Për të gjithë shqiptarët, kjo javë e fundit e janarit ka qenë fort e rëndë. Disa kanë vrarë mendjen përse të dashurit e tyre u ekzekutuan në një protestë, e cila mund të kishte kaluar fare pa gjak. Disa të tjerë kanë vrarë mendjen nëse bënë ndonjë gabim që çoi në atë tragjedi të panevojshme të 21 janarit, të tjerë me siguri janë menduar thellë se si do t’i shkojë filli këtij vendi tashmë të stërlodhur nga kundërshtitë fatale dhe tashmë historike, ndarjet primitive fisnore e lokale, politikat e pabesa, mungesa e besimit, etja e liderëve për të zënë sa më parë një vend në histori, ideja e tyre se janë të paracaktuar nga vetë Perëndia për ta shpëtuar këtë vendin tonë të brishtë, acarimi i vëllezërve tanë jashtë kufijve, teksa shihnin një betejë shqiptaro-shqiptare, etjen dhe komoditetin për ta pritur nga të huajt zgjidhjen e krizës gjakatare, njësoj sikur të ishim në kohën e largët të Princit Wied-it dhe jo në kohën e internetit dhe të satelitëve që po “iu sillkan gjithkah gjithësisë”.

Pastaj vijnë mendimet tona, të gazetarëve dhe analistëve, që mundohen t’ua qartësojnë mendjen njerëzve dhe t’i bëjnë ata që të bien më të qetë në shtrat - mbase jo gjithnjë me sukses - ndonëse gjaku në Bulevardin e Madh ende nuk është tharë dhe ndonëse fytyrat e hakërryera ende vazhdojnë ta shohin njëri-tjetrin me hakërrosje vrastare.

Janë dhënë shumë mendime e janë thënë shumë ide për shkakun e të gjithë këtyre ngjarjeve. Sipas interesave, çdo palë i është hakërryer tjetrës. Autori i këtyre radhëve kërkon ndjesë teksa niset nga kujtime të shkuara, këtu e 20 vjet më parë, me qëllim që të shohim me sytë tanë, nga se u nisëm, si shpresonim dhe ku jemi tani, jemi 20 vjet më pas. Është e vështirë të shkruash për veten, sidomos, kur nuk ke ndonjë kontribut të shquar në politikë, por vetëm në profesionin tënd. Është e vështirë të kujtosh plot miq e shokë që e kanë vënë veten në dy barrikada tashmë armike dhe jo kundërshtare, është e vështirë të pranosh zhgënjimin nga një ëndërr e madhe, e megjithatë, mbase ia vlen të shkruhet. Autori i këtyre radhëve ka qenë anëtar i PD-së që më 11 dhjetor të vitit 1991. Tesera e tij është e firmosur nga njëra prej figurave më të njohura të asaj kohe, i pari i PD-së në Tiranë, Prof. Dr. Ylli Vejsiu. Nuk është ndonjë meritë e madhe, është një ëndërr që u shpreh në atë formë. Kjo histori e shkurtër militantizmi politik u këput shpejt sapo njeriu në fjalë e kuptoi që nuk ishte për atë punë. Të jesh në një parti do të thotë në radhë të parë të zbatosh disa rregulla me të cilat edhe nuk mund të jesh dakord. Mungonte liria, kaq e thjeshtë ishte.

