Të krishterë në Egjipt formojnë "mburojë humane" për të mbrojtur protestuesit muslimanë gjatë lutjeve.  Me gjithë historikun e dhunshëm sektar në Egjipt, në këto ditë të vështira momente te tilla solidariteti lënë vend për shpresë. 

Protestat në Egjipt vazhdojnë. Sipas OKB deri tani ka mbi 300 të vrarë, dhe mbi 4000 të plagosur.

Burimi: Christians protecting Muslims in Egypt during prayers.  

41 Komente

Oh sa e bukur!

 gjëja më e bukur që kam parë, më preku shumë kjo pamje. 

Hajt shkojme ne Shqypni lal se aty te njejtit njerez festojne edhe Bajramin edhe Krishtlindjet!!!

 

Ah, non ishte "gjej diçituren" kjo?

Des, ne Shqiperi ne sebep duam per aheng, mish qengji e bakllava smiley.

Por ne Egjipt, ne pergjithesi s'ka Krishtlindje pa sulm ne ndonje kishe.  Ndaj kjo foto ka bere cik si buje ne Twitter, websites, social networks etj.  

 

Ka bere buje tek ata budallenj ( perseri, BUDALLENJ ) te cilet mendojne qe musulmanet jane te keqinje e te krishteret te mire. Se kuptoj se ku o lajmi qe nje musulman ndihmon nje te krishtere. Ndoshta vetem per ata idiote qe mendonin qe Mubarak eshte shume i mire sepse keshtu te pakten nuk hipen Al Qaeda ne pushtet. Te ata gomere qe preferojne qe Egjipti te kete 30 vjet diktature, s'o ndonje problem i madh perderisa vete shkrujne nga Evropa moderne. Te ata trapa qe shikojne gogolin ne çdo cep!!!

Mire, e ke interpretuar cik si ndryshe.

Se di Monda, une kam lexuar dy interpretime per Egjiptin

1- le te bejne ça te duan!!!

2- po pune e madhe se jane ne diktature, mjafton qe te mos bjeri Ben Ali / Mubarak sepse kemi frike nga Partia Islamike e Komuniste ne Tunisi ( qe jane forcat me te medhaja ) / e Vellezerit Musulmane ne Egjipt.

Ka dhe interpretime te tjera, sic eshte solidariteti me protestat.

Dhe ne kete rast, protestuesit jane kunder Mubarak.  Fotoja ka bere buje jo vetem per protestuesit, por mbi te gjitha per shkak te historikut te konfliktit sektar ne Egjipt.  Ka raporte te tjera ne media qe imame kane bere thirrje per te mbrojtur kishat koptike gjate trazirave.  Dhe ky ishte qellimi i prurjes.  (Dhe nje qellim anesor, per te shperngulur pak vemendjen nga temat puciste, po s'te le Mari).

Heu bela! Po te them i gje tjeter - o Monda, zihena bashke se sot s'kam asgje me be. smiley

Moj, po kush i hipi e kush i mbeshteti keta? Kush e financoi Mubarakun, kush e mbante aty Ben Ali-ne? Se me sa mbaj mend une ishin U.S.A. edhe pjesa me e madhe e Evropes. Te njejtet qe tani thone " Ore e di ça, pas 30 vitesh morrem vesh qe te ju paska diktature! Ca thoni ju re, po keshtu s'eshte mire! "

Belane lere atje ku eshte, pa bashke zihena me kohe e pa kohe smiley.

Tani, moj-es une i pergjigjem: des, thjesht nje foto, nje moment solidariteti ne caste te veshtira.  Te tjerat qe ke permendur ti jane "the bigger picture".  Kjo eshte thjesht nje "snapshot".  

smiley.

Des, mos e kërko edhe ti "gogolin" në çdo cep, pavarësisht flamurit që mban në të majtën e nick-ut smiley

Monda, flm që na e solle!

