Gjëja e parë që bëra ishte një gabim. Mendoja se e kisha kuptuar kapitalizmin, por në të vërtetë qëndrimi im ndaj tij ish te melankolik. Nuk është i saktë ky qëndrim. Fatmirësisht letra jote erdhi në atë çast. “I dashur Rupert, të dua, në çdo çast të ndiej pranë meje. Je gjithçka për mua, je vetë jeta ime. Të dua, të adhuroj, jam e çmendur pas teje…… Me dashuri, Marta.”

Duke lexuar letrën në brendësi, e kuptova kritikën e saj për qëndrimin tim ndaj kapitalizmit. Kritikën e kuptova duke pasur parasysh se gjithmonë një tekst duhet “ta studiojmë me vëmendje nga pikëpamja formale dhe semantike, si dhe në raportin ndërmjet gjuhës së një teksti dhe kodifikimit të tij.” Por thundra e kapitalizmit është aq e madhe, ajo thundër nën të cilën të gjithë jetojmë, saqë ma errësoi tekstin. Errësira më rri para sysh. Fqinji im vazhdon tentativat për vetëvrasje një herë në çdo dy javë. Këto tentativa vetëvrasjeje janë bërë pjesë e programit tim, sepse roli im është që ta shpëtoj. Në një rast isha tepër vonë dhe ai qëndroi dy ditë i pavetëdijshëm, i shtrirë në dysheme. Por tani që e zbulova se nuk e paskam kuptuar kapitalizmin, ndoshta mund të gjendet një qëndrim më i dykuptimshëm. Vajza më kërkon më tepër shampo “Mr. Bubble”. Varkat me karkaleca i ulin rrjetat. Libri “Humoristët e shekullit XVIII” u botua.


***
Kapitalizmi e vendos çdo njeri në garë me miqtë e tij, se kush të marrë më tepër nga pasuria e disponueshme. Një pakicë grumbullon pasuri të mëdha, kurse shumica ka fare pak. Sensi i komunitetit bie viktimë e kësaj përpjekjeje. Shtimi i pasurisë dhe prosperiteti janë të lidhura me rritjen e produktivitetit. Funksionon një hierarki e vendosur ndërmjet shoqërisë dhe pushtetarëve. Interesi i shoqërive aksionere private qëndron përpara interesit publik. Sistemi i tregut botëror favorizon kontrollin e tregjeve në vendet kapitaliste dhe terrorizon botën e tretë. Të gjitha gjërat janë manipuluar për këtë qëllim. Mbreti i Jordanisë qëndron i ulur në studion e tij radiofonike amatore, duke i ftuar të huajt në pallat. Unë i bëj një vizitë asistentes time, zonjës Azalea. “Jeni mirë, Azalea? Çfarë keni bërë që nga vizita ime e fundit?” - i them duke zënë vend në karrige. Azalea fillon të më tregojë gjithçka çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe. Ajo ka blerë një mbulesë për divanin dhe ka shkruar një tregim. Jack-u është sjellë shumë keq. Roger-i ka humbur punën (është zëvendësuar nga një aparaturë elektrike). Tre fëmijët e Gig-it janë në spital për t’u shëruar nga helmimi. Ndërsa vetë Azalea është duke vdekur nga mungesa e dashurisë. Unë u bie mollaqeve të saj, të cilat janë përsosje, nëse mund të ketë përsosmëri nën sistemin kapitalist. “Është më mirë të martohesh sesa të digjesh”, - thoshte i shenjti Pal, por kjo thënie është zhvlerësuar tani, sepse ashpërsia e pikëpamjeve të tij nuk pajtohet me përvojën e shoqërive të përparuara industriale. Unë pi një cigare puro, për t’i rezistuar gjendjes së kësaj gruaje.

***
Marta nervozohet. “Rupert”, - thotë ajo, - “nuk je më i mirë sesa një afro-amerikan i mallkuar! Por një afro-amerikan i thjeshtë është më i ndjeshëm se ti kur bëhet fjalë për zemrën e një gruaje!”

