Kryeministri Berisha iu rikthye dje idesë për të ftuar në Shqipëri një nga këngëtarët më në zë të momentit, duke lënë të kuptohej se kjo ishte një kërkesë që duhej të zbatohej menjëherë në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të fashitur ngjarjet e 21 janarit që ndodhën në Tiranë.

Për këtë detyrë, kreu i qeverisë ngarkoi ministrin e Turizmit dhe Kulturës, Ferdinand Xhaferraj.

“Duhet të parashikohet që në sezonin turistik, të kontraktohet edhe një nga superstarët e muzikës botërore.

Cilin apo cilën, atë do ta zgjidhni ju, por natyrisht duhet të jetë ai ose ajo që të rinjtë shqiptarë pëlqejnë më shumë, mund të jetë Amy Winehouse, Ledy Gaga, Shakira apo ndonjë superstar tjetër, këtë do ta përcaktoni”, theksoi Berisha, duke dhënë direktivën se ky aktivitet duhet të zhvillohej në qytete bregdetare, siç ishin Durrësi apo Vlora.

Madje kreu i qeverisë ftoi zëdhënësen e qeverisë, njëkohësisht ministren e Integrimit, Majlinda Bregu për të zhvilluar një sondazh në lidhje me faktin se cila ishte superstari më i pëlqyer nga të rinjtë shqiptarë.

“Për arritjen e kësaj mund të bashkëpunohet me sektorin privat. Zonja Bregu duhet të krijoni një juri me të rinjtë që të votojnë se cilin superstar duan të sjellim. Po ashtu, mund të ndihmojë edhe opera direkt ose në bashkëpunim me trupa të tjerë”, theksoi Berisha. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që Shqipëria të shikohet si një nga destinacionet më të rëndësishme të Mesdheut, duke lënë pas edhe atë që Berisha e quajti të premten e zezë të 21 janarit.

“Natyrisht, nuk mund të themi se 21 janari, e premtja e zezë e puçistëve nuk ka dëmtuar imazhin e asaj që do shpallej në unison ‘miss bota’, për turistët e të gjitha vendeve. Ato flakë që u ndezën për pushtet kanë dëmtuar pa diskutim thellë imazhin e këtij vendi, por, nga ana tjetër, dëshmuan forcën e hekurt të ligjit dhe institucioneve të këtij vendi”, deklaroi Berisha, duke shtuar se qeveria do të marrë të gjitha masat që Shqipëria të vazhdojë dhe të qëndrojë në krye të turizmit botëror.

“Jam i bindur se qytetarë nga mbarë bota do të gjejnë në këtë vend, siguri të plotë”, siguroi Kryeministri.

20 Komente

Pak nga pak as une nuk po e kuptoj me kete njeri,po pse moment per Megakoncert eshte tani?Ore Zotni lere koncertin se po te vijne zgjedhjet,ul cmimin e karburanteve dhe kontrollo cmimin e bukes,me keto i fiton votat,se me koncertin qe do me bo ti asnje vote nuk fiton sepse do te vije vetem rinia Blu.

Une ja kam friken ketij njeriu kur kerkon te beje Demagogji,nuk duken mire bathet.

Z.Xhaferri, te lutem e sjell dot John Lennon ne Shqiperi? Te lutem? Ti qe solle eshtrat e Ismail Qemalin nga Italia, nuk e ke shume te veshtire edhe per kerkesen time. Te lutem!

 Sa do te desheroja te kisha edhe une nje baba si ky. I rrepte po te protestosh, por dhe zemergjere kur vjen puna tek argetimi. Megjithese nuk eshte pasanik, beri si beri dhe ato leket qe kishte kursyer per te blere ca argjinature per te rregulluar ledhin e perroit qe na vershon shtepine cdo dimer, prape i perdori per te na blere bileta koncerti per Rihanen. Do zoti na jep edhe noi lek (nga te vetat gjithmone) per noi teke e nji pakete cinare diten e koncertit.

Hallall, hallall!

thenia e muajit

lol!

Zonja Bregu duhet të krijoni një juri me të rinjtë që të votojnë se cilin superstar duan të sjellim.

