Opozita organizon sot protesta në 4 qytete të vendit me një marshim në rrugët kryesore të Tiranës, Lezhës, Vlorës dhe Korçës. Mediat raportojnë për një prani më të madhe të forcave policore në rrugët ku është planifikuar të zhvillohen demonstratat.

ORA 14. 35 MARSHIMI PAQESOR VAZHDON NE VLORE E KORCE 
Në Vlorë marshimi i protestuesve socialistë ka nisur nga Skela. Nga pamjet e NEWS24 duken qindra protestues të cilët i janë bashkuar protestës së opozitës. Ata do të përshkojnë sheshin e Flamurit për të ndaluar në hyrje të qytetit. Protesta deri tani po zhvillohet paqësore. 
Në Korcë qindra protestuesit me pankarta në duar kundër qeverisë kanë nisur marshimin nga stadiumi “Skënderbeu”. Më pas kanë vazhduar drejt qendrës dhe kanë qëndruar përballë godinës së prefekturës dhe kanë hedhur parrulla kundër qeverisë, si dhe për zbardhjen e autorëve të vrasjes së 3 demonstruesve në Korcë. Më pas marshimi paqësor ka vazhduar drejt teatrit “Andon Zako Cajupi”. Vihet re dhe prani e forcave të shumta të policisë.

NIS GRUMBULLIMI I MANIFESTUESVE
ORA 13: 40 Në të katër qytetet, ka nisur grumbullimi i protestuesve për të nisur më pas marshimin nëpër rrugët kryesore të Tiranës, Vlorës, Korcës e Lezhës në orën 14.00. Socialistët kanë bërë të qartë itinerarin e marshimit paqësor në të 4 qytetet. 
Në Tiranë ka nisur grumbullimi i manifestuesve para pallatit të sportit Asllan Rusi. Pamjet e NEWS24 tregojnë për një grumbullim të dhjetra qytetarëve pranë këtij stadiumi, afër Zogut të Zi. Në Korcë ka nisur grumbullimi i manifestuesve në stadiumin “Skënderbej”, ndërsa në Vlorë grumbullimi ka nisur te skela.

SHTOHEN FORCAT E POLICISE NE KORCE, VLORE E LEZHE
ORA 11. 30 Nëpër rrugët kryesore të 4 qyteteve ku pritet të zhvillohet protesta e opozitës janë shtuar forcat e policisë. Korrespondentët e NEWS24 raportojnë për një prani më të madhe të forcave policore në rrugët ku është planifikuar të zhvillohen demonstratat në Korcë, Vlorë dhe Lezhë. Në Vlorë pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i PS-së Edi Rama. Prania e tij nuk është konfirmuar ende, por NEWS24 thotë se një lajm i tillë është shpërndarë nga drejtues të PS lokale. 
Në Lezhë postblloqe ka në cdo vend, ndërsa një numër më i madh i forcave të policisë është përqëndruar në bulevardin “Gjergj Fishta” ku do të zhvillohet dhe parakalimi.

JA ITENERARI I DEMONSTRATAVE NE 4 QYTETET
TIRANENë kryeqytet itinerari do të përfshijë rrugët kryesore. Grumbulllimi i protestuesve do të zhvillohet në 5 zona të kryeqytetit, stadiumi ‘Dinamo’, ‘Farmacia 10’ ‘Zogu i Zi’, ’21 Dhjetori’, dhe bulevardi Zogu i Parë.Më pas protestuesit do mblidhen te sheshi pranë muzeut dje do të marshojnë në rrugën e Durrësit drejt ‘Zogut të Zi’. Organizatorët deklarojnë se nuk do të ketë grumbullim para kryeministrisë.Protestuesit do të mbajnë pankarta në duar, do të ecin paqësisht dhe do të hedhin parrulla. Nuk do të ketë fjalime politike dhe gjithçka pritet të mbyllet pa incident.

KORCENë Korcë pikënisja do të jetë sheshi para stadiumit “Skënderbeu”, në orën 14:00, ku pritet të jetë pika e grumbullimit e qarqeve të Korçës dhe qarkut të Elbasanit, nga i cili pritet të nisen rreth 25 autobusë me militantë. Më pas marshimi do vijojë përgjatë bulevardit “Republika” në drejtim të sheshit “Ushtari i Panjohur”, më pas drejt teatrit “Andon Zako Çajupi”. Deputeti Pandeli Majko është cituar nga Gazeta Shqiptare të thotë se në këtë demonstratë pritet të marrin pjesë më shumë se 10 mijë vetë së bashku me qarkun e Elbasanit. Policia e Shtetit, ka dhënë leje për zhvillimin e këtij tubimi dhe se në të do të ketë një angazhim maksimal ku do të marrin pjesë mbi 200 policë dhe 80 forca speciale.

VLOREDo të mblidhen protestuesit e ardhur nga qytetet Jugore shqiptare, Fieri, Berati, Gjirokastra e Saranda. Pikënisja do të jetë në orën 14:00 në zonën e Skelës ndërkohë që pika e përfundimit të protestës është përcaktuar hyrja e qytetit të Vlorës. Aksi rrugor që do të përshkohet është bulevardi Vlorë-Skelë-sheshi i “Flamurit”-rruga e re-hyrje e qytetit. 

LEZHE- Janë thirrur për të protestuar banorët e katër prefekturave të veriut të vendit. Në orën 14:00 manifestuesit do mblidhen në afërsi të lagjes “Gurrat e Begut” e do lëvizin në qendër të qytetit për t’u mbledhur para prefekturës dhe qarkut Lezhë.


 

Në përditësim

282 Komente

Se mos ka pune tjeter Opozita.

hmm Third time lucky???

Si i behet me keto grevat dhe demonstratat ne dite jave? A paguhen per kete dite pune keta (PS, PD,  parti e leshit etj) qe kane lene punen dhe marrin pjese ne protesta? Apo nuk pyet njeri ne nje vend te "pasur"? Po ashtu ka ministra apo deputete nga te gjitha partite qe marrin pjese ne intervista ose programe ne TV me ore te tera ne mes te dites duke marre pagesen per ate dite nga taksat e popullit dhe duke mos bere asnje gram pune ne zyre!!

Normalisht protestat behen te shtune/te dielen (jo dite pune) po ashtu intervistat ne TV nga keta"poli-lesh-itikanet" behen jashte orarit te punes ose intervista te shkurtra ne vendin e punes!!

Me duket se nga ta shikosh punet behen "upside down"!!! Mendimi im ky!!

PS. Prit kur te me thote ndonje peshk tani - "Ne po na digjet mjekra, ti do te ndezesh cigaren!!!" smiley

Kete lloj organizimi ne Tirane vetem nje idiot mund ta bente. Si duket PS nuk i mungojne.

1- Nuk dihet fare se ku e si do behet. E kane mbajt vetem per veten e tyre te njerezve qe do sjellin, nje person normal qe do te dale, nuk orientohet dot.

2 - Po bllokojne rruget me trafik ne mes te dites. Gomarrleku me i madh qe mund te mendonin duke bezdisur qytetaret dhe nderprere funksionimin normal te jetes, qe nga ambulancat etj.

Nese do te ishte kompani ai cope budallai qe e ka menduar kete do ishte pushuar nga puna me ceremoni.

 

 unë vë bast se Vlora so të ketë numrin më të madh të pjesmarësve!

 

Deputeti Beja (PD) mbreme ne Top Story :"Këta duan zgjedhje të parakohëshme, zgjedhjet e parakohëshme nuk bëhen në një vend demokratik nëse mazhoranca nuk do dhe në Shqipëri nuk ka protesta popullore”.               Interesante te shihet nëse do te kete sot proteste popullore.

 

E para e punes, "proteste popullore" me xytje nga poshte nuk ka ! smiley Ne Egjipt, Tunizi, Jordani apo Algjeri, nuk i solli njeri manifestuesit me "autobuse" nga ana e anes, as nuk i paguan njeri per te dale dhe protestuar !

Prandaj, protesta popullore s'ka, se per ndryshe, populli do ishte çuar vete ne kembe, ne tere vendin, pa pritur urdherin e Rames te premte per te premte ! Keta qe dalin ne sheshe, nuk jane gje tjeter vetem militantet me te rendomte qe ka PS-ja.

Sa per pyetjen, se ç'fare do ndodhi kete te premte te 3-te, nje shoku im student ne Tirane, m'u pergjigj para ca ditesh me keto fjale :

"Hiç s'kane per te bere, se s'e marrin dot pushtetin me dhune; Vetem sa na lene ne pa dale te premteve" (nga blloku, per Pub & Disko dmth)!

Ja pra, se per ç'fare e ka mendjen nje pjese e rinise ne Shqiperi, nje te premteje, meqe disa s'e paskan marre vesh ! Populli do lek dhe qejf or trima ! nuk i plasi se do Rama pushtet me ç'do kusht !

Thirrini mendjes

 Kjo ngre pyetjen e madhe:

A ESHTE OPOZITA POPULL? smiley

  Ne Egjipt, Tunizi, Jordani apo Algjeri, nuk i solli njeri manifestuesit me "autobuse" nga ana e anes, as nuk i paguan njeri per te dale dhe protestuar !

 

E ku i pe ti nga Franca. nuk i pame ne ketej nga Tirana, qe jemi dhe me afer, pale ti.

 

"Hiç s'kane per te bere, se s'e marrin dot pushtetin me dhune; Vetem sa na lene ne pa dale te premteve" (nga blloku, per Pub & Disko dmth)!

Ja ketu qendron dhe e keqja jone. Rinia qe duhet ti jape shtyse ketij vendi, qe po e paguan vete kete renim moral, kete renim ekonomik, shkon tek blloku. Ne vend qe te jene ata te paret qe te mbajne ndezur shpirtin aktiv te shoqerise, si sivellezerit kudo ne bote, ata harxhojne kohen ne limonti. Ne vend qe te ngrihen per sistemin e dobet arsimor, te ulet dhe te larte, per lojrat qe luan politika me politikat arsimore, qe vuajtes jane drejteperdrejte ata, ne vend qe te kujdesen per djersen qe derdhin familjaret e tyre, per arsimimin e tyre dhe ti perkrahin ata ne te drejten e tyre, ja ç'na thote kjo Lefta me krenari. Jo, jo, kjo eshte zvetenimi i shoqerise sone, bjerrja e moralit tone shoqeror, pajtimi me te keqen. 

Fundi????? Mjerim dhe perdhosje te personalitetit te çdonjerit prej nesh.

lexova TCH me date 21 or tyç, qe thoshte tekstualisht ("40 autobuse dhe 120 automjete jane nisur nga rrethi i Korçes, po aq nga Vlora; 25 autubuse nga Elbasani" etj etj ) Deri ne oren 12.00 "mburrej" Top-Channel me date 21 janar, nga "prurjet" e medha qe po vinin nga ana e anes e Shqiperise; Madje ankoheshin se ne Lezhe apo gjetke, "Policia po pengonte ardhjen e tyre ne TR" ...

Ja pra, tek TCH "i pashe" une Autobusat nga Franca !

Te citova Top-Channel, dhe jo RD-ne  smiley

lexova TCH me date 21 or tyç, qe thoshte tekstualisht ("40 autobuse dhe 120 automjete jane nisur nga rrethi i Korçes, po aq nga Vlora; 25 autubuse nga Elbasani" etj etj )

Ti je gallate fare! Po me cfare pretendoje ti qe te vinin?! Ne kembe?!

JO, thjesht pranoje qe ato autobusat ishin te paguar nga PS-ja, kaq ! Kjo verteton se NUK ka proteste popullore, por GRUMBULLIM te mitingasheve te PS-se nga ana e anes, meqenese s'mblidhnin dot ate te Tiranes !

Edhe njehere, po te kishte protesta popullore ne Shqiperi, siç po ndodhin ne Tunizi, Egjipt etj, (sepse ca si Gjunishi pretendojne kete), populli çohej vete dhe e bente tamam si ne 1997, jo keshtu si tani ... me keto "protesta" ma kuptim, qe i ngjasojne "protestave" te Rames ne 2005-2006, per te mbrojtur Mbikalimin e Zogut te Zi !!!