Tani që kanë kaluar 20 vjet, unë mendoj se PD-ja, ndryshe nga sa thuhet e pranohet nga shumëkush në këto ditë, kur ajo është në tërheqje, është një pasuri e madhe e këtij vendi. Nuk është se atë e bëri Sali Berisha, ajo lindi thjesht nga një ëndërr lirie dhe si e tillë në fillimet e saj ajo ishte gjëja më e pastër dhe më naive që mund të kishte ekzistuar ndonjëherë në këtë faqe të dheut tonë. Problemet lindën kur “idealistët” u veshën me pushtet dhe me pasuri. Bash e në atë kohë lindi aspirata “revolucionare” për të mos e lëshuar kurrë pushtetin. Bash e në atë kohë lindi armata e ushtarëve të bindur që i binden vetëm liderit. Dhe bash e në atë kohë lideri u kujtua për të vënë në jetë skenarë të vjetër të modeleve që ai i paska pasur në kokë prej vitesh. E them edhe një herë me zemër në dorë, PD është një pasuri kolosale e këtij vendi, lideri i saj, në të mirë e në të keq, tashmë ka zënë një vend të konsiderueshëm në historinë tonë moderne, për aq moderne sa është. Por, ama si mund të flitet sot në janar 2011 për grushte shteti, për puçe, për komplote gjithfarëlloj, pa u kujtuar më parë se këto teori kanë kohë që janë tejkaluar. I fundit që i përdori, të më falin për krahasimin, ka qenë vetë Enver Hoxha që sajoi lloj-lloj komplotesh të përgjakshme njësoj si Makbethi. Që një njeri i zënë në nevojë dhe në një faj të rëndë me tre të vrarë mbi shpinë, të sajojë të tilla gjëra, kjo deri diku është njerëzisht e justifikueshme. Që një njeri të krijojë grushte shteti, në një kohë kur e ka të gjithë gardën, ushtrinë, policinë me vete, të mendojë gjëra të tilla, edhe kjo është deri diku e justifikueshme, nisur nga rrethanat themi. Por ama që edhe të gjithë ata politikanë me përvojë të PD-së, njerëz deri diku apolitikë sikurse ishin ata të KOOP-it, të bëhen palë me këtë zallamahi kjo nuk shpjegohet ndryshe përveçse me vendimin e pashmangshëm që ta vësh pushtetin mbi vendin. Askush në PD-në e parë, me ndonjë përjashtim që sot është i dukshëm, nuk e kishte menduar këtë.

Zakonisht njerëzit e urtë e shohin të ligën që u bie mbi shpinë në radhë të parë te vetja dhe jo te të tjerët. Ajo çfarë po ndodh është fakti që deri më sot nuk kemi pasur një PD të mbarë, ky është mendimi im personal, por vetëm një grup njerëzish që drejtohej dhe komandohej vetëm nga Kryetari Berisha. Ndodhi çfarë ndodhi, partia në pozitë duhej ta kishte pyetur veten në radhë të parë: A i mbajtëm premtimet për njerëzit që besonin te ne? A krijuam ne një shtet të vërtetë demokratik shqiptar? A po vuan PD histori të forta korruptive dhe si duhej të ishte sjellë me to? A nuk po vuan tani haraçin e një aleance të dyshimtë sikurse ishte ajo me LSI, deri në zgjedhje një kundërshtare e saj e vendosur? Kush e ka fajin politik për të gjitha këto? A duhej bërë një analizë urgjente brenda kësaj force të madhe e të shquar politike në vend që të ishim marrë me komisione të njëanshme, që dihen mirëfilli se flasin në emër të një pale, apo me histori njësoj si ato me “grupin puçist në ushtri” të 1973? E them edhe një herë PD është një trashëgimi e vyer e këtij kombi. Por që ta meritosh këtë emër duhet në radhë të parë të shohësh nga vetja. Është kollaj të shash të tjerët, t’i etiketosh, t’u vesh emra çfarë të duash. Urtia dhe burrnia tradicionale, dhe kryetari i sotëm i opozitës duhet të dijë më shumë se ne në këtë fushë, na mësojnë se në radhë të parë gabimet shihen te vejta dhe pastaj ka kohë t’i shohim te të tjerët. Le të shpresojmë se në PD, që lindi si shpresë e një populli të tërë ndokush mund të mendojë si ne. Përndryshe, do të kemi një ëndërr më pak. Jo se nuk jemi mësuar, por sidoqoftë…

22 Komente

Xhib, mos bjer kshu artikujsh!  Lubonja dhe Kadare iken per lesh bubi per qendrimet e tyre Berishiste, tani ti do dhe Baxhakun te pesoje te njejtin fat?!

Lubonja e Kadare pro-berishiane? Kur? Nga? Qysh? Interpretimet per nje ceshtje mund te jene te ndryshme, por kaq te deformuara nuk e besoja.

