Berisha: Pucistët s’do ta rrënojnë turizmin
 
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar se dhuna e protestës së 21 janarit dëmtoi imazhin e Shqipërisë, por nuk do të dëmtojë një nga sektorët më fitimprurës, që është ai i turizmit.

 

“Ato flakë që u ndezën për pushtet kanë dëmtuar padiskutim thellë imazhin e vendit, por nga ana tjetër ato dëshmuan forcën e hekurt të ligjit dhe institucioneve. Jam i bindur se qytetarët nga mbarë bota do të gjejnë në këtë vend siguri të plotë”, ka pohuar Berisha. 

Duke folur në mbledhjen e kabinetit të tij, kryeministri ka komentuar protestat e djeshme të opozitës, drejtuesit e të cilave morën sipas tij përgjigjen e merituar nga qytetarët. 

“Qytetarët i dhanë dje protestës së pucistëve përgjigjen e merituar. Qytetarët e qyteteve të ndryshme u vunë kufirin tek thana pucistëve dhe u bënë të qartë se në Vlorë nuk mund të luhej, se Vlorën nuk mund ta tërheqë kush në aventurën puciste të atyre që konsiderojnë dhunën për të marrë pushtetin”, është shprehur Berisha, i cili ka falenderuar qytetarët për qëndrimin e tyre. 

“Shpreh nderim dhe vlerësimin më të madh për të gjithë qytetarët e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjes, që i dhanë një përgjigje thirrjes së pucistëve për demonstratë. Ndërsa kryeqyteti dje përcolli me përcmim zjarrvënësit e tij të 21 janarit”, ka deklaruar Berisha. 

Sipas tij, ruajtja e resorteve turistike do të jetë një përgjegjësi prioritare e qeverisë edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 8 majit. 

“Për shkak të zgjedhjeve lokale që bien më 8 maj, që janë një përgjigje ndaj pucistëve dhe një tjetër festë e demokracisë, ministrat do të jenë në detyra të caktuara e konkrete. Për cdo rreth dhe qark ata do bashkëpunojnë me qeveritë vendore, të cilat jam i sigurt se në fushatën e tyre elektorale do të kenë si prioritet turizmin”, ka nënvizuar Berisha, i cili u ka shpërndarë detyrat ministrave. 

Më tej, për të promovuar sa më shumë turizmin shqiptar, kreu i qeverisë ka propozuar transmetimin e spoteve publicitare në rrjetet CNN, Euronews, si dhe në mediat e vendeve të rajonit. 

 

18 Komente

 Akoma me pucistet ne goje ky .. si nuk u lodh me keto marrezira njerzit po shesin shtepite se nuk kane c'te hane me ky tralala ngeli ... ik more vdis, akoma gjalle je 

Po cfare t'i rrenojne me teper se c'e ke rrenuar ti?! Pucist!

Sa pronatova biletat dje per pushime verore ne Durres do te jem sivjet me familje,me makine prej Prishtine deri ne Durres neper rrugen e re,mezi s`po presim fundin e korrikut,faleminderit zt.kryminister per rrugen e kombit.
 

 ku mre? a ka ven mo?

lajm skic ky?

Aferim te qofte o aferim turistik

Kij parasysh se Qeveria ka marre masa me Gardiste per te te mbrojtur tye me familjen . vetem si per qejf nganjehere , ashtu kot gardistet shtijne ne ajer dhe padashje kap edhe ndonje pushues qe degjon radion me ze te larte , kur kendon kenge serbe , ne mes te vajit ! Keshtu thone ca turistdashes nderkombetare nga zyrat e UNHCR !

 Me shekuj dime sa eshte ky dhe  e ky popull , kur na vrisnin pushues ( pushtues ) Kriminele  shqiptaret nder veti te paren fjale e perdorin per NGUSHELLIM "U prefshin te qete .Poshte Kriminelet "

Sipas këqyrjes dhe përshkrimit të vendit ku ndodhej plumbi, konstatohet se drejtimi i ardhjes është nga oborri i kryeministrisë, ......"Shumë pranë kësaj pishe, nga konstatimi i gjurmëve të gjakut është qëlluar dhe vrarë fieraku Faik Myrtaj dhe janë plagosur me armë zjarri po brenda perimetrit të afërt të kësaj zone tre persona të tjerë"

Ti sidoqofte mirseardhsh se vatani jot eshte , po si fillim shko vur nje Lule ne varret e te vrareve nga Krimineli serbo -shqiptar Sali Berisha

o afrim shko vlla shko po kujdes nga topat e m... e ke parasysh vete ti.

