Funksionimin e demokracisë nuk e vunë në rrezik ata 10 apo 100 demonstrues të dhunshëm, që duhen gjetur dhe ndëshkuar sipas ligjit. Jo. Demokracinë funksionale në Shqipëri e kanë vënë me njërën këmbë në greminë ndërhyrjet në kompetencat e pushteteve dhe në pavarësinë e tyre. Kombinuar me ëndrrat për asgjësim dhe pushtet perandorak, kjo shkelje pavarësish është vërtet rreziku më i madh që i kanoset vendit.

Që prej viktimave të 21 janarit e sulmeve të dhunshme ndaj institucioneve, pamjet televizive, deklaratat e politikanëve, analizat e medias dhe pretendimet e palëve politike, duket se kanë hasur në vështirësi të mëdha për t’u përputhur. Publiku shqiptar nuk ndien thjesht një dezinformim nga ligjërata që bien ndesh me pamjet që dalin në çdo ekran e faqe interneti. Jo. Publiku ndien më tepër se kaq. Fyerjes së inteligjencës që i bëhet në mes të ditës me diell shqiptarëve i shtohet edhe doza e madhe e përsëritjes dhe këmbënguljes politike për të tjetërsuar imazhet që shihen me sy. “Duket e bardhë, por po ta shohësh më hollë, kjo ngjyrë është jeshile” – përkthehen deklaratat manipulative të politikanëve të sotëm.

Çështja do ishte shumë më e thjeshtë për ta, sikur ngjarjet të kishin ndodhur edhe një herë në vitin e mbrapshtë 1997. Por sot, në kohën kur shpejtësia e marrjes së imazheve dhe shpërndarja e tyre nëpërmjet internetit, bluetooth-it, rrjeteve sociale dhe medias së re elektronike është më e madhe sesa imagjinata e skenarëve thriller, është qesharake të pretendosh se mund ta budallallepsësh një popull të tërë duke i treguar përralla me mbret.
Në 1997, një televizion dhe një gazetë e vetme arritën të fragmentizonin në ekstrem ngjarjet, duke u bërë nxitës apo demaskues të ngjarjeve që orkestroheshin në qetësi të plotë. Kurse sot, gjithçka që ndodh në bulevard, seli, zyra, kafene e kënde pritjeje, merret vesh publikisht përpara se biseda të ketë përfunduar.

Me gjithë propagandën apo deformimin informativ të disa mediave, lëvizja e thjeshtë e telekomandës nga njëri stacion tek tjetri, u dha mundësinë shqiptarëve të kuptonin se ç’ndodhi përpara kryeministrisë në 21 janar 2011.

U mor vesh që Partia Socialiste thirri një turmë të madhe me njerëz dhe e lëshoi përpara Kryeministrisë. Dënohet dhe përqeshet veprimi i Ramës për të mbledhur një turmë, thjesht sa për ta lënë në mëshirë të vendimeve e veprimeve që vinin nga përballë saj.

U pa dhuna e patolerueshme që një pjesë e vogël e njerëzve në krye të turmës ushtruan mbi makinat, kangjellat apo portën e institucionit të Kryeministrisë.

Ashtu siç u pa po aq qartë se tre njerëz u vranë duke ndenjur me duar në xhepa përballë ndërtesës. Në momentin e vrasjes, ata shfaqen si spektatorë fatkeqë që ndodhen në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

Përrallat me mbret filluan pas fatkeqësisë që drodhi gjithë shqiptarët. Pas valës së parë të reagimeve “Fajin e ka Berisha” dhe “Fajin e ka Rama”, doli në skenë “puçi”. Mbiu ashtu, pa pritur. Siç mbijnë shumë xhevahire nga ndërtesa e sulmuar. 

Pas puçit, xhevahiri i radhës ishte refuzimi publik për të lejuar ekzekutimin e një urdhri të dhënë nga Kryeprokurorja e Përgjithshme. Njëri pushtet guxon kështu të përcaktojë ushtrimin e pushtetit tjetër.  

Bashkë me të, erdhi edhe dekorimi i gardistëve, vizita në Ministrinë e Brendshme, ngritja e kultit të heroit për gardistët, vizita tek familjarët e tyre, dorëzimi i flamurit Kryeministrit (jo presidentit të vendit); gjithçka në funksion të një tru-shpëlarjeje të përsosur që në themel ka injorimin për pushtetet, kompetencat ligjore dhe institucionet në vend.

Në radhë erdhi antimitingu, që u anulua si u anulua. Pastaj u bënë homazhet hipokrite me zinxhir të paprecedent truprojash. Bashkë më akuzën e Prokurorisë së Tiranës me “synim për të eliminuar kreun e opozitës”, erdhi edhe një akuzë akoma më e madhe, pavarësisht se nuk kishte për autor organin e akuzës: “Presidenti i vendit kishte planifikuar eliminimin tim. Në bashkëpunim me kryeprokuroren e kishte bërë”.

