Sot është rradha e Kryeprokurores së përgjithshme të Republikës, të akuzuarës për puçiste, Ina Ramës të dëshmojë para Komisionit hetimor parlamentar. Komentet tuaja, këtu.

 

233 Komente

te isha mashkull, do ua kisha zili smiley

 Kjo eshte paburreria e nje pushteti dallkaukesh!

 S'e kuptoj se pse duhet te dale? Presidenti s'pranoi te dale.

cehre din beli

 cfare?

He mer Cimo shpyrtin Oriental e ke!  smiley

Kur vjen puna per "bukuri" turqisht te flet zemra!  smiley

Nje grua dhe gjashte burra.

Te mos shkoje vetem,te marri dhe ndonje shoqe me vete.

Ajo bura xhuxhja e dyte nga fundi... nuk e di... por me duket personazhi tipik i katnaro-militantit patetik te zbritur ne qytet, kone skllave e padronit.

PS: Edituar sipas idese se PF-se. smiley

Olso mos ja fut kot tani. Ai falenderon 100 here m'ditet ate qe shpiku llastikun. (pse-ne ta shpjegoj kur te bosh detyrat e shpise time, hahahahaha)

Them te mos e katandisim punen ne rang burrash dhe grash (ose anasjelltas), perndryshe qelbet puna me shume se c'eshte qelbur tashme.

Jo, jo, te shprehen, te shprehen.

"Decency" nuk ka dominu kurre ne ate vend, kshu qe s'ka pse me u permbajt ket radhe.

drejt. do durojme, tha.

 Po i behet nje tallje poshteruese ligjit, institucioneve dhe gjthe publikut. Po neperkembet nje vend i tere, dhe e gjitha me nje ton serioz dhe "dinjitoz". Cfare "decency" duhet me pas me ata qe pshurrin mbi dinjitetin tend sot ndersa luajne me te ardhmen e femijeve tane? Po sugjeroni t'i themi derrit daje? Une nuk e bej dot me. Duhet qe cdo germe te veje ne vendin e vet.

smiley Blend, halli s'eshte si te biem tek niveli i tyre i "deçences" (megjithese edhe kjo kerkon mundim, s'eshte shume kollaj), halli eshte si te ngreme te tyrin. 

 Ungjilli sipas Mateut 7:6

Femijet e tu Blend nuk jane femijet tane , jane vetem te tute. Ti nga ana jote ke zgjedhur per te tute, nje te ardhme, ate te rritjes se tyre fizike krahas partise dhe ideologjise, qe ju e doni aq deshperimisht, qe ceshte e verteta ju siguron ca mireqenie meqe e perkrahni, sipas zanatit tuaj. Por kete e beni me nje cmim te madh, me shkaterrimin e te ardhmes, te femijve te te gjithe te tjereve. Ju jeni prinder te mire, por bashkekombas te keqij, vecanerisht ju qe shkruani, jeni me te keqinj se ate qe hedhin bomba kunder policeve. Ju jeni ata qe pozoheni te paanshem, por jeni gjithmone me nje ane, por duke patur nje pushtet te madh, ate te medias, i beni dem me te madh atij vendi se gjithe kriminelet e marre se bashku.

Perse Blend? Per ca mireqenie, apo te kane kapur per bolesh e nuk te leshojne?

 shoku, sinqerisht, ftese e hapur dhe per te tjere, ket vere do bej nje udhetim neper varferine shqiptare, dhe to ta evidentoj, je i mirpritur te shofesh me syte e tu sesi jetojne pjesa me e madhe e femijeve ne Shqiperi.

Ti Bush, qe akoma nuk te nxe goja fjalen: 'Zoti', sepse une nuk jam shoku yt, ben mire qe do evidontosh varferine shqiptare, megjithese s'ka aspak te beje em ate qe i shkrojta Blend "te paanshmit".

Meqe e devijove biseden tek varferia, ajo varferi, nuk eshte shfaqur befas ne nje dite te bukur gjate ketij tranzicioni te gjate. Ajo SUNDONTE, gjate kohes te atij rregjimi, qe ka akoma eksponente te brezit te vonet, apo pinjolle te brezit te ri, qe flasin ne emer te saj dhe ne pergjithesi te gjithe ketij populli te varfer, thjeshte per te ardhur ne ate karrige qe formalisht, ju eshte bere gati e paarritshme. 

Keta pinjolle kane dy terma qe perdorin rendom dhe ku spekulojne:

1. populli(termi me i preferuar i tyre)

2. demokraci

Po te shohesh propaganden e tyre, bombardimi ne emer te popullit dhe demokracise, eshte ne kufijte e merzitshmerise.

E pra keta jane ata qe mbollen varferine dhe e kane armen kryesore per te manipuluar turmat, sepse njerezit me mireqienie, nuk do ju behej vone per mitingjet e atyre qe jane te semure per pushtet.

Finis te lutem na oriento qofte edhe me nje komentin tend,se cfare mund te themi kur titulli eshte nje grua dhe gjashte burra.

Brad, une s'jam Partia, as Lenini. Secilit te veten.

 Borebardha me gjashte xhuxhat!

Shume e bukur kjo.

PF!!!

 

cfare mund te themi kur titulli eshte nje grua dhe gjashte burra.

Brad, e ke pare gabim. Titulli eshte nje grrua dhe gjashte bura. Shume i gjetur.

 

 

 Vrasesit hetojne hetuesen per krimin. Vetem ne Shqiperi.

E po fashizmi s'ka brire or ti shoq!  Do thuash ti, po he ku e di ti se ata burra jane fashiste te qelbur, e ka te shkruar gje ne balle ndonjeri??   Jo mor zotni, te shkruar nuk e kane por sapo e hapa tek fotografia vinte ere vdekjeje.

Stigma me e goditur qe ka ardhur ketu ne peshk!

se harrova, pse e ka me dy "r" gruan  kjo femer??

 nje grrua dhe gjashte bura

 oo po, tani e pashe, faleminderit, klik!

Kurajo Ina... Si shpirt je. As mos u paraqit fare ne nje komision masturbuesish me foton e Berishovicit. Hic mos ua hidh qyrret. S'kane c'te te bejne! 

Mire e thoshte Qosja... ka ardhur koha e mosbindjes civile... vetem se nuk eshte per ne. Mosbindja civile nenkupton qe perballe te kesh nje lloj shteti apo autoriteti. Keta s'kane hic. As njeren, as tjeren. Turp.

Kjo Ina ma heq petllen sa here qe e shoh. Si shpirt o.

Unë mendoj që të shkojë dhe me dy ndihmës , një kushtetues e  një penal t'i tregojë me qetsi se çfarë ligjesh janë duke shkelur si komision e si qeveri dhe të trasmetohet drejpësëdrejti ku të tregojë dhe vlerat e saj profesionale e qytetare mqns i jepet rasti. 

ide e goditur kjo e jotja prezren.

me mire mos te shkoje. komision i paligjeshem. ajo seshte profesore te shkoje dhe te shpjekoje ligjet tek njerez qe dua une apo jo krijojne ligjet.

 me duket se lexoka peshkun ina dhe ndoqi keshillen tende

 o po hic s'ka pse shkoje. Duhet te kene prova e me the te thashe, eshte e pavarur ajo. Pse duhet te ndryshoje nga Bamir Topi? Besoj se duhet te kete ligje qe e bejne te mos shkoje edhe prokuroren. U bene keta spurdhjaket. Fytyrat me te ndyra ka zgjedhur Berisha. Njeri me surratmi se tjetri.

Une mendoj se nuk duhet te shkoje fare. Eshte mire qe te distancohet plotesisht nga kjo farse.

 Nuk mundet te mos shkoje. Prokurori i pergjithshem raporton perpara parlamentit dhe duhet te paraqitet perpara komisioneve parlamentare duke raportuar per punen e tij ne pergjithesi (pa dhene detaje te ceshtjeve ne hetim). Ne rast se komisioni ka shkelur ligjin, nuk mund qe pergjigja te jete qe dhe prokuroja ta shkele ate. Ajo ka ne dore te tregoje profesionalizmin e saj ne menyren se si do pergjigjet. 

 

Mbani mend se cfare i ka bere Fatos Klosi ne komision parlamentar Spartak Ngjeles? 

 parlamentit dyngjyresh, jo njengjyresh

Ashtu mendoj dhe une,te mos shkoje,cdo gje do ta zbardhin tabulatet telefonike.

 Edhe nje gje. A ka te drejte Ina te padise ata qe pengojne ndalimin e gardisteve? Eshte shkelje ligji.

Vazhdon Puci......

Ina nuk ben asnje padi ose arrestim te Gardisteve sepse pataj do te binte poshte motoja (jo molto) e protestes se opozites "gardistet ne burg".

Ti Brad do besh si i mencur, po ne disa komente te tuat qe kam lexuar qenke per te rrafe murin me ty e ti thuash murit me fal...

 

Lene mer te shkretin se nuk ka si ta shtyj kohen aty ku eshte.

Brad kam vene bast me nje shokun tim per nivelin e arsimit tend.

Te lutem po deshe ma dergo ne private message nivelin arsimore qe ke!

Po fitova une te siguroj qe dicka do ta nis edhe ty.

Faleminderit!

ka vetem nje rruge, te dorzohen ata qe kerkon prokuroria. vajtja e prokurorise ne gjykate per kete ceshtje krijon nje precedent jashtzakonisht te rrezikshem.

Me mire te jape doreheqje.  

Kushtetuta kur do veje para ketij "komisionit"? 

 Te gjashtet, sipas kategorizimit qe percolla dje,  tek cilat mendje i fusni...? 

Doemos qe tek mjeranet...?

 emo...!.. i ke rene pikes .Çehre Den Beli...Shifni me kujdes dhe lereni,  te eci vete proverbi!

Topi u be burre(me dy rr&acutesmiley me ne fund!!