 

Po ja pra u paguan autobuzat nga PS... edhe?! Avash se i keni mitizu ato autobuzet sikur me qene Concorda. Po harrove ti autobuzat e trenat qe Berisha paguante me leket e tua e te miat per te sjelle mitingashet e tij dhe punonjesit e administrates per te marr pjese ne ato orgazmat e tij verbale per fushaten elektorale?!

Pastaj, persa i perket ishte apo s'ishte popullore, deshmine me te sakte e kane sjelle ketu ne peshk djemt e Saktivistes qe me sa di une nuk njihen per militante apo per mbeshtetes te lidershipit aktual te PS-se.

O Lefto,

Alidemsi nuk po te pyte ku e pe qe me 21 erdhen me autobuza te paguar nga opozita robt, se kete s'e ka mohu njeri e kjo s'o "sujet de debat". Po "le monsieur te demande" ku e pe tina qe ne Tunizi, Egjipt, etj nuk ndodh e njejta gje.

Per kete po pate nai info na e thuj. Po e pate bindje personale, prape ok se nuk ta heq njeri kete te drejte.

Ka mundesi qe ne Shqiperi lajmet tregohen me mire se ne vendet e tjera, keni gazetare shume te mire atje prandaj, me korrespondente ne Egjipt, etj. smiley

Ndoshta lefty tha ashtu ngaqe nuk doli njeri te thonte qe ne jemi organizatoret.

Lum ne per gazetaret Shqiptare o gjemb! Inteligjente, me arsim te perkryer, profesioniste, plot integritet, objektive! Papapapa per Pulitzer i kemi te gjithe moj!

nothing LEFTy to say! smiley

Lefty mund te thote shume gjera, por varet nese moderatoret do i gjykojne te pershtatshme per vijen e partise ramiste(jo ramiziste, te Rames se ri)

FLM Maksmeto,

T'a dish ti, qe prej 21 janarit me kane nxjerre "abuziv", dhe me kane reduktuar ne 10 komente ne dite  smiley

A thua koinçidence, valle ?!

Shalsi thote qe eshte demostrate tip xhiro,dmth sipas tij njerezit vijne nga zogu i zi grumbullohen prapa muzeumit kombetar dhe shkojne prape tek zogu i zi,nuk dihet a do te shkojne tek 21 -shi apo jo.

Edhe keta dalin e thone se jane "protesta popullore" ! Bageti ore ! Bageti ! Nga i çon bariu me qent e tij, andej shkojne !

Elsa, me teper respekt per maaane.

Mos harro se me Bageti e Bujqesi ne kemi themeluar nacionalizmin shqiptar.

M´kay?

A ka mundesi te me thote ndonje, se kush eshte ky moderatori i News24 ne kete emision direkt?

Dhe pyetja tjeter eshte: A eshte gagaçeria kriteri themelor ne perzgjedhjen e gazetareve te televizionit?

Ncuk, kriteri themelor eshte servillleku. Gagaceria vjen me pas. 

Ne fakt, Denisi asnjehere nuk formulon mendimin e tij para kamerave. Zakonisht eshte komplet neutral.. me aq sa e kam pare gjithsesi.. 

 O Petro kjo çështje më ka bërë shumë kureshtar dhe mua ;se jo vetëm në tv  shqiptare por dhe në këto frëngjishtfolëse dalloj mjaftueshëm gazetarë Tv  e në radio thuthuqë (lehtsisht)

Tirana sot bosh fare qe ja marsha te ligat. Jeta vazhdon normalisht. Protesta "popullore" deshtim total. As 3 mije vete ska mbledhur dot. Ku i kam mbeshtetesit e Rames ti pershendes pak smiley

i ke neper rruge smiley

Varja kasetes te prishur, te njejten gje tha edhe te premten e kaluar e tani e s'i vjen shume zor te luaje legenin prape

Mos i bjer ne qafe kot se banoret e Tiranes kane shkuar me protestuar ne Lezhe,keto qe shikon ti ne Tirane jane vetem demostrues te ardhur nga Durresi.

Tirana ne Lezhe , Lezha ne Vlore , Vlora ne Korce

eh mer Rame te lumsha si lun ti Tetris me njerezit e tu askush se ban .. smiley

Une rrugeve isha dhe s'mu duken bosh!

 Jo ore ishin bosh cfare thoni ju, ja e dine keta qe as nuk jetojne ne Shqiperi se i kane pare me satelit nga siper smiley dhe ti qe jeton aty genjen... Ncncnc si kuptoj disa persona qe flasin kot me kot.

Oh mi none si e dredhin e prostituojne ca tipa muhabetin...

Po shumica e protestave ne bote jane te organizuara dhe eshte logjike qe keshtu duhet te jene, sepse fjala vjen, minimumi qe duhet te dihet eshte... ne ca ore do te mblidhemi? Nga do kalojme?

Pastaj kur kane ftyre ketu te kritikojne keto protesta te opozites ca fundshpin-lepires te Berishes, te te njejtit Berishe qe detyron me shantazhe e me berje apeli punonjesit e administrates qe te vijne neper metingjet e tij

Olsa pa ofendime te keqen,jemi shoke.

S'e kisha me ty Brad.

Fundshpin-lepiresit e Berishes ols, kritikojne se i njohin mire kopjet e tyre matane lumit.  It takes one, to know one...i thone ketej.

sipas teje ata qe dalin ne protesta per te drejtesi jane fundshpine lepirsa, i pakapshem, sepse shof qe ke vene shenjen e barazimit..

Sipas meje...Oh, ja lexo c'kam thene me siper edhe njehere dhe mos e shtrembero kot sic ta ka qejfi ty.

 pytja eshte konkrete i pakapshem, po hec mo se nuk ke nevoje te pergjigjesh..

S'pashe ndonje pikepyetje une.  Ti bere nje parafrazim te asaj qe ti mendon une thashe, qe eshte parafrazim i gabuar.

Olso, pala tjeter mblidhen, ama mblidhen per festa e per aheng smiley.  

Aheng me detyrim. smiley

LEFTY!!!

"Hiç s'kane per te bere, se s'e marrin dot pushtetin me dhune; Vetem sa na lene ne pa dale te premteve" (nga blloku, per Pub & Disko dmth)!

Ja pra, se per ç'fare e ka mendjen nje pjese e rinise ne Shqiperi, nje te premteje, meqe disa s'e paskan marre vesh ! Populli do lek dhe qejf or trima ! nuk i plasi se do Rama pushtet me ç'do kusht !

 

Po mo shoku po. ai shoku yt nga tirana e ka mendjen me dale ne disko se e ka mundesine per te shkuar ne shkolle e ka mundesine per te dalur ne disko po mos harro se perqindja me e madhe e popullit jeton ne varferi dhe e shtyn siq e shtyn deri ne fund te muajit kur ti vije koha per te marre ate palo rroge apo pension (nese e kane nje pune apo nje pension) qe psikopati thote i kam rritur me kaq e aq perqind po nuk shikon anen tjeter te medaljes qe cmimet kane shkuar ne stratosfere.

Si puna jote, si puna e atij shokut tend dhe si puna e ndonjerit ketu qe thote ka pune sa te duash se me zor gjej kamarier per lokalin tim... normal qe ju e keni ne rregull.. se ne nje menyre apo ne nje tjeter... me djerse apo pa djerse po ma do mendja pa djerse se po te ishte me djerse do, nuk do ishit aq hipokrite dhe te mos ja dinit per pjesen me te madhe te popullsise qe jeton ne skamje.

Tani do te thuash per mua..... ti do te jesh ndonje socialist i keq qe ben dokrra ketu e gjoja po me dhimbset populli.

Sa per dijeni nuk jam me ndonje parti (kam 12 vjet qe jetoj jashte), nuk jam as per ardhjen e edi rames ne pushtet, po ky psikopati po e djeg vjedh vret ate popull e po te thote... "shut the f... up" se ti q... robt po e hape gojen.

Kete mbron ti? Nese e mbron kete ti ose ke perfitime nga ky ne pushtet ne nje menyre ose nje tjeter ose je tru shperlare

 

 

Meqe te beri pershtypje e thena e shokeve te mi, po te them se shoket i kam "gjysem per gjysem", gjysma me PD-ne, gjysma me PS-ne : pak a shume si tere Shqiperia ! Nuk jane bosa, as nuk vuane per buken e gojes, por jane thjesht njerez "normal", shtrese e mesme, te cilet jetojne si gjithe studentet e tjere ne TR, nga 3-4 me nje shtepi me qera!

Kuptohet, atyre qe jane me PS-ne i behet qejfi kur behen trazira. Te tjereve, u prishet "rehati", ky eshte realiteti atje, nuk e po shpik une !

Goxha Korca..

Ama Vlora me Flamur smiley.

Nuk jane vetem nga Korca,kane shkuar nga Elbasani,Pogradeci,pra 6 mije vete nuk jane pak.

ka edhe nga kanadaja

Atehere qenkan pak.

ke harru ata qe jane aty me shpirt dhe me zemer.

Me këtë arrogancë dhe harbutëri që shfaqin këta të pushtetit, bashkë me përçjellësit e peshkut këtu; do tju shtrojnë në dru, ja mbajeni mend.

Mund të përdoren edhe plumba thotë ai tarallaku i PDsë në News24.

hajde pykë hajde...

 

Leri llafet ti,po te ishe kaq i preukupum ti ja ku e ke Korcen,kishe dale ne demostrate.

ai eshte diplomat part time..

Jepë Vllora

bëja forra,

bjëru moj të lumtë dora! (diskleimer, e thot konga)

Ska fare protestues ne Tirane.

Kush janë këto qëflasin tek 24( profesioni dhe puna që bëjnë ) ?

Ai i PD-s eshte pedegog te italishtja, te gjuhet e huaja. Eshte myt n'leke e nuk shkon asi dite ne shkolle. smiley Nuk shquhet per inteligjence.

Ate tjetrin s'e njoh.

Italishten e thaka.  Sentiero luminoso me vend e pa vend. 

a kuptoni ju se ku ka arrit puna tek PD?

Nuk ka nje njeri te sakte qe te te jape nje argument te sakte, qe ne mos te qendroje te pakten ne te dy kembet, te rrije te pakten ne bythe.

Ky Collaku thote qe shokut  te tij Zyberit, cun shume i mire, i kane vjedhur makinen para dy ditesh dhe policia nuk ia ka gjetur akoma dhe kjo nuk eshte arsye perse Zyberi te kerkoje qe makina te gjendet menjehere, keshtuqe edhe prokuroria te mos pretendoje qe policia ti gjeje gjashte gardistet e pandehur menjehere dhe ti dorezoje.

A doni me per Collakun? smiley

a di gje kush kur fillon protesta ne lezhe se kam dale ne shesh e nuk ka njerez as sa per nje dite pazari? po edi udheheqesi ku eshte? mos do vije ne lezhe, se njerezit pa udheheqes e humbin rrugen si ne tirane po thone televizionet se e kane humbur?

shkinaks, eshte e enjte sot.

Shkinaks,demostrata eshte ne Gjader dhe jo ne Lezhe.

po fol mer yahoo. se se dija. a ta marr motorin me vete thua?

un protestova pasi dola nga restoranti po ishim vetem 3 veta smiley

Vetem nga ana tjeter protestoj c do dit smiley po nuk me sheh njeri 

Alidea mos bej ironi me "masat kompakte" smiley

Alida, le noi tip te mire?

Me ftuan  smiley 

rrofsh per pergjigen Alida.

 Leje protesten e shijaks se so per ty po dil iher nga xhamija se esht e premte.

 As kte se njoh .