Denoncimi u bë në një seancë monologu përpara një strukture paralele që ka për objekt hetimi çështje të cilat janë vetëm nën kompetencën e Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo strukturë paralele, që është super e aftë jo vetëm si kukull dëgjuese, por edhe si prodhimtare situatash komike ditët e fundit (për t’u tmerruar në fakt), thërret për dëshmi Presidentin e Republikës, Kryeprokuroren e vendit, deputetë, gazetarë, po edhe Barak Obamën mund ta thërrasë po të dojë. Ja sa të shohin ç’mesazhe ka dërguar ai në 21 janar.

Nëse Kryeministri paska qenë në shënjestër për t’u vrarë; nëse komploti është hartuar nga Presidenti e nga Kryeprokurorja; po nëse edhe lideri i opozitës ishte në shënjestër për t’u eliminuar, në ç’duar qenka siguria jonë? Të gjithë jemi çdo sekondë në situatën e tre personave që në 21 janar, një moment rrinin me duar në xhepa, e momentin tjetër dhanë shpirt?

Mbase shpejtësia me të cilën rrjedhin ngjarjet nuk i lë njerëzit e politikës të shohin se ç’shohin shqiptarët. Po sa për kulturë informative, po, i kanë parë të gjitha. Edhe për të kuptuar, mirë kuptojnë shqiptarët. Edhe aq kulturë juridike, sa të kuptojnë se dhuna në rrugë është e dënueshme, kanë. Por akoma më shumë, e vërteta është se shqiptarët kuptojnë edhe se dhuna e njërit pushtet ndaj tjetrit, ndërhyrja në kompetenca dhe minimi i ushtrimit të pushtetit duke i ngritur struktura paralele është në të vërtetë shkatërruesi i vërtetë i shtetit të së drejtës.  

Funksionimin e demokracisë nuk e vunë në rrezik ata 10 apo 100 demonstrues të dhunshëm, që duhen gjetur dhe ndëshkuar sipas ligjit. Jo. Demokracinë funksionale në Shqipëri e kanë vënë me njërën këmbë në greminë ndërhyrjet në kompetencat e pushteteve dhe në pavarësinë e tyre. Kombinuar me ëndrrat për asgjësim dhe pushtet perandorak, kjo shkelje pavarësish është vërtet rreziku më i madh që i kanoset vendit.

Çdo ëndërr tjetër në mes të ditës me diell për t’u treguar shqiptarëve përralla të tjera eliminimesh, është thjesht qesharake. Dhe fyese, për një popull të sfilitur nga halucinacionet e atyre që e shtypin përditë.  


 

Shënim i Peshkut: Titulli origjinal i shkrimit është "Endrra me pushtet". 

33 Komente

Një rezyme e shkurtër dhe e saktë e 10 ditëve të fundit. E vetmja gjë që do të shtoja është kjo: ambicjet e opozitës janë "rrezik". Shkeljet e pozitës nuk janë rrezik, sepse një rrezik mund të evitohet. Komisioni hetimor është një shkelje e bërë, fakt i kryer. Janë dëme që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen përditë. Si fshehja nga ligji e të akuzuarve për vrasje dhe akuzat absurde ndaj SHISH, Prokurorisë e Presidentit. 

Dakort me tablone, duket reale. Po cila eshte zgjidhja?  Nje tjeter pyetje. Nes '97 nuk mund ta rrezonte Skorjen Fashiste Berishiane as me dhjetra mijra arme dhe mijra e mijra jete shqiptaresh, si do mund vall ta rrezonte kete Mal Fashist te veshur me hekur-betonin, pra si mund te largohet nga rruga evropiane e shqiptareve kjo pengese? Me anen e bisedimeve?  Nuk e besoj fjalen e Driteroit se Fjala gdhend gurin e Kokes se Meduzes serbo-greke!

Topi eshte imi dhe penalltine do ta gjuaj vete...... Po ku merr vesh gerdalla me konsesus more me cfare mendje kuvendoni edhe ju..... Nje zvarranik qe nuk e ka idene se si funksionon shteti ligjor, pa le me shtet demokratik dhe Evropian.... Ai akoma i referohet gojedhenave dhe historive te babes se vet..... me tha ai, degjova nga ky apo me tha nje miku em ashtu e keshtu.....

Shteti ligjor ka institucione dhe ato duhet te jene te pavarura ne vendim marrje...... gerdalla nuk e deshiron ate gje sepse do ti beje gjerat cobance, fshatarce, hajdutce qe edhe plencin ta mbushi por edhe llogari te mos i kerkoje njeri.....

Ka ikur koha e Haxhi Qamilit or gerdalle......

Ai gjatuli i PS-se ka kusuret e tij por une do te thoja qe populli ne 21 Janar nuk u mblodh per PS-ne por per ti dhene nje mesazh te forte gerdalles te largohet nga posti i K/Ministrit sepse po i mjeron njerezit dita dites me keto metoda kusarie qe po drejton vendin.

