Gënjeshtra dhe qytetërimi

Mund të jetë Dekarti, mund të jetë Spinoza, mund të jetë Kanti e mund të jetë Klod Levi Strosi, nuk më kujtohet tash se cili prej tyre, ka thënë, sigurisht jo pikë për pikë siç po e paraqes unë thënien e tij, se njerëzimi ka hyrë në një epokë të re, më të lartë, të zhvillimit kulturor dhe, në përgjithësi, qytetërues, atëherë kur ka filluar ta shikojë e ta dënojë gënjeshtrën si një krim të rëndë. 

Dhe, kështu, njerëzimi është shkëputur prej gjendjes parake në të cilën ndodhej kur ka filluar të dënojë gënjeshtarin, që bënte të keqen, e jo atë që i thoshte gënjeshtarit gënjeshtar. 
Nuk e di sa e si është dënuar gënjeshtra me ligje në shtetin shqiptar prej se është krijuar ai: nuk e di sa e si është dënuar gënjeshtra gjatë të ashtuquajturës periudhë të peripecive menjëherë pas krijimit të këtij shteti, as gjatë gjashtë muajve të qeverisjes së Fan Nolit me ministrat e tij intelektualë të shquar, as gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, as gjatë totalitarizmit të Enver Hoxhës. E di, ndërkaq, se populli shqiptar në kohën kur nuk kishte arritur ta dënonte me ligje, e dënonte gënjeshtrën moralisht. Sipas traditës popullore, mashtruesi, gënjeshtari, ishte njeri i mallkuar, i përqeshur dhe i përbuzur e, në raste të veçanta, edhe i veçuar. 

A e dënojmë ne gënjeshtrën sot me ligje? 
A e dënojmë ne sot gënjeshtrën moralisht? 
Jo. 

Nuk më ka takuar të dëgjoj për gënjeshtar të dënuar ligjërisht dhe nuk më ka takuar të shoh në mediat elektronike gënjeshtar të dënuar moralisht në jetën tonë sot! 
Dhe, pikërisht pse gënjeshtari nuk dënohet as ligjërisht, as moralisht, gënjeshtra është bërë mjet i politikës dhe mjet për sukses në jetën tonë. Mjet i moskulturës në jetën tonë. 
Gënjejnë intelektualë! Gënjejnë shkrimtarë! Gënjejnë krijues të fushave të ndryshme të arteve! Gënjejnë shkencëtarë! Gënjejnë politikanë, zyrtarë, shtetarë! 
Askush më shumë, askush më rëndë, askush më gjithanshëm nuk gënjen se njerëzit e politikës - në mënyrë të veçantë ata të partisë në pushtet - të Partisë së Sali Berishës. 
Zëzëllimat e tyre janë bërë të padurueshme. 

Mund të them se e njoh mirë historinë e popullit shqiptar dhe mund të them kështu - se e njoh mirë, në radhë të parë sepse e njoh prej përbrenda: e njoh kulturën e tij, e njoh jetën e tij kulturore, shoqërore dhe politike. Njohuritë që kam për historinë e popullit shqiptar, për jetëshkrimet e krijuesve të ndryshëm të kohëve të ndryshme dhe për jetëshkrimet e shqiptarëve që kanë vepruar në politikën e atdheut a të pushtuesit të tij prej fillimeve të Rilindjes Kombëtare, madje, prej kohës së Skënderbeut e deri sot - këto njohuri historike që kam më bëjnë të mundshme të them: në historinë politike dhe në historinë kulturore të popullit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka njeri publik, politikan a intelektual, që ka gënjyer sa dhe si gënjen ish-kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i tashëm i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari 20-vjeçar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Me të, me Sali Berishën, nuk mund të krahasohet asnjë gënjeshtar i yni historik, madje, as pretenduesi i rrejshëm për fronin shqiptar, gënjeshtari spanjoll, Gjin Aleadro Kastrioti! 