Lezhianet e perqark jane bllokista shkinaks, mbase i kane punet ne terezi.  Per pub e per disko.  Ah po, vetem per ndonje Klod, zot na rujt, lujne vendit smiley.

me thane te drejten une u alarmova. isha per pune ne rrubik dhe e lashe pa ngrene dreken te vija ne lezhe prane familjes. kemi mbylle institucionet, dyqanet, bankat (se mora dot as rrogen) e po prisnim qe te pakten toma te sillte ato qe kishte me 21 ne tirane. ne bulevard aty ku kaloi protesta rrine keta fukarenjte qe kerkojne pune. sot kishin ike prej frike dhe e di cfare, as sa punetore lypin pune ne shesh nuk ishin mbledhe. prit te kaloje protesta, prit, dhe mora laptopin qe te tregoj direkt cpo ndodh ne lezhe, kur keto paskan ike. dhe e di kush eshe me e forta; ne tavolinen ngjitur kam nja dy deputete te pd-se qe bashke me ndjekesit qe po rrinin ne shesh i kane shtuar numrin protestes.

para se te niste kisha frike, i quaja budallenj policet qe rrinin dy te semafori, dy te pallati i kultures, kater te bashkia (+2 te policise bashkiake) e dy te varri i skenderbeut. ca bejne keta, si do e mbajne protesten. po pastaj pashe qe ishin me shume police se protestues. edhe nja 20 gazetare qe transmetuan direkt pamjet. nuk di a i pate pamjet po qe nga obelisku ne shesh duhej te afroje kameran shume per te fokusuar "turmen"

dhe me e keqja qe edi s'erdhi. e prisnim.

Me e keqja eshte se mua s'duhet te me vij keq per keto cfare shkruan.  Por prape me vjen.   

shkinaks.

nuk e di pse me pelqej menyra e shkrimit, stilit, mbase sinqeriteti yt.

Meriton nje titull shume te perdorur " asgje te re nga fronti i majte".

Persa i perket deshires per protesta, eshte normale qe merren parasysh edhe ndjenjat e popullit, trim e liridashes.

Nder 100 votues ( si pd, si ps) 70 % votojne me bindje  kunder krahut kundershtar, nuk intereson kush eshte Berisha apo Rama, i bardhe apo i verdhe, i zi apo i kuq, votojne kunder e kaq.

Keto votues qe bejne supershumicen, nuk duan dhune, nuk duan  vrasje, nuk duan shkaterrim, keto kerkojne perplasje idesh, forma, lufte politike, tradhetira, kulisa, shitje e blerje, me nje fjale si tifozat e futbollit, e duan fitoren me çdo kusht, pa prishur rregullat, pa konflikt e dhune vrasese, keto kerkojne dinjitetin e gjitheve, te majte e te djathte.

Sot ishte shfaqje e mjere. Kerkesa kryesore - te mbyllet komisioni i hetimeve. Kujt ja ndjen per komisionin?

Rama eshte ne nje linje shume larg me hallin dhe indinjimin e popullit me qeverine. Shperdorim total i besimit. Eshte bere si Coca Cola e skaduar pa gaz.

Rama eshte ne nje linje shume larg me hallin dhe indinjimin e popullit me qeverine. Shperdorim total i besimit. Eshte bere si Coca Cola e skaduar pa gaz

5 *, per Shprehjen e Dites !

 

Ne Vlore, "manifestimi" ka 10 minuta qe mbaroi :

"Nje verrë ne Ujë", siç thone Vlonjatet

Ne Lezhe dhe Korçe s'ka te dhena fare ...

Ne Tirane, "grumbullimi" filloi me 1 ore e 30 vonese, dhe njerezit jane shkoqitur fare rruges per tek Zogu i Zi i Rames, (seç me kujton pretestat kot se koti qe bente Rame ne 2006 per te mbrojtur pikerisht "Zogun" e tij te Zi   smiley    ), s'merret vesh kush jane "manifestues" e kush jane kalimtare te rastit e hallexhinj  smiley

 o katunar, kur ka manifestim paqesor thoni he me ca u be nje vere ne uje, kur indinjohen njerezia thoni...kjo eshte dhune apo puc, po car doni ju mer jahu, as vete se dini, rrace karagjozesh. ju doni i dru te modh kaptines ja car doni, po edhe ai do ju vije mos ki merak.

A e di vendimin e gjykatës për "Zogun e zi"? Nuk shqetsohesh që gjithë ato para ishin të shqiptarëve dhe ai i Marri yt i bëri pluhur. vetëm kaq mjaftojnë për mos ja përmendur emrin . 

+1

Do te ishte shfaqje e bukur po te kishte dhune?

Do te ishte shfaqje e bukur nese protesta do te kishte zerin e vertete dhe pa komplekse:

Te arrestohen vrasesit, Te ike Berisha, Te pergjigjet Berisha per vrasjet dhe te denohet nese ka pergjegjesi, Burg per Meten, Te pergjigjen shkaketaret e Gerdecit, me Shkelzenin ne krye, Mos perdhunohet ekonomia, Me shume pune, e mjaft genjeshtra me brire per ekonomine tone te shkelqyer, Burg per kedo shkel kushtetuten ...

'kerkesa kryesore e protestes ne Vlore, ishte te mbyllej komisioni hetimor, sepse eshte i kunderligjshem' - thonte speakeri i Top Channel .... Kerkesa skic, e ata qe ishin do ju kete ardh turp, prandaj them shfaqje e mjere, me ca politikane me komplekse ne krye te nje populli te indinjuar vertet.

 

 

 

rreth 20 muaj ne protesta s'jane pak. Po kur te kemi nevoje per protesta , kush do te protestoje..... ?!?!

ha gorgonxola, e gogesit, ti smiley pastaj pretendo qe te protestojne te tjeret per ty smiley

170 Leke benzina, vjet ne shkurt ishte 141 leke , llogarite vete sa % eshte rrite... smiley

Cen ke thene shprehjen me te bukur ne kete forum. Eshte shume shume e drejte. Sepse dhe ne rastet kur shoqeria organizohet, si fjala vjen para ca kohe  ne zonen e ish unazes se re, per te protestuar per ujin, u nis me vrap Sajmir Tahiri, me Erjon Veline, dhe shume njerez sa pane ata surreter aty, u shmangen. Ore, gjithsejcili prej nesh mund te kete shume halle dhe ka nevoje te protestoje, por protesta ime ska pse shkon per kredo politike te askujt. Mire e ke thene ka shkuar nafta 1700 leke, po shkon buka kacafiu, dhe kemi nevoje te protestojme qe te shkundim qeverine, por ne rast se dal, do vije me vrap Edi Rama, qe te me qaje hallin, gje qe nuk e dua mer vlla, se une dal per hallet e mija jo per surratin e Erjon Velise dhe askujt tjeter.  Dolen tregtaret per kasat, o burra me vrap Vali Leskaj me te tjere ne krye te turmes pa i thirrur kush . Prandaj eshte i drejte shqetesimi yt, kush do protestoje kur te kemi vertet nevoje

Po i degjoni lajmet? Po behet buka 1500 leke. Prisni e do ta shihni sa do te protestojne, me PD e me PS.

Me c'po degjoj, qenka katandisur kokoshi nje thele. Fakti qe populli nuk proteston fuqishem tregon qe gjendja ekonomike nuk eshte aq keq sa c'propagandohet, pra s'ka arsye per protesta masive.

Organizmi i keq nga PS, tregon qe duhet te kete carje branda saj dhe ato thashethemet me Rucin jane me serioze nga c'mendova.

Gjynah i madh per ata 3 fukarenjte e shkrete qe iken per dhjame qeni.

Long live King Berisha I.

 

 

Fakt tjeter qe tregon deshtimin e protestave te PS-se sot, eshte qe vete Top-Channel, ndryshe nga 2 te "Premtet" e kaluara, nuk i ka trasmetuar LIVE asnje nga "manifestimet", as ate te Tiranes ...

Me c'po degjoj, qenka katandisur kokoshi nje thele. Fakti qe populli nuk proteston fuqishem tregon qe gjendja ekonomike nuk eshte aq keq sa c'propagandohet, pra s'ka arsye per protesta masive.

S'diskutohet ajo pune ! Deri tani kane udhetuar jashte shtetit pa viza (pra, brenda 2 muajve nga liberalizimi), rreth 400 mije Shqiptare ... s'ma merr mendja se vuajne te gjithe per buken e gojes.

Lere pastaj, qe nje pjese e mire e Rinise, e ka mendjen tek Llotot, Kazinote, Bastet Sportive, Interneti, P***, Pub & Disco n'Bllok nga prostat jane kthyer thuaj !

 Deri tani kane udhetuar jashte shtetit pa viza (pra, brenda 2 muajve nga liberalizimi), rreth 400 mije Shqiptare ...

Nga e nxorre kete numer?

 Jo 400 mije po 1.4 milion shqiptare kane udhetuar drejt evropes qe kur u liberalizuan vizat. Se qe thua ti gjemb ketu llogariten nja 4 mije vete qe kane udhetuar me te vertete, pjesa tjeter jane cantat e tyre te udhetimit, numri i sendeve personale brenda cantave, luget e pirunjte plastike qe perdorin ne avion, centet dhe qindarkat qe kane ne xhepa plus numerohen edhe punetoret e aeroportit qe kane pasur kontakt me ta tu fillu qe nga sanitarja e deri te stjuardesa. Kurse udhetaret qe jane anetare te PD numerohen 1 per 10. Ata qe kane ne ipod muziken e Cilit numerohen 100. Dangallet si lefteri jane 1=1000

Per ca thashethemesh behet fjale, se nuk jam ne korrent te ngjarjeve?

Trishtueshem Dajosh ,por e verteTE.i kam ndjekur komentet tuaja dhe me pelqejne per objektivitetin e tyre.Nuk terhiqen zvarre njerezit neper manifestime pa fund e qe asnjeher nuk kane nxjerre gje ne drite.Jam e bindur ,me fakte sa te dush qe nuk eshte ky mjerim ne Shqiperi.Kur flas per Tiranen e them qe Pub,restorante ,palestra e e ahengje jane plot me thone ,po jo Shqiperia nuk eshte Tirana,kue shkon ne pazar te tiranes e sheh prodhime bujqesore vendi te mrekullueshem e plot arome te sjelle nga fshatrat perreth me hapet shpirti.Ku katundaret ngarkojne furgonat me prodhimet e tyre e furnizojne magazine ,restorante,e plot njesi te tjera mendoj e lumtur se pjesa me e madhe e shqiperise ajo plot profum te shendetshem eshte jashte ppu e nuk ben manifestime.

Rrofsh Zana, ndoshta ke te drejte. Por nqs njerezit nuk nxirren ne protesta si i behet? Se per te shkuar ne parlament besoj qe nuk behet fjale sepse ti besoj i ke pare shfaqjet histerike! Sic duket do vazhdoje kjo pune me hiq e mos e keput. Asgje e re per shqiptaret.

Une nuk kam mundesi tí ndjek lajmet nga ketu ku jam por nga komentuesit mora vesh qe nuk ka pasur shume protestues/demonstrues so. Me vjen te them qe ky eshte lajm i mire dhe lajm i keq.

Lajm i mire se populli i tregon Rames e kujtdo qe nuk mund te perdoret sa here te doje ai si mish per top. Nje levizje pa nje bosht kurrizor eshte e destinuar te beje fiasko pasi nuk mund te shfrytezosh intain e njerezve me jave (mos themi muaj e vite te tera) duke i ngopur me lugen bosh. Me beri pershtypje gjuha e nderkombetarve qe thane pothuaj njezeri: "Nese do te duhej te uleshim si tek Konkodrili per nje marreveshje te dyte atehere jemi te gatshem". Tashti, asnje nuk e ka te qarte se kush ishte e para dhe pse u dashka qe njerezit te japin jeten per te dyten, apo qe te mbajne berishen ne pushtet dhe te pasurojne Ramen???

Lajm i keq eshte se populli duket i lodhur nga keto perplasje briresh qe nuk shkojne me teper se interesi shume i ngushte i te dyja paleve. Dhe keta plehra kete qe deshen ja kane arritur, fatkeqesisht... Eshte si puna e dentistit, kur do te te shkule ndonje dhemballe me perpara te ve arsenik qe te te ngordhe nervin. E pra popull trim shqiptar pergatitu te te shkulin dhembe e dhemballe se nervat shkuan e vane. Se shpejti do te kete shume protesta ku do degjohet "Pothtë Beritha!" "Rroftë PëThëja" dhe e kunderta....

 Ore, protestues pati, si nuk pati. Por u be ne rruge te ngushta e nuk binte ne sy.

Por juve prisni lajme te bujshme qe ta quani proteste te mirefillte.

Ne fakt eshte skandaloze: me shume protestues mbledh Meta ne Lushnje se sa Rama ne Tirane.

