TIRANË- Partia më e re e minoritetit grek Mega, ka pritur sot në zyrat qendrore një nga emrat e njohur të përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikolas Gejxh. I rikthyer në Shqipëri pas një periudhe të gjatë kohore, Gejxh risolli mbështetjen e tij për Vorio Epirin. “Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”,- tha lobisti i njohur i Greqisë në SHBA. 

Pas kësaj thirrje të bërë për krerët e Megas, Gejxh ka prekur më tej edhe temën e regjistrimit të popullsisë. “Cdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu sic ndihet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe qe regjistrimi të mos zvogëlojë numrin e grekëve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e mungesës së tyre fizike në banesa, sic është evidentuar më parë”,- tha Gejxh. 

I pyetur rreth egzistencës së një cështje came në rajon dhe pronave të camëve në shtetin grek, Gejxh tha se kjo cështje nuk mund të zgjidhet prej të dy vendeve, pasi ajo është një cështje europiane. “Pas luftës së Dytë Botërore 14 milionë europianë janë dëbuar prej vendeve të tyre të lindjes për shkak se bashkëpunuan me nazizmin, këtu hynë dhe camët. Unë nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar por mendoj se nuk mund të marrë zgjidhje për momentin”,- theksoi Gejxh. 

Gjatë takimit me përfaqësuesit e Megas, Gejxh ka folur edhe për krizën shqiptare, duke e konsideruar atë si shqetësuese dhe jo në harmoni me hapat e hudher deri më tani nga Shqipëria. 

Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lobuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.
(m.a/News24/BalkanWeb)

 

video

32 Komente

Epo ne jemi popull me fat. cdo jave fitojme llotari ne menyre komplet koincidente.

shume u vonua. Korbat e nuhasin vdekjen para se te ndodhe.

ka nje problem median tone. Gejxh nuk eshte nje lobist shume i rendesishem ne SHBA dhe nuk e pyet kush. Gejxh eshte nje shkrimtar i njohur dhe gazetar por deri ketu. mediat tona e ngrene pa ndonje merite te vecante ne fushen e lobimit.

 

e dyta. Vorio Epir nuk do te thote detyrimisht greqi. si term eshte i sakte por jo si perqindje popullsie. ne se gejxh kembengul mbi kete term nuk ka asgje te keqe. thjesht ne duhet ti meshojme faktit se kryeqyteti i jugut shqiptar i njohur dhe i botuar ne te gjitha hartat dhe botimet europiane deri ne 1900 ka qene janina.  janina ne kryeqytet shqiptar.

e treta, se kush e konfirmoi kete bashkepunimin e cameve me nazistet askush nuk e thote. mendoj se edhe historia jone ketu calon shume. askush nuk shkon te kerkoje ne arkivat britani dhe amerikane per te pare se si pjesa e madhe e popullsise greke qe ishte nen influencen e zerves bashkepunonte hapur me gjermanet

 

Euron

1. Nga e njeh ti Gejxhin qe nuk eshte lobis  madh? Kam pershtypje tjeter me sa e njoh une lobin grek ne Amerike dheGejxhin vete

2. Vorio epiri si term eshte pjese e Epirit qe pjesa dermuse ndodhet ne Greqi. I drejte apo i padrejte si term ketu behet fjale per nje shtet te ri ballkanink te quajtur epir Kujdes  ketu

3. Ke te dreje vetem se mendoj se 2 me 1 nuk te bejne me "komplet te drejte" smiley

shteti i ri ne ballkan me emrin epir?  nga ai krah fli ti plako se mire e ke

Une nuk fle ne ate krah Por ne ate krah fle Gejxh & Co Dhe ai krah mos te te duket i pamundur se keshtu u tha edhe per Kosoven ne 99 mirpo ja qe u be , pavarsisht se keto dy ngjarje jane krejt kundra nga ana e drejtesise , por si ngajrje jane njesoj

E pse ta ndaje greku Shqiperine? Ai me 3% te popullsise ben ligjin. C'i duhet ndarja? A nuk po punojne gjithsesi shqiptaret per ta? A nuk ke me shume banka greke se shqiptare? A nuk po blihen shtepi me kredi greke? (shtepia/prona derisa te shlyhet kredia, eshte e bankes) A nuk po ben varreza edhe aty ku nuk ka asnje kocke greke? telefonia celulare, a nuk i con leket e shqiptareve qe faturohen me shtrenjte se ne cdo vend te Evropes ne Greqi? A nuk ka shkolla greke edhe aty ku mezi behet nje femije grek? A nuk ka shkolla greke aty ku nuk ka as edhe nje kembe te vetme greku??? A nuk po shpallet zone minoritare Korca, Kolonja, Permeti e vrrsht poshte? Po a nuk jane minimumi 1 miljone shqiptare qe per shkak te mergimit kane mesuar dhe flasin greqisht?

pa m'i bej pak llogarite mire te lutem? pse i interesoka grekut ndarja e Shqiperise, kur ne kete Shqiperi te tashme, edhe Vicidoli punon per Athinen?

Dhe kjo eshte ideja e mendjeve paqesore/diplomatike greke... krahu "liberal" fare. Ndoshta Gejxhi kerkon ndarje, po ja qe Athines ndarja i del pa leverdi, persa kohe plani A funksionon xham fare.

c'osht kjo mbarsi e madhe qy na kap si komb, dite per dite vetem t'mira nigjojm.

edhe nikolla na duhesh tani...

 

 

 

pse te mos vazhdojme diskutimin mbi emra dhe histori... ne shqiptaret perballe grekeve gjithmone e kemi gjetur te drejten me fuqine e llogjikes dhe te fjaleve... apo jo?