Sendet e mira vijne kadale...

KU duhet me shku per pushime sipas teje...?...Ne Mal te zi?....Greqi?....???

E keni kap demokracine per bythsh edhe ju......

 Ke qene ne mal te zi apo greqi per pushime ti? Une kam qene. Edhe qe kur isha atje nuk i bej me pushimet ne shqiperi. Cmimet jane pak a shume te njejta, ca me shtrenjte ne Greqi, po sherbimi, argetimi dhe thjesht paqja mendore jane shume here me te larta ne mal te zi apo greqi. Ndaj nuk i bej me pushimet ne shqiperi. Thjesht ceshtje konsumatori qe vendos me arsye ku eshte me mire per te. Leji keto traplliqet e Sal gamorit qe vitin tjeter edhe brraken ka per ta nxjerre zone turistike.

Ti si duket nuk e ki te qarte qe sherbimi permisohet aty ku ka qarkullim ekonomik!

Une sinqerisht nuk e kuptoj logjiken e disa prej jush qe jeni te politizun deri ne cdo qelize te trupit  tentoni ta asgjesoni ato pak prurje qe i ka ekonomia shqiptare prej turizmit.

Une jam kosovar, tip provincial-patriotik, e kom shetit boll;  ne syte e mi keto fjalet e tua tingellojne destruktive edhe te rrezikshme, sepse jane po ato familje nga ana e bregdetit qe perfitojne, e ata nuk dun tja dijn se kush vjen ne pushtet sepse eshte cashtje e ekzistences. Por, me tipa si ti eshte ndryshe se zaten shumica ketu qe bejne keso lloj propagande, kane interesa te ngushta edhe prandaj ju ka ngushtu rezoni e folini percart!

Sidoqofte, une vetem se mundem me sygjeru se pse dikush do te bente antireklame vendit te vet edhe te tentoje mi dekuraju edhe ata pak njerz qe e vizitojne Shqiperine!

Kjo osht si ai tregimi ku Zoti i shfaqet dy shqiptareve dhe ju thote se do tju plotesoje nje deshire te dyve; i pari thote do te doja nje shtepi, dhe pastaj pyt Zoti te dytin, ai i pergjigjet: Une du qe kti te parit te mos ja mbarosh shtepine....

 

Une foli prej ni pozicioni neutral se ekzistenca jeme nuk varet prej asnje partie politike!

 

O trim, eshte ceshtje preference. Mua edhe para 10 vitesh i dobet dhe jocilesor me dukej turizmi shqiptar. Ndaj me mire iki diku ku i kaloj ato dite si njeri sesa ne shqiperi. Ty nese te pelqen durresi hajde edhe 2 here ne vit po deshe. Une kam nja 12 vjet qe nuk shkoj me ne durres, aty se merr vesh qe je ne bregdet, te mbyt qoftja dhe tallavaja. Kur e krahasoj me durresin qe mbaj mend i vogel me duket katastrofe sot.

Romak, me keqkuptove, une nuk kesh tu e kontestu cilesine e turizmit ne Durres!

Une isha tu thon se eshte e demshme te dekurajohet apo te behet thirrje per te bojkotu turizmin ne pergjithesi (si aj tipi me lart) ne emer te pakenaqesive mes perkrahesve politik ne PS apo PD.

Osht poashtu gabim kur me asocon me Berishen. Une per Berishen kam simpati shkaku i deklaratave rreth Kosoves, bashkimit me Shqiperine etj....( gje te cilen nuk e degjon prej PS) edhe sigurisht vjen ne shprehje ajo sindroma e vellaut te vogel dhe e perkrahjes automatike ndaj secilitdo qe thote se do kujdeset per ty ( gje e cila ndoshta shihet me indiference dhe nuk con aq peshe ne Shqiperi ).

Mirepo nga ana tjeter nuk pajtohem me shume gjana tjera qe ndodhin ne Shqiperi edhe sigurisht se deshira ime e vetme ne kete aspekt dhe e tjereve shqiptare jashte kufinjeve eshte zhvillimi dhe afirmimi sa ma i vrullshem i shqiptareve pavaresisht se kujt i atribuohen meritat ne rrafshin politik!