Permet-o me nje rregull te thjeshte matematikor i bie qe 7% i Mete-kokmodhit qenka shume me teper se 20% e Ram-gjatoshit smiley . Te shhim se sa mbledh Birish-malsori qe te percaktojme dhe % e ketij te fundit (megjithese ai ka treguar se poshte 500.000 njerez nuk bie asnjehere)...

Asterik, une vec sa shpreha keqardhjen time: Per mendimin tim, Meta eshte nje cudi e "mjekesise." Fakti qe ende "jeton" si politikan eshte i habitshem per mua, por ja qe s'eshte ashtu per popllin (ky koncept i popllit duhet riperkufizuar - s'po merret vesht se prone e kuja eshte).

Deshtim total i protestes.

Tani duhet te perqendrohemi te zgjedhjet lokale se Tirana po masakrohet dita-dites.

Demi qe ben Rama eshte i pallogaritshem.Abuzon kaq shume me keto protesta idiote pa nje motiv e projekt sa kur te jete vertete nevoja nuk mund te llogarisesh me mbi to.Njerezit merziten ,kane gjera shume here me interesante te bejne.Trishtimi im eshte se keshtu Berishen qe andej e heq veç vdekja natyrale.Opozite leshit.Tamam humbes

Kot per kuriozitet, cfare duhet te beje opozita? Meqe po i "qan hallin", po te pyes. 

Me leje.

Opozita duhet te punoje per zgjedhjet e 8 Majit dhe nqs i fiton ato te kerkoje me force zgjedhje te parakoheshme.

PS.Penaro,nuk po nihesh shume,vetem ne "dite festash" dukesh.

penar, teoria ime dhe jo vetem. Populli i voton e i paguan politikanet (perfshi opoziten) per te bo politike aty ku ajo duhet te behet. Kjo nuk ka ndodhur ne asnje dite te vetme keto 18 muaj. Ndonese opozita ishte ne pozita te shkelqyera per ta bere kete me 50% ne dispozicion.

Pa po te jete per protesta e zijafete, populli (boll e permendem si çante shpine) nese e ka te nevojshme i organizon vete 100 here me mire, ndaj eshte popull.

Or fh, po amon o burre se na ra goja knej, ndoshta nuk e ke idene e shqiperise sot. Kur opozita shkon ne parlament, Berisha me Jozin fillojne me liber shpie, sharje, ofendime, provokime pafund pikerisht per te mos lejuar qe politika te behet aty ku duhet. O be Krokodili dhe berisha e hengri fjalne pa pike turpi.Tashi ti si mendon se veprohet ne keto kushte?

shume vone dajosh. ai bojkoti i parlamentit ne fillim e pambarim e krijoi hendekun.  Edhe une nuk i zgjedh njerezit me te cilet me duhet te punoj, por bej punen time.

si i bohet? ul retoriken, ul sumen - puno, zgjedhje te pjeshme i here ne dy vjet (po ende me 4 vjet mandat, si ktu, zgjedhje vetem per mandatet e mbarume) per te rifresku parlamentin. 

resumeja me e mire eshte puna. (besoj se Rama ishte nga te paret qe e futi ket koncept ne shqiperi, po e humbi rruges)

fh, qe te dy e dime qe s'ka pasur asnjehere opozite ne shqiperi te veproje si opozita qe ke ne mend ne teorine tende. dhe qe mbeshtetesit e pd-se ti kerkojne rames qe te mos protestoje e te dale ne parlament eshte hipokrizi.

me tej, kur asnje institucion i shtetit shqiptar nuk funksionon siç duhet e nuk luan sipas rregullave, pse duhet qe opozita te luaje sipas rregullave? ketu ke nje kryeminister qe te genjen cdo here qe del e flet, qe akuzon presidentin qe zgjodhi vete nga partia e vet per Puç, dhe ti me thua qe opozita ben gabim qe s'del ne parlament?

nejse, rendesi ka qe opozita te jete moderne. qeveria le te jete feudale.

Asnjë popull apo shtresë e tij nuk mund të ngrihet vetë pa pasur organizatorë të organizuar në parti , sindikata , shoqata ,etj .Po faktikisht në Shqipëri pjesët më të organizuara e më të mëdha në numër janë partitë ndaj opozitës i takon ti grumbullojë tê gjitha energjitë e pakënaqura nga pushteti. Pse në Egjypt mos vallë janë ngritur vetë njerzit por opozita e shtypur dhe e burgosur pamvarsisht se kush janë ata dhe sa janë me idetë e tyre por pajtohen në një pikë regjimi autoritar i Mubarakut duhet të ndryshojë .Ky është populli i përbërë nga shtresa dhe grupime të ndryshme dhe kur gjejnë një pikë që i bashkon ai është uragan i pandalshëm.

Boll me perralla shih si ndodhi ne Tunizi e ne Egjypt. Ne Egjipt robt shkonin ne pune per 2 dollare ne dite, ndersa ne Shqiperi ta plasin surratit ate 2 dollarshin. Per te mos fol pastaj per te drejtat e shtypit e medias qe ndryshojne si dita me naten. Mubarak i varte per k..esh gazetaret ne se shkruanin per te nje te qindten e atyre qe shkruajne gazetaret ne gjys ore ketu per Berishen. Ndersa ne Shqiperi ti ke shumicen e gazetave e mediave televizive qe anojne nga opozita. Cfare krahasimesh jane keto? Te rrime shtrember e te flasim drejt, ka nje vit e gjysem qe opozita po u kushton gjithe shqiptareve shume. Cdo gje e ka nje kosto. Ne se do te besh politike, shko ne parlament o njeri; respekto voten, respekto institucionet. Dhe askush nuk thote te mos protestoje per te drejtat e saj: tere diten e tere naten, por te gjej nje kauze per te qene, nje kauze per te cilin te kete te drejte morale te ngrihet ne protesta, nje kauze qe ne favor te shumices, jo te by..es se tyre. Ja kete duhet te beje opozita. Dhe dicka, mos flisni per popullin sikur eshte monopol i njeres apo tjetres parti, se keshtu u pelqen juve. As ne Egjypt nuk ishte, e asgjekund nuk eshte.

nga Enton Palushi

 Si duhet të ndjehemi ne shqiptarët kur dëgjojmë një gjë të tillë? A jemi ne të lodhur duke qëndruar të fundit në Europë, të tallur e të përqeshur nga vendet e kontinentit ku bëjmë pjesë? Fundja, a nuk është krahasimi që bën Hitchens për zgjedhjet në Shqipëri një tallje? Ai flet për një të vërtetë relative për zgjedhje të lira e shton se ka njëfarë niveli transparence e ndershmërie. A nuk është edhe kjo tallje, kur më poshtë në shkrimin e tij ai u jep ca këshilla diktatorëve të tipit Mubarak e një prej tyre është që të mos bëjnë zgjedhje fare nëse kanë ndërmend të bëjnë zgjedhje të këqija…

Por prej kohësh vendi ynë është kthyer në një njësi matëse të së keqes.

A e dini se ndoshta kurrë nuk do e kishim marrë vesh që paska një studim në lidhje me vdekshmërinë e nënave gjatë lindjeve, po të mos ishte “shpërthimi” në mediat britanike, se Anglia qenka pas Shqipërisë në këtë drejtim.

Ndoshta kurrë nuk do kishim mësuar që gjermanët nuk kanë një sistem dixhital të komunikimit të zjarrfikësve, po të mos ishte zemërimi i mediave se Gjermania bashkë me Shqipërinë, janë të vetmet që nuk e kanë këtë sistem.

Ndoshta kurrë nuk do kishim mësuar që zgjedhjet në Togo kanë qenë më probleme, po të mos ishte protesta e aktivistëve francezë me moton “Të mos e bëjmë Togon si Shqipëria”.

Ndoshta kurrë nuk do kishim mësuar se Hondurasi ishte në prag të një konflikti, po të mos ishte presidenti i Kosta Rikës, që deklaronte se nuk duhet të tolerojmë “një Shqipëri të dytë” në rajon.

Ndoshta kurrë nuk do mësonim se të ardhurat për frymë në Kinë janë po aq sa në Shqipëri, po të mos ishte revolta e mediave amerikane, që ankohen se si një ekonomi aq e fuqishme, sjell për banorët e saj të ardhura për frymë njësoj si në Shqipëri.

Ndoshta kurrë nuk do mësonim se Shqipëria e ka jetëgjatësinë më të lartë se disa shtete të SHBA, po të mos ishte pezmatimi i mediave amerikane pse kanë rënë kaq poshtë.

Sot, njëzet vjet pas rënies së komunizmit, kohë e mjaftueshme për të ringritur çdo shtet nga hiri, ne jemi sërish atje ku kemi qenë, duke shërbyer si njësi matëse e mjerimit, varfërisë, totalitarizmit. Jemi thjesht një etalon i së keqes.

Prizren, mos bej hartime kot, se nuk kam as kohe te t'i lexoj. Po do vertet te degjosh se c'thote evropi, aty i ke te gjithe deklaratat zyrtare te pefaqesuesve te tyre. E thone troc: jo dhune, jo zgjdhje te parakoshme, respekto institucionet duke filluar qe nga parlamenti e deri tek gjykata. Ne se nuk duam te jemi etaloni i se keqes, boll me humbje kohe e retorike te agravuar.

 

P.S. Who the heck is enton palushi and Hitchens? And why should I (we) care? 

 A mund ta pyesësh profesorin se ky tipi autoritar ka qenë president dhe arriti ta shkatroi shtetin që drejtonte ku u vranë 3-4000 njerëz , një vit më pas sulmoi me tanke e armë automatike shtetin për të marrë pushtetin që e mbajti vetëm 2 ditë , u bë përsëri kryeministër dhe nga makutëria hodhi në erë me municion 26 njerës , në një demonstratë të dhunshme  kundër qeversjes së tij me urdhër të tij u vranë 4 vetë eu plagosën 7 të tjerë .Për të mbuluar këtë akt shpalli puç kundër shtetit me pjesmarrjen e K/prokurorit Presidentit etj dhe një shoku im vazhdon pa mëdyshje të jetë përkrahës fanatik i tij. ç'profil psikologjik ka ky shoku im ? dhe postoje përgjigjen këtu.

Perkthimi n'shqip i pergjigjes do te jete "i dhjere por krenar"

Permetar - leri nderkombetaret, sepse ata nuk arrijne ne perfundime qe jane ne sherbim te interesave te shqiptareve por ne perfundime qe jane ne sherbim te interesave te tyre!  Ti e di fare mire kete!

Referenca se cfare thone nderkombetaret eshte nje perpjekje e deshperuar per ata qe nuk duan te humbin ose duan te ruajne privilegjet e tyre! Kjo reference eshte e vlefshme per ata perderisa mendimi i nderkombetareve i sherben kesaj!! Psh.sikur nderkombetaret te thoshin zgjedhje te reja sot, grupi i te deshperuareve do te thoshte - keta nderkombetaret ja futin kot, ne vendosim vete kur do te bejme zgjedhje, apo jo?

Kam nje pyetje direkte per ju duke lene pikepamjet paretiake menjane!!

A eshte Sali Berisha nje njeri normal psikologjikisht dhe cfare ndikimi (pozitiv/negativ) ka ai ne Shqiperine e sotme?

flm

Permetar,po t'kerkojne konsulenca ketu..Kur te te mbushet mendja te ndrrosh zanat,behu psikolog ,klientela e siguruar...

hmm po t'dhimbet strategu i cmendurise shqiptare edhe ty me duket! Ju rrofte sa malet dhe marrte nga ditet tuaja ... se nga ditet e mia nuk i jap asnje sekonde!!! smiley

 

Mos ki dert Koran ti merr me zor ai edhe ty edhe mu....Ma mire ban perdemek se ja nep me qef,,asht me cool

.. une kam me shume frike gardistet, se ata marrin jeten!!! Per ate ahaha, asnje sekonde nuk me merr dot, apo nuk eshte edhe plak tani, vetem nje dhemb i ka mbetur ne goje! smiley

Po ne Egjipt jane ngritur vete njerzit dhe ka 10 dite ne protesta te pandalshme, e kane 2-3 dite duke u bere cop me guret me njerzit e mubarakut.  Nuk i thirri as El Baradei as Muslim Brotherhoodi te dilnin ne filan apo fistek dite, biles kur erdhi El Baradei ne Egjipt protestat kishin dite qe kishin filluar.

