Protestat e fundit vetëm sa rritën distancën midis klasës politike dhe arritjes së një zgjidhjeje pa kosto sociale. Ato treguan se kjo klasë ka humbur çdo përgjegjësi institucionale përballë shoqërisë së saj. Kjo tanimë është bërë kronike. Ka ardhur koha që ndërkombëtarët të ndërhyjnë institucionalisht, duke marrë role ekzekutive. Sot ndërkombëtarët nuk duhen fshehur pas gishtit. Dhe, ata duhet të ndjehen fajtorë për këtë që ndodh sot në Shqipëri. Sinonimi diplomatik i vazhdueshëm i të gjithë miqve, tanë është se shteti shqiptar ka institucione të konsoliduara dhe të gjitha mundësitë për ta administruar situatën me pjekuri politike.

Ky lloj konstatimi, fatkeqësisht rezulton i pavërtetë. Sado diplomatike dhe mirëdashëse, qëndrimi thjesht në rolin e vëzhguesit dhe asistencave në formë ekspertizash, duket se ka dështuar. Ato thjesht e ndërlikojnë dhe më shumë situatën dhe rrisin më shumë konfuzionin në publik. Sot ndërkombëtarët duhet të përfshihen në institucione duke marrë  detyra konkrete në bashkëpunim me palën shqiptare. Kjo, për një  arsye të thjeshtë - klasa politike ende sillet në formën e një  tribuje, ku ligjin e bën i pari i tribusë (partisë), dhe jo shoqëria që ata mëtojnë të përfaqësojnë.

Fatkeqësisht, si mekanizmi i Ramës dhe i Berishës është ta nxjerrin zgjidhjen nga rruga institucionale. Berisha, me teoritë e tij ‘konspirative’ na kujton format e puçizmit enverist, që përdoreshin për të rritur kontrollin ndaj institucioneve. Rama, nga ana tjetër, po ndjek me besnikëri rrugën drejt një revolucioni të tipit bolshevik, duke kërkuar zgjidhje revanshiste, po dhe ky jashtë institucioneve. Këto lloj qasjesh kanë krijuar një anarki politike, karakteristike kjo për shoqëritë post-komuniste. Sipas Nozick, roli i shtetit, dhe këtu ai ka parasysh institucionet, në raste anarkie apo kaosi është minimal dhe fuqia e tij e brishtë. Këto lloj situatash nuk bëjnë gjë tjetër, por vetëm se dobësojnë qeverisjen e shtetit jo nëpërmjet ligjit, por forcës së ‘muskujve’ politik.  Situata aktuale nuk është thjesht një kaos politik, por dhe institucional. Sot kemi përplasje midis të tre pushteteve, i cili është përkufizuar më shumë në një eksplozion të brendshëm brenda ekzekutivit dhe rolet markuese që tenton të marrë legjislativi ndaj prokurorisë me komisionin e ngritur hetimor. Cikloni politik nuk ka harruar pa përfshirë dhe përfaqësues të medias, duke inkriminuar kështu çdo mundësi për një transparence publike të pakontestuar.

Kjo situatë duhet të marrë fund dhe zgjidhur nëpërmjet gjuhës institucionale dhe nën një dirigjim ndërkombëtar të përfshirë institucionalisht. Ajo që kjo klasë politike prodhoi tregon se tashmë demokracia institucionale e zgjidhjes së konfliktit i është drejtuar mekanizmit të rrugës, atij jashtë institucioneve, aty ku në fakt nuk ka përgjegjës, por vetëm viktima. Për këtë qëllim, shohim që ka dështuar demokracia në teori dhe ka ardhur koha për demokraci reale. Pra, duhet kaluar nga demokracia në letër në atë të praktikës institucionale. Dhe, në këtë pikë roli i ndërkombëtarëve është  vital.

Si mund të arrihet kjo?

Në situatën aktuale, ku elita politike e ka braktisur këtë popull dhe vetëm e përdor atë, asaj i duhet minimizuar kontrolli mbi institucionet e pavarura, si gjykatat dhe prokuroria. Kjo mund të arrihet nëpërmjet transplantimit, jo vetëm të ligjeve, por dhe institucioneve demokratike. Për të sqaruar këtë koncept duhet të sqarojmë fillimisht nevojën për to, por dhe arsyen pse edhe ky proces, fatkeqësisht duhet dirigjuar nga ndërkombëtarët.