Gerdalla nga ana tjeter qe e ka lepurin ne bark e thelloi gropen ku do te futet vete edhe 3 pashe te tjera me tre jete te marra njerezish.

Hajduti te vret se ka frike se mos e kapesh me presh ne duar sic u kap gerdalla sepse trimi nuk te vret te tregon vendin.

 

 Bow to the LADIES!

Ina dje, Edlira, Elvira dhe Anila (më rraftë pika për desh të harrova), sot.

 

Sikur ta kete shkruar Meta me dockat e veta. Bjeru te dyve dhe ankohu qe eshte gjendja e keqe. Barazpeshimi i bere monoton tashme pa lidhje i pergjegjesive nga dy krahet dhe mungese e shtylles kurrizore e shqiptimit te emrit te pergjegjesit kryesor te cfare po ndodh.

"po shkelet', 'po rrezikohet', 'u anulua' ... nga keto 100 analizat me fjali pa kryefjale frymore qe po mbijne si kerpudhat pas shiut.

Ashtu siç u pa po aq qartë se tre njerëz u vranë duke ndenjur me duar në xhepa përballë ndërtesës. Në momentin e vrasjes, ata shfaqen si spektatorë fatkeqë që ndodhen në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

 

Jo Edlira, jane kater njerezit e vrare ne bulevard. Tre jane varosur e nderuar nga populli, ndersa te katertit i mbahet rahja e zemres me aparatura, nderkohe qe truri ka pushuar se vepruari. Por kriminelet ne pushtet, keshtu e duan popullin e tyre, pa tru, mundesisht edhe pa sy per te pare e veshe per te degjuar. E duan ta kene skllav te mbreterise se tyre qe e kane krijuar nga grabitjet dhe renimin e shqiperise.       
 

 Eeeeec perpara se dhe 9 postime behesh kandidate per shul te barazlargesise.

 

Nuk ka ngel njeri ne shqiperi pa bere paternalizma te tipit "fajin e keni te dy po rrini urte tani se kom i muhabet me mamin".

 

deri dje barazohej vrasja me guret mbi xhama e sot e harrojme fare per te vene ne peshore guret mbi xhama me sulmin ndaj insitucioneve qe rrezikojne te dalin jashte kontrollit.

 

Kjo nuk eshte nje ceshje midis berishes e topit. Kjo eshte nje ceshtje midis berishes e demokracise (perfshire te drejten per tu indinjuar ndaj ministrave qe vjedhin e per te thyer xhamat e KM pa u egzekutuar ne mes te bulevardit).

 

Objektivi sot (fatkeqesisht afatshkurter) eshte mbrojtja e demokracise. Largimi i berishes eshte nje mjet (i vetmi mjet). 

Largimi i berishes pa i ofruar pakte e amnisti, per veten dhe kusaret e tjere, eshte objektiv me vete.

 

Protestat ne rrethe duhen pare si fillimi i fundit te mundesise per zgjidhje diplomatike.

 

 

haxhi qamilat nuk shkulen kollaj prandaj jemi ktu ku jemi.

 Moj Edlira, 

Mua me duhet te te them disa  te verteta, qe me duket se  jane thelbesoret dhe jo aqe ato, qe Ju permendni.Ça ka ndodhur ne kete vend?

 Berisha,  si rezultat i mentalitetit te tij, i qeverrisjes jo me me LIGJE por me  Kreshnike, besoi tek perkatesia e nje grupi te caktuar, duke e konsideruar ne vetvehte, nje merite,  si te thuash nje  krijese  te tij.Qe do te thote se Ai, ra ne kundershtim te drejtperdrejte me  nje sere elementesh te konstitucionalizmit  modern(demokracise liberale, shtetit konstitucional, rendit  ligjor etj.).Per pasoje dobia publike nuk  U SHPERNDA e per pasoje shteti nuk e pa kete si diçka qe u takonte te gjitheve, por e zbatoi ate ne interes te perkatesise se "nje grupi ".

   Detyra e shtetit, per administrimin me drejtesi dhe paanesi, u shkel rende  duke rene ne sy te masave.

  Te gjitha pushtetet ( qe te tria nendarjet e pushtetit politik) nuk u bene .."TE VERBETA", ndaj çdo  dallimi natyror apo dhe ndaj atyre dallimeve  qe rrodhen nga perkatesia ne grupin shoqeror te veçante, duke qene se vete ideja e  e ligjit ( se paku atij tradicional)  dihet se rrjedh nga karakteri universal i se drejtes antyrore.Kete, Berisha e nenvleftesoi dhe prandaj e shkeli shume rende, me te dyja kembet.Gje qe u be  me ne fund... i PA RIPARUSHEM.

