Këshilli Kombëtar PD Berisha: PS përpiqet të bllokojë zgjedhjetTIRANE-   Kryeministri Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së për të nisur punën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Ne fjalimin e tij gati një orësh Kryetari i Partisë Demokratike shprehu sigurinë në fitoren e zgjedhjeve, ndërsa akuzoi opozitën se po përpiqet të bllokojë procesin elektoral.

Mbledhja nisi në orën 11:24 në selinë e PD-së, nën drejtimin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Ne nisim sot punën për përgatitjen e zgjedhjeve më të lira dhe më të ndershme që janë kryer ndonjëherë”- tha kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i PD-së në fjalën e hapjes. Ai e cilësoi PD themeluese dhe mbrojtëse e votës së lirë të shqiptarëve.

Me filozofinë “nuk do braktisim asnjë pëllëmbë tokë të këtij vendi” kryetari i PD-së bëri thirrje për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar bashkie e komunave dhe më pas dorëzimi i tyre në organin qëndror të Partisë.

“Në kontrast me fjalën e pucit do paraqesim alternativën më të pëlqyer dhe transformuese”- nënvizoi Berisha
 
“Shkojmë në këto zgjedhje të sigurtë në fitore të thellë dhe të merituar, sepse kam besimin se e tërë anëtarësia e PD-së mbështetësit dhe simpatizantët e saj do të përzgjedhin kandidaturat për kryetar të bashkive dhe komunave, nga burrat më të mirë më të zotë e më të ndershëm,me një program të qartë për zhvillimin e vendit dhe me koalicionin më të fuqishëm që ka njohur populli."- vazhdoi me tej Berisha.

BERISHA: PS DO TE BLLOKOJE ZGJEDHJET
Kryetari i mazhorancës akuzoi opozitën se po përpiqen të bllokojnë procesin elektoral. “Shokët e shoqet e bulevardit, (kështu po i quaj) po bëjnë gjithcka për të bllokuar këtë proces sepse kanë tmerr e frikë nga vetja e tyre. Ata që përpiqen të bllokojnë procesin të cilët e kërkonë cdo shqiptar, e kërkojnë ndërkombëtarët, ata vetëm sa e provojnë se cili ka qenë qëllimi i tyre më 21 janar”
BERISHA: 21 JANARI ISHTE PUC
Duke iu referuar demonstratës së 21 janarit, Berisha tha "se dispononte të dhëna të plota se ishte puc, se cilat ishin detyrat e pucisteve"  dhe  sulmoi kreun e PS-së si përgjegjës kryesor i puçit që kërkoi të përmbyste qeverinë e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.

“Ne jemi të vendosur të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të kapërcejmë çdo pengesë që puçistët mund të nxjerrin. Ky ishte një grusht shteti i cili kishte në aparencë një treshe aventuriere të dhunshme si Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi, por kishin prapa skene edhe puçistët e tjerë të cilët kishin vendosur ëndrrën e mandateve të tyre mbi dhunën për të rrëzuar qeverinë e votës së lirë” theksoi Berisha.

Kryeministri përmendi si arritje të qeverisë dhe anëtarësimin në NATO, arritjet në infrastrukturë, luftën kundër korrupsionit dhe rezistencës së krizës ekonomike. “I themi atij që është i treti më i korruptuari në botë për lejet e ndërtimit, që ky vend ka lënë prapa 95 vende në luftën kundër korrupsionit”

Kjo është hera e parë që mblidhet Këshilli Kombëtar i zgjedhur në  Kuvendin e IX-të që u zhvillua më  14 dhjetorit  2009. Nga ky organ i lartë drejtues partiak u  rikonfirmoi në krye të partisë Kryeministrin Sali Berisha, si dhe zgjodhën Këshilli Kombëtar i përbërë nga 140 anëtarë, ku 100 prej tyre janë zgjedhur nga Kuvendi i demokratëve dhe 40 të tjerë janë anëtarë të përhershëm ose kryetarë të degëve të PD-së. Kuvendi i IX miratoi dhe ndryshimet statutore të kësaj force politike.
(s.g/balkanweb)

26 Komente

 Wink Smileys for Facebook,MSN Messanger,Yahoo,Gtalk,Skype

'nuk do braktisim asnje pellembe te ketij vendi'

po detin nuk e konsideron 'te ketij vendi'

 Jo, se deti qe shiti i pagoi makinen e blinduar lluksoze nuk quhet ajo ... ahh mjere ky vend per kete palaco te stazhonuar 

Halli i vetem i Bershes eshte se eshte  vetem ne ring.