Periudha njëzetvjeçare ka qenë periudha e transplantimit ligjor, e cili rezulton të ketë qenë mjaft difektoze. Ky lloj mekanizmi nuk arriti të prodhojë institucione, por në të kundërt, krijoi një distancim midis ligjeve dhe zbatimit të tyre. Mbi të gjitha, krijoi ndarjen e pjesëmarrjes publike të shoqërisë në bërjen e ligjeve. Shoqëria, si rezultat, nuk i kuptonte, por dhe nuk e ndjente veten pjesëmarrëse në ligjbërje. Ligjet ishin diçka që na e impononin ndërkombëtarët, ndaj dhe duhet të ishin ata që të kujdeseshin ndaj klasës politike për zbatimin e tyre. Kjo lloj qasjeje rriti indiferentizmin e shoqërisë ndaj ligjeve, dhe kontrollin publik të  zbatimit të tyre. Ligjet, sado demokratike, ishin një gjuhë e huaj për popullin, ato ishin thjesht një ‘organ’ i transplantuar nga jashtë nesh. Ndaj, transplantimi i ligjeve demokratike nuk ishte demokratik, por artificial dhe kjo solli që shoqëria, por dhe shteti nuk u demokratizuan apriori. Në shoqëritë ku post-komunizmi është gati qelizor, siç është dhe rasti Shqipërisë, ‘kirurgjia’ politike duhet të jetë shumë më e sofistikuar për të pasur rezultat. Ky lloj transplantimi difektoz i dirigjuar nga ndërkombëtarët ka bërë që sot establishmenti politik të kontrollojë si institucionet qeverisëse, por dhe mekanizmat opozitarë, deri edhe median. Ajo nuk trembet nga asgjë, dhe kjo shikohet në retorikën e saj dhe marrëdhëniet e saj me sistemin e drejtësisë.

Si rezultat, ajo që kemi sot nevojë është transplantimi i institucioneve demokratike përbri atyre ligjore. Dhe, duke qenë se kjo u iniciua nga të huajt, ajo duhet të vijohet po prej tyre. Këto institucione të transplantuara duhet të jenë si një bimë gjysmë e rritur, e cila të jetë në gjendje t’i rezistojë tokës mjaft shterpë, në kuptimin e vlerave demokratike, siç është dhe ajo në kontekstin shqiptar. Për të shmangur konfuzionin, kjo ide hidhet nga autori jo si forma më e mirë, por si forma më praktike për zgjidhjen e situatës. Pra, duke qenë se publiku nuk ka pasur një pjesëmarrje efektive në ligjbërje, ai e ka të vështirë ta ndjekë procesin e zbatimit të ligjit praktikisht, dhe kjo ka krijuar shumë hapësira për abuzim të tij nga klasa politike. Për këtë qëllim, megjithëse jam shumë kritik ndaj transplantimit artificial si proces, ai duket të ngelet si zgjidhja e vetme në situatën e krijuar. Nënvizoj se  duke qenë se ishin ndërkombëtarët ata që ishin më pranë procesit të  importimit të ligjit (me gjithë defektet), do të duhet që edhe ta ndjekin zbatimin e tij, por kësaj here në formë ekzekutive, pasi ata zotërojnë si autoritetin politik, por dhe ekspertizën e duhur. Ky proces është ai që ne në këtë shkrim, e quajmë transplantim i institucioneve ndërkombëtare. Ky transplantim duhet të kryhet në organet ligjzbatuese dhe duhet të fillojë me prokurorinë dhe gjykatat.

Ky proces do të përmbushte dy nevojat më të shpejta që ka sot vendi, siç janë goditja e korrupsionit dhe forcimi i sistemit të drejtësisë. Një hibrid midis ekspertëve të huaj në gjykatat e larta dhe në prokurori do të bënte të mundur pavarësinë reale të këtyre institucioneve nga klasa politike, do të rriste efikasitetin e goditjes ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, do të kishte një ndikim të shpejtë në rritjen e profesionalizmit si në prokurori, por dhe gjykata. Nga ana tjetër, për t’iu kthyer argumentit kryesor, kjo do të fillonte të vinte në praktikë demokracinë nga ajo në germën e ligjit, në atë të zbatimit të saj.  Në një plan afatshkurtër, ky proces mund të fillonte me drejtimin e grupeve Task-Forcë nga prokurorë të huaj. Pranë gjykatave të larta dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda mund të përfshiheshin për një  periudhë afatmesme gjyqtarë të huaj të specializuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këta duhet të përfshihen në  gjykime të kësaj natyre. Sektorë të tjerë ku mund të përfshiheshin ekspertët e huaj janë dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, përfshi këtu dhe policinë hetimore.

Me pak fjalë, prezenca e ekspertëve ndërkombëtare në prokurori dhe gjykata duke kryer detyra praktike dhe jo thjesht të temperuara në role edukative, do të mund, që në një kohë relativisht të shkurtër, të institucionalizojë shtetin ligjor në praktikë, do të prodhonte modelin efikas të munguar të prokurorisë dhe gjykatave, do të rriste në maksimum luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo do të rikthente besimin e shoqërisë ndaj institucioneve ligjzbatuese. Ky hap do të përshpejtonte europianizimin e institucioneve. Dhe mbi të gjitha, ky proces do të ndihmonte shoqërinë shqiptare të dilte nga kllapia e klasës së saj politike dhe do t’i kthente asaj të drejtën për të kontrolluar fatet e veta për një demokracie liberale.

