Deklaratë shokuese e Kryeministrit në komisionin hetimor

Në cilësinë e dëshmitarit të parë për të raportuar mbi “grushtin e shtetit”, Kryeministri Sali Berisha tha dje përpara komisionit hetimor se Garda e Republikës e kishte informuar për ekzistencën e një plani për eliminimin fizik të tij dhe sipas tij, nëse kjo dështonte, do të ngrihej një grup i gatshëm për hetim kundër tij. “Ishte përgatitur grup i gatshëm se në rast se Kryeministri nuk eliminohet gjatë puçit, atëherë do të ngrihet hetim ndaj tij. Nga garda më informojnë se ky ishte urdhër i prokurorisë në bashkëpunim me kreun e shtetit”, tha Kryeministri Berisha. Deklarata shokuese e kreut të ekzekutivit çon vite dritë larg paqen mes institucioneve dhe pritet ta agravojë edhe më shumë situatën.

 


Seanca dëgjimore

Kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, në lumin e akuzave dyorëshe për të ashtuquajturin “puç shteti”, nuk paraqiti asnjë fakt konkret të bazuar në deklaratat e tij. Lexoi 17 përkufizime, të cilat i kishte zbuluar nga literatura e huaj mbi grushtin e shtetit, por nuk dha prova se ku i bazonte fjalët që nxori nga goja për 120 minuta dje pasdite, nga ora 17:30 deri në orën 19:30. Vlen të theksohet se seanca dëgjimore dyorëshe e Kryeministrit Berisha ngjante me ngritjen në mësim të nxënësit më të preferuar të mësueses kujdestare. Tri pyetjet që nuk iu bën me hatër Kryeministrit ishin të deputetit Dashnor Sula: “A jeni në gjendje të paraqisni prova për të ashtuquajturin grusht shteti? Duke pasur gjithë këto prova të pakundërshtueshme të paraqitura nga ju, përse Policia e Shtetit nuk i ndalon nxitësit për këtë grusht shteti? A mendoni se prokuroria do ta marrë parasysh këtë raport që do t’i dorëzohet Parlamentit dhe a do të bëjë të mundur hetimin e këtij raporti?”. Në përgjigje, Kryeministri lëshoi akuza për heshtjen dhe mosveprimin e institucioneve të shtetit, por nuk dha sqarime pse policia nuk arreston ‘puçistët’ për të cilët ai thotë se disponon fakte.


Sulmi institucional

Kryeministri Berisha bëri me dije se më 16 janar, SHISH kishte raportuar tek ai se nuk kishte fakte dhe prova për tensionim të situatës. “Informacionin për 21 janarin e mora nga burimet e mia dhe nga diplomatët e huaj”, tha Berisha. “Nuk e mora vesh se cili ia kishte shkruar kreut të shtetit komunikatën e 21 janarit. Çfarë ia lidhën sytë atij”, u shpreh Kryeministri. “Ministri më thotë të nesërmen se kam takim në orën 10:00 me Presidentin. Gjithçka kombinohet mes prokurores dhe tij. Po shko, - i thashë, mos e anulo takimin, por kur të shkosh bëj një pyetje. Prej pesë orësh është sulmuar Kryeministria, çfarë do thuash, pyete. Përgjigjja e tij ishte se ‘Opozita ka vetëm fjalë’”, u shpreh Berisha.


“Provat” e Kryeministrit

“Një pjesë e protestuesve kanë ardhur me armë të veçanta, pistoleta, çadra-pistoletë, stilolapsa-pistoletë. Por pjesa më e rëndësishme e kësaj ngjarjeje ishte në bunkerin e Fidelit, ku ndodhej Rama me Ruçin dhe Gjinushin, si dhe me eksponentët e tjerë të mafies dhe të ashtuquajturit gazetarë, që do të publikonin lajmet se, Berisha u arratis dhe se kërkoi strehim në ambasadën serbe. Por të gjitha janë dokumentuara”, tha Berisha. Ai ka shtuar më tej se mercenarët janë paguar deri në 300 dollarë për dhunën nga bosët e krimit të organizuar në krye të PS, që sipas tij janë Fidel Ylli, Sadri Abazi, Tom Doshi, Artan Dulaku dhe Koço Kokëdhima. “Ata dhanë 500 dollarë për transportin dhe 200-300 dollarë për dhunën. Janë shpërndarë 1.3 milionë euro, të tjerat janë në rezervë. Janë siguruar armë kallashnikov, tritol”, tha Berisha. Më pas Kryeministri ka treguar disa porosi që sipas tij, kryetari i PS-së u urdhëronte mercenarëve nga Kullat Binjake.

215 Komente

Nga lajmet skiç janë këto, apo ka ikur skiç ky?

 Berisha, cdo deklarate, qe tani e tutje, duhet ta nise me "Na ishte nje here..."

pse mos te jete e vertete qe kjo loja eshte e bamirit dhe edit per tja fut sales. i ka bashku ideali te dy. arma bamirit ka qene ina dhe arma edit ishte tom doshi me grupin e cadrave.

thjesht po hedh nje argument...

Ku argumenti?

nje hipoteze atehere, por qe jam i prirur te besoj qe ka dicka te vertete brenda...

O Floro me je bo ene ti si Mark Marku fol per hipoteza kur faktet flasin vet...Hipotez cadra pistolete, fakt gardist qe vret!!! Hipotez anej hipotez knej, Meta kapet mat tu shit tendera! Merruni me hipoteza se ajo ju ka mbet, jeni bo tamam Don Kishota me cadra pistolet.

 Sepse eshte e thjeshte...

Berisha vret. Pret nga prokuroria per hetime te paanshme dhe i "sugjeron" prokurorise ne deklarata se jane vrare nga afer, me silenciator. Berisha thote: "Prokuroria OK".

Prokuroria s'thote ate qe tha Berisha, por ne baze te provave qe pame te gjithe, thote: "Jane vrare nga larg, nga garda"

Berisha: Prokuroria puciste (dmth, tani qe s'beri c'i thashe une, deri dje ishte OK). Dhe kerkon mbeshtetje te presidenti. Presidenti, deri tani eshte OK per Berishen, por presidenti mund t'i dale kunder prokurorise. Berisha: "Presidenti OK".

Presidenti del e thote: "Fjalen e ka prokuroria, s'i them dot gje".

Berisha: "Edhe presidenti pucist". (dmth, tani qe s'beri c'i thashe une, deri dje ishte OK).  Te na jape prova Shishi per pucin.

Shishi thote: "Por s'kam prova"

Berisha thote: "Edhe Shishi pucist. (dmth, tani qe s'beri c'i thashe une, deri dje ishte OK). Te mblidhet komisioni me te besuarit e PD, e te zbardhe pucin qe u be me 21 janar me arme e dinamit. 

Mediat thone: "Por ja videot, s'ka arme e dinamit. Ja, ka vetem cadra."

Berisha thote: "Edhe mediat puciste. Cadrat jane me dinamit"

E kupton pse s'mund te jete e vertete kjo loja?

Ia ben muuuuuu, per ata qe kane nje gram logjike.

 arma bamirit ka qene ina

Me perjashtim qe Ina Ramen nuk e zgjodhi Topi por Berisha.

 Edhe D. Priftin e zgjodhi Meta, jo Rama per minister, por ja qe... Nuk dua te them se ajo qe thote Berisha ka ndonje baze, por dicka duhet verifikuar ne kete mes: O Berisha, o ato qe ai thote.

 Ina Ramen e propozoi Topi jo Berisha. Berisha nderkohe e quajti "Silvia Konti"? Mesa duket Silvia ndryshoi. E tradhtoi Katanin. smiley

Sa per kryeministrin qe i quajti te gjith pucista, s'eshte ndonje gje e cuditshme. Nuk perben lajm. lol

Sa per protesten, nuk kishin vetem cadra ato delet klik-o. Tani cadra pistolete, stilolapsa pistolete dhe tritoj nuk kishin. Berisha ka pare James Bondin me 20 Janar. Por ama, shkopinj druri, disa "bomba molotov" dhe gure/pllaka kishin. Pervec gureve qe i moren tek piramida, te tjerat nuk i gjeten ne bulevard.

Po ta mendosh llogjikisht, pa filtrat e partise, ishte ne plan qe protesta te kthehej e dhunshme.  Kjo perben fajin e Rames. Me dashje kerkoi destabilizimin e vendit.

Nga ana tjeter Berisha i jep medalje policise amatore qe nuk permban dot disa dhjetra persona te dhunshem. Eshte turp. Edhe ne te fjeme naten te qete sepse kemi kete polici qe na ruan.

Nga ana tjeter garda po ashtu dhe me amatore se policia.

Sa per te vraret, e para me vjen keq per to sepse ishin nga protestuesit me te urte, e dyte nuk besoj se kush i vrau eshte aq e qarte.

Asgje nuk qendron deri ne nje hetim te plote e te panashem.

Berisha akuzon.

Akuza mbetet vetem akuze deri ne vendimin e gjykates, nuk mund te hidhet poshte ,  e nuk mund te aprovohet me artikuj opinionistesh.

Presidenti duhet te shfaqe gatishmerin e tij, per tu pergjigjur akuzave me fakte, duhet te jete i pari qe jep shembullin per nje hetim te paanshem.

Nje President qe nuk ka çfare te fshehi , i pergjigjet atyre qe e zgjidhen me ndershmeri, jam gati te hetohem.

Slogani histerik te mbrojme institucionet eshte fallco, te mbrojme ligjin, eshte ligji qe mbron institucionet e jo institucionet ligjin.

Respektimi i ligjit , zbatimi i tij, jep hakun secilit.

Mjegulla ligjore qe mundohen te krijojne te aneshmit, si Avdiu, ligjbersi i kondrabandes se Fatosit, eshte e kundershtueshme.

Ai ( Abdiu) thote se tabulatet mund ti kontrolloje prokuroria , per ato qe kane imunitet, eshte parlamenti qe vendos, eeee, d.m.th parlamenti mbete institucioni me i larte i shtetit shqiptar.

Ai ( Abdiu) thote se prokuroria me kerkese te komisionit hetimor mund te kerkoje tabulatet . Rrren sa mundet, si edukata qe ka marre, sepse komisioni nuk mund te detyroj prokurorin te hetoje.

Komisioni eshte i ligjshem, kete e thote Kushtetutae '98, dhe ne kete Kushtetut nuk eshte asnje ligj qe kufizon hetimin e komisionit parlamentar, ligji per tabulatet mundet qe ka boshllek, se kujt i takon e drejta, po duke ditur se boshlleqet ligjore qe lindin gjate qeverisjes , eshte vetem parlamenti ai qe " mbyll" kete boshllek, e asnje institucion tjeter.

Kush eshte i paster, kush nuk ka  asgje per te fshehur, duhet te jete i gatshem per hetim, horat  fshihen nen imunitetin e institucioneve, zoterit jane te hapur.

Te shohim kush eshte zoteri ne shqiperi !!!!!!!!!!!!

Nje mal me fjale, qe hidhet poshte qe me fjalin e pare. Nje mal me genjeshtra nga besniket e Saliut.

 Hetimi i paanshem nuk eshte nga PD-ja, or taj, por nga prokuroria. Kur do ta mesojne komunistet qe ne demokraci, paanshmeria vjen nga institucionet e pavarura, jo nga partite qe bejne rolin e partise shtet.