21 janari, Topi s' shkon ne komisionin e mazhorances: Nuk eshte kushtetues   

Jo me jo se nuk i ngeli me e tregu burrerine me keta Presidenti. As nuk refuzoi me ju pergjigj pyetjeve te ketyne se nuk po i tremet, por thjeshte i tha (nepermjet keshilltarit juridik) qe ta lexojne kaihere nai ligj se nuk u bo dom per shnetin. (po mos ta teprojne se mund t'i boji mase dija e tepert)

shume eger tingellon..grrua !

Dejon tingelon si Grua me bole. I lumte

Ndersa keto burat i ka tredhur mjeku psikopat

ne cfare ore e ka thir komisioni Inen?

Nje grua dhe gjashte Zarat e Saliut.

cadra e I. Rames

Image hosted by ImageSocket

Po stilolaps-pistoleten e E. Rames nuk e gjete?

Me vjen keq, po Rama s'merret me cadra te blera te tregu cam. Atij i pelqen burberry.

Nuk edi kush jane keta te gjashte po o zot ,shume teshemtuar jane...ne jemi goxha race keshtu nga kallepi.Ku i kane gjetur keta....?

Mua me duket e brishte Rama,teper vajzuke e fragile per te perballuar keta lloj mostrash.Ata jane te gjithe te njemije e nje te zezave,te kalitur,te rrahur.Ishalla ka ekuiliber te bredshem e mbeshtetet fort te ligji se te veshtire e ka...

PS,kush jane keta?

Nga e majta ne te djathte:

1. Pali Miska

2. Gon Qimja

3. Enkeled Skifozi

4. Majmun Simpatiku

5. Qeros Kuriozi

6. I bukri i Mamit

Shpresoj qe ky shpjegim te shuaje kureshtjen tende si qytetare.

 

 Me verte komandanti i gardes ka dhene urdher qe ti nderrohen gjithe truprojat ina rames?

 po

Tani tregohuni nje cike konsistente ne ato qe thoni: Para rremujave thoshit prokuroria eshte kot fare, e varur nga politika (ndaj nuk ia vlen te ankohemi per kutite), Inen e ka vene Berisha ngaqe ka qene shoqe e Argites, etj, etj. Tani pa pritur e pa kujtuar, Ina nuk na eshte vetem e bukura por edhe heroina. E keni dredhur keshtu me pune javesh. Dhe pastaj akuzoni te tjeret qe na paskan ndryshuar pozicion me c'kane qene 30 vjet perpara.

Ore permetar, qe ajo eshte kot, kot eshte. Qe ajo nuk e ka bere punen e saj, por i eshte nenshtruar dhunes se frymorit sali edhe kjo dihet. Por si thua ti, a nuk duhet mare ne mbrojtje nje femer, kur 6 horra tentojne ta perdhunojne sado e perdale te jete ajo?  

sheme, je duke folur budallalleqe. Ketu diskutohen fatet e nje kombi, ti qan hallin e fatit te nje tyryfyleje. Ta shkelin me kembe nuk me vjen hic keq. Kurre nuk ka bere punen dhe as kesaj here nuk do e beje.

Te krypsha mendt.

Une them qe te dyja nuk qendrojne: ose eshte vegel e Sales, ose eshte heroine. Une jam shume dakord me ty, ajo duhet te ike se s'eshte e zonja. Dhe kete mendim kam  patur me kohe. Por nuk mendoj se ne pozicionin qe eshte ka nevoje per mbrojtjen tuaj. Me shume jeni ju qe ia keni nevojen asaj, keni nevoje per te prodhuar "heronj" qe luftojne per kauzen e 'drejte' (ardhjen ne pushtet e Rames). Pra nuk jane parimet e ligji qe ju kerkoni te zbatoni, nuk eshte integriteti e vlera te tjera qe propagandoni. Heronjte tuaj jane Dritan Prifti e Ina Rama. Kjo eshte per te ardh keq, mendoj une.

Populli eshte ne te drejten e vet. Proteston ndaj nje qeverie horrash, hajdutesh dhe kriminelesh, proteston ndaj nje frymori qe vetem ligjet dhe kushtetuten nuk di ta zbatoje se punet e tjera (e kam llafin per kodin e mafies) i ben mire. E nese ne kete lufte midis se keqes dhe te mires, dalin te penduarit per tiu bashkuar rruges se yotit, bujrum, duhen ndihmuar dhe perkrahur.

 

ore eshte kush eshte nese nuk ben punen pa tjeter qe do ta shajme, nese me se fundi Ina gjeti kurajo ti qendroje perballe berishes "bravo i qofte". ore ne fund te fundit po ben detyren e saj. Prokuroria e ndare nga qeveria ne demokraci. edhe nese e mban mend se si vijuan ngjarjet. ne fillim Sala tha prokuroria te filloje hetimet, por kur pjese e hetimeve ishte thirrja a gardistave, Sala tha jo prokuroria eshte kunder meje. Ti permetari shikon ndonje gje gabim ketu. Une sjam as me Salen as me ramen po cfarre po ndodh atje ne vendin tim po i vjen era deri ne Kanada. e kalofsh mire.

 Kur u miratua ne parlament si Prokurore Ina Rama u quajt nga vet "zotnia" si Silvia Konti personazh i njohur i nje prokuroeje italiane kunder mafies dhe korrupsionit ne nje film Italian. Ndersa nje deputet iu pergjigj zBerisha, "nese ajo eshte Silvia Konti, ju jeni Tano Karridi" kryetari i Mafies!

Ajo keshtu si bukuroshe nuk ke c`fare i thua po si mund te jete e zonja kur ne krye te shtetit ka nje Tano Karridi?!!?

Me shume jeni ju qe ia keni nevojen asaj, keni nevoje per te prodhuar "heronj" qe luftojne per kauzen e 'drejte' (ardhjen ne pushtet e Rames). Pra nuk jane parimet e ligji qe ju kerkoni te zbatoni, nuk eshte integriteti e vlera te tjera qe propagandoni. Heronjte tuaj jane Dritan Prifti e Ina Rama.

Ky eshte nje tmerr me vete. Vjen permetari, ose sic do thuhej ne gjuhen e folur "vjen njoni nga gopi s'omes" edhe i tregon njerzve qe ina ramen e mbrojne se kane nevoje ... etj etj dhe jo se kane parime. Nuk e di ku e gjen kete kurajo ti japesh drejtim mendimeve te njerzve? Kjo eshte per te vene duart ne koke per zotin, te tilla komente mua mi cojne floket perpjete dhe mendimi i pare qe me sjellin ne mend eshte qe e drejta per te zgjedhur dhe per t'u zgjedhur duhen kufizuar me ligj. E imagjinon dot permetarin kryeminister qe vepron ne baze te asaj qe mendon se mendon populli?

 Ne kohe te tilla tragjikomike dalin ca parodi qe ne kushte te tjera veshtire se beheshin:

Mos humbisni te gazeta-shqip.com shkrimin e Filip Cakulit. Midis te tjerave "konfeson":

Pastaj ndodhi ajo që e pamë të gjithë. Kryeministria u mbrojt me heroizëm. Të gjithë anëtarët e puçit punuan sipas detyrave të caktuara. Vetëm policia më doli fjale, se ata që arrestoi nuk ishin banditë e kriminelë dhe nuk gjeti njeri me armët e sofistikuara që u kisha thënë.
Pas puçit komunikova menjëherë me policinë. “Nuk i gjetëm dot, sado që kërkuam ma kthyen ata me naivitet: “T’i prodhoni sa më parë, se ju piu e zeza: Po ç’duhen tani? Për komisionin hetimor, se nuk duam të dalë blof Kryeministri. Me sa jam informuar ka filluar prodhimi i tyre, por kanë ngecur te çadra–automatikë, që s’po ia gjejmë anën dhe te thika me helm.
“Çadra kemi, automatikë sa të duash, po nuk dimë si t’i bashkojmë”, m’u shfajësuan ata”.
Mos na lini në baltë, ua mbylla telefonin

smiley

 

 

Ehe  shkoj Ina Rama ke komisioni eshte Live shikojeni

 haaaa, ua dhjeu! Tha, s'ju jap dot llogari! hahaha

 Kush ve bast qe kete te shkreten s'kane per ta lone per te fol.

Kane per ta bo rezil! smiley

Zaten, kjo eshte edhe arsyeja e thrritjes se puqisteve perpara komisionit. 

Se ne momentin qe keta jane "puqiste" si mund te te japin hollesira keto?

 

 

Jo mre goca u tregu trime, u cu edhe iku smiley

 Hahahaha!!!

Nuk u cu t'a rrifte ai tifozi i Shkumbinit? 

S'arriti dot ta kapte se iku shpejt Ina. Tani po shkumezon Alibeaj smiley

C'ne, aty s'ka as gardh! smiley

Ai, ai Peqinsi eshte i keq!

T'hy m'dajakt! 

 

Do jet rendu nga pushteti, duheshin kapercy dy tavolina smiley

kur do na i japesh paret e bastit?

 Kur t'mor pjesen time nga 2 milionshi i Putchit!

Kismet!

 

Te paska hum nje pjese e filmit! 1.3 milione jane shperndare, pjesa tjeter (qe "rastesisht" i bi 700,000) nuk eshte nda akoma. Kete shif te kapesh ti, jo ato 300 leket prerje euro.

 Ate thashe edhe une. Une po pres te marr pjesen time, kismet!

Ca s'kuptove aty ti?

 

P.S.

Ca bo ai Klubi Komtar?

Ka bo noi deklarate per aty qyqaret shqiptare qe u vrane si berra ne mes te pazarit te TIRONES, apo po i mshojne akoma ceshtjes "a perdori policia RUMUNE e UNMIKUT plumba prej verteti apo plumba plastike kundra atyne shqiptareve te tjere ne Prishtine"? 

shumë kurioz dhe unë mrrok për klubin komtar. Kam dëgjuar llafe të mira për ta, se janë çuna me parime. Si spo duken, çfarë të jenë duke bërë?

