http://kocodanaj.blogspot.com/

Tashmë ngjarjet e 21 janarit dihen nga të gjithë. Me qindra politikanë, analistë, gazetarë kanë folur këto dhjetë ditë. Një pjesë pro qeverisë, një pjesë pro opozitës. Janë hedhur në tregun e opinionit publik të gjitha, puç i opozitës, puç i qeverisë, faji i njërës apo i tjetrës. Situatë e tensionuar pa ndonjë dritë për qetësimin e saj. Por, cila është e vërteta e asaj që kulmoi në 21 janar në Tiranë? A është e lidhur kjo e vërtetë vetëm me Tiranën, apo ka të bëjë në tërësi me kombin shqiptar? A kishte dukuri që e paralajmëruan këtë të vërtetë në mbarë hapësirën e kombit shqiptar, në Maqedoni apo në Kosovë? Kemi të bëjmë thjesht me një luftë të egër për pushtet, apo për një skenar të hartuar gjetkë dhe të realizuar në Prishtine, Tetovë dhe në Tiranë? Nuk mund ta japim dot këtë të vërtetë, pa bërë një analizë të ftohtë, të paanshme.

Lufta e dosjeve ndërshqiptare në Maqedoni

21 Janari 2011 fillon në Tetovë. Një ditë të bukur, një ish-punonjës i shërbimit sekret jugosllav UDB dorëzon në Komisionin e Lustrimit disa dosje sekrete që akuzonin për lidhje me shërbimin sekret jugosllav, disa politikanë shqiptare që janë aktualisht në pushtet. Më vonë, një tjetër rastësisht gjen në oborr dosje të tjera dhe i bën publike. Ngjarja ndodh në territorin shqiptar. Nuk gjendet asnjë dosje në territorin maqedonas. Acarohet situatë ndërmjet shqiptarëve. Synohet vëllavrasja midis tyre. Por politikanët shqiptarë rezistojnë dhe nuk lejojnë militantet e tyre të kapërcejnë pragun e luftës politike. Situata qëndron vetëm në deklarata politike. Populli nuk ftohet të protestojë në mbrojtje të politikanëve të tij as kundër tyre. Lufta e dosjeve në territoret shqiptare në Maqedoni duket se po shkon drejt shuarjes. Por një gjë mbeti, për të mos harruar. Burimi i dosjeve të gjetura rastësisht në oborre shtëpish! Ishte Beogradi, ishte ish-UDB-ja.

Lufta e zgjedhjeve në Kosovë

Zhvillohen zgjedhjet në Kosovë në 12 dhjetor. Për herë të parë marrin pjesë forca politike që kanë në program bashkimin me Shqipërinë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për bashkim. Një ditë para zgjedhjeve , gazeta prestigjioze ‘Financial Times’, shprehet se vetëvendosja do fitoje 22 për qind. Rezultatet e para i japin vetëm 13 për qind. Natën e numërimit të votave, Prishtina ndodhet në prag të përplasjes midis shqiptarëve. Falë ndërhyrjes së policisë shmanget përplasja midis militantëve të PDK-së dhe LDK-së përballë hotel ‘Grandit‘ në orën 24.00. Përplasja nuk ndodh, por fillon kontestimi i zgjedhjeve. Në kontestim prin ‘Vetëvendosja’. Një ditë me pas, përsëri një gazetë prestigjioze, ‘The Economist’ shkruan se në Kosovë mbretëron një qetësi para stuhisë. Megjithatë, stuhia nuk ndodh, partitë politike fillojnë kontestimet të cilat pranohen në shumicën e tyre. Pakënaqësia kanalizohet në rrugë institucionale. Bashkësia ndërkombëtare ndryshon qëndrim dhe mbështet kontestimet. Në daten 15 dhjetor shqiptaret e Shqipërisë fillojnë të lëvizin pa viza. Ndërsa ne datën 16 dhjetor nxirret nga sirtari dhe mbush faqet e shtypit dhe ekraneve të televizorëve, një raport i quajtur tashmë raporti i Dik Martit. Shatanizohen shqiptarët, bashkohet UÇK-ja me akuzat e drejtuesve të saj. Hutohet Tirana, Prishtina dhe Tetova, reagimi në fazën e parë është emocional, nuk depërtohet në thelbin e ngjarjes. Në Kosovë fillon nga disa segmente politike akuza e ndërsjellë. Një organizate me emrin Veteranet e UÇK-së akuzon Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti se janë prosllavë. (Prosllavë se kërkojnë bashkim me Shqipërinë!!). Më vonë, shfaqet Tadiç që lan duart si Ponc Pilati, duke deklaruar se jam i gatshëm te takohem me Thaçin, pavarësisht akuzave. Por Kosova ne thelb është protektorat amerikan dhe nuk lejohet që situata te acarohet me tej, prandaj bëhen zgjedhje nga Drenica në Mitrovice. Megjithatë, diçka u arrit, u zbeh jehona e futjes se ‘Vetëvendosjes’ në Parlament që ne fakt ishte kryengjarja në mbarë hapësirën e kombit shqiptar, pasi për herë të parë në një parlament shqiptar hyn si forcë e trete politike një lëvizje që kërkon hapur bashkimin e trojeve shqiptare.

