Ikonomu: Korça quhet Vorioepir
05/02/2011 17:55

Ikonomu: Korça quhet Vorioepir
Konsulli i Greqisë, Theodhorus Ikonomu ka deklaruar se në Korçë ka popullsi greke e cila nuk duhet të jetë e frikësuar që të deklarojë kombësinë.

“Korça ka grekë të cilët nuk duhet t’i tremben regjistrimit të popullsisë. Gjyshërit tuaj janë grekë dhe beteja nis me regjistrimin e popullit grek”, është shprehur ai.

“Ky quhet Vorioepir dhe në Korçë ekzistojnë grekë”, deklaroi ai.

Deklaratat e Ikonomu janë bërë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës “Omonia”, në Korçë.

38 Komente

me rastin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës “Omonia”,

 

Por edhe 2 muaj para regjistrimit te popullsise, por dhe ne mes te nje krize te forte institucionale dhe politike ku dy bajlozet po ndeshen per te ndare placken dhe republika gjendet ne gjendje goxha te cenueshme.  Mjeshtra jane keta halenasit...

 Po ky tipi me...?

Mire Korca eshte pjese e epirit verior qe fundja fundit emertim gjeografik eshte, por kjo 'Gjyshërit tuaj janë grekë ' cne? Mund te thote qe disa nga gjysherit tuaj jane me origjine greke, dhe kjo fare mire mund te jete e vertete, po ky pergjithesimi qe ben ky duket sikur te tere gjysherit jane greke, pra ter korcaret jane greke, gje qe sme duket e vertete. Skam qene kurre ne Korce, vec rruges per Greqi, po nje here qe qeshe ne voskopoje mu duk si gjysem greqi.

por kjo 'Gjyshërit tuaj janë grekë ' cne?

 

Shiko, mund ta perkthesh (ne rastin ekstrem) edhe si: "Gjyshet tuaja .........". Me c'duket asnje nga te pranishmit s'e ka marre ne kete kendveshtrim, ose nuk e ka per fyerje.

Po qysh ta marre per fyerje? E lexon ku eshte bere deklarata? Ne pervjetorin e Omonias. Di ndonjeri ndonje shqiptar qe i thote vetes shqiptar dhe qe eshte me Omonian? Greket, ose ata qe e kane bere gjakun uje dhe kane shkelur buken me kembe-qe e duajne veten greke, s'ka pse ta kene perfyerje qe te kene gjysher greke. Fundi i fundit, greku lind nga greku, e jo nga shqiptari... derisa quhen/vetequhen greke, dmth qe kane dale nga greke.

Puna eshte qe nje konsull po ben deklarata politike dhe me te kater kembet o vella po hyn ne PUNE TE BRENDSHME TE SHTETIT SHQIPTAR. Ai konsull, bazuar ne te gjitha ligjet nderkombetare dhe qe percaktojne statusin e diplomatit, duhet debuar menjehere nga Shqiperia. Pervec faktit, qe ai po ben nje pune antikushtetuese per shtetin tone. shtetin tone... me fal qe e egzagjerova pak, po ja qe sikur kemi qejf dhe ne shqiptaret te kemi pak shtet.

Puna eshte qe.... ne s'kemi hic c'ti bejme zoterise se tij konsull.

Ashtu eshte... prandaj e kam thene dhe sterthene qe ne kemi ne krye nje qeveri antishqiptare. dhe keto 20 vjet, qe te gjitha qeverite kane qene antishqiptare.

Po te ishte shtet "normal" ka se c'ti behet: e therriste Ministria e Jashtme Shqiptare per nje shkulje veshi. Nese ky vazhdon (se me duket e ka bere dhe here te tjera), atehere perzehet nga Shqiperia.

Me nje fjale gjyshet jane greke po i kan kap hamshoret shqiptare? Po jo se bastardohet muhabeti pastaj, behet si ato barcaletat ishte shqiptari, amerikani, kinezi, italiani edhe ne fund shqiptari del perhere me kderri qe kap dhe kenaq gocen e mbretit hee hee

Jo, jo konsulli e ka percaktuar qarte qe gjysherit jane greke, jo gjyshet.

mos e ka fjalen per perdhunimet qe benin bandat e Zerves? apo andartet e lavdishem te greqerise? se ndonje grek i vockel edhe do kete lindur atehere... greke te tipit, "karaxhaferis"... smileysmiley ... e merr vesh se c'eshte Greqia sot... ishalla do Zoti e mesojne se c'eshte kombesia; se do t'u duket sikur kane fituar telebingon.

