Ata që kanë pak memorie e dinë se si proteston dhe demonstron populli. Deputetët e vjetër të Partisë Socialiste kanë qenë dëshmitarë se kur njerëzit ishin të mllefosur, nuk kishin nevojë as për ftesa, as për thirrje, as për drejtim. Problemi qëndroi pikërisht më pas. Kur politika u përpoq ta shfrytëzonte inatin popullor. Sot nuk proteston populli. Janë vetëm stimulantë të hedhur ditë pas dite nga kryetari i Partisë Socialiste dhe disa të tjerë pa parti, për të provokuar një reagim të ëndërruar popullor, që në fakt mbetet vetëm shfrytëzim jonjerëzor dhe jopartiak i elektoratit socialist. Për dy vjet me radhë ky elektorat është përdorur dhe keqpërdorur si asnjëherë më parë, vetëm për gabimet politike të një kryetari që vetëdeklarohet jo politikan. U përdor edhe më 21 janar.

Nëse do të ishte populli që e kërkonte 21 janarin, nuk do të kishte polici e gardistë t’i mbante ata larg kangjellave të Kryeministrisë. Nëse do të ishte populli që e kërkonte 21 janarin, jo vetëm një Berishë të ishte në zyrë, por pesë të tillë, nuk do të mund dot të rezistonin. 21 janari ishte krijim, dirigjim, orkestrim, regji e kryetarit të Partisë Socialiste. Aktorët nuk ishin deputetët apo aleatët, por një grup njerëzish që mund të rezultojnë edhe pa parti fare. Populli (sa shumë flitet në emër të tij, edhe në këtë shkrim po bëhet i njëjti gabim) nuk demonstron jo pse është i kënaqur dhe jeton ditë të begata e të lumtura. Jo pse gjithçka në këtë vend vete fjollë. Jo pse nuk është i mbytur nga faturat e nga çmimet që ngrihen çdo ditë, e sidomos në kohë trazirash politike (si nuk flet asnjë për çmimin e karburantit që s’po njeh ndalje). Por sepse duket i lodhur. I lodhur me këtë politikë që për kaq shumë vjet e ka masakruar duke e përdorur. I lodhur që e gënjejnë dhe që e mashtrojnë. I lodhur që flasin në emër të tij, por nuk bëjnë asgjë për të. Populli ndihet i lodhur nga humbja e përditshme e besimit.

Përse duhet t’i besojë populli, ose më saktë “populli opozitar” kryetarit të opozitës? A nuk ishte ky kryetar që pikërisht këtë popull që përgatitej të bëhej “populli pozitar” e la sërish “popull opozitar” vetëm për kapriçiot e tij? Gjithçka rrodhi më pas, çdo protestë, çdo tension, çdo “drekë Krokodili”, çdo telefonatë 100 minutëshe, çdo grevë dhe grevë urie, 21 janari e 28 janari e të gjitha datat që janë përgatitur e përgatiten në të gjithë Shqipërinë, janë pasoja të kapriçios së një njeriu të vetëm. Një njeri i vetëm që po merr zvarrë gjithë Shqipërinë. Atëherë përse duhet të protestojë populli?

A është kjo qeveri më e pastra, më e kulluara, më e ëmbla dhe më punëtorja që mund të ketë nxjerrë ndonjëherë Shqipëria. Askush, madje as vetë Kryeministri nuk e pohon një gjë të tillë. Por është një qeveri legjitime. Dhe është legjitime pikërisht me sistemin që propozoi kryetari. Është e dhimbshme, por ja që ky është sistemi. Nuk e duam Berishën. Jemi 600 mijë votues. Por ç’t’i bëjmë që e duan 700 mijë të tjerë. Po të çohet edhe PD nga ana e saj edhe të thotë: Jemi dakord të heqim Berishën nga Kryeministër dhe nga partia, por hiqni edhe ju kryetarin nga bashkia dhe nga PS-ja, ndryshe s’bëjmë negociata. Ç’do të ndodhë?! E për më tepër që zgjedhjet e 2009 janë certifikuar nga ndërkombëtarët, e në çdo ardhje në Shqipëri (jemi bërë si vend i botës së shtatë, se edhe te vendet e botës së tretë nuk shkojnë kaq shpesh ndërkombëtarët) ata kanë të njëjtin refren. Atëherë si i bëhet? Patjetër mbaje në tension qeverinë, por jo Shqipërinë. Ushtro trysni mbi Berishën, Metën, Bashën etj., por mos preso mbi një komb të tërë. Sulmo Kryeministrin, kryeparlamentaren, kreun e LSI-së, por jo Kryeministrinë, Parlamentin dhe godinën e partisë. Socialistët zgjodhën 65 deputetë, por nuk është faji i tyre që dëgjohen vetëm katër a pesë. Me 65 deputetë është e pamundur të ndihesh inferior në Kuvendin shqiptar, veçse nëse e dëshiron vetë një gjë të tillë.

Edhe Berisha nga ana e tij duhet ta lërë mënjanë krenarinë, apo nderin kalorësiak. “Sy më sy e dhëmb për dhëmbë”, nuk është një gjetje për vendin anëtar të NATO-s. Berisha duhet të tërhiqet nga presioni mbi krerët e institucioneve të larta të vendit. Tekefundit përgjegjësi ka edhe ai, si propozuesi dhe mbështetësi i tyre. Le të bëjnë punën e tyre. Berisha si politikan i vjetër duhet ta dijë se nëse i zë dikujt të gjitha shtigjet, qoftë ky edhe lepur, ai për të shpëtuar do të të hidhet te sytë. E faji i Berishës qëndron se ai ia zuri të gjitha shtigjet kryetarit të PS-së. Nëse sot komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet do të ishte funksional, ndoshta nuk do të ishim këtu ku jemi, me një Shqipëri të kthyer shumë vite pas, e me ndërkombëtarët e alarmuar.

Në këto dy vjet, të dyja palët kanë përgjegjësi për situatën. Ata s’mund të gjejnë kush vjen e para, shkaku, apo pasoja, por realisht sot duhet të kujdesen më shumë pikërisht për ata që betohen më shumë, për shqiptarët. Populli nuk demonstroi. Këmbëngulja e kreut të PS-së dhe të tjerë krerëve mediatikë, duket jashtë çdo logjike politike dhe brenda logjikës “s’kam ç’humbas më” (populli humbet dhe shumë madje). Populli nuk demonstroi, por kjo s’do të thotë se është i kënaqur.

86 Komente

Po të çohet edhe PD nga ana e saj edhe të thotë: Jemi dakord të heqim Berishën nga Kryeministër dhe nga partia, por hiqni edhe ju kryetarin nga bashkia dhe nga PS-ja, ndryshe s’bëjmë negociata. Ç’do të ndodhë?!

Une jame dakort per veten time ,kete kerkon ai 40% gri i popullates qe nuk bejne pjese as tek 30% i militanteve te PD  dhe as tek 30% militanteve te PS..

Jo jo, nga partia (demokratike) te mos e heqin Berishen ! Askush nuk e kerkon kete ! Ta heqin nga karrikja e kryeministrit ! Edhe pse, dy prej tyre e kerkuan sot. Pa sukses.

