"Gërdeci”, lirohen nga qelitë, Delijorgji Pinari e NgjeciTIRANE-Tragjedia e Gërdecit më 15 Mars të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona nuk ka tashmë asnjë autor në pranga. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dha sot vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, duke vendosur “arrest shtëpie” për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjecin. 
Ne seancen e sotme gjyqesore, avokatët mbrojtës te te pandehurve kanë kërkuar revokimin e masës së arrestit me burg për shkak se janë tejkaluar afatet e burgimit. 
Trupi gjykues , i kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado vendosi sot se të pandehurit duhet të lenë qelitë pasi për ta kanë përfunduar të gjitha afatet e paraburgimit. Ndjekja e tyre penale do të vazhdojë ndërsa ata do të mbahen në arrest shtëpie. 

Ky vendim i sotëm pason atë të 2 shkurtit, ku ishte Dritan Minxolli, ish drejtori i fabrikes së Gërdeci, i pari që përfitoi masën e sigurisë, arrest shtëpie”. 

Sipas Kolegjit Penal të kryesuar nga relator Andi Celiku, masa e sigurisë e ka humbur efektin e saj për shkak të përfundimit të afateve, për këtë arsye është vendosur që Minxolli të linte qelitë dhe të dërgohej në arrest shtëpie. 

Gjykimi për katër të pandehurit do të vijojë deri në konkludimet për fajësi apo pafajësi të tyre dhe se ata jane te detyruar te marrin pjesë në çdo seancë gjyqësore.

Vendimi i gjykates solli tension mes familjareve te viktimave te tragjedise se Gerdecit, te cilet shpresojne per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe venies para pergjegjesise se autoreve te tragjedise.

Gjyqi për Gërdecin është një ndër gjyqet më të mëdha në historinë e drejtësisë shqiptare. Në fabrikën e demontimit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Prokuroria, për tragjedinë e rëndë vuri nën akuzë 29 persona, mes tyre Mihal Delijorgjin, administrator i "Albademil", Ylli Pinarin, ish-kreu i MEICO-s, si dhe ish-krerët më të lartë të ushtrisë shqiptare. 

33 Komente

 Deklarata e plotë për shtyp e deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj

"Dalja nga burgu e Delijorgjit, e shokeve te tij eshte degradimi i qellimshem i sabotuesve te procesit, grupeve te caktuaa te lidhura me z.Rama. Eshte lendimi i viktimave, eshte vrasje per se dyti, te qytetareve te Gerdecit. Ne, si Parti Demokratike denoncojme kete akt, qe vjen nga sabotuesit e procesit, nga nderhyrja e mafias qe kane bere lojen. Druaj se pas tij qendron miku i Delijorgjit, Rama dhe mafia qe e rrethon" smiley *

 

*Ajo llapa aty me siper nuk eshte e Enkeljed Imamit .

a je i sigurte qe e ka thone alibeu ket? s'po marrim mo vesh, alibeu thote kto, dritan prifti shkon te ata qe thithnin kokaine ene dojshin me e fut n'burg. na bon lomsh qe u bofshin lomsh, te premten ka rrezik dal m'demostrat gabimisht me nai tabel "rama liro bashkine" smiley

 Ti e pate ate taten te konfirmu nga bw ? Po.

Une e kam te konfirmu nga Gazeta 55 smiley

 swed, kur them une qe jan çmen te gjith ne Shqiperi, s'beso njeri. 

 Di gje ky spitullaq se kush i ka frenat qeverrises ne kete vend?Nje shtet ku Opozita vepron me strukture MAFJE, nuk di, cilen pjese qeverris Qeverria? Si guxojne keta derdimene dhe dalin e bejne deklarata  prej Rronxho-Ponxhosh, si te ishim te gjithe idiote ..

Ky turp i Pushtetit te Drejtesise , i Shtylles me kryesore te shtetit, me ne fund i vet shtetit, tregoi me fakt konkret  ate qe Tiranasit e thone aqe bukur;Zgardhanjeshjen e  ketij Shteti....Per  26 te vrare dhe mbi 300 te plagosur, fajtoret jane...ata qe dhane jeten per nje cope buke. Jane viktimat.Po viktimat do dalin fajtore edhe keta te kater  qe i kerko, kryeministri se "kush i vrau"?

Nuk e di ka marre ghje vesh .. Ai, "i Bamaqoti"..Arvizu ?Beso, ka per te thene : Sheti  eshte funksional me ..demokraci funksionale dhe burra te vertete shteti...

 

 

 

kjo eshte nje aresye me shume per te protestuar, protestuar dhe vetem protestuar. Opozita te organizoje popullin dhe vetem ne rruge mund te fitohet  drejta e qytetareve te neperkembur. O sot o kurre. 

Se te kam pyt edhe te i tem tjeter qe se maj men, si eshte kjo puna e protestes me ane cfryrjes se presionit te krijuar ne popull. Njesoj si me protesten e heshtur te Gerdecit.. Cer libri protestash perdorni?