Gënjeshtarët ontologjikë 
Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha, gënjen kurdo dhe kudo: në çdo kohë dhe në çdo vend. Dhe, gënjen i harlisur. Ai gënjen në mbledhjet e zakonshme dhe në kuvendet kombëtare të Partisë së tij të quajtur demokratike; në akademi të ndryshme me të cilat përkujtohen vetje politike a kulturore apo me të cilat shënohen përvjetorë shtetërorë a partiakë; në mitingje; në fushata zgjedhore; në mbledhje të Qeverisë së Shqipërisë; në mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë; në takime zyrtare a gjysmëzyrtare me bashkështetarë; në takime me politikanë e diplomatë ndërkombëtarë; në biseda në mediat dhe në konferenca me gazetarë; në takime me studentë dhe në takime me pedagogë e shkencëtarë! 

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gënjen aq shpesh, aq mjeshtërisht dhe aq naivisht, aq djallëzisht dhe aq primitivisht, aq sofistikueshëm dhe aq hapur, aq premtueshëm e aq kërcënueshëm, saqë të gjitha këto ngjyresa të gënjeshtrave të tij publike bëjnë të mundshme, madje, të domosdoshme, të thuhet se gënjeshtra është thelbi i tij, substanca e tij mendore e shpirtërore, qenia e tij, ashtu siç është servilizmi thelbi, substanca mendore e shpirtërore, qenja e Ismail Kadaresë. 

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është gënjeshtar ontologjik; dhe antologjik, ashtu siç është Ismail Kadare servis intelektual i diktaturës komuniste dje dhe servis intelektual i despotizmit tribalist të Sali Berishës sot. 

Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, si gënjeshtar nuk dua ta krahasoj me gënjeshtarët dhe me mashtruesit e njohur botërorë në shekujt e kaluar, siç ishin Xhon Lo, D'Eon, Nojhof, Kalostro, Plaku Trenk, e të tjerë dhe nuk dua ta krahasoj me ta sepse mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre, që ndodhin në fushë të politikës, nuk prodhojnë për të tjerët, por vetëm për ta, pasojat që prodhojnë gënjeshtrat e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për shqiptarët. 
Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, nuk dua ta krahasoj as me gënjeshtarët e mëdhenj shtetarë, siç ishin Musolini dhe Stalini, dhe nuk dua ta krahasoj me ta sepse ata, të dy, edhe Musolini, edhe Stalini, ishin gënjeshtarë me stil të lartë, që gënjenin për qëllime të larta ideologjike dhe strategjike. 

Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha, ndërkaq, gënjen për çështje të rëndësishme dhe për çështje të vogla, kur e kur banale. Ai gënjen kur flet për një urë të vogël dhe kur flet për një tunel të madh, kur flet për pajisjen e shkollave me kompjuterë dhe kur flet për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Shqipërisë, kur flet për vitin e kompjuterizimit vetjak dhe kur flet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, kur flet për historinë e kohës së Skënderbeut e të kohës së komunizmit dhe kur flet për historinë e letërsisë shqipe, kur flet për bllokmenët e vjetër e bllokmenët e rinj dhe për vendin që ka ai ndër të parët dhe ndër të dytë, kur flet për figura intelektualësh dhe kur flet për figura politikanësh. 

Në gënjeshtrat e tij rol posaçërisht të madh luajnë numrat dhe krahasimet. Numrat - kur e paraqet zhvillimin e fushave të ndryshme të ekonomisë, të arsimit e të shëndetësisë në Shqipëri dhe krahasimet - kur këtë zhvillim të Shqipërisë e përqas me zhvillimin e vendeve të tjera në Evropë e në botë. Në propagandën e rrejshme komuniste gënjeshtra kurrë nuk ishte aq e çmendur sa në propagandën gënjeshtare, delirante të Sali Berishës. 

Vargu i gënjeshtrave 
E keni parë dhe e keni dëgjuar çka thoshte dikur për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano. Pjesëtar i klubeve të bixhozit në qendra të ndryshme evropiane; pronar ndërtesash dhe firmash; përfitues nga trafikimi i qenieve njerëzore; pastrues parash; padrino i klaneve mafioze; vrasës i qytetarit në hyrje të Durrësit. E të tjera. Zi e më zi! Dhe, këtë "kryekriminel" i cili, po të ishin të vërteta ato që thoshte atëherë, kur Fatos Nano ishte kryeministër, do të duhej të ishte ende në burg, pas një kohe, kur ai do të bjerë nga politika, do ta shpallë mik të çmuar me të cilin do të përpiqet të ndërrojë gjendjen kuadrore në Partinë Socialiste! 