 

Mrroklle,

Klubi Kombetar nuk ja lejon vetes te flasi per nje ceshtje ne hetim. Po te mos ishin hapur hetime (sic nuk u hetuan ata vrasesit e UNMIK) per vrasjen e atyre te shkreteve mund te kishim reagu.

Po ti thirri pak mendjes dhe mos krahaso protestat e Vetevendosjes me ato te opozites. Se pari jane te pakrahasueshme qe ne thelb, per nga shkaku qe i nxjerr ne rruge (njera pale per ceshtjen kombetare tjetra per pushtet dhe interesa thjesht PERSONALE). E dyta dhe me kryesorja, cunat e VV dalin ne krye te njerzve dhe aty rrijne deri ne fund. E treta ata kurre nuk kane ushtruar dhune mbi forcat e rendit por thjesht hodhen veze dhe boje mbi muret e institucioneve.

Tani nje gje qe kam kaq dite qe du me jua thone disave ketu. Shifini pak postimet qe keni bere per protestat e VV! Shifni pak se c'keni thene per vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, apo per arrestimin dhe gjykimin e Albinit! Dhe do kuptoni se sipas logjikes suaj po te kish ndodh 21 janari ne Prishtine, duhet te ishin vra na 300 vete. Prandaj per mu mendimi i disave ketu nuk vlen se jane thjesht batakcinj partiake.

Prandaj per mu mendimi i disave ketu nuk vlen se jane thjesht batakcinj partiake.

Mire, dakort, po rriji kesaj. 

Juve nuk shpreheni per gjona n'hetim e siper. E kuptoj!

Nuk ju vej as faj!  

Derisa nuk keni dale hala me gamile neper rruget e Tirones kundra "tradhtarve te Atdheut", une jam indiferent ndaj jush! 

Por, po t'a kesh vone re, ju flas vetem kur m'flisni! Dhe kyt, per respekt! 

 

deri tani s'po jep llogari po ju tregon kush ka te drejte te hetoje

 

Hahaha Iku

Bravo!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Iku jua dhjeu

S'duhet te kishte vajtur fare.  

Por goxha estrade.

PS: Keta te gjashtet tekstualisht po flasin me veten tani smiley.

 Nqc, lixha kerkon te parachitet! 

 Ncuq, ai komision eshte i paligjshem smiley.

 Ncuq, komisioni eshte i ligjshem, sepse objekti i hetimi te tij eshte "by definition" Grushti i Shtetit -nje produkt i mendjes se Saliut.

Prokuroria po heton ngjarjet e 21 Janarit. 

 

Une preferova kete menyre smiley. I la aty...ky "skeptiku" po flet me vete me duket.

Nderrova mendje. Vetem te shohesh shkumen qe i del Alibeaj ia vlente. 

 smiley

Nuk ka burre me te shemtut dhe mo shpirtkeq se ky koorva alibeaj. Bah, c'fytyre e ndyre.

paska shku sa me jau dhi si duket lol

 smiley 

Bravo! Tani Enkeledi po shpjegon kushtetuten dhe rendin demokratik ... smiley Gimme a break! 

ku po e shifni mer pucista, se mu News24 me del blloku?

 

cudi se edhe keta me dilnin bllokuar..

mbas F5 te pafundme u ngjall, dhe cme del perpara "skeptiku".. smiley

Tani komisioni do te dije se ku e gjen kurajon kjo Prokurore, ku e gjen mbeshtetjen kjo prokurore qe te sfidoje ne kete menyre institucionin me te larte te ketij vendi. Prit kur te therrasin Amb. Amerikan per te deshmuar smiley

Amon se mos u merzit Strazimiri se e ka me qejf t'modh ket pune!!!

Kjo tregon se ka ikur koha e Hoxhes, sado qe Berisha po perpiqet ta mbaje gjalle. Me falni qe kam permendur 2-3 here Enverin keto dite por eshte i detyrueshem krahasimi. Ndoshta bej gabim qe permend vetem Enverin, se nje pjese e spastrimeve, sidomos ato te mevonshmet, jane bere nga shpura pasardhese. Keshtu edhe ne duhet te jemi te vemendshem per pasardhesit e Berishes.

Halimi "Sigurisht qe Komisioni do ta shohe me shume vemendje qendrimin arrogant...... te jeni te bindur qe ky Komision do te beje te gjitha rekomandimet per Kuvendin e Shqiperise" smiley

Alibeaj: Kemi detyrimin per ti sherbyer ligjit, atyre qe na kane deleguar kete detyre, Kuvendit te Shqiperise, por mbi te per ti sherbyer publikut. Arma morale e ketij komisioni eshte e verteta!

 

Haha, i la si te dhjere te 6shte kta katalat e Saliut smiley

 Bravo i qofte kryeprokurores me kete qe i beri qe i la si plehra sic jane. 

Alibeaj: Pati frike, pa jo se do e pyesnim per ndonje gje te rendesishme smiley

Pyetje miqesore do i benim: si e pe kafen? Edhe a ke marre pjese ne puc puc smiley.

Jooo, pyetjet per te mos qene aspak te lidhura me çeshtjen ne fjale do ishin: Te cila parukiere shkon? A perdor ndonjehere gabimisht fjalen puç puç? Sepse nese s'e perdor gabimisht dmth qe e perdor kastile.

Qenka dhe nje qe do ta pyesi megjithese ajo s'eshte smiley

 Po flasin me veten dhe po bejne pyetje miqesore: Pse mashtrove? smiley.

Kujt po i drejtohen keta iher?

Eshte komedi perfundimisht!

S'duroi dhe e permendi Tempullin ku duhet te falen te gjithe shqiptaret.  A ia shofsh me boje mer Alibeaj, po Parlamenti duhet t'i falet atij populli e jo anasjelltas.  Kush vdiq e te la ty Zot mer?

Te shkosh perpara nje komisioni parlamentar vetem me mendimin qe t'i injorosh duke ikur pa iu pergjigjur pyetjeve eshte papjekuri e madhe per nje kryeprokurore. Me kete qe beri i mbylli vetes deren per t'u ankuar e bere viktimen neper ambasadat e huaja. Ne se komisiioni ishte i paligjshem, shume mire mund te deklaronte qe s'do te paraqitej. Keto lojra me te dh..e, s'jane gje tjeter vec spektakel amatoresk.

Permetar, Ina Rama gjithe keto dite me gjithe ça kane thene per te, ka ndenjur mjaft larg show-t mediatik. Ky komision eshte nje teater i perditshem, u japin kaq kohe ne televizion te bejne "presion", "reklame" (ashtu si po vazhdojne te bejne tani duke ju drejtuar publikut ne nje perpjekje absurde qe te shpetojne "drurin nga shefi&quotsmiley, ndaj ishte sipas meje nje vendim i matur i saj pikerisht sepse ne njefare menyre perdori teatrin qe ata vete ndertojne. Para ca ditesh ai tipi Ylli Manjani po thoshte me syte qe i shkrepetinin  "do e çojme me dhune para komisionit prokuroren nese nuk paraqitet".

Iris, te lutem mos e shqeteso Permetarin ne pa-anashmerine e tij smiley.  

Monda, sigurisht qe ti i di me mire keto punet e pa-aneshmerive. Je etalon fare.  smiley 

Ka plot per te gjithe smiley

 Permetar, si i paanshem, c'mendim mendon se duhet te kene sahanlepiresit e Berishes per kete ngjarje? U, prit... e paske thene me lart.

Iris, ne se ajo e dinte se c'e priste, apo e dinte se c'kishte thene ky Manjani (nuk eshte i PS-se ky?), te shprehej me nje deklarate per shtyp apo si te donte dhe te mos paraqitej para komisionit. Fakti qe ajo ben kete loje mund te duket zbavites fillimisht, por ne fakt tregon edhe dicka tjeter. Pavaresisht se c'mendim ka njeri apo tjetri per personat ne komisionin hetimor, ata jane te zgjedhur nga populli, kurse kjo prokurorja sado e zgjuar e drejte mund t'i duket vetja eshte e emeruar. Ka nje kontradikte edhe morale aty. Tani, fakti qe ajo injoron institucionet, si parlamenti, nuk ka per te pritur mire nga ata qe e kane perkrahur dhe kane qene te gatshem per ta ndihmuar (amabasada amerikane). Une mund te them vetem kaq: Nje histori e tille analoge ne SHBA do te ishte thjesht e pamundur. Perpara nje komisioni te kongresit (apo senatit) jo vetem cdokush ne administrate eshte i detyruar t'i respektoje, qe nga prokurori e pergjithshem, gjeneralet me te larte te ushtrise, e deri tek CEO e kompanive private nga me te fuqishmet ne bote. Ti mund te mos kesh respekt per personat qe jane ne komision, por komisioni ne vetvete eshte institucion qe kurrsesi nuk mund te ofendohet ne ate fare feje. Kam pershtypjen se nje loje e tille do t'i kushtoje Ines humbjen e perkrahjes nga nderkombetaret, pa te cilen ajo eshte nje hic i madh. Ketu do jemi, e do shohim.

Per ne SHBA do ishte absurd dhe ky komision mbase...Kur i aprovoj sjelljen ja aprovoj duke e konsideruar kete sjellje pikerisht per kontekstin e sotem ne Shqiperi, ndaj theksova farsen e komisionit hetimor kaq dite dhe shume po shume domethenese ishte farsa pas ikjes se Kryeprokurores. Deri tani madje e vetmja gje qe po me mbush mendjen te shkoj ne proteste eshte ky komision, sa me shume e degjoj, me duket sikur opozita s'mund te kishte aleat me te mire.

p.s: Per kete fjaline e fundit ishallah s'e lexon Sala se e nxorri tjeter grup puçist. (dhe mua bashke me keta, e une e kam dhe inat, s'e perdor kete puç puç hi&ccedilsmiley

krahasimet me cdo vend ku qeveria dhe parlamenti nuk ka kaluar ne tilt nuk qendrojne. behet fjale per akuze per grusht shteti ndaj prokurorise qe heton 3 vrasje me mes te dites, akuze per grusht shteti ndaj presidentit per mbeshtetje te presupozuar te prokurorise dhe kryetarit te sherbimit informativ per mosveprim. nuk meriton pergjigje tjeter kjo lloj lajthitjeje.

megjithate jam e sigurte qe qendrimi i saj ka qene i bazuar ne ligj, per vete poziten e veshtire ku ajo ndodhet, sepse ligji eshte streha me e sigurte. argumenta ligjore nuk kam, se nuk e degjova shpjegimin e prokurores, eshte thjesht perfundimi im llogjik bazuar mbi sitaten.