Me te mira,

 Braveheart, ku te dush t'i besh pushimet, po me falenderu Berishen per pushimet e tua, eshte njelloj si me vajt une ne Prishtine per pushime e me thene, falemners Tito (a Millosheviq a Hashim a kushdo ka qene ne krye kur u ndertun ato rruge) per rruget qe ke bere. 

Katallani, standartet ekonomike ti diktojne keto perulesi...

Por ta dish se rruga e kombit ka qene enderr per te gjithe ne, edhe ka qene fati i Berishes qe ai ishte ne krye te Qeverise gjate kohes kur u ndertua! Prandaj edhe si rezultat i mentalitetit tone, varferise, ndjenjes se inferioritetit shtypjes dhunes nga te tjeret kemi tendenca te flasim ne superlativ. Ceshtje tjeter kjo..

Ishte merite edhe e Berishes se pse u ndertua autostrada. Nuk mundesh mi mohu, pavaresisht hajnive qe po dalin ne drite... muhabet tjeter ai....(dont put all in a single jar)

Sikur te ishte Majko ne Qeveri, sigurisht se do ta kishin te njejtin rrespekt per te...

 

Sipas tij, ruajtja e resorteve turistike do të jetë një përgjegjësi prioritare e qeverisë edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 8 majit

Perfshi edhe resortin e Metes ne Dhermi.

Ti qeke fut kot si Aferim se ti njihesh si brave hart ne rradhet e servileve te paskrupullt te Berishes .

Edhe pse je shqiptar i pertej kufirit ti duhet te dish mor xhan se qe ti flet shqip SOT e ke prej ENVER HOXHES . Po te qe per fiset e Berishajve dhe myqyryfeve te tu , akoma dhe sot ti do flisje o Turqisht o Serbisht . Keshtu sikur u inagurua dhe "rruga patriotike " me miq turq qe tu te ka emocionue qomet ! E bere dhe e ndertuar nga Hajnite e Hajnat me Pushtet me ne krye Krye Kusarin Berisha ! Dhe leri denglat me patriote Berishe se s'kane vend per ketu . Mos u ben matrapaz i muhabetit  dhe me vika keq qe qenke i MASHTRUAR nga propoganda Hitleriane e Berishes ! Asnjehere dhe as sot nuk ka asnje merite per Ceshtjen e Kosoves dhe kaq te mjafton . Pervecse te deklaruar me ze e cjerrje para faqe gjithe Shqiptareve dhe Botes se "Kush firmos Rambujene eshte Tradhetar " ! 

Ty dhe te gjithe shqipetareve pertej Kufirit asnjehere nuk ju eshte mohuar Shqiperia . Por ty nuk te ka vene kush te besh propogande ekonomike per shtetin tone . Boll te del patriotizmi per shtetin tend te Kosoves , qe me aq sa mundi kontributi i Berishes e ndau nga trungu e mema e tij Shqiperi , biles edhe me  dy flamure ..

Per ty eshte njesoj si ne Mal te Zi , si ne Serbi si ne Maqedoni , si ne Sharm and Shejk e si ne Ulan Bator me bo pushime . E vetmja gje qe te afron me bo pushime ne Shqipri eshte e folura shqip . Por sic po shkrun dike mjaft mire anglisht gje qe nuk te pengon te besh pushime edhe ne Kairo sot .

Besoj se ne Kosove nje treve me tradita mjaft te forta e zakone te mbara e te shendosha qe ruajne ekzistencen e Fisit e te Etnise ne rast Vakie duhet ta dish qe nuk bien sazet sic u bie Krimineli Berisha ne Shqipri !!

Po prit se ti nuk me njeh, une shkruj ketu 1-2 here ne muaj kshtuqe per hir te argumentit mos paragjyko se nuk eshte e drejte.

Secili ketu ka te drejte te jape mendimin e vet, e nese ty nuk te pelqen, mundesh ose me repliku ose me hesht, por nuk ki nevoje mu tregu i pasjellshem e mem jap kso epitete e me ofendu!

Tek e fundit, kush je ti qe ma ditkon kombin e me tregon se  kush/cka  duhet me qene prioritet per mu?

Ne raste te vecanta,  une i kategorizoj ne Shqipfoles dhe Shqiptare, ti si duket ne kete rast, i perket grupit te pare!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).