E keni dëgjuar çka thoshte dikur, në Qeveri, në Kuvend, në biseda në televizione për kryetarin e Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Metën? I thoshte të gjitha ato që i thoshte për Fatos Nanon plus disa zeza të tjera më të zeza se ato me të cilat e katranoste të parin! Lëshojeni xhirimin e dhënë në emisionin Fiks-fare mbi ato çka thoshte Sali Berisha për Ilir Metën dhe do të krijoni përfytyrimin e përafërt se sa e përshtrirë dhe se sa e përthelluar ishte veprimtaria kriminale e Ilir Metës! Sikur të ishin të vërteta ato që thoshte atëherë kryeministri i tashëm i Shqipërisë, Sali Berisha, për zëvendëskryeministrin e tij mandej shumë të dashur, Dritan Prifti nuk do të kishte pasur nevojë që t'i xhironte fshehurazi bisedat e tij me shefin e partisë në të cilën ishte, sepse Ilir Meta do të ishte i dënuar me shumë vite burg! 

E keni dëgjuar çka flet kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në bisedat televizive, në konferencat me gazetarët , në Qeverinë e Shqipërisë, në Kuvendin e Shqipërisë për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe për zyrtarë të tjerë të kësaj partie? 
Besoj se e keni dëgjuar- shumica; dhe shumë herë. Ato fjalë i kemi dëgjuar ne, shikuesit e zakonshëm, dhe ato fjalë do t'i dëgjojnë edhe pasardhësit tanë, që do të merren me patologjinë e jetës sonë të sotme politike. Për këtë arsye nuk e quaj të nevojshme t'i përsëris në këtë shkrim. 

Po, me kaq nuk merr fund përmbledhja e deklaratave, e fjalimeve, e bisedave, e vetërrëfimeve, e lavdërimeve dhe e kërcënimeve përplot rrena të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Sali Berisha. Ajo është përmbledhje shumë e vëllimshme dhe vazhdon të plotësohet dita ditës dhe nata natës. 

E dëgjuat sa gënjeu dhe si gënjeu kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, më 21, 22, 23, 24 janar dhe sa e si vazhdon të gënjejë për demonstratën e 21 janarit të Partisë Socialiste dhe të qytetarëve të tjerë që nuk janë anëtarë partish? 
Së pari tha se tre të vrarët në demonstratë u vranë prej demonstruesve të tjerë dhe u vranë me pistoleta të kalibrit të vogël. Dhe, u vranë, shtoi ai, me qëllim që të akuzohej pushteti për vrasjen e tyre! Nuk kishte nevojë të ishte mjekoligjor as ekspert balistik për të ditur se kjo ishte gënjeshtër e gënjeshtarit të dehur prej urrejtjes. 

Mandej, pas disa orësh apo një dite - nuk e di sigurt, kur u përgënjeshtrua prej xhirimeve që kishin bërë kamera a celularë të gazetarëve a të qytetarëve dhe prej deklaratave të atyre që i kishin çuar deri në autoambulanca të vrarët, që dëshmonin se vrasjet u bënë prej gardistëve të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha e ndërroi pllakën dhe tha: gardistët kanë mbrojtur Kryeministrinë. Domethënë: kanë bërë vrasjen duke mbrojtur Sali Berishën (e parrezikuar prej askujt). Dhe, shtoi: me të gjitha këto do të merret prokuroria. Dhe, kur Prokurorja e Përgjithshme e filloi hetimin për vrasjen e demonstruesve të paarmatosur dhe mori vendimin për arrestimin e gjashtë oficerëve të gardës, kryeministri e mohoi ç'tha më parë sepse e mohoi të drejtën e prokurorisë që të merret "me të gjitha këto". Dhe, kështu, edhe gënjeu prapë para opinionit shqiptar, edhe e shkeli Kushtetutën! 