Trop, mua me duket se ajo e ka planifikuar te gjithe kete skenen e daljes "triumfuese" nga salla dhe e lenies "me gisht ne goje" te atyre ne komision. Ti nuk mendon keshtu?  Asgje e jashtezakonshme, asgje qe ajo s'e priste nuk ndodhi gjate kohes qe ajo qe para komisionit, apo jo? Pse duhet te shkonte te paraqitej atehere, thjesht per shfaqje? Ky eshte serioziteti me te cilin ajo i zgjidh problemet? 

Mua mu duk shume e sakte  permetar smiley ajo u paraqit  sipas "ligjit"  por thjeshtesisht u shppreh se esht e kundraligjshme te pyetet per nje qeshtje nen hetim smiley personailsht   e duartrokas smiley

Okay, mund te jete dhe ashtu. Une vete nuk e pashe ne TV, por nga komentet e ketushme m'u krijua pershtypja sikur ajo kishte shkuar t'ua dh...te keshtu hapur komisionereve. Formalisht ajo mund te perdorte te njejtin argument edhe per pyetjet e tjera qe do t'i benin. Sa kohe ndenji ajo para komisionit? Ne se ka ikur direkt, per mendimin tim eshte nxituar.

O permetar, po ne pame nje tragjedi me 21 janar, dhe qe atehere kemi pare vetem shfaqe te estrades se Ballshit.

 Me duket si juria e X Factor ..

Eh, c'na ka gjet, ku jena katandis. Gezojme mbi histori me Inra dhe Alibejra. Dinamitin nga themelet, tha.

pse ti kujton se nuk eshte konsultu me ambasadat ajo derisa ka shku !

 I lumte!

Duke shikuar menyren e komunikimit dhe logjiken e ketyre deputeteve nuk eshte e veshtire te kuptosh se ne cfare llumi te paimagjinueshem eshte zhytur ai vend!!!!!

 

Ej kjo eshte e padrejte. Ora News vendosi qe muhabeti s'eshte me interesant dhe e nderpreu kur po fliste Halimi.

Sa puciste keta te Ora News, na lane pa estrade smiley.  Iken dhe keta me Inen smiley.

kerko news24

S'po me punon.

PS: Lere se do te punoje Ora News smiley.

Njeri tashi do paraqesi fotot qe i kishte gati per Ina Ramen....ue ue ue. Ne cilen zone jane deputet keta?  Ata qe perfaqesojne nuku habiten hiç?

me sa mora vesh ia kish mbledh komisionit rrup sup smiley 

 Tash Berisha, po e ndjek veten pisk. A e merrni dot me men, se ai po e ndjek ket film, live nga tv, se ç'pamje i ka mor surrati, njesoj se atehere kur i humbi referendumi per kushtetuten, Emo, siç te pata thone,  Ai po flet me vete dhe me te vetet, tjeter gjo nuk ka ç'me bo, vari leshte ketij Komisioni dordolecesh..... Bravo Ina, u regu burre me 3 R

Sales ja plasen te vetet, me pare, Bomi, ja dhe tash Ina e vockel, Vaj medet se ku ka mberrit ky kreshniku i maleve te Viçit , uubuuubuuu.......

 Ju qe merreni me fotoshop, ka mundesi t'u vini nga nje hunde te kuqe klouni atyre gjashte burave te fotoja? flm paraprakisht lol

Po e jep topnews. Po plasin, po fillojne te gjithe te thone qe ajo pranoi fajin. lol

U rikthyen, u rikthyen!

Pse u prish marrveshja? Pse u prish? Po Presidenti cfare i kishte sugjeruar, para apo pas prishjes? Po Kryetari i PS?

 O Zot, sa injorante. Ketej i thane qe s'do ta pyesnin per hetimet, ketej thone: "DO ta pyesja nese po hetohet ceshtja si krim nga policia, apo si prishje e prones publike"?

Ku ju ka gjet Berisha? Me keta ben te fortin ai?

Halimi: Prokurorja nuk do te pyetej per "rrethimin e Kryeministrise".

 

Jo, jo, natyrisht qe do ta pyesnin per rrethimin e trete te Krujes nga Sulltan Mehmeti II smiley

 Sa keq qe nuk e pashe dot... plasja me vjen!!! smileysmileysmiley

  Ja shifeni  se ku e katandisin shtetin keta me salibeun ne  krye e siper..!  Ne nje shtet me institucion e mizerabel.Me KOMISIONE QESHARAKE.Qe edhe nje grua, e cila  e ve dinjitetin e saj, permbi kete katrahure institucionale dhe qeverrisese,... ja u berie mu ne turi dhe  iku ne te mbaren e saj...!

   Ja ku e katandisi kete shtet  Salihu!

  Mua me vjen shume keq, qe ne vendin tim, para fushepamjes  se gjithe  shqiptareve, balle gjithe  vendeve te Evropes , faqe serbeve dhe grekeve, faqe gjithe femijeve dhe femijeve  te femijeve tane, te cileve u kemi ofruar vetem shpresen, si alternative zhillimore, si pasoje e mashtrimeve dhe genjeshtrave pafund te ketij prijesi te pandreqshem, luhen te tilla tragjikomedi , vetem e vetem sepse nje njeri, vetem nje i vetem, eshte marrosur. Nje njerui qe e pati aftesine sa i ktheu njerezit qe e ndjekin, per te zezen dhe demin e ketij vendi,  ne  Rrobote per lojra kalamanesh.Aftesia e veteme e te cileve ashiqare  eshte,   se dine vetem te ndjekin te parin, kryetrimin, Mujerakun, gjer ne fundin e marrezive te tij... 

 Popujve u jane dashur vite, per te shlyer turpe, ne permasa, shume here te me te vogla se kaqe..

Po neve? 

tani pytjet jane te karakterit menaxherial... nderkohe qe komisioni eshte ngritur per te provuar pucin, pjese e te cilit eshte akuzuar edhe vete menaxherja...

Sules tani i ngel vetem ti kerkoje Bomit largimin e kryeprokurores..

Ca ti bejne qe i duhen me shume 50%+1 vota per ta shkarku pa e kishte mbaru Jozefina ate pune para se te shkonte ne shtepi Ina Rama sonte.

Pa e firmos Presidenti nuk e heqin dot. Se 71 vota i bojne ata.

Po s'behet me 71 apo jo? Se te ishte per ate pune s'ishte lodh aq shume per Sollakun ai.

Sollakun ja ktheu Moisiu.

E terheq, s'e kisha dit smiley

 Ka spektatorë në sallë apo e dinë që i Marri po i sheh se po flasin me veten e po përsêrisin veten .

Hajde panxharllek parlamentar me shumice!! #-o

smiley

pune mooti me qen qeros, ngelen tu kalu gishtat neper "floke" here njoni, here tjetri..

 

 smiley

ihihihihi, ky kryetari me dhjet mua ! "Ky komision do vazhdoje" - dhe e ben ate fytyren k'shu, si gjynof, si e bejne ne pergjithesi ballkanasit (nuk e kemi vetem ne, ne fakt). me shtoi ymrin !!! smiley

Ama ai tullaci i fundit po nxjerr tym nga tulla !!  smiley)

estrade pa leke !

amani ore me falni se mua me duken si fashista keta dhe se mos baj gabim dhe kam mendim te gabuar se c'eshte fashisti. I lutmi ndonjonit te ma tregoje se mos gaboj se kam qe kur kam ryre ne pjeshk flas kunder fashisteve berishiane.

Do jete gallate te therrasin Filip Cakulin per deshmi se ju mbaruan pucistat.

Une du me dite nji gjo. Kjo i quhet mbledhje e komisionit ketyne apo jo? Jo per gjo po per cdo mbledhje ne (si pis milet) i japim 20,000 lek (prerje lek te vjetra) secilit (kryetari merr me shume me duket)

... nderkohe Sala ne mbledhje qeverie po thote:

shqiptaret  tani jane te 3G, po shume shpejt do jene te 4G

banda super te gjera, me te gjera ne Ballkan

investime per fermeret te kene produkte te njohur ne gjithe boten 

shqiperia ullishte dhjetra milione dru frutore 

 

Ju lutem, kini meshire! Na lini te punojme, boll estrade per sot..

 

 flisni ju, flisni, ketyre nuk u plas shume per puçin, po per leket qe do te marrin, sepse keta per çdo dite komision marrin nga 30.000 leke te vjera dita. Ketyre u leverdis qe ta shtyjne sa me shume, pasi mushen me leke.

me falni une e disha 20, po harrova qe jane rrit rrogat.

... sepse keta per çdo dite komision marrin nga 30.000 leke te vjera dita ..

Bah ... te dali burri ne televizor dhe te tregoje publikisht qe eshte aq idiot vetem per 30.000 leke te vjetra ne dite! smiley

 E mbani mend Ali Komikun e Sadam Hysenit ne vaktit.Keshtu jane bere dhe keta te Saliut.Amerika e blujti Sadamin dhe ky Ali dilte ne konfereca shtypi dhe thoshte" prisni pak sa te ncjerim armen e armeve"!!!!!!!! Dhe keta thone prisni se do te ncjerrim sekrete e puçisteve!!!!