21 Janari në Tiranë

Është një ngjarje që ngjan me librin e Markezit, Kronike e një vrasjeje te paralajmëruar. Kur filloi? Filloi me nje video te shfaqur në një TV kombëtar. Dy ish miq te ngushte qe nga viti 2000, përgjohen, zëvendësi përgjon kryetarin. Afera: Korrupsion. Nëntoka politike tregon të kundërtën, ajo bëhet e qartë disa ditë më vonë.

Parantezë

Ish-zëvendësi i LSI, Prifti, kishte bërë një kurs 9 mujor me bursën e fondacionit grek Kokalis. Në konventën e krijimit të LSI, ai nuk u zgjodh ne drejtim, por më vonë ju imponua Ilir Metës dhe mori postin e nënkryetarit. Nga ana tjetër pas vitit 2002, fillon joshja e Beogradit ndaj Metës. Ai e pranon këtë joshje, duke bërë disa vizita, te cilat i thelloi pas vitit 2009. Pritet në Beograd me nderime të mëdha pavarësisht postit, duke përfshirë kryeministrin Cvetkoviq dhe presidentin Tadiq. Bën dy deklarata, njëra e tronditi opinionin shqiptar kur pranoi kërkesën e palës serbe mbi minoritetin serb në Shqipëri. E dyta ishte kur deklaroi ndihmën që do t’i jepte Shqipëria Serbisë për t’i siguruar daljen ne Adriatik. Për ata që e njohin Konferencën e Londrës së vitit 1913 e dinë se dalja në Adriatik ka qenë një ndër kërkesat kryesore të qeverisë serbe të asaj kohe. Pol Kambon, ish-ambasador i Francës në Konferencën e Londrës 1913 shprehet për këtë çështje se: Për portin dhe hekurudhën serbe, ne do te propozonim një port neutral ne territorin shqiptar me një hekurudhë nën kontrollin shqiptar…(Pol Kambon, Korrespodenca, vëllimi i tretë, botimi Graset 1946, faqe 32). Me gjithë copëtimin e trojeve shqiptare, ky propozim u hodh poshtë. Pas vitit 1945, Tito krijoi me ndihmën e territoreve shqiptare, edhe Republikën socialiste jugosllave te Maqedonisë me synim te siguronte edhe një dalje tjetër në det, nëpërmjet Selanikut. Por dështoi, pasi Greqia në Konferencën e Jaltes mbeti nën influencën anglo amerikane 90 për qind dhe vetëm 10 për qind nën influencën ruse. Pas prishjes edhe me Shqipërinë në vitin 1948, mbeti edhe pa dalje nëpërmjet Adriatikut. Pas rifitimit te pavarësisë nga Mal I Zi, është tërësisht e izoluar nga daljet ne det. Për këtë deklaratë të Metës, heshti edhe qeveria, heshti edhe opozita. Ndërkaq disa ditë më pas shfaqet Videoja, e cila ishte regjistruar gati një vit më parë nga zëvendësi i tij. Siç duket nuk kishte heshtur Athina.

