Shtypi serb në komente lidhur me periudhën post-rezolutë për Kosovën dhe zhvillimet e brendshme në Serbi: Dyshojmë që serbëve të rrëmbyer në Kosovë u janë marrë (dhe shitur) në mënyrë ilegale organe.


Kirurgu i përgjithshëm dhe vaskular prof. dr. Goran Kronja, deri para katër viteve, kur ka dalë në pension, ka qenë shef i ekipit për transplantimin e organeve në Akademinë Mjeksore Ushtarake (VMA-Vojma Medicinska Akademija- Akedemija Mjeksore Ushtarake), thotë (përsëri) se nuk beson që serbëve të rrëmbyer në Kosovë dhe Metohi tu jenë marrë organe.

Për herë të parë ka folur për sajtin "Svedok" (Dëshmitari), kur me rastin e publikimit të librit "Gjuetia", ai është shprehur: "Jo, një mundësi e tillë nuk ekziston as teorikisht, sepse bëhet fjalë për një kriminalitet të organizuar me përmasa shumë të mëdha, sepse këtë nuk mund ta bëjnë vetëm dy tre njerëz".

Prof. dr. Kronja, i cili në vitin 1996, ka bërë më shumë se 200 transplante veshkash, thotë se njerëzit nga Kosova dhe Metohija, kushdo qofshin ata, mund të kenë qenë vetëm ndërmjetës.

Marrja e organeve nga qytetarët e rrëmbyer, do të ishte e mundur vetëm në bashkëpunim me shtetin. Nëse një gjë e tillë është bërë me të vërtetë, atëherë kjo do të thotë se shteti ka marrë pjesë në njëfarë mënyre. Ka shumë aktorë që një gjë e tillë të mos “dalë në dritë“, dhe vërtetë që nuk ka dalë gjë në dritë. Vetëm shteti mund të qëndrojë pas kësaj dhe kjo vështirë se arrin deri në veshët e publikut.

"Mendoj se në Kosovë dhe Metohi organet nuk janë marrë. Jam i bindur se kjo histori nuk ekziston. Nëse një gjë e tillë është bërë në Kosovë dhe Metohi, atëherë mund të ketë qenë e mundur, që ata fatkeqë, janë dërguar diku. Të gjitha ato që fliten tani për marrjen jo legale të organeve, "nuk pinë ujë", gjithçka qëndron në "këmbë që lëkunden". Mund të ketë patur krime, se janë rrëmbyer dhe u janë nxjerrë organe, se janë masakruar. Por kurrsesi nuk është e mundur që të jenë përdorur si material për transplant“- thotë prof. dr. Goran Kronja.

Svedok: Kjo do të thotë se në "shtëpinë e verdhë" nuk janë nxjerrë organe?

Goran Kronja: Këto janë budallallëqe. Ku janë materialet që e vërtetojnë këtë? Kjo për të cilën dyshohet se është bërë në Kosovë e Metohi dhe në Shqipëri, sipas tipit i përket transplantimit kadaverik. I vetmi shpjegim logjik është që njeriut të gjallë ti jenë marrë organet dhe pastaj njeriu të jetë lënë të vdesë. Nëse është e saktë, nga pikëpamja ime, ky është një aktivitet prej përbindëshi.

Atëherë ky është krimi më i rëndë i luftës në shekullin e 20-të. Por ama, nëse kjo nuk është bërë, atëherë është edhe mendimi përbindësh në anën tjetër. Truri i atij që mendon kështu, duke u bazuar në tregues të pavërtetë dhe të pasigurt, është gjithashtu një përbindësh.

Svedok: Përse thoni se nuk besoni që atyre fatkeqëve të rrëmbyer në Kosovë dhe Metohi tu jenë nxjerrë organet?

Goran Kronja: Sepse procedura e marrjes së organeve është shumë e sofistikuar dhe e ndërlikuar. Nuk jam i sigurt se kuadrot mjekësorë kosovarë të jenë të përgatitur profesionalisht ta bëjnë një gjë të tillë, dhe për më shumë të kenë edhe logjistikën e nevojshme. Sepse, për marrjen e organit, krahas të tjerave, janë të nevojshme kushtet sterile dhe mbështetja e mirë laboratorike si dhe tretësira shumë të shtrenjta.