Askush, po te doje nuk paraqitet para atij komisioni. Eshte i jashteligjshem, dhe nuk mund te hetojne dot.

Komision hetimor vetem nga mazhoranca, eshte i jashteligjshem... ndoshta gabohem, por te pakten, cdo komision parlamentar, qe 10 imazhin e gjithe parlamentit, duhet se zben te jete i paligjshem.

Jam kurioz te di, ata 50 000 veta qe kane votuar per te "zgjedhur" keta 6 sapllaket e hales se Berishovicit, me te vertete e kerkojne kete hetim dhe nuk kane kuptuar asgje deri tani??? Po 50 mije veta mund te shpallin referendum dhe t'i "kerkojne koken" edhe Bamirit po te duan.

Tabani i ketij akti te fundit te dramaturgjise Vicidolse me skenar Beograds duhet te jete presidenti. Jo Topja, po institucioni. Nese pranojne te merren ne pyetje nga nje komision kapsollash si puna e ketij, qofte dhe ne ambjentet e presidences, atehere do te jete te ulesh breket e shtetit pertoke fare... aty eshte milimetri i fundit i dinjitetit te pakeputur te ketij shteti. Topi tani eshte te Topi.

Lejini mer keto vendime politike se nuk bejne politike partiake institucionet e pavarura. Presidenti do i jape pergjigje kujtdo qe e kerkon ligji. Kryeprokurorja nuk iku duke thone ky o komision partiak e une po iki se s'me pelqe, po iku duke thone se ligji nuk e lejon te pergjigjet per nje ceshtje mbi te cilen po heton.

Flejeni mer menien se me shkoi goja mrapa (dmth mu kthy tastiera permys) qe po ta kundershtosh me argumenta sherri politik, Berisha fiton gjithmone. Me thoni nje beteje qe ka fitu Rama me te ne keto 6 vjet duke perdor kete stil!

E vetmja beteje e fituar nga PS-ja ka qene ceshtja e kufirit detar. Si e fitoi? Beri shume pak zhurme (se nuk ja mate nga greku) por e coji ne Gjykate Kushtetuese.

Ama, po shave me liber shpie cdo institucion te pavarur sa here thote nje llaf qe s'te pelqen ty, atehere ne kurre nuk do kemi institucione. Ore kemi 20 vjet qe besojme partite, qe nuk mbajne asnje pergjegjesi per ato qe bejne e thone (o denu njeri ketu per shpifje politike). Pse te mos provojme te besojme nje here te institucionet (pavaresisht se kane probleme) qe faktikisht jane shume me te monitorueshme.

Un votoj per Lizandrin smiley

Guçe president smiley! Kurajo plako!

E kapa veten une! I sigurova votat nga Kuksi ne Orikum (amon te dali nji nga Mitrovica dhe nji nga Cameria) kur te kandidoj me i zone venin Shabes te PPU. (e dini ju me ate e kom kunjin)

po shave me liber shpie cdo institucion te pavarur sa here thote nje llaf qe s'te pelqen ty, atehere ne kurre nuk do kemi institucione.

Shume e vertete! Te gjithe ankohen se s'kemi institucione, por kur vjen puna, ne emer te interesave partiake, pothuajse te gjithe kontriubojne qe ato te mos ngrihen asnjehere (dhe nuk e kam fjalen per ndertesa ketu).

Lizo, nuk marr une vendime politike. E pakta qe mund te besh eshte te kuptosh ate qe kam shkruar. Minimalja eshte te pranosh faktin qe cdo person juridik, eshte pergjegjes jo thjesht per veten e vet, po dhe per institucionin qe perfaqeson. Sjellja jashte rregullave, normave ose moralit, nuk hedh turp mbi personin, po mbi institucionin, pastaj mbi personin.

Une personalisht nuk kam ndonje qasje per kete ceshtje... me sa shoh une, as komedike nuk me duket. Sinqerisht, nese do te flisnim vetem seriozisht, nuk do kisha hapur goje fare. Me e rende sesa eshte gjendja tani, nuk ka ku te veje.

Nuk eshte puna se Berishovici ka luajtur mendsh, dhe hajde... Ke nje mazhorance te tere, dhe nje pjese te mire te popullit, qe nuk e shohin marrezine e asaj qe po ndodh. Te lutem te me besosh kur te them, qe per vete, jam i pataksur fare.  Nuk ka fjale per t'u shprehur.

Nuk mund te jete kjo gjendje pasoje e nje njeriu te cmendur dhe te shkalluar... Nuk arrij ta kuptoj se si sa here qe e zene menstruacionet (ndjese gocave ketu) kryetarin absolut te PD-se, Shqiperia perfundon ne verre te hales.

E vetmja gje qe shoh une dhe qe mund te shprehem, eshte se ajo qe po ndodh eshte nje aksion antishqiptar. 

me mbaruan fjalet... ju shihni historira me prokurore, presidente, komisione... Une shoh vetem cfare kobi eshte ky per kombin.

O Zoto,

Ti e merr te mireqene qe komisioni eshte i jashteligjshem dhe ketu ben nje gabim te madh. Per momentin ai eshte i jashteligjshem sipas opinionit te shume specialisteve dhe ndoshta te shumices se njerzve. Por i vetmi institucion qe ka atributet per ta quajtur zyrtarisht te tille, eshte Gjykata Kushtetuese. Deri sa te shprehet kjo gjykate, ai komision do ekzistoje dhe cdo refuzim per tu paraqitur atje ose per t'ju pergjigjur duhet bazuar ne ligj. Perndryshe quhet vendim politik dhe Berisha ta perdor per te bindur ata qe duan ta besojne skenaret e tij.

Po te kishe degjuar Spiro Pecin, keshilltarin juridik te Presidentit, dje, do shihje qe, kur u pyet nese komisioni ishte i ligjshem, ai i kerkoi mediave qe pergjigjia e tij te konsiderohej personale dhe jo institucionale. Ai e quajti te jashteligjshem komisionin, por Presidenca nuk mund ta quante kurrsesi. Prandaj po te duan anetaret e komisionit mund te vijne ne Presidence per t'i bere pyetje Presidentit. Dhe kjo nuk eshte fare ulje brekesh i shtetit por respektim "a la lettre" i ligjeve te ketij shteti.

Sa per pjesen e shqetesimit per situaten ne vend, kete e ndajme te gjithe besoj. Se kush eshte shkaktar per kete, kjo do dale pjeserisht nga hetimet, dhe pjesa tjeter do t'i ngeli opinionit te secilit.

Personalisht qe i vogel kam mesu qe nuk ja vle me krahasu dy infinite (kur keta jane Inf. + c dhe Inf - c, se e pritsha reagimin e Cimit ketu per te thene qe kur njeri nga Inf. do ishte ne kub apo i shumezume me 3, krahasimi ja vlen)

Kjo emerohet dhe shkarkohet me 71 vota me sa di une? Ajt mos u merzit thuaji

M.

Jane rregullu hesapet me Bomin?

Jo bushi. seshte ashtu. Kryeprokuroja vertet emerohet nga presidenti, por votohet ne parlament. per mua ajo qe beri ajo, eshte nje veprim adoleshenteje qe e ka mendjen te fejsbuku. Nuk i takon asaj te [paragjykoje ne eshte i paligjshem komisioni apo jo, por gjykates kushtetuese. Ne nje demokraci parlamentare Bush, te gjitha pushtetet jane produkt i kuvendit.Edhe zoti president, edhe zonja prokurore, dhe antaret e gjykates se larte, dhe te gjitha te tjerat. Pra, ngado qe ta kthesh, smund ti rebeloshesh legjislativit. Kur them qe eshte veprim prej bibe adoleshente e them sepse, tani ne fund te shkurtit dhe ne fillim te marsit kjo zonja duhet te paraqese raportin ne kuvend. Dhe ne baze te kushtetutes, ne rast se Raporti rrezohet, rrezohet dhe kryeprokurorja. Ne kete rast, Presidentit si ngelet me gje tjeter vetem se te firmose ate qe do beje parlamenti. Natyrisht, Berisha nuk do kerkoje nisme per shkarkimin e saj sepse i ka te gjitha mjetet per ta shkarkuar ne menyre tjeter.

Ti bush je ne Amerike, dhe e di fare mire se para nje komisioni parlamentar jane te detyruar te paraqiten te gjithe, dhe ta flini mendjen, ska komision te jashteligjshem. Edhe nje deputet i vetem ka te drejte ngritjen e nje komisioni hetimor, per nje ceshtje te caktuar. Kjo biba, se bibe eshte, nuk beri gje tjeter vetem se i vuri kryqin vetes, nderkohe qe merr mbi vete dhe akuzat se eshte pale ne nje permbysje me dhune te pushtetit. Ne asnje rast nuk mund te ndodhe qe i emeruari te kundershtoje te zgjedhurit, sepse pastaj kemi nje anarki institucionale. Ajo sikur mos jepte asnje lloj pergjigje, me shprehjen "nuk mund te flas se sma lejon hetimi", duhet te qendronte aty. Por ajo, se di nga e merr kete guxim. Akoma ska mesuar asgje nga shefi i vet, qe Bomi, te shet per pese pare spec, tek e fundit sic shiti dhe Berishen, ose dhe Ed ramen, pas 21 janarit. Ne rast se e mban mend, me date 26 janar ky ishte tek presidenti, dhe kur doli ne konference per shtyp, ishte i nxire, me sa duket ska marre ate pergjigje qe do te donte. Une mendoj, dhe jam me ate qe thote Brad, se dhe ate mbeshtetje anemike qe i dha arvizu, per hir te pavaresise se pushteti, kjo e hodhi ne hale me veprimin e djeshem

 Ajo nuk tha qe komisioni eshte i ligjshem apo jo, po kerkesa e komisionit ndaj saj, ishte i paligjshem, pikerisht sipas gjykates kushtetuese e kushtetutes. 

