Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka deklaruar në dëshminë e tij përpara Komisionit Hetimor për ngjarjet e 21 janarit se kishte tentuar të nxirrte ushtrinë atë ditë, por presidenti Topi nuk e kishte lejuar një gjë të tillë. Ministri deklaroi se madje nje diplomat i huaj e kishte pyetur se a kishte mbrojtjen e duhur kryeministria kur nisi sulmi i protestuesve. Basha tha se diplomati i kishte thene se mund te perdorej ushtria per te mbrojtur institucionet. Basha tha se nëse do binte kryeministria, do binte shteti.

Basha akuzoi Prokurorinë se ka administruar dy predha dhe i ka futur në xhep. “Rrobat janë mbajtur të kyçura nga prokurorët,” tha Basha.

Ministri ka deklaruar se demonstrata e opozitës ka pasur si qëllim kryesor marrjen me forcë të Këshillit të Ministrave dhe largimin e qeverisë së zgjedhur.

“Ndonëse ky tubim kishte marrë përmasa kombëtare, mitingu dhe masa e njerëzve që sapo u vendos para forcave të rendit nuk u angazhua në një asnjë parullë politike dhe nuk pati fjalim, por nisi dhuna. Pa asnjë provokim dhe pa asnjë paralajmërim, elementët kriminalë të grumbulluar përpara nisën goditjen e forcave të rendit, në fillim me çadra dhe hunj që mbanin në duar dhe më pas dhuna u përshkallëzua. Më pas nisën të lëviznin pllakat e bulevardit dhe të godasin forcat e rendit”, është shprehur Basha.

“Qëllimi parësor ishte marrja me forcë e Këshillit të Ministrave dhe objektivi dytësor ishte shkaktimi i paevitueshëm i viktimave për vazhdimin e kauzës së tyre, vijimin gjendjes së anarkisë duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi ministri.

Basha ka deklaruar se gjatë provave të mbledhura nga Policia e Shtetit ka rezultuar se personat që sulmuan Kryeministrinë, kishin me vete shuma lekësh pothuajse standarde, gjë që tregon, sipas tij, se ata ishin paguar.

“Kishin shuma rreth 200 mijë lekë, kryesisht në prerje euro, kjo tregon se grupi që mori pjesë në sulm ishte i paguar”, ka deklaruar Basha.

Duke folur për SHISH-in, ministri ka theksuar se edhe pse policia ka kërkuar informacion, nuk është dhënë asgjë specifike për 21 janarin.

“Shërbimi Informativ nuk ka dhënë asnjë informacion specifik mbi ngjarjen e 21 janarit”, është shprehur Basha.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se pas njohjes me 6 fletë-ndalimet e nxjerra nga Prokuroria për komandën operative të Gardës së Republikës, e ka cilësuar situatën si të papranueshme.

“I ndodhur para një situate të tillë kur nga një anë policia dhe garda kishin përballuar me sukses dhe kosto një sulm para Këshillit të Ministrave, nuk mund të mos shprehja habi dhe shqetësimin tim për atë veprim që e quajta të nxituar. Eliminimi i komandës operative të gardës do të thotë demoralizim i plotë i të gjithë efektivit dhe është një sinjal i plotë që i çohet policisë. Kjo ishte tërësisht e papranueshme”, tha Basha.

“Fola me kryeprokuroren dhe i shpjegova situatën që mund të çonte në një përshkallëzim të situatës. I kërkova sqarime duke i thënë se ishte e pajustifikuar dhe e dëmshme që e gjithë komanda operative të ndalohej… Më mori më vonë në telefon dhe më tha se duhet të pyeteshin secili prej tyre. I thash se secili prej tyre do të pyetej dhe nuk ekzistonte rreziku i largimit të tyre. Pas kësaj informova kryeministrin dhe kërkova takim edhe me presidentin e Republikës që e vura në dijeni për këtë çështje, por edhe për mosardhjen e informacionit nga SHISH”, theksoi Basha.

“Me ndërmjetësimin e një vendi partnerë në NATO u ra dakord që të 6 komandantët të pyeteshin dhe të ktheheshin në detyrat e tyre. Pavarësisht marrjes së tyre në pyetje, pala tjetër refuzoi marrjen e deklaratave me shkrim dhe insistoi në ndalimin e pjesshëm të tyre. Kjo ndodhi një natë përpara protestës së 28 janarit”, shtoi Basha.

Basha akuzoi opozitën se në demonstratë kishte infiltruar edhe Policinë Bashkiake të Tiranës dhe ata të Bashkive të tjera të drejtuara nga opozita.

“Ata kanë qenë të pranishëm në demonstratën e 21 janarit, janë të dokumentuara pamjet, dhe kërkoj të vihen përballë përgjegjësisë penale”, tha Basha.

Ai bëri me dije se pas 21 janarit, Policia e Shtetit ka revokuar të drejtën për armëmbajtje nga efektivët e Policisë Bashkiake, duke nënvizuar se “Policia Bashkiake që nga e enjtja nuk është më e autorizuar të mbajë armë”. Gjithashtu ministri i Brendshëm, akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme nëse mosveprimet dhe veprimet e saj janë një rastësi apo pjesë e planit puçist.

11 Komente

cili diplomat? ambasadori grek?

Ambasadori fuqiplote i Eritrese ne Vicidol.

aha tani po! pse sthu vete zoti!

apo zoti eshte sali berisha?

politikane te peshtire. servile deri ne fund te ambasadave. po cfare mund te presesh nga nje spiun qe ju bente dosjet anetareve te UCK ne Kosove

 Nuk futet spiuni ketu fare. Mos i ngaterro gjerat. Dhe po bente dosje per ata qe i kalonin kompetencat, shume mire bente. Se sic e di dhe ti keta zoterinj te politikes kosovare, sot, akuzojne njeri-tjetrin per vrasje politike. Apo jo? Kush i ben keto? ja ata vrasesit qe Basha j'u hapte dosje,besoj. Po t'ju ishte prere rruga qe atehere nuk do kishte vrasje politike dhe krime te tilla sot ne Kosove.

boll se na hape barkun, Lul laskarin na trego ti neve, rob komplet pa personalitet pallosh e merrshin cunat e lagjes me shpulla, mire qe ju ngjit atyre pedofilave hollandez kur ishte kamarier ne rinas.

 O AURON, MOS BOJ THASHETHEME, SE FJALA JOTE RENDON, SE JE DHE DEPUTET, NA I LE NE THASHETHEMET, QE JEMI RAJA DHE TE PAEMER...LOL

 i ciles parti mer???

“Shërbimi Informativ nuk ka dhënë asnjë informacion specifik mbi ngjarjen e 21 janarit”, është shprehur Basha.

Po mire mer Lul, po a t'ka shku nejher n'menje qe ndoshta megjithmen nuk ka pas organizim per marrjen e keshtjelles, por thjesht sulmi ka qene spontan dhe i stimuluar nga policia jote idiote?!?! Ncncncncnc, nuk bon vaki.

Amon, na boj nji ner t'gjithve dhe vrit veten me nji cader me helm, amon, pash nerin, o rryp kaishi.

Po mire mo ki komisioni i kllases punëtore a e pyeti Ministrin e Brenshem se kush dha urdher per te qëlluar mbi demostruesit? Sa me siper nuk e shoh nje gje te tille. Apo per kontrollin hetimor ata ishin njerey te deklasuar? Rrofte kllasa jone punëtore.

Po une qe kisha 500 euro per te blere disa gjera qe kisha nevoje. Po te me kishin arrestuar do me cilesonin si kryetare bande smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).