PS: dhe JO, nuk po aludoj asnje gje, dhe nuk po sugjeroj asnje gje.

po c'do te mega, anetar nderi ne pd duhet te behet ,punen qe i ben sala  as v.dulja e as th.micua s'ja ben.gei(xh) keshilltar i berishes ,pune e paster

ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.
 

E si u permiresuan marredheniet?

heheeee mujsh me e gjet!

Epo ne jemi popull me fat. cdo jave fitojme llotari ne menyre komplet koincidente.

Normal! Kur ke nje faktor destabiliteti si Berisha, brenda shtepise, gjithcka eshte e mundur.

Ne nuk kemi kohe e energji qe te krijojme kohezion e te forcojme pozitat tona, pasi vazhdueshmerisht kjo energji thithet nga destruktivi Berisha.

Mjafton vetem kjo per ta konsideruar ate si armik.

Kete Megan keta te PBDNJ-se thone qe ka krijuar Berisha vete.   Mbasi mbjell varreza e shet dete, i paska ardhur rradha te krijoj parti te tjera.  Sa kane ndryshuar gjerat nga 94-tra...Rridhe njehere qenin mire e s'ti nxjerr me dhembet...

ore akoma gjall eshte ky Gejxh?  sa vjec eshte ky?

“Cdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu sic ndihet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe qe regjistrimi të mos zvogëlojë numrin e grekëve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e mungesës së tyre fizike në banesa, sic është evidentuar më parë” - thot ky miku i Qiviriut.

- Une ndjehem Afganistanez, po s'me qas njeri  ne Afgani se nuk jam bere sy-net 

Ouuu, Ca qenka kjo pune kaçurelso sipas Gejxhit....

une dua te deklarohem japonez, se i kam shume qejf samurait. Si i behet? Valle me pranojne?

smiley

Ajo eshte gje e kollajshme, nga c'kam degjuar operacioni me mpirje lokale nuk merr dhe aq gjate smiley

 Ketij i ka ngel ora ne vend.

 i ka vajtur mendja per ndonje thele edhe ketij me duket po pse nuk takoi ata te pbdnj nuk kuptoj une.qenkan percare edhe greket me duket.

                   PËR KË  I BIE VRANGALLËS  MISTER GEIXHI ?

> >

      >>

                                                                                      >>

                   lace wsmileyt="on">Paralace> se të themi dy fjalë, si hyrje mbi qëllimin e këtij shkrimi, mendojmë se për lexuesin, është e rëndësishme të mësojë kuptimin dhe funksionin e fjalës “Vrangallë”. E me aq sa na është bërë e ditur qysh në vitet e fëminisë, andej nga jugu, nga Labëria dhe Çamëria, ky emër shpreh një llamarinë në tretje e sipër, që për më saktë i kanë thënë “llamarinë e çjerrë”. Si fjalë, duan të thonë se prejardhjen e ka nga greqishtja shumë e vjetër. E që me të, kuptonin llamarinën në tretje e sipër, ku lidhjet molekulare i janë shpërbërë prej… agjentëve të ndryshëm. Në këtë gjëndje, metali i saj nuk lëshon më zërin karakteristik, kumbimin metalik, por një lloj avazi, që ndryshon në çdo goditje. Lidhjet molekulare i janë prishur. Lëshon zërin e çjerrë dhe prej saj cilido dëgjues, u jep këmbëve t`i ikë sa më larg. Këtë mjet ka gjetur Mister Geixhi, për xurruna në zonat tona jugore, para cave minoritarëve, që e dëgjojnë se ashtu u thonë të bëjnë.>>

             lace wsmileyt="on">Kushlace> është Mister Geixhi, nuk ka nevojë të lodhim lexuesin. Sepse  ai si grekoamerikan që është flet edhe në emër të grekëve këtej, të grekëve andej dhe ca më shumë të grekoamerikanëve. Biles ai ka folë e flet edhe në emër të vetë amerikanëve me peshë e me veshë për shumë gjëra të kësaj kazaje. Për bëmat e fjalimet e tij ne kemi folë edhe herë të tjera. Folëm edhe kur dha porositë e famshme në takimin me përfaqësues të minoritetit në Sarandë. Se në atë takim ai i porositi lace wsmileyt="on">lacetype wsmileyt="on">fortlacetype> lacename wsmileyt="on">mirëlacename>lace> dëgjuesit e tij të vëmendshëm… që të rrëmbenin çdo gjë nga pronat e trevës.>>

          Mirëpo ky i lodhur keqazi, nuk është lace wsmileyt="on">lacetype wsmileyt="on">fortlacetype> lacename wsmileyt="on">mirëlacename>lace> nga shqisat. Jo vetëm nuk po dëgjon edhe aq mirë nga veshët, por të krijohet bindja se kohët e fundit edhe syve nuk po u bëjnë “dhjafeni” (derman) as syzet zmadhuese, lentë teleskop, të firmës së  çifutit “Zuckerman”. lace wsmileyt="on">Polace> të dëgjonte edhe vetëm tre për qind të treguesit të timpanëve, ky zotëri i mirë, nuk do t’i binte më vrangallës, për gjoja mohim të të drejtave të minoritetit. Se ia kemi thënë e stërthënë plot herë që jo vetëm nuk u janë mohuar ndonjëherë të drejtat, por i kanë dyfishin e atyre që akoma nuk i kanë vendallinjtë, të zotët e këtij vendi. Të ardhura minoritarët kanë tridhjetë fishin e atyre që kanë ish kooperativistët shqiptarë me të cilët kanë prashitur bashkërisht arat e pronarëve shqiptarë. Arat e pronat e shqiptarëve, i kanë marrë minoritarët, pa dhënë as Geixhi e as greku më i fundit, një kacidhe të vetme. Për shqiptarët çamë, përzënë e  marrë xarra, të vrarë e të sakatosur  nga andartët zervistë, rrëmbyer pronat e gjithçka, as Mister Geixhi e as burri me një barrë mend, Presidenti i sotëm grek, jo vetëm që nuk thonë gjysëm fjale. E quajnë të mbyllur. Kurse për minoritarët që kanë ç`u ka dashur….” e treta e qejfit”, ky gazetar i vjetër vazhdon t’i bjeri në të njëjtin vënd asaj që thamë… vrangallës.>>