Unë përpiqem që t’i shpjegoj se nuk është faji im, por i kapitalizmit. Por ajo nuk e pranon mendimin tim. “Unë e mbështes sistemin kapitalist”, - thotë Marta. “Na ka dhënë gjithçka, rrugët, parqet, shëtitoret, bulevardet, qendrat tregtare dhe gjëra të tjera që nuk po më kujtohen për momentin.” Po në bursë çfarë ka ngjarë? Unë u hedh një sy të shpejtë pesëmbëdhjetë aksioneve më të shitura:

Occident Pet 983,100 28 5/8 + 3 3/4
Natomas 912,300 58 3/8 + 1/2
Çfarë zhgënjimi!
Përse nuk bëj pjesë në Natomas, që të më shërbente si një petk i bukur për të fituar një status social, kur ta vesh atë në një mbrëmje vallëzimi? Përsëri nuk jam i pasur këtë mëngjes! Për të fshehur turpin tim, e vendos kokën ndërmjet gjinjve të Martës.


***
Honore de Balzac shkoi në kinema. Së bashku me Simone Simon-in dhe Raymond Radiguet-në, ndoqi filmin e tij të preferuar “Lindja e kapitalizmit”. Kur doli nga kinemaja, bleu një shtypshkronjë për pesëdhjetëmijë franga. “Tani e tutje”, - tha, - “do të publikoj botime të shtrenjta dhe të bukura, apo edhe të lira, botime të huaja me dymbëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë palosje. Gjithashtu do të publikoj atlase, pulla albumi, predikime të mbledhura, vëllime të edukimit seksual, shënime, kujtime, ditarë, orarin e lëvizjes së trenave, gazetat e përditshme, libër telefonash, libër shënimesh rreth garave të kuajve, librete, abetare, vepra mbi akupunkturën dhe librat e gatimit.” Pastaj Honore doli jashtë, u deh, vizitoi shtëpinë e dashnores dhe, duke ulëritur dhe përplasur këmbët nëpër shkallë, e frikësoi bashkëshortin e saj për vdekje. Pastaj bashkëshorti u varros dhe secili qëndroi i heshtur përreth varrit, duke menduar se ku kanë qenë dhe ku do të shkojnë, si dhe duke hedhur mbi varr grushtet e fundit të një dheu të lagësht. Honore po ndihej me të vërtetë keq.

 

***
Arritjet e kapitalizmit:
1. Muri ndarës
2. Shiu artificial
3. Qendra Rockefeller
4. Kanalet
5. Mistifikimi

 

***
Ndërsa po ecja në rrugët e Laredo-s , një i papunë, me profesion ndërtues veglash, po thërriste me zë të lartë: “Kapitalizmi është me të vërtetë i gëzueshëm, nuk është për ne asgjë prej atij mjerimi dërrmues të Evropës Qendrore.” Laredo po shkon shumë mirë tani, falë zbatimit të parimeve të shkëlqyeshme të kapitalizmit të ri. Dhe, me të vërtetë, çdo gjë që shikoj, duket sikur e mbështet mendimin tim. Produkti bruto i Laredo-s është në rritje, ndërsa mospajtimet e brendshme janë në rënie. Fermat me rrush mustak, një ndërmarrje e re në sektorin e biznesit agrar, kanë bërë mrekullira. Shtëpia ime e ëndrrave është prej 19 katesh, por ç’e do se ajo ekziston vetëm në letër, i them Azaleas. “S’ka rëndësi”, - thotë ajo. “Përsëri ke mbetur si një afro-amerikan i mallkuar në mentalitetin tuaj, edhe pse e keni zbuluar ekzistencën e kapitalizmit.” Në klubin e Laredo-s burra dhe gra po diskutojnë për katedralet e Francës, ku ata kanë qenë që të gjithë. Disa kanë pëlqyer Tours-in, disa Lyon-in dhe disa të tjerë Clermont-in. Kjo bën që në këtë vend të ndjehet një frikë e sinqertë ndaj Zotit.