Monda, po ta them shume qarte e thjesht : nuk e kuptoj se çfare ka bere kaq buje. Fakti qe nje musulman nuk vret nje katolik me duket gje me se normale dhe perben lajm vetem per ata njerez qe kane ikur.

Ajku, une s'kerkoj gogolin por s'duroj hipokrizine e ca robve qe nga dita ne nate nderruan politike te jashtme e nga klysha te sistemit u kthyen ne kampion te demokracise, nga islamofobik u bene demokrat qelibar e mesuan deklaraten e ONU-t permendsh!

( ate punen e flamurit se morra vesh, sikur ta merrja seriozisht do thoja qe s'jam flamuri im, aq me pak flamuri i noj tjetri, e pastaj do te linkoja minutat e para ta Tranispotting, por normalisht s'ishte serioze )

Des, diskriminimi dhe dhuna ndaj te krishtereve koptik ne Egjipt eshte i njohur, i dokumentuar gjere e gjate nga organizata per te drejtat humane ne Egjipt e jashte tij.  Une kam "kohe" per bisede me ty, por s'kam kohe te te sjell linke.  Te kujtoj vetem bomben ne nje kishe ne Aleksandri ne meshen e Vitit te Ri, ku humben jeten 21 te krishtere.   

Monda, po ta them shume qarte e thjesht : nuk e kuptoj se çfare ka bere kaq buje. Fakti qe nje musulman nuk vret nje katolik me duket gje me se normale dhe perben lajm vetem per ata njerez qe kane ikur.

Rikonsideroje edhe njehere kete te lutem, edhe ta leme ketu smiley.

Qënke ca i nxehur Des! smiley Siç edhe mund ta kesh parë, flamur nga ai i Europës Demokratike më valvitet edhe mua në të majtën time. Mund të flisnim gjatë për Partitë Islamike e Komuniste në Tunizi (apo edhe për situatën në Egjipt) ... por unë në foto shoh ca njerëz që gjejnë kohën për t'iu përulur dhe falur Perëndisë e ca të tjerë që i kanë rrethuar për t'i mbrojtur dhe, më pëlqen!

Monda : nese lajmet kunder te krishtereve jane perjashtim, se kuptoj se çfare ka kaq te habitshme te fotoja.

Ajku : ne fakt se shoh dot foton tende, se di pse por s'me del. Nejse. Shiko, P.I e P.K jane forcat kryesore te opozites. Evropianet preferonin B.Ali, ashtu si instauruan diktaturen ne Algjeri vetem e vetem qe te mos hypte ne fuqi kush kishte fituar zgjedhjet.

Tani, une po thosha edhe i gje tjeter, qe them e njihni anglishten e mund ta lexoni ketu.

ku ka perla te tipit

Steven A. Cook, a Middle East expert at the Council on Foreign Relations, said it appears that the Obama administration does not want to view the U.S. relationship with Egypt mainly through the prism of democracy.

"I think there is an effort to see the relationship in broader terms, because the experience of looking at it through the straw hole of democracy and democracy promotion and reform proved damaging to the relationship," he said. "Let's be realistic -- Hosni Mubarak and the people in the regime don't really have an interest in reform.

 Shpresojme te marri pak shembull ne vendin tone PD-ja dhe PS-ja (per hir te atyre tre viktimave te pafajshme), nga ky veprim kaq te mire qe kane bere keta njerez 

po po. keni te drejte. te marrin shembull...

mendoni, sa emocionuese  do te ishte ,sikur te premten tjeter, te shihnim nje kordon njerezish me militante te PD-se,  te cilet mbronin  protestuesit e PS-se neper rruget e Tiranes.  vertet  prekese.smiley

 Nuk i referohesha popullit apo protestave por liderve te ketyre partive qe po marrin njerzit neper kembe ndoshta nje xhest humanizmi ndaj popullit te tyre duhet ta bejne duke gjetur nje kompromis sepse po e cojne Shqiperine ne kaos total smiley (se dolem nga tema mos na terheqin veshin) 

 politikanet e kane per detyre te bejne, apo gjejne kompromise.

ne fakt nje proteste te tille duhej te organizonin shqiptaret. duke kaluar nga selia e PD-se,  PS-se,  kryeminstria, presidenca  etj.   me moton: politikane, beni kompromis tani.  e keni per detyre. ndryshe shkoni ne shtepite tuaja....

ahh sikur te behej nje proteste e tille.  direkt aeroplanin e pare do merrja dhe do protestoja  bashke me ta atje..