Sa per Ramen, ai nuk ka asnje post ekzekutiv. Kryetar bashkie ai eshte zgjedhur drejtperdrejt nga votuesit tiranas, ne ndryshim nga kryeministri, te cilin e perzgjedh partia fituese ne zgjedhje. Te perzgjedhe nje tjeter tani.
 

Kryetare partie, ata le te rrine sa te jete jeta !

Stalker, memorandumi i Mustafajt kerkonte nder te tjera qe PD-ja t'i kthehej parimeve te djathta, ne mbrojtje te ish te perndjekurve (OK ketu) dhe bizneseve te medha, dhe te hiqte dore nga ca politika sociale tipike per partite e majta.

Ja dhe mendte e Mustafajt per situaten.

Me jep ndonje burim (link) per kete. Nuk kam gjetur asgje...

kerkova po nuk gjeta. kete e degjova ne lajmet e tch-se, qe kishte siguruar nje kopje te memorandumit.

ja dhe reflektimi i menjehershem i gazetes Shqip,  pas konstatimeve te ambasadorit amerikan Arvizu te intervista e famshme dhene VOA-s.. e ''braktisi'' dhe ''Shqip''  opoziten.  po e lane Edin vetem, apo...

Arvizu:  Shikoni shtypin në Shqipëri, që mund të shërbejë si një matës i mirë i faktit që demokracia po funksionon. Tri prej katër gazetave ditore me qarkullimin më të madh, Gazeta Shqiptare, Shekulli dhe Shqip, janë pro opozitës, ose anojnë nga opozita. Në televizion, stacioni më i madh privat, më popullori, Top Channel, anon nga opozita.

....pra,e rregulloj direkt sjelljen Shqip.  nuk eshte mire te behesh kundra amerikaneve.smiley

     Bulo xhani, ke ke lexuar,  qe te  kete shkruar "Kunder amerikaneve"...? Valle  personalisht  Arvizune, me sakte ndonje budallallek te Tij, si ato qe leshovi, jashte tere kontekstit te menyres se tefolurit  te nje diplomati, e pasi qe dikush ja ve ne dukje, pse jo dhe e perflet, per ato qe leshovi,  si  shprehej te panevojshme dhe biles si ndezese, per situaten e krijuar, si shprehje te Haxhi Plases, apo si dhe eshte etiketuar jo pake ne shtypine dites, si te nje loloje,i cili pa e njohur mire Shqiperine dhe shqiptaret nna doli ekspert vleresimi te figuarave ...te ketij fare shteti, Ju e quani antiamerikan..?Jo  more e ke gabim.

gerrrava,  ke kam quajtur antiamerikan une qe e paskam gabim?

 Bulo, njeren prej atyre "r" shih mos i gjeje vendin! Se dyti ne rreshtin T`uaj te fundit  ka nje nenkuptim. Po dhe ne se  nuk e ke thene, sa thashe une,  nuk eshte se te bera hatane o burre!

Edhe Berisha nga ana e tij duhet ta lërë mënjanë krenarinë, apo nderin kalorësiak. “Sy më sy e dhëmb për dhëmbë”, nuk është një gjetje për vendin anëtar të NATO-s...

smiley

Me shkriu me kete. Pas nje artikulli kryekeput anti-Rama i shton edhe nje "Edhe Berisha..."

Populli yne nuk kerkon asgje i dashur. Populli yne eshte mesuar te vuaj nen shtypje.

Përse duhet t’i besojë populli, ose më saktë “populli opozitar” kryetarit të opozitës? A nuk ishte ky kryetar që pikërisht këtë popull që përgatitej të bëhej “populli pozitar” e la sërish “popull opozitar” vetëm për kapriçiot e tij?

Behet fjale per mos berjen e aleances me Meten?

 

Shiko, perballe psikopatise se Berishes, cdo alternative tjeter do te ishte me e mire.

Jo Olsib,nel peggio non c'e limite,thote Enzo Biaggi (me te duhet te jesh dakort)

Po mi Zana po, por e njoh alternativen tjeter dhe mqs. e konsideroj veten mjaftueshem racional di te dalloj se cila nga te dyja eshte me e keqja apo me e mira.

Jo ne kete pike je emocional

 Populli nuk demonstroi, por kjo s’do të thotë se është i kënaqur.

Po ç'farë ishin ata në demonstratë dhe ata 4 dëshmorët apo policë .Po prifti popull është ?

Ambasadori tregoi qartë (do ketë statistika me siguri ) se gazetat kundërshtare me qeverinë kanë shitje më të mëdha dmth shumica qenkan kundër qeverisë .Stacioni më popullor qenka opozitar i njëjti përfundim . Apo tymnajë e ambs .

“Shikoni shtypin në Shqipëri, që mund të shërbejë si një matës i mirë i faktit që demokracia po funksionon. Tri prej katër gazetave ditore me qarkullimin më të madh, Gazeta Shqiptare, Shekulli dhe Shqip, janë pro opozitës, ose anojnë nga opozita. Në televizion, stacioni më i madh privat, më popullori, Top Channel, anon nga opozita”

Ambasadori SHBA

 Unë s'mund të bëj mësim demokracie por demokracia fasadë fillon me sulmet kundër opozitës  deri në "zbutjen" apo nënshtrimin e saj dhe pastaj vujnë të tjerat pak nga pak (roma nuk është ndërtuar për një ditë ). A e dini ju se askush nga ministrat nuk mund të hedhë në gjygj një gazetar për shpifje me urdhër të salës dhe me qëllimin djallëzor që e vërteta të akuzohet për shpifje por jo në gjykatë .Ne jemi i vetmi vend në botë ku pushteti , opinjonistët analistët merren me opozitën që jo vetëm nuk qeveris por s'ka asnjë hapsirë demokratike të për bashkëpunim nga shumica .Në përgjithsi shumica e sotme është pushtuar nga arroganca dhe antiopozitarizmi nën mendësinë bolshevike (bolshevike =shumicë )që ne mund të vendosim ç'farë të  duam se jemi shumicë ; prandaj kemi 35 ligje të miratuara antikushtetuese që me hapësirat që i lejohen opozitës në një demokraci funksionale mund të mos ishin votuar.Po demokraci të duken sulmet ndaj institucioneve e presidentit për puç qëllimi është i njënjtë shuarja eantiopozitarizmit .

Ps: nga fjalëte  ambasadorit unë kuptoj se mbështetësit e opozitës janë mëtë shumtë ose s'është vërtetë ç'thotë ai.

Po te kujtosh se ç'eshte shkruar ketu per Berishen thua si fiton ne zgjedhje.E dru se po deshi prap fiton sepse me kete lufte prsonale qe i behet ineskohen mekanizma te çuditshem...Ve bast se edhe i anti te thekurit ketu te kutia e votojne...Spjegim tjeter nuk ka se si

Ky gazetari E.Orizaj eshte popull ? Aka dijeni ne ate vend ku ka gazetare si orizaj , se ne boten perketej ku jetojme edhe nje i vetem   me gure godinave e objekteve publikee me venie flake vetvetes vleresohet si  proteste nga  populli ?

Arizaj.  Nje 16 vjecar ne Vlore vdiq duke mbledhur skrap.  