Por, për çështjen e hetimit të krimit të bërë prej gardës republikane më 21 janar, kryeministri i Shqipërisë do të gënjejë prapë, e prapë e prapë. Ndërmjetësuesit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Katrin Eshton, në konfliktin e tashëm në Shqipëri - në konfliktin e tretë ndërmjet dy palëve kundërshtimore në politikën dhe në jetën shqiptare prej se Sali Berisha e sundon Shqipërinë, Mirosllav Llajçak, ai i tha: qeveria shqiptare do të përkrahë hulumtimin e pavarur të vrasjeve. Dhe, kështu, për të njëjtën çështje për tri ditë, gënjeu tri herë. 
Përpos këtyre gënjeshtrave për të njëjtën çështje - për çështjen e hetimit të vrasjeve në demonstratën e 21 janarit, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, bëri edhe tri gënjeshtra të tjera - tani për qëllimin e demonstratës së 21 janarit. 

Cilat janë këto tri gënjeshtra të tjera? 
E para, e shpalli demonstratën puç (që bëhet me çadra), që kishte për qëllim marrjen e pushtetit. 
E dyta, e shpalli Prokuroren e Përgjithshme bashkëpjesëmarrëse të puçit (pa treguar nëse ishte në shtabin puçist apo demonstruese e thjeshtë); dhe, 
E treta, e shpalli bashkëpjesëmarrës të puçit edhe Shërbimin Informativ Shtetëror! 
Dhe, dëshmi e tij se demonstrata ishte puç nuk ishin as xhirimet e demonstratës, as deklaratat e demonstruesve, as informatat e shërbimit kombëtar, por, siç e theksoi vetë, informata të shërbimeve të jashtme, të huaja (ndoshta serbe, ndoshta malazeze, ndoshta maqedonase, ndoshta greke, e ndoshta italiane). Informata të shërbimeve amerikane, angleze dhe gjermane ato nuk mund të ishin sepse shërbimet informative amerikane, angleze dhe gjermane gjithsesi nuk do të merrnin pjesë në gënjeshtrat tragjikomike që bën kryeministri i Shqipërisë. 

Zyrtarizimi i gënjeshtrave 
Nuk ka dyshim se gënjeshtrat që bën kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, prej se fati fatal i Shqipërisë e ka nxjerrë në skenën politike shqiptare, e sollën Shqipërinë ku ishte në vitin 1997; ku ishte në vitin 1998 dhe ku është sot, në vitin 2011! E ku është sot Shqipëria e sunduar prej tij? Është në krizë të rëndë, të gjatë, të vazhdueshme, në të vërtetë në krizë të përgjithshme politike, shoqërore, shpirtërore, morale, që shprehet: me urrejtje të madhe njëzetvjeçare ndërmjet dy anëve politike, që nuk janë të liruara prej mendësish krahinore, dialektore dhe, ndoshta, fetare; me shpërthime të kohëpaskohshme të dhunës në demonstrata të qytetarëve; me largimin e pandërprerë të shqiptarëve prej atdheut të vet - në Itali, në Greqi, në vende të tjera evropiane, në SHBA, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re; me krimet gjithnjë e më të shpeshta në familje; me prostitucion; me drogë; me vetëvrasje; me fatkeqësi të jashtëzakonshme në trafik, në rastet më të shpeshta, të shkaktuara prej shpejtësisë dhe prej përdorimit të pijeve alkoolike; me shpërfytyrim moral që tregohet qoftë edhe me një indiferencë të pakuptueshme ndaj padrejtësisë e ndaj gënjeshtrës, duke përfshirë këtu, sidomos, gënjeshtrat që bën kryeministri me pretorianët e tij partiakë. E të tjera. E të tjera. 