35 Komente

 Shume dakord. E kam thene dhe me pare. Te pakten gjykata dhe prokuroria.

Vete s'po funksionon. Nuk eshte turp te duash te miren e vendit tend.

Fundja, ne BE po kerkojme te futemi, apo jo?

Filluan edhe fidanet e pesimisteve te lulezojne me artikuj nga me banalet! Ai qe nuk e do me ekzistenecen e shtetit e kombit shqiptar le te pozicionohet perkrah ketij artikulli...

Nje gje eshte e sigurte! Edi Rama qe po ti doje bytha, i ka te gjitha mundesite e respektimit, mbrojtjes dhe zhvillimit te demokracise ne shqiperi me ane te institucioneve dhe detyrimeve politike i a arrti qellimit te degjeneroje e turbulloje shoqerine shqiptare ne deshperim, vetgjygjesi e anarshi, te pakten aq sa te dale tashme kushdo e te shese karagjoslliqe per alternative... meqe u be nje pyetje ketu ne peshk se "cfare solli 21 janari per shoqerine" pergjigja qendron pikerisht tek lloji i ketij artikulli ku zbulon hapur irritimin dhe pashpresen e shoqerise ne pergjithesi! saqe prodhon njerez e ide qe jane sa skandaloze aq edhe per jashteqitje!

kev

si quhet shtet i kombit shqiptar nje shqiptarvrases, qe ata qe duan te ndeshkojne shqiptarvrasesit quhen tradhtare(puciste)?

si quhet shtet i kombit shqiptar nje organizate shqiptarvjedhese, qe e rrjep popullin shqiptar, dhe populli s'i ndeshkon dot, sepse organet e pavarura i kane zaptuar shqiptarvrasesit e shqiptarvjedhesit?

ke quan komb ti? Berishen me shpuren e vet, apo popullin shqiptar?

Ka fol tamam fanoli. Behu tradhtar, se neser te shpallin patriot. Ja shembulli.

Cili shtet? Atij qe s'i ankohesh dot per rritjen e cmimit te dritave, se s'te pyet prokuroria e gjykata? Atij qe po dole te protestosh me cadra, te vret? Shtet i thua? Apo diktature?

Ku eshte liria ime si individ, nese organet qe me mundesojne mua te dal edhe siper shtetit, te denojne edhe shtetin, kur shteti me shkel te drejtat, jane komplet te kontrolluara nga shteti dhe komplet ne favor te shtetit? 

Vetem vjelja e taksave nuk e ben dike shtet. 

 10*

Ernest Bunguri gazetari shqipetar qe shkruan ne "Le Monde". Nese dikush nga ju qe eshte franco-foles , do mare mundimin ta perktheje ne shqip , do te mare edhe falenderimin tim. Une me ate ferngjishte te cale e shijova kete leter lutje qe Ernesti i drejtonte Europes, por do te harxhoja shume kohe per ta kthyer ne nje shqipe te denje.

Per sheme:

 Ndihmoni popullin shqiptar ti bashkohet familjes europiane.

Shume njerez jane akoma te bindur se Shqiperia, ashtu si vendet e tjera te Europes Lindore, eshte liruar nga komunizmi ne vitet 1990. Per fat te keq, gabohen. Sali Berisha ka qene kominist deri ne ditet e fundit te sistemit njepartiak. Ai misheron krejtesisht fabulen e politikanit te treguar nga P. J. O'Rourke. Nje njeri shikon nje dite te bukur, popullin qe proteston neper rruge dhe pretendon, qe nga ballkoni i tij, se ai mund ti drejtoje. Kur asistenti i tij e pyet nese ai e di se ku shkojne keta njerez, politikani i pergjigjet: "Une nuk e di, por duhet te jem ne krye te tyre" .

Ishte ai, qe me shoqeruesit e tij grabitqar, udheheq popullin shqiptar ne absurditet, ne luften civile te 1997-es. Fundosja e te famshmeve  "skema piramidale", mashtrim i mbuluar ne shkalle te gjere nga qeveria, ka krijuar nje kaos social qe la mijera te vdekur.I hedhur poshte nga presidenca, Sali Berisha ka drejtuar opoziten, ecila ka penguar ne menyre agresive bllokuese funksionimin e institucioneve shteterore. Madja, ai u perpoq te udheheq nje grusht Shteti per te marre pushtetin. 

Pas kthimit te tij ne qeveri pas vitit 2005 me parullen "duart e pastra" Sali Berisha harxhon energjine e tij per te ndryshuar imazhin e vendit, te cilin ai e kishte krijuar, duke akuzuar ish-kryeministrin Fatos Nano me te gjitha fjalet. Pjesa tjeter e aktivitetit te tij, nuk eshte gje tjeter vec premtime kurre te mbajtura. Ose genjeshtra kaq te medhaja, sa dhe qesharake. Ai ka deklaruar psh ne vitin 2006, ne tribunen e Senatit Belg qe: "Shqiperia eshte tani si Zvicera, por me shume ajo eshte e lare nga dy dete". 

