Duket se zhurma dhe politika e opozitës në këtë fillim viti e ka vendosur Shqipërinë edhe një herë, për gjatë një jave të tërë, në listën e lajmeve kryesore të stacioneve kryesore ndërkombëtare. 

Ajo që me shumë mundim ishte arritur këto vite të fundit, ditë pas dite dhe hap pas hapi, që Shqipëria të përmendej pozitivisht në lajmet e mediave botërore, që Shqipëria të ishte destinacioni i parë turistik për vitin 2011; lideri i opozitës dhe një grup i vogël njerëzish arritën ta shkatërrojnë për vetëm 5 orë, kur dogjën makina e pemë, goditën me shkopinj e hunj, hodhën gurë e deri bomba "Molotov" gjatë mësymjes së Kryeministrisë së vendit, në tentativën e tyre të dështuar për grusht shteti. 

Por jo vetëm kaq! Demonstrata e 21 janarit e drejtuar nga z. Rama, arriti të vendosë dhunën në fokusin e opinionit publik, duke hequr ndërkohë vëmendjen dhe fokusin nga një nga çështjet më të rëndësishme aktuale për shqiptarët dhe dinjitetin tonë kombëtar: raporti famëkeq i DICK Marty-t. 

Raporti i DICK Marty duhet të ishte kryefjala e momentit dhe të bashkonte të gjithë klasën politike shqiptare... por, duket se lideri i opozitës ka gjëra më të rëndësishme për të bërë dhe interesa e dëshira krejtësisht personale për të kënaqur. Fatkeqësisht, për Shqipërinë dhe shqiptarët, zoti Rama gjen gjithmonë diçka tjetër për të bërë dhe për t'u marrë, kur për kohët janë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë herë duke e kaluar cakun dhe duke u munduar ta kthejë Shqipërinë edhe një herë njëzet vite e kusur pas, në kohën e historive me zhurmues. 

Është e çuditshme, që gjithmonë kur shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë që të jenë të bashkuar dhe të kthjellët në politikën e tyre, kur Kosova dhe të gjithë shqiptarët cenohen nga një raport tërësisht antishqiptar dhe johuman; kur në Maqedoni shqiptarët nuk diskutojnë të drejtat e tyre legjitime, të cilat marrëveshja e Ohrit duhet t'i garantojë, por kanë filluar luftën e dosjeve mes njëri-tjetrit; në këto momente kur po përgatitet regjistrimi 'total' i shqiptareve në rajon; pikërisht në këto momente Shqipëria duhet të ishte më e qëndrueshme dhe më e shëndetshme se asnjëherë tjetër. 

Për më tepër, që nuk ka arsye të mos jetë. Sepse jetojmë në një kohë, kur çdo qytetar shqiptar, i majtë apo i djathtë, i vogël apo i madh, mund të lëvizë pa viza në Europë, është anëtar i NATO-s, është qytetar i vendit që u shpall nga bota mbarë numri 1 i turizmit për 2011-ën dhe që ka shënuar zhvillime më shumë se çdo vend tjetër në kohën më të shkurtër. 

Veç faktit, që mbase ka edhe një Dick Marty shqiptar, i cili i fton, i organizon, dhe i nxit shqiptarët (më lejoni të korrigjoj; jo shqiptarët, por një grusht të vogël huliganësh antishqiptarë) në demonstratë, dhunë dhe grusht-shteti. 

Sikundër raporti i DICK Marty-t, i votuar në 25 janar, është krejtësisht antishqiptar; 
Ajo që zoti Rama i bëri Shqipërisë në 21 janar është krejtësisht antishqiptare dhe nuk zhbëhet dot me një konferencë për shtyp shumëgjuhëshe, e cila filloi në anglisht dhe mbaroi në italisht. Çuditërisht nuk kishte edhe sekuenca në greqisht, duke pasur parasysh faktin që zoti Rama është një folës i mirë i greqishtes së pastër. 

Ajo që zoti Rama i bëri flamurit shqiptar në 21 janar, duke e flakur si leckë nga dora e një rrugaçi, është krejtësisht antishqiptare. 

Duket se këta zotërinj kanë të përbashkët, jo vetëm rezultatin e veprimeve të tyre, por edhe mënyrën se si i bazojnë ato. 