 

***
Kapitalizmi është shfaqur dhe tashmë e ka çjerrë maskën e tij. Një ditë tjetër, një dollar tjetër. Secili njeri vlerësohet me atë që sjell në treg. Puna tani vlerësohet vetëm për pagesën. Moszhvillimi kulturor i punonjësit si një teknikë e sundimit është gjendur kudo në kapitalizmin e vonë. Është ndaluar sundimi i vërtetë i vetes nga individët. Ndërgjegjja false, e krijuar dhe e furnizuar nga një kulturë masash, përjetëson padituri dhe pafuqi. Llumrat dhe mbeturinat lloj-lloj qëndrojnë pezull në sipërfaqen e Ganges-it. Përse nuk mund ta pastrojnë Ganges-in? Kjo gjë nuk do të ndodhte nëse kapitalistët e pasur, që drejtojnë fabrikat në Ganges, do të detyroheshin që të mos i derdhnin mbeturinat e tyre në lumë, sepse përndryshe Ganges-it të shenjtë do t’i zihej fryma nga llumrat dhe lumi nuk do të dijë se ku të derdhet. Edhe drita e hënës mbi Ganges është gëlltitur nga plehrat dhe uji është bërë i errët. Betohem në Vishnu! Kjo është një situatë e patolerueshme! A nuk duhet të bëhet diçka për të?

 

***
Miq për darkë! Sallatat franceze, jeshile dhe të freskëta, janë bërë gati. Pecetat e mira prej letre rrinë mbi tavolinë. Secili bën biseda rreth kapitalizmit, megjithëse disa po bisedojnë rreth psikologjisë së moshës, disa rreth përdorimit njerëzor të qenieve njerëzore dhe disa të tjerë rreth përvojave politike. Ndërkohë Azalea dhe Marta po debatojnë me zë të lartë. “Si mund ta thoni atë? Çfarë mund të thoni rreth ajrit?” Ndërsa një lule shkon tek lulerritësi, gratë u ofrohen meshkujve që nuk janë të mirë për to. Prania dhe shfaqja e potencialeve të vetes nuk mund të arrihet kur je në lidhje me një tjetër person, kur nuk e di kur fillon një gjë e tillë. Mohimi i gjithçkaje bazohet në një lexim të vazhdueshëm të librave të gabuar. Mbarimi i pashmangshëm i universit nuk është një gjë e keqe, sepse do shumë kohë për të ndodhur. Rrëmuja është një pozicion, por i dobët, në lidhje me “mospërqendrimin” për të cilin kam harruar të flas. Dhe tani të shenjtit vijnë duke marshuar, shenjt pas shenjti, për të përcjellë mesazhin e tyre! Ja ku janë i shenjti Albert (që ka mësuar Thomas Aquinas-in), i shenjti Almachius (i martirizuar në përpjekjen për t’i dhënë fund garave të gladiatorëve), i shenjti Amadour (vetmitari), i shenjti Andrea i Kretës (kanoni i shkëlqyer i të cilit kishte 250 versete lirike), i shenjti Anthony, Kolona dhe shumë të tjerë. “Dëgjoni!” – thonë të shenjtit. “Ai që dëshiron qetësi dhe lumturi të vërtetë duhet t’i largojë shpresat nga gjërat që zhduken dhe vdesin dhe t’i vendosë ato në fjalën e Zotit, kështu që, duke u kapur pas asaj që jeton përgjithmonë, ai mundet, së bashku me të, të jetojë përjetë.” Ububu! Është i njëjti mesazh i vjetër. “Rupert,” - thotë Marta, “borgjezia e të gjitha klasave të njerëzve ka arritur shkallën më të ulët të neverisë në rastin tënd. Një i babëzitur ka më tepër arsye sesa ti. Të paktën një i babëzitur i mallkuar nuk të afrohet me plumba të mbuluar me sheqer, siç thonë kinezët.” Ajo ka të drejtë.

 

***
Tym duhani, shi, apati. Çfarë mund të bëjë qytetari i shqetësuar për të luftuar lindjen e kapitalizmit në komunitetin e tij? Studimi i valëve të konfliktit dhe pushtetit në një sistem në të cilin ka një pabarazi strukturale është një detyrë e rëndësishme. Dija mbi historinë intelektuale evropiane që nga viti 1789 na jep një të kaluar të dobishme. Teoritë e informacionit na ofrojnë mundësi të reja interesante. Pasioni është i dobishëm, veçanërisht ato lloje pasioni që nuk janë të rregullta. Dyshimi është një parakusht për një veprim të plotkuptimshëm. Në fund të fundit frika është lëvizësi më i madh.