Sali Berisha eshte gjithashtu pergjegjes per shperthimin e uzines se çmontimit te monucioneve ne Gerdes ne vitin 2009, qe shkaktoi vdekjen e 26 njerezve, vetem disa dite para fteses se bere Shqipeise per antaresimin ne NATO. Kjo tragjedi qe perzien, trafikun e armeve, ceshtjet gjeopolitike dhe funksionimin e nje pune te mjerueshme, ka nxitur Paramount Pictures, ta beje subjet per filmin e pare te madh per vendin tim te vogel te njohur keq, me aktor principal Will Smith.

Ka disa jave, nje regjistrim video klandestine, trengonte, personin Zv/Kryeministrin Ilir Meta, si vepron korrupsioni ne nivel te larte shteteror. Me kete rast, nje koleg gazetar ka perdorur nje imazh shume te fuqishem: eshte dicka te degjosh te thone qe gruaja ju tradheton dhe eshte dicka tjeter kur e kap papritur me fakte.

Te rrezosh "Perden e hekurt" te genjeshtrave

Irritimi ndaj atyre qe mashtrojne prej 20 vjetesh shpresen e shqiptareve, ka arritur kulimn e saj. Kete e pame ne 21 janar, ku tre qytetar, nder me te varfrit, jane vrare me arme zjarri nderkohe qe duart i kishin ne xhepa, ne nje manifestim qe na kujton ne te njejten kohe ngjartet e 1990 dhe 1997. Si zakonisht, Sali Berisha eshte strehuar mbas Kushtetutes dhe te se drejtes se shtetit, qe e vendos neper kembe kur atij i arsyeshme. Ai kercenon drejtuesin e opozites "si demim shembullor", akuzon Presidentin e Republikes, Prokuroren e Pergjithshme, sherbimet sekrete te vendeve dhe 5 gazetar, te jene pjese e nje "grusht shteti" ndersa policia refuzon te zbatoje mandat-arrestet kunder udheheqesit te gardes se republikes, per urdhrin per te qelluar me arme mbi manifestuesit te armatosur me cadra, shkopinj dhe gure. Ne nje loje te pasqyres absurde ai shan protestuesit si "bastarde te Ben Ali" 

Nene Europe, ndihmoje popullin tim te rrezoje "perden e hekurt" te genjeshtrave, te korrupsionit, te diskutimeve retorike, aleancave te fasades, te paturpesise politike. Ju ma keni borxh. Ne punen time si gazetar i akredituar ne Bruksel prej 7 vjetesh, kurre nuk kam ndaluar ne te vertete se lavderuari perballe bashkqytetareve te mi si nje vend demokratik dhe te qyteteruar. Si nje shtetas shqiptar, une kam vlersuar institucionet tuaja para kolegeve te mi francez dhe te vendeve te tjera. U flas per te tashmen dhe te ardhmen tuaj, iu kujtoj me pasion te kaluaren tuaj te shkelqyer, gje q ne vendin tim eshte ende e paarritshme. 

Por ti i detyrohesh dhe vetes tende, shume shpesh te verbuar, te çorganizuar, te dobet dhe te ndare nga sfidat e kesaj bote dhe ato qe imponojne dhe fqinjet tuaj. 

Para 10 vjetesh, ne vendin tim ne ju kemi kenduar me gjithe zemren tone : "E duan Shqiperine si Europa". Duke lejuar qytetaret shqiptar te vizitojne Europen, Sali Berisha u dha atyre mundesine per te pare me syte e tyre, sesa larg eshte vendi tyre nga modeli qe kishin enderruar ketu dhe 20 vjet me pare. Kjo thirrje akoma tingellon, gjithmone dhe me fort. Ju fal qe nuk na degjuat dhe mbani syte e mbyllur. Por sot, ju lutem te veproni sa me shpejt, nena Europe, ne emer te jeteve te bashkatdhetareve te mi te varfer dhe per te ardhmen e vendit tim. Vendosuni ne krahe te popullit shqiptar. /Ernest Bunguri - gazetar shqiptar ne Bruksel 

************************************** 

U mundova ta perktheja sa me mire. 

 

 

 

Cher Mari, merci beaucoup!  &Eumlsmiley

 Nje artikull i qelluar ne shenje, me nje realitet qe shume shqiptar nuk duan ta pranojne.  5*****

 Një hibrid midis ekspertëve të huaj në gjykatat e larta dhe në prokurori do të bënte të mundur pavarësinë reale të këtyre institucioneve nga klasa politike, do të rriste efikasitetin e goditjes ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Po ku ti gjejnë ndërkombëtarët gjithë këto forca se ata jo vetëm duhen me eksperiencë e intergritet por duhet të mësojnë dhe shqipen dhe nuk duhet të kenë status të veçantë .UTOPIZËM .Gjykoni rezultatet e Euleks kundër korrupsionit në Kosovë .Më mirë për tju kënaqur është emërimi i një qeverie ndërkombëtare me ish kryeministra e ish ministra Europianë kështu dhe prap vështirë do ta kenë pa i mbushur burgjet plot me politikanë, gjygjtarë, prokurorë e drejtues të institucioneve të tjera . 