 Po të ishin nga ata që ngrihen vetë (që s'ka asmnjë turmë në botë që ngrihet vetë pa një organizator) apo me sms nuk e duronin një diktator pë 30 vjet e 82 vjeçar.

Ehuha, shikoje situaten nga nje pikepamje me e gjere.  U ngriten se moren frymezim nga ngjarjet qe ndodhen ne Tunizi.  Edhe vete u ngriten, duke i organizuar protestat nepermjet rrjeteve sociale pa pasur asnje lloj media kombetare per t'iu reklamuar protestat.  Se sa durojne Egjiptianet eshte puna e Egjiptianeve.  Mesa duket me 25 janar u poqen te gjitha kushtet per ta per te mos duruar me.

Po i qaj hallin vedit P,e jo opozites.Opozita duhet me kene SERIOZE,e jo me u tall me njerezit.Te jete e tille qe mjep besim qe me programe projekte ma mbush mendjen edhe mu ta votoj....Qe eshte ma e mire se pozita e Berishes ,qe nuk ka hakmarrje ,kapriccio infantile e klane...Qe nuk abuzon me jete njerezish e i perdor ne kee menyre.Me ndje...Shqiperia ka nevoje per nje ze te vertete ,te besueshem kundra pozites.Tasht me thuj ti Penar a mendon se eshte Rama ky ze?

As per lufte, e as per paqe. Eshte koha per te hequr Ramen.

Ik ore i pashpirt! Do me i heq patericen nje burri plak!

smiley

Kane 18 muaj qe marrin gjithe ate pare qyl deputetet pabere as me te voglen gje...Oh sa mire me kene opozite...Dy bomba tymçe,ndoj interviste idiote,kamping ne mes te Tiranes...mjer kush vdiq...

Keto utopirat me heqje Rame e Birishe nuk i hane me as gjimnazistet (besoj). Nuk hikin, mer jo! Dhe kete ta ngule ne mendje i madh e i vogel (per peshqit e kisha fjalen). Menyra me e mire per "t'i hek" eshte t'i injorosh dhe te shikosh punen me shpresen se kur te mbushet me gjithe mend kazani do te derdhet ose me shpresen se po ju bejne nje nder ketij populli dhe po ja heqin vetes...

O shoku, edhe kjo avenue eshte eksploruar, ka patur abandonim masiv per te dyja partite ne zgjdhje, po halli eshte qe ai i shkrete berishe i mbush vete kutite me vota. Personalisht kam mesuar qe kam votuar per PD ne te gjitha zgjdhjet qe para 12 vjetesh kur me nisen ushtar ne USA smiley

Dajosho, kaq political sa je ti, mbase ke votu edhe se mban mend, j/k smiley

E di o shoku e di, por kur ata nuk hikin me gjemime pushkesh dhe te vrare ne bulevard, fleje mendjen qe do ikin me komente peshqish...

Kur thashe injoroi, nuk e kisha fjalen per mos-pjesemarrje ne zgjedhje, protesta, etj (ndoshta u keqkuptova) e kisha injoroi politikisht. Ajo qe me ben cudi eshte qe asnje parti e te gjithe spektrave nuk po perfiton nga kjo situate per te nxjerre nje alternative te trete (qe jam i sigurt qe do merrte nje 10-15 % - hiq ketu dhe vjedhjen e votave)... Kjo me ben te dyshoj qe te dy dentistet e kane bere punen deri ne fund...

duket sikur me "e mira" e "te mirave" eshte arritur tashme, riciklimi i me te kontestuareve, pergojuarve, akuzuarve. We are second (read thirteenth) chance givers or most accurately forced to do so.

 Spo degjoj ndonje koment nga shemja e te tjeret per qindra mijera vete qe u derdhen ne shesh. Te shkretet ju cju ka gjet me piktorin. Po thote qe nderkombetaret kane punen e vet neve tonen. Ehehehehe e ka humb si Xhaferri simiten.

Nigjoje icik Nazarkon dhe meso noi gjo... smiley

o dumbabista, nuk ka zgjedhje te parakohshme mer..qetesohuni. Pusht-eti eshte i forte..

ish e Premte ajo dite,  Jaaaaa o janino...

doje te thoje Prëmte? smiley

jo,  doja te thoja e xhuma.smiley

nuk e di si behet e-ja me dy pika siper.smiley

alt + 137

domethënë  kështu.smiley

faleminderit..

Sages se nje te çmenduri qe çmendi nje vend po i vjen fundi. Per te miren e te gjitheve. Prokuroria duket se e ka marre seriozisht. Jane hapur ceshtje per 5 ministra lidhur me skandalet e tenderave te HC. Kafazi sa vjen e behet me i ngushte. Dhe qershia mbi torte eshte hetimi i BE. Do vije nga nuk e pret njeri...

 ne vendin tim , ne vendin tend/nje i cmendur, cmend nje vend -tha smiley

Ke shume te drejte, spiritus, atij vendi i ka rene ne pjese Rama; psycho nga ata klasiket qe studiohen nga studentet e psikologjise neper libra.

Apo s'e kishe per Ramen ti? smiley

 me vjen keq qe "shikon" vetem me njerin sy.Aty ka dhe klinika te mira qe mundesojne   ushtrimin e shikimit 180 grade  smiley

 

Na ke, na ke - spiritus. Te te them nje sekret. Une punoj ketu me nje profesor psikologjie per nje projekt timin. Ai eshte i specializuar ne personality disorders dhe body language. Ajo qe thashe me lart ishte thjesht nje perforcim i asaj qe me tha ky profesori pasi pa nje video te Rames ne internet. Megjithate, ti pyet njehere dhe Meron se ai sikur kishte ca dokumenta origjinale per kete pune.

P.S. Qe te mos te te ngelet merak, i tregova atij profesorit edhe video te Berishes smiley

Shyqyr qe kemi klinikat e mira thuaj, perndryshe do te vuanim si juve andej...

Aman, ma hiqni pak kureshtjen se cfare thote profesori juaj per Berishen. smiley

Burre shteti! smiley

Per Berishen s'te ben pune psikologu po duhet kaluar direkt e te Psikiatri.

Mbret,

As veterineri ste jep fjalen..

Per Berri-n cfare thote : Paranoid personality disorder me siguri. Dhe qenka me fat profesori smiley

spiri po ti aty ishe? si s'te pashe une fare? Sa te padurueshem jeni per Salen more - jo me kot thone: Ai qe te shan, te do. 

Ne fakt dha nje diagnoze tjeter nga ajo qe sugjeron ti: "overconfident and authoritarian type" - sorry to dissappoint you.

Po, profesori eshte me shume fat qe s'i bie te votoje o per psycho  o per authoritarian types - per kete e kishe? Dihet ajo... fat i juaj i keq thuaj. Bir Selman...

me me interes do ishte te dinim per ca eksperimenti po te perdor ty ai profesori??? si specie e rralle nga shqiperia

O permetaro, po per ty cfare thote profesori? Pyete njehere apo te vjen zor me e pyt per vehte? smiley

Erdhi per Zotin ....sheme ku ishe ti sot?Ne cilin manifestim?Me thane qe te kishin pa ne Gjader tu prite furgonin...

jo, jo, sot kom qene gjithe diten ne prokurori. Diten e 21 Janarit, me kishte kap nje kamera duke zbrit poshte ures se Lanes tek bulevardi, ne kohen kur bohej demostrata.

Sheme,

Do ja thote ne fund te eksperimentit.

Jane pune te thella keto or mik, mos u nxito. Megjithate une ty po te jap nje "hint" / ide, qe dhe ti te jesh me i qarte e mos ta pyesesh prape smiley . Profesori po pergatit nje studim shkencor me titullin " Gregor Samsa of the 21st century!"

po ku besohesh ti mo robo.. ti dukesh qe genjen.. shihe psh.. ti e pe te nevojshme ti qash hallin atij vendi duke treguar se kryetari i opozites ka personality disorder (qe ti e ilustrive si 'psycho nga ata klasiket qe studiohen nga studentet e psikologjise ne libra' [mgjths nuk e kuptova se perse nuk e theksove nese keta ishin libra prej letre'].. por s'tuy duk shume relevante te permendje se cthoshte ai prpfesori per berishen.. por u desh te te pyesin. kjo dmth se ti je nje genjeshtar. kategori e genjeshtarit pasiv.. ose atij genjen duke mos permendur. Lying by omission. dhe te gjitha kto me bejne mua te kuptoj se ti ke arsye personale per te shtremberuar te verteten.

“Në këtë situatë s’kemi pse presim që miqtë dhe partnerët tanë të na thonë të mbajmë zgjedhje të parakohshme. Ata kanë 20 vjet që asistojnë Shqipërinë, nuk kanë për detyrë të bëjnë opozitën dhe në një proces që po kalon Shqipëria ata po bëjnë më të mirën për të lehtësuar rrugën ku palët duhet të ecin për të kërkuar zgjidhjen”, ka shtuar Rama.

Nese socialistet  perdorin pak trurin do ta kuptojne se marrja e pushtetit ne kete menyre vetem sa pergatit terrenin per palen e humbur te marre revanshin.Te njejtat turma qe ata po perdorin te destabilizojne qeverine aktuale do te kthehen kunder tyre te manipuluara nga sala bile me nje egersi me ta madhe.I kemi pare keto gjera te ndodhin disa here gjate 20 vjeteve te fundit.Cmenduria ka thene Albert Ajnshtaini eshte besh te njeten gje perseri e perseri e cdo here te presesh rezultate te ndryshme.

 Ku e ka thënë Anshtajni këtë në cilën vepër .

 Dimri i fundit.

Per ata qe nuk besojne tek feja 'kapitalizem'  (te tjerët, me mire mos më lexojne):

eshte interesante te konstatohet se si zoteruesit, klasat poseduese, i pranojne te gjitha : edhe mitingjet e opozites (me fjalime e tribuna), edhe demonstratat-homazh, edhe marshimet-paqesore, etj etj. Amà vetem nje gje nuk pranojne ta shohin dhe ta lejojnë : revolten e paster popullore ! Prova ?  Nje fakt fare fare i thjeshte : vetem 10 minuta pasi filloi 21 janari, permes gazit lotsjelles, pushteti e shperndau popullin ! E pamundur për të ta shikonte. Ta lejonte te ekzistonte.

Jo rastesisht, sot argetohen duke numeruar marshuesit-paqesorë...   smiley

 

 

 

e vertete per te dyja palet, ne njefare menyre i duan te paqte. Meqe ke permend fjalen "kapitalizem", cila ishte amabasada e pare qe me mire perfaqson kete fjale, qe para reagoi dhe mbrapa reagoi ndaj dhunes, ne demonstrata..?

 

Do rrosh më teper se une : ma more nga goja ! Pikerisht, ne momentin qe po mbaroja mesazhin, po lexoja ç'kish shkrujt M. Nano ne web-site-in e tij :

 

Ambasada amerikane në panik të përjetshëm

Sapo jepet një njoftim për një manifestim të opozitës, ambasada amerikane kapet nga paniku. Në datën 28 janar, diplomatët amerikanë i dhanë karar punës ta mbyllnin ambasadën. Ndërsa për sot kanë nxjerrë një lajmërim për të gjithë bashkëkombasit e tyre: “Megjithëse demonstrata paqësore janë zhvilluar shpesh në të kaluarën e afërt, demonstrata e 21 janarit ishte e dhunshme e perfundoi me tre te vdekur. Ne kujtojme qytetaret amerikane qe edhe pse demonstratat kane per qellim te jene paqesore, ato mund te kthehen ne te dhunshme dhe te paparashikueshme"

 

smiley)

 

Eshte e hatashme sa dhjaksa jane keta kapitalistet ore !! Waaaah !! Por me duket se ka lidhje me ate qe e thote shkelqyeshem fare fare ai Hamza, tek nje shkrim i tij, kur shkruan : "qenia ngrihet mbi boshllëk (frengj: vide). Thënë poetikisht, boshllëku është shtëpia e qenies. Dhe sfida qëndron në leximin e vet këtij boshllëku dhe nxjerrjen e mësimeve nga ai".

