TIRANE- Dy partitë që mbrojnë të drejtat e camëve, Partia për Drejtësi dhe Unitet si dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim kanë vendosur të shkrihen me njëra tjetrën, për të mbrojtur më mirë ceshtjen came. 

Deklaratat nga dy drejtuesit e partisë, u bënë në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të shoqatës “Cameria”
Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, i pranishëm në 20 vjetorin e krijimit të shoqatës 'Çamëria', në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, deklaroi sot se legalizimi i bashkimit mes dy partive do të jetë i shpejtë, ndërsa siguroi se shumë shpejt do të zgjidhet çështja çame.
Ndërsa kryetari i PDI-së,Tahir Muhedini, duke vlerësuar kontributin e shoqatës 'Çamëria' në këta 20 vjet, tha se të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për zgjidhjen e çështjes çame, sepse ajo është tashmë një çështje kombëtare.

Gjatë aktivitetit për 20-vjetorin e shoqatës 'Çamëria' u nderuan me titullin 'Nderi i Çamërisë' historianët Beqir Meta, Pëllumb Xhufi dhe Kaliopi Naska, për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

13 Komente

Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, i pranishëm në 20 vjetorin e krijimit të shoqatës 'Çamëria'.......siguroi se shumë shpejt do të zgjidhet çështja çame

          - Kur thote shume shpejt, e ka fjalen per neser, mbas 6 muajsh, apo mbas 1 viti?

           - Cfare duhet te kuptohet me zgjidhje te ceshtes came?

Po vijne zgjedhjet o Berber cfare nuk do te degjojme.

Po këta sikur e shpallën një herë bashkimin (s'më kujtohet muaji) Sot e shpallkën prap. Për mua këto parti janë kot pa pikë vlere pasi shoqata çamëria e bën 10x më mirë punën për pronat e çamve .Këto parti janë në kundërshtim dhe me kushtetutën + që nuk shërbejnë për gjë tjetër veç pêr të përfituar nga votat e çamve që shpresoj se e kanë kuptuar se votat e tyre kanë hup kot me këtë deputetin që sa u zgjodh bëri një parti të re . Hajt të bëjmê Partinë labëria , Myzeqeja, dukagjini , Mirdita ,Skrapari e ka tashma ,etj .Këto parti nuk sjellin asnjë risi në jetën politike shqiptare veç se dy deputetë që marrin rrogën kot veç për një rezolutë në 4 vjet për çështjen çame.

Nuk eshte ndonje ngjarje qe do te kete kushedi c'ndikim por gjithsesi eshte pozitive dhe per tu vleresuar.

Shpetim Idrizi, po punon fort per ceshtjen came, kohet e fundit. PDU mendoj se eshte e vetmja parti ne shqiperi qe ia vlen ta votosh. Partia e vetme me nje kauze apo ideal te vertete. dhe une nuk jam cam, por per PDU do te votoj.

Nuk eshte se kjo parti do te arrije te ndryshoje kufijte, por e rendesishme eshte qe te punohet, dhe te organizohet e dokumentohet ceshtja came, te propagandohet brenda dhe jashte vendit, ne shkolla e media, me qellim qe te perfitojne te drejtat e tyre te natyrshme. E rendesishme eshte qe kombi jone te perfitoje.

 Do e humke votën kot .Asgjë s'mund të bëjnë ata edhe sikur 140 vende të kenë në parlament se nuk janë nga ai soj .E di ti se këta deputetët e PDU nuk thanë asnjë fjalë për çështjen e kufijve detarë  le ma të flasin për gjëra matanë kufirit .Që kta votuan rezolutën boshe të puçit në demonstrata etj që s'po mkujtohen tani.Dhe më erënda si atdhetarë nuk dënuan si parti vrasjene shqiptarëve përpara kullës .E pse dota vriskën mendjen për pronat apo shqiptarëte çamërisë . Përçarës janë hiç më shumë .

Shpetim Idrizi, po punon fort per ceshtjen came, kohet e fundit. PDU mendoj se eshte e vetmja parti ne shqiperi qe ia vlen ta votosh. Partia e vetme me nje kauze apo ideal te vertete. dhe une nuk jam cam, por per PDU do te votoj.

Po ktyre do ti kerkoni transparence per financat moo ?

Bukuri , lan idrisi lekt e vjedhme te popllit , duke luftu per qeshtjen came.

E mire, ka dhe mo keq smiley

 Cimit ja bejm hallall lekt e vjedhme se edhe nqs vjedh nga nje cike, per tmiren e ktij populli vjedh.