Ne Durres, ne qytetin e bukur turistik qe KM-ja do t'ia inaguroje sezonin turistik me gaga e me gugu, 30 shtylla elektrike ne bulevard buze detit ishin vjedhur per t'u shitur per skrap.  Si popull i korruptuar qe jemi (qe thote ambasadori) une do kisha preferuar qe ai 16 vjecari te vidhte shtyllat se sa te vdiste nen germadha fabrike.  Po nejse, mendja ime e korruptuar aq kupton. 

Tani ju, meqe jeni mbi e jashte politikaneve, dhe keni marre persiper te flisni per popullin e qe ia qani hallet e "pakenaqesite" jepini dum kesaj.  

Dhe me seriozisht, sa 700 dreqeve ua keni falur shpirtin????

Besoj e kupton qe njerezit mund te vdesin edhe duke vjedhur shtylla (madje probabiliteti eshte me i larte se ne germadhat e fabrikes).

Ua kane gjetur anen se ka kohe qe behet ... fatkeqesisht.  Kjo e shtyllave ne Durres ishte hera e dyte.  Por eshte gjithandej.  

PS: s'po advokoj ketu vjedhjen e shtyllave ne Shqiperi, por mbase me kupton ku e kam llafin.

Nuk e di tamam ku e ke llafin por me hamendje po them qe e ke qe pse detyrohen 16 vjecaret te vjedhin skrap per te shitur?

16 vjecari nuk po vidhte.  Ishte te ish-fabrika e llampave.  Duke germuar ne germadha.  As i pari e as i fundit. 

Keto te tjerat u vodhen.

Qe ta them me shkoqur, ajo qe thote Arizaj "pakenaqesi" eshte varferi.  Eshte thike ne palce.  Dhe numrat jane shume. 

Se pari, rahmet paste e vertet me vjen shume keq.

Se dyti, vec nese ish-fabrika e llampave ka qene prone e familjes qe po thua s'po vidhte. Ish-fabrika e llampave ka qene (dhe i bie te jete ende) prone e shtetit, pavaresisht se eshte germadhe. Ashtu i bie qe edhe 30 shtyllat nuk qenkan vjedhur. Pse nuk ka qene as i pari as i fundit nuk e legjitimizon dot marrjen.

Eshte verberi nese themi qe s'ka varferi ne Shqiperi. Nuk eshte zhdukur ndonjehere ne historine tone, me c'di une, keshtu qe s'ka pse presim te zhduket tani. Sidomos qe tani njerezit jane bere me egoiste, sistemi social eshte shume me i dobet, ekonomia (bazuar ne nr. e te punesuarve) po ashtu. Sa nga milioneret e sotem Shqiptare kane ndonje aktivitet bamiresie? Pyetje retorike smiley

Me kujtohet se si para 1990-es, bashke me time gjyshe, mblidhnim letra e kavanoza/shishe e i shisnim. Po ashtu mblidhnim kamomil, lule mellage, etj. per t'i shitur.

Or zoteri, ai djale po vidhte sepse paret qe duhet te investoheshin per jetesen e shkollimin e tij, kane 20 vjet qe shkojne ne drejtime te tjera.

Ja, pershembull, sic e pame edhe ne videon e Priftit, 700.000 Euro qe duhet te ishin edhe per ate djalosh po i fuste Meta ne xhepin e tij.

Nje gje eshte egoizmi e sistemi social, etj, etj... nje gje tjeter eshte kur ke nje shtet qe jo vetem s'funksionon sic duhet, por edhe te vjedh e te mjeron me teper se c'te ka mjeruar fati.

Te mbetet vecse te grumbullosh skrap, nderkohe qe Metes e shoke nga dhjami i teper s'po iu duket me qafa.

E për më tepër që zgjedhjet e 2009 janë certifikuar nga ndërkombëtarët, e në çdo ardhje në Shqipëri (jemi bërë si vend i botës së shtatë, se edhe te vendet e botës së tretë nuk shkojnë kaq shpesh ndërkombëtarët) ata kanë të njëjtin refren.

I perndershmi gazetar Harizaj. Ne kete shkrim, po mundohesh si shume e shume te tjere, qe te asimetrosh, te keqen, dhe po si shume te tjere, kerkon qe te keqen, tua veshesh te gjitha paleve. Po ne analizen qe u ben ti, faktoreve, shpesh here je kontravers, me ato qe thua.  Per sa me siper, asnje nuk ka thene, se zgjedhjet nuk jane legjitime, dhe ketu eshte dhe e keqja, apo padituria, apo keqdashja juaj. Zgjedhjet opozita i ka pranuar, por ajo kerkon transparencen e ketyre zgjedhjeve, dhe, po e theksoj, ajo, opozita ka kerkuar jo rezultat ne tavoline, por transparencen e zgjedhjeve. Ti thua se keto zgjedhje jane çertifikuar nga nderkombetaret, por ç'ti themi atij pasazhit aq kuptimplote, per kauzen e opozites ".. se 30% e kutive te votimit, jane numeruar keq, apo shume keq..." Dhe ju duhet ta dini, se per nje rezultat kaq te ngushte, gjithmone, dhe bota demokratike kete na e ka treguar, se eshte e mundeshme, kjo transparence. Shembujt per kete fakt nuk na mungojne.

Socialistët zgjodhën 65 deputetë, por nuk është faji i tyre që dëgjohen vetëm katër a pesë. Me 65 deputetë është e pamundur të ndihesh inferior në Kuvendin shqiptar, veçse nëse e dëshiron vetë një gjë të tillë.

Kete fraze, e ke shume te drejte, por per nje vend demokratik, per nje parlament demokratik, si ne çdo vend normal te botes ku ne jetojme, dhe per kete fakte ka plot. Por ti me poshte ben harikiri, pasi thua:

Berisha si politikan i vjetër duhet ta dijë se nëse i zë dikujt të gjitha shtigjet, qoftë ky edhe lepur, ai për të shpëtuar do të të hidhet te sytë. E faji i Berishës qëndron se ai ia zuri të gjitha shtigjet kryetarit të PS-së. 

Atehere, pse flet per pamundesi inferioriteti, çar te beje opozita, pse thua qe opozita ka me teper mundesi qe te loze rolin e saj , ashtu siç e kerkon vota qe ajo ka mare, apo te ushtroje te drejtat legjitime, qe çdo opozite ka ne boten demokratike. Pra i nderuar gazetar, ose nuk di, ose ben sikur nuk di, qe te dyja tregojne nje mungese te theksuar te profesionalizmit tend. Dhe me poshte vjen edhe perla jote e fajesise se drejtperdrejte:

Por është një qeveri legjitime. Dhe është legjitime pikërisht me sistemin që propozoi kryetari. Është e dhimbshme, por ja që ky është sistemi.