 Si gjithmone shqipot mundohen ti shmangen punes, dhe duan ti nxjerrin geshtenjat nga zjarri me ane te te tjereve. Pastaj ankohen per nderhyrje ne punet (geshtenjat) e brendeshme!

Me nji fjale ti PF thu qy ne shqiptaret po na preke geshtenjat bertasim qe "na futen duart". Kurse mu m'duket qy "ne dum edhe p...., e dum ene t'rrujt". smiley

Edhe kjo me lart eshte zgjidhje e perkoheshme qe te krijoje premisat/themelet e zgjidhjes afatgjate!! 20 vjet jane te mjaftueshme per te arritur ne perfundimin qe ata njerez/klase polike qe kane qene dhe jane ne politike deri sot si dhe mentaliteti me te cilin ata drejtojne shtetin nuk jane adekuate! Ata kane demonstruar nje deshtim te plote me dashje ose pa dashje!

Zgjidhja afatagjate eshte te merren masa qe politikanet te mos e shikojne perfshirjen ne politike si mjet pasurimi por si punesim te perkohshem nga populli per manaxhimin e puneve per 4 ose 8 vjet!!!! Kjo eshte pika kyce! Ketu e ka burimin katrahura shqiptare sot!  Kjo nuk eshte vetem konceptuale, duhen shterngime praktike ne hapesiren ku e hedhin vallen dhe ku behen manipulimet nga politikanet qe ushqen mentalitetin kapo-politikan!

Kjo fillon qe me ndalimin e rrokades ose z/v e administrates pas cdo zgjedhje, ndalimin e te akuzuarve dhe te denuarve per korrupsion te zgjidhen (verifim pasurie ne raport me te ardhurat), po ashtu ata/ato me rekorde kriminale te perjashtohen nga procesi, politikani te denohet edhe per shpifje publike (eshte bere e rruges tani te thuhet nga politikane e thashe qe X apo Y ka kerkuar 20% etj bazuar ne thashethemet!), te percaktohet qarte se si nje politkan te jete funksionar i larte dhe te ushtroje biznes ne te njejten kohe.. etj!!

Keto lloj masash mund te duken te hidhura per nje pjese sot, por jane shume efektive duke menduar afatgjate per te ardhmen e te gjitheve! Mbase te gjitha keto jane te shkruara ne leter edhe sot por nuk ZBATOHEN!  Nje drejtesi e mbikqyrur dhe me te drejte vendimmarrese (jo vetem keshilluese) nga keta nderkombetaret (e urrej kete emer se perseritet aq shume sa eshte bere bajat!!!) mund te kishte ndikim pozitiv ne zbatimin e ligjeve!

Kur nje person qendron gjate ne nje pozicion te caktuar ne politike ose fillon ti duket vetja si baba i kombit dhe i pa z/v ose zhytet aq thelle ne pislleqe sa qe kurre nuk mund te largohet me deshire/doreheqje sepse e di ku do te perfundoje sepse te palarat do te dalin ne shesh kur te zhvishet nga pushteti! Ketu jemi sot........!!!  #-o

Ide interesante duke konsideruar gjendjen e institucioneve shqiptare ne keto 20 vjet. Gjithsesi mbeten per t'u konsideruar disa aspekte te tjera qe permenden nga prizreni dhe PF-ja me siper.

Kjo ide e hedhur nga halli qe na ka zene, mendoj se duhet perkrahur dhe sigurisht zhvilluar. Jam shume dakort qe ne keto 20 vjet kemi prodhuar nje klase politike qe jo vetem nuk arriti ta coje kete vend drejt progresit, por po e degradon me nje cmenduri te pa shoqe drejt zhdukjes se tij.  Nese kjo situate do te vazhdoje edhe per ca kohe, ketu do shpertheje lufta midis te njejtit lloj, pra midis shqipetareve.

Llogjika eshte shume e thjeshte, mjafton te plotesohen/vertetohen hamendesimet e meposhteme:

1. Rreth 90% e popullit shqipetar duan te jene pjese integrale e Bashkimi Europian;

2. Bashkimi Europian e pranon/deshiron Shqiperine (pra edhe popullin shqipetar) ne  komunitetin e saj;

3. Klasa politike shqipetare, ne kundershtim te hapur me interesat jetike te popullit, e tregoi per rreth 15 vjet (1995-2010) se me veprimet apo mosveprimet e saj eshte e pa afte te drejtoje kete vend drejt rruges se integrimit ne BE, biles sefundmi u konstatua se perfundimisht edhe rrugen e kane ngateruar ne menyre te pakorigjueshme.  