Nëse DICK Marty e fillon raportin e tij mbi një libër të shkruar nga Karla Del Ponte, e cila për sa kohë ishte prokurore në Hagë, nuk arriti të vërtetojë asgjë; lideri i opozitës e fillon diskursin e tij politik mbi zgjedhjet e 28 Qershorit, vërtetësia dhe cilësia e të cilave ishte vlerësuar maksimalisht nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. 
Nëse DICK Marty e bazon raportin e tij jo mbi prova dhe fakte konkrete, por mbi hamendësi dhe deduksione të tij, të cilat duhen provuar dhe vërtetuar; lideri i opozitës e bazon diskursin e tij politik mbi manipulime dhe rrëfime priftërinjsh, mëkatarë në vetvete, të cilat duhen provuar dhe vërtetuar. 

Nëse DICK Marty me raportet e tij sulmon jo vetëm shqiptarët, por edhe shtetin amerikan, siç bën me raportin e tij të vitit 2007; lideri i opozitës me dhunën e tij fizike sulmon një nga institucionet kryesore kushtetuese të vendit, Kryeministrinë, ndërkohë që me paaftësinë e tij politike mbyll veshët ndaj thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe mbi të gjitha ato të Departamentit të Shtetit Amerikan. 

Nëse DICK Marty e gjen mbështetjen e raportit të tij tek lobingjet antishqiptare serbe dhe sllave; lideri i opozitës, e gjen mbështetjen për kauzën e tij të humbur tek disa ish-politikanë që qytetarët shqiptarë me votën e tyre i lanë jashtë Parlamentit dhe jashtë politikës. 

Natyrshëm mund të lindë pyetja: Përse më shumë DICK, se DICK Marty? 
Përpos të përbashkëtave, DICK Marty dhe z. Rama kanë një ndryshim shumë rrënjësor. Nëse antishqiptari Marty është shtetas zviceran, megjithëse nga çfarë ka treguar deri tani, fare mirë mund të ishte edhe qytetar, qoftë edhe nderi i Serbisë; antishqiptari Rama është shtetas shqiptar. 

Megjithatë, historia mijëravjeçare e Shqipërisë, ka treguar se sa do që ta kenë luftuar atë, armiq nga jashtë, apo Hamzenj nga brenda, ky vend dhe komb ekziston këtu që prej fillimeve të historisë së këtij gadishulli, tashmë me një të ardhme të qartë europiane dhe perëndimore. Dhe, pavarësisht të gjithë negativitetit që solli (demon)strata e një jave më parë, pati edhe disa elementë pozitivë që sjellin shpresë.

21 janari tregoi se Shqipëria nuk i do dhe nuk i përkrah njerëz të tillë dhe këta të fundit janë të pakët në numër. 21 janari tregoi që Shqipëria ka miq të mirë në Perëndim dhe mbi të gjitha në kontinentin përtej oqeanit. 21 janari tregoi që shqiptarët janë qytetarë dhe jo vetëm distancohen, por e dënojnë dhunën. 21 janari tregoi që shteti ynë është i qëndrueshëm dhe që institucionet janë forcuar, forcat e ruajtjes së rendit treguan që jemi vend i denjë anëtar i NATO-s. 21 janari tregoi që SHQIPTARËT e DUAN dhe e MBROJNË FLAMURIN e tyre!!!

Shënim i Peshkut: Gerti Bogdani është deputet i Partisë Demokratike. 

26 Komente

Përpos të përbashkëtave, DICK Marty dhe z. Rama kanë një ndryshim shumë rrënjësor. Nëse antishqiptari Marty është shtetas zviceran, megjithëse nga çfarë ka treguar deri tani, fare mirë mund të ishte edhe qytetar, qoftë edhe nderi i Serbisë; antishqiptari Rama është shtetas shqiptar.

Gazetari shume naive. Zakonisht cfare shkolle mbaron dikush ne shqiperi per tu quajtur gazetar? e kam seriozisht kete pyetje. flmnd kujtdo qe jep nje sqarim.

Lexova vetem dy paragrafet e pare, meqe pashe komentin tend. Well, une nuk e di cfare shkolle ka bere shkruesi, por dua t'i them vetem nje gje: asnje imazh te shqiperise te ngritur me mundim dite pas dite nuk mund ta coje ne humnere nje grup me disa qindra veta per 5 ore rremuje. Ky eshte nje shpjegim qe besoj kap me zor gjimnazin, Av. smiley

Kujtoj ate verejtjen mbi "namin" tone gri te erret neper europe. Ka jo pak qe mendojne se ky nam vjen nga grupet mafioze, trafiqet, exporti i prostitutave etj. Harrojne se keto i kane edhe mjaft shtete qe jane ne top20 te botes dhe imazhin e kane per bukuri te Zotit. Imazhi, pavaresisht emrit, kur eshte i ndritur, eshte nje shkelqim qe vjen nga brenda, eshte substance, eshte glow vs. shine.