Ai produkti i kuvendit, qe thua ti, behet me kuvend dy ngjyresh, jo njepartiak. Komisioni njepartiak eshte i barabarte me komisionet e kohes se Enverit.

Ja ku e ke pergjigjen, shikoje me kujdes. Ka cituar vetem ligje dhe gjykaten kushtetuese. Po kundershtove dot ligjet me ligje, beje dhe thuaj qe eshte bibe apo cfare tjeter do te nxirrte nga goja Berisha.

Sa te cuditshme dhe te perseritshme jane gabimet kur analizohen institucionet e nje demokracie, ku permenden vetem ne lidhje me ate qe i propozon, dhe jo ne lidhje me kushtetuten qe perben binaret ku duhet te levizin keto institucione dhe lidhjen mes tyre... prandaj gjerat ne shqiperi ecin vaj gjithmone... aq vaj sa nuk mbeti shqiptar qe te mos vuaje nga kolesteroli.

Një gjë më cudit mua në gjithë këtë mori argumentesh që i bëjnë elozhe njëri-tjetrit. A nuk keni nevojë për një këndvështrim tjetër? Pavarësisht bindjeve të mia politike, gjithnjë do të besoj që mendimi alternativ është VLERE, që opozita është PASURI, që përplasja institucionale është ZHVILLIM. Një debat monotematik është gjithnjë mediokër. Më ka ndodhur të marrë pjesë ngaherë në konferenca të institucionit ku punoj, ku ftohen vetëm studiues, analistë, politikanë të spektrit të majtë. Prizmi i trajtimit të cështjeve është kaq monotematik, kaq monoton, kaq i pavërtetë, në fund të ditës. Vjen një moment, që ke dëshirë të ulërasësh. Ju lutem ndërroni melodinë! Por, të njëjtën gjë do të mendoja edhe nëse do të kishte vetëm simpatizantë të së djathtës. Më vjen keq që mendimi ndryshe shkakton ilaritet, ose irritim. Përkundrazi, meriton vlerësim.  Askush nuk mund të thotë me bindje se gëzon monopolin e së vërtetës, në këtë jetë. E aq më pak në politikë!

Fjala MENDIM eshte fjale qe normalisht s'duhet te leje vend per abuzim smiley

O lirka po edhe ti kuptoje qe ketu nuk po flitet per bindje politike, por per nje SULM ndaj institucioneve me te rrezikshem se sulmi shtazarak i 21 janarit.

 Po pse punon tek ky institucioni ? ose provoje të bësh opozitarin tek këto konferenca se kêshtu i jep gjallëri e i zgjon nga monotonia. 

shme i pavertete ky komenti Lirkes (me lejo mendimin ndryshe). Konstatimet duhen argumentuar , ne te kundert sic thote Irisi futen tek abuzimet. Mendimi ndryshe nuk eshte shabllon, perkundrazi duhet te coje te rrahja e mendimit, cka ka ndodhur ne kete blog. Nqs ju duket monokromatik, kjo ndodh sepse realiteti i atille eshte. PO me duket sikur te verteten e paraqet si nje cope torte, qe duhet ndare partizance..Eshte e njejta loje qe gatitet nga Klientelizmi qe ka kapluar politiken.

Albano,

 

Sikurse e theksova, askush nuk zotëron monopolin e së vërtetës. Ose, më saktë e vërteta ime, nuk është e vërteta jote. Besoj, se bindjet janë kaq të shumta, sa vështirë të thuhet që ka unanimitet për to. Realiteti nuk mund të jetë asnjëherë monokromatik. Madje, gjykoj se brenda së majtës, ka më shumë diversitet bindjesh se brenda të djathtës. Ky diversitet bindjesh është pasuria dhe njëherazi sfida e së majtës. E majta ka në gjirin e vet figura shumë më të spikatura se e djathta (mendimi im personal ky), por ka një të metë të madhe. Mungesën e liderit! Të gjitha këto figura kanë nevojë për një lider të fuqishëm. Lider, që të imponojë me kthjelltësinë e gjykimit dhe sidomos me një lider që të dijë të kërkojë REVANSHIN. E djathta e realizon më mirë revanshin politik. Kjo gjithashtu, është bindja ime. Berisha është revanshist i lindur. Revanshi politik i tij është spektakolar. Shumë pak njerëz, mund ta frenojnë në këtë drejtim. Ndër këta llogaris madje, vetëm disa bashkëpunëtorë të tij të afërt, dhe asnjë për momentin nga opozita. Ky gjykim, ty përsëri mund të të duket i pavërtetë dhe abuziv, por, kjo nuk e cënon asfare bindjen time. Bindje, që e kam konsoliduar, pikërisht duke u ekspozuar ndaj ngjarjeve dhe opinioneve të ndryshme.

kjo nuk eshte nje e vertete.. eshte nje ide fikse, te cilen nuk marr mundimin ta kontestoj. Edhe un mendoj se Lionel Messi nuk eshte futbollisti me i mire sot per sot..

Vura ne dukje qe mos te ngatrroni debatin konstruktiv me ilaritetin apo ndrydhjen e mendimit ndryshe..Kohet e fundit eshte perhapur kjo ide dhe shume bejne viktimen e fjales se lire..

ore sic thote celesi ingliz

'civilizo vajzat te civilizosh shoqerine'

kjo ja punoi birishes,

pastaj pushteti duhet te ndahet se gjithmone nuk ka lezet

 

Deklarata e plote Prokurores para Komisionit

 

I NDERUAR Z.  KRYETAR  I  KOMISIONIT

TE NDERUAR ANËTARË,

Jam thirrur sot prej jush në këtë seancë pyetjesh në zbatim të nenit 14 germa  “b” e ligjit nr. 8891 datë 02.05.2002 “për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore” me cilësinë e titullarit të institucionit, pra në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Jam këtu sot, para jush, pikërisht në respektim të kushtetutës, ligjit e institucioneve të vendit tim .

Për sa më sipër, në emër të pozicionit tim, doja t’ju parashtroja sa më poshtë:

Sipas kuadrit kushtetues e ligjor, prokuroria është konceptuar si organ i pavarur, që në ushtrimin e funksioneve të saj i nënshtrohet vetëm Kushtetuës dhe ligjeve.

Në nenin 8 të ligjit ”Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë” është parashikuar se “Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq në emër të shtetit…”.

Referuar vendimit nr. 26, datë 4.12.2006 të Gjykatës Kushtetuese,  këto funksione te Prokurorit te Përgjithshëm ushtrohen prej tij si drejtues profesional e jo politik i prokurorisë, karakteristika të cilat i sigurojnë pavarësinë profesionale organit të prokurorisë.

Në të njëjtin vendim, Gjykata Kushtetuese arsyeton se “Funksioni i organit të prokurorisë – si përfaqësues i akuzës në emër të shtetit (neni 148/1 i Kushtetutës), bën që ky organ të ketë të drejtën ekskluzive të vendosë ndjekjen penale ose jo, d.m.th., të shpjerë ose jo një çështje në gjyq, ta pushojë ose jo një çështje në fazën e gjykimit. Kuvendi apo komisionet hetimore të tij nuk kanë tagrën e rishikimit të vendimit të marrë nga prokuroria dhe nuk mund ta shtrëngojnë këtë të ndryshojë vendimet e saj. Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar, se mjetet e kontrollit parlamentar mbi Prokurorinë nuk mund të përdoren asnjëherë si instrument për të shqyrtuar dhe vlerësuar vendimet e marra nga ana e prokurorëve për çështje konkrete. Parlamenti mund të ndikojë në institucionin e Prokurorisë vetëm nëpërmjet tagrave të tij ligjvënëse”.

Më tej, në nenin 53 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”  (i ndryshuar), parashikohet shprehimisht se:

1. Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend ose komisionet parlamentare të paktën një herë në gjashtë muaj ose sa herë që kërkohet prej tyre. Raportimi përmban të dhëna dhe shpjegime për numrin, llojet, shtrirjen territoriale, intensitetin dhe format e kriminalitetit në Republikën e Shqipërisë, si dhe drejtimet dhe përparësitë në luftën ndaj kriminalitetit.

2. Nuk lejohet njoftimi për çështje konkrete, me përjashtim të çështjeve të dërguara me vendim të Kuvendit ».

Për më tepër, në nenin 4 “Parime të përgjithshme” të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, pika 5, parashikohet shprehimisht se: “Komisionet hetimore të Kuvendit paraqesin rekomandime në seancë plenare dhe, kur këto miratohen, i dërgohen Prokurorit të Përgjithshëm për marrjen e masave të mëtejshme”.

Gjithashtu, edhe vendimit i Kuvendit  të Republikës së Shqipërisë nr. 82, datë 23.01.2011, “Për ngritjen e komisionit hetimor …”, ka parashikuar se objekti i tij nuk shtrihet në ato çështje dhe rrethana për të cilat Prokuroria e Republikës së Shqipërisë ka filluar procedimin penal sipas ligjit”.

Siç vërehet, ekzistojnë një sërë dispozitash që rregullojnë marrëdhëniet e Prokurorit të Përgjithshëm me Kuvendin e Shqipërisë, ndaj, dua tju sqaroj se pjesëmarrja ime në çështjen objekt hetimi i komisionit hetimor është tërësisht e bazuar me pozicionin tim kushtetues si prokurori më i lartë.

Njëkohësisht, me këtë rast, ju bëj prezent gadishmërinë e Prokurorisë Shqiptare, në mbështetje të ligjit “për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë” dhe atij për “komisionet hetimore”, për të vlerësuar seriozisht çdo rekomandim që Kuvendi i Shqipërisë do të na përcjellë në përfundim të këtij hetimi parlamentar.