Rama thote nuk futem ne zgjedhje se kam frike.

 hahaha mati eshte pikerisht ashtu..

rama (si shume) e di qe po te futet ne ring i vjen kallashi kokes..

a ja vlen te shkosh sa per numer?

 

Halli i vetem i Bershes eshte se eshte  vetem ne ring

E mor Mat c'te ka gjet . Edhe komunikaten e Kuklus - klanit ( me fal Kuvendit te PD ) e jepni njesoj si komunikatat e Plenumeve te KQ .

KQ i PD ... u  mblodh , analizoi dhe ne fund e ne fillim mbajti nje fjalim shume te rendesishem Historik per anetaret e Partise dhe Popullin vete e personalisht shoku Sali Rrofte Berisha "

Kisha nje pyetje te thjeshte Mati ? Dhe po munde me jep ndonje xhuvap !

Ata kuklusklanasit ( me fal kuvendaret )  a kane goje ? A dine te flasin ata ? Se Saliun e kemi digjuar qe "me Priti z. Bush dhe une i thashe atij , pastaj e priti z. Berluskoni dhe i ka thene dhe atij ,  me pas e priti Papa te cilit i tha gjithashtu .. dhe te gjith keta kemi 20 vjet qe i degjojme qe mbajne vetem shenime kur flet Berisha ose Lolua i Parti Farts -ve nderkombetare !

me 99.8%.

 jo he burre, se nuk ishin 1 000 veta; 100 ishin. pra, 98%.

ishin 140 vete 98.5%

Unë pata menduar se Mati i Ri ka ndryshur nofkën nga turpi pêr krimin  që bëri idhulli i tij më 21 janar.

Po KKpd  pse nuk zgjodhi  Kryesinë apo sprish punë se ja kanë marrë dorën këta që janë .

Ca kryesie mo?

kush ve bast se gaz oketa se ngrys shkurtin ne pd? do e nxjerri me shqelma b... jozefina pas votes se tij pro besnikut

Se besoj .Humb 1 votë shumica .Se ka thanë ai ; nji votë qelbët ky, nji votë qelbët ai tjetri s'nanë ma tqepta se i del era .

 

a ka mundesi te sjelle dikush ketu nje liste te anetareve te keshillit te PD?

Me ndjeni po vertet nuk e di.Kush eshte de facto e de jure i pari i Pd?Kush president,koordinator,sekretar..si funksionon

smiley

seriozisht e ke apo si ?

smiley

thx

Pra trashegimtari numer nje eshte Bodja?

Mustafaj: Të demokratizohet PD

http://www.top-channel.tv/foto/lajme/mustafaj-kkpd.jpgAnëtari i Këshillit Kombëtar dhe një ndër drejtuesit historikë më të lartë të PD-së, Besnik Mustafaj ka kërkuar përmes memorandumit të paraqitur në Këshillin Kombëtar realizimin e një reforme të plotë riorganizuese të partisë dhe strukturave të saj, nga demokratizimi, lejimi i mendimit ndryshe deri te kthimi i partisë në frymën e partive Popullore Europiane. 

Në memorandum theksohet se Këshilli Kombëtar prej kohësh ka humbur funksionin e tij për shkak të mos mbledhjes cka ka shkaktuar sipas Mustafajt pasoja të dukshme negative në përmbushjen e misionit politik të PD.

Mosmbledhja e Këshillit prej 14 muajsh ka bërë, sipas zotit Mustafaj që partia të ketë me mandat të ligjshëm vetëm kryetarin e saj, Berisha dhe nënkryetarin, si kryetar i grupit parlamentar, Astrit Patozin.

Në këtë konteks, për t’i kthyer legjitimitetin, zoti Mustafaj shtroi në memorandum nevojën e votimit të strukturave drejtuese në këshill larg klientelizmave partiake.