Glow vs. Shine !!!

e tepert te them, qe ke kapur thelbin e ceshtjes. Nje makine qe nuk punon hidhi varak sa te duash, e ka ngrene ndryshku me kohe.

E nisa ta lexoj se pashe emrin e Marty-t ne titull. Plus loja me first nam-in smiley -shume cheap. Nga ato te zhvleresuarat fare. Shkruesi nuk ka kapacitetin te analizoje Martyn dhe qellimet e tij. One must always know when to stop...

 

Cim, ka nje gabim te vogel ne ate qe thua ti. Vendet e top20 nuk e rrujne per imazhin e tyre kur dalin 2-3-500 njerez qe zihen me policine (kjo ndodh rendom neper ndeshje futbolli neper Europe) sepse ato vned nuk perfaqesohen vetem me ate imazh. Problemi yne eshte se ne dalim neper media nderkombetare vetem ne te tilla raste dhe ne rastin me te mire per ne artikullshkruesit ose komentuesit nuk e njohin fare Shqiperine po thjesht kane dy kontakte e bazohen vetem ne llafet e tyre (ne me te keqin jane nen influencen e lobeve anti-shqiptare).

Tani per artikullin, une nuk e di pse eshte ketu i plote. Gerti eshte pak si deputet i PD-se dhe po te kish bere fjala vjen nje artikull thjesht kunder Marty-t apo per te ngrit alarmin e problemeve qe mund te kete ne regjistrimin e popullsise (beteja keto qe i ndjek me pasion gruaja e tij Edlira), pa permend "pucin" e "pucistet", do e kish shkri (ose me sakte "ngri&quotsmiley direkt ai burri. Pra lexojeni artikullin duke ja hequr pjeset me Ramen, se ato jane retorike politike.

Zakonisht cfare shkolle mbaron dikush ne shqiperi per tu quajtur gazetar?

Per kete lloj gazetarie?  Shkollen e mercenarise. 

Gerti Bogdani eshte shembulli me i paster se c'i ndodh njerezve kur futen ne politiken Shqiptare, nje rast qe e tregon shume qarte sa e pamundur eshte te mbijetosh po te mos behesh si i pari i partise. Gjynah smiley

Gerti Bogdani nuk eshte gazetar por deputet i mazhorances. Ish zedhenesi i PD dhe me shume Pussy sesa Dick.

sa patetike qe jani per zotin, jeni te gatshem te mbroni edhe dick martyn vetem e vetem qe te shani deputetet e pd! jam i sigurt qe kte shkrim po ta kishte shkruar nje socialist do ta kishit ngritur ne qiell!

Lefto ketu te jap te drejte. Midis Martyn dhe Gert Bogdani une do te zgjidhja te parin sepse e thote hapur qe quhem Dick, ndersa ky cilimiu gazmor mundohet ta perdore dick-un sikur te ishte loder per të. Nese nuk ke respekt per dick-un dhe kerkon ta perdoresh vetem si loder, atehere futesh tek kontigjenti i demostrueseve qe kolegu yt Imami i quajti "pederast". A eshte vertet i tille?

S'e paske lexu fare shkrimin me duket LEFTY?????????? Ca po mundohet te beje Gerti Bogdani, te perdore ndjenjen kombetare si kopace per te gjuajtur kundershtarin politik. Ky eshte spurdhjakllik. Lexoje lale, lexoje dhe vill.

Ndryshimi midis diktatures edhe demokracise eshte se ;

Ne diktaturë flet vetem 1 e te gjithë degjojnë.

Ne demokraci flasin te gjithë e asnjë nuk degjon.