 

 

përktheu: Agim Alia

Marrë nga Milosao

 

13 Komente

Per PPU-ne!

Si nuk ju vjen turp qe me keto artikujt e koheve te fundit po beheni terren i ideologjise ekstreme majtiste? Nuk po e kuptoni se keni rreshqit ne derrasen e kalbur te socializmit internacional? Eshte kjo ajo qe ka nevoje shqiperia, nje baze e re e nje ideologjie komuniste te transformuar sipas kohes?

Ky artikull eshte tipik i shkrimeve te gazetes Drita ne kohen e monizmit!

Turp tju vije per demagogjine majtiste qe me duket se as vete nuk po e kuptoni se po e ndihmoni te ri-shkel ne shqiperi!

kev

 kev une sinqerisht ideologjine ekstreme majtiste nuk e shoh gjekundi ne kete shkrim.te krktikosh kapitalizmin dhe te vesh ne pah difektet e tij nuk do te thote se po ben propagande komuniste apo socialiste.po e sheh shkrimin me sy ekstrem dhe keshtu te mungon objektivizmi ne gjykimin e shkrimit.

fjona,

Kapitalizmin mund ta kritikosh por te qendrojme brenda sistemit kapitalist dhe jo te infektuar dhe me mjetet e ideologjise majtiste qe kane dhene prove sot e 70 vjet. Mund te kritikosh por a mund ta permisosh apo nuk eshte kjo idea e qellimi? Kur kritikon duhet te jesh edhe ne djeni edhe per qellimin e kritikes dhe jo te shperderojme (ndoshta edhe padhashje) nevojen njerezore per kritike per llogari ideologjike. Nuk e di sa ke njohuri politike por nga mos-dija behen edhe gabime ne analiza kendveshjtruese. Ideologjia majtiste nuk dallohet vetem atehere kur shkruhet me te madhe "komunizmi" "socializmi" "anti-kapitalizmi" por shpesh here kuptohet nder rreshta dhe tonin qe rrezatohet. Eshte fakt i njohur ne Median Evropiane dhe Amerikano-Latine qe socializmi propagandohet nen obrellen e fjales se lire dhe per vete natyren ideollogjike, revolucionare e populiste qe mbart ne vetvete -pra ana romantike e ndjenjes popullore - ka depertuar aq thelle ne veprat artistike e kulturore sa nuk mund ta dallosh qarte se cfare eshte idea dhe synimi i vertete. Jo me kot, ne Angli u mbajt ne sirtare per 25 vjet rresht pjesa e pare i ketij filmi e kesaj literature!

Sistemi kapitalist nuk pretendon kurre se eshte perfekt por ai ka vertetuar qarte se eshte i vetmi sistem qe con perpara me vrullshem dhe me shpejte drejt mirqenjes apo te drejtave te njeriut! Kesiso lloj filmash e literaturash kane per qellim vetem te kritikojne por ato nuk rrefejne dobite e kapitalizmit qe eshte ne krahasim e shumefishte. Socialistet boterore me nostalgji Komunizmi jane rrymat me perfekte qe shfrytezojne dhe financojne anti-globalizmin, dobesine e kapitalizmin e atakojne ekzistencen e religjionet fetare. Ato jane tashme me moderate dhe

Shoqerite dhe popujt e kane ne shpirt opoziten dhe nisen nga fakti se te besh opozite je gjithnje ne kahun se drejtes. Ketui eshte edhe keqkuptimi. Kjo ndjenje e unifikimit me turmen ne emer te barazise edhe mund te genjeje! -shih keta politikanet tane qe flasin ne emer te popullit dita dites sikur te ishte populli placke qe shperdorohet e mund te perflitet nga kushdo, e pastaj sapo jane ne pushtet njohin vetem individin!

