Kudo nëpër qytet, nëpër dritaret e banesave të zë syri pankarta me mbishkrimin “shitet”. Madje distancat kanë nisur të bëhen aq të afërta, sa të duket sikur i gjithë qyteti është në shitje... “Varfëria po nxjerr në shitje qytetin e UNESKO-s”, shprehet një i moshuar, i cili pohoi se në lagjen e tij janë dhjetëra shtëpi të nxjerra në shitje. Të zotët e shtëpive janë transferuar në Tiranë, Durrës apo Vlorë, në kërkim të një jete më të mirë. 

Shitjeve nuk u kanë shpëtuar as banesat karakteristike, të cilat ndodhen nëpër lagjet muzeale, kryesisht në Mangalem, Goricë, etj. Ky fenomen ka shqetësuar jo vetëm komunitetin, por dhe drejtuesit e pushtetit vendor, të kulturës, artit, etj. “Shkak për këtë situatë është bërë varfëria e madhe që ka pllakosur këtë qytet 2400-vjeçar. Me vlerat e tij muzeale, qyteti është futur në organizatën botërore të UNESKO-s”, shprehen specialistë të vjetër të zonës muzeale.

Sipas tyre, veç shitjes së banesave karakteristike të Beratit, po largohet edhe ajka intelektuale e qytetit. “Ata kanë mbajtur gjallë prej vitesh kulturën e këtij qyteti, edhe pse në kushte shumë të vështira ekonomike”, shprehen banorët. Një tjetër fenomen që ka ndikuar në braktisjen e qytetit është edhe fakti se Berati konsiderohet tashmë si një zonë “xhep”, e cila nuk ka asnjë perspektivë. Fenomeni në rritje duket se ka shkak edhe migrimin kohë më parë të vetë banorëve. Mjaft banesa janë braktisur vite më parë, e tashmë pronarët e tyre vendosin t’i nxjerrin ato në shitje. “Studentët që largohen nga Berati ngurrojnë të kthehen kur mbarojnë studimet. Ata nuk shohin asnjë perspektivë në qytetin e lindjes. Preferojnë më mirë të punojnë kamerierë në Tiranë, sesa të kthehen këtu”, u shpreh një banor i zonës muzeale. Sipas tij, mjaft banesa afër tij janë boshatisur prej vitesh, ndaj të zotët e shtëpisë janë kthyer vetëm sa për t’i vënë një tabelë “shitet”. Pasi vendosin edhe një numër kontakti, ata largohen, për t’u kthyer vetëm në momentin kur nisin edhe ofertat. 

 

16 Komente

 Cfare trishtimismiley 

Edhe? Cfare eshte kjo, ankesa e rradhes? Ndonje koment a gjysem komenti nga qeverisja lokale ka? Ndonje koment a gjysem komenti nga perfaqsuesi i qeverise qendrore (Prefekti) ka? Ndonje koment a gjysem komenti nga perfaqsuesit e popullit te zones (deputetet)? Si i behet per te pasur nje artikull te hajrit dhe jo thjesht 5 rrjeshta melodramatike?

 aq mund ti zgjasin dietat dhe keta mer.. i kam pa vet ato tabelat qe para 2 vitesh..

 

E pra, shikoni cfare ndodh kur vendi ka 20 vjet qe administrohet keq. Pa pike strategjie. Te kesh gjithe kete trashgimi kulturore e ta lesh te flej e aq me keq te mos ta ruash ate, eshte krim budallalleku.

 Beratziu yne  ! Nje qytet i qete, me  kutlure te  lashte qytetarie, me njerez nga me puntoret , e katandisi qeverrisja e "Ktheses se Madhe 20 vjeçare"  te shesi dhe... bijat e bijte, dmth  gjakun e zemres e  me pastaj dhe  kulturen dhe njerzillekun...

Per 7.5 vjet, si nxenes shkolle, kam qene banor dhe  pjestar i atij qyeti.Ne kujtimet e mia te feminise, Berati me ishte dukur  qyeti me i bukur i botes. Dhe tek sa po ndjek.. kete vaj, them me vehte:

 Ç`i ka mbetur me Beratit ?

Ne kartoline, Berati duket qytet i bukur, mirpo kur kalova andej per here te pare para 3-4 vjetesh, mu duk nje qytet i shplare, sikur i kish rene nje bombe atomike.  

 Me mire shtepite ti blejne njerez te cilet kane mundesi ne restaurimin e tyre dhe ne kete menyre te konservohet vlera muzeale e qytetit, sesa te qendrojne nostalgjik dhe te presin qe shteti ti ndihmoje. Shteti pervec ndonje objekti te vetem nuk ka per te hedhur asnje kacidhe.

I njejeti fenomen ka ndodhur kudo ne bote, psh. ne Marakesh zor se do te gjesh sot marokene pronare te shtepive monumentale me riade, tashme ato i posedojne ose frengj, angjeze, etje.

 

I njejeti fenomen ka ndodhur kudo ne bote, psh. ne Marakesh zor se do te gjesh sot marokene pronare te shtepive monumentale me riade, tashme ato i posedojne ose frengj, angjeze, etje. 

Dmth nderkombetaret duhet te zgjidhin edhe krizen e Beratit? Mire. 

 Po patem lefta dhe ne vendasit per te shpenzuar ne trashigimine kulturore, ec bujrum.

Ne fakt ne ku ti veme shkrepsen si ne Tirane, per te nritur ndonje 18 katesh.

+1

 Cmimet si jane? Noi numer celulari?

EUR 60K? Une kam degjuar per shtepi qe shiten per 3 milion te reja brenda ne kala. Ka filluar ne fakt te qarkullojne filiza idesh nder parellinjte e Tiranes per blerje te shtepive te ketilla por s'di te jene realizuar ende.

Tani ki parasysh qe postimet ne internet,sidomos nga agjensite, jane te tavani i cmimeve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).