Dritan Minxolli, ish drejtori i fabrikes së Gërdecit do të qëndrojë në arrest shtëpie. Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë për Minxollin, u mor sot rreth orës 15:00 nga Gjykata e Lartë.

Sipas Kolegjit Penal të kryesuar nga relator Andi Celiku, masa e sigurisë e ka humbur efektin e saj për shkak të përfundimit të afateve, për këtë arsye është vendsur që Minxolli të lërë qelitë dhe të dërgohet në arrest shtëpie.

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë brenda pak ditësh edhe afatet për biznesmentin Mihal Delijorgji e Ylli Pinarin ish-kreu i MEICO-s, të dy të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit që mori jetën e 26 qytetarëve të pafajshëm.

Edhe për ta kanë përfunduar afatet e paraburgimit, ndërsa në seancat e mëparshme avokatët e tyre kanë kërkuar me ngulm lirimin, pas përfundimit të afateve të paraburgimit. Nuk dihet se cfarë mase do të japë për ta Gjykata e Lartë.

Gjyqi për Gërdecin është një ndër gjyqet më të mëdha në historinë e drejtësisë shqiptare. Në fabrikën e demontimit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Prokuroria, për tragjedinë e rëndë ka vënë nën akuzë 29 persona, mes tyre Mihal Delijorgjin, administrator i "Albademil", Ylli Pinarin, ish-kreu i MEICO-s, si dhe ish-krerët më të lartë të ushtrisë shqiptare.
(m.a/BalkanWeb)

9 Komente

Ja hodhen edhe keta, si Lul Basha, me mbarime afati.

 FMG,

si ishte tani puna e atij Presidentin qe gjasme eshte Kryetar i KEshillit te LArte te Drejtesise ?

Ai eshte kot mer. Po prit prit dhe pak sa te dale dhe vete Delijorgji. E paralajmeroi zv i tij ketu e 3 jave para kete histori . 

Ja do shohesh qe dhe tonet ndaj presidentit do ulen tani smiley

Sa  larg qe shkon edhe ti deri tek Presidenti. Po ate videon ku thuhet qe Kryetarja e Gjykates se Larte do ti japi pafajesi nje firme per shkak se i kane bere nder familjar e harrove gje? smiley

 Bravo, bravo!!! 

Nuk kam fjale... Ne drite te diellit gjithcka, askush nuk thote nje maje llafi .. Si i ze gjumi naten keta njerez??

Ja edhe nje aresye me shume per te dalur diten e premte ne demostrate. Dilni o popull merni ne duar fatet tuaja qe femijet tane te mos jetojne si skllever te mafias ne pushtet dhe oborrtareve te tyre.

Po ti do dalesh o sheme apo do besh tifo nga shpia? Mos harro te maresh me vete Edin ore. Se coku harrohet ai djale nga Fideli.

Ja dhe shprehja jote ishte

Dilni o popull merni ne duar fatet tuaja qe femijet tane te mos jetojne si skllever te mafias ne pushtet dhe oborrtareve te tyre.

Behet

Dilni o popull merni ne duar fatet tuaja qe femijet tane te mos jetojne si skllever te mafias ne pushtet dhe oborrtareve te tyre por te jetojne si mbreter ne doren e Tom Doshit, Fidelit, Tan Leprit, Dash Pezes, Ben Ahmetit e ne krye te listes supervarfanjaku 3 mije eurosh Ed Rama. Or po leje ndertimi per te tere ore sa te vije Edi (po qe se nuk i fusin i shkelm bytheve amerikanet qe ta zhdukin fare nga politika)

po qe se nuk i fusin i shkelm bytheve amerikanet qe ta zhdukin fare nga politika

kush ta tha kete, ai shoku inxhinier tek SHISH?  smiley

ueee po ben ahmeti cne. na ndriconi neve qe si kemi degju emrin prej 2005. ska vdek akoma ai?

 Peshki nuk e ka pa t'arsyeshme me e vone me i' ven pak ma prominent kete lajm?

Dikush do kishte mendu qe lirimi i njonit prej t'arrestumve te Gerdecit eshte nje fije me e rendesishme se hilariteti me Tom Kruzin! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).