Prokuroria Shqiptare është duke kryer hetimet e saj për ngjarjet e ndodhura në datën 21 Janar. Këto hetime, po zhvillohen në mënyrë të gjithanshme, objektive dhe profesionale. Veprimtaria hetimore e drejtuar nga prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane është orientuar si drejt hetimit te  përfshirjes së strukturave shtetërore të ngarkuara me sigurinë e institucioneve publike dhe të rendit publik ashtu edhe në drejtim të hetimit të ushtrimit të dhunës, nxitësve e organizatoreve te saj.

Çdo ngjarje kriminale e cila ka ndodhur ne datën 21 janar, është objekt i hetimit penal të prokurorisë dhe vetëm në përfundim të hetimit të kësaj çështje, Prokuroria Shqiptare do të ketë një konkluzion përfundimtar, mbështetur në rezultatet e një hetimi të plotë.

Ndaj, më duhet të vërej, se çdo çështje që komisioni parlamentar është duke hetuar rreth këtyre ngjarjeve, është në mënyrë integrale e lidhur me hetimin penal të fakteve që po heton vetë prokuroria.

Në këto kushte, për shkak të:

1.    Pasjes së çështjes nën hetim dhe

2.    Kufizimit ligjor që parashikon ligji “për organizimin dhe funksionimin e prokurorise” për të njoftuar kuvendin për çështje të veçanta

ju bëj me dije se nuk mund tu përgjigjem pyetjeve tuaja në funksion të objektit të hetimit të këtij komisioni.

Më duhet të respektoj ligjin dhe jam e vendosur të veproj vetëm mbi bazën e ligjit.

Ky është një qëndrim në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit.

Ju faleminderit !

me kan bo magji apo si o puna mer jahu!?! :X

 ju qe thoni qe s'beri mire

ajo nuk shkoi me fjale aty

shkoi dhe u lexoi nje mal me ligje qe i pengonin ata ta pyesnin

ta quajne nder qe u shkoi

 Ooopaaaa dhe SHISH.i,  ".. m'falni se jom pak me barre ..." u tha Bariu atyre..hahahahahaha, Sala si po peson, me grusht ballit.

Shume dirty tingellon titulli :O

P.S. Nqs kryeprokoruria do ishte kryeprokurori, si do ishte titulli, Nje burre dhe gjashte burra?

 E ke gabim, titulli eshte shume i gjetur. 

Ne rastin qe thua, do te ishte "nje burre dhe gjashte bura."

Tani si perfundim, sipari po mbyllet ne aktin e fundit te muskujve institucionale. Ligjet dolen shpatarisht ne shesh dhe perfundimi i hetimeve profesionale do jete:

1. Gjobe drejtuesve te PS per dhune gjate demonstrates. Nga nje vit burg atyre te shtateve qe ka pamje filmike.

2. Verejtje gardisteve per kalim kompetencash.

Dhe keto jane me e shumta qe mund te arrihen nga ushtrimi dhe zbatimi i ligjeve, se me hapin e vrullshem te hetimeve dhe dedikimin e prokuroreve tane shume prej ketyre te denuarve do te lirohen, sic po behet me tre te ndaluarit e Gerdecit. 

I vetmi mesim qe morem, eshte qe ne Shqiperi paska ligje qe i veshin sipas stines...

 

 vetem se ai kalimi i kompetencave ka si pasoje vrasjen (thote prokuroria sot)

verejtja ne kete rast jepet cdo dite ne burg nga 20 vjet deri ne burgim te perjetshem (25 vjet dmth)

 

ka kohe qe berisha e ka vene te ngrohet kete corben e "paktit" apo te "amnistise" dhe disa here mendimi ka kerkuar liri ne fjale.

gjegie provash, pakt, amnisti, mbijetese

 

Gene - Une do kisha shume deshire qe ligji te zbatohej ne ekstrem per te dy palet. Gjithmone ka nje fillim dhe inshallah qofte ky i mbare ne kete rast, pavaresisht se historia e institucioneve tona na ka treguar se qendrimet e tyre nuk perkojne me interesat e popullit. Me pesimizem kam nje ndjenje se reagimet e tanishme si nga prokuroria, presidenti dhe SHISH jane me teper per te mbrojtur karriget personale, sesa ne emer te institucionit.

Ne perfundim, do shikojme si do reagoje gjykata dhe cfare lloj mbrojtje do bejne te dy palet. Po flas vetem ne reference te ligjit, sepse moralisht dhe politikisht e dime se kush duhet denuar. Meqe moralisht dhe politisht institucionet dermetani jane treguar te papergjegjshme,  une nuk pres shume nga asnjeri, prandaj kam dhene ato konkluzionet me siper.

 E kuptova gaia ku eshte problemi yne ne komunikim.

Thelbi qendron tek ajo fjala "pale" qe ke perdorur dhe qe nuk ka vend sot.

 

Gjithsesi, po te vij pas avazit dhe po i konsiderojme bashke vrasesit dhe organizatoret e protestes (gje qe eshte krejtesisht jashte cdo llogjike sociale)

 

Ta zeme se do te vertetohen te gjitha akuzat e ngritura. 

 

1- akuze per thirrje per permbysje te rendit kushtetues (akuza qe tha se ka bere policia) - x-deri 3 vite burg (pa precedente 0 dite burg)

2- tejkalim kompetence me pasoje shkaktimin e vdekjes se 3 personave - 20 vjet deri burgin te perjetshme (le te themi 20 vjet se nuk kane precedente)

 

Edhe pse i trajtuam si PALE (padrejtesisht), te duket se ka ndonje vend per SIMETRI ketu?

 

E gjithsesi problemi qendron sot ne faktin se po instalohet nje diktature ne shqiperi.

jane shpallur (gati zyrtarisht) armiq:

- presidenti

- prokuroria

- sherbimi informativ

- politikanet opozitare

- populli qe proteston kunder berishes

 

Fillimi i daljes nga bataku eshte qendrimi i vendosur e cdo shqipetari te ndershem.

JO, NUK DUA DIKTATURE NE SHQIPERI, NUK E PRANOJ DIKTATUREN E BERISHES! 

Ky qendrim nuk shprehet ne forme betimi por fillon duke i hequr berishes mundesine e lehtesimit te barres (gje qe qi e ben duke u bere pale me opoziten dhe duke marre deklarata bashkefajsie nga deputetet dele qe komandon) 

 

Nese ti nuk je e mendimit qe duhet larguar urgjentisht berisha nga pushteti (sepse drejton dhe mbron nje qeveri kusaresh, sepse i njohu vetes publikisht te drejten per te vjedhur, sepse masakroi 3 vete ne bulevard dhe premtoi 300 te vrare te tjere, sepse po pepiqet te instaloje nje diktature ne shqiperi), atehere debati eshte i kote. Nese ti mendon se duhet larguar, mund te diskutohen menyra plot se si "mishi te piqet dhe helli te mos digjet" (qe te mos i fitoje rama zgjedhjet e parakoheshme - eshte normale qe personat te cilet e kane kritikuar fort, nuk mund te ndihen rehat kur lufta e tyre perkon edhe me favorizimin e dikujt qe nuk duan) por keto behen gjate fushates elektorale. 

Une do thosha Nje zonje, edhe nja gjashte spurdhjaker......

ca te komentosh ne kete mishmash e ca te lesh pa komentu..Jena katandis me pa Inen si femra fatale, shpetimtarja e institucioneve te padukshme..

 Borbardha dhe 6 xhuxha.*

 

*Xhuxhi imadh eshte duke bere roje tek shtepia.

ata jane te zgjedhur nga populli

Gabim Permetar.  Si mbas sistemit zgjedhor te Republikes se Albananeve (proporcional rajonal me lista te mbyllura) ata jane te zgjedhur nga Saliu.  Populli, e shumta qe ka bere eshte qe ka votuar per partine e saliut (akt per te cilin ka shume dyshime qe te kete ndodhur ne ate shkallet qe shpallet qe te kete ndodhur).

Ata perseri nga populli jane zgjedhur: Kandidatet per cdo qark (zonat ndarese) ishin bere te njohur nga te gjitha partite perpara se te votohej. Pra pak a shume votohej per partine por edhe per kandidatin. Ndersa Ina ishte 100% zgjedhje e Sales dhe e pavotuar nga njerezit. Nuk ka ekuivalence ne ate mes - mos insisto kot.

Nuk po them qe ka ekuivalence.  Nuk ka te zgjedhur nga populli ne ate vend ne asnje nivel.  Kandidatet ishin bere te njohur por ata ishin zgjedhur nga Saliu e jo nga populli.  Ketej nga anet tona ka primary edhe per kandidaturen e nje partije per cdo pozicion zyrtar.  Mund te dale dikush e te kandidoje kunder Obames ne zgjedhjet primare te partise demokratike ne zgjedhjet e ardhshme, edhe pse ai eshte presidenti ne detyre.  Ina Rama thjesht zbatoi ligjin, pavaresisht se eshte e zgjidhur apo jo.

Kjo qe i beri Ina Rama atyre Burave quhet:

"The dhime alla grande"

 pas asaj qe beri i do shtuar edhe nje r tjeter

Nuk pres tè bèj heroin as ina rama e as bamir topi e as edi rama...zgjidhja e problemit nuk vjen nga kèta...por nga njerzit nè shesh..do tè jetè mjaft e lehtè tè thyhen si kèrcinj tè vetmuar nè se nuk mbèshteten nga populli...

cer lesh shteti, e cer lesh mileti jemi ne, kur nuk biem dakort me nj-tj as per ligjet qe kemi bo vete smiley

Kuptuan dicka te qarte qe e dinin qe do tu ndodhte sepse nuk jane idiote, por vecse pagatore kokeulur.

Kryeprokurorja mbajti nje relacion per ti shpetuar vecse ata,  per ti shpetuar nga show qe duhej te jepnin dhe te benin pjese edhe perfaqesuesin e akuzes. Cdokush e di sot ne Shqiperi qe Parlamenti shqiptar eshte teatri absurd dhe tallja me e madhe qe behet me perfaqesimin. Ajo nuk kishte ndergjegjen te ishte pjese. megjithate ne pjesene pare i ruajti nderin atyre burreceve qe kerkonin te luanin me "shkopa-cingtha".