Te huajte thone se ne shqiptaret e kemi tashme pluralizmin dhe sistemin demokratik por nuk dime se cte fillojme e bejme me te. Kjo thenje qe ke sjelle gjen terren vetem ne shqiperi dhe eshte irrituese sepse shpiket nga pesimistet e ata qe e shohin diktaturen si sistem shoqeror normal. Ne BE e USA demokracia jetohet dhe kuptohet per bukuri, atje lindin pyetjet e perfeksionizmit brenda sistemit dhe jo te analizave ditore midis sistemeve shoqerore. Demokracia nuk ka alteranative, ka vetem shkalle shoqerore qe arrin ta kuptoje. Dhe per te pasur shkallen e duhur duhet besim, mirkuptim dhe pune e palodhur. Meqe pyete per ndryshimin dhe i re shkurt pa u menduar pak me gjate, te syrgjeroj se ndryshimi i Diktatures me Demokracise, eshte se, ndersa ne Diktarture mendon e flet vetem njeri duke mbyllur shtigjet e mundesive alternative, ne demokraci mendojne dhe flasin shume dhe nxitet alternativa me e mire qe bazohet ne vendimin e shumices +1. Kjo verteton se demokracine e ndertojne popujt e urte qe degjojne e kuptojne rolin dhe sistemin e demokracise e pluralizmit. Jo se e ke shpikur ti, por pergjithesisht te shpikesh kesiso thenje popullorce duhet te jesh ose populist ose horr qe struket e degjeneron ne diktature. Demokracia nuk eshte ideologji por kulture. Pyetja ka pergjigjen e vetme. A ke kulture apo jo?

kev

Duhet ta kem degjuar ( lexuar) diku, se besoj se eshte e imja, nejse.

Nuk doja te isha riperserites , per kete i dhashe kuptim pergjithsues, po ne shqiperi kjo eshte demokracia,sot per sot, te gjithe flasin asnje nuk degjon.

Alternativa qe jep demokracia, nuk eshte se flitet shume, eshte se edhe degjohet shume.

Nuk e kam se sa flitet ne shqiperi per demokracin, eshte sa degjohet ajo qe flitet ne shqiperi, per demokraci.

Shoqeria shqiptare ka leshuar nje tufe, i ka lene  te lire, qe, sa shume qe flasin aq me te pasur behen, por e keqja e tyre eshte se nuk degjojne, vetem flasin, flasin, flasin, pasurohen, pasurohen, pasurohen.

Demokracia eshte nje edukate, stil jete, qe nuk fitohet me deshiren e mire per te qene i tille, duhet pune, kohe, lufte, debat, po me kryesorja duhet " qellimi i mire" i te gjitha paleve, ndryshe mbetet nje mundesi 50/50.

 

sic eshte rinia sot, do jete Shqiperia neser. Kjo eshte e keqja smiley

Ajo që me shumë mundim ishte arritur këto vite të fundit, ditë pas dite dhe hap pas hapi, që Shqipëria të përmendej pozitivisht në lajmet e mediave botërore, që Shqipëria të ishte destinacioni i parë turistik për vitin 2011; lideri i opozitës dhe një grup i vogël njerëzish arritën ta shkatërrojnë për vetëm 5 orë,

Nqs. arritjet e Shqiperise ne keto vitet e fundit kane qene kualitative atehere nuk do te ishte e mundur te shkaterroheshin per 5 ore! Nuk mjafton te mundohesh per tu kapur pas disa titujve e dekoratave kur nuk e merr edhe shumicen e popullit nga prapa apo te mbartet kualitativisht nga ai. Nuk vlen asnje arritje nqs. nuk kuptohet ne mase te gjere dhe nuk i mbyllen shtigjet lloj lloj demagogu e sharlatani qe abuzon e mashtron ne mes te dites. Nje terren i tille, fakton se ka akoma shume per te bere dhe se arritjet jane te pamjaftueshme. Fakti qe te gjitha arritjet e shqiperise nuk kane cekur popullin ne ate mase te kenaqme qe bejne te pamundur nje 21 Janar te tille, apo te pakten, ne ate mase te gjere qe mjafton per te krijuar nje stad me te larte shoqerie tregon qarte se arritjet e shqiperise, per nga mjaftueshmeria dhe rendesia jane nje flucke sapuni qe permbysen pa gje hic ne vetem 5 ore turme!

Per nje realist nuk mund te mohohen arrtijet e qeverise Berisha ne keto 5 vjet, por njekohesisht, eshte po kaq evidente se shqiperia calon akoma ne te gjitha drejtimet dhe se  i duhen DY paterica per te ecur drejte e menjanuar fenomene Ramiste!!!

kev

Ndryshe nga shume te tjere (ketu tek peshku dhe ne Shqiperi), Bogdani nuk ka dale asnjehere te mburret per ku ka studiuar, cfare ka studiuar, apo per notat qe ka marre, megjithese e meriton ta beje kete shume me teper se homologet e tij. Vetem ky fakt e ngre per nga integriteti me lart se shume te rinj te tjere qe jane perfshire ne politiken shqiptare dhe nuk lene rast pa e bere "gjoksin grope" per shkollat e mbedha qe kane mbaruar jashte.