Lumidrin, te cosh Presidentin e Republikes* te pergjigjet para atij komisioni, sidomos pas farses se djeshme ... "dua te bej skeptikun" ... dmth qe perfundimisht te perdhunosh Presidentin e Republikes, ta vrasesh, ta presesh me copa, copat ti djegesh dhe hirit ti besh shurren. 

*Theksoj "Presidentin e Republkes" jo bamir topin 

Jo, swed.

Sikur te jetoj ne Tirane, do isha me interesuar per fundin e prokurores, sa gisht eshte per mbi gjurin  e saj, se per ligjin, meqense jam larg Tiranes , per te kaluar kohen shoh ligjin.

Sjellja e Presidentit brenda 21 Janarit, e deri tek deklarata e ambasadorit amerikan eshte e papelqyeshme, e nje anshme.

Eshte detyrim politk e moral, qe pozita te sqaroje votuesit e saj ( per votuesit e saj eshte detyrim politik, moral per popullin ) , pse kjo sjellje e Presidentit, pse kryeministri mendon per " grusht shteti".

Ndryshimi midis "grusht shteti" me " Puç" eshte se grushtin ta bejne te fortiti, opozita, ushtaraket, d.m.th. ato qe kane pushtet, ndersa "Puçin" ta bejne shoket, ato qe te rrethojne, Presidenti i ka bere " puç" e jo grusht shteti.

Ne nje akuze te tille qe leshon Berisha ( nuk mohohet, nuk aprovohet, pa u pjekur, pa u hetuar) Presidenti e ka shume te veshtire te shprehet, sepse cilado te jete krahu qe mban Presidenti , eshte bumerang, ngase eshte Berisha me keto deputet qe e zgjodhen.

Per kete arsye eshte e vetmja menyre qe Presidenti te jape shembullin se nuk i trembet hetimit, se qendrimi i tij eshte i hapur, nuk ka asgje per te fshehur,nuk ka asgje per tu trembur.

Te mos harrojme se institucionet i ben ligji, dhe forca e tyre qendron tek respektimi i tij, institucion eshte edhe kryeministria qe u sulmua nga revoltuesit, e u mbrojt nga gardistet, sipas ligjit te vitit 2003, kur Berisha ishte ne opozite.

Ne qoftse tek ne krijohet bindja se respektimi i insititucioneve eshte te respektosh drejtuesin e momentit, ateher qartesisht del se ne nuk duam te repsektojme ligjin, por te fortin e momentit, i cili ndryshon per çdo pesvjeçar.

Ne ate komison parlamentar, vendet per deputetet socialiste jane te lira, mjafton deshira e dikujt nga socialistet te ulet dhe te punoje per nje zbardhje sa me te besueshme, kush i ndalon te marrin pjese, komisioni nuk eshte antikushtetues, rruga qe mund te ndjekin gjate hetimeve mund te kaloje caqet e kushtetumeris, ku shume mire deputetet socialiste japin kontributin e tyre modest ose kryesor.

Te respektosh ligjin, nuk je kurr gabim, perjashto ato raste kur i prish pune mafies politike.

 Po detyrim politik e moral, kane gardistet te paraqiten ne prokurori? Nuk e kuptoj se me sa sy e faqe kerkohet moral...

Aty e lexon ligjin ti, per gardistet ne prokurori, kur shtyn kohen? Apo i kalon ato faqe? Per presidentin na qenka detyrim te dale ne kete teater klounesh qe ka ngritur PD?

E ke gabim e shikon me syrin e militantit.

Edhe sikur te jene qelluar nga gardistet ( eshte shpejt per ta pranuar, si shpejt i varrosen) , prokuroria ka gabuar rende, ka shkelur ligjin, spese pa presencen e mbrojtesve legal ( avokat, mjeku ligjor) te akuzuarve, kane dhen lejen per varrosjen e viktimave.

Cili nga avoketet merr ne mbrojtje gardistet, pa qene i pranishem nje mjek ligjor i aprovuar nga mbrojtja.

Ketu nuk behet fjale per nje krim ordiner, rast te cilin askush nuk mund te akuzoj mjekun ligjor per njeanshmeri, sepse nuk ka arsye te jete i njeanshem,  ketu behet fjale per krim i kryer nga shteti ose kundershteti, rast qe mjeku ligjor edhe mund te supozohet i njeanshem, sepse prish ekulibrin qeveritar, rrezon qeveri, permbys vullnetin e zgjedhseve, domethene nuk eshte aq e thjeshte, sa paraqitet nga prokuroria.

Nga prokuroria, kush eshte akuzuar per prishje te rendit, per shkaterim te institucinoneve shterore , si ajo e kryeminstris.??????

Kujt i eshte kerkuar llogari, se ato demostrues qe u vrane kane ardhur ne Tirane me autobuzat e ps-s ??????

Kush eshte thirrur ne prokurori, qe ka kerkuar leje per te demostruar, po ne fakt ka qene i ngujuar tek Fidheli ?????????????

 

E ke gabim e shikon me syrin e militantit.

-tha Lumidrin. lolNese garda s'ka faj, pse pa dale videot, Berisha, nepermjet mjekut te vet, koceku, genjeu dhe tha qe viktimat ishin vrare me silenciator, nga afer? Pse genjeu? Ke po mbronte me ate genjeshter?  Gardistet kane detyrim te shkojne te paraqiten ne prokurori kur ajo i therret si te dyshuar, me urdher ndalim, dhe Berisha s'ka te drejte ta komandoje policine qe te mos e beje. Ketu fillon shkelja. Per kete te Berishes, tashme e kane pranuar te gjithe qe eshte nje loje e turpshme per te larguar vemendjen e per te zgjatur agonine e lirise se gardisteve qe duhet te paraqiten ne gjyq, te cilet do te nxjerrin dhe Berishen ose ministrin e tij, nese bien vete brenda. Per pafajesine e Gardes, tani nuk ka me asnje pike dyshimi. Videot flasin qarte qe vijne nga garda.

 

Ne konferencen per shtyp, kryeprokuroja tha se nuk jane flet-arreste por flet-ndalime, nuk jane  patate por jane  kortolla.

Ndersa ndihmesi amrikan, nuk tha se do kerkojme policise te zbatoje urdherin e prokuroris, po do ju ndihmojme te beni nje hetim te paster, me nje fjale hetimi i pershpejt ishte i ndyre.

Policia nuk eshte e detyruar me ligj, perkundrazi,mbrohet  me ligj qe nuk eshte e detyruar te zbatoje urdhera qe bien ndesh me ligjet, si ne rastin e kerkese per arrestim te gardisteve.

 Nese garda s'ka faj, pse pa dale videot, Berisha, nepermjet mjekut te vet, koceku, genjeu dhe tha qe viktimat ishin vrare me silenciator, nga afer? Pse genjeu? Ke po mbronte me ate genjeshter?

Me leje,ta jap une argumentin:

U shfaq videoa e Metes,u be buje Edi Rames i erdhi Asi ne dore per te luftuar Ilir Meten me gjithe fuqine me sebepin e korrupsionit,deri ketu akuza kunderakuza Rama e detyroi Meten te jape doreheqjen,u qetesuan pak gjakrat........ deri ne momentin kur Prifti ne Top Channel deklaroi:

PO PREGATITET NJE SKENAR OGURZI,NANO PRESIDENT,BERISHA KRYEMINISTER, kurse ILIR META NE BASHKEPUNIM DHE ME DISA DEPUTETE TE PS -se DO QE TE MARRE DREJTIMIN E PARTISE SOCIALISTE.

U tremben,me shume Edi Rama,ketu fillon puci,kishte vetem nje rruge qe te shmangte kete SKENAR,protesta dhe rremuje,sepse ne kushte normale te nje jete Partie Rama nuk mund ta shmangte dot ndarjen e paevitueshme te PS-se sepse Fatos Nano po punonte dhe SKENARI duam sduam ne ishte dhe eshte i vertete.

Po Bamiri?

Duke degjuar kete SKENAR Bamirit i leverdis vetem loja e Edi Rames,loja e protestave dhe e mosfunksionimit normal te Kuvendit dhe e zgjedhjeve te parakoheshme.

Dhe ne fund sebashku vendosensmileyse te behen gjithe keto levizje,Nano Meta Sala,deshen puci puci (nuk ma mban ta them puc) me na bo ato neve?Atehere hajde ja bejme dhe ne se e kemi shume me kollaj se vetem nje kundershtar kemi,Sali Berishen. Dhe loja vazhdon,une e di perfundimin por nuk e them...........

Brad, jo keq skenari yt, por i pasakte.

Une kam nje skenar me te sakte, me disa te dhena pikante, qe do shkundte nga rrenjet nje sistem te tere politik ne Shqiperi. Por nuk e tregoj.

Loja vazhdon.

Te shohim zhvillimet metutje. Perfundimi eshte qe ne kulmin me te nxehte te konfliktit, per habine e te gjitheve, edhe te analisteve dhe gazetareve, Sali Berisha dhe Edi Rama, do te ulen ne tavoline dhe do te ndajne ciflikun perseri. Filip Cakuli eshte bere disa miliona me i pasur, Tom Doshi dhe Fidel Ylli disa miliona me te varfer, Mero Baze keshilltar i Presidentit te ri, te miratuar nga dyshja Rama-Berisha, Sokol Balla dhe Artan Hoxha do hajne nje dru  te fuqishem dhe unioni i gazetareve do te nxjerre nje tjeter komunikate per shtyp, ku do te denojne dhunen ndaj gazetareve, por nuk do ti pjerdhe njeri, dhe une do te vij tek Peshku dhe do t´ju them: "A ju thashe?"

Ah, se harrova. Ata tre te vdekur kane ikur kot per lesh (wrong time in wrong place), collateral damage, viktima te mjera te nje gardisti, qe nuk dinte te drejtonte tyten e pushkes akoma me lart, dhe ne vend te gjuante ne ajer, goditi porten e hekurt, e cila i dergoi plumbat sa andej kendej (disa edhe tek ata fatkeqe).

Ah, se harrova. Ata tre te vdekur kane ikur kot per lesh (wrong time in wrong place), collateral damage, viktima te mjera te nje gardisti, qe nuk dinte te drejtonte tyten e pushkes akoma me lart, dhe ne vend te gjuante ne ajer, goditi porten e hekurt, e cila i dergoi plumbat sa andej kendej (disa edhe tek ata fatkeqe).

Pedro - per kuriozietet! Ti vertet e beson kete punen e ushtarit budalla apo e ke fjalen qe ky do te jete konkluzioni ne tavolinen Rama-Berisha, ndoshta ne restorantin Peshkaqeni kesaj radhe!! smiley

nuk eshte se dua te besoj, eshte perfundimi i hetimit, i cili do te prezantohet seshpejti, nese e le Berisha prokurorine dhe do ta sakrifikoje ushtarin si gur shahu.

 koran , Ata ishin njer4ez, shqiptare apo Jo? Dhe per te vdekurit flitet vetem me rrespekt.Ne u pranojme ushtarve greke permendore apo varre  jo me taneve qe vete i vrame.Nuk me vjen mire qe shpreheni ashtu...qofte edhe me sarkazmen ndaj nje tjetri.Keto  jane tragjedi mbi djemte tane,  ne kohe paqeje e demokracie. 

grava - me respekt, me duket se e ke keqkuptuar!! Nuk kam pasur aspak ne mendje  ndonje gje tjeter pervecse respekt ndaj te ndjereve ne komentin me lart. Ironia ishte per kete Padishaun e cmendur (SB) qe do te mundohet t'ja hedhi fajin per vrasjen e tyre ndonje ushtari/gardisti qe nuk di te mbaje pushken!!! A mund te besohet kjo???