Ky e quan boshllek. Une kam qejf fjalen hiç. Kapitalizmi eshte nje hiç. Dhe ç'eshte me e bukura, e kam te konfirmuar edhe permes nje nga formave te artit, qe e njoh jo pak  smiley

 

 

 

 

Ne kujtojme qytetaret amerikane qe edhe pse demonstratat kane per qellim te jene paqesore, ato mund te kthehen ne te dhunshme dhe te paparashikueshme"

Vec dhjaksa jane dhe hipokrite, qe nuk arrijne te fshehin mire. E dine qe ka arsye qe te kthehen ne te dhunshme..Frika eshte emocion shpesh i zgjuar ne menyre te pavetdijshhme..

 

 

Po vdesin nga frika se mos vdesin !

smiley)

Ne fakt sala nuk kishte faj, sidomos per makinat me uje.

I tha Iliri qe protestuesit ishin kokpalare dhe Sala mendoi t'u bente nje dush

une u solla gjithe dreken rrugeve, por se mora vesh se ku ishte protesta.

ama police pashe sa te duash.

me vjen keq qe eshte  akoma situate frike, dhe na detyrojne te ndalojme punen te premteve  ne dreke dhe ta kemi ne kurriz pastaj gjithe diten e shtune smiley

ti borxheze  mbylle gojen  smiley

aman ere se nuk thashe gje.

le qe ku te leni ju, ju ste  leni as me e nis fjaline smiley

Me erdhi ne privat nje mesazh,nje shoku im kishte shkuar ne demostrate dhe nuk po i gjente ku jane ,tek rruga Kavajes kishte pare grumbullim te madh njerezish dhe kishte hyre ne turme,ec avash avash ne mes te turmes dhe perpara i del njeri me mustaqe dhe e pyetsmileya qofte do ti re,kishte pas hy ne rradhen e atyre qe donin me ble buke me qofte.

karagjoz smiley

   poor guy 

po si perfundim, a hengri a s'hengri qofte ky "shoku" jot? 

Nuk e pyeta ngaqe nuk kam kohe se do iki me loz futboll.

Penar eshte duke me ardhe dekiku me me bo "abuziv"?

kam frike se do i jen duk expensive   smiley po se sa shok mund ta kete bradi  ajo esht pune tjeter

Megjithmen Brado, a e hongri qoften ai shoku!? Ishalla i ka njit mire deri per vaktin tjeter smiley

Nuk e hongri qoften se ka shume inot kur i thone "merr sa te duash se jane te pagume"

Ika,mire ju gjetsha te gjitheve.

Po e degjoj gabim apo Rama po thote ne keto kushte nuk behen dot zgjedhje - pra hoqi dore nga zgjedhjet e parakohshme per te cilat po bertisnin deri para pak oresh?!

 Eshte permiresuar ai djale. Dikur e kthente pllaken brenda disa minutash. Tani e ka me ore.

S'na ktheu njeri pergjigje. Thjesht doja te doja mos e kam keqkuptuar une.

dhe numri i idiotëve në këtë temë vazhdon e rritet.

Dikush... po më fshin postimet, ka mundësi të ma thotë: kush është?

 

Une e vrava. Sepse me fyeu rende.

idiotet jane ne mode sot, oranje. Eshte nje nga metodat e manipulimit njerzor, promovimi i idioteve. Ne kete menyre rritet masa e tyre dhe jane me te lehte per tu manipuluar. Nuk e di se kush nga keta mendimtaret e sotem e ka thene..

Shume demokratike kjo mbyllja e konferences se shtypit "kur vjen pytja e lodhur atehere konferenca ka mbaruar." ?!?

 Ka plot e kot peshq që mendojnë si Henri çili dhe në kte zallishtën tonë që më mirë një qeverisje e keqe (bile për të sado e keqe ) dhe me mandat të plotë dhe pastaj prap një qeveri më e keqe por me mandat të plotë e kështu me rradhë  se sa zgjedhje të parakohshme nga presioni i protestave (qëllimisht harron korrupsionin) A e di njeri shkollimin dhe profesionin e këtij Henrit (kureshtje) sepse askush këtu se kritikon kte zvarranik me kluf të një "politiknjohësi të rrallë" .

pse ti kujton se po erdhi rama do jete qeveri e mire???

ku jetoke ne hene??

duhet te pranosh realitetin e hidhur qe ne shqiptaret jemi te detyruar te zgjedhim midis dy te kqijave dhe e keqja me e madhe tani per tani eshte Rama me dinozauret e PS (si gjithmone xhanem)!

 Jo ! por ama ka marrë një mësim që do ti shërbejë që po qeverise keq dhe vodhe kështu do përfundosh .Dhe besoj se nuk do urdhërojë vrasje për demonstruesit.

Nuk e di nese eshte verdalle peshkut ajo vlonjatia qe bertiste se nuk del ne demostrate per Ramen ne Tirane. Nuk e di shkoi ne Vlore apo jo?  smiley 

Pse ka akoma rob qe dyshojne se Rama nuk do behet kryeminister ? E doni dhe daten?

 

Ne c'date?

smiley Une s'e kam zakon te bertas.

e mjera ti po spate dale sot ne miting

ta vune vizen tropizma me monden pastaj smiley

Eshte nje vlonjate qe ben shkrime me te bertitura...   smiley  Ti je e bute, kot qe je..  smiley

Kur e ndan njeriu mendjen per sherr i duhen kamikaze ...normal smiley

Ruzh, eeee e bene protesten ne NY ato?Apo do e benin ne Washington?

Protesta behet edhe ne Kine meqe ra fjala, por per budallaqe nuk i merr kush, kjo eshte e vertet qe djeg ne fakt ketu midis peshqeve gjinia femerore.

Ne fakt, berja e "karakteristikes" peshkore eshte stad i rendesishem i zhvillimit individual smiley

Po jo mos u fut aq thelle ti, robi duket edhe nga surrati qe ka..   smiley

Nuk na the, ne c'date?

o gjembi, Saliu po thyhen rekordin pa dale para mediave, prandaj kane ngel fansat e tij te c'orentuar dhe nuk dine ku kane koken.. Do dale se shpejti ai vete ta thote daten..   smiley

Mos e dridh kot. Une thjesht po pyes bazuar ne ato qe the ti. Me siper the "Pse ka akoma rob qe dyshojne se Rama nuk do behet kryeminister ? E doni dhe daten?" Meqe ofrove vete, na e trego daten.

 Perfundimisht, shqiptaret dolen dhe bertiten EDI RAMA, EDI RAMA!!! Fituan halete.

Po te hiqet numri i atyre qe dolen sot nga numri i atyre qe dolen te premten e kaluar del nje numer tjeter shume interesant dhe me shume potencial. Qe s'bertasin EDI RAMA EDI RAMA smiley. Nje perkufizim (i imi ky) i ketyre mund te jete "te paanshem qe dalin ne shesh". Kunder vrasesve qe kane mbi koke.

Te dhenat zyrtare te PS per protesten: Tirana 40 mije, Vlora 30 mije, Korca 20 mije, dhe lezha 10 mije.

Jane ne terezi keta, po  te genjejne pak me lezet

un them s'kishte hic, po dilnin xhiro... Ok me ty?

ti vet kur do dalesh kundra "dhunes"?

Po vej re se tek kjo tema e sotme anti-ramistet jane ne shumice -dhe mire bejne! Po cuditet pozitivisht qe komentatoreve popull po u kthjellohet mendja dhe po e shikojne serisht realitetin me sy e veshe. Po te rikujtoni shkrimet e fill pas 21 janarit do te kuptoni histerine dhe emocionin e gabuar alla shqiptarce qe karakterizonte mendjelehtesine qe ka kaq shume nevoje Edi Rama keto dite. Edi Rama luan me emocionet tona dhe eshte mashtruesi me i holle qe ka njohur shqiptaria deri me sot, prandaj ai perben nje rrezik te larte dhe e ben ate te vetdemaskohet. Edi Rama kerkon karrige dhe te shpetoje karrieren politike te tije. Mjere ata qe u vrane ne saje te mashtrimit Ramist. Edi Rama eshte e keqja me e madhe e popullit tone, ju ofroj ta kuptoni edhe ju sidomos tani qe jane qetesuar gjerat nga pak! Une nuk jam i PD-se te mos me keqkuptoni por dua qe ndergjegja dhe imuniteti nder popullin shqiptar ndaj te tille demagoge si Rama te jete ne lartesine e duhur! Populli shqiptar ka nevoje per respektim te ligjit dhe vazhdimin e rruges drejt Evropes. Ju lutem behuni pjese e intergrimit dhe jo e izolimit te shoqerise!

kev

Ore Kev, mire Rama i mashtroje ata kater njerez te varfer dhe duke i premtuar per nje jete shume me te mire i solli ne bulevard, por kush i vrau? Apo kjo gje nuk ka rendesi per ty?  

Po si ska rendesi? shume biles! Te presim hetimet!!! apo do muhabet kafeneje?

P.S. Mos harro se per kev ka rendesi edhe aktiviteti anti-demokratik dhe teper anarshik i PS-se sot e 1 vit e gjysem.... edhe dhuna ndaj policise dhe dhuna ndaj institucionit te kryeministrise, sidomos kriminalizimi i turpshem policise per hesap te Rames edhe pse u gjakosen pa faj!

Kur thua te presim hetimet e ke fjalen per kontrollin punetor (dmth komisioni hetimor) apo per prokurorine? Nese e ke per kete te fundit, a e di ti se ekzekutivi sebashku me pjesen e zeze te legjislativit kane mese 2 jave qe e pengojne prokurorine te kryeje hetimin e pavarur per ngjarjen e 21 Janarit? Ti a i ndegjon lajmet nga disa burime, apo je abonu vetem tek gazeta 55 online?

Mos u merzitni Kevinjon se askush nuk te keqkupton. Kush eshte me i keq? Ai qe nderton pallate te shtrembra e ngjitur njeri-tjetrit qe presin rradhen te bien, u vjedh abonete pensionistave, prish trotuare dhe nderton minare (apo kembanare), etj apo ai qe permbyt qytete, shan me fjale te pista sa here qe gjen nje mikrofon para, ka probleme me objektet ne forme piramide, etj? Kesaj pyetje une nuk i pergjigjem dot. Kemi pastaj te tjere te cilet shtrojne nje rruge dhe firmosin tre, hedhin fshatra ne ere, bejne miliona brenda nje viti, shesin hidrocentrale nga celulari, shesin rrjetet e vendit per nje helikopter, etj. Kemi akoma me te tjere qe u lepihen te pareve, te dyteve nga njera ane apo nga te dyja anet. Keta dallohen qe larg per mungese shtylle kurrizore.
Eh, sa mire. Perndryshe si do e kalonim kohen sot.

 LEFTY, mundesh te me thuash;(ne se mundesh) vertete ajo qe shpreh ai shoku jot eshte aspirata e rinise se sotme Shqiptare?

Dhe  Juve ashtu e imagjinoni realitetin ? 

Ahere degjo nja dy te dhena prej meje, qe ne se e takon ate shokun tend,  i thuaj se ai  nuk vete fare ne shkolle dhe se ai eshte duke e blere shkollen,  diplomen.

Per çdo vit, ne Shqiperi  nisin fakultetet diku tek 22.000 studente( Ne shtetroret) dhe rreth8500 djem e vajza, regjistrohen ne fakultetet private ( se ne fakt ne keto... NUK KA MESIME TE RREGULLTA PO VETEM REGJISTRIME... PER TA BLERE DIPLOMEN&nbspsmiley

Mbarojne  Universitetet shterore dhe marrin diplomat 5800 djem e vajza ne vit.Nga keta  asnjerit nuk i figuron emri ne ndonje regjister shterore,... per tu sistemuar ne  pune, sipas profilit.

   Jo vetem kaqe por sipas  Projekt ligjit "MYQO", te kthyer tashme ne LIGJ , pa mbaruar dhe  MASTER-in,  asnjeri nuk mund te pretendoje te konkuroje, per ndonje vend pune ne shtet..E sa per djenine tende , qe te mundesh(  ne se te bie rasti te lidhesh me ate mikun tend), zahmet e ke t`ja kujtoje, ne se ai ka kenduar gjekundi, ne  ndonje gazete te ..DJATHTE, (se te majtat genjejne) ku te jete shkruar  faqe saj, ndonje  SHPALLJE QVERIE,  OFFERTE, per  te konkuruar  gjithkush, ne ndonje vend pune.Qofte edhe  per nje vend te vetem..!