     Nuk ka njeri që nuk e di se paret e shqiptarëve ruhen e (asfalisen) në kasat greke, në të gjithë Shqipërinë e deri në gjithë Greqinë për fukarenjtë refugjatë. Bankat greke zaptuan këtë sektor dhe livadhisin pa kurrëfarë shkopi. Hallall t`i kenë, por këtë vrangallë përse na duhet ta dëgjojmë?>>

   Sapo syri i diellit, feks në majat e Nemëçkës, të Gramozit apo të Viçit, dhe bie ndonjë cërre telefonio këtë hëna, të gjitha llojeve në Shqipëri, në mënyrë automatike hapen “kutitë me veshë” në Athinë. Dhe atje përpunohen e regjistrohen edhe fjalët e thëna nën çarçafë, pa le më ato që mund të mos pëlqehen andej pari. Shqiptarëve kaq shumë qejflinj për nga një copa telefon, u kanë gjetur mëndjen “vëllezërit e Geixhit”. Ua matën kokën me fijen e perit, duke i bërë të paguajnë edhe duke marrë borxh. Vetëm e vetëm të flasën me telat e grekut. Pse? Se gjithë ata shqiptarë, që do të duhej të ishin të përgjegjshëm, për cilindo impuls të vjedhur apo të paguar si frëngu pulën, ua ka zënë kokën me derë. Sipas tertipit grekçe! Minoritarët e Geixhit e bashkëbanorët e tyre kete hena, paguajnë sa për një kafe… turke. Mirëpo zotëria i lodhur, i harron të gjitha dhe zë e i bie po më një vend asaj… vrangallës.>>

   Ky “mik i madh i minoritarëve” nuk përton jo vetëm të kalojë oqeanin, por as të eci për orë të tëra, vetëm e vetëm që t’i bindë grekët në Amerikë e në botë që Geixhin… nuk e zë gjumi për të drejtat e minoritarëve. E tek sa u flet atyre, nuk i pyet për hallet e problemet, për mundësitë që i ka ai vetë dhe shteti grek, por zë e flet për shqiptarët, për qeveritarët, për….rrembim te gjithe atyre qe..nuk u takojne. As vetë ai nuk e di se përse u flet. Dhe ata e dëgjojnë se ashtu u thonë. Në vend që këtyre banorëve, më shumë grekë se sa shqiptarë tu japi pasaportat greke dhe t’i bëjë  evropianë, i torrovit ky i stërlodhur me broçkulla vetëm e vetëm që të rregjistrohen në kaseta filmike dhe pastaj ato t`i shesi tek grekoamerikanët që nuk kursejnë fonde për turnetë antishqiptare të Mister Geixhit. lace wsmileyt="on">Polace> të kontribonte në të mirën e minoritarëve në raport me sa u jep shteti amë dhe sa morën e marrën për ditë prej këtij fakirit shtet tonit, ai ua bën mendjen çorbë për t`i armiqësuar me neve. Se asnjë minoritar pjesmarrës në takimet e Geixhit nuk merr vesh pse ishte dhe ç`mori në takimin me të. Ndryshe do ish po të luftonte që edhe ata të bëheshin apo të ishin si vetë grekët. Kështu edhe ne, shqiptarët e tjerë nuk do të kishim të keqe. Me minoritarët, ne gjithë jetën si vëllezër kemi shkuar. E mira e atyre çoç do na kapte edhe neve. Në  mos për shumë për pak. lace wsmileyt="on">Polace> ky zotëri që i bie vrangallës në te nejtinvend ç’u ka dhënë deri më sot?>>

  Në të gjitha sa u flet minoritarëve ky burrë që nuk ka qënë pa mend nuk la rast pa përmendur në formën urdhërore të të folurit se “…pa mbetur të ngopur me gjithçka minoritarët, ne nuk do të futemi në Evropë”. Kusht për integrimin qënka fjala e Mister Geixhit dhe e atyre që i bëjnë hije tek e këtej. Mirëpo ky nuk i njeh edhe aq mirë shqiptarët, që kanë atë dellin e lig e kur u vjen tek nuk mban më të thonë: “Në djall me gjithë Evropën tënde, po qe e gjitha në dorën tënde! Se do rrojmë edhe pa mëshirën tënde, por së paku të mos dëgjojmë më avazin e vrangallës që na shurdhoi!”>>

    Paralajmërimet e tij me tone të forta, për shtetin dhe shqiptarët, sapo i dëgjuam, mua sepse mu kujtua një kënge kineze e dëgjuar nja dyzet vite të shkuara. Një melodi që ndoshta bën të harrohet fare avazi i vrangallës së Geixhit. Se ajo vrangallë bie për ata që  nuk kane veshe. As për shqiptarët e as për minoritarët. Ajo këngë thoshte këto fjalë:>>

….Çu ngrit Horri HU CU NAN>>

    Për të qënë me të.. JAN-JAN>>

    Por, atje në vënd të JAN-JANIT>>

    Ju pre hovi HU CU NANIT….>>

    Prej të zotëve të .. Vatanit..! >>

               >>

    >>

Shenim: Botuar....  diten e Barjamit ne Gazeten “ALBANIA”(2005)>>

> >

> >

> >

> >

> >

> >

> >

> >

Kete cope toke do Gejxhi.