Ehuha je vone ti Permetar! Njerzia ne keto ane kerkojne t'ia kepusin me shpulla turive Lubonjes se simetrizon fajin si mbas tyre kur nuk e shan Berishen me liber shpie!

Te jesh neutral. te thuash  te verteten je armik, ..... keshtu pra I pakapshmi na beri armik edhe  Kadarene e dhe Lubonjen tani edhe Baxhakun

Kapene ironine toko...

Puc mrena PD-se? Doli dhe Tosi pucist..

Ku eshte PD-ja? Duke mjelur pushtetin.

 Per ke PD e ke fjalen o Fatos? Per ate te Fatbardh Debilit qe akoma vesh pantallona me penca? Per pd-ne e Majlinda Bregut qe akoma thote 'bagabondet'? Per pd-ne e Mesila Dodes qe ska burre qe e merr persiper? Per pd-ne e Lulzime Bashes qe qe per servilizem ja kalon edhe qenit te odisese? Per pd-ne e Edi Palokes qe mendon se te jesh gagac eshte merite? Apo per pd-ne e Sokol Olldashit qe per antipati dhe mediokritet ja kalon edhe Pali Miskes?

PD ka nja 6 vjet qe eshte kthyer ne garnizon. Kush ka mend eshte larguar qe aty. I vetmi person me mend qe ka Gazmen Oketa nuk ndihet, rri urte. Si duket edhe vete e kupton qe eshte ne nje batak te qelbur e provincial.

Jo Romak e ka fjalen per PDne e 91 kur enderat tona ishin per nje PD dhe jo per nje garnizon mercenaresh qe paguhen nga mafia dhe i binden nje gjenerali idiot e katil.

Kam qEne edhe une ne  ato vite . E kam njohur Fatosin direk dhe po them se ai ka te drejte kur flet per enderen e PDse ishte ajo dhe endra ime dhe endra e shume te tjereve qe sot u rahin barqet neper bote, Ndersa ata qe mbeten ishin mercenaret qe erdhen me vone ne PD dhe qe na vune shkelmin dhe na degtisenne kete fund bote larg enrdes tone

NE DJALL VAFTE IDEALIZMI TONE QE NA BEN TE VUAJME AKOMA

Sa gjasa ka te rikthehet Eduard Islami si lider i PD?

M,

Per Edualrtin kam respekt personal por mendimi im eshte se PD eshte katandisur ne ate derexhe qe  nuk ka perendi ta ndreqe. Eduarti mund te vij e te iki ( uroj te mos vij ne PD se do te harxhoj energji dhe shkateroj veten) PD nuk ringjllet me. Ne i kushotjme shume rendesi individit Por harrojme se keta individe zgjidhen nga masa  Mendon se berisha mund te bej keto qe ben sikur te kishte masen (turmen) ndryshe nga sa eshte, sikur te mos kishte mercenare te mafias dhe kokepalaret qe flet autori? Dhe me ketemase qe kemi ne (PD) as qe mos prit gjerat te ndryshoj. Kjo shkon edhe per PS

toko,
Jam dakord qe virusi ka kapur edhe antare te tjere nga te dyja palet qe jan pothuajse sozia e liderit te tyre. Me shum them nga ana PD ka ca me pak nga ana PS. Jo thjesht mu kujtua qe E.Selami ne intervisten e fundit ne T.Story tha qe ka mundesi te vij shum shpejt, kur te vij koha...dmth ka dicka me nenkuptim. Gjithsesi them se nese vjen ne PD tipa si, Olldashi,Paloka,Basha,Topalli,Bregu etc ah se harrova Markun e kam fiksim ate. Lol gjithsesi keto jane hipoteza kemi plotesisht shtet Mafie nga te dyja palet per mete jam 100% i bindur.

 E ku ka PD, tani ka vetem nje pd,  Saliu, dhe 40 hajdutet. u ka mbyllur gojen pushteti me......