Me pake fjale ti po thua qe Rama do t'a braktis "kauzen" edhe kete here?

Rama do ta fitoje kauzen e vet. Por nuk eshte e thene qe kauza e fituar nga Rama te jete njekohesisht edhe e atyreve qe u vrane, u plagosen apo u rrahen.

Rama gjithmone e fiton kauzen e vet.  Sigurisht qe une e kisha fjalen per kauzen e publikut te gjere ose popullit, qe eshte hetimi i plote i vrasjeve te 21 janarit, largimi i Berishes etj etj.

Ajo puna e ushtarit qe s'di te qelloje eshte pune dreqi kur ke dy njerez qe bien njeri pas tjetrit ne fraksion sekondash. Kush ka qelluar qofte edhe nje here te vetme, e di qe kjo ka shume pak gjasa te ndodhe. Ose do jete fati i fillestarit pastaj.

ajo s'eshte aq pune dreqi sa aludim i papergjegjshem dhe s'me besohet qe vjen nga pedroja.

trop, nuk vjen aludimi nga une. Keshtu do te dale perfundimi mbas hetimit.

ah me rregull. faji im per keqleximin.

 dmth, ti aludon se keshtu do te dale perfundimi? lol

Fin, plumbat e nxjerre nga viktimat kane qene "te ndotur", ka pas gjurme trupash te huaj ne plumba, gje te cilet vertetojne dyshimin per rikoshete te plumbave.

Pedro, une ekspertizen, nga Italia dhe pa qene specialiste, s'e bej dot se s'jam tyryfyle. Ajo qe thua ti (skenari: berisha-rama qe bien ne ujdi) ka shume, vertet shume mundesi te ndodhe, dhe ne nje rast te tille viktimat - jam dakort me ty -s'mund te jene vecse "aksidentale". Ne kete rast ato jane viktima "ne vendin, momentin dhe kohen e duhur". E kupton besoj qe ky eshte nje paradoks me i madh sesa fatkeqesia e te qenit ne vendin e gabuar, ne momentin e gabuar etc

 

p.s. E paskam shkruar kot. tani e pashe shenimin per tropin mesiper. ok.

Qe urdheri per te vrare njerez nuk eshte dhene as nga berisha as nga basha, ne nuk jemi budallenj te mos ta dime !

Problemi eshte se ata qe shtine (mos harro se eshte shtene dhe nga lartesite : i plagosuri qe ndodhet ne Athine !! ), me urdher te kujt shtine ??! A kane dale armet (garda) me te forta se politika (kryeministri) ??

 Duke i meshuar skanarit politiko-politicien, ne bejme lojen e berishes, i cili ben kete gje prej 5 ditesh ! IDENTIKISHT te njejten gje ka bere dhe ne '98-n, duke akuzu Nanon (per te cilin e dinte si buka qe hante qe nuk kish urdheru vrasjen e Azemit !!). A nuk ka ardh koha te thuhen me se shumti keto te verteta, per te nxjerre mesimet e nevojshme ? (ku kryesori, kuptohet, eshte klientelizmi qe e katandis ate shtet ne shtet pre letre - siç e quan me te drejte Kajsiu)

Stalker

qe eshte shtene nga lartesite, e ka thene vetem Artan Hoxha dhe News24, nuk ka asnje lloj konfirmimi nga hetimet, eshte vetem nje hamendesim i hedhur kot ne ere, per te gjeneruar me gjasme nje lajme bombastik.

Edhe duke qene dakort qe nuk eshte shtene nga lartesite (pothuaj ta pranoj), a ishte normale te shtihej me plumba te vertete ??

 Normale qe nuk eshte normale. Kjo perben profesionalizmin e nje vendi antar te "NATO"-s lol

 At a ekspertët mund të thonë ç' të duan nqs se çështja nuk shkon në gjykatë.Por deri tani  s'ka asnjë thënje për rikoshet "ndotja" e përjashton atë duhet të ketë deformime të plumbave nqs është rikoshet ose duhet të gjesh patjetër vendin e rikoshetës kur gjuan në ajër dhe jo horizontalisht  dhe duhet të kombinojë me drejtimin e hyrjes të plumbit.Paragjykimin apo dyshimin në hetime e kam shpreh por s'dua ta besoj se mund t'ja bëjnë si Trebickës .  

Pedro qenka Nostradamusi i ri!

Vetem se flamurin e paska gabim. Origjinali ishte francez, ndersa Pedro shkruan nga ambasada shqiptare ne Gjermani. Mos je gje dhendri i Jozefines ti?  uuuuu me fal se harrova ai kishte qejf Francen!

Jo Bostonian, as nuk jam Nostradamus, as nuk kam lidhje me ambasaden shqiptare dhe as nuk jam dhender pushtetaresh. Kur kam ardhur ne Gjermani e kam care rrugen vete dhe nuk kam patur nevoje per lidhje miqsh, se ketu as nuk pin uje fare nje gje e tille. Kur te te bjere ndonjehere rruga nga Frankfurti me bej ze dhe te pijme nje kafe ose ndonje gote birre. smiley

 ju eshte bere koka dhalle duke lexuar lajme ne internet e tipa qe s'dine c'llomotisin, sa dini te mendoni vetem komplote fantazioze, te denja per filmat me fantomasin. 

Shume interesante dhe e mundshme. Nje pyetje kam (kam edhe nje hipoteze ne fakt, por eshte shume personale): Pse u shfaq videoja e Ilir Metes?

Mos brado te keqen vellai, se eshte gjynah. Je djale i ri. Ki pak me shume respekt per veten. smiley

Te jene puqista thuaj!!!

Albanian politics are fascinating indeed! smiley

Mua me teper se sa deklarata e Berishes, me cudit tentativa e disave ketu qe kerkojne ta analizojne ate per te gjetur ndonje gjurme te vertete dhe ndonje lidhje me realitetin. smiley

Kemi thjesht te bejme me nje diktator genjeshtar, te rrjedhur dhe frikacak qe po jep spektaklin e fundit (uroj!) perpara ikjes se tij.

Kjo eshte arsyeja qe nje hipoteze hidhet ne propagande. Shiko, Ols, asnje hipoteze nuk pranohet ose  kundershtohet ne masen 100%. Kjo perben edhe bazen e asaj "dicka do te mbetet". Mbetja eshte pikerisht 100% minus perqindjen e pranimit (ose mospranimit).

Kam thene diku qe Berishes i njoh tre merita: Mosndreqjen e rezultateve te referendumit per kushtetuten, mosikjen ne 1997 dhe ringritjen nga hiri. Por kam harruar nje te katert: aftesine siperane qe ka ky njeri per te krijuar shpure mbeshtetese. NUK MUND te shpjegohet vetem me perfitimin material (rroge, post etj) mbeshtetja konstante dhe e vendosur qe ai gezon, madje me njerez qe dukshem kane nje inteligjence dhe ne disa raste artikulim mbi ate mesatarin. Kjo eshte dicka qe i duhet dhene haku, gjithashtu.

Kjo eshte arsyeja qe nje hipoteze hidhet ne propagande. Shiko, Ols, asnje hipoteze nuk pranohet ose  kundershtohet ne masen 100%. Kjo perben edhe bazen e asaj "dicka do te mbetet". Mbetja eshte pikerisht 100% minus perqindjen e pranimit (ose mospranimit).

Pikerisht emigrant. Ky njeri ka 20 vjet qe po mbjell faren e genjeshtres. Ka 20 vjet qe po perzien genjeshtren me te verteten. Eshte totalisht i paskrupullt ne ate cmendurine e tij. Nuk ka gje me diabolike se sa kjo... pra kur genjeshtra perzihet me te verteten. Une nuk pretendoj qe politika te jete 100% vertetesi. Nuk jam kaq idealist. Por nuk mund te jete ne kete fare feje sic e ka katandis ky.

emo,

me jep nja dy emra shpuristesh me intelifende te larte qe nuk hane nga corba e madhe e pushtetit te qiviriut; me thuaj gjithashtu se ku do te ishin po mos te ishin shpuriste..

Eshte si puna e "shoqerise civile", ne shumice profesionsite te deshtuar te fushave perkatese, te pazote per te mbijetuar pa mjegull dhe llum (heren e fundit kam thene se ushqehen nga fundi i kurrizit te tranzicionit me euro dhe dollare, por e kane fshire) .

 Per cfare hipotezash e keni fjalen ? Mund t'i quani hipoteza, keto qe ai ka shprehur ne akuzat e tij ? Hahaha qofshi ju se keto, jo vetem per mua por per shume njerez, jane perralla per femije dhe filma fantastik, te krijuara nga mendja e nje te semuri, i cili do te zbukuroje krimet e tij dhe te gjej nje fajtor medoemos, me qellim, qe vetem ai mos te jete fajtori.... te tjeret s'ka rendesi kush e ha per kete ... 

 Emo, siç duket nuk ma paske lexuar pergjigjen per kete koment , per keto meritat e ketij njeriu. Ben mire ti lexosh, pastaj beji teorema keto merita.

Jo, te kam lexuar, alidems. Une dua te jem sa me fair te jete e mundur. Te gjesh "merita" tek nje njesi si Sala eshte me e veshtire se detyra e nje zhytesi qe do te gjeje ndonje perle ne 30m thellesi, uji i erret pus. Po ashtu desha te jem fair kur thashe qe makina propagandistike e Sales eshte ne te drejte te vet kur gjun per Amalrildo e Amarilda. Ashtu si perkrahesit e Sales ne ket blog jane ne te drejte te tyne te fshihen prapa nickeve e te leshojne komente te pjerdhura, qe s'ka Zot qe i sjell ne hudut nga ana logjike, pa le me shkakore. E di pse? Se e tille eshte bota. Jallane dhe gjithsecili duhet te kete "shancin e vet".

Kishte bere nje shkrim Rexhep Qosja. Lexoje po pate kohe. Permendet edhe Ismaili, paralel me Salen si servil i regjimit te Enver Hoxhes. Shife nje here. Me intereson mendimi yt, meqe jeton atje, qe cila eshte pritshmeria ndaj I. Kadarese ne keto momente. Une mbase gaboj, por kshu nga larg me duket se mbase Shqiperia rralle ka qene ne menyre kaq te kondensuar si tani ne dikotomine institucione demokratike vs. fashizem. Te heshtesh ne keto kohe eshte e turpshme (pavaresisht krahut qe merr). Te jesh gjigand si Ismaili dhe te heshtesh, eshte e pakuptueshme (gje kjo me e keqe se e turpshmja). Mbase ne gjera te tilla e ka bazen frustrimi i shume shqiptareve ndaj tij. Une i kam ngaterruar keto gjera me librat, merr vesh?