Tanime shteti  i krijuar  i "TILLE", nuk eshte ne gjendje t`i permbushe me drejtesi keto kerkesa te funksionimit,  te rolit te tij.Prandaj njerzit edhe pse keshtu nuk jane ne gjendje t`i formulojne ato qe kane ndodhur  e NDJEJNE, se keshtu dhe me tej NUK MUND TE FUNKSIONOJE..E nje biçim shteti i teille, qe nuk funksionon "sipas ligji"  ka kohe qe tek neve vrehet prej vete popullit dhe kurresesi prej OPOZITES, eshte konsideruar...  SHTET DESPOTIK.

Revolta kunder tij,  nuk eshte me nje e drejte e popullit ....  POR NJE DETYRE...!

Nga SHBA (Arvizu) deri tek BE (Lajcak) deklaratat kane disa gjera te perbashketa:

Nuk ka zgjedhje te parakohshme, (mgjs kjo mbetet ceshtje e juaj)

Nuk ka bojkot te zgjedhjeve lokale

E drejta per mitingje eshte e drejte kushtetuese.

Demonstrata dhe aktet e dhunshme denohen.

Ketu flitet e komentohet, por miqte tane te huaj besoj qe dijne ca gjera me shume, sepse jane goxha te shkurter hapat nga dhuna ndaj policise tek djegia e kryeministrise, tek destabilizimi i vendit, tek qeveria teknike, tek zgjedhjet e parakohshme tek Tome Doshi minister. I kane informacionet e tyre.

Prokuroria dhe pas saj gjykata te denoje secilin nga gardistet qe abuzuan ne detyre dhe vrane 3 njerez, por njekohesisht per te treguar qe eshte e paanshme dhe e papolitizuar, te hetoje autobusat e Tome Doshit e kompani, te hetoje kush pagoi Gjin Ndreun, kush organizoi (pagoi) per dhunen dhe per djedien e kryeministrise.

Edlira !

E ke shume gabim qe hyn ligjeve, ligjet me perkatesin politike nuk kane lidhje.

Nje qeveri demokratike e zgjedhur me vota te lira, rrezohet vetem me vote parlamentare ose popullore, jo me revolte komuniste.

Se çfare thote kryeministri  per "puç" , ka te njejten vlere se çfare thote kryetari opozites per qeverin.

Kur ta kuptosh rendesin e shkeljes se ligjit kushtetues nga presidenti ( ne qofte se eshte e vertet se i ka telefonuar prokurores Rama) ateher mund te shkruash nje artikull sipas deshires qe ke.

Duhet ta rrenjosesh ne kujtesen tende, se pa parlament , i zgjedhur nga populli, nuk mund te akzistojne presidence, prokurori, gjykate, ndersa qeveri PO.

Institucioni me i larte eshte parlamenti, i cili kontrollon gjitha institucionet e lindura  nga ky parlament, nuk mund te kontrollojne masmedian, tregtaret, njerzit e lire, por institucione te " pagezuara" nga parlamenti , natyrisht kontrollohen nga parlamenti.

Mos i sherbe se keqes, kur pendohesh eshte vone, sepse mijera vete kane vuajtur deri ne pendesen tuaj.

Lumidrin, nese me siper ke dashur te shkruash se ligjet nuk kane rendesi (citoj: "E ke shume gabim qe hyn ligjeve&quotsmiley atehere me mire mos shkruani fare. Parlamenti e ka per detyre te zbatoje ligjet ashtu si cdo qytetar, OJQ e organ shteteror. Asgje nuk eshte mbi ligjin (sado keq ta kene shkruar deputetet tane ate). As Parlamenti. Prandaj dhe kemi Gjykate Kushtetuese. Qe ne rast se nuk e kuptojme ligjin na e sqaron ajo. Nuk mund te dale Kryeministri te sqaroje ligjin ose te beje akuza ne ajer. Kemi nje Prokurori, kemi nje Gjykate. Fatkeqesia jone eshte qe nuk kemi Kryeminister, madje do shtoja nuk kemi as Parlament (gjithmone nese me kete fjale nenkuptojme nje grup njerezish qe ruajne interesin e popullit dhe jo ate vetjak). Megjithate keto gjera fare te thjeshta jo te gjithe i kuptojne dhe kjo ne PPU eshte me se e qarte.

Çfare rendesie ka se çfare them une, e çfare shkruan ti !

Presidenti ka vetem dy rrugezgjidhje, te dyja takohen ne nje pike, o te jape dorheqjen, ose te paraqitet para komisionit parlamentar, rruge te mesme nuk ka, bojkoti eshte shenje shume e keqe, per figuren e tij , per opinionin nderkombetar, per popullin, kur nuk respekton ligjin i pari i vendit, po vegjlia si do e respektoje!!!

Ate qe thua ti, GJK vendos se eshte e ligjshme apo jo, nuk me duket e besueshme, sepse duke i bere nje pyetje vetes " kush e kontrollon presidentin " me vjen e logjikshme te mendoj vetem , parlamentin.!!!