Mbase e vertete eshte ajo qe thua se ky eshte sistemi qe vete e zgjodhet, por i dashur, nuk eshte faji i sistemit qe ne kete vendin tone te mjere, po ndodhin aq e aq skandale, eshte vete menyra se si e perdorin sistemin politikanet tane arapçinj. Ata perpiqen qe te gjejne modalitete nga me te ndyrat, per ti vene shkopinj ne rota ketij sistemi. Do shembull? Ja: Sistemi qe propozoi , sipas teje,  kryetari, parashikonte qe nqs dy antare te KQZ, kishin dyshime per kutite, ato automatikisht hapeshin dhe rinumeroheshin. A ndodhi kjo? Jo, pasi perseri u gjeten artifica antiligjore, te ndyra, qe moren vulen edhe te asaj gjykate te komanduar, dhe ku qendron faji i sistemit ketu.? Tjeter. Me kushtetute, opozita, apo nje sasi e caktuar deputetesh ka te drejte te propozoje ngritjen e nje komisioni parlamentar. Dhe parlamenti automatikisht e ngre kete komision. Pse nuk e ngriti pozita kete komision? Po ketu faji i sistemit eshte? Pra i dashur Mondi, duhet te tregosh me gisht fajtorin, ao fajtoret. Vetem duke thene te verteten, mund te çlirohemi nga ajo.  Vetem atehere ti mund te jesh tamam nje gazetar i vertete, nga ata qe bejne epoke.

Ata perpiqen qe te gjejne modalitete nga me te ndyrat, per ti vene shkopinj ne rota ketij sistemi. Do shembull? Ja: Sistemi qe propozoi , sipas teje,  kryetari, parashikonte qe nqs dy antare te KQZ, kishin dyshime per kutite, ato automatikisht hapeshin dhe rinumeroheshin. A ndodhi kjo? Jo, pasi perseri u gjeten artifica antiligjore, te ndyra, qe moren vulen edhe te asaj gjykate te komanduar, dhe ku qendron faji i sistemit ketu.?

Per mos te thene qe abuzoni dhe beni propogande mund te permendni nje raste te vetem te  ndodhur gjate zgjedhjeve,do isha shume kurioz vertete..

 Ti po e ben si ai i meselese "... qe baba duret. -Po fakti? -Fakti o mrena.......

o alid une po them te tregosh nje rast qe te diskutojme rreth atij rasti qe ne se ditkemi gjer me sot..

 Rasti ishte qe me kutite e Fierit, qe Komisioni nuk i hapi, Se dyti rasti i Ruzhdies. Sa per raste te publikuara dhe te njohura zyrtarisht. Besoj se ta bera qefin.

Ruzhdia. Apo nuk eshte rast? smiley

Po ke shume te drejte por ne rastin e ruzhdies me sa kame lexuar ndodhi qe pas ankeses se  komin  socialist filloj procedura e ankimit dhe ne fund kjo qender u shpalle e  pa vlefshme ...ligji funksionoj..

dmth ishte rast. dmth eshte tregues qe zgjedhjet jane MASAKRUAR. Apo nuk eshte rast? 

me fal te te bej nje pyetje qe te sqarohemi mire; kerkove rast qe verteton masakren zgjedhore apo rast qe ligji funksionon?

ky eshte thjesht pergjithesim i shpejtuar...

pliiz, pergjigjju pyetjes.

 Rasti ishte qe me kutite e Fierit, qe Komisioni nuk i hapi, Se dyti rasti i Ruzhdies. Sa per raste te publikuara dhe te njohura zyrtarisht. Besoj se ta bera qefin.

?????????????!!!!!!!!!!

"Që nga ajo ditë, kur u mohua nga Garda, se qendra operative e ndërlidhjes nuk ka server, kemi ngritur dyshime për mos-bashkëpunimin me prokurorinë të drejtuesve të Gardës. Ata nuk dëshirojnë të identifikojnë urdhër-dhënësit dhe/ose personat e dyshuar në mesin e gardistëve të cilët kanë qëlluar drejt turmës me armë zjarri dhe fishekë luftarakë"-thuhet nga burimet e akuzës.

“Një pjesë e protestuesve kanë ardhur me armë të veçanta, pistoleta, çadra-pistoletë, stilolapsa-pistoletë. Por pjesa më e rëndësishme e kësaj ngjarjeje ishte në bunkerin e Fidelit, ku ndodhej Rama me Ruçin dhe Gjinushin, si dhe me eksponentët e tjerë të mafies dhe të ashtuquajturit gazetarë, që do të publikonin lajmet se, Berisha u arratis dhe se kërkoi strehim në ambasadën serbe. Por të gjitha janë dokumentuara”, tha Berisha.

Ka ndonje mendim nga Orizaj per keto pa futur popull ne mes ?

Menyra e te shkruarit interesante, por permbajtja le per te deshiruar. Njehere te shash njeren pale e pastaj tjetren per te ruajtur balancen dhe duke mos dal ne ndonje rezultat konkret nuk me duket dicka cilesore.

"Nese do te ishte populli qe e kerkonte 21 Janarin,nuk do te kishte polici e gardiste qe ti mbante larg kangjellave te KM. 21 Janari ishte krijim,dirigjim,orkestrim,regji e Kryetarit te Partise Socialiste"

Kendon:

Luan Zhegu.

Kur e lexoj kete kete artikull nga gazeta Shqip,edhe mua qe jam i asnjanshem me mbushet mendja 100 % qe keshtu mund te jete.

jam i asnjanshem

 Jo kaq brutal bre... na ler dhe neve te veme trurin ne pune, se mbase e kuptojme vete... smiley

O edmond arizaj, po si ore ben me teper fajtor ramen se berishen o kameleon i paturp!? Po s'ka me nevoje hic per krahasime, filloje historine nga 21 janari dhe perballe ke nje killer me 4 vrasje ne kurriz. Normal qe berisha ben qejf, kur ju gazetaret pa din e pa iman i beni fresk.

Nuk ka faj Arizaj dajosh,Piramida nuk do prishet.

burri i shtetit, burr shteti ngelet brado smiley

Po po e tha dhe Ambasadori Amerikon,shife tani kur tja filloje,thirrje per miting,anullim mitingu,thirrje per miting,anullim mitingu,deri kur ti thone:Ti vlla qenke burre Globi.

#-o

Se mos i futet arizaj ose ndonje mi tjeter atyre pronave te Lalzit?! Bah, meazallah. Shif cthuhet ketu nga dikush i quajtur Sam Dardha, pronar dhe manaxher i Albania Property Group. Se c'kam nje ndjenje qe kemi argiten me xenin prapa skenes, ishalla nuk po i bie ne qafe kot:

Albania - Lalzi Bay Resort – Frontline Apartments and Villas for Sale

Lalzi Bay Resort and Spa is located at the center of the prestigious Lalzi Bay in the North of Durres. This area is renowned for its beautiful unspoiled virgin sandy beaches and seclusion and privacy. Beautifully landscaped grounds, less than thirty minutes from Tirana International Airport. Stunning views of the Dauti mountain range from the rear, the resort is perfectly positioned to capitalize on Albania’s fast rising popularity and international prominence.

Hmmm, ky Dauti Montain ku bie??!!!

http://www.albaniapropertygroup.com/en/

 

Afer saliu mountain

 Vdekja e atij djali 16 vjeçar per skrap, tregon mjerimin e shoqerise shqiptare. 

Sa shume ju irriton e verteta kur ajo s'perputhet me rrjedhjen emociomilitante tuaj.

Populli nje here ne jave te xhumave falej qemoti, juve thoni tani se populli revoltohet nje here ne jave me telekomande; kete jave revoltohet Tirana, javen tjeter revoltohet Vlora, javen tjeter prap Tirana, javen tjeter Fieri, prap Tirana, Lushnja, e kshu me rradhe.