Deri para pak kohësh tek ne, që jemi më të furnizuar nga ana materiale dhe logjistike se sa Kosova dhe Metohia, vetëm Akademia Mjekësore Ushtarake (VMA-Beograd) ka patur laboratorin e duhur për bërjen e atyre tretësirave. Përveç kësaj, që të merrni një organ, ai duhet të jetë i një cilësie të caktuar. Sepse, nëse transplantoni një veshkë të sëmurë tek një organ tjetër, nuk keni bërë asgjë. Përkundrazi. Dhe e treta, nuk mund të merret organi, dhe doktori që do ta transplantojë të mos ketë mundësi ta shohë cilësinë e atij organi.

Svedok: Nga kush përbëhet ekipi për transplant?

Goran Kronja: Në rastin e transplantit, ose edhe marrjen e organit, merr pjesë grupi i kirurgëve vaskularë, kirurgë subspecialistë për organe të caktuara, si edhe specialistë të tjerë. Zakonish ekipi përbëhet nga tre deri katër kirurgë.

Svedok: Një faktor me shumë rëndësi në rastin e transplanteve, sikurse thonë specialistët, është edhe koha. Për sa kohë duhet të transplantohet veshka dhe për sa mëlçia?

Goran Kronja: Ka shumë faktorë, por koha ka shumë rëndësi. Gjatë gjithë kohës së transplantit, mjekët në të vërtetë bëjnë një garë të vazhdueshme me kohën. Fillimisht merret një pjesë e gjëndrave dhe një gjëndër limfatike e dhuruesit në mënyrë që të përcaktohet kodi i imunitetit, dhe sipas kësaj të gjendet i sëmuri që do ta marrë atë organ. Kjo është edhe një arsye më tepër për të cilën jam i mendimit se në Kosovë e Metohi dhe në Shqipëri nuk mund të bëhet, sepse nuk janë të aftë as teknikisht dhe as i kanë mjetet për ta bërë një gjë të tillë. Tek transplantimi kadaverik, konservimi i organit, i cili është eksplantuar, fillon që në trup. Instalohen kanila që të hedhin jashtë tretësirën për konservim, ftohen organet qëkurse janë në trup. Organi që eksplantohet duhet nxjerrë në një mënyrë të tillë që nuk duhet dëmtuar as nga pikëpamja biokimike. Atëherë bëhet i ashtuquajturi bernxh – organet e nxjerra pastrohen në tavolinë mirë e mirë, mbushen me konservues dhe futen në një kontejner steril për tu ngrirë. Madje edhe manipulimi me kontejnerin duhet të jetë steril. Gjatë kësaj kohe në mënyrë paralele bëhet procesi i marrjes së recipientit, ose marrësit të organit. Veshka duhet transplantuar gjatë 24 orëve, ndërsa mëlçia deri në dhjetë orë. Kur punoja në Akademinë Mjekësore Ushtarake, veshka „hidhej“ për 45 minuta deri në një orë.

Svedok: A mundet që veshkën për transplant ta marrë një kirurg apo urolog disi i mirë?

Goran Kronja: Çfarë do të thotë një kirurg apo urolog? Nuk është problemi vetëm ta nxjerrësh veshkën, por ta konservosh, ta përpunosh, ta bësh gati për transplant. Është me rëndësi edhe si është gjendja shëndetsore e njeriut të cilit i merret organi. Është i njohur i ashtuquajturi „sindromi i Bombeit“. Atje, një ndër tetë të sëmurë, të cilëve u është bërë transplant, vdes menjëherë ose sëmuret rëndë, e për pasojë vdes pak pas operacionit. Unë kam bërë 200 transplante dhe nuk kam patur as edhe një rast të tillë. E tërë procedura, është kaq e ndërlikuar dhe e lidhur me profesionalizmin dhe mbështetjen materialo-logjistike, saqë - në Kosovë e Metohi dhe në Shqipëri një gjë e tillë është thuajse e pamundur të bëhet. Nëse me të vërtetë është bërë, atëherë bëhet fjalë për një kriminalitet të organizuar me përmasa të gjëra.

Svedok: Shtypi ka shkruar se, në kohë kritike, në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, janë hapur disa spitale ilegale.