 Une kam mendimet e mia per Kadarene. Ti e di mire qe ka qene korifeu yne, e kemi pas perpire, kur e lexojshim, mbanim rradhe per te blere librat e tij, por deri ne '90. Pastaj?????????. nje humbje e madhe, siç duket borgjezia, "... ja ntrashi gishtin e kembezes..." nuk se eshte ai i viteve para '90. Jo domosdoshmerisht shkrimtari, apo artisti, do te mbaje po ate stature artistike, te pa thyeshme, por diçka do te mbetet. Ajo qe nuk i ben nder atij, eshte se ndryshe nga Driteroi, qe e pranoi diktaturen, dhe beri autokritike, ky, Ismaili, jo vetem qe nuk e pranoi, por mori dhe poza, disidenti ne hi, 

Tani, ai ka folur shume per Kosoven, duke marre pozitat e nje nacionalisti ..par excellance.., po perdor edhe une nje fjale te jashtme, ndonese nuk ja di kuptimin...lol, dhe ndoshta eshte harxhuar nder ide, dhe nuk ka ç'te flase, se gjithmone kur ka folur per memedhene, ka mbajtur ane, dhe kjo nuk i ben nder, prandaj sikur e ka te zene gojen me .......(mendimi im ky)

Nuk arrita me e mbaru "Aksidentin". Kur mos kem njeri. Pjesen e trete te shumten pa lexu e kam lene... Per "te marre veten" mora Kronike ne Gur, e hapa ku me zuri gishti, lexova ca, dhe me erdh fryma ne vend. Si puna e atij qe bie ne vere te keqe tavoline, dhe pastaj i fut nje gllenjke nga ato te rendat e rezerves.

emo

si e ke mbajtur veten Une e lexova brenda nje dite Nuk e lashte libirn ( Kindle) nga dora. Eshte i madh

Persa i perket heshtjes dhe moralit te saj te felliqur, po te kujtoj dy vargje nha Devolliu yne:

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,

Ka droje dhe heshtje kur li[psen te thirrura, mos ma kujto!

 

Nuk jam i sigurte ne e ka thene keshtu fjale per fjale, por brendia eshte pikerisht sic ta thashe.

Olsi, Berisha eshte diktator genjeshtar, i rrjedhur jo, por i çartur, frikacak jo, por paksa i trembur, dhe me beso nuk eshte spektakli i fundit, qe po jep para ikjes se tij (ikja=vdekja)

Eh, e di qe pertej deshirave te mia, ky nuk eshte spektakli i fundit i Berishes. Nuk eshte e thene qe ikja e tij te jete e lidhur domosdoshmerisht me vdekjen e tij (e kam fjalen per vdekjen natyrale).

Nqs. brenda PD-se dhe brenda te djathtes shqiptare ka mbetur ende ndonje njeri me pak logjike, karizem  dhe aftesi per te marr timonin e drejtimit te saj, Berisha nuk ka me pse te jete me ne krye. Eshte totalisht i konsumuar. Ne keto jave ai ka treguar pikerisht kete.

Nqs. brenda PD-se dhe brenda te djathtes shqiptare ka mbetur ende ndonje njeri me pak logjike, karizem  dhe aftesi per te marr timonin e drejtimit te saj, Berisha nuk ka me pse te jete me ne krye.

Olsi, akoma nuk e ke kuptuar, perse eshte kjo fushate tani kunder Presidentit te Republikes alias Bamir Topi?

Nese Berisha ia del mbane edhe kesaj fushate (gje e cila eshte shume e mundshme me ndihmen e Edi Rames) atehere nuk ka me ze te arsyeshem ne PD dhe mbas dy vjetesh nuk ke me nevoje te votosh, sepse pasi ne syte e popullit u vertetua qe ne nuk jemi te zote te mbajme nje republike parlamentare ne kembe me keta politikane te korruptuar,  nje Asamble Kombetare ka kthyer  Republiken e Shqiperise ne nje monarki te trashegueshme dhe kuroren ia kane vene mbi koke....kujt thua ti?

fushate kunder karriges apo kunder individit B. T. ?

Kunder grupit Bamir Topi. PD po ben gati katharsin e vet. Dhe me emerimin e Berishes si Kryenaltmadhnia e Tij, hapet nje vend i ri pune ne PD.

ah, mire. po presim me padurim  smiley 

 

Pedro, e ke fjalen per Berisha-president?

Nuk bohet mo Berisha president o Olsi!

E para e punes, Berisha me ligj i ka konsumuar dy legjislatura, pavaresisht se e dyta i zgjati shume pak dhe u detyrua te jepte doreheqje.

E dyta, me kete Kushtetute qe kemi, Presidenti nuk ka ndonje rol te madh ne politiken e vendit, sic do ta deshironte Berisha, qe do te fusi hundet gjithandej. Roli i Presidentit te Republikes sipas Kushtetutes eshte i lakmueshem vetem prej Fatos Nanos, ha, pi e rri, mos fut doren n´xhep dhe i kalon me pak fat shume bukur dhjete vjet te jetes tende.

Berisha mund te rrije Kryeminister deri ne vdekje, por ai synon te beje dicka edhe pas vdekjes. smiley

Po atehere Berisha cfare?

Mendova se kryelartmadheri ishte ne thonjeza.

pedro, nuk arrij dot te mos ta shikoj kupen gjysem plot. smiley Jam nje optimist i pandreqshem.

Une mendoj se keto javet e fundit Berisha firmosi perfundimisht vdekjen e tij politike. Besoj se Rama do te vij ne pushtet. Kjo nuk do te jete zgjidhja ideale, por besoj se me kete do te hapet edhe kapitulli i fundit i tranzicionit te tejzgjatur shqiptar.

Olsi, le te jesh optimist sa te duash ti. Realiteti eshte, qe tani per tani, ne pozitat me te forta eshte Berisha dhe jo Rama. Rama kishte deshiren e mire, kishte bere nje skenar gjenial, nuk i doli ashtu sic kishte deshire, aq me teper qe te huajt e lane ne balte.

Berisha ne pozita te forta?!

E di si e shoh une poziten e Berishes? E shoh keshtu: nje shofer i cmendur qe po i jep makines. Pasagjeret qe jane brenda nuk dine si ta heqin prej timoni, ndersa shoferat qe jane rruges kerkojne te evitojne ndonje perplasje.

Atehere kush thua ti i ka pozitat me te forta?

Shoferi qe ka timonin dhe nuk ka asgje per te humbur, pasagjeret qe nuk kane gje ne dore, apo shoferet e tjere, qe nuk e rruajne fare se c´ndodh me pasagjeret, perderisa ata vete shpetojne pa u perplasur?

Pozita te forta ne nje situate te cmendur te krijuar prej nje te cmenduri?!

Sigurisht qe i cmenduri i ka.

Por i mbetet jo te cmendurve (majtas e djathtas, brenda e jashte) qe t'i apelojne ndergjegjes dhe logjikes se tyre dhe qe te ushtrojne te gjitha mjetet qe ato i ofrojne per ta hequr te cmendurin nga timoni i makines.

Me duket e vertete.

 me cudit tentativa e disave ketu qe kerkojne ta analizojne ate per te gjetur ndonje gjurme te vertete dhe ndonje lidhje me realitetin. smiley

 

Pikerisht. Me t'hik truni!

Ky paska pjerdhur nga mendja.Ai duhet te marre mesim nga egjipti dhe tunizia.Njerezit nuk durojne me varferine, papunesine , qeverisjet e korruptuara.Me ta nuk mund te luash me si dikur.Socialistet apo kushdo qe do te vije ne pushtet bejne mire te kene nje plan si ta nxjerrin vendin nga kriza perndryshe keto turma qe sot jane kunder berishes neser do te kthehen kunder tyre.

Faleminderit Brad qe me mbulove krahet, se desh me hengren te gjalle.

E mbajne mend edi ramen duke ngjyros pallatet keta...

 mo i bukri osht pallati me shigjeta.tamom lagje jevgjish osht bo tirona

drejte, po te ish bo blu e hapur me noi sigel te zeze siper do ish me bukur. Ne kjo jo per te thote se eshte bo noi pune e admirueshme.

gjifsesi a ke noi kopje te masterplanit me barraka mbi lane?

 

Ket robin populli ngrihet ta heqe ne demostrate bashke me opoziten, Sherbimi fshehte do ta eliminoje, Presidenti do ta vrase, prokurorja e Pergjithshme do ta pucoje...

...Hajde popullaritet hajde!!!

Prit kur te dali dhe Darth Vader i Star Trekut i lidh me Ina Ramen.

Nga sula pres te meposhtemen te "akuariumi", per ke e ma men:

Sula: Ram une jam nuni yt..

 

 

Turp PF Darth Vader eshte i Ylli Vorsit ene jo i Ylli Trecerekut.

Po me armiqte e jashtem e kane lidhje keta puqistet?

 Ditën e parë po pastaj se ka përmend më .

ca lesh vendi esht ky ky kryeministri e akuzon presidentin e emeruar nga vete ai si terrorist dhe vrases?

Filip Cakuli eshte bere disa miliona me i pasur

E kane paguar tashme qe mos te nxjerri ate videon e famshme?

Po ti nuk e di fare, se cfare eshte ajo videoja e famshme.

Ai e ka shitur ate video.

Nuk ja kerkon kot Berisha  skedaret e telefonit ketij, jo.

Oho, Berisha vetem do te jete i sigurte qe ajo video mos te dali kurre.  Pra gjithe kjo zallamahi e marrosur qe ben eshte per t'i ulur keta ne tryeze e per te bere ujdine e rradhes?

Po jo mor I Pakapshem, prape nuk e di, se c´po ndodh. Berisha eshte i interesuar qe kjo video te dali dhe te publikohet, mirepo nuk do ai qe ka blere videon, sepse ashtu e fshehte ajo eshte flori, ben disa ingranazhe qe te punojne ne drejtimin e duhur. Prandaj edhe ia bleu videon Cakulit dhe nuk ia la ketij te fundit, sepse keshtu e kishte vete ne dore, kurse Cakuli edhe mund te tundohej prej Berishes dhe ta transmetonte, sidomos ne keto momente.

Po aq e painteresuar per te dalur kjo video eshte edhe protagonistja e videos.

Personi qe e bleu eshte?

Ehu o I Pakapshem, ti kerkon ti dish te gjitha. Ndiq ngjarjet dhe do e kuptosh. Une fundin e filmit nuk kam per te ta treguar ne fillim te filmit.

Cfare ka kjo video? Apo edhe ajo s'tregohet?

Aha, ja perse frymori Sali i paska mbajtur te ngujuar ata te gardes se republikes mbas vrasjes se pakuptimte qe i bene tre shtetaseve shqipetar ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Ka dashur qe ata te mesonin permendesh telenovelen me skenarist, regjizor dhe producent frymorin Sali. Mirpo pak me vone do te duhen faktet, deshmitaret pjesetar te gardes qe e kane informuar frymorin per eleminimin e tij. Cte bej frymori? Atehere ja heq kryeprokurores gardistet mbrojtes, do ti ngujoje ne kryeministri qe ata te mesojne telenoven tjeter, pra sesi ata kane degjuar me veshte e tyre dhe kpare me syte e tyre, kur Ina ka bere planet me Edi-n, dhe Bomin per pucin. Ec aty frymor i papare! Ja qe paske talent per skenar telenovelash.

Me duket se Edi Rama po terhiqet, ja po kerkon ndermjetesim nderkombetar . Me duket se po dalin te vertetat dhe po e harron premtimin qe beri ne homazhe , po fajin se ka ai se ai gjithmone dhe gjithcka qe ka nisur e ka lene pergjysme por ne qe shpresojme se ai do te beje nje here dicka te plote. Jam i zhgenjyer nga ai qe e ndez zjarrin dhe po vete po e fik nga frika.