Opozita kalon në kundërsulm

Por kundërsulmi është i një lloji tjetër. Nuk pati reagim se si mundet një ministër i qeverisë shqiptare t’i premtoje daljen në Adriatik Serbisë që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe me shumë me çështjen kombëtare. Ajo e përdori videon si një mjet në luftën për pushtet. Një gjeneral pa ushtri, pjesëtar i opozitës së bashkuar, kërkon aplikimin e skenarit tunizian për Shqipërinë. Askush nuk flet, askush nuk i kundërvihet. Hesht edhe shërbimi sekret. Disa dite me pas, dy gjeneralë të tjerë pa ushtri, por prestare te opozitës se bashkuar, Milo dhe Dule, njëri pas tjetrit shfaqen në ekrane dhe i bëjnë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij. Po cilit popull? Kryetari i PBDNJ ditën e demonstratës nuk solli asnjë autobus për të bërë demonstratë në Tiranë me përfaqësues të partisë së tij, pra nuk solli popull minoritar!! Pse? Këtë duhet ta sqaroje Dule. Fatkeqësisht, lideri i opozitës dhe kryetar i partisë socialiste Rama, ndryshe nga 20 prilli 2010, këtë herë ju mban ison.

Retrospektivë

Në 20 prill 2010, kur opozita beri protestën më të madhe, të dy këta gjeneralë pa ushtri, kur folën i bënë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij duke e ndërsyer kundër policisë. Menjëherë pas tyre, flet Edi Rama dhe ndalon protestuesit të sulmojnë policinë duke ju thënë: Ej ju, nuk keni punë me policinë. Rama aso kohe përkrahet nga Spartak Ngjela, i cili bëri të njëjtën thirrje.

Kthim në realitet

Fillon demonstratë, që në fillim duket se është pa komandant. Populli është pa parti. Udhëheqja e partisë është diku tek Ura e Lanës apo tek dy kullat. Por populli pa parti quhet turme, quhet Zhakeri. Fillo përleshja me policinë. Ndërhyn policia me ujë dhe gaz lotsjellës. Shumica tërhiqet, ikën në shtëpi, mbeten vetëm një grup njerëzish që vazhdojnë përleshjen me policinë. Vriten tre veta. Ndërkaq Rama i bën thirrje atyre që kishin mbetur të tërhiqen, të mos përleshen. Përafërsisht në të njëjtën orë, Sali Berishës i thonë të përdorë ushtrinë. Pohimin e beri vetë Berisha gjatë takimit me forcat e gardës. Kush ja tha? Këtë duhet ta thotë Berisha, ose mund ta thotë edhe ministri i Mbrojtjes. Por një gjë dihet, Berisha refuzoi kategorikisht të përdorë ushtrinë. Megjithatë, një gjë kërkon të dihet, ai që ja sugjeroi përdorimin e ushtrisë e kishte nga vetja, apo ja kishin sugjeruar nga Athina. Le te presim hetimin. A do te merret ai me ketë çështje? E ndërkaq, ne darken e 21 janarit, shfaqen shume ashpër dy pjesëtare te qeverise, Meta dhe Imami, por nuk shfaqet I tille Olldashi dhe me vone Bode. Ndërsa tre gjeneralët pa ushtri te opozitës, Milo, Gjinushi dhe Dule nuk flasin fare, zhduken nga ekranet, për gati një javë.

Le të vijmë tani tek e vërteta

Shumëkush edhe këto ditë te nxehta politike, 14 shtatorin 1998 e ka konsideruar grusht shteti. Por shumëkush nuk pranon te analizoje çfarë quhet grushtshteti. Aso kohe, nuk u prek, Ministri e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ATSH, Ministria e jashtme etj. Aso kohe, ishte vrarë një udhëheqës popullor i opozitës se atëhershme. Aso kohe u synua të vritej edhe Fatos Nano. (Jo rastësisht një tavolinën e tij u gjet një plumb). Aso kohe kishte marre hov lufta e UÇK-së në Kosovë. Aso kohe, shërbimi sekret serb synoi ta spostonte vëmendjen në Shqipëri. Por SHBA-ja ndërhyri menjëherë. Dhe skenari dështoi. Edhe tani ne forme me te zbutur flitet për grusht shteti apo puç nga te dyja palët. A është kjo e vërteta? Duket se jo.

