Deri në fund të marsit duhet të krijohet pakti i ri për më shumë aftësi konkuruese në BE. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive bien dakord për propozimin gjermano- francez, megjithëse nuk janë shumë entuziastë.

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, kërkojnë nga pjesa tjetër e vendeve anëtare të BE-së që kanë euron si monedhë të përbashkët që të veprojnë me vendosmëri. Nëpërmjet reformave, brenda një viti duhet të rritet aftësia konkuruese e vendeve të euro-s dhe duhet stabilizuar monedha. " Ne duhet të tregojmë se e kemi seriozisht," thotë Angela Merkel në Bruksel. Tenstionet që lindin brenda zonës së euros prej aftësive të ndryshme të konkurencës, duhet të eliminohen, thotë kancelarja gjermane Merkel. Së bashku me presidentin francez, ajo kaloi në ofensivë. Dy vendet më të mëdha të euros, janë duke tërhequr edhe vendet e tjera me vete. 

Rezerva tek shtetet e vogla anëtare

Megjthatë vendet e vogla dhe jugore të zonës së euros kanë rezerva. Austria, nuk pranon ndërhyrje në autonominë e tarifave dhe politikën e pensioneve. Belgjika, kërkon të ruajë ndërthurjen e rritjes së rrogave me nivelin e inflacionit. Irlanda, do të mbajë taksat e ulta të sipërmarrjeve. Marrjen përsipër të mbulimit të borxheve të reja, të rregullar me ligj, pra "frenimin e borxheve" që bëjnë gjermanët, shumë vende të tjera e shohin me sy kritik. Presidenti francez thotë: "Problemet emergjente kërkojnë masa të menjëhershme". "Ne nuk duam vetëm të flasim, por edhe të veprojmë," plotëson Angela Merkel.

Politika ekonomike e zonës së euros duhet të kordinohet dhe kombinohet më shumë, kërkojnë Merkel dhe Sarkozy. Megjithatë pakti duhet të përbëhet nga premtimet vullnetare të kryetarëve të qeverive dhe shteteve. Autoritet të evropian për vëzhgimin e paktit, nuk duhet të ketë. Megjithatë Komisioni i BE-së, duhet të jetë i lidhur me këtë çështje. Pakti i aftësisë konkuruese do të jetë marrëveshje që nuk ka të bëjë me paktet evropiane, pra nuk do të jetë instrument zyrtar i Bashkimit Evropian.

Me iniciativën e tyre, Merkeli dhe Sarkozy, kërkojnë që të arrijnë integrim më të madh në zonën e euros. Dhjetë vendet e tjera evropiane, që nuk janë në zonën e euros mund të bëhen pjesë e saj kur të duan. Diplomatët e BE-së flasin në Bruksel për lindjen e një Evrope të dy shpejtësive. Presidenti francez i afrohet kështu një hap më shumë objektivit të tij për krijimin e një qeverie ekonomike me kompetencat përkatëse.

Samit për zonën e euros në fillim të marsit

Në fillim të marsit duhet të zhvillohet samiti i 17 vendeve të euros. Në fund të marsit do të hidhet edhe një hap tjetër për zgjerimin e paketës së shpëtimit të euros, do të flitet për borxhet e Greqisë dhe Irlandës si dhe për bonot e përbashkëta. Kancelarja gjermane do të ishte e gatshme për të gjitha këto, nëse më parë arrihet pakti i ri, thuhet në rrethet diplomatike të BE-së. Grindjet për volumin e paketës së shpëtimit të euros u shtynë për më vonë. Gjermania kërkon të shmangë premtimet për garanci të reja. Pjesa që paguan Bashkimi Evropian në paketën e shpëtimit duhet të rritet sipas Komisionit të BE-së, nga 250 në 44 miliardë euro. 

2 Komente

 Puna tani eshte te mos rrenohen shtetet, qe kane marre persiper shumicen e borxheve. Megjithse po vihet re jo vetem nje ndalim i renies, por dhe nje ngritje e lehte e ekonomive, megjithe veshtersite qe po ndihen. 

Eshte teper e veshtire per Euron te mbijetoje. Ne radhe te pare politikat fiskale ne vendet e Eurozones qe jane krejt te ndryshme nga njera-tjetra. Kemi vende me ekonomi te fuqishme si Gjermania dhe ne anen tjeter efektin domino te ekonomive te dobeta si Greqia,Portugalia,Irlanda. Nuk jam ekspert ekonomie por mendoj qe pas disa viteve do shikojme nje ndryshim radikal ne Eurozone(i cili po predikohet nga shume ekonomiste). Do te kete nje ndarje ne sistemin monetar Evropjan ne sistemin monetar te Evropes veriore(me te zhvilluar) dhe ate Jugore(me te prapambetur). Nuk e di nese vendet e Evropes Jugore do te perjashtohen nga sistemi Euro apo do te kene nje Euro te ndryshme nga ajo e veriut(Ekuivalent si dollari Amerikan dhe ai Australian apo Kanadez, te cilet kane te njejten simbol por vlera te ndryshme. Koha do ta tregoje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).