Osservatorio Italiano, e njohur si "gazeta e inteligjencës ekonomike", ka botuar dje një lajm që mund të kthehet në mega-skandalin e radhës për Shqipërinë. Bono thesari false të Qeverisë Amerikane, gjithsej 40 obligacione me vlerë 20 miliardë dollarë janë kapur dje në një kontroll rutinë në një postbllok rrugor në Itali. Pasi të ndaluarit janë marrë në pyetje nga një grup hetimor që merret prej kohësh me këtë lloj krimi, ka dalë prej tyre një deklaratë tronditëse. Një ministër shqiptar është i përfshirë në këtë mega-skandal financiar, ndërsa bonot ishin destinuar për një mashtrim të madh bankar.

 

Më poshtë lajmi i plotë botuar dje pasdite në "Osservatorio Italiano", në seksionin Lajme nga Ballkani me titullin "Trovati in Italia collaterali per 20 miliardi di dollari: coinvolto un Ministro albanese" (Kapen në Itali, kolaterale me vlerë 20 miliardë dollarë, i implikuar një ministër shqiptar?) http://www.osservatorioitaliano.org/read.php?id=75278


FERMO - Në një zonë shërbimi të autostradës A14, pranë Pedasos, (Provinca e Fermos), gjatë një blici të karabinierëve, janë gjetur bono thesari false të lëshuara nga Qeveria Amerikane me një vlerë prej 20 miliard dollarësh.
Bonot me adresë të rremë janë gjetur në një automobil gjatë një kontrolli rutinë në një postbllok policor. Karabinierët kanë kryer ndalimin e 6 personave dhe i kanë izoluar në komisariat për tu marrë në pyetje.


"Janë sekuestruar bonot, e përbëra nga 40 obligacione të lëshuara në vitin 1930, secila me vlerë 500 milionë dollarë. Kolateralet janë rezultat i një teknike të shkëlqyer dhe të detajuar falsifikimi",- tha një zëdhënës i skuadrës së hetuesve, duke shtuar se bazuar në një rikonstruksion të parë të ngjarjes, bonot vijnë nga një ministër shqiptar, që i ka marrë nga një ndërmjetës i Republikës Popullore të Kinës. Mes 6 të ndaluarve janë dy qytetarë të Fermos dhe një person tjetër i implikuar, i njohur si biznesmen në Montegiorgio.


Bonot 20 miliardë dollarëshe ishin destinuar për një mashtrim të madh bankar. Rasti në fjalë duket se risjell në dritë ekzistencën e një trafiku ilegal kolateralësh false me tipare dhe karakteristika të njohura tashmë për ekspertët e fushës.


Një hetim i thelluar i Etleboro ONG kishte sinjalizuar që më parë ekzistencën e praktikave të tilla financiare të destinuara për krijimin e parave fiktive nëpërmjet bankave dhe instituteve të kredive. 

33 Komente

 Po ku ka ne Shqiperi nje minister te pakorruptuar?!!! Nuk eshte ndonje surprize e madhe, dihet tashme cfare qeverie kemi. 

Janë sekuestruar bonot, e përbëra nga 40 obligacione të lëshuara në vitin 1930, secila me vlerë 500 milionë dollarë

O Shekulli, o Shekulli. Gomere jane ata qe mendojne se mund te mashtrojne Italianet me keto pune, gomere jane gazetaret Italianet qe mendojne se mund te mashtrohet njeri me keto gjera, dhe gomere jeni ju qe i perktheni dhe i nxirrni me shpejtesi vetem per te hedhur ne qarkullim idene e perfshirjes se nje ministri Shqiptar.

Po bonot e Qeverise Amerikane jane maksimumi 30 vjecare o Shekullore, o tyca te paafte! Cili bankier do pranonte bono 81 vjecare? Apo mos kujtoni se jane pare te Monopoly?

Vallahi kur lexova heberin thashe paskom qene onjoront qe nuk e disha qe paska bono 100 vjecare

Ene 30-vjecaret i kone "lone" qe nga 2001

I pezulluan gjate periudhes 2001-2006.  Nga shkurti i 2006-tes kane filluar t'i leshojne prape.

 ja fut kot FMG.keta te shekullit i dine mire punet se kane mbaruar universitetin 2K.

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaa

Po bonot e Qeverise Amerikane jane maksimumi 30 vjecare o Shekullore, o tyca te paafte! Cili bankier do pranonte bono 81 vjecare? Apo mos kujtoni se jane pare te Monopoly?

jo or byrazer,  e ke ti gabim.  bonot jane si vera.  sa me vjeter te jete aq me shume i rritet vlera.smileysmiley)          by Pjer Thomas.smiley

bonot vijnë nga një ministër shqiptar, që i ka marrë nga një ndërmjetës i Republikës Popullore të Kinës.