Sa e madhe je ti moj Shqiperi,

Nga Kosova deri ne Cameri

Kete e di edhe Europa,

A ndahet zemra ne pese copa?

Ndahet, ndahet... nen emrin e "te drejtes nderkombetare", te asaj qe "nuk na takon", te asaj qe "nuk egziston"... ashtu sic beri shefi juaj kur ngriti "komision" per t'i dhene grekut ate qe "i takonte" sipas te gjitha ligjeve nderkombetare... psh marreveshjen e ujrave, te cilen ndoshta edhe fale mitingashllekut tuaj, nuk dolet kurre ta denonit. Qe te mos pergjithesojme kot, ti Mato nuk e ke denuar kurre marreveshjen e turpit qe idhulli yt firmosi me greket. Nuk e di se me cfare mendimi mund te vish te hedhesh vargje te tilla ne nje teme te tille. Nuk kam gje me vargjet, por momentin dhe vendin kur i leshon ti.

Se kur na thone peshqit qe NE vete e kemi fajin... ti(dhe ca te tjere si ty ketu ne peshk) me sherben si kundershembull ne ndergjegje qe me detyron te mos u pergjigjem fare dhe te mbaj heshtjen e turpit.

sikur te kuptoje pak me mire se cdmth demagogji, ndoshta do kuptoje pakez se ne c'mulli e con ujin kryetari juaj, - kjo, ne rastin me te mire, me pa-paragjykuesin dhe me te frenuarin.

Greku jua hoqi pencionet shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi qe nga ky muaj ska me pencione.Ku do i marrin votat dhe perkrahjen  keta greket tani ??

Shqiperia eshte nje han pa porta dhe mos ia vini fajin Gejxhit, faji eshte i vet shqiptareve qe jane aq te pabashkuar dhe aq te dobet sa kur ndonjehere, qysh kur ata fituan panvarsine.

Ju i hidhni fajin Vorio epirioteve, grekeve, po pse Italianet,Gjermanet Francezet,Austriaket, Amerikanet,Kinezet, e dereqi me te birin c`fare ndryshimi kane me Gejxhin ? 

Kur nje komshi sheh se komshiu i vet grindet dhe ben zhurme mes vedit dhe nuk di te mbaj rregull ne shtepine e vet, eshte cop cop i varfer, sigurisht do te nderhyje dhe "per ndihme"! Kur sdi ti, te rregullosh dhe te mbrosh shtepine tende, cdreqin ke me ate tjetrin!

Fajin e ke vet! Shtepia do zot dhe ai mungon ne Shqiperi! Sepse ti ruhesh nga greku dhe ta fut italiani,ti ruhesh nga serbi dhe ta fut turku, amerikani fjala vjen apo jo! smiley

L-M.

Nga Saliu do e marrin perkrahjen , nuk ka c'u duhet me perkrahje tjeter .

Cfare i kane kerkuar Saliut , e ka bere , bile ca me shume se sa kane kerkuar.

Arriten deri atje sa dhe te vdekurit i zhvarrosen dhe nuk u ndje as shtet as lesh...

Mos te flasim pastaj per shkolla, territore etj...

 A mund te me thoni se çfare nuk ju pelqen te ajo qe ka thene Gejxh e pse ja ngecni fajin atij?

Mungesa e ndergjegjsimit, te informimit te masakrave shoviniste greke kunder shqiptareve mbas viteve kur shqiptaret fituan me gjak pavarsine e tyre eshte  pafalshme. Duhet nje rifreskim per luften qe ben rilindasit tane kunder shovinizmit grek, flase per ate pjese tradicionale dhe nacionaliste greke e cila gjallerohet sa here qe shqiperia eshte ne hall te madh, ose ne prag te ndryshimeve te thella historike, Keshtu u aktivizuan keta mbas viteve 90, 97,2001, 2005, dhe tani kur shqiptaret jane ne prag te reflektimeve te medha historike per nje shtet te mirfillte ligjor dhe te drejtesise ne permjet reformave te thella. 

Mjafton te lexosh kete shkrim dhe te kuptosh ngjashmerite e fytyrave shoviniste vorio epiriote me ate te ketij lobisti greko-amerikan Geixh:

_____________

MARRËDHËNIET SHQIPTARO-GREKE NÉ FILLIM TÉ KËTIJ SHEKULLI
(XX)

Nga Sherif Delvina
Botuar ne: "Rilindja", 20 maj 1994

Shqiptarët të mos i harrojnë mësimet e historisë për
shovinizmin Grek

Me të drejtë "Terxhumani Shark" (Lajmëtari i lindjes),
redaktor i së cilës ishte S.Frashëri, viti I, më 31 korrik
1878, në faqen 2-3 thotë: "Greqia bën ç'është e mundurr
pengojë lidhjen midis muslimanëve dhe të krishterëve
orthodoks&eumlsmiley. Ajo gjithmonë ka patur dhe ka synime
territoriale ndaj vendit tonë. E zëmë se grekët janë një
popull që ka vlera të mëdha sa edhe popujt e vjetër. Mirë
po e pranoimë, por, a ka vallë një popull me vlere qe të
robërojë popujt fqinj? Pyesim "Neollogosin" (gazetë greke e
asaj kohe) a është burrëri apo tradhti të nxitësh popullin
tënd të rrembejë pjesë nga atdheu i tjetrit? Le të na
tregojë një njeri në histori qe te kete bërë një gj ë të
tillë dhe të jetë lëvduar nga brezat e ardhshëm e te mos
jetë kuj tuar emri i tij me mallkim. Gjaku dhe kombësia
janë te shenjta për çdo, njeri".

