A e dini përse në Shqipëri nuk ekziston Partia Komuniste? Jo sepse komunizmi dështoi në mnëyrë aq të shëmtuar. Jo se politikanëve tanë u shkoi mendja ta ndalonin për zullumet gjakatre që kishte bërë. Jo aspak. Në Shqipëri nuk ka një parti komuniste sepse nuk është nevoja të ketë. Eshtrë ndaluar e stërndaluar, është sharë e damkosur me deklarata në ajër apo në letër. Eshtë djegur, rrëzuar, shpuar, sakatosur e nakosur, e ai është përsëri aty, në kryet e shumë vetëve, në shikimet inatçore, në mëritë për jetë a vdekje, në fjalorin patetik, në mitingje e antimitingje, thujase kudo. E duke qenë kudo, komunizmit nuk i ka lindur nevoja të ketë një parti të vetën, përderisa i ka kthetrat thujase në të gjitha partitë e tjera të mëdha a të vogla qofshin, të majta apo të djathta, të qendrës apo të periferisë. Ndokujt mund t’i duket tezë e kotë apo mbase disi e tepruar kjo e jona mbi komunizmin. Urojmë që të jemi krejt të gabuar deri në palcë, porse disa hije, që këmbëngulin të mos na ndahen në këto vitet e fundit, na e shtojnë vërtet frikën për të ardhmen e këtij vendi.

Hija 1.
Personalizmi i problemit

Komunizmi është konkret. Ai ka vetëm pak teori, edhe atë që ka e ka demagogji. Ai e nuhat, e ndjen rrezikun që i kanoset për të marrë pushtetin. Ky rrezik nuk është një mendim, një teori, një sjellje, përkundrzi ky rrezik është një njeri i vetëm, një person, i cili duhet fshirë nga faqja e dheut pa të vazhdosh të jetosh i qetë. Krkerët komunistë e dinë se ç’kanë hequr për t’ua mbyllur gojën me përdhunë rivalëve të tyre nacionalistë e intelektualë. Për ta nuk kshte rrugë tjetër. As që e çonin këtë gjë ndërmend. Të diskutnin e të debatonin mbi fushën e ideve? As që bëhej fjalë. Foksohek kundërshari dhe bëhej çdo gjë ai të mos ndjehej më. A nuk pondodh edhe tani kështu te ne. A nu është shndërruar lufta mes PD e PS në një betejë tragjike dhe krejt personale mes Ramës dhe Berishës? Rama synon ta largojë Berishën një herë e mirë jo vetëm nga pushteti, por mundësisht edhe nga vetë politika. Nga ana tjetër të njejtën gjë do të bëjë Berisha nëse një ditë rrolet ndërrohen.

Hija 2.
Fshehja pas ligjit

Në komunizëm nëse kaloje ilegalisht kufirin humbje kokën. “Kështu thot ligji” thuhej atëherë dhe besohej se me këtë njerëzia do të ishin të qetë. Me tre të vrarë në ndërgjegje këto lloj shorehjesh janë dëgjuar edhe këto ditë e funfit. “kemi zbatuar vetëm ligjin”, “do t’I shkojmë ligjit deri në fund”, “asgjë nuk na ndal nga zbatimi I ligjit” e tplot të tjera si këto. Ligji dakord. Në të gjitha vendet e botës së qytetëruar ligji vjen mbi çdo gjë. Por, dreqi ta hajë, jemi edhe qënie njerëzore të paisur me një moral të caktuar dhe me një inteligjencë normale. Kush qëlloi mbi mish njeriu atë ditë të 21 janarit? Të presim se ç’do të thotë ligji, porgjasat janë që me vitkimta dhe familjarët e tyre të tallen ponjësoj si me atat të shkretët e Gërdecit.

Hija 3.
Kundërshtari si armik deri në vdekje

Në komunizëm nuk kishte rrugë të mesme: O me ne, o kundër nesh. Komunizmi nuk pranonte kundërshtarë, ai njihte vetëm armiq, ç’ka nënkuptonte njerëz që o duheshin vrarë, ose duheshin future buricave të burgjeve, madje edhe atje nuk kishin të drejtë të kundërshtonin. Hija e këtij qëndrimi jonjerëzor është shumë e dukshme sot. Jo të gjithë për fat të mirë, por disa nga krerët dhe shumë servile të tyre poshtë e kosniderojnë atë që kanë përballë jo si një kundërshtar me të cilin pas debatesh të lodhëshme në Parlament ulesh e tymos një cigare apo një kafe. Në shumë raste (simboli i kësaj hije është marrëdhënia idhnake Berisha-Rama) kundërshtari nuk është një njeri dinjitoz me të cilin ti duhet të ndeshesh me ide e qëndrime, ai nuk është gjë tjetër veçse një qënie e ulët, të cilin nëse nuk e elminon dot, e shan e përdhos, e fyen, në rastin më të mirë nuk e merr fare në konsideratë.