O Sheme, o sheme. Po c'm&$ proteste do beje PS-ja duke pasur Dritan Priftin ne gjirin e saj mer ShemeSmileySuicide.gif 

 

Ka ndonje vrime tjeter ai kavalli jot o sheme, se ke nje muaj qe na therret ne protesta...... Kesaj i thone pirdh moj gjyshe  

Ti nuk futesh tek populli protestues nardo. Ti duhet te presesh deri ne vere kur te vije lady gaga per te dhene koncert.

Hahaha, pse  jo mer sheme. Dhe ti mer burre merri pak gjojnat me sportivitetsmiley))) Vetem te protesta e ke mendjen. Mos je gje Ngjela ti?

po te jem une ngjela, ti i bi me qene patosi; megjithese jo, ai ka pak nuhatje.

Qe kur u vrane ata 3 pucistet me duar ne xhepa isha e sigurte qe te gjithe te akuzuarit per gerdecin do te liroheshin brenda muajit.

Sikur te ishin vrare pjestare te familjes time nuk do e kisha lene me kaq.

 

 "ne Shqiperi funksionojne institucionet demokratike..." ka thone ky ambasdori amerikono -  mongoloid. Mire e ka, funksionojne me te vertete, por sipas qefit te ati harromit qe kena ne krye. "Kena hudh 20 milion dolles per pavaresine e gjyqsorit" tha ky. shifet pra sa efektiv qe paskan qene keto dollars

Edhe per kete ambasadori Amerikan e paska fajin? Shume shpejt do e kete fajin ai edhe pse njeri s'gjen dot te dashur.

O sheme e ke gabim, ka ikur koha e demostratave.. i duhet vene Gerdeci tek kryeministria, ndryshe te vrasin edhe te thone e vrave ti sheme popullin.

Nuk e di sa e kane ndermend ta zgjasin, por rruge tjeter nuk shihet. Te te vrase dhe nje qurrash si Shkelzen Berisha dhe te te bej te fortin nje tjeter qurrash si Basha dhe Enkelejdi me mire te mbysin veten keta te PS se per vota mos t'ju shkoj mendja.

 buuuuuuuuuuuuuuuuuum!

 

Prit kur keto te marrin edhe demshperblim per burgun qe kane bere. fajin e kane ato qe vdiqen, se fabrika Gerdecit ka pas rregullat e veta, gardhi ka rregullat e veta, bulevardi ka rregulla...

 

Alibeaj: Ne gerdec i implikuar Rama e mafia e tij.

D.Prifti: Do i bashkohem PS

Meta ne Lushnje: do cmontojme cimkat dhe demaskojme mafian.

Berisha: duhet te ftojme Rihanen, lady Gagen, ose Shakiren per te rregulluar imazhin e vendit.

 

 

 njeri gozhdes tjetri patkoit

Turp Turp Turp!!! Per kete duhet protestuar e hedhur ne ere parlamenti!

 Cudi sesi kjo teme nuk pati as 20 komente.. ore ju te pa-anshmit ku jeni? 

une nuk e kam te qarte akoma:  kush e ka fajin qe keta u lane te ''lire''..  qeveria, gjykata, prokuroria, policia.  kush... kush??

Trupi gjykues , i kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado vendosi sot se të pandehurit duhet të lenë qelitë pasi për ta kanë përfunduar të gjitha afatet e paraburgimit. Ndjekja e tyre penale do të vazhdojë ndërsa ata do të mbahen në arrest shtëpie.
 

Sipas 'rregullave' idjote te drejtesise te R.Sh (te perkthyera nga dreqi e di prej kujt), avokatet mbrojtes mund te mos paraqiten ne seanca per periudha te pakufishme kohe, ..dhe ndodh kjo qe ndodh.

Pallavramentaret tane ne vend qe te ulen e te bejne ligje qe rregullojne ket fenomen te qelbur..hapin gjygje popullore.

 

Ndersa une kam nje kendveshtrim tjeter: kur fajtoret kryesore te Gerdecit nuk u hyri asnje gjemb ne kembe (e kam fjalen per te pakten Shkelzen berisha dhe Fatmir Mehdiu), keta me pak fajtoret i bene te pakten nga 3 vjet burg.

e pse te mos dilnin me i mire eshte nga keta fatmir mediu qe nuk beri as 1 ore burg.

keta prite kur te hedhin ne gjyq familjaret e viktimave te gerdecit per demshperblim moral se vetem kjo ka mbetur t'i vihet kapaku turpit

Shihni se do sjellin shkrimin e rradhes ne peshk, ku Rama dhe PS do mallkohet qe nuk ngrihen ne protesta per Gerdecin dhe per greket ne Korce...

Ku eshte ai ambasadori qe i do te miren popullit shqiptar?

 

Mos ka fillu dhe Prifti me vesh tanga e breke grash?  E paska zbulu veten shume vone por si thone me mire vone se kurre.