Mua me teper se sa deklarata e Berishes, me cudit tentativa e disave ketu qe kerkojne ta analizojne ate per te gjetur ndonje gjurme te vertete dhe ndonje lidhje me realitetin. smiley

Olsi, ka dicka qe nuk shkon ketu.  Kjo dickaja eshte fakti se edhe pse Berisha po hedh akuza e fyerje shume te renda ndaj presidentit dhe kryeprokurores, keta te dy nuk kane reaguar asnjehere ndaj ketyre akuzave...Ka dicka te dyshimte tek gjakftohtesia e tyre. 

Po cfare reagimi kerkon mo I pakapshem? Si mund te reagosh ndaj deklaratave te nje budalli?! Me thuaj ti? Si mund te reagosh? I vetmi reagim eshte qe te ulesh ne nivelet e tij. Presidenti foli qarte dhe me korrektesi ne mesazhin qe i dha popullit. Kaq mund te bej presidenti. Edhe kryeprokurorja ka folur gjithashtu ne prani edhe te ambasadorit te SHBA-ve, shenje kjo qe SHBA-te mbeshtesin kryeprokuroren.

Olsi, e pakta qe duhet te thoshin eshte qe keto akuza jane te paverteta dhe nuk kane asnje lloj lidhje me realitetin.  Nuk eshte halli te biesh ne nivelin e tij, por dhe te mos i adresosh fare akuzat ndaj personit tend dhe pozicionit qe t'i mban ka dicka qe nuk shkon per mua.

Nejse shiko me poshte cfare thote Rama...

OK, kjo mund te jete dicka qe s'shkon, por mund te jete ne fakt edhe dicka qe shkon.

Pse?

Duke iu pergjigjur akuzave te nje te cmenduri, ti ne fakt i legjitimon ne nje fare menyre ato.

Per t'u shpjeguar me qarte: imagjino sikur ndersa ti ecen ne rruge, nje budall qe kalon andej te ben ty nje akuze surreale. Ti cfare do beje?! Do t'i thoshje: "jo kjo nuk eshte aspak e vertete, ti e ke gabim" apo thjesht do ta injoroje?

Ols, analogjia nuk shkon.  Budalli ne kete rast eshte kryeministri legjetim i republikes qe akuzon institucionet perkatse te kryeprokurorise dhe presidences (dhe personat qe i drejtojne ato) si grushtshtetas ndaj tij.  Injorimi ne kete rast nuk vlen.

Lexo c'thot Rama me posht.  There is more there than meets the eyes...thone Amerikanet.

Mire, mire. Berisha eshte i cmendur, Rama eshte hajdut. Asgje te re ketu. Por gjithe shqiptaret e tjere, perfshire ne qe shkruajme llogje ketu, nuk po bejne asgje. Kaluan dy jave dhe pervec demonstratave qe organizoi PS asgje tjeter. Asgje. Bosh. Hic. Zero. Nul.

cfare prisje? e thame ate pune qysh yhyyy. Keta qe sdun te identifikohen politikisht po qe jane shuuuume te indinjum per vrasjet, nuk dolen as per nje shetitje perpara kryeministrise. As me 22, as me 23---27 ose 29.

Mbase duhej ngrit nje tende atje dhe te shperndahej kafe falas.

meqe ma kujtoi eko me siper, chene di te jete organizuar gje ne dc, perpara dept. shtetit psh?

nuk e di.. mos duhet gje?

mu kjo me duket tmerrsisht fyese.

pse te duket fyese?

ne endrrat tona roli i shba-se do te ishte i neglizhueshem. ne realitet shba-ja i ka dhene goxha mbeshtetje publike berishes dhe besoj se do te jete nje nga katalizatoret e 'dialogut te madh'. ato ca muaj qe kam jetuar ne dc me kujtohet kishte shpesh protesta per situaten ne bjellorusi. edhe dicka simbolike perpara ambasades shqiptare mund te behej. nejse, kot edhe une, po vetem te fyerja s'me kishte shkuar mendja smiley

Fyerje shoqe fyerje, se eshte turp ti lutesh ketyre burokrateve te mesem me rroga mediokre sikur te ishin olimp.

I ndrite shpirti Namik Hotit.

aaa po jo me si qenka protesta lutje, pse ata perpara kryeministrise po luteshin? eshte kritike e dobet ndaj rolit te nderkombetareve te pretendosh se ky rol nuk ekziston smiley

shiko chene, organizimi politik i shqiptareve nuk matet vetem me organizimin e tyre ne shqiperi. qe ketej organizimi eshte zero nuk eshte gje e mire. diaspora njehere e nje kohe levizte, tani qe erdhem ne 'njerezit e rinj' perposhte gjerat. prandaj na shan ruzhdija smiley

Proteste te departamenti i shtetit, te kujt? kundra kujt? vec proteste qe seshte!

Ps: TM bedranes, po ne njerzit e rinj me nje kembe ketej e nje andej as e shevim fare se cer mendojne bedranet per ne. smiley

Burokratet e dine nje gje, o chene.

Nga kujto ti se ka ardhur pergjimi i atyre qe thote Fahri Balliu qe nuk kane nevojen e firmes se gjykates?

aj nou aj nou, por cilido te jete qendrimi i jashtem, presioni i brendshem  ka arrit kulmin dhe nese nuk reagohet nga te gjithe, ne te gjitha menyrat, sic thu dhe ti le ta kemi ne qafe edhe pas vdekjes.

chene, nuk e di se ca loje te piset po lujne keta nderkombetaret dhe pse po e bejne kete, vetem se kohe te keqija po kalon Shqiperia dhe do te kaloje akoma me te keqija.

Ka plas mooti keq neper bote. Po kerkojne demokraci vende, per te cilat daj semi nuk ka parashiku te transportoje demokracine dhe kjo nuk eshte gje e mire per dajen. Ne keto momente daja nuk don qe te ngrihet vater tjeter turbullire, prandaj edhe "tradhtia".

Fatmir Tocit i shpetoi nje artikull tek Shekulli prej inatit, por nuk vonoi dhe e dergoi pergenjeshtrimin.

tani, mu nuk mu duk si pergenjeshtrim. Mu duk me shume ne linjen e aleances te pandare, por ketu po pozicionoheni gabim, jo me te drejten.

Mu ne fakt me beri cudi qe shekulli i kish heq shkrimin origjinal.

 Boris Yellnikoff thote ZILCH smiley

ne te gjithe le te lutemi qe zoti te kete meshire per ne te gjithe dhe kryeministri jone i dashur te ike sa me shpejte nga DAMLLAJA. 

po te krahasosh pamjet e tij te jashtme tani me ato te dt 20 Janar shikon nje rendim te theksuar ishalla do zoti kete rradhe!!

Rama: Jemi gati për dialog
01/02/2011 13:25

 

 Jemi gati për dialog

Kryetari i PS, Edi Rama ka bërë para pak castesh një deklaratë të shkurtër për shtyp, ku ka shprehur gatishmërinë e opozitës për dialog, por edhe mostërheqjen e saj nga protestat.

“Dialogu dhe kompromisi janë pjesë e patjetërsueshme e vizionit tonë demokratik. Por ne do vazhdojmë misionin tonë opozitar, me protesta paqësore”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, protesta e paralajmëruar e 4 shkurtit do të jetë një protestë e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë, e cila sipas tij është kapur nga korrupsioni.

“Qytetarët janë thirrur më 4 shkurt në protestë për të protestuar kundër kusarisë, për dorëzimin e gardistëve dhe për të gjetur një zgjidhje të re për këtë situatë”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozitës ka përshëndetur deklaratën e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, e cila bënte thirrje pikërisht për vendosjen e dialogut politik.
 

 

hmmm....

Te ket rigjetur shkerdhaten brenda vetes thua? Shpresoj, se keshtu i afrohet me shpejt fundit te vet.

ca s'do kete gjetur thuaj...

Rama vetem nje strategji mund te perdore kunder Berishovicit, qe te ngreje vertete popullin ne kembe para tij. Karten e vasalitetit dhe sherbeses Berishovicjane ndaj interesave serbe ne Shqiperi. Nese di ta formuloje kete pike, populli do te ngrihet. Perndryshe, kot perdridhet si nuse e bukur dhe e turpshme. Retorika nga ana e tij, eshte jo thjesht e turpshme, perseritese, e bezdisshme... po thjesht po torturon popullin, edhe ne pasigurine per te ardhmen, edhe ne pasigurine per te nesermen dhe ne tensionin se c'mund te ndodhe, po dhe ne cfilitjen e arritjes se hicit deri tani, edhe pas gjithe ketyre daljeve ne shesh, pas gjithe ketyre deklaratave migrenizuese, dhe pamundesise se rrezimit te shkaterrimtarit qe eshte vene ne fokus prej kohesh.

Si te mos mjaftonin keto, duhej t'i shtohej edhe skizofrenia qeverisese, tallja dhe poshterimi publik i gjithe popullit, shkeputja e padroneve me kerbac ne dore nga pronaret e vertete te shtepise...

per nder, ndihem i lodhur thjesht duke menduar cfare te perfshij dhe cfare te mos perfshij ne nje koment qe e nisa per te shkurter...

Nuk mendoj se e humbi ndonjehere chene.  Te mos ishte i tille, gjasat ishin qe ky s'do i kishte marre ere politikes e jo me te ishte bere kryetar i partise me te madhe te vendit.  E kam cituar plote here ate pjesen nga "Refleksione"...

Njeri i pafytyre e ne karrike dhe tjetri i pafytyre dhe kerkon karriken. Me mire te ngrihet populli dhe te thyeje karriken dhe mos te ndjekin asnjerin nga te pafytyret.

Nuk e kisha menduar ndonjehere se ky fare "burri" i Malsise te mbante brenda atij trupi te plakur nje lepur aq te madh te frikes. Aq frike ka ky k/fikacak sa qe per te provuar se i kishte dale para nje "pucist i madh" vete dhe genjen tamam si personazh horrori i tmerruar nga frka.

Turp i madh per shqiptaret qe mbajne kete krijese te percudnuar te shpellave te Alpeve te Shqiperise.

There is one thing left to say about this:

O MY GOD....... SAVE HIM OR LET HIM DIE, JUST MAKE IT QUICK PLEASE........

Puç apo jo Puç ; ky është dhe qëllimi final i të Marrit që të fillojë ky diskutim i zjarrtë dhe palët sipas haluçinacioneve të tij të barrikadohen i sigurtë se fanatikët e tij do dinë të prodhojnë prova e fakte për puç (si ai dje që kishte nji shok inxhinjer harrova ku e që i kishte thënë ) dhe kur të vija (nqs ) ora për të marrë përgjegjsitë ai do  i hedhë këto fanatikë në mbrojtje të pafajsisë së tij. Prandaj s'ka asnjë vlerë puç apo jo puç komision hetimor i anshëm apo jo kushtetues , pika e parë që duhet kërkuar të plotsohet nga i marri janë dorzimi në Prokurori i 6 gardistëve dhe paraprakisht dorheqja e lulzim Bashës.