E lexuat se cfare thote ligji per Presidentin? E lexuat se cfare thote ligji per komisionet parlamentare? Problemi eshte se kur ju thoni Parlament nenkuptoni te gjithe Parlamentin. Kurse ketu behet fjale per nje nisme partiake, sepse ky komision hetimor nuk perfshin asnje nga gjysma tjeter e Parlamentit.
Pyetje tjeter: Kush e kontrollon kete pjese te Parlamentit sipas jush? Populli?

eko.

Eshte e kote te zgjasim debatin, ne çeshtje kushtetuese , edhe me te pergatiturit jurist kushtetues  kur flitet per opinionin e ligjit nuk gjinden dakort.

Ne kushtetut eshte e shkruar, se 1/4 e parlamentit ka te drejte te krijoje komision per hetim te nje çeshtje,( dhe i detyruar ta pranoje) me nje fjale nuk thote , se komisioni eshte i vlefshem me kete % ngjyre, ne mungese te nje ngjyre behet i pavlere.

Komisioni eshte i ligjshem, sepse nuk mohon pjesmarrjen e opozites, eshte opozita qe bojkoton komisionin.

Populli nuk kontrollon parlamentin, por ka dhene voten , per nje kontroll indirekt te ligjeve. Shumica mbetet shumica, vlerat nuk ndryshojne sipas interesave partiake.

Cfare do te thote "per nje kontroll indirekt te ligjeve" ?
Sa per te renit dakort nuk po diskutoj qe une dhe ju te biem dakort. Shume larg prej kesaj. Cfare dua une qe te kuptoni ju eshte qe gjithnje ka nevoje per nje arbiter. Dhe pikerisht kete rol luan Gjykata (Kushtetuese, e Larte, e Apelit, e Shkalles se Pare). Qeveria dhe Parlamenti nuk mund te dalin jashte kompetencave te tyre. Kryeministri eshte ne krye te qeverise dhe nuk mund te jete edhe Prokuror edhe President. Eshte pikerisht e njejta arsye pse opozita duhet te ishte ankuar per zgjedhjet ne Gjykate dhe jo te bente greve urie ne shesh.
1. Sa per Presidentin, ligji e thote shume qarte qe nje komision hetimor nuk mund ta therrase ne pyetje. Duhet te shkoje komisioni ta pyese. Dhe sa per institucionin e Presidentit e kemi humbur qe ne ate kohe kur ai nuk zgjidhet me shumice te cilesuar, por me shumice te thjeshte (sic lexova te shkruante dikush ne PPU). Tani ky institucion eshte gati per tu mbushur me kukulla te cilat i binden kryetarit te partise rradhes. Shikojeni pak me gjate. Sot ai eshte kukull ne duart e Berishes, por neser me kete ligj ai eshte kukull ne duart e Rames. Keto jane gabimet qe nuk i falen atyre te dyve (apo atyre qe rrine pas tyre e i nxisin keta, sepse keta te dy mund te jene shume mire kukulla vete).
2.Edhe nqs komisioni hetimor merr Presidentin, Prokurorine dhe kryetarin e SHISH-it ne pyetje cfare do beje pas kesaj? Do nxjerre fajtore? E kuptoni sa jashte vendit eshte ky komision?

Edlira si gjithmone, eshte fiks fare per te shprehur dufin e popullit, por short on sugestions.

Opinionistet i bene gishtat telef me sugjerime, ca per zgjedhje te parakohshme e ca per zgjedhje lokale, por nga gjithe cka permenden per zgjedhjet askush nuk thote se sa kohe qe zgjedhjet do te administrohen nga militantet, gjithmone do kete vjedhje, por dhe kontestime te rezultateve nga humbesit; heren e shkuar u ankuan partite e vogla ne koalicion me Ramen, meqe ai koalicion humbi, e heren tjeter do ankohen partite e vogla ne koalicion me humbesin e radhes...pastaj s'do ishte cudi qe te vijonte perseri nje bojkot 2 vjecar i cili do kulminonte ne ndonje 21 janar tjeter.

Lubonja, ky armik i peshkpopullit, er-nje-ndryshim-te-vertete&catid=104:opinione&Itemid=410">thoshte dje se nderkombetaret s'duhet te mbeshtesin perpjekjet e tyre tek personat (Berisha e Rama) por tek institucionet. Ne fakt kete duket se po bejne dhe ata, se sic thote Lajcaku sot:

Sipas tij formula e zgjidhjes do të ishte që “nga njëra anë prokuroria të lejohet të bëjë punën e saj dhe të zhvillojë hetime të balancuara e gjithëpërfshirëse të clat në përfundim të çojnë përpara drejtësisë përgjegjësit e gjithë asaj që ndodhi, dhe nga ana tjetër klasa politike të angazhohet në një dialog për organizimin, sipas standarteve ndërkombëtare të zgjedhjeve lokale të 8 majit, e të përqëndrohet në axhendën europiane të vendit”.

