Ndër parlamentarët e Kosovës, 12 janë milionerë, që do të thotë një në 10. Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, pasuritë e tyre arrijnë nga 1 deri në 200 milionë euro. PDK ka 5 milionerë, AAK 3, LDK 2, AKR dhe Vetëvendosja vetëm 1. Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa, sipas pasurisë që kanë deklaruar, nuk janë në listën e politikanëve milionerë. Me gjithë “konkurrencën” e madhe, asnjë nga milionerët nuk ka arritur që ta zhvendosë liderin e AKR-së, Bexhet Pacolli, nga kreu i listës së deputetëve më të pasur. Biznesmeni që për herë të parë i është futur politikës në zgjedhjet e vitit 2007, e ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një pasuri prej 238.820.000 eurosh. Pas Pacollit, i dyti në listë është Ramiz Kelmendi i AAK-së. Pasuria e këtij biznesmeni-politikan, i cili njihet si pronari i “ELKOS”-it, llogaritet të jetë diku 75 milionë e 520 mijë euro. I treti në listë vjen nga LDK-ja. Ai është Hashim Deshishku. Edhe ky, si Kelmendi, i është futur garës për deputet për herë të parë në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ky deputet i ardhshëm i Kosovës i ka deklaruar 10.493.819 euro, si vlerë të bizneseve që i ka në pronësi. Vetëm pasurinë e paluajtshme, Deshishku e ka peshuar 1.470.000 euro. Pas treshes së më të pasurve, vjen një deputete. Ajo është Blerta Deliu, e PDK-së. Pasuria e deputetëve të tjerë të pasur një kufij mes 1 deri afro 3 milionë euro. Në këtë kategori hyn edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bartësi i Listës “Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova. Më i pasur se Haradinaj, megjithatë del të jetë i biri i vogël i ish-Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

6 Komente

Le te dali njeri te thote qe s'jemi vellezer smiley  (vetem se vellezerit nga ana tjeter e kufirit qenkan goxha me te ndershem ne raportimin e te ardhurave).

Po te ne Berishovici ka 30 000 leke te reja ne banke mo!!! Bile i ka thene KLSH qe kish marre kaq e aq leke borxh nga Argita ne filan rast per filan gje...

kill mi, kill mi nau. pliiiz, kill mi ded!

Megjithese shprehja "una faccia una razza" thuhet te kete te jete Italo-Greke, na shkon neve me se miri. Ramush Haradinaj, kur ishte ne gjyq, mblodhi ndihma per te paguar avokatin. Ndersa tashti eshte milioner. Si i bejne parate keta politikanet kur vec kane qene ne politike - e kam fjalen, si i shfajsone se per t'i bere e dime si i bejne?

 Kjo tregon atë që pse bëjnë si ujqër në kohë zgjedhje pasi politikën e shohin si mjetin më fitimprurës për shkak të pandëshkushmërisë që i krijojnë vetes si grup  dhe punët e shtetit janë në merzgrip .Me pak përjashtime të gjithë janë hajdutë që përfitojnë nga pasuria e shtetit apo trafiku i influencave që kanë .Sa më shumë duan të pasurohen aq më për dreq shkojnë punët e shtetit .Politika për ta është "llogari Olimbi"

 Qe pasurohen, kjo gje nuk ka ndonje gje te keqe, persa kohe nuk abuzojne me postin/detyren. Qe duhet te paguajne taksa me shume se te tjeret, kjo eshte çeshtja, a i paguajne apo krijojne evazion fiskal. Nese i shmagen taksave, gje qe do te thote te shtohen te varferit, athere i bie te kene pune me drejtesine, kuptohet nese fuksionon.  

Edhe VV-ja me milioner?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).