Goran Kronja: Spitalet për këtë qëllim duhet të jenë ta pajisura shumë mirë. Megjithatë, e vetmja mundësi, shumë reale dhe e njohur, kur bëhet fjalë për tregtinë e organeve është kjo. Në botë ekziston një kërkesë e madhe për organe, në mënyrë të veçantë për veshka. Ekzistojnë ndërmjetës që shpallin nëpër sajte dhe ofrojnë shërbime për shitje organesh. Kur shfaqet një njeri ekzistencialisht i kërcënuar, duke besuar se nga shitja e organit mund të fitojnë pare të madhe, i paguajnë biletën dhe e dërgojnë në një nga qendrat për transplant në shtetet fqinjë. Për shembull në Itali ekzistojnë disa sanatoriume të pajisur në mënyrë fantastike nga ana kadrovike dhe materiale.

Svedok: Po. Sipas kësaj recete, serbët nga Kosova dhe Metohija, janë mbyllur në burgje të fshehta në Kosovë dhe Metohi apo Shqipëri dhe nuk janë dërguar nëpër sematoriume?

Goran Kronja: Ata, do të duhej të ishin dëshmitarët. Nëse janë dëshmitarët ku janë ata? Nëse nuk ka dëshmitarë, atëherë i kanë vrarë. Ku janë? Në Kosovë e Metohi? Kush është ai që për shembull në Itali, Francë apo në Bullgari, e vret një njeri e pastaj e kthen në Kosovë e Metohi? Kush është ky përbindësh? Atëherë varret do të duhej të ishin nëpër këta shtete, ose ata fatkeqë i kanë hedhur ne det. E gjitha kjo është një fantazi monstruoze mbi bazën e supozimeve. Nuk ka asnjë fakt. Por nga ana tjetër, parë edhe praktikisht, është edhe shumë pak e logjikshme.

Marre nga NOA

 

7 Komente

Mesa duket Dick Marty kur perpiloi raportin, si keshilltar mjeksor ka pasur ndonje kasap (me shkolle jo dosido!). lol.

Nga ana tjeter, cfar pret nga nje person me emrin Dick. smiley

A mund ta kemi burimin origjinal te ketij artikulli?

 Kjo e treta, vertet qesharake dhe vete Kushner ka qeshur me shpirt nga budallalleqet qe thone gazetaret serb ...

 Shyqyr qe foli tamam nje doktor serb per kete gje. Jo vetem une por dhe shum komentatore, ne shkrime te kesaj çeshtje, kane pranuar se kjo ishte nje çeshtje qe nga ana teknike, shkencore, i rrezonte hipotezat e Marti-t. Ishte tamam sikur fiset afrikane dhe hindjane, te ndertonin shtepia me beton, nderkoh qe ata i bejne shtepiat me lende bimore dhe drusore. 

shikoni se me sa zgjuarsi por edhe me perbuzje ne te njejten kohe, i akuzon serbet e tij paranoike, profesori i nderuar Goran Kronja:

Svedok: Kjo do të thotë se në "shtëpinë e verdhë" nuk janë nxjerrë organe?

Goran Kronja: Këto janë budallallëqe. Ku janë materialet që e vërtetojnë këtë? Kjo për të cilën dyshohet se është bërë në Kosovë e Metohi dhe në Shqipëri, sipas tipit i përket transplantimit kadaverik. I vetmi shpjegim logjik është që njeriut të gjallë ti jenë marrë organet dhe pastaj njeriu të jetë lënë të vdesë. Nëse është e saktë, nga pikëpamja ime, ky është një aktivitet prej përbindëshi.

Atëherë ky është krimi më i rëndë i luftës në shekullin e 20-të. Por ama, nëse kjo nuk është bërë, atëherë është edhe mendimi përbindësh në anën tjetër. Truri i atij që mendon kështu, duke u bazuar në tregues të pavërtetë dhe të pasigurt, është gjithashtu një përbindësh.

me bukur dhe me qarte se kaq, nuk e thua dot...

Sa per informacion, transplanti i pare i veshkave Ketu, ne mos gaboj u krye ne 2009 ..Transplanti u krye nga nje ekip me ne krye Mustafa Xhanin dhe u asistuan nga specialiste italiane..Beni vete llogarite se cfare kapacitetesh kishte ne 99

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).