Sa militante te verber duhet te jeni qe jo vetem te pranoni protestat si zevendesim te rrugeve institucionale, por dhe te besoni qe vertet eshte populli duke protestuar, eshte sovrani?

Po ata qe s'protestojne, qe s'dalin ne protesta perkunder biletave falas nga partia, perkunder kercenimeve te partise dhe ofertave te partise per vende pune, ata s'jane gje popull, apo vetem keta fakirat qe bejne xhiro me autobuza vetem keta jane popull? lol

 

Xhibo, cfare jane ata qe protestojne per ty?

Reuters tha qe ne 21 janar ishin 100 000 protestues. Cfare jane ata per ty.

shkurt fare thuaje.

Reuters tha qe ne 21 janar ishin 100 000 protestues.

Mund te kene qene edhe 150 mije. Por sa per sqarim, besoj qe e di qe as Reuters nuk ka specialiste numerues turmash - madje keto numra i ka marre nga bashkepuntoret e vet Shqiptare. Ashtu sic kishte marre dhe foton e atij burrit me boje ne koke dhe i kishte vene dicituren qe ishte i plagosur e i lare me gjak (fotografi ishte Shqiptar).

ishin 10 mije. dakord? cfare jane keta dhjete mije per ty? mos beni sikur nuk e kuptoni pyetjen. nuk ka lidhje me shifrat 100 apo 200 mijeshe... qofte dhe 600 mijeshe.

ne fakt e nisa me xhibin dhe prisja pergjigje nga ai, po kur ha bythe turtulli ai, nuk ja terheq vemendjen asnje gje... vetem vazhdon kerrkerren e tij...

 Xhibo, nuk kam pas noi menje per te kundershtu, po persa ke thone me siper du me tu kundervu:

Sa militante te verber duhet te jeni qe jo vetem te pranoni protestat si zevendesim te rrugeve institucionale,

kujt i thu ti institucionala, kur ju, ose ma mir ai daktorrri juj, nuk i njef pervete instirucionet e ketij veni. Shembull: Komisionin parlamentar per trans. e zgj., prokurorine, qe i thote, perveç asaj llafjepiste, pjesmarres ne puç, Presidentit, qe s'ka asigjo n'dore, i thote pse s'me ke informu, pse nuk i dorzon ata gardistet qe kon vra, u bone 4 vete,  n'demostrate,  pse ka 33 vendime te Gjy. Kusht. qi i ka kthy mrapsh ligjet e kesaj porllolloje, qe i thona parliament, dhe hala nuk i zbato, etj, etj, etj. Kjko sa per institucionet e leshit, qe ju as i keni n'refene.

besoni qe vertet eshte populli duke protestuar, eshte sovrani?

Ke qu ti popull, apo sovran, se kshu e keni qef ju me e qujt, se kshu e qu ene i modhi juj, se ju menoni te gjithe me menjen e atij, PO ai Sala jot, me ato protestat e veta me molotov, qi ka '97 se deri sa erdhi n'pushtet '05, qe mlidhte gjthata njeres, a i qute popull ata.

PS

Xhibo, kur themi popull, nuk kemi parasysh 3 milioion shqiptare, po kemi parasysh ata qe kane interes qe per nje çeshtje te caktuar ne interes te tyre, te grumbullohen ne te drejten e tyre dhe te shprehin kenaqesine, apo pakenaqesi, per nje òeshtje, apo problem te caktuar. Sa per kujtese, meqene se je edhe filozofi i sales ketu n'blog.

Hajt tuqeta Mono!!!!!!

cfare jane ata qe protestojne

Jane hije te komunizmit, thote Fatos Baxhaku. Jane enverhoxhizime te perdorjes se popullit per te vrare kundershtarin:  Ne emer te popullit je i denuar me vdekje!

Shqipëria deri në zgjedhjet fundit nuk ishte një vend i trazuar, përkundrazi. Kishte plot hallem varfëri, myngesë shprese, korrupsion, rikthim të analfabetizmit, po kurrsesi një vend i paqetë. Sapo politika nisi të flaës në emër të popullit ( edhe kjo një hije tjetër e friskshme) gjërat shkuan për keq.

http://www.gazeta-shqip.com/opinion#/opi...

 

Jane supermena preshi, thote Edmond Tupja, qe ose fluturojne mbi presh, ose me presh:

Nga ana tjetër, të marrësh pjesë në një manifestim si manifestues dhe jo si sehirxhi, por të manifestosh nën drejtimin e një lideri, kësaj radhe pa gur, hu apo bombë Molotov në duar (si më 28 janar), tregon se lideri yt i dashur, i shtrenjtë dhe i vyer, të ka pajisur me një presh (nga ata të Kasharit, mundësisht) dhe ti fluturon, fluturon, fluturon duke besuar se kur ai, Njëshi, Lideri, Udhëheqësi, Komandanti apo Kryetari, të bëhet Kryeministër, gjithçka do të rregullohet për ty, se ti do të gjesh menjëherë punë, po kështu edhe jot shoqe, yt vëlla e jot kunatë, se do të marrësh menjëherë shtëpi, se fëmijët e tu do të shkojnë të studiojnë në fakultetin që u pëlqen, se kriza botërore do të marrë fund menjëherë, se ty kanë për të të ndodhur një mijë e një mrekullira...

http://www.panorama.com.al/panorama/inde...

 Nga ana tjetër, të marrësh pjesë në një manifestim si manifestues dhe jo si sehirxhi, por të manifestosh nën drejtimin e një lideri, kësaj radhe pa gur, hu apo bombë Molotov në duar (si më 28 janar), tregon se lideri yt i dashur, i shtrenjtë dhe i vyer, të ka pajisur me një presh (nga ata të Kasharit, mundësisht) dhe ti fluturon, fluturon, fluturon duke besuar se kur ai, Njëshi, Lideri, Udhëheqësi, Komandanti apo Kryetari, të bëhet Kryeministër, gjithçka do të rregullohet për ty, se ti do të gjesh menjëherë punë, po kështu edhe jot shoqe, yt vëlla e jot kunatë, se do të marrësh menjëherë shtëpi, se fëmijët e tu do të shkojnë të studiojnë në fakultetin që u pëlqen, se kriza botërore do të marrë fund menjëherë, se ty kanë për të të ndodhur një mijë e një mrekullira...

Xhibo qeka e kote qe tu merrke me ty. ti qeke i semure patologjik. Siç duket te paska fut noi shiringe te modhe ai sala ty, sa te paska qit syte venit dhe te paska qorru fare. Po si nuk i shikon mire gjonat mer burre i dheut. Ato qe ke bo ti, per 8 vjet, '97-'05, me shumice, ( siç duket i paskeni honger preshet me shumice n'at kohe dhe ju vika inot, se keta po u hakan racionin ju)sa na ke plas trute dhe veshet, per tete vjet rresht, nuk te kena thone gjo, i here e bon keta te tjeret, u bo nomi. Po pse i shikon gjonat me dy standarte more burre i dheut. Kur te flasesh per 21 dhhjetorin, te pakten bej nje autokritike, per gjithe ato bemat tuaja per keto tete vjet te shkuara.

ps.