Në qoftë se ai beson për puç le ti çojë provat në prokurori (Prokuroria nuk është vetëm I.Rama ) por provat e tij janë si t' atij shokut të inxhinjerit. sipas burimeve të mija thotë ky (ç'janë këto burime antinstitucionale ) dhe  diplomatët e huaj (këta të fundit  thonë e ç'na gjeti belaja )

E dyta të gjithë demostruesit dhe policët që kanë ushtruar dhunë të hetohen e të çohen në gjykata 

Policët që kanë ushtruar dhunë ndaj të arrestuarve në komisariatet e policisë 

Familjarët e të plagosurve dhe të vrarëve duhet të bëjnë padi kundër shtetit për vrasje e plagosje të paramenduar në shpërdorim të detyrës 

Pastaj të diskutojmë haluçinacionet enjë të marri puç apo jo puç.Në fakt Kryetar i puçit qenka ky Xibri.(Shiheni në  Xhungël)

PSsmileyi duket i marri e ka ngju kte histori ose të ngjashme . Dy shokë duke pirë kafe vendosën të bëjnë një lojë gënjeshtër; i pari njohur që hyri i pyeti pse po iknin kaq me nxitim  :

Gënjeshtarët : ka plas peshku në lum dhe po shkojmë të marrim ja dy thasë në shtëpi.

Mbasdite njëri nga shokët doli përsëri dhe takoi një të njohur i cili i tha ika unë se ka plas peshku andej nga lumi dhe mos ngel pa gjë .Ky duke e parë si turreshin njerzit nga ana e lumit shkoi tek bashkëpuntori i tij e i thotë : hajde plako merr i thes se ne e nisëm me tallme po ka plas peshku andej nga lumi dhe ne jemi të fundit. 

 

 Lum si ata qe jane ne Shqiperi, e kalojne kohen pa u ndjere, nga opiumi politik. 

Pjero,

Coi Sules nja 2 shishe vere Belgjike se jam i sigurt qe nemos do e vrasi do ti marre gojen per ca kohe.

Pjeri rri në Belgjikë po Belgjika s'prodhon venë  Birrë po nja 100lloje dhe atje ku rri pjerri diamante 70% prodhimit të botës.    Vena  prodhon Franca

 ne qe jemi ne shqiperi po na luan tepeleku, po te na coje ky i cmendur der ne buze te gremines, kemi dhe ne plane, kredi, halle femije per te rritur. Ekonomia ka marre te tatepjeten, karburanti po rritet kredite jane te gjitha ne valute, valuta po behet gjithnje e me e rralle nuk ka prodhim nuk ka remittance. Ky flet nga fitorja ne fitore.

POPULL DEPZEZ!

Lajmi i fundit:

Iniciatori:

Presidenti i Republikes.

Ne kembim te tabulateve telefonike ne ofrojme dialog.

Pershendetje miq te peshkut,

une nuk e di moshen tuaj...por nuk eshte hera e pare qe ne historine e ketij vendi shihen endrra me sy hapur per puçe e grushte shteti...per aq sa me lejon memoria kujtoj se nje situate e tille ka qene edhe ne vitet 80-te kur udheheqesi i madh i partise dhe popullit shqiptar hartoi dhe beri publike "tabllone sinoptike" ku "kryqezoi" pucistet Mehmet Shehu & co, te cilet donin te eleminonin fizikisht udheheqesin !!!! Institucioneve ( hetuesise, prokurorise, gjykates te kohes) u mbetej vetem te cuditeshin me gjenialitetin e udheheqesit dhe te benin gare se kush me pare do te konfirmonte vertetesine e "tabllose" !!! Historia perseritet, ndryshojne personazhet, por fjala puç mbetet e pandryshuar!

eh, jo... ne 74-en me Beqir Ballukun. Ajo eshte hera e pare (tragjedi ne te murrmen e saj); kjo tani eshte replay (farse si me zor, ne anen qesharake te karaktereve, se farse prej verteti nuk e lene te jete ato vrasjet e 21-shit). Eshte po e njejta atmosfere, po i njejti pluhur ne ajer, me te cilin mesoshesh se nuk e sheh, madje kujton qe ashtu, me ate pjese te fazes se ngurte eshte normalisht ajri, kur fap ia jep ndonje rreze drite, ndonje penxhere e hapur padashje si me thene qe hedh fashen e drites pa meshire dhe ti sheh se sa i dendur eshte pluhuri i qymyrgurit ne ajer, habitesh madje se si mund te ecesh mes atij ajri, pale me te frymemarresh.

 Ju qe thoni qe garda s'ka faj. A mund te me shpjegoni se pse tha mjeku i Berishes ne fillim, qe keta jane vrare me silenciator, me pistolete te vogel, nga afer?

Po ti s'e degjove ate doktorin serb ca tha? me vija te trasha... "mos me beni per te qeshur... - me mjeket qe ka Shqiperia, as krime lufte nuk ben dot .".

!

te du fort un ty, zot-o. Ja per keto shigjetat (me helm smiley ) qe hudh bash kur s'e pret robi i zakonshem.

lol!

 thenkju, aj llav j'aoll tuu. smiley

amon, zoto, se njehsimi i aq mjekve te zote e njerzore sa njoh un me drejtoret e perkohshem politike eshte krim.

Pliiiz. Nuk e kam per ata qe thua ti. Sori nese ofendova ndonje. ndjese. Por jam i mendimit qe nje doktor, sado i zoti ne mjekesi, nuk mund te behet brenda dites dhe te flase si ekspert ballistike... duhet te jete ekspert i mjekesise ligjore. Te njejten gje e beri kryeministri, kryepresidenti, kryembreti, kryekreshniku, kryerilindesi i kombit... qe harroi se eshte kardiolog, i mire apo jo(se ka 20 vjet qe nuk ushtron zanat tjeter pervec kasap-llekut dhe me ligjet e tij vete, duhet te kish bere te pakten nja 4 kurse qe te rrinte ne profesion), kardiolog, dhe ja plasi ne sy te gjithe shqiptareve dhe botes: pistoleta me silencjator... arme nga me te sofistikumet... killera te stervitur dhe te pergatitur... ups, me fal, harrova te shtoja me siper: kryeprokurori.

Ketu e kam fjalen, chene.

tani, ne kemi nje kryeminister, qe pervec atyre "kryeve" te tjera, eshte kryekspert i cdo fushe, ligjore, ushtarake, meteorologe, te drejtes nderkombetare dhe ndarjes se kufinjve e copetimit shqiptar me stil konferencash Londre... ekspert i rikthimit te eshtrave te nene Terezes, ekspert i zhvarrimit te shqiptareve... ekspert ne fushen e pucit dhe parandalimit te pucizmit, pucisteve dhe atyre qe lexojne libra puci... ekspert telekomunikacionesh, ekspert hidrologjie, ekspert ekonomie, ekspert energjitike, ekspert kulture, ekspert historie, ekspert... zot i madh... a ka ndonje fushe qe nuk shkelqen ai? Ja, te ka dhene prova edhe ne imagjinate qe eshte "KRYE" dhe aty.

 

doktor shirokes Zoti edhe duret ia kish bo te vogla fare, qe plagen e operacionit te linte te vockel, tha... eh, kur kujtoj duret e cave... obobo... smiley  mos te plaste apendisiti thuj. Kohe e Qani Kekezeve, qe thernin mace ne ore te biologjise.

PS: me fal se harrova te shtoj nje shembull real:

Edhe me nje doktor ne krye te cdo gjeje, dhe mbi krye te kryes si ky karagjozi jone antishqiptar, edhe me kete nuk jemi te afte dhe nuk kemi kryer dot krime lufte. - interesting point, non? me si! Ky krimet qe ka per te bere, i ben mbi shqiptare, ne vazhden dhe konceptin serb mbi procesin e vendgjetjes per shqiptaret.

pedro - 1 Shk 2011 - 2:59pm - #

 

Nuk bohet mo Berisha president o Olsi!

E para e punes, Berisha me ligj i ka konsumuar dy legjislatura, pavaresisht se e dyta i zgjati shume pak dhe u detyrua te jepte doreheqje.

E dyta, me kete Kushtetute qe kemi, Presidenti nuk ka ndonje rol te madh ne politiken e vendit, sic do ta deshironte Berisha, qe do te fusi hundet gjithandej. Roli i Presidentit te Republikes sipas Kushtetutes eshte i lakmueshem vetem prej Fatos Nanos, ha, pi e rri, mos fut doren n´xhep dhe i kalon me pak fat shume bukur dhjete vjet te jetes tende.

Berisha mund te rrije Kryeminister deri ne vdekje, por ai synon te beje dicka edhe pas vdekjes. Wink

 

 

Po mire më Pedro, ketu nuk ka ndonje gje te re, perveçse skenarit tashme te njohur te konvertimit te Berishes ne Naltmadheni, ose edhe me sakt, ne Naltmadhni te gjithe shqiptareve (sigurisht, bashkimin e shqiperise me kosoven vetem tarallaket nuk e besojne, kjo u mor vesh ! ). Ti mund ta thoje me shkoqur,  se e torturove dhe 'te pakapshmin'  smiley

ne qe jemi ne shqiperi po na luan tepeleku, po te na coje ky i cmendur der ne buze te gremines, kemi dhe ne plane, kredi, halle femije per te rritur. Ekonomia ka marre te tatepjeten, karburanti po rritet kredite jane te gjitha ne valute, valuta po behet gjithnje e me e rralle nuk ka prodhim nuk ka remittance. Ky flet nga fitorja ne fitore.

!!!

Ols-o, une du qe te kuptohemi per i gjo qe e kom thon edhe gjetke: ne demokracine e kemi te imponume, vllajo. Kupton? Gjendja jone normale eshte monarkia. I ke parasysh ato makinat qe nuk e kane drejt aksin e rrotave? Po ti lesh te ecin me te veten ato "do presin" anash. Do ia kpusin murit te autostrades po i le me te veten, ose per gremine, nqse nuk e ka honger tenderi ate murin mbrojtes. Edhe duhen dur i cik te forta (se nuk ka "Servolenkung", c'po themi, makin rrangalle) per me e majt timonin i cik kithtaz, qe makina te eci drejt. Mirpo mos kujto se nuk i dhem makines ajo e drejta. Ato akse e rondele e din cer heqin.

Emigrant, jam dakort qe demokracia nuk eshte gjendja jone normale por per mendimin tim, neve si komb na pershtat me se miri nje sistemi hibrid teknokrat-ushtarak.

Ne demokracia na vret veshet, si shkumsi i forte qe grric drrasen e zeze. Po thyje ate te shkrete shkumes se s'u bo qameti, tha. I ke parasysh ata kalamajte e Pilurit te qethur me shkalle me gershere delesh ("ma jep te qelloj nje here, se te hapa koken me gur" - quizi i te martes)? Kur vjen ndonje mik, bejne sikur sillen mire, se ashtu duhet, dhe sa dalin nga dhoma ku iu tha mireseardhja atij botit, duret ne fyt njoni tjetrit: 'o te shqyej, 'o te bej copa...

Sa per formen e pershtatshme te regjimit, nuk e di...

100% Dakort.

Demokracia tek ne eshte deshira e turmave te identifikohen me nje fraksion, te pranohen ashtu sic jane (pa ndonje nivel te caktuar zhvillimi apo kualifikimi), te kenaqin nevojat emocionale per te share "malokun", "lakuriqsin" apo "kokelopen" e ne fund te dites te permbushen.

Kemi nje kryenecsi te papare, qe e kanalizuar ne demokraci na shtyn ne veteshkatrrim.

Edhe disa fakte qe konfirmojne tezen tone:

Ne periudhen 1920-1925, kur kishe "demokraci" dhe zgjedhje sic kjo periudhe qe kemi tani, ka pasur 5 grushtshtete/grushtshtete ne tentative/rrebelime dhe gjate kesaj kohe jane mbajtur 4 pale zgjedhje.