Pse Sali Berisha në vazhdimësi gënjen si individ, domethënë pse si individ në vazhdimësi dëshmohet gënjeshtar ontologjik - kjo edhe mund të durohet. 
Por, pse Sali Berisha në vazhdimësi gënjen si kryeministër i Shqipërisë, domethënë pse si zyrtar i lartë shtetëror dëshmohet pandërprerë gënjeshtar ontologjik - e kjo nuk durohet, kjo nuk mund të durohet, kjo nuk duhet të durohet. Mund të thuhet kështu, në radhë të parë për shkak se gënjeshtrat e tij janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen gënjeshtra partiake, gënjeshtra të një partie të madhe, gjithsesi të partisë së dytë për nga numri i anëtarëve në Shqipëri. Si gënjeshtra të ndërtuara dhe të shqiptuara prej kryeministrit dhe kryetarit të Partisë ato bëhen më lehtë gënjeshtra kolektive dhe zyrtare: gënjeshtra të zyrtarëve më të lartë partiakë në institucionet e shtetit: gënjeshtra të kryetares së Kuvendit, gënjeshtra të deputetëve, gënjeshtra të zëvendës-kryeministrave, gënjeshtra të ministrave, gënjeshtra të zëdhënësve dhe zëdhënëseve të partisë në institucionet partiake e shtetërore, gënjeshtra të diplomatëve anëtarë a përkrahës të PD-së, gënjeshtra të pronarëve, drejtorëve, kryeredaktorëve, gazetarëve të medieve elektronike e të tjera që janë anëtarë të PD-së apo përkrahës të saj. Dhe, kështu me radhë. Dhe, kështu me radhë e pa radhë. Të gjithë këta pretorianë partiakë, politikë dhe profesionalë, jo vetëm se i shqiptojnë gënjeshtrat e kryeministrit, por, kur e kur, i zmadhojnë, i plotësojnë, i drakulizojnë. 

E dëgjuat çka tha njëri nga këta pretorianë partiakë, që është i shpërblyer me post ministror për rolin e treguar në popullarizimin e gënjeshtrave të kryeministrit? Ai tha duke shqelmuar logjikën dhe gramatikën për ç'arsye po e parafrazoj thënien e tij për "barutin plot barut": ajo vetura me të cilën banda e demonstruesve iu vërsul derës së rrethojës së kryeministrisë ishte plot me eksploziv! 

Kjo gënjeshtër ishte aq e marrë, aq e çmendur, saqë nuk kuturisi ta shqiptonte as kryeministri, i cili nuk stepet as nga gënjeshtrat më fantastike. 
Duke u bërë gënjeshtra kolektive, partiake, zyrtare, gënjeshtrat e kryeministrit të Shqipërisë janë bërë aq më të rrezikshme, aq më kërcënuese sepse kanë fuqi më të madhe përshtrirëse dhe fuqi më të madhe shkatërruese në organizimin e shtetit dhe në përbashkësinë e Kombit. 

Gënjeshtrat dhe demokracia 
Për shkak të ndikimit të tillë shpërbërës, shkatërrues, shpërfytyrues në shtetin e në jetën shoqërore në përgjithësi të gënjeshtrave që mund të shqiptojnë zyrtarët, popujt me tradita shtetërore dhe politike i dënojnë rëndë gënjeshtarët politikë e shtetërorë dhe i ndëshkojnë rëndë gënjeshtrat e shqiptuara prej tyre. Në botën demokratike, politikani, shtetari, zyrtari, që bën qoftë edhe një gënjeshtër e lëre më më shumë, detyrohet të japë dorëheqje vetë apo shkarkohet nga pozita. Varësisht prej peshës së gënjeshtrës dhe pasojave të saj ai mund të dënohet për krim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fjala vjen, për herë të parë në historinë e tyre e kanë shkarkuar një kryetar - e kanë shkarkuar nga pozita e kryetarit të SHBA-ve, Riçard Niksonin, jo pse kishte ndodhur afera Uotergejt, por pse kishte deklaruar se nuk kishte ditur se po ndodhte kjo aferë. 

Njëri prej kryetarëve më të popullarizuar amerikan, Bill Klinton, ishte gjetur në prag të shkarkimit nga pozita jo pse kishte vënë marrëdhënie të palejuara në Shtëpinë e Bardhë me një nëpunëse të administratës presidenciale, por pse në fillim kishte mohuar se kishte pasur lidhje me të. Ishte mirëkuptuar kur kishte kërkuar falje prej amerikanëve pse nuk e kishte thënë të vërtetën. 