Me fal qe te thashe boj autokritike, se kjo eshte fjale e huj per ju. Kur nuk i xihet faqja daktorrit tuj, per gjithato gjona qe ka bo n'kurriz te ketij populli te lumtur, aq me pak per ju qe i lepiheni atij, per nai kocke.

Hik ere pirdhu, thuj Baxhakut. Kontrollo referencat thuaj, se komunizem ke edhe ne Suedi, por nuk eshte njesoj me komunizmin qe pershkruhet aty. Qenka demagogji i teri komunizmi. Jo po po shohim demokracine liberale.

 E po kur flet  Edmond Tupja mua me vjen  me plas.I biri i Skenderit, fanatikut ne pakufi te Enver Hoxhes, Kreyredaktori i  'Punes", sipunit  te shokeve "te partise"imorali, unik ne tipin e vet sepse  nuk kishte nje si vehten, qe e beri Fotinine sa dhe desh kaperceu. Ky klysh, ne tere genet,  komunisti, qe te  gjitha krahesimet i ben nga zava e rripit rreth "aleteve". Qe  e la Doniken e shkrete(nene e djalit) sepse i jati ra ne burg.Dhe kjo nene e djalit te ndrroi jete    ne Kanada.Ky moralizues i madh,  qe i kane mbetur ne goje tere "aletet mashkullore e femrore te njerezve dhe te  qenve".Ky  "njerzor i madh", qe nuk e pa nje here  te veteme me sy te  birin ne Kanad dhe qe po e rrit ne munges et  nenes, nje familje Kanadeze.A duhet valle qe  ky surratsez, te na çaje derrasa morali.... per ne favor te demokracise ? Mua  JO!

  Me se pari le ta shofim te  arrije te flasi me te vellain, Ilirin, i cili krejt ndryshe nga ky bakalaro nuk e ka ngritur koken per te thene se ..nuk jam ai qe kam qene.Me dege e me rrenje.. Ja kush eshte.... Pedaguaku Edmond Tupja

 e mre, ju qi i kishit inat bjografite kur i bo birisha, dezha vy, refleksi bo tveten. po tkujtohet organizata baze mduket

 jo more djale jo!Nuk eshte biografia qe mua me irriton, por se te tillet, soj e sorollopi i tyre,  qe dje na kane bere... nuk e them, dalin sot, si vaj mbi uje dhe na japin leksione demokracie.... Ne se ajo qe ne u kerkojme (te  hedhin ne nje tas pake uje dhe te shikojne syrretrit e dikurshem)  dhe ty te  duket shume pune e madhe! Por vete te tillet, para se te dalin si "kerrja para gomares", vetem e vetem qe te  jene gjithenje perfituesa, le te  mos na ..rokanisin.Nuk marr leksione une prej  Tupes.Ju merrini! Por mos kujtoni se po u shpreh, si shprehet, se gjohja e gjete  ne  ne nje rresht me ata qe shpreheni dhe Ju,  eshte  vertete  me  "Ju",  gaboheni. Me "Ju" jo  jam, se kam qene e jam prej krijimit, me te ides se krijimit e jo te sotmit e atashuar. Ndaj them se  duhet  te jeni Ju me mua. Dhe per nje arresye tjeter; se te  tillet, nuk kane  shtylle kurrizore.Kane  vetem nje  si antene, qe vertitet e vertitet. Biografia  nuk eshte ne refene prej meje.Nuk ke kuptuar asgje nga ato qe lexove..

Ke te drejte e njihke shume mire, po ja, qe njeriu prandaj edhe degjeneron, nuk e ndalon dot! Po ai Arbeni vellai i tret ku behet?

 Artian ai,te dy te tjeret jane krejt ndryshe nga ky.I treti me duket ne Amerike

Ata që kanë pak memorie e dinë se si proteston dhe demonstron populli. Deputetët e vjetër të Partisë Socialiste kanë qenë dëshmitarë se kur njerëzit ishin të mllefosur, nuk kishin nevojë as për ftesa, as për thirrje, as për drejtim. Problemi qëndroi pikërisht më pas. Kur politika u përpoq ta shfrytëzonte inatin popullor. Sot nuk proteston populli. Janë vetëm stimulantë të hedhur ditë pas dite nga kryetari i Partisë Socialiste dhe disa të tjerë pa parti, për të provokuar një reagim të ëndërruar popullor, që në fakt mbetet vetëm shfrytëzim jonjerëzor dhe jopartiak i elektoratit socialist. Për dy vjet me radhë ky elektorat është përdorur dhe keqpërdorur si asnjëherë më parë, vetëm për gabimet politike të një kryetari që vetëdeklarohet jo politikan. U përdor edhe më 21 janar.

Kete argument e kam perpiluar tek PPU perpara disa ditesh, dhe me behet qejfi qe e kane rimare dhe te tjere. Plotesisht dakort me autorin e shkrimit

  Te mllefosur more...? Nuk keni per  te  kuptuar kurre se  ne cilin "shtet" po "jetohet"  sot.... ketyre trojeve  arberore.

E kam shkruar dhe diku tjetër po e përsëris edhe njëherë disa peshq këtu i vlersojnë 

veprimet e të tjerëve me "metrin"e tyre  dhe kjo është keqja që ata nuk arrijë të kuptojnë . Për ti s'qaruar se ç'është "metri" i tyre po sqaroj : ata me metrin e tyre mendojnë se ai s' do dilte kurrë në demostratë po të mos ishte militant partie , po mos të kishte besim të verbër tek udhëheqsi i partisë , nqs nuk paguhej për pjesmarrjen , nqs nuk do i premtonin një vend pune , etj . Këta e përjashtojnë mundësinë e pjesmarrjes vullnetare me interesin e vetëm ndryshimin e mënyrës së qeverisjes dhe ndalimin e vjedhjeve qeveritare  me shpresën se më mir do bëhet po të largohen e dënohen kto hajdutë .

po kjo është shumëllojshmëria e mendimit se po të mendonin etë vepronin të gjithë njëlloj s'do kishte kuptim .Të mos e kuptosh këtë s'është faji as i protestuesve dhe as i atyre që s'janë në demostratë .Por ama ka një gjë duhet ta kuptojnë të gjith njëlloj se shteti më pak se çdo subjekt tjetër juridik apo privat nuk ka të drejtë të marrë jetën e asnjë njeriu që nuk bën akte vrasje në flagrancë .

Ne 21 Janar kishte teater. Si greva e urise, por tani pjesa teatrale do quhej "Si Ne Tunizi..."

Sala nuk di shume nga arti keshtu qe i iku mendja dhe e mori seriozishte. Tani Sala nuk di ku te futet. Me sa duket ama, Amerikanet ja kane falur kete here. Mos e be me i thone.

 Nje proteste masive nuk behet per te mbeshtetur nje karrike ne pushtet,jane 1001 arsye qe i shtyn njerzit te dalin ne rruge.Se pari, eshte varferia dhe korrupsioni ne vend, se dyti, mungojne negociatat,kompromiset politike,ligji, midis aktoreve politik.

Protestat zhvillohen kur klasat politike cvlersojne realitetin dhe kalojne ne konflikte politike,te degjeneruara,ne vendin tone, duke harxhuar kohen kot.

