"Në s 'dashuron dhe në s'urren,
Më mirë është që të vdesësh  "

G   Ë    T   E

 

- Ke harlisur si lule misri
I thashë një mikeje që e dua.
Por ajo hiç nuk më sajdisi
Më ktheu shpinën mua.


Më tha: - Jam tokë e pashkelur
Askush nuk më prek mua.
Po unë jam mëndjerrjedhur
Kam lajthitur, se e dua.


Më tha ajo: - Mos guxo!
Se ndryshe unë do bërtas.
Nga sytë e kuptoj që më do
Ashtu bën se do t'më plasë?!!!

 

Dhe e zgjata timen dorë
Se kam lajthitur pas asaj
Më thotë ajo: - Do të të mbetë në dorë?!!!
Se jam dëborë që shkrij kollaj.

 

Pastaj... kur e vura poshtë
Dhe rashë përmbi të palmuç
Më tha ajo: - Paske qenë "fatos"
Dhe unë të kujtoja"babush?!"

 

Siç e shihni, ramë në ujdi
Kjo ndodhi tani duke hyrë vjeshta
Lule e misrit ka harlisur tani
Ndaj për të këto rreshta...

 

11 shtator 2010

7 Komente

 ki mendjen punen mos e prish-e prish i tha Findlej ...

Ki mendjen Papo smiley

eh,ç'me kish marr' malli  per nje harlisje te tille! smiley

gjithmone gojembel Z.Hysi! flm.

 Nje lirike e  thjeshte  e bukur dhe plot ndjenje. Dashuri ne kohe  kolere.....

Na e hoqe vrazhdesine e diteve. flm

Papi, po ku ke qene ter keto kohe.  

Kjo vjersha më kujtoi kto histori të vjetra shumë të vjetra .

Trimi : do bëhet hataja

ajo smileyse çdo ndodhë

ai smileyo ja unë do të kap ,ti do bërtasësh  do dalë yt atë në dritare unë bam e në shenjë do zbresë yt vlla unë bam e përdhe ; a s'është hata kjo ?

ajo : po ku e di ti që do bërtas unë .

"Je harlisur si lule misri " Krahasimi menjëherë më çoi në një fushë me misër ku ky i dashuruari është treguar "fatos" .S'është faji im.

propozoj qe fjalet "e allasojshme" e ato "te pikantshmet", t'e zevendesohen urgjentisht me fjalen "fatos"  smileysmiley

"Në s 'dashuron dhe në s'urren,
Më mirë është që të vdesësh  
"

 

Jemi bere si majmunet. Gje te bukur paska thene Gete. Sic duket ne emer te urrejtjes j'a nxiu jeten Hajnes se shkrete qe ishte aq i bute dhe aq i mire. E urrente dhe e  percmonte vetem se ishte cifut. Urrejtja s'eshte per tu marre shembull. Shkaterron, se pari ate qe e ndien. Larg urrejtjes. Dhe Gete s'eshte per tu marre shembull aspak. Jeta eshte me e bukur pa urrejtje. Ka plot ndjenja te tjera interesante.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).