Edhe kleri grek nuk mbeti pas. Në vitin 1913 e pushtoi
krejtësisht Shqiperine e Jugut me kisha dhe shkolla duke
thënë: "Kështu ka thënë Zoti Krisht: çdo ortodoks është
grek, muslimanët janë turq. Në këtë vend do te banojnë
vetëm grekët". Qeveria greke i quante shqiptarët muslimanë
turq, kategori osmane. Shqiptarët muslimanë përbënin
shumicen e Shqipërisë së Jugut. Ata duhej ose t'i
nënshtroheshin masakrave greke ose të braktisnin
përgjithmonë atdheun e tyre.

Masakër ose nënshtrim

Në të gjitha viset e Pushtuara nga ushtria greke në vitin
1913 u vunë tabela greqisht dhe frëngjîsht: "Bashkim me
Greqinë ose vdekje".

Më 16 shtator të vitit 1913 u dha urdhri që të gjithë
fshatarët e qytetarët ortodoksë të qyteteve dhe të
fshatrave të Gjirokastrës, të Delvinës, të Tepelenës, të
Leskovikut e të Përmetit të vinin përpara shesheve të
metropolive dhe të kishave. Në çdo shesh të këtyre qyteteve
qe vendosur një tryezë e mbuluar me flamurin e Greqisë. Në
tryezë gjendej ungjilli i shenjtë. Priftërînjtë, të veshur
me petka të shenjta, kishin zënë vend pranë tryezave.
Mësuesit e shkollave greke dhe nxënësit e tyre mbanin në
duar nga një flamur grek. Këta mësues kishin sjellë edhe
çupat e shkollave greke. Ato kishin veshur nga një bluzë të
kaltër, që kishte në mes të gjoksit nje çapar, ku
gjendeshin të shkruara me shkronja të arta këto fjalë:
"Bashkim me Greqinë ose vdekje". Pranë tryezave të këtyre
shesheve qëndronin klerikët dhe qeveritarët grekë, Në këto
qytete të pushtuara nga ushtria greke u mbajtën fjalime.

Ja ç'i thanë popullsisë ortodokse qeveritarët grekë: "Me
hidhënim të madh po ju njoftojnjmë se Fuqitë e Mëdha ju
ndanë nga gjiri ï Eladhës ju, që jeni thjesht grekë, ju
lanë në duart e barbarëve shqiptarë. Prandaj, së bashku me
ju do të luftojmë me pushkë në dorë dhe kurrë nuk do të
pranojmë që barbarët shqiptarë të hyjnë në atdheun tonë të
shenjtë grek. Betohemi në ungjillin e shenjtë, që ne do të
derdhim edhe pikën e fundit të gjakut dhe në duart e
shqiptarëve nuk do të biem kurrë. Nëse nuk i bëjmë dot
ballë kësaj gjëme, do t'u vëmë zjarrin shtëpive tona, që
këtu shqiptarët të gjejnë vetëm gërmadha".

Pasi u bë betimi nën kërcënimin e bajonetave greke,
qeveritarët e pranishëm në këtë mbledhje u dhanë garanci
pjesëmarrësve të këtyre mitîngjeve se Greqia nuk do ti
linte vetëm. Ajo do të ishte gjithmonë me ta. Fill pas
kësaj ceremonie, me urdhër të qeverise greke, një pjesë e
mirë e ushtrisë së saj, u kthye në andartë. Nga Greqia
erdhën dhe andartë të tjerë.

Dy fjalë për andartët

Andartêt, në pjesën më të madhe ishin oficerë dhe ushtarë
të legjioneve të rregullta të ushtrisë greke. Ata ndenjën
në Shqipëri ruaitur të niëitat formacione ushtarake,
ushtarët oficerët ne armatimin, të njëjtat pushkë,
municione, mitralozë, topa; ndërruan vetëm teshat e trupit,
u veshën me rroba katundari dhe bashibozuku. Terrorrizmi
shtetëror grek për spastrim etnik tërritoresh shqiptare të
pushtuara u zbatua me anën e këtyre andartêve. Ushtarët e
rregullt grekë, të kthyer në komitaxhini, kishin numrin e
batalioneve dhe të kompanive të tyre, që quheshin kompani
te shenjta. Ato i shërbenin vetëm djallit dhe shovinizmit.
Në këto kômpani kishte kriminelë të njohur në zanatin e
krimit: kretas, korfiatë, zantiotë, ish-pjesëmarrës
kryesorë të së ashtuquajturës kryengritje e Vorio-Epirit.

Andartët pretendonin se i përkitnin racës fisnike greke, me
ideal atdhedashurinë dhe fénë, por, në fakt, përbuznin si
fénë ashtu dhe atdheun. Pjesa më e vogël e tyre nxitej nga
fanatizmi në vend të urrejtjes për armikun. Këta
ish-ushtarakë ishin në gjendje të kryenin krime nga më të
përbindshmet. Ushtaraku që bëhej andart nxirrej ne lirim
dhe qëndronte në vendin ku kishte kryer shërbimin ushtarak
në rast se ajo ishte tokë e një shteti tjetër fqinj të
pushtuar nga ushtria greke. Po qe se ai bëhej andart në
Greqi, ai, së bashku me shokët e tii i kalonie kufirin. Në
çdo fshat të shtetit fqinj ku venin, plaçkitnin dhe ndienin
kënaqësinë e pasurimit dhe të vrasjes të familjeve të
plaçkitura. Andartët u merrnin fshatarëve ose qytetarëve
paratë, bizhuteritë, vritnin njerëz pa dallim moshe e
seksi, dëfrenin duke çnderuar gratë e fshatareve të
plaçkitur, pinin pa pushim, u pritnin fatkeqëve kokat,
hundët dhe veshët. Me hundët dhe veshët e prerë ata bënin
gjerdane me të cilët stolisnin gjokset e tyre. Shpesh herë
andartët ishin barinj që vinin nga Greqia e lirë, të
mërzitur nga puna e përditshme dhe jepeshin pas një jete
plot aventura.