Në memorandum kritikohet fakti se shumë politika të ndjekura nga Partia Demokratike e kanë larguar gradualisht këtë të fundit nga identiteti i saj si parti e qendrës së djathtë. Kjo justifikohet me faktin se janë iniciuar dhe po vazhdojnë te iniciohen politika liberale dhe konservatore dhe në të njëjtën kohë, edhe qendrime ndaj pronës apo politika sociale me përmbajtje të pastër të majtë.

Sipas Mustafajt këto luhatje dhe qendrime nga një ekstrem në tjetrin, dukshëm populiste për interesa momentale kanë dobësuar lidhjet me shtresat tradicionalisht përkrahëse të PD-së, si ish të përndjekurit, ish-pronaret dhe biznesin e madh.

Kjo situatë sipas memorandumit duhet diskutuar në formë debatesh, duke respektuar mendimin ndryshe që do të shërbente për të tërhequr e gjallëruar edhe kapacitetet e grupeve shoqërore dhe të grupeve të interesit jashtë strukturave të partisë që presin nga PD të mishëroje idealet për shtetin, drejtësine dhe lirinë e tregut e pronës.

Në bazë të të gjithë elementeve të analizuar në këtë dokument të detajuar, Besnik Mustafaj kërkoi nga Këshilli Kombëtar të përcaktojë si objektiv madhor ndërmarrjen e reformave brenda partisë për modernizimin dhe demokratizimin e saj për të cuar në këtë mënyrë në lartësinë e Partive Popullore Europiane, prej frymës së të cilave PD është ende larg.

Pas paraqitjes së memorandumit, pavarësisht kritikave të forta, të cilat nuk është se janë shprehur shpesh në forma të tilla, kryeministri Berisha i është ruajtur debatit të ashpër me ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë të së kaluarës, duke pranuar me tone të qeta ndonjë gabim në ndonjë rast, sic është mosmbledhja e këshillit dhe moszgjedhja e strukturave.

Në fund, dokumenti i zotit Mustafaj në Këshillin Kombëtar që ka mbi 100 anëtare u hodh në votim, duke marrë vetëm dy vota pro atë të vetë Mustafajt dhe të zotit Gazmend Oketa.

Video-kronika

Top Channel

____________

 

Berisha e quan besëprerë, Mustafaj merr pjesë në Këshillin Kombëtar të PD

TIRANE—Lajmifundit—Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj ka sfiduar kryeministrin Sali Berisha teksa ka pranuar të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai është parë i ulur në karriget përballë kryeministrit Berisha duke mos preferuar të bojkotojë mbledhjet e partisë pavarësisht përplasjeve publike të ditëve të fundit.
Kryeministri pati thumbuar ish-mikun e tij Besnik Mustafaj, i cili ditën e 21 Janarit ishte ftuar në studiot e Top Channel për të komentuar mbi situatën. “...të nderuar deputetë, në deklaratën që kreu i shtetit kishte lëshuar pasdite, në kulmin e agresionit ndaj Këshillit të Ministrave, Shkëlqesia e tij nuk citonte as edhe një herë të vetme fjalën dhunë. Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës u kërkonte të gjithë faktorëve të negocionin për të qetësuar protestuesit. Ndërkohë, dërgonte zëdhënësin e tij të pashpallur në Top Channel, ku shprehej se Berisha duhet të negociojë me banditët.
Këto janë problemet, një besëprerë dilte aty dhe thoshte se Berisha duhet të shqyrtojë dhe zbërthente, po nuk e kuptova se kush ia kishte shkruar shokut atë komunikatë ky atij, apo ai këtij. Pra, i kërkohej Kryeministrit të rrethuar që të turpëronte flamurin e të negocionte me banditë. Kjo është deklarata”, theksoi Berisha në një prononcim të para disa ditëve.

Dy beseprere ne kuvendin e kukullave te drunjta.