Kemi te bëjmë përsëri me një skenar, por ketë herë rivalitet serbo-grek. Le ta përmbledhim te vërtetën tone. Aktualisht kombi shqiptar është ne rilindje tërësore. Aktualisht ai ka dy shtete e gjysmë shqiptare. Aktualisht ka një frymë mbarëkombëtare për bashkim kombëtar. Aktualisht forca e tretë politike në Kosovë me prirje të dalë forcë e parë apo e dytë kërkon bashkim me Shqipërinë. Aktualisht forcat pro bashkimit po gjallërohen në gjirin e partive politike shqiptare në Maqedoni, aktualisht ne Shqipëri po merr hov domosdoshmëria e bashkimit. Sondazhi i fundit i ‘Gallupit’ tregoi se kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, në masën 69 për qind ishte pro bashkimit me Kosovën. Por fqinjët nuk janë dakord. Zëvendëskryeministri serb dhe ministër i Policisë e deklaroi këtë hapur në muajin shtator 2010 kur u shpreh se nuk mund të lejojmë krijimin e tre shteteve shqiptare ne rajon. Sentencën: Bashkimi bën fuqinë, ata e njohin më mirë nga politikanet shqiptare. Ata nuk e kanë harruar, fjalimin e ish presidentit amerikan Xhorxh W. Bush në tiranë kur kërkoi që Tirana të marrë përgjegjësitë e saj para kombit shqiptar, kur kërkoi që në vend të boshtit Beograd-Athinë, të krijohet trekëndëshi Tiranë-Beograd-Athinë si parakusht I stabilizimit të rajonit. Por strategët e Athinës dhe Beogradit e kanë të qartë se këtë nuk mund ta ndalojnë dot. Brenda 3 muajve janë mbi 600 analiza, komente, deklarata te publikuara në Beograd dhe Athinë që kanë për temë bashkimin kombëtar të shqiptareve. (Shërbimi sekret shqiptar ka një qendër analitike. Nuk jam në gjendje të them se sa janë bërë objekt analize dhe nxjerrje konkluzionesh ky mal me mbi 2 mije faqe).

Prandaj strategët serbo-grekë ju kane sugjeruar qendrave te tyre politike nevojën e rritjes së ndikimit në Tirane, Prishtinë, Tetovë nëpërmjet mbështetjes se politikaneve shqiptare që ndjehen më shumë serbe apo greke, pavarësisht se nënshtetësinë do ta kenë shqiptare. Në pamundësi të ndalojnë krijimin e trekëndëshit, Tiranë-Beograd-Athinë, ata rivalizojnë të kenë ndikim mbi një nga brinjët kryesore te këtij trekëndëshi. Prandaj në harkun e 6 muajve përpunuan ne fillim Luftën e Dosjeve ne Tetove, shatanizhimin e Kosovës dhe se fundi 21 janarin në Tiranë.

Në vend të përfundimit 

Çelësat e shtëpisë sonë të përbashkët që quhet Shqipëri Natyrale, nuk mund të lihen në duart e fqinjëve kur e di se sa makutër janë ata. As në dorë të politikaneve qe kane te drejte te ndjehen serbe, greke, italiane etj. Por që nuk kanë të drejtë të kenë çelësa në dorë. Demokracia nuk e zhduk makutërinë, thjesht e sofistikën atë.

(Autori është drejtues i Listës për Shqipëri Natyrale)

19 Komente

zakonisht ky zoteri me pelqen jashtezakonisht shume

kesaj rradhe ka shkruar nje budallallek

mbetet nje nga njerezit me patriote qe njoh, por kesaj thjesht ja ka futur kot

Pse mo shpirt ia ka fut kot?