Nga ana tjeter, nuk kritikoj shkrimin e mesiperm si fenomen te rralle a izoluar por verej linjen e gjate kohore ne te cilen sillen ne 99% te rasteve vetem shkrime pro majtiste dhe ne opozite te qarte me regjimin aktual demokratik. Ky me lart, eshte nje artikull i tepert qe sposton ndoshta nje artikull tjeter me te dobishem dhe pro-kapitalizmit ne te cilen ndodhemi si sistem. Ka per qellim diskriditimin e kapitalizmit ne kushte te krizes psiqike shoqerore qe ka sot shqiperia. Nuk eshte veshtire te kritikosh sistemin kapitalist por kjo duhet bere edhe me artikuj barazpeshe dhe gjithnje nen prizmen e krahasimit!  Kjo eshte edhe kritika ime, sepse ky portal nuk i pergjigjet nevojave dhe realitetit shqiptar por merret me teori anti-globaliste e anti-amerikane edhe pse ne shqipot nuk jemi aq kompetent ne sistemin kapitalist por kemi nje prejardhje ne mase te ideologjise majtiste. Ky lloj publiciteti anti-kapitalizmi e anti-fetar qe behet ne kete faqe nen obrellen e literatures genjen mbi dhe provokon ndjenjen anti-euro-atlantike! Nuk behet fjale per realizem e ndergjegjesim por vetem imponim i njeanshem ne funksion te propagandes ideologjike majtiste.

Artikujt qe vihen si diktat per drejtimin e komenteve nuk kane te bejne fare me sistemin demokratik te kapitalizmit sepse po te ishim kaq kompetenete dhe te sqaruar mbi kapitalizmin, ne do te kishim nje kronike debatesh krejt te tjera qe kane te bejne me tregun, kapitalet, esencen e mardhenieve sociale nga kendveshtrimi i sistemit kapitalist (dhe jo nga kendveshtrimi komunist sic ndodh rendomte ne botkuptimin e shoqerise shqiptare)  Ne kete portal nuk ka hapsire ballafaqimi por vetem imponim qe te lere anti-majtistet vetem ne kufijte e shkrimeve tip komentare. Kjo shitet pastaj si respektim i fjales se lire!? Mendoj se ka nje ndryshim midis artikujve dhe shkrimeve komentare apo? Ai qe ka kundershti per majtizmin gjendet ne kete portal ne opozite te qarte. Ketu, ose mashtrohet ose nuk respektohet ne kushte te barabarta mendimi i lire kunder-majtizmit.

Edhe njehere, Ky artikull qe eshte sjell eshte ne nje linje me ideologjine majtiste por qe shprehet pa e permendur. Lexoni kritikat nderkombetare dhe do te bindeni qe nuk ja kam futur kot...

kev

 menyra se si ishe shprehur ne komentin e pare me beri te mendoja se i sheh gjerat ne ekstrem sepse e tille tingellon gjuha e perdorur.kam pershtypjen se je pak fobik ndaj se majtes(mund edhe te gabohem).mendoj se idete e majta dhe te djathta i duhen shoqerise ku jetojme.eshte nga konfrontimi i dy ideve tendryshme qe vjen progresi.problemi qendron kur kalohet ne ekstrem te majte dhe te djathte.(eshte per tu pare sesa e majte eshte e majta sot dhe sa e djathte eshte e djathta sot)

jam plotesisht dakord me ty kur shkruan se ekzistojne shume kritika ndaj kapitalizmit por asnjera prej tyre nuk sjell zgjidhjen ose ne rastin me te mire sipas disave zgjidhja eshte ekstremi i majte.normalisht nuk mund te shoh komunizmin si zgjidhjen ndaj problemeve qe shtron sistemi kapitalist.si na meson edhe historia i apri ka deshtuar dhe nuk i ka sjelle progres shoqerise ndersa i dyti eshte me jetegjate  nderkohe qe mendoj se shoqeria ka patur me teper progres.nese do te zgjidhja mes komunizmit dhe kapitalizmit me gjithe rezevat qe kam per kete sistem do te zgjidhja te dytin.megj ate mendoj se edhe kapitalizmi do vije dita qe do te bjere(dhe shohim shenja tek tuk) por nuk e di se c'sistem na pret me pas.

per sa i perket artikullit nuk besoj se autori e ka shkruar duke patur parasysh shqiperine gjithashtu edhe ata qe e kane postuar ketu.

nuk e di kujt i referohesh kur  shkruan "politikanet tane".nqs eshte fjala per ata te shqiperise me aq sa shoh une atje vetem emrin ka politike dhe asgje te perbashket me ca nenkupton politika ne vetvete.

shkrime pro majtiste dhe ne opozite te qarte me regjimin aktual demokratik

fjalia qe ke shkruar me ben te mendoje se e lexon kete shkrim dhe te tjere te ngjashem me paragjykim.te shkruash pro te majtes nuk do te thote se je anti demokratik.mbetem e mendimit se ky shkrim nuk jep te majten si zgjidhje. vetem kritikon kapitalizmin pa dhene zgjidhjen (dhe si e ke konstatuar edhe ti nuk shkruan per meritat qe ka ky sistem sic ndodh rendome ne shkrimet e ngjashme).

se sa demokratik eshte regjimi sot per sot eshte teme me vete diskutimi.