Do ia kpusin murit te autostrades po i le me te veten, ose per gremine, nqse nuk e ka honger tenderi ate murin mbrojtes.

smiley

 

Te kuptoj emigrant, te kuptoj. Keta lloj mostrash ky popull i prodhon e i sjell ne pushtet. smiley

Plotesisht dakort me ty. Tani e kupton sa e veshtire eshte te ruash ekuilibrin e kesaj makine, qe ja kane shtremberu te gjitha? Sidomos po te mendosh se i duhet edhe te ngjisi nje malore te veshtire.

Po kush ja di atyne qe mbajne keto ekuilibra se?

Mrome kur po e ritransmetote ABC-ja te plote fjalen e Berishes, mu duk sikur e kisha cu te kanali "komedi". Mjaftonte te shihje fytyrat e anetareve te komisionit dhe shkriheshe fare.

Tani kam frike se kam kaluar ne nje faze pa kthim. Tragjedite nuk me bejne mo me qa po vetem me qesh.

Lizander ("Guche" kur te piqen kushtet), un du qe ti te ndergjegjsohesh per i gjo: ti jeto ne nji ven ku poetet enderrojne te behen deputete. Te tjerat vijne permrapa.

Po deshe rekomandim per naj lexim sot, po te them me lexu O'henryn (Nga dashuria per artin), me at shitsen e bukes qe i rrasi nje shuk gjalpi te buka zez ati piktorit.

Po megjithate rrotullohet. Enjoy these days, bro, as they will come back in 7 years now. Kaq e kena ciklin e cmendurise ne serine kohore ne.

emo, me kujtove Sopin (nga O'Henry), qe sapo filloi t'i kthehej mendja per te mos shkuar ne ishull (burgu ne Randalls island) nen tingujt e embel te pianos, ndjeu nje dore te rende mbi sup dhe sheh fytyren hijerende te nje polici:

- C'ben ketu - e pyet polici

- Hic - pergjigjet Sopi

- Atehere shkojme.

3 muaj ne ishull, tha gjykatesi te nesermen.

Ja kshu dhe poplli jon, sa kujton se ka mor kthesen i del perpara humnera. smiley

"Rruget e fatit" tha smiley

 

me falni per nderkombetarizimin e gjese, por ja dhe nje tragjike per te qeshur nga egjipti, new york times quote of the day:

"For them to have said 'eat less' is really new. Who would have thought?"  MARGO WOOTAN, director of nutrition policy at the Center for Science in the Public Interest, on
new guidelines by federal regulators. Egypt.

ps: shkrimtari egjiptian Sonallah Ibrahim ka nje roman me titullin The Committee, nga recensat qe po i lexoj disa romaneve te tij qenka per te mos u humbur si autor.

qafsha mocen dy jan gjonat o ky ka shku per lesh,  o do me ndjek taktiken e Keyser Soze... po dhe ne jo lekur gamori po kurriz breshke paskena pas ...

ai skenari imagjinar i pedros eshte freaking scary nqse ka qofte edhe 5% te vertete mren. Me shume se cdo gjo tjeter per ato te shkretet qe iken kot. Dhe se duke u gjet fajtoret (nuk ka rendesi nqse peshku i vogel ose i madhi) vihet nji standart i mire qe te pysin mire veten kur te ndodhen ne nji situate te ngjashme (larg qoft!)

Estrada e Fierit ka qene ajo qe ka pas ate skecin me "une te godas, po te godas rende!"?

 Shkodrës 

filmi cifti i lumtur? smiley

Bep Shiroka...

une te godas.......  une te pelcas.smiley

Ah, faleminderit smiley  E kisha harruar.

 Ato skenaret per pazaret e Edi Rames, behen duke pasur parasysh qe ai s'ra ne pazar as me Ilir Meten per jo pak... pushtet?

Kush nuk ra ne pazar me Ilir Meten?

 a nuk i kerkoi ilir meta te bashkoheshin, e edi s'pranoi?

Apo jam keqinformuar?

Ah. Dmth e paska vete fajin Rama qe PD eshte ne mazhorance?

Faj? Eshte merite. Tregon qe kur thote nje gje, i qendron, qofte dhe para joshjes se pushtetit. Jo puci-puci buci-buci si Berisha dhe Meta.

Po na ben lemsh me dredhjet qe ben qe, cfaredo te jete situata, prape Ramen t'a nxjerresh te lare. Me fal pak sa te vjell nga ky komenti jot qe Rama paska merite dhe nuk joshet para pushtetit. Juve doni te na beni edhe budallenj me zor! Kujt po i qendronte Rama gjate zgjedhjeve kur Meta e mori ne tel e ju lut "t'i jepte" ca vota atij ngaqe po humbte ne Tirane? Dhe Rama e beri sepse marreveshja ishte qe LSI do bente koalicion me PS-ne. Prifti shkoi ja prishi Metes dhe u prononcua per koalicion me PD-ne para Metes. E sic duket Berisha kishte oferte me te mire.

Rama po perballet me Berishovicin ne ate drejtim... Nese ai mendon se do perballet me te, duke i bere thirrje asaj pak aresyeje qe u ka mbetur shqiptareve, do te bente gabim me te vertete fatal (po jo letal, e ku i dihet?) qe te injoronte ate aresye te ciles po i adresohet.

Mendimi im ky.

Nuk e kuptova.

Mund te me perzesh mua me filan aresyetim dhe per filan shkak... po e peson edhe vete nese kur te hipesh ne pushtet te besh te njejtat gjera per te cilat me perzure.

Dhe sa me e madhe masa e njerezve qe i adresohesh, aq me pergjegjesi do te kesh kur te vije radha jote e pushtetit.

 

po me perzure per vjedhje, nuk mund te qeverisesh per vete me vjedhje.

Nese popullit sot i thua "ta rrezojme hajdutin", populli do te te rrezoje dhe ty po rezultove hajdut. Dhe sa me i shumte populli qe te ndjek, aq me i shumte ai qe i ka syte te ty per te te kerkuar llogari.

sorry, nuk di ta shpjegoj ndryshe.

 Po te thote qe nje i ndotur nuk e rrezon dot nje te ndotur per pisllek, sepse i dalin pislleqet e veta dhe do te rrezohet shume shpejt, nese ngjitet dhe ben politike po aq te ndotur, sepse pikerisht per ndotje do ta ruajne.

S'po them qe do te jete engjell, qe eshte engjell, por deri tani, para opsioneve te tjera (Berisha\Meta\Nano) eshte engjell. S'eshte ideali. Te pakten te heqim ata qe jane me pak engjej se ky, qe t'i hapet rruga idealit.

Vill more zoteri, nxirri zorret. Une s'vij ketu per te te mbushur mendjen ty, por te diskutoj ne baze te lajmeve qe botohen dhe gjerave qe me shohin syte, duke perdorur logjiken sipas arsyetimit tim. Une kam lexuar shume mire ne lajme te hapura per publikun, qe LSI i beri thirrje Rames per koalicion pak dite para zgjedhjeve. Mbrapa, gje zyrtare, s'kam lexuar. Se c'thoni, nuk e di. Une flas nepermjet lajmeve te botuara e gjerave qe shoh me sy, jo me teori komploti te njerezve qe u eshte fiksuar qe cdo politikan eshte vrases e hajdut, deri ne fund te jeteve. Duhet ta lidhesh gomarin ne nje hu, perndryshe do te te ike kot me kot. Lidhe, nderro hurin kur te nise te kalbet. Por diku duhet ta lidhesh.

Ashtu e mbaj mend dhe une. Ishin kudoset me te shumta qe ka fituar Edi per mua. Qe para zgjedhjeve ne fushate elektorale e ka deklaruar gjithmone: cdo vote per Meten, eshte vote per Saliun. keshtu me kujtohet.

skenari i pedros  ben ''sens''.   edhe une shoh nje bashkpunim te mundshem Berisha-Rama.    per te miren e atdheut, natyrisht.smiley                lexoni me vemendje se ke akuzon berisha si organizatore te dhunes....

Provat” e Kryeministrit

“Një pjesë e protestuesve kanë ardhur me armë të veçanta, pistoleta, çadra-pistoletë, stilolapsa-pistoletë. Por pjesa më e rëndësishme e kësaj ngjarjeje ishte në bunkerin e Fidelit, ku ndodhej Rama me Ruçin dhe Gjinushin, si dhe me eksponentët e tjerë të mafies dhe të ashtuquajturit gazetarë, që do të publikonin lajmet se, Berisha u arratis dhe se kërkoi strehim në ambasadën serbe. Por të gjitha janë dokumentuara”, tha Berisha. Ai ka shtuar më tej se mercenarët janë paguar deri në 300 dollarë për dhunën nga bosët e krimit të organizuar në krye të PS, që sipas tij janë Fidel Ylli, Sadri Abazi, Tom Doshi, Artan Dulaku dhe Koço Kokëdhima. “Ata dhanë 500 dollarë për transportin dhe 200-300 dollarë për dhunën. Janë shpërndarë 1.3 milionë euro, të tjerat janë në rezervë. Janë siguruar armë kallashnikov, tritol”, tha Berisha. Më pas Kryeministri ka treguar disa porosi që sipas tij, kryetari i PS-së u urdhëronte mercenarëve nga Kullat Binjake.

 

pra ,  sipas Berishes,  nuk eshte Rama organizatori i dhunes apo pucit quheni si te doni.smiley

ai i pakapshmi ka nji llaf t'hajrit per ngjashmerine mes ngjarjeve ne politiken shqiptare dhe asaj rafinerise se fekaleve

Belul, po ta them edhe ty, qe skenarin se kam nxjerrur une fare, mua me erdhi nje zog dhe me ciceroi ca gjera ne vesh, te cilat jane shume turbulluese.

Une dhashe variantin e mundshem se si do te perfundoje kjo mesele.

Po s'ka nejo gjo me tabulatet mer, e thejshte fare. Topi ke tabulatet e veta ka telefonata me dashnoren, pse nuk e thoni troc. Berisha e di mire ket gjo pranej ja zhyt bamirit dhe bamiri bie squk. Gjera te ngjashme edhe per Inen dhe te tjeret. Sala dihet qe kur bje fjalla per pergojime plakash te merr gjak ne vetull dhe po ashtu dihet qe t'gjithe 10jesin n'shqipni kur bohet fjale per pislliqe krevati.

Ia u xuni n'fyt rromancat, qe iu zonte i gjosen, jarabi!

J. Edgar Hoover got nothing on him smiley

Po ti ke qene gjithmone analist i papame politik. Lumsi Peshku qe te ka. Po me sa po shof te paskan shpetu ca thashetheme te Fahriut, pa i kap. Shko mesoi ene ato ene meri per baze ne analizen tende politike.

Lizandro, me mu e pate ket qitjen e pavullnetshme apo me gjembin?! Nuk ka nej problem edhe po a pate me mu, po un sun lexoj Farien se m'shko bark pastaj.Pastaj mos u acaro kshu mer bir se muhabet po bojm. Un kom menimin tat, ti ke menimin tim smiley

Me ty me siguri se une per vete e kisha per humor. smiley

Me ty mer me ty e pata!