Nese keto formulime qendrojne, i bie qe BE perfundimisht te injoroje kete klase politike te ndyre dhe te dialogoje direkt me popullin duke marre persiper, ne formen e nje koncesioni brenda nje afati kohor te mirepercaktuar, drejtimin e ketij vendi dhe konkretisht ekzekutivin (ne nivelin e larte te tij) dhe te drejtesise ne te gjitha nivelet. Pushteti i legjislativit perkohesisht duhet te  pushoje se vepruari dhe ai i presidentit duhet zevendesuar me nje mekembes nderkombetar (tip princ Vidi) qe duhet te kete autoritetin edhe te ligjvenjes se kufizuar.

Per te qene sa me transparent dhe fair, per te gjitha keto sa me siper, te organizohet nje referendum mbarre popullor me pjesemarrjen edhe te shqipetareve ne kurbet.  

 Po ç'kujtoni ju se ndërkombëtarët bëjnë ndonjë vaksinë kundër korrupsionit po dhe ata njerëz janë dhe bile në këto kushte ata bëhen dhe më të papërgjeshëm se s'kanë frikë nga askush se institucionet ,ligjet dhe populli i tyre si monitoron dot..Nuk  ja u mbushin mendjen gjithë ata ndërkombëtarë që kanë kaluar andej pari që prej 20 vjetësh .A i di njeri çmimet e vizave për çdo ambasadë para liberalizimit a s'është vjedhje kjo ;Po gjidhë ato ojq që marrin ndihma për të bërë brima në ujë nuk jepen nga nga ndërkombëtarë që si ka mundësi i lëshojnë këto fonde e s'kërkojnë rezultat ? Hë si thoni ju  e kanë nga mirëbesimi apo janë të korruptuar. Po BB nuk është me ndërkombëtarë a s'ishte me inisiativën e tyre TEC me naftë (antiekonomik lene ma ekologjik) e Petrolifera. Po projekti i bregdetit nuk financohej dhe drejtohej nga ata ?Mos më thoni se se dinin ç'bëhej se i gënjejnë shqiptarët se pastaj i bie si ti keni sharë .Duhet qytetari e përgjegjsi qytetare që me dashuri për vendin dhe për vehten ti detyrojmë këta hajdutë e abuzues  të paskrupullt di binden ligjeve e detyrave për të cilën paguhen .Kjo s'bëhet duke i rënë njëri gozhdës e tjetri patkoit se "ata" atë duan të na përçajnë jasht interesave tona të përbashkëta ku kuptohen dhe ato të gjthsecilit  zbatim ligji dhe drejtësi .

Po lejini keto budallalliqe se jane shume te ronda

Hajde zvarritje hajde.  Shtylle kurrizore do sjellin nderkombetaret?!

Sovranitetin nuk e përballojmë dot, as lirinë; pse të dyja kërkojnë dinjitet të madh dhe përgjegjshmëri, për t’u bartur në krahë. Para çdo dileme politike ose sociale, të tillë që kërkon përgjegjshmëri, presim një fjalë nga orakulli, para se të veprojmë.

A.V.

 

Aha filluan prape rrotat te filozofojne ne veten e pare shumes. Mire mire, pyetje kot; 

A  ka ngel ndonje teori tjeter pa u hedh?? C'fare mbeti pa u thene? Me duket se  mungon akoma idioti pasardhes qe do vije  te kerkoje Jugun per  grekun e Veriun ta bejme Principate me Kryeduke Berishen dhe te varur nga  Beogradi.

 

Jemi bere gazi i botes! E kerkojme zgjidhjen tek te gjithe, tek amerikane, tek europianet, tek ufot, vetem tek shqiptaret, zgjidhja nuk kerkohet!

Ca shkrimi i turpshem. O Fabiano, a te ka thene njeri ty lali qe sot eshte data 2 shkurt 2011 dhe jo 2 shkurt 1911. Po nqs nuk i zgjidh dot punet vete ne vendin tend ik dhe lere mer lypes.

ok, nqse ky eshte shkrim provokativ per me ringjall te shqiptaret vemendjen drejt institucioneve, une jam dakort po si po e lexoj une, ky vllai e paska sh. seriozisht ket.
Nji kamomil i forte dhe 2 advil eshte keshilla ime.

Mire qe ky qe e ka shkruar po ata qe e sjellin pse e sjellin? Kane ndonji inat me ket cunin a si?

Mjafton vetem shembulli i Kosoves qe ky artikull te mos lexohet qe ne titull. eshte thene e sterthene, nese nuk e nxjerr dot vete qimen nga qulli me mire te mos hash fare! Argumentat e teperta jane fukarallek (dmth. humbje kohe).