Mu kujtua ajo kenga e teatrit te kukullave:

Cufo me daulle,

Tipi me kitare,

dhe si kengetare kemi nje gjinkalle!!!

Imagjinoni nje ministre qe interviston qytetaret: ke pelqeni me shume: Rihanen apo Leidi Gagane? Eshte njesoj sikur ndonje qeveri e Afrikes te ngarkoje nje minister per te bere nje pyetesor se ke duhet te paguajne per te kenduar: Çilin apo Ingridin.

Bir Selman i nenes ke te qaj me pare,

Bregun me juri,

a Salen me bori!

Po me thone qe nuk i du keto te treja, po du Iron Maiden, a te qujne pucist?

puçist je!! I.M. hyjne tek kategoria kokpalarëve smiley

se  harrova.. qe sote e tutje emri jot ne telefon ka ndryshu në: Guçi-Puçi

Duhet ta nderrosh prape se ma hoqi "titullin" ky :

Contryman: A ishte puç? Jo!

 per keta veteranet duhet hap nje teme tjeter ku te shkruajne gjithe ata qe u ofenduan nga TopGear.

hajde rend primitv hajde thuaj

siç u hudh ideja tek ajo tema e Top-Gear-it edhe kjo vidjoja ka elemente të mirë për turizëm.

"Albanian picnic, every NRA's redneck dream" smiley

Albanian PM to fight"Coup" effects with Lady Gaga lol

Mire e kishte Rexhep Qosja kur shprehte habi dhe hidherim njekohesisht: per cfare e duan xhanem frymorin Sali keta europianet? Dhe me pas ofendoi dhe kafshet pasi e beri frymorin Sali kontigjent te tyre.

 E po te gjitha na i paska Xhemileja, vetem... na i mungoka ...FEREXHEJA !

 Hajde te merresh me kete njeri, krejt jashte fazes njerezore..I duket se po ben POLITIKE TE MADHE.Po para vdekjes ka me gje qe na mbeti..... vetem t`ja shkulim kenges ?

Te keqen e mendjes !

Prape keto lajme? Po sikur e folem kete ka dy dite.

Une s'e kuptoj pse qahen Shqiptaret, shikoni c'kryeminister "hip" qe keni, i njef edhe superstaret (seriously, Amy Winehouse?). Eh t'a lumsha o Sali, te na rroç sa malet. Edhe dicka tjeter s'kuptoj: tashti qe jemi ne kapitalizem, ket sjelljen e kengetareve sikur e bejne privatet, apo e kam kuptuar gabim une? Ky i shkreti ende kujton se eshte si ne kohen e Ramiz Alise, kur "partia" solli Albanen e Rominen.

A e ka more vesh Kryeministri per kete pucistin qe i ka mbyll deren ne surrat kesaj?

Lady Gaga-s i përplasin derën në fytyrë
08/02/2011 09:15

Lady Gaga-s i përplasin derën në fytyrëKëngëtarja Lady Gaga mbeti e befasuar një ditë më parë, kur i përplasën derën në fytyrë, ndërsa shkoi të vizitonte apartamentin e saj të vjetër.

Mbretëresha e muzikës pop, e quajtur realisht Stefani Germanotta, u rikthye në apartamentin e saj të vjetër në Nju Jork, vendin ku jetonte përpara se të bëhej e famshme.

Ajo dëshironte t’i tregonte një programi të quajtur “60 Minutes” mënyrën se si kishte jetuar më parë, por rezidenti aktual i apartamentit refuzoi që t’i hapte derën dhe të lejonte të xhirohej brenda.

Duke i prerë të gjitha shpresat amerikanes, banori prishi edhe skenarin e emisionit të drejtëpërdrejtë, ndërsa drejtuesi i saj u detyrua të improvizonte me këngëtaren një bisedë rreth fillimeve të saj në muzikë.

ua, c'estrade! e paperceptueshme!

Kur jep 2 milion Euro per nje organizate fantazme qe te sulmoje Opoziten, pse mos te jape para per keto gjera. Ka pare kot buxheti sa te duash per nje qeveri te neveritshme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).