Hija 4.
Krijimi i situatës rrevolucionare

Komunistëve ua kishin bërë të qartë teoricienët e tyre, Marksi e Lenini, se nuk mund të merret pushteti pa pasur më parë një situatë rrevolucionare, që në shumicën e rasteve përkthehet më shkoqur. Kur ajo ekzistonte për arësye të tjera tëherë duhej përfituar, por ajo nuk ekzisotonte duhej bërë ç’ishte e mundur që diçka të ndodhte, një situatë ku shtetit t’i merreshin këmbët e të dorëzohej. Shqipëria deri në zgjedhjet fundit nuk ishte një vend i trazuar, përkundrazi. Kishte plot hallem varfëri, myngesë shprese, korrupsion, rikthim të analfabetizmit, po kurrsesi një vend i paqetë. Sapo politika nisi të flaës në emër të popullit ( edhe kjo një hije tjetër e friskshme) gjërat shkuan për keq. Njëra palë fliste në emër të të gjithë popullit se ai po hite të zinjtë e ullirit nën një regjim gjysmëdiktatorial. Pala tjetër na nxirrte si popullin më të lumutr të botës, me një rritje ekonomike që do të e kishte zili edhe vetë Kina. Një gjë, për fat, është shumë e rëndësishme: në Shqipëri nuk ka situate të tilla të ngjashme me Egjyptin apo Tunizinë e Jemenin, ku i gjithë populli, ose shumica dërrmuese e tij, është kundër një grupi të vogël njerëzish në pushtet. Në këtë pikë i takon sigurisht opozitës në radhë të parë të vrasë mendjen fort.

Hija 5.
Sajimi i komploteve

Të gjithë e mbajmë mend “demaskimin e grupeve puçiste në ushtri, ekonomi dhe kulturë”. Enver Hoxha atëherë pat bërë hatanë mes njerëzve të tij. Një fjalor i ngjashëm është dëgjuar ende pa u tharë mirë gjaku i viktimave mbi boulevard. Pjetsarët e grupit më të fundit puçist në Shqipëri tashmë janë bërë të njohur. Arësyet përse iu rikthye berisha këtij termi mbase për ndokënd janë fare të qarta. Mbase edhe ai vetë nuk i beson kësaj historie, por ashtu ia do puna deri këtu mbase nuk duhet të habitemi. Puna është se nga sa shohim e dëgjojmë nuk janë të pakët njerëzit poshtë tij që e besojnë këtë teori konsipracini me bindje dhe zall të pasosur. Berisha mirë, njihet. Po këtyre të tjerëve si do t’ja bëjmë?

Ka plot e plot hije të vjetra që kanë nisur të na sillen vërdallë frikshëm, sikurse marrja apo mbajtja e pushtetit me çdo kusht, loja e kahershme me të dëshpëruarit, demagogjia e pafre, patetizmi i liderve… Porse më mirë të mos e prishim fare këtë të dielë.

3 Komente

 E konfirmuar. Te dhjefsha drejtesine Bamir Topi

Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari do të qëndrojnë në arrest shtëpie.

Nxorren nje here ate Minxhozin dhe i maten pulsin reagimit te miletit. Ketij mileti Fevziu, ai ambasadori amerikan i tha me mire kenge se protesta keshtu qe i futen lirim dhe Pinarit dhe Delijorgjit keta.

Tani po te jem une si keta kerkoj demshperblim . 

Toso e kemi fjalen per piken nr te shkrmit tend. 

 Nuk e di po pse hijen e komunizmit, po na e shfaqni ju gazetaret, ju opinionistet, ju analistet. Populli yne ka vojtur si ka vojtur, por e hoqi qafe. Ju po na e sillni ndermend. Po ju sikur keni sindromin e Stokholmit more burra.

Komunizem pati ne te gjithe lindjen ne Rusi, po astu. Edhe atje e lidhin me Putinin vallaha paska qene indoktrinuar sepse ka qene ne KGB. Po keshtu edhe ne vendet e tjera lindore po i njejti fenomen ka ndodhur. Po pse e lidhni gjithmone me komunizmin? Vetem atje e hidhni komerdaren e shpetimit, ju analistet e medhenj? Po pse valle nuk e shkon nder mend qe te thoni se psh. ne Rusi ka patur edhe gjenerale te tjere ne KGB, por jo te gjithe jane te tille si Putini?. Pse s'thoni qe ne Shqiperi ka patur edhe komuniste te tjere, por jo te gjithe jane si Saliu? Pra mendoj se nuk ka te beje shume me ideologjine komuniste, se sa me "ideologjine" personale, me karakterin e njeriut, me genin e tij, qytetar, me menyren e rritjes, me mjedisin ku eshte rritur e tj, gjera qe me mire se une i shpjegon psikoanaliza, qe mund tu behet ketyre njerezve. Sa per komunizmin, ketyre as qe u bie ndermend per te, se komunizmi fliste per asketizimin e njeriut, kurse keta ish komuniste, tani jane bere me borgjeze se borgjezia.  

Prandaj per mendimin tim, te mos i biem borise se komunizmit, por me teper te personalitetit te liderit, apo karakterit te tij. ky eshte thelbi i problemit.

 Ke te drejte alidemso,

nuk eshte ne thelb faji i komunizmit por jane keta njerez me "ideologjine personale" qe ne cfaredo sistemi do perpiqen duke kaluar edhe mbi kufoma per te realizuar ambiciet e tyre.

Nuk ishin komunistet e thjeshte qe ta nxinin jeten ne ate sistem por ishin disa hiena qe shfrytezonin sistemin per te bere karriere aty ku nuk canin me zotesi.

Pavaresisht se duhet te ishin zhdukur me kohe nga jeta politike ne nje demokraci normale, eshte me i ndershem nje Gjinush, Ruc, Islam, etj. qe thjesht shfrrytezojne demokraturen e instaluar te ne, sesa Berisha, Mustafaj, Sakajeva, Bashkurte, Pashko, Rul, etj hiena qe perdhosen partine e pare demokratike. Besoj se nuk ka njeri qe dyshon sot ne infiltrimin e tyre nga diktatura dhe uzurpimin e kryesise se PD. PD sot duhet te ishte perfaqesuesja e te denuarve dhe shpronesuarve te diktatures e sot eshte vetem nje grumbull bastardesh te regjimit te vjeter te shperndare ne te gjitha hallkat e shtetit brenda dhe jashte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).