Për shemen  .Shumë njerëz janë hala të bindur që Shqipëria e ka rrëzuar komunizmin si të gjithë vendet e tjera të lindjes ,në vitet 90.Fatkeqsisht gabohen.Sali Berisha ka qenë komunist deri në ditët e fundit të sistemit  njëpartiak. Ai mëshiron në mënyrë të përkryer barcaletën e politikanit treguar nga P. J. O'Rourke. Një njeri  sheh një ditë të bukur popullin që protestonte  në rrugë dhe nga ballkoni i tij, ai mëton që duhet ti prijë atyre . Kur ndihmësi i tij e pyet se a di ai se ku shkojnë këta njerëz, politikani ja kthen "nuk e di po dëshiroj të dal në ball të tyre e ti prij". Ishte ai  që, me rrethin e tij të grabitqarëve, e çuan popullin shqiptar në luftën e pakuptimtë  civile në v. 1997. Rënia e të famshmeve  "skema piramidale", një mashtrim i jashzakonshën i mbështetur nga qeveria, që  krijuan kaos social që lanë mijëra të vdekur. I larguar nga Presidenca, Sali Berisha drejtoi opozitën në mënyrë agresive e bllokuese duke penguar funksionimin e institucioneve. Ai madje u përpoq të bëjë  një grusht shteti për të rimarrë pushtetin. 

Pas kthimit të tij në qeveri pas zgjedhjeve të vitit 2005 me parullën " me duar të pastra" Sali Berisha harxhoi energjinë e tij për të ndryshuar imazhin e vendit ,imazh që kryesisht ai vetë e kishte krijuar duke  akuzuar ish-kryeministrit Fatos Nano për të gjith të këqijat. Pjesa tjetër e veprimtarisë së tij nuk është gjë tjetër veç se premtime të mbajtura kurrë. Ose gënjeshtra sa të mëdha aq e qesharake. Për shembull në vitin 2006 në tribunën e Senatit belg ai deklaroi se "Shqipëria është tani si Zvicra, e për më tepër ajo laget nga  dy dete". 

Sali Berisha është gjithashtu përgjegjës për shpërthimin në uzinën e çmontimit të municioneve në Gërdec në vitin 2008 që shkaktoi 26 të vdekur, vetëm disa ditë para ftesën për anëtarësim në NATO të Shqipërisë. Kjo tragjedi që përzien trafikim armësh, çështje  gjeopolitike dhe shfrytzimin e një fuqi punëtore të keq paguar, ka nxitua Paramount Pictures për t'a bërë atë subjekt të filmit të parë të madh për vendin tim të vogël pak të njohur, me aktor kryesor Will Smith . 

Disa  javë më parë, një video e fshehtë tregoi, në personin e Zv / Kryeministrit Ilir Meta, si vepronte korrupsioni në nivelet më të larta shtetërore. Me këtë rast, një koleg gazetar  ka përdorur një figurë shumë të fuqishme:  Është e rëndë të dëgjosh se gruaja jote ju tradhëton, por është tjetër gjë ta shohësh duke të tradhëtuar. 

të shembim "Perden e Hekurt" të gënjeshtrave 

Irritimi kundër atyre që zhgënjejnë qysh prej njëzet vjetësh shpresën e shqiptarëve nuk ka arritur ndoshta kulmin e saj. Kemi parë më 21 janar, kur tre shtetas ndër më të varfërit, janë vrarë me armë zjarri kur ata ishin me duart  në xhepa, në një manifestim që solli në kujtesë dy ngjarjet e 1990 dhe 1997 . Si zakonisht, Sali Berisha u fsheh prapa Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës të cilin ai vetë i  shkel me këmbë kur atij i leverdis. Ai kërcënon udhëheqësin e opozitës pë një "ndëshkim shembullor", akuzon Presidentin e Republikës, Prokuroren e Përgjithshëme, shërbimet sekrete të vendit dhe pesë gazetarë që janë pjesë e një "puçi", ndërsa policia refuzon për të zbatuar urdhër-arresti të lëshuar kundër drejtuesve të Gardës së Republikës për  urdhërat e dhënë për të hapur zjarr mbi demonstruesit e armatosur me çadra, kalldrëm dhe shkopinj. Në një lojë shurdhësh ai shan protestuestuesit si "bastards të Ben Ali." 

Nëna  Evropë, ndihmo popullin tim për të përmbysur këtë "perde të hekurt" gënjeshtrash, korrupsioni, retorikë boshe, aleancash koti e paturpësi politike. Ti më detyrohesh  mua. Në punën time si gazetar i akredituar në Bruksel që prej shtatë vjetësh nuk kam pushuar kurrë  lavdërimet për ty ndër  bashkëqytetarët e mi si një hapsirë demokratike dhe të qytetarisë. Si shqiptar, unë kam vlerësuar institucionet tuaja me kolegët e mi francezë apo të vende të tjera. I them atyre për të tashmen e të ardhmen tënde, i kujtoj atyre me pasion të kaluarën tate të ndritur, që në vendin tim është ende një e tashme  e paarritshëme. 