 Dhe si te keshe marre pergjigjen prej tij (vetem je i lutur qe te mund ta gjeje para se te jete ryre, ne ndonje disko) fshiji ato te dhenat e tij, me siper, sepse une te siguroj qe  ai shoku yt,.... do te kete qene me temperature te larte kur ka fole me JU !

Nuk me vjen mire qe djem nga tanet, me goxha nivel bien ne te tilla banalitete sejmenesh.Rinia jone eshte  pa pune, pa kokerr leku ne xhep, dhe shpresehumbur.Ne se Qeveria jone(Cilado qe te vije) nuk arrin te fusi rinine tone ne Tregun Evropian te punes, medoemos do te duhet te mobilizoje resurset e vendit per te hapur vende pune .Dhe i vetemi burim ,(gjithenje sipas meje qe te siguroj se e njoh mjaftushem problemin) eshte  stimulimi  SHTETROR i SIPERMARRJES PRIVATE  NE BUJQESI.Duke vene  ne eficense BANKAT PER KREDIMARRJEN NE PROJEKTE SIPERMARRESE NE KETE SEKTOR.

   Qeverria jone ne keto vite, vetem  ka menaxhuar,  ka "Qeverrisur"  investimet e pakthyshme... me tenderat, ku vidhen,(sikursae dhe ta kane zene veshet, ne se e ke pare duke  fole... ILIRIN E  INEGRIMIT&nbspsmiley me te dyja duart, paret e taksapaguesave...  

 

 

-

Nje gje nuk kuptoj ( ose bej gjasme sikur se kuptoj ), si ka mundesi qe protestat e sotme ishin paqesore kur populli qenka kaq i ngopur me kete pushtet. Kur 21 Janari ishte revolte e ardhur nga fundi dhe jo nga koka e protestes. Kur opozites ju vrane tre vete ne mes te sheshit. Kur Rama & Co e kane humbur kontrollin ndaj turrmes.

 

 

Jashte, pucist!

Une po i pergjigjesha graves. Ku grava? :rolleyes:

 smiley edhe une, po se kush me vendosi ti pergjigjesha njerit nga keta te ministrise..

http://noa.noa.netdna-cdn.com/wp-content/uploads/2011/02/SAM_36371-225x300.jpg

 

Qe, rradha e qofteve.

Ore ti mire e ke po hajde pyet Besnik Baren

 

 

BARE: 40 MIJË KRYEQYTETAS MESAZH BERISHËS TË LARGOHET
ORA 18:00- Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Bare deklaroi sot se qytetarët e mbledhur në protestën e sotme dëshmuan se duan ta largojnë me cdo kusht Berishën me anë të rezistencës paqësore.
“Sot rreth 40 mijë qytetarë të mbledhur në Tiranë dëshmuan që dhuna e Sali Berishës jo vetëm nuk egziston por edhe se do ta largojnë atë me rezistencë paqësore”,- tha Bare.

Sipas tij një mesazh të qartë dhanë sot për Berishën edhe mijëra të tjerë nga Vlora Korca e Lezha. "Ishin me mijëra ata që e përshëndetën nga ballkonet e dritaret e shkollave. Mijëra të tjerë në Korcë, Vlorë dhe Lezhë i dhanë mesazhin Berishës që ky pushtet i korruptuar që vrau tre persona duhet të largohet njëherë e përgjithmonë. Tirana manifestoi qytetari”, theksoi Bare më tej. 

 apo nuk ka nje ze qe te mbush mendjen ai.

Sa gje e bezdisshme po behet apo jo...

A ishte gjekundi Gramoz Ruci sot? Sikur nuk ma zune syte gjekundi...(mos qe ne Vlore, sikur degjova)

3D Smilies,3D Emoticons for MSN,Skype,Gmail,Email,Orkut etc

Ruci nuk ish gjekundi, as edhe ne Vlore. Nuk degjova as gazetaren t'ia permende emrin. E mori lumi partine tone o zoto smiley, u 10je kjo pune.

 jo mo aty ishte... te topi ja permendi emrin.

Te te rroje partia daje, se Gramozi ishte ne Vlore. Mos ja hani hakun kot smiley

Te me rrosh o ypsilon, me shkrive gjakun. Ne socialisteve te vjeter ai GRAMOZ na mban smiley

Daje, gojet e liga thojne qe Gramozi mblodhi aq shume njerez ne Vlore dhe e la Edin vetem, per ti tregu qe pa mu ske ku shkon. Ti si e mendon si socialoist i vjeter qe je? smiley

smiley

Bjeri zoto bjeri.

U vrane 3 njerez M.

C'duhet te beje kjo qeveri qe te te coje ty te protestosh? Pytje e sinqerte kjo..

"gje qe nuk e dua mer vlla, se une dal per hallet e mija"

M.

Ti ke luksin te jesh pjese e "pushtetit te 4". Ti dhe shoket e tu, keni akses pa limit te vemendja e njerzve. KUR i thirret ju njerzit per hallet e perditshme dhe nuk ju erdhen? Une nuk mbaj mend te coheni ju gazetaret e te thoni, na ka ardh ne maje te hundes me dritat, me ujin, me cmimet e ushqimeve, me cmimet e karburanteve, me prokurorine dhe gjykatat qe e zbatojne ligjin ne menyre selektive. Me njerzit me precedent penal qe pajisen me pasaporta sherbimi dhe na prezantojne neper bote etj etj etj.. ftojme popullin e pakenaqur por jo lideret poplitike..

NUK E MBAJ MEND M. KUR?

 

Opozite leshi. Ne vend qe te kete nje pershkallzim, ka nje shfryerje te kontrolluar.

!!!!!

 

 PERFUNDOI PROTESTA 
LEZHE ....600 
TIRANE....2500-3000 
KORCE ....2000 
VLORE .....3000-3500 

 Ore doni sdoni ju Saliu paska pas te drejte ne krye te heres, ky nuk dashka qe zgjedhjet lokale te mbahen, i gjithe aksioni parapolitik i Rames duket sikur eshte ne kete linje (sdua te leshoj karrigen time pa e kap ate te Saliut).

Shume i ceket paska qene ky rob i llastuar. 

Gjeja e vetme per te rene ne sy ne keto protesta ishte prania e Blushit ne Korce, i cili edhe besoj se do jet perfituesi me i madh i budallalliqeve te Rames edhe me shume te drejte bile.

Gjithe protestat zakonisht fillojne nga pak a pastaj vijne duke u rritur derisa arrijne kulmin ne dhune. Tek ne ndodh e kunderta, kulmi nis i pari (21 janari) dhe pastaj fillon ulja graduale deri ne qetesi totale dhe asgje nuk arrihet. Gjithandej backwards jemi.

 Ajo qe thua ti ndodh kur protestat vijne natyrshem, jo me regji amatoreske, por ashtu sic u tha edhe me siper, nje nder mekatet e shumta te Edit eshte se po i humb vlerat edhe protestes si mjet shprehje.

Mesa duket Rama u terhoq nga pozicioni i tij dhe po kthehet para 21 janarit.

Kjo eshte tradhti nga ato qe vetem Rama di t'bitisi.

Ne te njejten kohe kur duhej revolucion i vertete. kur me cdo kusht Berisha duhej te largohej. kur nuk duhet te kishte kthim mbrapa. tani rregjimi diktatorial vetem sa do t'forcohet. mjer ne qe jemi ketu dhe qe po ketu e shohim te ardhmen.

nuk kam fjale c'te them aq i merzitur jam. krejt i shokuar. s'arrij te kuptoj.

Vriten ne nje dite te bukur 27 veta, dhe nuk ndodhi asgje. Kur qeveritaret, qe mbanin pergjegjesi direkte, tani duhej te ishin ne burg. U harrua. Iku.

Ne menyren me skandaloze dhe krejtesisht unike vriten ne nje shtet te evropes 3 demonstrues duke qendruar me duar ne xhepa dhe harrohet. zere sikur asgje nuk ndodhi. 

 

Nuk flas fare per qeverisjen, zhvillimin ekonomik etj..., sepse jam 100% i bindur qe edhe rama keshtu do te veproje.

Dhe hajde, po i durojme te gjitha. S'ka gje se varferia, vjedhja dhe korrupsioni kombetar.... i durojme duke shpresuar nje dite do te ndryshoje. Ose duke besuar se jane thjesht imagjinata jone dashakeqe dhe e zeze.

Por duhet te kete domosdoshmerisht njefare limiti. te mos kthehemi ne diktature te pashpallur.  

S'ke c'bo plako, kto rob ju kan ra per hise. smiley

Illyrian kaq te veshtire e ke te kuptosh, kjo pseudo beteje nisi qe ne zgjedhjet e 2009 jo se ishin te manipuluara por sepse rames i ikte posti i kryetarit te ps, sot pas dy vjetesh historia po perserit vetveten. Rames ne maj i iken posti i bashkise, post qe e mban qe prej 12 vitesh por nga nje ane iken posti nga ana tjeter vijne prangat se dihet cfare ka bere ne bashki per 13 vjet, keshtu qe oburra yxhym edhe nje here te mundohemi te bejme nje marreveshje "poshte tavolines" me Berishen. Ka shume gjasa qe bashkia ti ngelet perseri Rames dhe Berisha dhe leshelia te ndajne pushtetin.

me duket se shqiptaret nuk po dalin ne proteste se u ngopen duke pare ne tv protestat ne egjipt.

JO, ne fakt .. shqiptaret nuk po dalin ne proteste sepse kane humbur shpresen!

Ata thjesht mendojne dalja ime ne proteste eshte humbje kohe sepe askush nuk ka per te vene ujin ne zjarr per protesten time apo edhe me keq ... per voten time (kjo e fundit manipulohet ose shitet nga pashallaret partiake). Kjo bindje perforcohet duke pasur parasysh njerezit humben edhe jeten ne protesta kohet e fundit dhe perseri politika po i quan ata te ndjeret "kufoma" me paturpesine me te madhe!!!

Ne fakt ketu e kane burimin te gjitha te keqijat qe ai vend ka perjetuar dhe po perjeton sot!!

nuk besoj se kane humbur krejt shpresen, thjesht kane humbur shpresen e rendomte qe gjerat arrihen me perpjekje. per llotosport kane akoma shprese, edhe per anetaresim ne BE.

dakord, po ashtu edhe shpresa per te lene vendin sa me pare nuk eshte venitur akoma!!

o trop,

po ate shprehjen "fryka ruan kop'shin", e ke nigju ndonjihere ti ??   smiley

trope, jane nje sere faktoresh perse nuk dalin njerzit ne menyre masive ne rruge, si ne egjip apo gjetke.;Qendron dhe fryka, humbja e shpreses, por mendoj se nje pjese te pergjigjes e ka dhene dhe Kajsia ku analzon dhe fragmentarizimin social, strukturen ekonomike, individualizmin e theksuar..Nje bindje ime tjeter, eshte se njerzit ketu thjesht nuk e njohin shpresen. Ketu anormaliteti shitet per normalitet. Brezi i ri thjesht nuk e njeh normalitetin. Normalitetin e uruar qe permend dhe Kadareja ke shkrimi aq i komentuar..

me falni po une me siper po beja nje fare humori.

Qarte qarte, ndaj dhe une tu pergjigja me nje 'lloj' humori : llotosporti=kopeshti (i shtepise).   smiley

lol e bukur kjo

 Ne Egjipt, nuk kane pushuar asnje cast protestat ama. Hekuri rrihet sa eshte i nxehte. Jo njehere ne jave. Dua te them qe ne Egjipt kane njerez qe dine ta menaxhojne dhe t'i japin drejtim dufit dhe pakenaqesise se popullit. Po lexoja sot per ElBaradein. Propozimi qe ka eshte qe zgjedhjet e parakohshme duhet te behen te pakten mbas nje viti menaxhimi pa Moubarakun ne krye. Qeverisje te perkohshme me dy a tri vete plus nje perfaqesues te ushtrise per rreth nje vit derisa te pergatitet vendi per zgjedhje. Ketij ElBaradeit tone ketej nga ana tjeter nuk i kam degjuar kesilloj propozimesh qe make sense te njerezit qe duan ta ndjekin vetem qe te iki Berisha te pakten. Ndoshta edhe i ka bere po nuk kane mberritur deri te PPU. Pershtypja ime kjo, njerezit do ndiqnin kedo qe do i jepte pak drejtim konstruktiv, fare pak drejtim konstruktiv heqjes se Berishes. Une per vete jam me ate artikull qe solli dikush ketu per qeveri me nje kryeminister te PD-se (Oketa?) dhe nje zv minister te PS-se (Majko?). Po e bene evropianet kete propozim, jo Rama. 