Mbasandaj cim idrizi ka dor te embel, te lehte jo si ca e ca ( 7% e 20% e ku di une)- qy e shqyen fare ket popull.

he m'qafsh

dore te embel eee ?

smiley

eh c'vete more c'vete

 Idrizi siguroi se shumë shpejt do të zgjidhet çështja çame

 

Edhe ne kemi 2000 vjet qe presim rikthimin e jezusit..

"...Dy partite qe mbrojne te drejtat e çameve..."!!!

  Pse more ketyre te dyave u ka mbetur detyra, obligimi i  gjithe kombit ? Hajde  shkrim hajde!

 E mjera  kjo Shqiperia jone e dikurshme e cila SOT , eshte "Parcelizuar" ne  greke, arumune, maqedonas, rome, egjyptiane, ....serbe, bullgare.. dhe me ne fund edhe Çamet ....etni me vehte..?

  E kam kuptuar  nje Shoqate me program te percaktuar afatshkurter  sikunder dhe e nisi i ndjeri Abas Dojaka.E kam ndihmuar shume Abazin ne ate fillim, i bindur se jepja nje ndihmese, per te fituar kjo pjese e popullsise "KATHEAFTU SHQIPTARE", ato te drejtat njerezore dhe mbi te gjithat  ato pronesoret.

 Por sot e shikoj si shume te demshme, biles te rrezikshme dhe qe shpie uje tek ata qe e duan Shqiperine .."NJE BASHKIM ETNISHE"dhe jo me shtet me permasat qe i takojne ne histori,  kthimin shoqates "Çameria",  ne nje parti,  te interesave te IDRIZEVE, e cila  veç pasurive te dhena me nje zemergjeresi te jashtzakonshme te Enver Hoxhes, ne vendet me te lakmuara te vendit, pse e ktheu ne Parti, perfaqesuese te nje ....Etnie me vehte valle? Apo..... te vellezerve tane,  si ne shqiptare?...kerkon parcelizimin, ndarjen ne thela, si Meta dhe te pushtetit qeverrises...

Tani nuk do ishte keq qe Mirditoret te krijonin ish Republiken e dikurshme,  Laberit principaten e Arianiteve...e dreqi qe e mori kete vend..Ça behet keshtu more ?

 Me thote dot kush cili eshte ndryshimi thelbesor i Dules me Drizon? Apo se njeri kerkon copen ketej  kurse drizua copen nga shteti ketej dhe ca copa andej....!

Me beri pershtypje, para disa ditesh, qe ky Idrizi dhe disa te tjere, ne nje cep te ures se Lanes qe lidh shallvaret me bllokun, shperndante flamuj shqipetar njerezve qe kalonin prane. Simbolika e ketij veprimi sigurisht qe ishte "forcimi i ndjenjes dhe krenarise kombeatare, mbas ngjarjeve te 21 Janarit dhe trazirave popullore kunder qeverise. Mua me duket se ky e tepron me menyren si po vepron; pra edhe si shqipetar prej shqiperie edhe si bir refugjati me origjine shqipetare nga Greqia. Nese ky, dhe grupimi qe perfaqeson, duan te zgjidhin ceshtjet e tyre personale dhe qe lidhen (sic thote me te drejte Grava) me te drejtat e tyre te mohuara te qytetarit/shtetasit Grek dhe te pronave/pasurive te tyre ne Greqi te konsfiksuara apo te bllokuara, jam i gatshem ti perkrah, por nese duan te bejne rolin e patriotit te flakte (lexoheni te shtirur), shqipetarit te kulluar dhe te nxisin urrejtjen midis grupeve etnike ketu (e kam fjalen midis minoritetit grek dhe pjeses se mbetur), une ju kthej kurrizin.   

 Po te isha ne Shqiperi dhe po te ndodhem atje gjate votimeve do te votoj per kete Parti qe e kam fort me respekt dhe per zemer. 

Vetem nje gje nuk kuptoj: si ka undesi te kete vetem nje deputet kur çamet jane nje numur jo i vogel i popullsise sone...çeshtja çame do te fitonte shume me teper po te forcohej kjo parti.

Me kete rast do te fitonte i gjithe populli yne dhe Shqiperia se greket do ta ulnin zerin per shume budallalleqe qe pretendojne.

 

Nejse djema, shyqyr qe u bashkuan, se Shqiperia ka shum parti, biles disa jane kot me duket.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).