 

P.S. Sa per info, Bogdani ka studiuar ne Institutin Politeknik te Universitetit te New Yorkut per shkenca kompjuterike dhe ka qene valedictorian kur u gradua.

Sa per info, Bogdani e ka permendur ne debate televizive diplomimin e tij ne Amerike. Sa per info, ka plot te rinj Shqiptare qe jane diplomuar summa cum laude. Sa per info, Bogdani s'ka ushtruar asnje dite pas diplomimit ate per te cilen ka mbaruar shkollen. Sa per info, eshte turp qe nje i ri si Bogdani te perdore nje fjalor qe i pershtatet shume me teper dinozaureve politike te shekullit te kaluar. Sa per info..... shih si jane te rinjte e vendit sot dhe do ta kuptosh si do jete e ardhmja neser (swed me siper).

Ne disa pika te jap te drejte... Por krahasimi im ishte me teper ne terma relative.

Mire, gjithshka eshte relative ne kete bote. Por shiko psh faktin qe dikush me siper e kujton Bogdanin si gazetar, duke vene ne pah qe pika me te forte te Bogdanit (arritjet akademike ne nje fushe te veshtire dhe inteligjencen e nenkuptuar) nuk i percohet lexuesit. A nuk te duket sikur i gjithe formimi i tij akademik eshte hedhur poshte ne castin qe e gjithe jeta e tij pas diplomimit eshte krejtesisht i shkeputur nga formimi akademik? C'kuptim ka te reklamosh diplomen per shkenca kompjuterike kur pervoja profesionale eshte si zedhenes politik dhe kryetar mini-bashkie?

Nejse, une e gjykoj si shume te hidhur rastin Bogdani prandaj dhe flas keshtu. Me vjen gjynah.

Dakord me ty ne kete pike FMG, por qe te kuptosh me mire termat relative qe po flisja me siper a s'me thua, cili nga politikanet e rinj shqiptare eshte specializuar ne profesionin e tij, apo ka aplikuar ato njohurite e fituara ne shkolle ne aktivitetin e tyre te mevonshem? 

cili nga politikanet e rinj shqiptare eshte specializuar ne profesionin e tij, apo ka aplikuar ato njohurite e fituara ne shkolle ne aktivitetin e tyre te mevonshem?

Nese e kuptoj drejt pyetjen, i bie qe kerkon te dish se cili nga politikanet e rinj Shqiptare ka mbaruar shkollen per politike (profesioni i tyre)?

 Po Bogdani ka dale nja dy tre here te fevziu per te thene qe ka mbaruar me medalje ari. Bravo i qofte. Po keto i jane harruar bogdanit, se publiku e mban mend si zedhenesin e PD qe ngrinte te vdekurit nga varri. Rasti i Bogdanit eshte vertete nje fatkeqsi e madhe. Kam bindjen se ne thelb eshte djale i mire por e perdori saliu si cader-pistolete. 

A jo epic, kete e ka thone nruja e Veliajt per vete disa here dhe per Gertin nje here, te emisioni qe e la pa u fut m'liste te PS-se.

kemi degjuar dhe per me mire.. por skemi degjuar qe te perdorin raportin per perfitime politike, kur partia qe ky njeri perfaqson E MIRATOI RAPORTIN..

I nglei qe i ngeli Diku ne goje le te thote se "raporti i votuar me 25", sic e thote ai, u votua nga perfaqsuesit e PD...

 

 po te shohim pak ne retrospektive, me te vertet,  sa here qe ndodh dicka ne Kosove, ne te njejten kohe,  do te ndodh dicka ne Shqiperi qe ne nje fare menyre  eklipson apo terheq vemendjen nga Kosova.

pershemull ne 90-ten,  kur Millosheviçi i hoqi me dhune autonomine Kosoves,   pikerisht ne ate kohe  ndodhi hapja e ambasadave  te huaja ne Tirane.  edhe ajo pak vemendje qe gezonte Kosova nga opinioni nderkombetar, u zhvendos menjehere ne Shqiperi.

apo ne 97,  ishte koha kur UCK-ja  me veprimet e para saj po terhiqte perseri vemendjen e opinionit nderkombetar.  mirepo sic e dime,pikerisht ate vit ne Shqiperi ndodhi katraura....

tani,  krahasimi qe ben Gerdi  nuk  me duket se ka te njejten  peshe me keto qe thashe me siper, por sidoqofte  ''rastesia''  eshte pak e cuditshme....

E tmerrshme kur e mendon qe autori na perfaqeson ne parlament, dhe mundohet te beje humor me titullin. Sa skifooooo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).