Po qe ta bojme gjemin te kete menimin tone Smile, futi nji pako (10 kokrra minimumi) loperamid, ene lexo shkrimet e Shokut Fahri per Presidentin. Do shohesh se per gjithe keto "batutat" qe ju boni per Presidentin, ju duhet me i permen emrin Shokut Fahri se ka kopilrajtin. A m'kuptooooove?

Ky njeri eshte i cmendur!

Po bohet gati te vej Shaben President me duket smiley

Shaban Qosen ? pse gjallë qenka ?

PS Flm Tironso se mke mbrojt emrin se kta adminate fshinë përgjigjen time ( mirë e ban&eumlsmiley

Pse ere se ka dit Sala car ishte Bamir Topi ee?

 Keto "under oath" i ka thone ky palla, apo eshte "exempt" ky nga betimi perpara Kuvendit?

 

Po për ç'betim flet këtu pse komisioni Kongresit, ështê ky .Ai i la vetëm detyra që të mbledhin fakte dhe grupe faktesh se puçin e ka zbuluar . 

 Ah, iku dhe shanci im qe t'a impichja kete dashnor te ligjshmerise! smiley

ai eshte besnik, nuk ja dredh jales se lire. tha "jam dashnor i fjales se lire". Ligjshmeria o tjeter pune..

 Ore prizrenzaranika , po i di te Shabon Qoses ti mo, qerata ? E ke mire.Ashtu po ben ky.

Si demokrat, me vjen keq qe Sala paska rrjedh. Nuk ka asnje dyshim, se ky e ka humbur. S'ka mbetur asnje fije normaliteti ne trunin e tij

cer Shabon Qosja mer yahooooo Ver Lapa thuj...

 grava ,e kam njoft dhe vetë dikur.

se me paska shpetu i l

Në puç paska pjesë dhe Prifti me anë të videos .Mirë i Marri po ky luli e paska nda mendjen të japi dhe jetën për të .

Mehmeti: - Po të ngresh ti, Petrit Dume, në këmbë ushtrinë dhe të arrestosh KQ të PPSH dhe qeverinë me tanket e tua, siç bëri Zhukovi në Kremlin, ç’do të thotë kjo?

Petriti: - Tradhti e lartë.

Mehmeti: - Po, tradhti e lartë. Por a nuk je ti, Petrit Dume, një Zhukov i Shqipërisë?

Petriti: - Nuk e kam bërë një tradhti të tillë.

 Po mer:

Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe ahere në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.

Një pishtar të kuq mbante në dorë.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve
Tek ndanin mantelet seç i pa.

"Ja, ku qënkeni!"
Ata u ngrinë.
-Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhembjen në cdo thinjë
Si një mal në dimër bubulloi.

Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe ahere në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.

 

Por Hoxha ishte aq i zgjuar sa ta ndalonye kete maskarade  vargjesh. Se keto pune po u bene me sy (sic jane bere) i mori lumi. U be per te qare e per te qeshur kjo pune. Si beni ju aty, ju qofshi. Pse kjo shqiperia jone e vogel, prodhon PUC-e te medha? Qenkerka pune sysh sic duket!

 

p.s. Ja nje ''ish pucist'' qe ke  kenaqesi ta degjosh. Edhe ky eshte kapur me sy sic duket. 

http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=2719#

  Kam një vërejtje të vogël, nga sa lexova prej Pedros, për "skenarë". Është tejet e dëmshme të promovohen ujdi të tilla. Deri edhe vetëm të mendohen se do bëhen, është tejet e dëmshme.

   Kjo që po ndodh në Shqipëri gjatë kësaj kohe, është një test i madh i ndërgjegjies të të gjithëve. Nga këto testime, ose dalim më të mirë më pas, ose dalim të 10rë.

  Berisha nuk meriton të qëndrojë asnjë moment tjetër në politikë, për shkakun e vetëm se (deri tani) ka tentuar të mbulojë një krim makabër. Një ekzekutim të tre njerëzve në mes të sheshit qëndror të Tiranës në mes të ditës, pranë institucionit më të rëndësishëm të shtetit.

  Ata të tre fatkeqë, nuk janë vrarë gabimisht, por janë ekzekutuar, janë vrarë me paramendim. Është krim i rëndë, që nuk lahet. Çdo promovim në kurriz të atyre të treve, është zhvlerësim i jetës së secilit prej nënshtetasve të republikës së Shqipërisë. Nëse ata të tre quhen "të rastësishëm", atëherë "i rastësishëm" është secili prej nesh, sepse rastësia nuk pyet njeri.

 Vetëm ideja se do të mundet kush të mbulojë një krim të tillë, të ndodhur hapur, dhe tia "hedhë bths" pas kësaj, është e dënueshme. Tregon një mjerim total njerëzor, mungesë përgjegjshmërie dhe ndërgjegjieje.

Besoj se shqiptarët janë kaq të aftë sa të mund të vlerësojnë tashmë çka duhet bërë. Pothuajse të gjithë jemi pjesë e shoqërisë demokratike të përparuar evropiane, e dimë sesi janë ndërtuar, është e rëndësishme të kuptohet sesi kanë ardhur deri këtu. Çfarë rruge kanë ndjekur. 

Dhe për mua, për të arritur deri këtu, fillimisht KANË DËSHIRUAR ta bëjnë, pastaj kanë SHPRESUAR të bëhet, më pas e kanë KËRKUAR të bëhet.

Çdo lloj kastrimi negativ i vetes, nga këto etapa, është idiotllëk i kulluar. Nuk mund tia mohojmë vetes dëshirën dhe shpresën për të patur drejtësi.

Në rast se nuk ndodh, atëherë të shkelësh në atë tokë, do të jetë sikur të shkojë dikush në hale'.

 

Une skenarin nuk e tregova dhe nuk do ta tregoj, se ka disa gjera pikante brenda.

Une thashe nje perfundim te mundshem, qe ditet ne vazhdim ose do e vertetojne ose do e hedhin poshte.

Sido qe te jete, si tha Galileo Galilei?: "Eppur´si muove!"

Nuk të kërkova ta tregosh. Për mua Rama, Berisha dhe gjithë politika, janë mjete dhe simbole.

Kështu që po të citoj Arkimedin, meqë e kemi dhe koleg: Më jep një pikë mbështetjeje, dhe unë lëviz gjithë botën. Është politikë, ngjan me ekonominë, duhet të ndërtosh teorinë, por duhet edhe t'i bindësh se ke të drejtë.

Në rast se shumica bindet se do ndodhë ashtu, ashtu do ndodhë.

Në rast se shumica nuk bindet, NUK do ndodhë ashtu.

 

Pra e ka fajin shumica qe nuk bindet Rama?

Amon pedro, nderro nickun dhe na thuj ate skenarin se po na man n'ajer. Cer po bohet me atlleun!? Ose ma dergo mue dhe a botoj un ke peshku. I'll be the bad guy. smiley

 O Pedro, na bone kurioz! 

Na e thuaj se nuk i themi njeriut. smiley

 Ata të tre fatkeqë, nuk janë vrarë gabimisht, por janë ekzekutuar, janë vrarë me paramendim.

E pse pikerisht ata - meqe ti dike detaje e paske fakte.

Nuk i ke parë videot ti?

 

I kam pare. Nuk pashe njeri qe ti vinte per muri e t'i ekzekutonte. Ekzekutim do te thote qe ishin piketuar me kohe dhe u vrane me qetesi.

 Ka nje gabim shtypi ketu. Ne fakt Sala ka thene qe 'arma e Bamirit eshte mina' por shtypi gabimisht e ka bere nga mina ne Ina.

Une skenarin nuk e tregova dhe nuk do ta tregoj, se ka disa gjera pikante brenda.

Une kam nje skenar me te sakte, me disa te dhena pikante, qe do shkundte nga rrenjet nje sistem te tere politik ne Shqiperi.

 

 

@ Pedro : gjithe duke mos dash te na tregosh te dhenat pikante :

Arsyetimi yt, a mos niset valle nga fakti qe Berisha e ka qujt 21 janarin (e Rames) si perseritje te Qershorit te 1924-s ? (Noli). 
Dhe ndofta ti ke vazhdu me arsyetimin : Noli e beri ate revolucion (puç - sipas Berishes) kunder Ahmet Zogut, asokohe Kryeminister. Dy vjet me vone, ky Ahmet veteshpallet Mbret (fakt historik).

Nese eshte kjo rrjedha e ngjarjeve te vitet te larget 1924, mua me ngelet te them (gjithe duke mos ditur ato 'gjerat pikante' !) se, edhe sikur te ndjek llogjiken e Berishes, jam i detyruar te pranoj se kur historia perseritet, ne here te dyte ajo merr formen e farsës. Perfundim qe ndofta do vlente per 21 janarin e Rames (gjithmone sipas llogjikes se Berishes), por ky perfundim do vlente po aq edhe per nje konvertim ne te ardhmen (hipotetik, per momentin), te ketij te fundit ne Naltmadhni. 

 

Sa per saktesim historik, qershori i 1924-tres ka qene grushshteti ushtarak i vertete, e jo kshu me cadra apo stilolapsa.  Kunder qeverise te Verlacit u ngriten garnizoni i Shkodres i udhehequr nga Rexhep Shala, garnizoni i Permetit nga Kasem Qafzezi (garnizone te ushtrise Shqiptare keto), si dhe Bajram Curri me trupat e tija.

Qe ka qene grushtshteti ushtarak, deshmojne dhe bashkekohes te Nolit dhe kundershtare te Zogut si Sejfi Vllamasi, Tajar Zavali e Abas Ermenji.  Me ne fund edhe Noli vete ne nje interviste te dhene me nje gazete greke thoshte qe ishte grusht shteti.

 

e di : ne ate moment, ka qene Verlaci kryeminister (5 mars '24 - 2 qershor '24). por zere se ishte Ahmet Zogolli (qe kish dhene doreheqjen me 5 mars). 

Pse viktimat e 21-shit u varrosen ne menyr te shpejte brenda 24 oreve? ka dikush ndonje mendim te japi per kete?

U pane nga mjeku ligjor se nga dhe ku kishte hyre plumbi, u nxor plumbi dhe u varrosen. Mos duhej t'u shihnin ADN-n? Apo t'i benin mumje?

 Topi nuk u paraqit. Futini nga nje pace ju qe postuat gjelle  fara kungulli. smiley

Po Topi nuk paraqitet more. Si do paraqitet presidenti para nje grushti deputetesh??? Po s'ka deputet qe te beje presidentin te dale nga zyra more. Ca thoni keshtu? Po ti thuaj, ata nuk ja kane idene e ligjit, se regullorja thote qe komisioni shkon te presidenti, e jo presidenti te komisioni... te harroje komisioni se po therret apo po nxjerr presidentin nga zyra. S'ka komision te tille, vetem ne rast se Topi do te shkoje vete. Kaq. Sic shkon e ha faraluledielli dhe farakungulli kur ndjek ndeshjet e Tirones ne stadium... ne kulmin e krizes dhe pragun(shyqyr dhe uroj te kaluar tashme) e gjakderdhjes. Bile edhe Ina po te doje nuk paraqitet ne komision. Ligjerisht, komisioni eshte i paligjshem fare... antiligjor dhe antikushtetues.

Ina mund te perdore 100 ligje dhe nene kunder kesi lloj komisionesh. - fundi i fundit, ca do i bejne? do e marrin me zor? t'i sujn rrumen!

o pedro aman mo burr na i thuj skenarin hihihi

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).