Revolucion me takim thote Cani...Ne koke i ra...

E beri Tahirin e shkrete qepaze.

i iku truri Canit me retoriken e Tahirit

emo mire ja beri nuk durohej dot...

qe protestat duhen, ket nuk ka njeri ta mohoje...protesta i le me kuptu qeverise se duhet me bo kujdes nqse injoron kerkesat e te drejtat elementare...numri i atyre qe kane dale ka pak rendesi per mu...e rendesishme eshte kauza, e drejte apo jo.
Ah, nqse manifestimi eshte i sajum, pa baza dhe njerezit jane thjesht ushtare qe plotsojne numrin, kjo eshte ceshtje tjeter por ne Shqipri ka plot arsye per njerezit me dal me protestu, bile nqse m'pyt mu, nji nga me kryesoret eshte ajo se pse buxhetoret (nepunsit e shtetit) nuk lejohen me dal ose n'rastin me te keq pushohen nqse guxojne me dal me protestu. Po kjo ka lidhje me ate qe lir kokshi tha kur foli per ate ish-shokun qe e kish punsu se ishte i LSI-se...shkurt, ne ate vend peshku qelbet nga koka.

Ajo qe une s'bij dakort ktu eshte se per mendimin tim politika po abuzon me qellimin - kjo sepse, nuk ka lon rast pa kerku zgjedhje te parakohshme...ka shfrytzu cdo mundsi qe i eshte dhene vec per kerku dorheqjen e qeverise dhe per zgjedhje te parakohshme. Dmth, edhe kur u detyru me ron dakort dhe me hy ne parlament, e beri me shpresen qe t'i kthehej prape rruges se protestave per me kerku ate qe kish nda mendjen me kerku: zgjedhje te parakohshme. Nqse ke hy ne parlament, ath. s'ke rruge tjeter vec me e rrezu qeverine ne parlament...kerko mocion mosbesimi, korrupto 3-4 deputete qe te votojne pro dhe ja ku e hodhe qeverine. E dalmja ne rruge me tregu force mund te perdoret per gje tjeter, si psh me denoncu vrasjen e atyre te 3-ve po jo per ket punen e qeverise...nuk ke shans me e rrezu vecse ne parlament. Tubimet jane thjesht nji barometer me provu sa mbeshtetje ke ne popull para se me hy ne zgjedhje te reja

 

po qe sala ne parlament, gjall ne bot nuk rrezohet? e di kete ti?

qe nuk ka zgjedhje me salen se ai prape do ti vjedhi? qe se leshon pushtetin kurrsesi? vetem kur i shkoi plumbi tek koka iku nga pushteti sala n'97-ten.

2005-2011-20??   

zot shpetona!

 

po ca pate qe re dakort per republike parlamentare ath?
Tjeter, nuk ta kuptova mire ate te punen e te vjedhmes. Ti je t'u thone qe Rama & co. dun me e largu se ky eshte hajdut apo e degjova une gabim? dmth, une e di qe dun me e largu po hajdutlliku nuk eshte ndonji prej atyre arsyeve

ca behet kur ne nje republike parlamentare kryeministri kthehet ne diktator? kur nuk pyet per institucione dhe as per ligje, si zgjithet puna? duke u nenshtruar, ulur koken dhe mbyllur gojen??! 

dilet per qofte

ja vune vulen me ate punen e qofteve

o grup, a merr vesh ti qe rregullat e lojes jane bo per t'u zbatu apo jo?
Nqse nuk t'pelqen, ndrro loje po nuk i ndrron dot rregullat ne mes te lojes.
Per mu fatkqesia eshte se me kto justifikime, thjesht rrisin shkallen e injorances se me ket llogjike sala kerkon rrezim qeverie sapo rama ta mori pushtetin

Keshtu po! 

11  karavane te njesive  bashkiake do te protestojn thot Rama  smiley hallall njeri merr punonjesit e admin te pushtetit vendor tjetri te lokalit ppffffff

Ja ky ka arrit  piramida e antivlerave o peshq lexues o peshq bashke shkrues ..

no more comment

 

ca thu mi, njeri vendor dhe tjetri lokal..!

uots dhe faking point! Funny Smiley Faces

tani i ftojn hapur dhis is dhe faking pojnt

faking point e protestave te sotme?

faking pojnt ne pergjithesi. 

nqse m'pyt mu, po mundohen me ngrit paralele me egjiptin...protesta periodike me ndergjegjsu nderkombtaret per situaten...mbase ben efekt po dyshoj. 3 veta u vrane dhe shume pak vemendje ju kushtu jashte kufirit

Po c'kuptim ka mer aman.

E kam shtruar 100 here kete pyetje ketu ne peshk sa me ka scopjato la labra dhe le dita tuj e skrivu. 

Si rrezohet Berisha me protesta paqesore.

Kush e di, eshte shume i lutur te na e thote!

Neqoftese keto protesta po zhvillohen per te cfilitur popullin, ne menyre qe me pastaj t'i thuhet qe ja, ju jeni te cfilitur, etj. Se keshtu, te dale populli kot me kot rrugeve, pa pare nje fije shprese, pa patur plan, pa strategji, pa nje qellim final, dhe nje fare sigurie, se SI DO TE ARRIHET KJO ASPIRATE, per mua eshte poshtersi. Nese ka nje plan, na e tregoni. Jam i bindur qe ketu ne peshk pluskojne boll "te brendshem" nga partite politike shqiptare. 

Gjithsesi, une nuk i kuptoj keto daljet nje here ne jave. Mesa duket, populli nuk qenka dhe aq i cfilitur, nuk qenka dhe aq i uritur sa po na zhurmohet ne tv. - kjo nuk eshte konstatim, eshte vleresim ndaj deklaratave te PS-se, qe deri tani qe te gjitha na kane dale boshe, pa asnje vlere fare.  Ndryshim nuk po shoh. Ka ardhur aq ngadale deri ne kete dite, dhe me aq shume deme, saqe nuk e kuptoj fare situaten.

do kisha nxjerre nje emoticon tjeter, po me kercenoi penari me "ndershkim egzemplar"... smiley

une per vete jam cfilitur me keto historicka.

Zgjidhja eshte e thjeshte... pse po zgjatet agonia e popullit?

ueee po blushi cdonte ne protest?

Blushi po pret qe PS te humbe bashkine e TIranes dhe te behete kryetar partie sipas statutit qe beri vete Rama.

Si perfundim si zakonisht hiç.Une nuk besoj kurre se sot me keto lloj formash arrihet ndoj rezultat.Nejse,shyqyr qe nuk ndodhi asgje e jashtezakonshme.Se larg qofte...Mendimi im vertet me shkon te ata tre fa tzinjte qe shkuan ashtu.Mjere ata ,mjare familjet.Ma gjakhumbun s'ka si bahet...

lum ne qe jemi gjallë !!  smiley

 

ps: "gjalle e per gazep" - me duket se thuhet andej nga anet e tua  smiley

u ka bo e premtja Rames si e shtuna Enverit!!

ishte aq e pa mundur te behej mitingu i pare jo i dhunshem!!!!

ah medet!!!smiley

Ramen e kuptoj,ata qe i shkojne nga mbrapa kapriços se tij, JO!

dy liderat tane , para krokodil 2-shit, i drejtohen popullit per reflektim me kengen e cakos dhe makashit....

Mos na bej aq shume te vuajme

hape zemren e na thuaj

cilin do me shume nga ne

me breng ne shpirt ti mos na ler

 

falja njerit dashurine

kurse tjetrit deshperimin......etj etj

 

Marshim??????????????

Pu,pu, çfare titulli, marshim, marshim dje, marshim sot, marshim neser, popull i marshimizuar.

Ne shqiperi nuk mund te shkohet me larg se kaq, nuk mund te pretendohet qe disa figura te largohen nga jeta e shqiptarit???

Moment krize, moment kompromisi.

Te largohet presidenti ( dyshohet se ka shkelur ligjet kushtetuese).

Te largohet kryeprokurori ( dyshohet per te njejtin shkelje si presidenti).

Te largohet Rama si i pazoti ne politik, nuk njeh pushtet tjeter, vetem ate personal.

Te largohet Berisha , qe te largohen keto te paafte, nje kry per tre , nuk eshte çmim ta hudhesh poshte.

Asnje ishminister ne diktature nuk duhet ti afrohet politikes.

Kush deshiron te kandidoje per deputet, kryetar bashkie, antar keshilli, ti lexohet dosja.

Te nderrojme çorben, eshte e bere e merzitshme, duhen fetyra tjera , ndryshimi sjell optimizem.

 Te largohet dhe populli ...me urdher te peshkut. 

Te gjendet nje popull i ri.

1 min se tani sa pashe Ed Paloken tu falenderu qytetaret e Hasit, Tropojes, Pukes, Kuksit etj qe nuk i ishin bashku pucistave ne protesta. Kjo ka rrezik me ma ndryshu idene per kto protestat, nga te kota ne te domosdoshme

 Kush eshte Edi Paloka sa shkolle ka? Ai eshte kokra e militantit mund ta krahasojme me ata "gjeneralet" me 4 klas shkolle qe dolen nga lufta nacional clirimtare! Aq mend ka ai,ky lloj militanti eshte shume i perhapur ne PD, e di si tha ky ne nje emision tv, "..edhe nese Sala jep dorheqjen se lem ne(na) te jap dorheqjen" Gomar fare!

Me qe e ke qejf me dit ARTIAN  !

Te du fort per arsyet qe jep dhe si gjithnje me kembe ne toke dhe sado pak du me t'ndricu smiley. Ed Palo..( ne shumes&nbspsmiley eshte nje ushtar i G.Rucit prej kohes yhyha . Ai eshte caktuar nga Koka e PD ( jo "koka" e atij qe te vjen ne mend ty smiley sipas mesimeve te sh Enver per komunistet e mbare Botes .

Partite e sotme ( PK ) duhet te luftojne te marrin Pushtetin ne rruge Ligjore e Konstitucionale ne vendet qe militojne , nepermjet ndergjegjesimit te masave dhe marrjen e VOTAVE  .Por , nga ana tjeter te pergatiten nen "rrogoz" me organizime te armatosura sepse borgjezise nuk i dihet dhe nga ajo pret gjithshka si e pabese smiley

Dhe keshtu lindi Ideja PRAKTIKE ne PD ose PK te Reformuar  , pas shume zgjedhjeve e provave te mbetej komandant i jevgjve te Alliasit ,  gjeneral  Ed Paloka .  A e mba mend deklaraten e tij Revolucionare  ne Kuvend per ngjarjet e 98 .Pasi pa nga Saliu u krekos mire e mire , pa tinezisht paksa nga Gramozi dhe e plasi :

I dhame nje "shqelm b&^%$$ " qeverise . Ne jemi nga soi i felineve &quotsmiley

Do me per PD dhe soin e felineve te saj ?

 

 Na
ka gjeur belaja si familje. Dje na rrëshqiti gjyshja në banjë e desh
theu qafën, ndërsa sot na njoftoi që nesër të paraqitemi të gjithë tek
komisioni hetimor i gjysheve të lagjes. Akuza, puç ndaj moshës së
III-të!

Po ju pashè...ndoqa pamjet nè tv..pashè tiranèn,lezhèn,korçèn e Vlorèn...e bukur me njerèz tè bukur qè jetojnè me dinjitet jetèt e tyre dhe refuzojnè tè jenè apo trajtohen si copa mishi me 2 sy nè ballè...ju dua shumè...mè bèni krenar..!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).