I dërguari i Bashkimit Europian, u shpreh se me gjithë shqetësimin për gjendjen, ka shpresë se “kjo krizë mund të kthehet në një fillim të ri për të ardhmen e Shqipërisë".

Perkunder ketyre zerave, dhe sidomos perkunder sugjerimeve institucionale, qendron si kala e pamposhtur alternativa e forte peshkiste e cila eshte...e cila eshte...qe eshte...

 Komisioni hetimor i 21 Janarit i ridergon Presidentit Topi ftese per "Let's Have Sex", te dielen ne Sallen Bodrum te Teatrit te Metropolit....

YYYYYHHHHHAAAAAAAAAAAA.......

 BlendI, kur thash e themet bien ne publik, marrin fuqine e MARREZISE dhe ecin... sipas KATRORIT TE SHPEJTESISE ....

   KETE MEKANIZEM "KA VENE NE PUNE" BERISHA

 Nuk do ti dali atje ku synon, ...erresimin e vrasjeve dhe venien nden tutele te Prokurorise dhe SHISH-it

 Ne ket synim ogurzi, Topi ju be barriera..qe nuk e kaperceu dot.

hunter dhe lumidrin keni nje mendim te gabuar per demokracine. Demokracia ne venden e zhvilluara nuk eshte dhuna e shumices ndaj pakices. Nuk do te thote qe te rrije ne qeveri per 4 vjet sepse eshte zgjedhur me vota. Po ashtu nuk do te thote qe te lejohet te rrezohet me dhune sic perpiqet opozita. Por Shqiperia nuk eshte demokraci. Aty me shume shahet opozita sesa pozita. Nuk ke asnje mundesi ti kerkosh llogari pozites as te ngresh nje komision parlamentar per te hetuar (per cfaredo ceshtje). Ne Gjermani eshte mese normale qe nje komision i opozites te hetoje per cdogje (megjithese perbejne pakicen). Dhe pozita reagon nqs e sheh qe eshte ne gabim. Mentaliteti i 4 vjet i zgjedhur dhe nuk ke cme ben, ekziston vetem ne demokracine hibride si ne Shqiperi. Ne Gjermani nuk eshte se zbatohen te gjitha vendimet e gjukates kushtetuese por vendimet e rendesishme meret ne konsiderate dhe reagohet. Ne Shqiperi vetem flitet qe e respektojme , por asnjehere nuk meren veprime konkrete. Nga 35 vendime kunder Qeverise nuk eshte zbatuar asnje, pervec mareveshjes se kufirit me Greqine ku nuk kane ku ta luajne bishtin.  Per vendimet dhe politikat strategjike dhe afatgjate meret mendimi i te dy paleve. Ne Shqiperi kjo nuk ka ndodhur asnjehere, Dhe kjo kur te dyja partite kane qene ne pushtet. Nuk dua te leje asnje nga partite e medha pa faj. Me kete situate mund te pajtohen vetem militantet por jo ata qe e duan vertet ate vend. Une do te isha per modelin zviceran ne Shqiperi. Te gjitha partite te jene ne qeveri, dhe te meren vetem vendime unanime. Per vendimet strategjike duhet te vendos vete populli me referendume. Ne shume pak vende te botes gjysma lufton kunder gjysmes tjeter si ne Shqiperi. Dhe atje ku ndodh nje gje e tille nuk ekziston nje regjim demokratik. Po ashtu mbrotja me arsyetimin qe une jam me i mire sepse vjedh me pake se ty eshte e vlefshme vetem ne Shqiperi. Sepse aty mungon ligji dhe institucionet e pavarura. Ne Shqiperi duhet te krijohen kushtet per nje transparence ne cdo institucion perndryshe do te mbizotroje si tano fodulleku dhe pandeshkueshmeria si tani. Nuk mund te me thoni qe ekziston Demokraci, kur ne 20 vjet me gjithe ato qe kane ndodhur nuk eshte denuar ose ka mare pergjegjesi asnje zyrtar i larte. Ne nje vend te varfer kjo eshte absurde. Dhe ata qe marin pergjegjesine e bejne sa per tu fshehur, qe te marin postin perseri ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe kjo eshte fakt i ndodhur jo nje here.

Dhe ju lutem ate fjalen komuniste mos e perdorni aq shume si Enveri qe perdorte krahasimet me Mbretin Zog. Ata qe jane deri 30 vjet sot as nuk e dine se ceshte komunizmi dhe jo te jene komuniste. Mos perdorni argumentet e Enverit vetem me perzgjedhje tjeter fjalesh. Sa per informacion Sala komunist, ministrat Genc Pollo,Arben Imami  e Genc Ruli jane bijh komunistash. Mos te vazhdoj me LSI se nuk gjejme dot ndonje minister qe nuk e ka patur te jatin ose nuk ka qene vete komunist. Vetem se sipas partise demokrate ka komunist demokrate dhe komunist te thjeshte. Une nuk shikoj ndryshim. Theksi eshte tek emri "Komunist"

 emil,... i ke te gjitha, fix fare!Oh sa me pelqejne realistet !