Gjatë muajve që pasuan, qeveria greke bëri mjaft protesta
pranë Fuqive të Mëdha duke kërkuar që pjesa jugore e
Shqipëisë (ose Vorio-Epiri, siç e quajnë ata) ti mbetej
Greqisë. Mbasi të gjitha përpjekjet e qeverisë greke
shkuan kot, ajo vendosi të bënte një mbledhje ku tëë
shpallej kryengritja.

Mbledhja u mbajt në Gjirokastër nën kryesinë e Dhespotit të
Konicës më 27 janar 1914, ditën e diel, me "delegatë" nga
këto qytete: Preveza, Jamna, Konica, Paramithia, Voshtina,
Leskoviku, Kolonja, Korça, Përmeti, Tepelena, Gjirokastra,
Delvina, etj. Kjo mbledhje vazhdoi dyjavë. Ajo përfundoi me
marrjen e vendimit për kryengritje të përgjithshme. Më vonë
kongresi epirot shpalli autonominë e VorioEpirit (2 mars
1914) dhe, fill pas saj, u zgjodh një qeveri provizore me
Jorgo Zografin në krye.

Jorgo Zografua pat deklaruar në një gosti të dhënë prej
tij: "Po s'na dhanë Vorio-Epirin Fuqitë e Mëdha, do ta
n-afshojmë atë (Vorio Epirin, Sh.D.) dhe do ta bëjmë një me
tokën". Ky renegat e mbajti fjalën dhe e bëri shkrumb e hi
Shqipërinë e Jugut.

Klerikët grekë morën kryqin dhe deklaruan kryengritje
kundër njerkës së tyre Shqipëri dhe, çka eshtë më e keqja,
kryengritjen, e deklaronin nëpër kisha. Ai kryq në dorë të
kelerikëve nuk ishte më i Krishtit, sepse, po u kthye kryqi
kundër atdheut, i përket vetëm satanait.

Kriminelët dhe hajdutët me namë
"për çlirmin" e "Vorio-Epirit"

Në këtë kohë në Shqipëri erdhën të gjithë katilët e
Greqisë. Kriminelët e burgjeve të Greqisë liroheshin me
kusht që të shkonin në Shqipëri. Të gjithë hajdutët e
Greqisë u armatosën dhe u nisën për në "Vorio-Epir". U
urdhëruan të vinin në Shqipëri edhe hajdutët me namë, të
ndodhur në ilegalitet në Eladhë dhe që kërkoheshin nga
policia. Katili me name, Kosta Beçori, për kokën e të cilit
qeveria greke jepte 15 000 franga ari, erdhi në Shqipëri si
kapedan i andartëve.

Andartët grekë vrisnin e thernin jo vetërn në krahinën e
"VorioEpirit", por edhe jashtë saj. Po e ilustrojmë këtë me
një fakt: dy fshatra shqiptare, Paçomiti dhe Kuqari, që
ndodheshin jashtë kufirit të "krahinës autonome" të Epirit,
u sulmuan nga andartët. Më 25 shkurt të vitit 1914, ditën e
hënë, në mëngjes, andartët u sulën në këto dy fshatrash.
Mblodhën burrat që gjetën dhe i çuan në një fshat aty afér,
në Kosinë, ku i mbyllën në katua, lidhur këmbë e duar. Që
andej katilët u kthyen përsëri në fshat dhe therën të
gjithë fémijët dhe bagëtitë. Pasi e mbaruan këtë skenë
ferri, u kthyen në fshatin Kosinë. Aty të burgosurve u
prenë hundët, veshët, këmbët e duart. Mezi u doli shpirti
fabatarëve të masakruar nga këto tortura të papara. Më vonë
korbat dhe qentë u hëngrën mishtë.

Grekët kishin ardhur për të shkretuar jugun e Shqipërisë.
Kryqi në këto vende fatkeqe udhëhiqte thikën për therrjen e
shqiptarëve.

Krimet e kryera nga andartët në fshatin Leshnjë i përkasin
ferrit. Ata iu sulën këtij fshati si bisha dhe kalonin në
thikë ç'të gjenin perpara, gra e burra. Foshnjet e këtij
fshati i masakruan siç bëjnë bishat. Ky katund i bukur u
mbulua me kufoma. Ato kishin zënë të tëra rrugët e tij. Më
në fund, barbaret andartë i vunë zjarrin fshatit të bërë
rrafsh me tokën.

Të Ilahtarshme qenë edhe skenat me vrasie makabre që kryen
andartët në fshatin Peshtan. Banorët e këtij fshati ikën,
por mbetën pa marrë një pjesë të foshnjave të gjora.
Egërsirat andarte i gjetën këto foshnje. Ja çfàrë shkruan
një kronikë e kohës: "... Foshnjat e mjera po shëtitnin
rrugëve duke ulëritur dhe kërkonin prindërit e tyre.
Egërsirat i mblodhën të gjitha foshnjat dhe i shpunë në një
shtëpi ku kish një pus dhe atje i merrnin foshnjat një nga
një, u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Foshnjat e
therura qenë 27. Si i mbaruan së theruri, pusin e mbuluan
me gurë, pastaj plaçkitën shtëpitë, u vunë zjarrin dhe i
bënë hi. Plaçkat që morën nga Peshtani i dërguan në
Delvinë, ku kishin dhe të tjerat. Tani u erdhi radha grave.
I morën të mjerat dhe i larguan nga fshati dhe i ndalën në
një shesh. Atje Kocifaqi u tha andartëve: "Jeni të lirë të
dëfreni me këto gra". Zunë egërsirat të përmbushnin
dëshirat e tyre. Si mbaruan së dëftyeri, u shkuan bajonetat
dhe i çponin të gjalla derisa te mjerat gra sa dhanë
shpirtin!..." Kështu mbaroi skena tragjike e Peshtanit.