keer tu illaborejt e litll ferdher pliiiz? smiley

 Konsulli i meshon asaj qe i intereson, greket gjithmone kete kane dashur, nuk eshte per t'u cuditur. Puna eshte si i pergjigjemi ne shqiptaret kesaj? E kam fjalen per pozicionin zyrtar, por edhe shoqeria civile, komuniteti si i pergjigjet. Shembull: erdhi ne Montreal dikur Charles De Gaulle (qe besoj jemi dakord vlen dy groshe me shume se ky konsulli shovinist) dhe doli ne nje ballkon aty te qyteti i vjeter dhe duke lexuar nje pankarte nga turma, tha 'Vive le Quebec libre' - rrofte Quebec-u i lire. Qe ju dha vrull atyre qe kerkonin shkeputje. Dhe e di c'i beri kryeministri i Kanadase i asaj kohe? Pa u futur akoma brenda nga ballkoni i nderuari mik, ai i tha zyrtarisht, qe Kanadaja eshte nje vend qe jo vetem eshte i lire, por qe dha edhe jete ushtaresh ne L2B per te cliruar Francen. Po ashtu i tha zoterise qe te mos e merrte mundimin te shkonte ne Ottawa per takimin zyrtar te organizuar aty, po te kthente majat nga thembrat dhe t'i hipte avionit per ne France sepse nuk ishte me i mirepritur.

Keta tanet, c'fare i thone ketij fare konsulli qe eshte mik te ne por qe fyen te zotet e shtepise?

sa kurve esht ky konsulli

po me tregonte ca ngjarje nje shoqja ime qe ka pas qene te omonia

po kurva jemi edhe ne qe e leme me u sjell kshu

Si eshte ajo fjala e urte e popullit "pac fatin e k..." smiley

zgjeroje pak mendimin pliiz...

po me tregonte ca ngjarje nje shoqja ime qe ka pas qene te omonia

ç'te tha ajo shoqja.  ç'te  tha??smiley

eshte me rendesi kombetare ndofta..smiley

po nje here qe qeshe ne voskopoje mu duk si gjysem greqi.

E po coc jane hequr e vazhdojne te hiqen si greqer vllehrit e Voskopojes, por ne fakt edhe shume vlleher te tjere qe nuk jetojne ne Voskopoje...

" ...beteja nis me regjistrimin e popullit grek"...?

 E po deri ketu  si  durojme,  a i hengeshim... dreket  vetvehtes ! Po te vije Thodhorus, ta presem si as mikun, ti leme  sheshet qe do per  shenja  varresh dhe me ne fund  te  na tunde dhe ....ato.... neper shtepia..! Harram e paçim  mundin, gjakun e gjithe  atyre patrioteve.Po qenkan shuar te gjithe te BUTKEVE, xhinsi i atij burrit, qe edhe pse e kishte emrin Sali,  greqereve  u beri  .....Picot..

Jo po jemi transformuar.Na u perzie gjaku..Ka marre  shume uje...Nuk ndreqet me kjo pune ..Nuk  e di, valle me zgjdhje, sipas Arvizuse  ? Xho Valla Allah, xho Valla Allah !

Sa mire e thoshte... Ademi i Baxhikes, ne fshatin tim.." Kujdes more  ! Se po u zune qente,  i beri fyt, bisha dhenete

Xha grava keta greqerit e Korces mos jane gje si greqerit e Lunxherise e Himares gje mo?

 Fiks, si keta,... labo"greket" e Himares  jane..

Jemi popull me fat. Ne shekuj na  ka rene te fitojme llotarine e mbijeteses. Vale do te kemi kaq fat edhe tani me keto kushte te rrezikshem dhe me kete poltike qe qelbur antikombtare qe kemi? Po neser valle do te kemi te njejtin fat?

 Korça quhet Vorioepir

Korbave po ju bie era vdekje dhe po vertiten rreth nesh

Ka greke sa te duash dhe ne astoria ndoshta do ta shpallin dhe ate zone e kudo qe ka kembe greku vorio epir.Trimat e pd nuk po ndihen e nuk po e shpallin konsullin persona non grata.

Nuk e kuptoj pse i suleni konsullit. Cfare faji ka ia. AIi ben detyren si perfaqesues i nje shteti qe ka pretendime teritoariale ndaj vendit tone. Faji nuk eshte i tij . Faji eshtei politkes sone antikomebtare qe i leme vendin nekete derexhe qe sorra si ky konsullit te vij e te ushqehet me mishin tone.