 

 Koço dhe po te mos flasesh eshte zotesi ne kesi rastesh.Pse e ngarkon problemin me konspiracion keot me se koti!Problemi eshte shume i thjeshte.te pakten per ketej nga Shqiperia.Kryeministri i ketij vendi vepron si gangster.Opozita e ketij vendi kishte dy vjet qe luftonte per ato te shkreta kuti.Besoj per hir te kompromisit i njohu zgjedhjet por tha qe ti kontrollojme kutite qe te mos ndodhin gabime rradhes tjeter.Opozita per hir te interesave te vendit ul, lesho,ai zotnia zgerdhihej!!Tani i bi Sales te beje punen serbeve!Sa per dhenien e porteve Serbise une them ku ta gjejme qe ti fusim ne pune.Do te ishte nje rast i mire per ti dhene zhvillim ketyre zonave.Ato para qe mer Greku nga porti Selanikut ku kalojne mallrat Serbe do ti marrim ne.Jemi ne epoken e hapjes dhe jo te mbylljes.

ky paska rrjedhur

Mos s'eshte analize e sakte,  i mungon nje nga shtyllat e Komplotit kryepuçisti grek Filip Cakulli ! Gjithe ndertesa pa te, po lekundet dhe rrezik te bjere !

Koco Danaj?! Oh pliiiz nou! Oh maj gad, not dhis tajm!

Und wenn du glaubst, es geht nicht mehr, dann kommt ein Koco Danaj von irgendwo her.................und alles ist am Arsch.

Foli Qosja,foli dhe Kadare,atehere pse mos te flas  Koco Danaj  smiley

Derisa nuk ka nje referendum gjitheshqiptar per kete ceshtje,ne nuk kemi drejt te (para)gjykojme z.Danaj.

Bindjet e mia mund te jene ndryshe nga ato te z.Danaj,megjithate kam respekt dhe konsiderate per te.

 

Cfare do te thote qe ke konsiderate per te?

 

Koco mbase nuk mund ti veje dot te gjitha pikat mbi i. Por perpiqet, dhe situatat, ashtu sic kane ndodhur, qe ai na risjell perpara syve, duhet te na bejne te mendojme.

Kot, kot më së koti, i rrjedhur, Filip Çakuli, krejtësisht debil, debil dhe idiot.

Shumë bukur. Kjo ishte sinteza e komenteve më lart.

Tani unë kam një pyetje: Ai thithlopa i LSI-së, nuk e ka për gjë të lërë punonjësit e Albpetrolit pa bukë, për t'i hedh plëncit të vet 700.000 euro me një firmë.

Sa shqiptar i besueshëm është një person i tillë?

 

 Ai dhe tjerë si ai nuk janë antishqiptarë se duan apo komplotojnë kundër shqipërisë për interesat e një shteti tjetër por, interesat e tyre vetjake janë mbi interesat e shqiptarëve dhe Shqiprisë. Për ta s'ka rëndësi se përfiton dhe dikush tjetër (në kët rast serbët, grekët, italianët,etj) Pse mendon ti se ka pak investime serioze tek ne pikërisht se ato seriozet nuk i ofrojnë përfitimet që këta të pangopur llogarisin përveç faktorëve të tjerë.

Gjithsesi kur shikoj Gejxhat them me mire te kishim disa Koço Danaj  smiley  kshu esht dum apo sdum pak nacionalizem na duhet se ndryshe bohemi te gjith serba e greka e pse jo italiona e maqedonsa  smiley

Shenim:

1.Kryeministri Shqiptar foli Italisht ne Shqiperi me Berleneskonit ne nje konference per shtyp per publikun shqiptar

2. Presidenti  foli anglisht diten e pavaresise 

3. Rama foli italoanglisht  ne deklaraten e pare per shtyp pas 28 'Homazhet"

rroft patriotizmi .. ah kush pyti para ca kohesh Zana me duket  po zana ne vetem patriot nuk i kemi llideraaat smiley

 

Po jo mi Alidea, nuk mund te behesh dot ne nje mendje me sharlatane dhe mashtruese si Koco Danaj vetem se te futi friken Geixhi ty. Po te mos kishim Danajt ne qe ketej na flasin per nacionalizem dhe ketej u kruajne xhepat bashkenacionalisteve te vet, nuk kishte Gejxh e bir Gejxhi qe te na bente gje.