Vlen të përmenden barbarizmat e andartëve në Kolonjë. Atje
u bë një luftë e rreptë e andartëve me shqiptarët.
Kriminelët më të mëdheni në radhët e andartëve ishin ata
nga Kreta. Një trupë andartësh të Kretës e përbëré prej 160
vetësh dhe që quhej "lulja e andartëve", sulmoi Kolonjën.
Tetëdhjetë vetë syresh u asgjesuan nga Sali Butka, ndërsa
gjysma tjetër ia mbathi. Mirëpo, më vonë erdhën trupa të
shumta andartësh dhe rrethuan Kolonjën nga të katër anët.
Kolonjën e bënë shkrumb e hi.. Dy fémijë të krishterë i
dogjën të gjallë sepse i shërbyen çështjes shqiptare..

Në Panarit andartët therën 275 vetë. Në Frashër plaçkitën
dyqanet dhe shtëpitë e të krishterëve. ngaqë shtëpitë e
fshatit Frashër kishin nga një flamur shqiptar në dritare,
të gjitha shtëpitë i dogjën.

Terrorit grek populli shqiptar iu përgiigj me krijimin e
çetave patriotike

Andartët pësuan një goditje të fortë nga kurveleshasit në
Manastirin e Cepos; aty u vranë 160 andartë. Djemtë e
Kurveleshit, duke i ndjekur, arritën deri në Virua, afér
Gjirokastrës; kolonjarët u hodhën në sulm. Me Sali Butkën
në krye ata i thyen andartët në Kolonjë. Nga frika e
rrethimit J.Zografua e transféroi "qeverinë" e tij nga
Gjirokastra në Delvinë.

Për të shpëtuar jetën e fémijëve, shumë gra u mblodhën në
Përmet. Andartët, si kriminelë e të pabesë, vranë shumicën
e fémijëve dhe të foshnjave dhe çnderuan mjaft gra, të
cilat pastaj i vranë.

Në qytetin e Korçës, naten duke gdhiré 2 prill 1914,
ushtarët grekë (andartët) përgatitnin bandat e armatosura
të kamufluara si epirotë. Ato qëndronin në malësitë e
Korçës për të sulmuar pastaj qytetin. Rrjeti i agjentëve
grekë, i kryesuar nga peshkopi grek, Gjermanos, ishte gati
për ta "çliruar" Korçën. Po japim një fragment nga fjalimi
i këtij peshkopi në metropolinë me puçistët:

“Vëllezër me Krishtin! Urata e Perëndisë rëntë mbi ju e mbi
armët tuaja! Erdhi sahati tu japim. dërrmën armiqve të fésë
e të Krishtit, tradhtarëve që ia kanë shitur shpirtin
satanait, atyre që i shërbejnë të paudhit. Qëllimi ynë i
shenjtë: "Të shpëtojmë Korçën nga kthetrat që i kanë ngulur
në mishin e sfilitur shërbëtorët e antikrishtit, nga ata që
duan të na gabojnë e të na ndajnë nga gjiri i mêmës sonë,
Eladhë".

Xhandarmëria shqiptare, korpusi i vullnctarëve të
katundeve, nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit e shtypën
puçin brenda një kohe të shkurtër. Më vonë filluan intrigat
e shovinizmit grek, si rrjedhojë e të cilave u vra
Themistokli Gërmenji me një plumb francez.

Po përmendim edhe një mizori tjetër të grekëve:

Në fund të prillit 1914 u kthye në Hormovë (fshat afièr
Tepelenës) Koloneli Zira. Atje erdhën edhe 300 andartë të
tjerë me oficerët Saqellari dhe Klemati në krye për të
kryer në Kodër masakrën e Hormovës. Koloneli Zira i ndau
fshatarët që kishin zënë komitaxhinjtë në tre grupe me nga
65 vetë secili. Ai zgjodhi ndër trupat e tij më të
dalluarit në kasaphana njerëzore gjithsej 36 andartë. Sipas
urdhërit të këtij koloneli, edhe këta u ndanë në tre grupe.
Secili grup përbëhej nga 12 vetë dhe kishte për detyrë të
therrte në kishë 65 vetë. Fshatarët fatkeqë, pasi u
gjymtuan, u vranë me bajoneta dhe me thika nga këta katilë.
një pjesë të tyre ua thyen edhe kafkat. Shpesh andartët i
qëllonin këta të mjerë me plumb në duart dhe këmbët për
t'ua shtuar vuajtjet dhe agoninë. Pastaj i futnin në gropa
akoma të gjallë. Lum ai që zvarritej në gropë i vdekur...
Sharjet dhe ulërimat rrënqethëse të këtyre viktimave
dëgjoheshin edhe rië fshatrat Dragot, Beçisht dhe Luzat.

Komisioni i CIC (Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit), që
vajti atje fill pas-ngjarjeve, hyri së pari në kishë. Dyert
e saj ishin të shpuara nga plumbat, muret qenë spërkatur me
gjak, mjaft trupa njerëzish ishin hedhur në dysheme. Aty
kishte mjaft kësula banorësh të fshatit të lara me gjak.
Rreth kishës kishte gropa me kufoma. Në Kodër u gjendën
rreth 195 kufoma. Këto masakra u ngjajnë atyre që kreu
Neroni (viti '64 pas Krishtit) me një ndryshim: kësaj radhe
ato bëheshin në emër të Krishtit, për të krijuar
Perandorinë e Bizantit, që nuk kishte qenë kurrë greke, por
një konglomerat popujsh.