Fajin e ka politika e Berishes dhe e Rames, fajin e ka ai ministri ne cfardo ministire qe eshte dhe ai profesori ne cfardo shkolle qe eshte. Fajin e ka ai kryetari i organizatave patriotike dhe ai ushtaraku me grada e spaleta. Fajin e kemi ne

Une mendoj se te njejten gje duhet te beje edhe dipllomacia jone ne greqi. Mund te jene me dhjetra mije shtetas grek me origjine/kombesi nga shqiperia (arvanitas) dhe po keshtu dhjetra mije te migruar gjate 20 viteve te fundit ne shtetin Helene. Nese edhe ne greqi regjistrimi i popullsise e kerkon apo lehteson prononcimin per prejardhjen apo kombesine, dhe nese dipllomacia jone do te beje perpjekje qe te sensibilizoje deklarime te tilla, te jeni te sigurte se shtetas grek me origjine shqipetare ne Greqi jane me te shumte ne numer sesa shtetas shqipetar me origjine greke ne Shqiperi. Keshtu qe frikes qe kane disa nga ju se mos, me kete regjistrim edhe te kombesive, Greku na remben troje, do tia ktheja me friken qe kane greket se mos ne do te kerkojme nga ata te zgjerojme Shqiperine deri ne Janine. Shifrat jane kokefort dhe nuk lene shume hapesira per abuzime.

 toko e sheme, vetem rreth Athines jane 11 fshatra me emra si  11 fshatra te  Laberise.U kane shtuar nga nje q..(nuk e them dot  te teren se vete ligesht tek kjo jona).

Tani te vime pake tek vretja e tokos.E ke mire por i versulemi atij grekut pej tamami se keta tonet, jane bere  kocogreker. E me qe na e kemi mesim nga historia;"Mos te merremi me kocogreker se behen me greker se greqerit..." i versulemi vete grekut, me shprese se mbase 'i prishem oraret e berjes se  detyrave"...te e shtepise se vet. Me more vesh tokooo? 

se mos, me kete regjistrim edhe te kombesive, Greku na remben troje

 

Nuk e ke kuptuar sic duhet besoj o sheme... nuk ka nevoje te te rrembeje troje greku, por...

te pi dalengadale... per kokerr te qejfit. smiley

 Mire e tha toko, ska faj konsulli grek, fajin e kemi ne vete, varferia dhe mungesa e dinjitetit. Mire ne e bejne.

Po megjithate do kisha qejf tja nxinin syrin ndonje dite ketij konsullit majmun, genjeshtar i pacipe dhe skorrje e qelbet.

 Mos romak me ..te kerryerit nje sy grekut. Mos qerrata, se  po ja kerreve ti, ai fet e do  ja marre ndonjerit nga keta politikanet tane. Allah- Asndek, me te madhit fare !Na pa u bere  gje dhe na kerrejne gjithenje borxhllinj, jo me tu marresh nje sy..Na ben hatane na ben, degjon!

  Na  e kemi  me dy  sy ne balle dhe... nuk para vakrrone mire, kur hedh syte  nga greku,  jo me te na e leshe dhe me nje sy....!Je ne vehte?

 E pse te mos e thote konsulli? Zyrtarisht, ka te drejte. Gjithe fshatrat korcare me dokumente greke jane bere. Bejne feste kur marrin dokumentet. Urojne njeri-tjetrin.

Keshtu eshte, durimi i padrejtesise sjell pashmangshem padrejtesine tjeter. E kjo eshte si pasoje e nje politike aspak dinjitoze qe ka pasur e ka Shqiperia ne raport me fqinjet

Merrni me mend, takohen nje funksionar i lart shtetror maqedon dhe shqiptar. Ai maqedoni interesohet per minoritetin maqedon ne Shqiperi ( qe kurre s'ka pasur) e ky shqiptari edhepse gati gjysma e Maqedonise eshte me popullsi shqiptare, nuk e flet nje fjal per ta. E cka mund te pritet nga kjo politike. bile egzistenca jone eshte nje cudi e madhe.

 Jo .."me fqinjet" more jo! Vetem me Grekun.Keta  politikane jane koke e kembe te rene ne rrjetat greke.Jane te ushqyer e bere spiune te grekut.Hidhni nje sy Kishes tek Ministria e ...Imansezit.Ore ajo eshte  tanime  Kishe Greke, mu ne zemer  te  kryeqytetit dhe ne mes te tri  ministrive.Nuk kam asgje me Ortodoksine tone  kreykeput patriote.Por si xhanem nuk po na ndahet primati grek...!

 U bo lesh arapi kjo pune. Habitem me institucionet e EU/BE aty ne Tirane. Nuk i shohin ata pislliqet qe bejne grekerit, me pagesat (blerjet) qe u bejne shqiptarve, per interesat e tyre. 

Siç e tha nje komentator ketu, faji ne fakt eshte edhe i politikes shqiptare, dhe i qeverive shqiptare. 