Çdo ëndërr tjetër në mes të ditës me diell për t’u treguar shqiptarëve përralla të tjera eliminimesh, është thjesht qesharake. Dhe fyese, për një popull të sfilitur nga halucinacionet e atyre që e shtypin përditë.  

Fyese?Dhe aq shume mos ua qaj hallin shqiptareve moj zonjeze.Po te ishin nga ai mall qe kane nder e namuz e u dhimbset fati i venditt nuk votonin per salen pas asaj qe ai beri ne 97.

emil.

Ndodh rralle tek peshku qe nuk me ngjisni ndonje epitet,flm.

Nuk jam i detyruar te replikoj, po me ngrici komenti i dyte.

Marrja e pushtetit me dhune komuniste, eshte historia botrore qe e thote, jo une, nuk behet fjale per enverin, ai ka ike nje here e pergjithmon.

Ne qoftese ke njohuri se ne cilin vend komunistet kane ardhur ne pushtet pa dhune, terhiqem.

Te gjithe duam te jemi si Zvicera apo Gjermania, jemi keto qe jemi , duhet te ambientohemi me kushtet , ndryshe mbesim "enderrimtar " te pasherueshem.

Argumentat se çfare eshte demokracia , e kane te pamundur vendet me demokratike te rruzullit ta paraqesin te plote, po me aq sa kuptoj ne kete vend ku jetoj, eshte respektimi i ligjit.

 

lumalas

boll me komunistat se u be bajat...

- ke nje kryeminister komunist qe sot nuk quhet zyrtarisht krimininel vetem se nuk ka pranuar te hetohet ne saje te imunitetit dhe pazareve qe ka bere...

- kelysha te diktatures ke ne cdo institucion brenda dhe jashte vendit... shumica shoke ideali te kryeministrit qe sot i ka rehatuar ne qoshe te ndryshme te shtetit

- ky bastard ka bere reformen agrare komuniste 7501 qe do ja kishte zili edhe Lenini

- ky bastard cfare flet ne mengjes e peshtyn ne mbremje dhe kete me analiza ekspertesh qeveritare me silenciator, rregulla gardhesh, arme te sofistikuara, komisione hetimore(gjyqe popullore), etj

- ky bastard me parate tona ka nenshtruar shumicen e mediave qe prodhojne cdo dite monstruozitete e banalitete qe do ja kishte zili dhe enveri... dhe kete me e keqja eshte se e bejne kalemxhinjte e enverit brenda dhe jashte vendit, sot ne sherbim te tij

- ky bastard dhunon cdo institucion te shtetit, ligjet e njerezit qe duan ti zbatojne keto ligje  

- ky bastard ka frike nga hija e vet

- ky bastard kultivon cdo minute injorancen, djallezine, krimin

- ky bastard nuk ka besim te bastardet qe e rrethojne se e di qe eshte kryebastardi, i paarritshem ne kete drejtim 

- ky bastard do shkaktoje perseri viktima te pafajshme 

- ky bastard nuk hiqet me zgjedhje ne nje shtet te bastarduar

- ky bastard ka frike nga ndergjegja qytetare e civilizimi

- ky bastard i trembet demokracise se vertete

 

 

 Ne qoftese ke njohuri se ne cilin vend komunistet kane ardhur ne pushtet pa dhune, terhiqem.

 Spanjë 1934 ,Indonezi 1956 ,Kili me Alenden 1970 , Venezuela me çavez , Kenia ,Kongo me Lumumban 1960, Dhe të gjithë Evropën lindore pas luftës së dytë botrore  1944-1945

Me dhunë apo revolucion në Rusi  1917 Kuba 1960 , Angola ,Kinë 1948( luftë civile)

Ashtu si diktatura të djathta kanë ardhë me dhunë  Franko 1936(luftë civile ) Junta greke 1945 ( luftë civile +anglezët), Kili me Pinoçetin , Indonezi Suhatro 1956, pa numëruar grushte shteti  të vazhdueshme në amerikën latine etj. 

Për të bërë përgjithsime duhet të merresh me statistika dhe jo të flasësh për teori revolucioni të mësuar në shkolla apo nga llafollogjitë e Ed palokës me shokë në Tv

Dhe Marksi ai burri me mjekërr që ka shpik komunizmin e pranonte rrugën parlamentare .

Fyerjes së inteligjencës që i bëhet në mes të ditës me diell shqiptarëve i shtohet edhe doza e madhe e përsëritjes dhe këmbënguljes politike për të tjetërsuar imazhet që shihen me sy. “Duket e bardhë, por po ta shohësh më hollë, kjo ngjyrë është jeshile” – përkthehen deklaratat manipulative të politikanëve të sotëm.