Por ti i detyrohesh shumë dhe vetvetes, shumë shpesh e verbër, e ç'organizuar, e dobët dhe e ndarë përballë sfidave të kësaj bote dhe ato që t' imponojnë fqinjët tuaj. (ndoshta ka dash të thotë fqinjët e mi   shënim P.Z)

Njëzet vjet më parë, në vendin tim, ne  brohoritnim tme gjithë zemrën tonë: "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa." Duke lejuar qytetarët shqiptarë që të vizitojnë Evropën, Sali Berisha u dha atyre mundësinë për të parë me sytë e tyre se si vendi i tyre është hala larg nga modeli që ata kanë ëndërruar njëzet vjet më parë. 

Kjo klithmë jehon gjithnjë e më  fuqishëm sot. Unë të fal që nuk ke dëgjuar dhe mbyllyr sytë . Por sot, unë të përgjërohem që  të veprosh shpejt, nënë Evropë në emër të jetëve të bashkëqytetarve të mi të varfër e të ardhmes të vendit tim. Vihu ti në anën e popullit shqiptar.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         Ernest Bunguri gazetar shqiptar në Bruksel  .

Rrofsh per mundimin dhe respekte!

 A e paske përkthyer po spata kohë më parë . S'prish punë .

 Ju qe jeni kunder kesaj ideje, na flisni sikur qeverite tona kane bere ndonje me shume se te na nxjerrin para botes si lypsare te europes, si servile ndaj cdo te huaji, si sherrxhinj fjalerende para kamerave shqiptare e demokrate fjalemjalte para kamerave te huaja, si njerez qe jetojne mbi korrupsion e rebelohen per demokraci pa e pasur idene se c'do te thote demokraci, si njerez qe te vetmet shtylla te sistemit kane nepotizmin, korrupsionin dhe vendosjen e te paafteve ne pozicione jetike.

A nuk jeni ju qe thoni qe ketu vjedhin te gjithe, si te majte edhe te djathte?
A nuk jeni ju qe thoni qe te gjithe politikanet nje race jane, si majtas si djathtas, e bota eshte keshtu e ashtu?

Atehere? Cfare mbetet? Te vazhdojme me politikanet majtas, apo djathtas per t'u bere si bota? Ja vdiqen keta politikane, me cfare te rinjsh e me cfare shkollash do te behemi si bota? Me keto qe kemi? 

Po u beme, do te behemi nga nevoja, dhe per kete duhen dhjetera vjet, e ne qe po shkruajme ketu, s'kemi per ta jetuar. Por po deshem ta perjetojme dhe ne Shqiperine si gjithe Europa, kjo eshte nje menyre qe duhet marre parasysh.

E perseris! S'ka gje per turp te duash te miren e femijeve te tu!

A nuk kane shumica e shqiptareve mendjen per te ikur te bota? A s'kane ikur nje e treta?
Le te vije bota ketu, qe te mos ikin!

i zoti e nxjerr gomarin nga balta.Dhe gomari nxirret se pari duke rrezuar shemtiren kombetare qe na udheheq dhe cdo lloj mostre te klonuar  qe do te guxoje ti ngjaje.Nga qaramanet politik dhe calamanet kulturor  qe fatkeqesisht i paskemi me shumice ,nuk ka per te pare hajer ky popull.Dorezimi i 'kurores' te be-ja nuk ndryshon shume nga turpi i viteve 40-et.Ekush i do lapanjozet,,,

 Po si ta heqesh, pra? Kur ai s'iken pa shkrepur arme?

Po nuk behet or mik edhte te huaj te sjellim

Nuk sollen perendimoret Princ Vidin dhe i vume shkelmin sepse deshim, kishim deshire te rimin n eresiren otomane?  Ndersa Rumunet Bullgaret Greket me princer  Gjemane Austriake Italjane  apo francese u bene kombe

Nuk eshte e keqja tek politka eshte e keqja tek populli

 

 krahasim pa vend.

 Shkrime te tilla mua me neveriten..Se autore te tille, nuk i njohin kapacitetet e vendit. Problemi eshte tjeterkund.  

Ka ardhur koha që ndërkombëtarët të ndërhyjnë institucionalisht, duke marrë role ekzekutive.

 

Pse jo Ufo-? Apo ekipi i Brazilit?Kryeminister psh mund te veme Maicon, meqe kena pas Majkon.

 Hmmm.. transplantimi.. Ore pse ta leme te transplantimi i institucioneve? Pse te mos transplantojme edhe popullin vete? Bile meqe jemi aty pse te mos transplantojme vete kete Fabianin dhe kaushat si ky qe te mos na cajne me derrasat me keto zgjidhjet 'deus ex machina' po te fillojme te mendojme seriozisht si ti zgjidhim vete fatet tona, pa kerkuar meshire si fakire.

nje denim me burgim te perjetshem i berishes,bashes,mediut i sjell ne vete gjithe institucionet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).