E ne, ç'bëjmë ne? 
Ne jo vetëm se nuk dënojmë me ligje gënjeshtrat 20-vjeçare të ish-kryetarit të Shqipërisë, të kryeministrit të tashëm të Shqipërisë, të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, që ka sjellë mendësinë lindore despotike dhe gënjeshtare në jetën politike e shtetërore shqiptare, por nuk i dënojmë ato as moralisht. Përkundrazi: ndodh të bëhemi përkrahës dhe popullarizues të tyre. Jo vetëm kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm zëvendës-kryeministri, jo vetëm ministrat, jo vetëm deputetët, jo vetëm diplomatët, jo vetëm zyrtarët e sektorëve të ndryshëm pushtetorë, jo vetëm drejtorë, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, po edhe intelektualë mund të shihen e mund të dëgjohen e mund të lexohen duke u shërbyer me gojë e me shkrim gënjeshtrave të kryeministrit të Shqipërisë! Prej drojës! Për leverdi! 

Po, t'i kthehem asaj fjalisë me të cilën e fillova këtë sprovë mbi gënjeshtarin ontologjik kampion ndër gënjeshtarët në historinë politike dhe kulturore shqiptare. 
Në qoftë se është e vërtetë se njerëzimi është shkoqur nga gjendja parake dhe është ngritur në shkallë më të lartë të zhvillimit kulturor dhe, në përgjithësi, qytetërues, atëherë kur ka filluar ta shikojë dhe ta dënojë si krim të rëndë gënjeshtrën, mos do të thotë kjo se politika e Sali Berishës, në të cilën është e mbajtur gënjeshtra si thelb, kuptim dhe mjet i saj, tregon se ne në atë shkallë ende nuk jemi ngritur? 
Nuk dua të besoj në këtë mundësi. 

Ndëshkimi i gënjeshtarit 
Gënjeshtrat e vazhdueshme, zyrtare, të Sali Berishës dhe të pretorianëve të tij partiakë, që kanë pushtuar institucionet e shtetit shqiptar, jo vetëm se sjellin dëmet, kërcënimet, rreziqet që po shohim këto ditë, por edhe e fyejnë rëndë popullin shqiptar. Nuk thuhet kot në botë: popullin nuk ka të drejtë ta gënjejë asnjë njeri politik. Dhe, askush. 

Populli shqiptar do ta rikthejë dinjitetin e përulur, të fyer rëndë prej gënjeshtrave të Sali Berishës dhe pretorianëve të tij politikë e shtetërorë vetëm në një mënyrë: duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe, pas largimit prej pushtetit, duke kërkuar hetimin e pasojave të gënjeshtrave të tij në jetën kombëtare dhe në sigurinë e qytetarëve. Dhe, kjo mund të arrihet jo me fjalimet poetike e përshtypjelënëse të Edi Ramës, por (në qoftë se nuk pranohen zgjedhjet e parakohshme) me lëvizje popullore dhe mosbindje qytetare. Jam thellësisht i bindur se vetëm duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe duke e nxjerrë në gjyq për pasojat kriminale të politikës së tij sidomos më 1997, 1998 dhe, tani, më 2011 Shqipëria do ta kthejë rendin, paqen, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë. Dhe, ç'është me rëndësi tepër të madhe: do ta ndalë rënien shpirtërore dhe morale që po e shkallmon. 

Prishtinë 29.1.2011 
(titujt janë të redaksisë)

95 Komente

Une shpresoj qe ne shkrimin tjeter, Qosja te shpjegoje se cfare mund te jete ne jeten e perditshme, mosbindja qytetare.

 Penaro, me qe qeke i zhgenjyer me kete, lexo icik nje artikull te Bilal Koles tek Respublika. 

sjam i zhgenjyer, jo. po kjo mosbindja civile, nje fjale goje eshte... se ne realitet eshte shume e veshtire. lere pastaj ne boten magjike te sales. 