Cdo protest ka nje kauz kjo e 21 Janarit 11 eshte;

" lufta kunder korrupsionit  ne godinat e ministrive te qeverise perkatsisht te atyre qe mbulojne problemet kyce te shoqerise, sic jane ato te ekonomise,shendetsise,drejtesise,arsimit,puneve te brendshme etj"

Kur vidhen votat vidhet cdo gje. Politikanet nuk meren vesh per unitetin e tyre politik ne permjet kompromisit qe te bejne rregullimet ne difektet qe ato kane, qellimi i tyre eshte sundimi sa me gjate ne pushtet dhe jo zgjidhja e probleme te shoqerise.Populli nuk mendon shume per te ardhmen e tij ai mendon per interesat e te tashmes.

Intelektualet, politikanet pjesa me intelegjinte e popullit duhet te mendoje per te ardhmen e popullit te vet.

Kur kjo pjese eshte ne konflikt interesash, ne pushtet dhe te korruptuar, si mund te jete pjesa e madhe e popullit ne paqe? 

 

Atij populli i ka shterruar cdo energji, cdo deshire, cdo vullnet per te protestuar. Mendoj qe eshte aq i cfilitur, saqe per te drejtat e veta zor se del ne rruge te protestoje; dhe kjo behet me nje kombinim te cuditshem injorimi qe populli i ben politikes dhe klases politike ne pushtet; duke injoruar keshtu vete te drejtat e tij.

Lezha mblodhi me shume njerez ne rruge per te protestuar kunder Klajdit, pa u organizuar fare... dhe kur vjen puna per te varferia ose te drejtat e tyre... e pame.

mos t'i mbushim mendjen vetes kot artiano. Nese PS-ja nuk do bente thirrje per popullin qe te mblidhej ne rruge, a mendon se do ishin mbledhur njerezit? Une them - leshte!

Po a nuk jane njerezit njesoj te varfer, si i thirri si s'i thirri PS-ja???

Per mendimin tim, PS-ja nuk e ka kapur dhe NUK DI TA KAPE momentin ku ndodhet Shqiperia. Dine ta tregojne, po nuk dine ta shfrytezojne. Per mendimin tim, vlen te shtoj ketu, edhe faktorin frike. Socialistet kane frike. Sjellja rrugacerore e perfaqesuesve te PD-se, me kercenime te vazhdueshme, te perditshme, ua ka "ngrene zemren" perfaqesuesve te opozites

Eshte e cuditshme, por konstatoj qe ky eshte dhe rast ku inteligjenca dhe formimi i druhet dhe dridhet para forces dhe rrugacerise se te prapambeturve mendore. Ndoshta edhe per t'i kursyer popullit nje gjakderdhje, qe te formuarit e dine se te prapambeturit jo vetem qe e kane opcion ne tavoline, po e kercenojne perdite, e kane provuar qe e bejne, dhe nuk e kane problem fare.

Epo para nje realiteti te tille, njerezit fillojne e migrojne. Jo para politikes, jo para luftes politike, por mungeses se shpreses qe krijon kjo gjendje amullie, pasigurie dhe prespektive. 

Zakonisht situata te tilla vetem perkeqesohen, sepse dhe pasojat qe shkaktojne sherbejne vetem per te pershpejtuar perkeqesimin dhe renien e lire te tyre.

Ndoshta kjo situate do kaloje me nje te "shtyre", por dyshoj qe "e shtyra" do zgjidhe gje, sepse do kemi perseritjen dhe rikthimin e saj. Kjo eshte e pashmangshme. Nese nuk sherohet, do te rikthehet. Nuk mund te mbahet vetem me qetesues dhe te thuash se u sheruam ngaqe iken dhimbjet per momentin.

Jam i bindur qe politikanet ne Shqiperi(te pakten shumica derrmuese e tyre) nuk kane asnje lloj vizioni per Shqiperine dhe nuk shohin dot ne nje te ardhme me te larget se 10 vjecare, te planifikuar. Edhe nje politikan qe del dhe bertet me shume se te gjithe per vizione fantastike, ai eshte me genjeshtari, hajduti e antishqiptari nga te gjithe.

Mungesa e premtimeve eshte gjysma e se keqes se premtimeve te parealizuara.

Mungesa e vizionit eshte mungesa e te ardhmes, edhe kjo sjell qe vendi te projektohet mbrapsht ne kohe, periodikisht.

Eshte tragjike kur e mendon... behesh dysh midis dy opcioneve barazvlefshmerisht te njejta, nemesis te njeri tjetrit, por poaq te verteta njekohesisht: shqiptaret e meritojne klasen politike qe i sundon (per aresyet qe thame me lart, sepse nuk ngrihen te kerkojne llogari dhe te drejtat e tyre) dhe ne te njejten kohe, shqiptaret nuk meritojne te kene mbi krye njerez here te paafte, here hajdute dhe here antishqiptare.

Popull i vecante, me dinamike dhe energji shume pozitive, qe mbahet nen fre nga nje grusht politikanesh te tille, ne nje vend ku Zoti i ka falur me bujarine me te madhe cdo gje, qe te jetoje si me i miri nder me te miret... 

Jam i bindur qe me pak vullnet, me pak politika te mbara, mbarekombetare, ai vend mund te behet jashtezakonisht shpejt.

Fjala i mbetet popullit ta thote... "ah sikur te kishim ca qereste*"... 

* politikane per te qene, vizionare, udheheqes.

 

cfare jane ata qe protestojne?

Nje biolog po studionte nje lloj te caktuar milingonash dhe nuk po arrinte dot t'i jepte dum sjelljes se nje grupi te caktuar te kolonise. Ai kishte verejtur me ore te tera se ato ngjiteshin ne ato fijet e barit, binin poshte, ngjiteshin e rrezoheshin prape, e prape, e prape... Cfare kishte ne maje te fijes se barit per keto milingona? Kush ishte shperblimi i mundit? Apo ishte dicka kot? Kishte dicka qe s'shkonte. E gjitha ishte ne kundershtim me teorite evolucioniste te zhvillimit. Ne fakt, sic e kuptoi biologu me vone, i gjithe ai mundim nuk ishte per milingonat. Ai zbuloi se ne trurin e ketyre milingonave ishte nje lloj paraziti qe mund te vazhdonte mbijetesen e vet vetem ne barkun e lopes. Pra, ky parazit i kishte marre peng trurin milingones dhe e detyronte ate te bente ate lloj "ushtrimi" papushim me synimin qe t'i rriste shanset qe lopa t'a hante milingonen dhe per pasoje ky parazit te vazhdonte te mbijetonte. Spooky, I know.

 

Damn interesting! Link pliiz?

Eshte nje liber ku e kam lexuar, titullohet "Darwin's dangerous idea: evolution and the meaning of life", autor i te cilit eshte nje filozof i njohur, Daniel Dennett.

per cfare sherben alegoria ketu? per te ilustruar nje shpjegim? apo eshte kjo nje menyre per te kamufluar faktin se ti je duke thene dicka e cila eshte moralisht, por edhe empirikisht jo e vertete?

po variabel te tjere pervec paraziteve ka? kontrollove per te tjere? psh legitimate grievances. a kontrollove per keto perpara se te besh kete tentativen alegorike te shpjegimit?