Shoqerite dhe popujt e kane ne shpirt opoziten dhe nisen nga fakti se te besh opozite je gjithnje ne kahun se drejtes.

nuk besoj se e bejne per kete dhe te besh opozite nuk do te thote se jedetyrimisht ne te drejte.eshte ne natyren njerezore te beje oponence ndaj rregullave se "lojes" qe dikush vendos.opoztiten e pare ne historine e njerezimit e ka bere eva kur hengri mollen smiley

fjona,

po marr shkas te dal pak nga tema tani...

E kam thene edhe me siper se ne Shqipot duhet te jemi te fundit te bejme te diturin. Kete e beme me ndertimin e njeriut te ri dhe deshtuam keq. Kete po bejme edhe tani, akoma pa kuptuar e provuar nje sistem te hajrit demokratik e kapitalist. Kur ka problem juridik porblemi zgjidhet ne gjykate. Problemi politik zgjidhet ne mjete politike. Problemet me ekonomine e varferine zgjidhen me projekte dhe investime. problemet zgjidhen ne menyre demokratike dhe jo perjashtuese tip lufte klasash!Te gjitha keto jane jeta e perditshme ne demokracite perendimore. Ideollogjia e majte eshte per ne shqipot nje tabu sepse e kemi pesuar keq ne kurriz! Ndodhemi politikisht dhe psikologjikisht ne nje terren te destabilizuar shoqeror, shume te ndjeshem dhe emocional. Kjo eshte terreni i anarshisteve dhe i teoricieneve retorike qe mashtrojne dhe jetojne ne endrra populiste e egoiste.

Nqs. ke pershtypjen se jam i djathte extremist, te garantoj se nuk eshte e sakte. Nqs. mendon se jam kunder rrymes se majte si ideologji shoqerore aty te jap te drejte sepse nuk bazohem vetrem ne teori por mbi te gjitha ne praktiken e ndjekur deri me sot. Nje sistem apo ideologji qe u bazua ne teori marksiste (deri diku emancipuese dhe fisnike) por qe degjeneroi ne nje sistem extrem anti-njerezor dhe vetkompromentues per rolin jo-natyror nuk mund te kete me te njejten akzeptance apo te sherbeje si alternative, pa u ballafaquar me historine. eshte njesoj si ti besosh nje krimineli te regjur e barbar detyren e gjykatesit popullor?!

Shkrimin e mesiperm ndoshta nuk e kane sjelle per provokacion por une kritikova mendjelehetesine dhe mungesen e papergjegjesise ndaj publikut sepse te gjithe temat po rrotullohen rreth ideologjise majtiste. Kjo e kompromenton llogjiken informative te kesaj faqe dhe nuk po marr nje artikull te vetem per baze. eshte moria e njepasnjueshme qe me ben te klithe!!! Faqa genjen me nje tabllo psoudo pluraliste, nuk krijon terren bashkebisedimi por dikton perqendrimin tek e majta dhe cdo komentar qe behet detyrohet te komentoje e perflase ideologjine majtiste. Kjo tregon pandershmerine profesonaliste e pamjaftueshmerine e kualifikimit personal te kapaciteteve administruese. 

