhe i gjithanshëm i çështjes etj...Në aspektin ligjor, a janë të bazuara këto pretendime?>>

Vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, sepse nuk dimë rrethanat dhe kushtet në të cilat prokurori ka vendosur lëshimin e këtyre urdhrave. Por, le të supozojmë se ai ka gabuar, kemi parasysh se bazueshmëria ligjore e vendimeve apo urdhrave të prokurorit për çështje konkrete nuk mund të vlerësohet as nga organet përkatëse, dhe as nga personat e ndryshëm. Ato duhen zbatuar. Vendimet apo urdhrat e prokurorit mund të ankohen në Gjykatë.>>

Si shpjegohet se edhe midis juristëve ka mendimeve të ndryshme lidhur me ngritjen e komisionit. Kështu p.sh, në komisionin që bëhet fjalë ka katër juristë dhe ata e quajnë krejt të ligjshëm krijimin dhe funksionimin e komisionit?>>

S’ka asgjë për t’u shqetësuar. Çdo gjë është e kuptueshme. Mendimet e kundërta janë kontribut. Tek ne, gjallërimi i mendimit juridik lë mjaft për të dëshiruar, por edhe kjo ka arsyet e veta subjektive apo objektive. Për sa i përket juristëve që janë anëtarë të komisionit, nuk preferoj të polemizoj. Kam parasysh se ata janë deputetë dhe politikanë. Kam mendimin se ne duhet të mësohemi të mësojmë dhe të respektojmë edhe mendimin e kundërt, pavarësisht se mund të mos pajtohemi me të. E rëndësishme është që trajtimi i çështjeve të shoqërohet me argumente ligjore, duke ju shmangur çdo lloj politizimi. Praktika ka vërtetuar se në disa raste boshllëku profesional kompensohet me pozicionime dhe deklarata të natyrës politike. Por, pavarësisht nga kjo do të ishte mirë që për probleme të rëndësishme më mirë të prononcohesh sesa të heshtësh.>>

 

5 me * skam cfare te them i ka thene te gjitha

 Kush do program falas per fshehjen e IP te me cos mesazh. Se do ju vij radha juve tani qe keni perkrahur pucin.

Shkrim kot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).