Sa i squt qe je - nuk te kalon miu nen rrogoz kollaj ty. smiley

Po sigurisht mor twin-tip, ekziston nje lidhje me pyetjen qe eshte ne krye te postimit, nuk eshte thjesht histori me milingona. Ajo cfare kemi ne kete histori, dhe te tjera te ngjashme me te, eshte nje fenomen natyror: ekzistojne parazite te tille ne natyre qe infektojne trurin e qenieve te tjera, duke induktuar ne to sjellje te caktuar ne emer te nje kauze te ndryshme nga interesi i vete ketyre qenieve. Ajo qe une shpresoj eshte nje reflektim te lexuesit per ceshtjen ne fjale: A mund te beje vaki nje fenomen i tille tek njerezit? Nese natyra, kjo entiti kaq e pafajshme, eshte e afte te krijoje "monstra" te tilla si ky paraziti, pse jo shoqeria njerezore? E cfare ka te beje pavertetesia empirike ne kete mes? Apo e rendesishme eshte te perdorim termat, se c'kuptim kane, tjeter pune.  

Nuk ka asgje imorale ne kete mes. Imorale per mua eshte te pretendosh se je demokrat ne shpirt dhe te mos kesh minimumin e tolerances ndaj atyre qe mendojne ndryshe nga c'mendon ti vete.

"a mund te bej vaki nje fenomen i tille tek njerezit?"

e ke fjalen a mund te bej vaki te shohesh nje grup njerezish duke ngjitur fije bari gjithe diten me shpresen se mase i ha nanje lope?

lexoje edhe njehere se mbase e kupton me mire se per c'fenomen e kam fjalen.

kjo per mua lexohet "lexoje edhe nje here se cfare budalliku kam shruajtur mase e kupton".

E shof qe ke nevoje per ndihme:

eshte nje fenomen natyror: ekzistojne parazite te tille ne natyre qe infektojne trurin e qenieve te tjera, duke induktuar ne to sjellje te caktuar ne emer te nje kauze te ndryshme nga interesi i vete ketyre qenieve. Ajo qe une shpresoj eshte nje reflektim te lexuesit per ceshtjen ne fjale: A mund te beje vaki nje fenomen i tille tek njerezit?

A nuk eshte e qarte se fenomeni per te cilin bej fjale eshte: ekzistenca e paraziteve qe jane ne gjendje te infektojne trurin e qenieve te tjera duke induktuar ne to sjellje qe nuk eshte ne interes, madje dhe qe ve ne rrezik ekzistencen e vete ketyre qenieve. Mua me duket se referenca ishte e qarte. Une shkruaj, "fenomeni eshte A-ja, dhe ne fjaline tjeter pyes: A mund te beje vaki nje fenomen i tille ndermjet njerezve?" Tani nuk e di se pse ti kerkon te me atribuosh mua se cfare fenomeni i referohem sipas midese tende - eshte e veshtire te lexosh ashtu sic eshte, apo ta ka infektuar trurin ndonje parazit? 

"po variabel te tjere pervec paraziteve ka? kontrollove per te tjere? psh legitimate grievances. a kontrollove per keto perpara se te besh kete tentativen alegorike te shpjegimit?"

 

Per nder c'e ke gjetur permetaro... analogji e persosur per relacionin anekdotal - Berishovic-popull shqiptar.

Milingonat qe thua ti.

larva grenxash me vemjen

ka qindra raste te tilla... me kerminj, etj. keto body invaders i kam pare dhe here te tjera.

Ajo videoja e pare Zoto eshte tamam per ato milingonat qe kisha lexuar ne ate librin. Por edhe e dyta e ilustron mire idene. 

Analogjia te jete e vertete vetem per Berishen thua? Sikur ka nja dy vjet rresht qe dikush po na i ngre njerezit neper protesta, lart e poshte, poshte e lart, gjasme per te miren e popllit mo. Apo s'eshte ashtu?  smiley  

jo vetem... nuk te kundershtoj. po ka nje ndryshim ama. kete ta them me sinqeritetin me te madh: nuk kam pare asnjehere ne jeten time nje person qe te jete i kthjellet, t'ja kete idene se cfare eshte duke thene, te kete mundesi te bazohet ne ndonje fakt apo aresye dhe te jete me Berishen. Edhe njehere, ta them me sinqeritetin me te madh; jo per te ulur poshte dike apo ndonje gje tjeter. As ketu ne peshk nuk ka ndodhur ndonjehere; nuk mbaj mend kurre te kete ndodhur; dhe ketu u eshte dhene cdo mundesi qe te nderojne veten apo politikat dhe parimet qe mbeshtesin... kane deshtuar 100 here, 1000%. Ky eshte mendimi im personal. respekt. smiley

 Ky artikulli me ben te ndjehem sikur po shoh serine e 27 te telenovels 'Te Dy Kane Faj'

Me i fjale pordhe me rigon.

Shteti ka vrare 4 veta. Shteti!! Kater fakire. Ketu duhet te filloje cdo analize/zgjidhje.

Dhe është legjitime pikërisht me sistemin që propozoi kryetari. Është e dhimbshme, por ja që ky është sistemi. Nuk e duam Berishën. Jemi 600 mijë votues. Por ç’t’i bëjmë që e duan 700 mijë të tjerë.

 

Thelbi i gjithe perplasjes ne Shqiperi...

 Vertet mo keshtu e ke kuptuar perplasjen? Si nje ndeshje mes 600 mije dhe 700 mije votuesave ? Po ben nje mekat shume te  madh. Nuk ke kuptuar qe 20 vite  perpjekje per demokracine , endrren tone te  viteve  90, kane vajtur per dhjame qeni. Me thua dot se cili eshte mendimi Juaj,....per Vendimin e Gjykates qe liroi "gerdecaret e tragjedise"... ? Ose me thuaj cilin rast di qe te jenet denuar me vendim te formes se prere ata qe kane mbushur dosje ..per korrupsion? E po kjo forme shteti qe kemi enderruar miku im, sistemi i GJYKATAVE, eshte....  GJYKATA

 Ndeshja ne Shqiperi eshte  revolta e popullit perkunder  kusarise, varferise dhe mungeses se tere sistemit te drejtesise.

 Ketu  sipas meje duhet qe te  vije nje qeverri jo  tujapi leke nje3rzve se leke nuk ka mbetur me, por qe te QEVERRISI VAFERINE..Kete  term nuk besoj se e ke degjuar.Por  ta dishe se kjo i mungon ketij mavriu popull. Leri  jo aqe e kaqe vota te numuruara se  nuk ben vaki qe i varferi ti japi voten te pasurit.Kjo eshte thenia e pare e nje "abetareje"...  filluar qe ne Rev.francez

 

Competing cleptocracies, tha i a cifuti dhe i ra ne koke.  Populli eshte dele qe cohet ne cilin shteg do cobani perkates me gjithe qente e tij.  Kur populli ti kryqezoj cobenjte dhe zagaret e cobenjeve komplet, te te dyja aneve, athere mund te flitet per revolte popullore kunder kusarise, varferise e mungeses se sistemit te drejtesise.

Ah po, ne fakt e tha per gjithe ballkanin ai. Si e kishte emrin ai?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).