Ne kete faqe nuk pretendoj te gjej ide pro-demokratike a anti-majtiste por te pakten te mos krijohet pershtypja se opozita ndaj keqqeverisjes a kapitalizmit duhet te ndertohet vetem duke share e demaskuar nje sistem te tere kapitalist e demokratik me ide te majta. Eshte absurditet te pretendosh permisim, vetkorrigjim apo perfeksionim te sistemeve kapitaliste me ideologji majtiste. Mos harro se edhe sistemet komuniste vete-quheshin "demokratike" por ka nje ndryshim thelebesor midis demokracive te ndryshme perendimore me baze kapitaliste dhe demokracise qe pretendon e majta me baze populizmin ideologjik! Une nuk shoh asnje alternative te majte serioze por vetem kritike kritike dhe vetem kritike qe nenkupton vetem hedhjen ne ere te sistemeve demokratike kapitaliste? Nuk mund te korrigjosh nje sistem duke i vene dinasmitin sepse ne Shqipot nuk jemi te zote ta ndertojme si duhet, por duke dhene alternativa brenda sistemit dhe duke kerkuar zgjidhjen pa glorifikuar anti-sistemin kapitalist. Kete e them sepse eshte e vertetuar se vetem demokracite e tipit perendimor jane te afta te modernizohen dhe perpmisohen me tej, ndryshe nga sistemi socialist i tipit evrope-lindore qe shtangim dhe vet-bllokohen ne rrugetim e siper deri sa bien si shtepi kartoni sic ndodhi para 20 vjetesh.

Ti fjona, beson ne fundin e kapitalizmit ne nje kohe X? Une te syrgjeroj te korrigjosh mendim sepse nje sistem demokratik i bazuar ne natyralitetin njerezor () dhe permisimin gjithnje ne rritje te lirive con vetem ne pershtatje te vazhdueshme e elasticitet shoqeror qe mund te perballoje cdo problem. Kete ta premton dhe garanton vetem sistemi kapitalist e demokratim te tipeve perendiomore! Sistemi socialist me ideologji revolucionare dhe populiste ka deshtuar dhe do deshtoje gjithnje sepse eshte e baztuar vetem ne teori te mbyllur dhe eshte jasht natyralitetit njerezor!

Puç, puç

"keni rreshqit ne derrasen e kalbur te socializmit internacional"

puç trockiist smiley

 faleminderit finesterre.

sa per ate siper teje qe po cirret, le te investoje ca energi truri

KETU

eh vertet qe te punon qilizem trurin ky dokumentar, kuptohet per ata qe akoma e kane fushe te sheshte.

Zeitgeist: Moving Forward

Faleminderit per komplimentin!

Te pershendes edhe per kapacitetin tend per tu informuar per boten nga teorite konspirative dhe anti-globaliste. Te uroj edhe per nuhatjen intelektuale qe dallon qarte simetrine e antisemitizmit-antiamerikanizmit-antikapitalizmit-antikristjanizmit nga burimi ideologjik i socializmit marksist!

Une te syrgjeroj e te lutem me kenaqesi, te thellohesh akoma me shume rreth shkrimeve dhe rrymave  ne dukje artistike sepse bota ka nevoje per teori konspirative e e motorin ideologjik te kampit sicialist!!! Packa se te gjithe temat qe trajton filmi kane qene dhe jane akoma pjese e propagandes largeqofte marksiste!

kev

 shume-nickname

se ju jeni si urithat mor dude, s'di ne cilen vrime tu thote mirmengjes tjetri ...nejse.

anen socialiste, artistike, konspirative dhe komuniste te ketij dokumentari une e kam kaluar shume kohe me pare. komentet e mija ishin thjesht te bazuara mbi eksperienca jetesore si shtetas i tre vendeve kapitaliste super te zhvilluar.

thellesite nuk ka nevoje ti shohesh perderisa me induksion mund shohesh ate qe ravijezohet. si i apasionuar mbi dokumentaret dhe qytetar i planetit, ke komplimentat e mija qe dhe ti di te heqesh vija. po u cove 10.000m me siper i sheh format vete. ehste e lehte : fluturo reth botes me miljet qe do kesh fituar, po te udhetosh non stop. nqs nuk e ben dot .... hiq vija te tjera dhe mere me mend se si do jete aty lart.

sa per marksizmin , ai tregohet si cohe e kuqe per demat ne shqiperi, per te trembur injorantet dhe te tremburit!

keshilla jote sidoqofte u regjistruasmiley

Jazek!

U m'fal, Finis cer i ke keto trakte? smiley.

Posi' ... le ta hedhim ujin e piste bashke me bebin ...

 ne vija te pergjithshme jam dakord me kete shkrim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).