                                       万岁伟大的中国人民!smiley

ore mos ka qene shkrujt kinezce viti te bonot ene jone ngatarru keta? hahahaha

Hehehe, kjo puna e Kines me kujton nje histori te ngjashme para ca muajsh kur u kapen ne kufirin mes Italise dhe Zvicers dy "qytetare japonez" me bono thesari amerikane qe kapnin vleren diku aty te 130 miliard $. Nuk u mor me vesh puna e tyre, por dyshimet ishin se qeveria japnoeze kerkonte te konvertonte bonot ne flori ne Zivicer; kuptohet qe po ta benin hapur ne treg do shkaktonin panik ne burse dhe si rrjedhim uljen e vleres se bonove. Qeverine Kineze ka te njejtin halle, do te heqe qafe bonot e thesarit amerikan por  ta beje hapur ne burse do shkaktoje uljen e çmimit; ndoshta qeveria Kineze perdor taktiken japoneze per te konvertuar bonot ne valute tjeter dhe per te blere pasuri te patundshme ne EU e gjetke?

 

http://www.thetrumpet.com/?q=6252.4702.0.0

 

kur solli monda nje shkrim nga shekulli para nja dy ditesh e kritikova qe e kishte sjell me tall bythen. po blendin se kritikoj dot se kam nje parandjenje qe nuk e ka sjell per te tall bythen smiley

Uuups.

U zgjerua gjeografia e puçit...

Si mund te behet gazetari me keq se keshtu, se di.

1 - nga te gjitha burimet qe e kane dhene lajmin, vetem nje thote qe ka nje minister shqiptar. E Ju tamam ate keni marre, pa asnje verifikim qofte edhe online.

2- Osservatorio Italiano, e njohur si "gazeta e inteligjencës ekonomike",

Absolutisht jo. Njihet per lajmet e saj mbi Ballkanin.

3-Pasi të ndaluarit janë marrë në pyetje

Fallco, kjo nuk thuhet askund.

4 - Një ministër shqiptar është i përfshirë në këtë mega-skandal financiar, ndërsa bonot ishin destinuar për një mashtrim të madh bankar.

Ketu e thua ne forme afermimi. Ajo qe gazetat italiane thone eshte kjo " ...mund te jete i perfshire nje minister shqiptar qe mund ti kete marre nga nje ndermjetes kinez!"

5- janë kapur dje

S'eshte e vertete, jane kapur nga 25 a 26 janari.

Tani shikoni, sikur une te botoj nje lajm te tille : Itali, kapen 20 miliardë $ bono false. I përfshirë një futbollist i Tiranes?   rezultati eshte i njejte. Hedh balte ne nje person te paidentifikuar, pra qe as mund te mbrohet, duke botuar nje lajm te paverifikuar. Si mund te gazetohet me keq se kaq? Se kam idene vallahi.
 

 ti sikur nuk e njeh gazeten shekulli,shqiptare,tema,etj.

E di mer lal, ndaj si lexoj ata e lexoj peshkun. E shpresoj qe miqte e peshkut ti lexojne pak para se ti fusin e ti lene menjane kur jane thashetheme.

E shpresoj qe miqte e peshkut ti lexojne pak para se ti fusin e ti lene menjane kur jane thashetheme.

O Blendo, une them qe te ka fy rande. Po ty mire te te bohet se 100 here te kom thone mos me lexu gazeta puciste. hahhahahaha

Analiza jote eshte e sakte. Flm. 

desaparacidos,

 lexoje edhe njehere:

 I collaterali sono il risultato di una ottima e dettagliata tecnica di falsificazione, come ha detto un portavoce della squadra degli inquirenti, precisando che - in base ad una prima ricostruzione - i titoli provengono da un Ministro albanese, che li avrebbe ricevuti da un intermediario della Repubblica Popolare Cinese.

C`keni me gazetarine e Shekullit ajo vetem sa ka perciell nje lajm nga nje gazete italiane, kaq! As nuk ben koment as akuze, Populli lexues ben lidhjen vet, shteti ligjor te vetin.

Pyetja eshte pse nuk kapen keto lloje bashkepuntoresh ne fallsifikim ketu ne shqiperi? Shteti yne duhet te jete i forte e kap korrupsionin me qerre?!

Artian : kerko ne fjalor fjalen "avrebbe"

- i titoli provengono da un Ministro albanese, che li avrebbe ricevuti da un intermediario della Repubblica Popolare Cinese.

nuk eshte e barabarte me

- një ministër shqiptar është i përfshirë në këtë mega-skandal financiar, ndërsa bonot ishin destinuar për një mashtrim të madh bankar.

 

perveç kesaj, ta thashe me para, nga te gjitha gazetat qe e kane dhene lajmin, vetem O.I thote qe ka nje minister shqiptar. 2, Oss. It, nuk eshte gazeta, eshte

 

L'Osservatorio Italiano è costola portante del progetto del Baltico-Adriatico, volto a costruire la rete delle imprese italiane nei Balcani e nell'area Baltica, promuovendo appunto il grande valore della tecnologia, dello stile e dell'innovazione dei prodotti italiani, rilanciando un'immagine moderna del 'Made In Italy'.

 

Ta perseris, lajmi i ministri shqiptar mund te jete edhe i vertete, une se di ( edhe pse besoj se ka te beje me ate qe thote me siper  SFR_PARIS  duke qene se eshte kapja e dyte ne pak muaj ) . 