Më 6 korrik 1914, në Delvinë u mbajt Kongresi i
Vorio-Epirit. Fill pas,këtij kongresi bande vorio-epirote
dhe ushtria greke pushtuan edhe Korçën, Kolonjën, Tepelenën
dhe gjithë Shqipërinë e Jugut. Përsëri vrasje e djegie
masive. Rreth 100 000 shqiptarë u detyruan të braktisnin
vatrat e tyre dhe u dergjën në ullishtet e Vlorës. 30 mijë
prej këtyre fatkeqëve gjetën vdekjen nga sëmundjet dhe
uria.

Ja ç'thotë Lumo Skëndoja në "L'affaire de l'Epire" Sofia,
1915, për dëmet që 1 shkaktuan popullit shqiptar hordhitë
barbare greke:

Rezultati ishte ky: dy nga prefekturat më të bukura të
Shqipërise, Korça dhe Gjirokastra, të shkatërruara; më
tepër se 250 fshatra të djegura, dhjetëra fshatra të
plaçkitura e të vjedhura, disa mijëra shqiptarë të vrarë në
luftë në mënyrën më të poshtër, duke përfshirë edhe gratë
dhe fèmijët; një dëm material, prej rreth 300 milionë
frangash, 100 mijë njerëz të mbetur pa strehë".

Lista e plotë e fshatrave të djegura nga grekët u botua në
gazetën italiane "Corriere delle Puglie" më 14-15 dhjetor
1914 pasi i ishte dhënë Ministrisë së Jashtme italiane dhe
përfaqësive të pesë Fuqive të Mëdha... Fshatrat e djegura
arrijnë në 250. Në këtë listë mungojnë rrethe të tjera si
Gora, Devolli, Fusha e Korçës. Gjithashtu u dogjën dhe u
plaçkitën 48 teqe.

Të gjitha këto masakra e djegie në jug të atdheut tonë u
kryen sepse shovinizmi në Greqi është shpallur prej kohësh
fe kombëtare. Këmbanave të tij i bien edhe sot klerikët
shovinistë grekë.

Për vendin tonë shovinizmi grek është një kërcënim i
vijueshëm dhe i pabesë. Nacionalshovinizmi grek është
vrasës i demokracisë. Ai është shovinizëm me jehona
këmbanash kishe. Andartët e vazhdojnë edhe sot me
intensitet punën e tyre. Tashmë është e qartë se masakra e
Peshkopisë më 10 prill 1994 ishte projektuar e zbatuar nga
qeveritarët e Athinës. Ja ç'thotë për këtë pasardhësi i
tretë i brezit shovinist të familjes Papandreu (Papandreu i
tretë ose Jorgo Papandreu, sot sekretar i shtetit për Punët
e Jashtme të Greqis&eumlsmiley: "...Nuk mund të përjashtohet asgjë,
madje edhe një përfshire e ushtarakëve grekë në mënyrë
individuale". Siç shihet, çdo, gjë është e qartë: historia
përsëritet; andartët kanë filluar të veprojnë përsëri..."

________

Pergjigja me e mire kunder vorio epirit eshte lufta e shqiptareve per forcimin e shetetit te tyre, lufte kunder korrupsionit,lufta per arsim edukim, lufta kunder varferimit ekonomik, te gjithe per nje dhe nje per te gjithe!

 

Ajo qe mua nuk me pelqen...

Duke harruar gjithe te kaluaren e ketij matrapazi, une mund te them vetem kaq per kete vizite:.

1. Gejxhi, n.q.s. vjen si mik i shqiptareve duhet te jape mesazhe dashurie, bashkimi dhe bashkepunimi, jo mesazhe ndarjeje.

2. Cdo qytetar nuk ka te drejte te deklarohet se si ndihet, por eshte i detyruar te deklarohet ashtu sic eshte ne te vertete. ( shqiptari eshte shqiptar dhe nuk mund te deklareohet nga Hong Kongu vetem se i pelqen apo "se ndihet" nga H.Kongu)

3. Per ceshtjen Came , nuk e paska ne axhende"miku",  edhe pse Cameria e dikurshme i perkiste atij "VorioEpiri"  per te cilin ai pergjerohet. Pse ?

Sipas teorise se tij , asaj te "bashkepunimit me nazistet", (te cilen nuk e di mire ne eshte e vertete apo jo), duhet qe gjithe Gjermanine ta shperngulim sepse jane niperit e atyre qe pushtuan boten gjate Luften e II Boterore. Apo jo ? 

4. Momenti qe zgjodhi per te ardhur eshte shume domethenes. Si ai korbi kur ndjen eren e kermes...

Kaq per sot . E perseris qe kam harruar historite e vjetra. Kjo me siper eshte bazuar vetem nga disa rreshta lajm. Po te kisha me shume material do te rrije gjate te lexoje...

Sa per dijeni , une jam nga Himara...

".... I pyetur rreth egzistencës së një cështje came në rajon dhe pronave të camëve në shtetin grek, Gejxh tha se kjo cështje nuk mund të zgjidhet prej të dy vendeve, pasi ajo është një cështje europiane. “Pas luftës së Dytë Botërore 14 milionë europianë janë dëbuar prej vendeve të tyre të lindjes për shkak se bashkëpunuan me nazizmin, këtu hynë dhe camët. Unë nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar por mendoj se nuk mund të marrë zgjidhje për momentin”,- theksoi Gejxh..."   

 

Duke qene se eshte nje çeshtje Europiane, le ti çohet EU ter dokumentacioni i trojeve shqiptare, dhe i luftes dhe bashkpunimit me nazistet, pra ter historia. Dhe te shohim se kujt do i japin te drejte, atyre qe jane zbuar padrejtesisht, apo atyre qe nen pretekse te rreme dhe hegjemoniste, kane kryer genocid. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).