Ne 2 vota pro, mire njeri eshte mustafa, po tjetri si dihet qe eshte oketa? I bejne te hapura votimet keta a si? :O

Keshilli:

Po ve ne Bold dy vete qe kane dashur te pakten te bejne debat, te tjeret qenkan sa per numer:

Këshilli Kombëtar

  1. Sali Berisha
  2. Adriana Gjoni
  3. Admirim Shehu
  4. Ahmet Omi
  5. Albana Vokshi
  6. Albert Avduli
  7. Arben Imami
  8. Alfred Olli
  9. Alfred Rushaj
  10. Amantja Cullhaj
  11. Arben Qirjako
  12. Ardian Turku
  13. Ardita Becolli
  14. Arenca Trashani
  15. Armand Teliti
  16. Arqile Gorea
  17. Arta Sakja
  18. Aurel Bylykbashi
  19. Astrit Patozi
  20. Azgan Haklaj
  21. Bardh Rica
  22. Bardh Spahia
  23. Barie Isufi
  24. Besnik Jaku
  25. Besnik Mustafaj
  26. Bislim Ahmetaj
  27. Bujar Leskaj
  28. Bujar Nishani
  29. Ciljeta Xhilaga
  30. Dhori Kule
  31. Dhurata Cupi
  32. Edi Paloka
  33. Edit Harxhi
  34. Edmond Spaho
  35. Eduard Ypi
  36. Eduart Halimi
  37. Eduard Ndreu
  38. Elvana Hana
  39. Erla Mehilli
  40. Enkelejd Alibeaj
  41. Fahri Balliu
  42. Fatbardh Kadilli
  43. Fatos Beja
  44. Fatos Hoxha
  45. Ferdinand Xhaferri
  46. Ferdinand Poni
  47. Flamur Noka
  48. Florian Mima
  49. Gazmend Oketa
  50. Genc Pollo
  51. Gert Bogdani
  52. Genc Ruli
  53. Gentiana Boksi
  54. Gent Strazimiri
  55. Gjergj Bojaxhiu
  56. Gjorgjeta Hila
  57. Gjergj Lezhja
  58. Gjoke Uldedaj
  59. Halit Shamata
  60. Ilir Bano
  61. Ilir Kondi
  62. Ilir Rusmali
  63. Jemin Gjana
  64. Jorida Tabaku
  65. Jozefina Topalli
  66. Juela Mecani
  67. Keltis Kruja
  68. Lajla Pernaska
  69. Ledina Aliolli
  70. Leonard Demi
  71. Luan Skuqi
  72. Lulzim Basha
  73. Marjeta Zace
  74. Mark Marku
  75. Majlinda Bregu
  76. Mesila Doda
  77. Mirela Tabaku
  78. Mirgen Lata
  79. Myqerem Tafaj
  80. Nesti Kiri
  81. Nirvana Leka
  82. Njazi Kosovrasti
  83. Oerd Bylykbashi
  84. Osman Metalla
  85. Paulina Hoti
  86. Rajmonda Bulku
  87. Ridvan Bode
  88. Sahit Dollapi
  89. Selami Xhepa
  90. Shaban Memia
  91. Shefqet Bruka
  92. Sokol Lekaj
  93. Sokol Olldashi
  94. Sonila Baka
  95. Spiro Ksera
  96. Suzana Guxholli
  97. Tritan Shehu
  98. Valdete Vorpsi
  99. Ylli Asllani
  100.  Zana Turku

ve bast as enver hoxha ska pas votime 98 me2. pd eshte kthyer ne zombie party. tani do kapin me shkelma edhe mustajn me oketen. me vjen keq se oketa qe shpresa e vetme per reformim ne pd.  po me cduket identiteti i vemjes i ka kapluar te gjithe aty. cafre monstrash ka pjelle ky vend. 

si puna e "mocionit" te karrigethyyyymve te 1999 qe solli krijimin e PDR ne 2000.

u pa me vone se kush ishin langonjte qe vajten e u kthyen perseri ne te vjellat e veta ... i ke akoma ne PD, qe pas ribashkimit me ate qe peshtyne dhe vollen - Berishovicin.

Sec ka nje force te cuditshme magnetike ky i fundit, qe terheq rreth vetes te gjithe ata te paburra dhe langaraqe te skenes politike...

lesh

e di ca me kujtojn mua mbledhjet e grupit te pd? (apo te keshillit kombetar)

nje film japonez te fillimshekullit te shkuar, kur hynte perandori te gjithe ne toke

me duket sikur sa hyn sala ka 100 e ca burra e gra qe ulerasin per ore te tera

"SALI BIRISHA, SALI BIRISHA, SALI BIRISHA, SALI BIRISHA, SALI BIRISHA, SALI BIRISHA"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).