Si tha ai plaku i urte?: "Me keto miq qe paske mor bir, nuk te duhen fare armiqte"

smiley mire o Pedro un flas per ate qe kam pare nuk jam futur ne investigime, sa inat qe qenka sharlatan smiley

 Une e kam pasur dhe e kam aq zet, kete njeri, sa nuk mund te thuhet. Megjithate, kjo perspektive duhet, por larg bazimit ne konjuktura dhe koincidenca pa fund. Duhet thene qe ky eshte kryekeput nje interpretim i pabazuar ne fakte, por ne lexim faktesh sa aty ketu. Gje qe edhe shtron nevojen per nje perspektive me realiste te ketij aspekti.

Pyetje: Vetvendosje ka nje program te hapur kombetar. Pse te mos kete nje filial elektoral te saj edhe ne Shqiperi, me te njejtin program? Edhe sikur te humbase pike ne Shqiperi, kjo nuk perkthehet ne humbje pikesh ne Kosove. Ne fund te fundit, partite kane gjithmone bastione krahinore te cilat nuk cenohen nga humbja neper krahina te tjera. 

 Vazhdon k@rlleku i equidistances!

Kane kojshite loqe, pse mos kemi edhe ne!! 

Do ishte shume me qesh,kjo hapje dige e koshiences, po t'mos e lytte vdeken e e atyne sahat-ligve me mut nacionalisto-konspirativ!! 

 

mrroklle,

nuk besoj se ai po vizato skica per te tregu ekuidistane. Me duket se tregon me gisht fajtorin, dhe po me gisht te pazotin per te reaguar sic duhet.

 Sali Berishës i thonë të përdorë ushtrinë. Pohimin e beri vetë Berisha gjatë takimit me forcat e gardës. Kush ja tha? Këtë duhet ta thotë Berisha, ose mund ta thotë edhe ministri i Mbrojtjes. Por një gjë dihet, Berisha refuzoi kategorikisht të përdorë ushtrinë. 

Një rrenë të Salës, Koço e merrka si të vërtetë se; në rrenën tjetër Lulit të cilit një diplomat i kishte thënë të fuste ushtrinë ,ai ishte gati po se kishte lënë presidenti .

Kush qenkan këta diplomatë që drejtokan ministrat e Kryeministrin me komplote.

Ky paska qenë puç ndërkombëtar dhe sala e paska zbërthyer. Po jo mor Koço sala punon kundër shqiptarëve për interesat e veta dhe klanit të tij dhe s'ka haberin se si funksionon një shtet ligjor demokratik.

Nuk bashkohet Shqipria o Koço duke fantazuar për komplote e armiq të jashtëm e të brenshëm por me punë dhe me luftë kundër krahinizmit arikut tonë të kah motshëm ,por mbi të gjitha luftë kundër politikanëve me mentalitet feudal si Saliu yt. Në se do bashkim në kushtet e sotme gjeopolitike ai arrihet vetëm nga poshtë mundësitë dhe format janë të panumurta .Psh: bashkim akademish, një program arsimor , një federatë për çdo lloj sporti, shoqata (ojq) të përbashkta , parti të përbashkta (vendvendosja psh mund të ngrejë degët e saj kudo në territoret shqiptare; nqs se si ka ngritur ) Si mund të kërkosh bashkim politik pa ngritur parti të përbashkta apo të bashkohemi e pastaj të grindemi kush do na qeverisë .Duhet punë Z.Koço jo shërbime zbulimi e kundër komploteve e planeve të armiqve që na prishin planet për bashkim që si kemi as në letër. Bashkimet ushtarake mund të bëhen me kto mendësi po i ka ikur koha me vakt.

 

Per 21 janarin, une e mora vesh se kush e kish organizuar, ideja e kujt ishte, dhe pavarsisht se nuk mund t'ua them emrin, them se personi (i idese) ne fjale nuk eshte ndonje pjestar i sherbimeve te huaja. Keshtu qe fantazite e Koços, ketu bien. Nuk perjashtohet fakti qe serbet dhe greket te kene gisht ne rrenimin e ekonomise sone nepermjet politikanve tane te shitur, siç nuk perjashtohet dhe fakti qe shum shqiptare pa dashur, pa e ditur, pa e kuptuar, çojne uje ne mullirin e tyre.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).