Dikur thoshin se Tosi ben palle dhe te tjeret i ve me punu fort, kurse sot thone se sala punon fort dhe te tjeret bejne palle. Ja ky eshte burre shteti, dhe ju thoni se ku eshte PD, po ben paaallleeeeeee.

Une nuk besoj se ka realisht PD.Berisha eshte Partia,shteti,e shkuara ,e sotmja.(meqe jam optimiste per natyre nuk them e ardhmja)L'etat c'est moi tha Ay...e Berisha eshte shume me shume se kaq...

Nder enderrat me te bukura ishte krijimi i nje partie qe do te thote se fitonim te drejten per te menduar ndryshe. Kur u kerkua nga "udheheqja e siperme" qe te punonim per te futur ne parti cdo njeri perfshi edhe leshpalaret qe te mund te trembnin votuesit kunder "nesh ne pd" e kisha te veshtire te rrija ne nje tavoline me fytyre djathet qe vinin era perc nga te palaret. Keshtu u krijua baza e nje partie qe fillimisht ishte enderr e bukur evropiane dhe me von ajo u kthye ne nje party pa goje, pa forme, ku pjestaret e falangave qe vidhnin votat per pd, kerkonin me cdo kusht pjesen e luanit dhe ne menyren me te paligjshme sepse e paligjshme eshte Vjedhja e Votave - vjedhja e ndergjegjes se njeriut. Kjo eshte e rende dhe bie ere dreq dhe jo demokraci.  Une nuk kam besim se ajo parti do mund te ndreqet pasi nuk shoh elemente aq te forte sa te dalin mbi doren vrastare te ndergjegjes se shqiptareve.

5 me * adriatik Ndjej vuajtjen njesoj sic vete

faleminderit, toko.

Gjeni ndryshimin dhe te ngjasimet.........1944.Do te ham me luge floriri...........1991..Do marrim cekun e bardhe dhe askush nuk do kete me nevoje te punoje smiley

Vlonjat nese flat per idealistat ne  '44 ata nuk kishte shembull per ngrenien me luge te florinjte. Ishte shpikje . Ne 91 kishte nje shembull te demokracise ishte Evropa Perendimore.  

Me 91 te pakten idealistet ( nuk flas per tumen dembelekletu) nuk u mendua per cekun e bardhe dhe te mos punonin ( te pakten une nuk mendova) por mendova te punoj e jetoj si Evropian qe do te thote edhe te punoj.

Nese flet per turmen atehere ke te drejte per te mos perseritur tregmin e "Dembelit te Stambollit"

 ".... Autori i këtyre radhëve ka qenë anëtar i PD-së që më 11 dhjetor të vitit 1991. Tesera e tij është e firmosur nga njëra prej figurave më të njohura të asaj kohe, i pari i PD-së në Tiranë, Prof. Dr. Ylli Vejsiu. Nuk është ndonjë meritë e madhe, është një ëndërr që u shpreh në atë formë. Kjo histori e shkurtër militantizmi politik u këput shpejt sapo njeriu në fjalë e kuptoi që nuk ishte për atë punë. Të jesh në një parti do të thotë në radhë të parë të zbatosh disa rregulla me të cilat edhe nuk mund të jesh dakord. Mungonte liria, kaq e thjeshtë ishte..." 

 

Kam kaq vite qe vras mendjen, se pse shum njerez te ndershem, idealista, (antare te PD), largohen nga ajo parti. Pergjigjia vjen thjesht nga nje ish idealist i asaj partie; " Mungonte liria.." 

Une them qe keto karakteret e shpifura ne PD nuk jane aq te keqija por jane peshtirosur akoma me shume nga ndikimi i Gamorit Madh (sales pra). Jane karaktere te dyshimta qe ne momentin qe futen ne nje pd ku ka nje prijes (Sala) dhe miza (pjesa tjeter). Me duket se po te largohet sala nga pd kjo e fundit do te permiresohet ne menyre te konsiderueshme, do rikthehet drejt te qenit parti politike jo garnizon. Po do kete edhe shume pune per te rifituar vitet e humbura kur nuk ka ekzistuar si parti.

 Ne pd duket se nuk kane mbetur anetare por vetem "groupies".

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).