Por kjo nuk eshte gazetari!!! Kaq.

 

Shekulli e kishte hequr artikullin nga faqja e pare - kush thote qe PPU s'ka force! smiley

Andej s'ka gazetare Permetar, por idioter me lidhje interneti qe dine te perdorin google.

Sot eshte dhe viti i ri kinez...

mos jane bono "te skaduara" them une...

krahasoni spekulimin e shekullit, qe ne fund te fundit oservatorio thoshte qe mund te jete perfshire nje minister shqiptare dmth qe ka nje hije dyshimi me baze materialin e sekuestruar, me spekulimet e Sali qoftelarg Berishes, per stilolapsa pistolete, cadra me helm tritol e dinamit fantazi e paster te marri qe dhe Q-ja te 007 do ja kishte zili se ai mezi bente nga nje prototip per arme ndersa Sali qoftelarg Berisha pajisi nje ushtri pabuksish me stilolete.

po, duhet nje komision hetimor smiley

lajmi eshte plotesisht i vertete.

lexoni Corrieren e sotme

FBI eshte duke hetuar dhe emrat do jene shume shpejt konkret.

sa per ate punen e vitit te bonove, nuk di nese jeni ekonomiste, por po te lexoni pak me shume do ta kuptoni perse eshte pikerisht ai vit dhe cfare ndodh me ato bono nese futen ne sistemin bankar.

dhe sic kam thene edhe njehere tjeter: ca tipa ketu te peshku jane nje tufe te frustuarish qe ju eshte dhene mundesia te barazoni disi "ate gjen" qe ju shkakton jetesa jashte Shqiperise me trup apo me mendje smiley

Kush ka nevoj te di car esht ajo "gjeja" te me shkruj te mialeksi@gmail.com

Si nje tip terapie dmth smiley Shani, shani se ju ben mire smiley Lum Shqipnia qe ju ka 

Po pse s'na e shpjegon?

E ke fjalen per kete? Apo meqe ne 1930-1932 gjate krizes bankare, vlera e bond u ngrit?

Po ana e tjeter ne transaksion qe pranon bonde me milarda$ si kollateral jane matufa, urdhero ca mld$ ...

nderkohe qe dihet ne te tilla operazione financiare  kane nje armate me legale e verifikime parakontratuale pa fund ...

sa per ate punen e vitit te bonove, nuk di nese jeni ekonomiste, por po te lexoni pak me shume do ta kuptoni perse eshte pikerisht ai vit dhe cfare ndodh me ato bono nese futen ne sistemin bankar.

 

Une jam graduar ne finance.  Pa he na shpjego njehere kete qe the me siper.

Pse i kerkon gjera te tilla perkthyeses/it?

Se zotohet te jete "ekonomist/e" o gjemb. smiley

Në vitin 1934, deri në vitin 1940, Qeveria e Shteteve të Bashkuara hodhi në treg miliarda dollarë obligacione që disa vite më vonë u deklaruan false, jo të konvertueshme. Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, këto tituj u stampuan nga CIA dhe u përdorën për të financuar rezistencën antikomuniste në Kinë gjatë viteve ’30 dhe më pas humbën. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e tyre u hodhën në qarkullim dhe për çudi të ashtuquajturat “kolaterale” edhe sot e kësaj dite
qarkullojnë në kasafortat bankare dhe në bursat financiare. Po përse këto tituj financiarë, të deklaruara si jo të ligjshëm nga burime zyrtare, vazhdojnë të qarkullojnë? Cili është funksioni i tyre?
Për t’iu përgjigjur një pyetjeje të tillë duhet vënë në dukje në radhë të parë se në sektorin financiar gjithçka që mund të duket e vërtetë mund të shërbejë si mjet për të arritur qëllime të ndryshme. Një kolateral, e thënë ndryshe një titull që përfaqëson një pjesë të borxhit publik dhe që ka zëvendësuar arin si depozitë garancie, në qoftë se është deklaruar i pavlefshëm nga enti që e ka lëshuar, mund të përdoret nga brokerët për të grumbulluar kapital nga depozituesit, të cilët
shpresojnë të kenë fitime të larta. Operatorët financiarë i përdorin këto tituj si bazë për kontrata me fitim të lartë ndërmjet dy shoqërive fiktive ose me kapital minimal me seli në vendet off- shore. Pagesa e interesave të këtyre kontratave garantohet nga një urdhër pagese i cili në fund nuk rezulton të jetë veçse një copë letër bakalli, e cila megjithatë kalon nëpërmjet kanaleve bankarë. Në këtë mënyrë këto shoqëri fiktive arrijnë të grumbullojnë fonde kapitale nga persona apo biznese të ndryshme, të cilat shikojnë në këto lloj investimesh mundësinë e fitimeve të mëdha, edhe pse me risk të lartë. Në këtë mënyrë brokerët apo operatorët financiarë arrijnë të
vjedhin përditë kursimet e qindra personave apo bizneseve të vogla.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).