 

Po sikur ne te jemi popull "color blind" qe sheh vetem bardhe e zi?, atehere me te drejte mund te thuhet se ngjyra jeshila na corienton se  ca e shikojne te zeze e ca te bardhe

 Me gjithë propagandën apo deformimin informativ të disa mediave, lëvizja e thjeshtë e telekomandës nga njëri stacion tek tjetri, u dha mundësinë shqiptarëve të kuptonin se ç’ndodhi përpara kryeministrisë në 21 janar 2011.

E ke fjalen per ke media? Per ABCNEWS ?  Nuk e besoj dot qe e ke shkruar kete. smileysmiley

Interesant kendveshtrimi me te cilen ke trajtuar ceshtjen e tabulateve te kolegeve qe japin opinione te akuzuar si pu+alt135ista. smiley

Perserije nxitese dhe "veshtruese " origjinale . Je pene e kendeshmedhe me aq sa shkruan e per ate qe shkruan ...me VLERE .

Vlera vjen jo vetem se "nxit" qe lumasijte ta kaperxejne kufirin minimal te te shprehurit , spse na flasin per Ligje e vlera e marrje Pushteti me Dhune "nga komuniste te oreve te para " por edhe sepse nuk e shohin "mbajtjen me DHUNE te Pushtetit nga antikomunistet e oreve te para " smiley

Lumasi dhe i gjithe sojsorollopi ne te menduar me "komuniste" e me "antikomuniste te oreve te para " 

Ne nje vend ku shpirterisht e menderisht te UDHEHEQ nje nga ish te PARET e KOMUNISTEVE  s'do shume mend per te kuptuar qe ty me gjith te tjeret si "antikomuniste te oreve te para " Ju ka si "camcakiz ", qe pasi merzitet Ju peshtyn sic Ju ka peshtyre dhe do t'ju peshtyje gjithmone . Dhe me e keqja eshte se kete moot qe ai leshon nga goja dite per dire e ore e cast Ju e merrni per mjalte !Megjithate duke te respektuar per kahun e kundert pavaresisht feminor e pa dalje dhe personalisht tendin si pa themel kur shkruan me shume se dy rreshta , mbase kujton me qe i ke qejf Historite :

Historia e Shqiperise i perplasi njehere komunistet me antikomunistet  dhe i dha vendin sejcilit prej 1944 deri ne 90 kur ai kapitull  ME NE DHE KUNDER NE u mbyll sepse u pa ne themel se  Shqiperia  e bere  ,  u la te trashegohej  prej  te GJITHEVE  ashtu sic nisi si shtet Modern pa Dallim , Feje ,Krahine e Ideje !

Absolutisht eshte papranueshme qe te argumentosh cfaredo lloj ngjarje sot me mendt e atyre qe u ka mbetur ora ne Kushtetuten e Vermahtit te vitit  xixe .Je me se i bezdisshem . Jo vetem Vuvuzel por edhe mono melodi Berishiste . E ketij kasapi ,te papranueshem ne asnje vend ne Europe qe aspiron per tu futur ne ate Familje !

Ngjarjet ndodhin soy ne Shqiperi jo njehere ne Canak-Kala . Dhe sot kufiri eshte i qarte te pakten ne te shprehur .

Me ose Kunder KRIMIT dhe KRIMINELEVE . Me ose kunder KUSAREVE ne Pushtet !

edlira e ka dhene shembullin pa ata te oreve te "para" se anon kunder KRIMIT . Zotrote me qe ke e njeh edhe gurren popullore na thuj nga anon ? Dhe me pas na i argumento me Kushtetute e Ligje smiley

 po me aq sa kuptoj ne kete vend ku jetoj, eshte respektimi i ligjit.... na ben me dije ..... pa na thene se kete po kerkon ta kete nen HYQEM TOTAL me llafka e me vepra Maliqi Juej zotnie ! Dhe me e dukshmja me vrasje ne mes te dites dhe me lot krokodili Hitleresh te nesermen per ditlindje !

 

 

 Mendimet e gazetares qendronin, veç une kisha nje verejtje per adminat, se pse nuk po na sjellin tema per çeshtje te tjera, por vetem artikuj per 21 janarin dhe akuzat e politikanve njeri-tjetrit. Nuk e kuptojne ata, se aty po çmenden te gjithe. U çmend kryeministri, po ç'taksirat kane dhe te tjeret qe te çmenden. 

Cfare do te thote "per nje kontroll indirekt te ligjeve" ?

Deputetet jane perfaqesuesit e popullit, dhe parimisht duhet te mendojne per "hallet" dhe problemet e popullit, krijimi ligjeve,kontroll mbi  zbatimin e tyre, nga ekzekutivi, gjygjsori, presidenca, etj..

1. Sa per Presidentin, ligji e thote shume qarte qe nje komision hetimor nuk mund ta therrase ne pyetje. Duhet te shkoje komisioni ta pyese.

Ky nen eshte e i kodit penal, jo  kushtetutes, sherben per tjera çeshtje, mos i ngaterro.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).