Me pelqen ideja juaj... thua do ndodhe nje dite kjo gje!!!  smiley 

Mari mbrotja apo alenca fetare eshte krejt ndryshe nga ajo  politike

Ne Egjypt u shfaq aleanca fetare kunder Mubarak, dhe ishte shumes shume shume paqesore kjo alenace. ndersa politkisht u be kerdia kur militantet e Mubarak ju hodhen turmave te pamborjtura PAQESORE te antimubarak.

Ajo qe mund te meret shembull eshte demostrimi paqesor i antimubarakeve. Ajo qe mund te meret shembull ishte krijimi i forcave vetmbrotjese te antimubarak ku nuk lejonin asnje prej demostruesve te tyre te kishte arme apo shkopa apo gure. Ajo qe mund te mere shembull eshte kerksa per doreheqje jo njehere ne jave por per dite dhe per nate pa levizur nga sheshi. Ajo qe mund te meret shembull eshte se opozita nuk ishte ne krye te kesaj levizjeje AJO ISHTE LEVIZJE POPULLORE dhe jo kjo tona me ne krye opoziten dhe militantet gjakatare 

Myslimane e te krishtere/jemi keq

Te ngrihemi qe te tere  / djem e pleq:    Rabindronat Tagora Cajupi (i biri i Mashtrapes dhe i Mazdrakut)

Duhet te kesh nje dashuri te madhe te besh dicka te tille! Shume e bukur!

Foto eshte e bukur vetem per faktin qe tregon per sado pak nje realitet qe veshtire se ekziston ne egjipt apo gjetke. Ne te vertete kane shume fragmentarizim keto dy komunitete dhe bombat qe i vihen shpesh objekteve fetare atje e tregojne kete.

no anderstend dhe point.

sam' rong uith mi?

uotc dhe friking point?!?!?

shembullore. po kujt t'ja thuash mer aman! se pastaj na akuzojne per puciste sipas skenarit egjiptian.

sa prekese

p.s. edhe mund kete po imagjinoja, jozefinen qe mbledh nje tufe me shkodrane dhe formojne nje kordon per te mbrojtur ed ramen

e mrekullueshme. solidaritet dhe unitet i pashembullt brenda nje populli. shume e vlere per egjiptin ne keto caste. 

Sa out! Rruga bosh... Me shofere koti se ne Egjipt...

E tmerrshme. Jam pa fjale!

Cfare kafshe,e tmerrshme.

Shume shpresedhenese kjo foto.Per nje vend si Egjypti....do s'do qyteterim qe ne krye te heres

 mesazhi i kesaj fotoje *****

se pse me kujton kjo pamje shkodren e 97-98-es. kur imami fjeti ne kishen franceskane e prifti ne xhamine e fushe celes. 

njerezit ngado jane humane. jane interesat politike qe i bejne johumane.

 " .... Sipas OKB deri tani ka mbi 300 të vrarë, dhe mbi 4000 të plagosur... "

 

 Dyshoj per shifrat, duket sikur jane shtuar per propagande ato zerot. Vertet kishte rrahje, plagosje, dhune, por 300 te vrare !!!!!!!!! 

Pak humanizem ... edhe ca:

The demonstrations Sunday generally seemed peaceful, often taking on a festive atmosphere. Among those taking part were members of Egypt's Christian minority, who held a Mass in Tahrir Square paying tribute to those killed during clashes. Some Muslim protesters vowed to form a ring around the Christians and protect them during the service. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).