Lirimi i ketyre zagarve tregon shume qarte se politiken ne shqiperi e bejne te tjere dhe jo parlamenti ...gjynof per ate popull.

 Drejtesia shqiptare eshte estrade!

BTW, ne mes te kesaj mutsihaneje me lirim per tejkalim te afateve (per faj te avokateve te te liruarve smiley &nbspsmiley Kreshnik Spahiu, nen-kryetar i LDK-se, gjen kohe t'i dale ne krah nacionalizmit shqiptar qe po kercenohet nga cobenerit e Mborjes! smiley

Nuk ka ndonje opinion per kete shkelje uluritese te ligjit nga ana e gjykates se Shqipnise. 

Estrade, estrade. 

 

p.s.

Rrnofte Shqypnia! 

Shiko se Kreshna (jo M.C) duhet te kete noi mik te fort ne peshk se sa here permen artikujt e Kacit per dashnoret nen moshe te Kreshnes me fshihen. E kam thone qy kur lefte si zagar i ri qe cun me shkerdhat nuk gje ne "drejtesi".

 Ca t'thone, nuk jane "material to the matter in hands" ? smiley

Ej, kete une e mbaj mend kur doli, qe beri nje organizate (si bicimi i Mjaftit, por per over 30 ), dhe problemi i pare (debutant) ishte.... get a load o' this : Protestojme ketu ne Pogradec, pse qeveritaret/politikejt shqiptare, nuk i bejne pushimet ne Shqiperi por dalin jashte shtetit. 

Para 2005-es, ky ishte problemi qe e shqetesonte kete tipin!! smiley

 

Fjalët e fundit të Erisonit: Baba, më fal se dola pa leje

6–vjeçari Erison Durda ka ndërruar jetë ne prill të vitit 2008 në spitalet italiane. Ai kishte djegie në mbi 80% të trupit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe të trajtimit jashtë vendit ka qenë në gjendje kritike për jetën, e për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë. Pas shpërthimit të 15 marsit 2008, në shtetin fqinj Italinë, ku u nisën të plagosurit më rëndë edhe bilanci i viktimave ka qenë i lartë. Familjarët e Erison Durdës kanë kërkuar gjithnjë në dyert e prokurorisë të drejtën për djalin e tyre. Madje nëna e tij i ka cuar një tufë lule dhe disa mbeturina predhash kryeprokurores Ina Rama. Megjithëse prindërit kane folur shumë, zëri i tyre nuk është dëgjuar aty ku duhet. Nuk po gjejnë ngushëllim, për aq kohë sa personat që ata i konsiderojnë përgjegjes nuk janë përballur me drejtësinë. Babai i Erisonit, Feruzan Durda, kujton fjalët e fundit të djalit. “Babi, dola pa leje, me fal”. Lot, vuajtje, mendime dhe pikellim për gjëmën që i erdhi në pragun e shtëpisë, atij dhe shumë të tjerëve. Erisoni iku në datën 4 prill, ditën kur Shqipëri hyri në NATO.
Feruzan dhe Zamira Durda dhe shumë familjarë të tragjedisë së Gërdecit e ndjejnë në kurriz të tyre më shumë se kushdo, se drejtësia nuk është dhënë.

Gazeta shqiptare

 Fjala "drejtesi" eshte nje fjale e panjohur per shtetin shqiptar ... Turp, u ngjir dhe u lodh populli shkrete duke thene "MJAFT" 

 Seç ka nje handikap kjo drejtesia shqiptare me duket. Kur eshte fjala per peshqit e medhenj, seç na dalin ca avoketer, qe mungojne ne seancar gjyqesore dhe shtyhet gjyi, kalon afatim i paraburgimit dhe hopa. Mbyllet gjyqi per shkak te shkakut. Keshtu perfitoi fatmir Mehdiu, keshtu perfitoi Lul Basha, e se kush perfitoi edhe nje tjeter.

Po keta te tre jane koka turku. Keta kane hyre bedela per Shkelzenin, Fatmirin dhe Selmanllarin. Kur s'ke ç'ti besh gomarit  i bie samarit Per ate Sokol Gjeçin, e kam pas njoft, ka qene burre i ndershem, nuk ka gisht ne kete pune. Atij do ti thone se pse e saldoi ai burri karrocen me oksigjen dhe jo me argon, jo me teper.

Procesi i Gerdecit e kishte shkruar ne balle qysh ne fillim deshtimin e tij, pasi nuk ishin kapur fajtoret e vertete. A e mbani mend Saliun, kur fshinte me shami syte e skuqura, si syte e dobiçit? Po ate thagmen qe nxorri nga goja " uaaa paskam patur baxhanak dhe nuk e paskam ditur, ua ç'ne? Po fajin ma ka Liria se nuk me paska njoftuar. O Liiriii, o Liiiiriiii, ku je fshehur?................ Ta rregulloj une tyyyy!!!!!!!!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).