Kjo deklarata duket si ndihme/shperblim/nxitje ndaj berishes per paktin e detit.

 

Nuk ka asnje te re ne faktin se diktatoret ne veshtiresi kerkojne te kompaktojne popullin rreth vetes nepermjet konflikteve nderkombetare.

Pepara ca ditesh, operativi i udb-se ne tirane i dha leje berishes te flase per serbet e vdekur ne luften e pare boterore (tha edhe se ne jemi rrace ariane).

Tani greket i japin nje dore nepermjet ketij konsullit dhe kane derguar dy deputete. Pakti i detit nuk ka perfunduar akoma. 

Pas thirrjes se ketij grekut, une do i ftoja te gjithe shqiptaret te deklarohen greke ne formularet e berishes

- Pal Llesh Doda  me kombesi greke

- Muhamet Abdyl Hoxha me kombesi greke

Vetem qe duhet theksuar "Greke por jo pede" se felliqemi ne syte e botes pastaj.

 

ah mer partizani Velo...po per ate Dulen qe ishte aty kur ky qirja beri ket deklaraten, ca ke me thon? se Dules i shkoi buza vesh m'vesh mesa pashe une. Ky Dulja kujt i bo fresk ne ket moment?

 ju ben pershtypje:

- asnje militant per be ne kete teme, baba ka me rendesi ne keto dite te veshtira...

asnje left ose right, lumalas, macukulli ri, etj

Nuk e shpetoni dot jo se eshte idiot i rrethuar nga pisa te tjere qe nuk kane shtylle kurrizore e nuk dine as te sajojne nje puc shteti....

Shikoni pak maqedonasit e mesoni se si flitet me greket...

KLD, kontroll të befasishëm në gjykatën e Korçës
07/02/2011 09:20

KLD, kontroll të befasishëm në gjykatën e KorçësKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka kryer një kontroll të befasishëm në Gjykatën e Korçës. Zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka denoncuar abuzimin e bërë në lidhje me ndryshimin e kombësisë.

“Ka një tendencë të fortë për ndryshimin e kombësisë”, deklaroi Spahiu.

“Ndal abuzimit me ndryshimin e kombësisë. Duhet të jemi krenarë për origjinën shqiptare”, theksoi numri dy i KLD-së.

 

Ndryshimi i kombësisë KLD ne Gjykatën e Korçës: Stop abuzimit KORCE- Zv kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu lëshon kritika të ashpra mbi gjyqtarët e Gjykatës së Korçës duke i kërkuar të ndalet abuzimi me ndryshimin e kombësisë. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndërmori sot një inspektim të befasishëm në Gjykatën e Shkallës së parë të Korcës, për të kontrolluar dosjet e gjykimit që kanë të bëjnë me ndryshimet e Kombësisë.

Reagimi vjen dy ditë pasi konsulli grek Theodhoro Ikonomus, lëshoi mesazhe antishqiptare duke i bërë thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. Thirrje janë bërë në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korcë. 

“Është e turpshme lënia e kombësisë shqiptare” ka deklaruar zv kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu.

DEKLARATA E IKONOMUS
Mesazhe të rënda antishqiptare janë dëgjuar dy ditë më parë prej konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu Kamarinos. Gjatë një ceremonie në këtë qytet me rastin e 20-vjetorit të organizatës OMONIA, ( me 5 shkurt) diplomati grek u ka bërë thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. "Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke", tha Kamarinos. Ikonomu theksoi se ekzistojnë të drejta të minoriteteve, por që sipas tij, këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë të cilat përfaqësojnë emrin Vorio Epir. "Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë", - tha Kamarinos. 
(s.g/BalkanWeb)

video

 

At Dhimitraq Veriga: Vllehët s’janë grekë
09/02/2011 22:05

 Vllehët s’janë grekëAt Dhimitraq Veriga, nga Korca, ka hedhur poshtë deklaratat e konsullit grek në këtë qytet, se vllehët kanë kombësi greke. “Korca nuk është greke, vllehët nuk janë grekë. Përderisa janë vllehë domethënë se janë të një kombi tjetër. Unë kam lindur vllah dhe kur kam vajtur në shkollë kam mësuar si gjuhë të parë shqipen”, ka deklaruar At Veirga.

Sipas tij, konsulli Ikonomus kërkon të krijojë ndasi mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe për rrjedhojë ai nuk mund të vazhdojë të qendrojë në këtë post.

“Ai kërkon të fusë përcarje mes shtetit tonë dhe shtetit grek. Për mua ai nuk është as konsull e as diplomat”, ka shtuar ati i shenjtë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).