Largimi ishte i parashikuar, si dhe pyetjet ne mungese ishin te parashikuara per te ruajtur nderin e Shefit, gje qe i morri me teper nderin.

1. Ajo u kujtoi se Ligji nuk lejon dy hetime paralele ku organi i prokurorise ka detyrimin per te mos lejuar askend te nderhyje. Aq me teper komisione qe jane politikisht te iniciuara.

2. Ajo u kujtoi se ajo eshte pjese e organit qe zbaton ligjin dhe ai qe zbaton ligjin nuk jep llogari ndaj atij qe e harton ligjin per menyrat se si e zbaton, por vetem nese e zbaton.

3. Ajo i degjeneroi ata pusht-etare dhe u tha qe ju jeni vecse pjesa e pare e rrokjes perderisa merrni persiper per te delegjitimuar organin e zbatimit te ligjit.

Ajo u tregoi se kush ishte lavirja, qe ata, te ndershmit e permendnin ne cdo tribune partiake/bande.

 

 Po te ishin burra, keta te gjashtet, duhet te jepnin dorheqjen nga ky angazhim i turpshem dhe te shkonin tek ai Burri qe i ka urdheruar dhe ti thonin se "Silvia Konti e ka marr seriozisht kete pune dhe nuk tutet me as nga ne dhe as nga ty, e burr!!"

 Ju qe ankoheni per presidentin e prokuroren qe nuk paraqiten.
Po harroni qe nuk po behet fjale per vjedhje nga PD, dhe presidenti e prokuroria te mos ndihen, sepse edhe PS vjedh.

Po flasim per tre te vdekur, e pare ashiqare ne kamera, gjithcka me nderkombetare rrotull, dhe po flasim per nje alibi qesharake e ketij krimi, si "puc", kur te gjithe e dime mire qe fjala "puc" hyri ne loje vetem pasi u vertetua me filmime vrasja.

Si mund te pretendoni qe presidenti e prokuroria te behen bashkeautore te kesaj vrasjeje, duke mbeshtetur kete alibi qesharake, vetem se ua kerkon Berisha? E verteta nuk ka ku shkon, do te dale. Qofte nga prokuroria, qofte nga opozita nepermjet hetimeve nderkombetare. S'kane pse te mbyten bashke me Berishen.

 Ore paske qene i pagdhendur fare ti, keto vrasje jane te dokumentuara nga prokuroria, ti po me merresh me  "Cili jeni ju z. Sorge" Nuk mbulohet mooti me churre, shoku. Kjo qe po ben ti eshte thjesht propogande. Kete person e ka thirur prokuroria dhe e ka hetuar dhe pastaj e ka lene te lire, se ka qene nje 73 vjeçar, me nje barre hallesh, dhe ti po na e ben axhent. turp per intelektin tend, qe qenka nen mesatar

Po cila prokurori or lumadh.........

Shpjegimet e kesaj video jane aq te mjera e qesharake ... Te vjen ne mend nje skene ng Sienfeld, The Spitter. Po kjo juaja as humor nuk arrin te krijoje. Mjerim mental.

Ajo qe ka rendesi nuk kane shpjegimet, por fakti, vete video, qe ai perballe e ka vrare te ndjerin.

Permenda shpjegimet se tek ato kerkova ndonje gje ne favor te asaj qe pretendon, se ne video nuk ka asgje qe te mbroje idene tende.

Nejse, me qejf eshte dhe kjo pune.

 O ti maks meto.

1. Plumbi ishte ne krah te djathte. Burri ishte ne krah te majte.

2. Plumbi ishte 9 mm. Cfaredo arme te kishte burri, do te ishte me e vogel.

3. Trupi u terhoq pas dhe djathtas, sepse i erdhi plumbi nga para dhe djathtas. Po t'i kishte ardhur nga plaku, do te kishte terheqje ndryshe.

4. Kryeministria ka kamera te montuara perballe. Qe aty shihet mire se kush e ka varre. Po ta kishte vrare plaku, kujton se s'do ta benin publike?

5. Plaku leviz ne te njejtin moment qe qellohet Ziveri, sepse ne ate cast qellohen, dhe po ta shohesh, ne ate cast terhiqen te gjithe.

6. Plaku shkon "gjakftohte" pas kollones, sepse nuk e ka pare ende qe Ziveri eshte vrare dhe eshte perqendruar te ata qe qellojne, me mendjen se jane manover.  

7. Pasi fshihet pas kolones, sapo sheh qe Ziveri ka rene ne toke, ai ben hapa qe ta ndihmoje. Vijne te tjere, dhe ai fshihet prape pas kolones.

8. Djali qe ia fut vrapit, ia fut sepse pa nje qe u vra. Normale.

9. As Berisha dhe asnje tjeter nuk e ka mohuar qe eshte vrare nga garda, por jane shfajesuar qe kane "bere detyren".

10. Ne videon e balkanweb, kur transmetohet me cilesi, jo si ne internet, duket qe te shtenat nga gardisti jane leshuar ne te njejten kohe qe bie dhe Ziveri.

11. Gazetari i ABC u plagos ne dore, dhe tha qe plumbi erdhi nga garda. 

12. Djali i plagosur ne fyt, qe eshte ne spital, tha qe plumbi i erdhi nga garda.

13. Hekuran Deda kishte gazetarin midis vetes dhe kryeimnistrise. U qellua gazetari, u qellua Hekuran Deda. Nga i njejti drejtim.

14. Hekuran Deda u qellua ne te majte te kokes. Ne video duket qarte qe nga ana e majte kishte kryeministrine.

15. Hekuran Deda u qellua me te njejtin lloj plumbi si Ziver Veizi, ne te njejtin fragment sekonde. Shikoje ketu.

16. Asnje nuk e ka mohuar qe eshte vrare nga garda, sic thashe me lart, as nga Berisha, as nga PD, as nga mediat e huaja, as nga logjika 1+1=2. Shfajesimi i Berishes, e perseris, eshte qe garda ka bere detyren e mund te kene qene rikoshet. Jo qe nuk ka ardhur nga garda.

17. Para se te vertetohej qe ishin vrare nga garda, Berisha tha qe ishin vrare nga afer, me silenciator. Videot e vertetuan ndryshe. Ke po mbronte?

18. Propagande e semure dhe enveriste eshte ajo qe beni ju, propagande qe as Berisha vete s'e ben. Nuk e di nga vini, por sado i ndyre qe eshte Berisha, as ai s'e ben kete propagande te kote.

o analize e plote

sala e dime qe do e heqi inen, po se lan salen te vendosi kryeprokurorin dhe ta emerojn te huajt, do te te propozoj ty

Kete fjaline tende, ta marr si shenje qe duhet te pres e te postosh kundervenie logjike te atyre qe kam thene, apo thjesht si gam-gam sporadik?

me pelqeu sinqerisht ajo qe ke shkrujt. i kisha pas at mendime por skisha pas nerva me i shkrujt. bravo!

 aha, ok. sorry, por jam mesuar me sulme.

te mirekuptoj!

AM-TR, edhe nese shkarkohet prokurorja, nuk mund te mbyllet dosja per vrasje ndaj njerezve. Ajo duhet te kaloje patjeter ne gjykate. Edhe pas 20 vjetesh. Mbase Saliu nuk mund te jete gjalle, por procedura duhet te kete mbyllje per vrasjen. Dhe vrasja ka te fajshem. Sepse nuk jane vertem tre por ekspertiza ka 23 te plagosur dhe te vrare. Pak me pak se Gerdeci. Qe edhe ky nuk mund te mbyllet pavaresisht se dikush mund te lirohet me kusht ose ti shpetoje procedures.

Aq me keq nese e merr ne dore nje prokuror i huaj. Ai do ta ndertoje akuzen( sigurisht sipas provave) ne menyre te atille ashtu sic dine te ndertojne akuzat prokuroret ne perndim kur ka vrasje ndaj te pafajshmit. me zi do ta kete ai qe ka qelluar dhe ai qe ka urdheruar. Nuk ka rrugdalje AM_TR. ndryshe Berisha duhet ta rrisi eskorten edhe kater here me shume per aresye te vetgjyqesise. Dhe per kete nuk e shpeton kulla si ne veriun e Shqiperise. Sepse ligji shkurton kohen e ngujimit dhe e ben nul vetegjyqesine.

1. Viktima eshte qelluar nga perballe, por sigurisht ty te ka "shpetuar" ky moment.

2. Disa pistoleta jane te kalibrit 9 mm

3. lexo piken 1

4. Dhe do ta shohim

5. Plaku ndryshe nga te tjeret nuk terhiqet, por ben levizjet me te dyshimta ne bote.

6-17 humbje kohe

18. Se ku e sheh ti propaganden enveriste tek une, nje zot e di, por une te garantoj, qe me ata qe kane qene me prane Enverit dhe partise se tij, po shfaqesh ti. Sa per ndyresine, ne do benim mire qe ne fjaloret etimologjike ta zevendosinim shpjegimin perkates, me ate : socialistat shqiptare dhe elektorati i tyre. Ne kete rast do te merrte kuptim ndyresia.  

 1. Viktima eshte qelluar nga perballe, por sigurisht ty te ka "shpetuar" ky moment.

 

Po pra, nga perballe thashe. Plaku ishte majtas. Pse genjen?

C'na humb kohen, o tip. Doli Berisha e vete garda sapo tha qe kreu detyren qe i vrau, ti vazhdon. E pyet ku e sheh propaganden enveriste. Ik te PPSH se me duket se pranojne. 

 

 Nje pyetje 1000£. Mos eshte valle ai qerosi , i dyti nga e majta jone, Torrosi i Big Brother-it?

Ne qofte ky, aferim, se ky nuk qe ne gjendje te fitonte BB, e jo me te fitoje kauzen e Doktorrrrit

masaker! 6 me 1 :-D

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).