 "Ne realitet," ne nuk na vjen ende turp qe e durojme aty ku eshte, penaro, dhe kjo eshte e vetmja veshtiresi. Ne realitet, ne kemi qelluar kombi me langaraq qe ka pare historia e njerezimit. Ja te themi se nuk dinim e ishim budallenj pa dhe i besuam genjeshtrat dhe diktaturen e Enverit. Por per kete qe ka 20 vjet qe na ka hyp ne qafe nuk ka asnje justifikim. Jane mbledhur nje tufe langaraqesh e langojsh, nje tufe qenerish qe kane humbur cdo pike dinjiteti e cdo pike integriteti e i mbajne ison aty ne komisionin qeveritar ne vend qe ti fusin shqelmin. Turp. Mire thote Qosja, e ne? C'bejme ne? Mbushim faqet e peshkut me nga 100 e nga 500 komente. Shko ore mbushini shkallet e kryeministrise me nga 100 e 500 njerez. Shko ore beni nje proteste perpara PD-se. Kaq popull i degjeneruar paskemi qene sa qe e shohim te keqen mu perpara sysh e nuk kemi as durim as guxim as faqe ta heqim? Kjo mosbindja civile Penar mund te jete nje fjale goje, ashtu si dhe turpi mund te hahet me buke. Por takon te thuhet e turpi atyre qe s'e kryejne.

S'eshte dhe kaq e thjeshte, dhe s'eshte dhe kaq e kufizuar per "ne shqiptaret". Ka bota lidera te cmen' sa te dush. Ke ate tyten ne Venezuela per shembull. Ke ate pallen tjeter ne Itali. Ke pas edhe nje tyte gjigande mu ne mes t'Amerikes.

P.S. S'e di ne c'kuptim e perdor Qosja fjalen "mosbindje civile", po normalisht kjo nuk i referohet protestave. Une po flisja per kete lloj mosbindjeje civile: http://en.wikipedia.org/wiki/Civil_disob... (a ka ndonje shembull shqiptar te kesaj?)

 "In Western society, the first example of this is in Sophocles' play Antigone, in which Antigone, one of the daughters of former King of Thebes, Oedipus, defies Creon, the current King of Thebes, who is trying to stop her from giving her brother Polynices a proper burial. She gives a stirring speech in which she tells him that she must obey her conscience rather than human law. She is not at all afraid of the death he threatens her with (and eventually carries out), but she is afraid of how her conscience will smite her if she does not do this."

Shembuj te kesaj ka, por jane sporadike. Per momentin qe po flasim, eshte vetem 21 Janari, ku njerezit edhe pse e dinin ligjin e Saliut, vane e vdiqen kunder ketij ligji. Por qe ate dite, ky vazhdon e i nem te vdekurit, vazhdon e i nem te vuajturit, nderkohe qe Antigona qe t'i druhen me shume ndergjegjes se vet se sa vdekjes, s'ka. 

E vertete qe nuk eshte e kufizuar vetem tek "ne shqiptaret." Por te thashe, turpi mund te hahet edhe me buke, keshtu qe le mos krahasohemi me rastet me te keqija, pasi kam frike se dashur pa dashur, kjo krijon fatalizem e indiference, por me rastet me te mira, ne krahasim me te cilat, ne mbetemi popull langaraq. 

(a ka ndonje shembull shqiptar te kesaj?)

Ka shembull shqiptar dhe pikerisht ne Kosove, ku shqiptaret ne Kosove ngriten strukturat paralele me shtetin.

Ne Shqiperi kjo teze e Qoses eshte baraz me zero. Pergjigjen me te mire, perse eshte keshtu ta jep Koloreto Cukali ne shkrimin e tij te fundit, citoj:

Gandizmi, kishte sens vetëm ngaqë përballë kishte anglezë. Nuk mund të ekzistojë një Gandi në Afganistanin e talebanëve.

Tani me thene te drejten pres edhe nje shkrim nga Kadareja, i cili nuk do te thote ndonje gje per ceshtjen, por do te na tregoje qe Qosja nuk i ka lare akoma corapet.

 Pedro, nuk behet fjale per struktura paralele me shtetin. As qe nuk ka pse te behet fjale per te. Nuk eshte as Gandizmi, as rruga e Rrugoves e vetmja forme e mosbindjes civile. Keto jane thjesht format me ekstreme te saj. Cukalli ben nje gjysem analogji, ku mosbindja civile shprehet vetem si forme e kundershtimit te pushtetit te huaj. Por nuk eshte vetem kjo. Mosbindja civile mund te jete edhe kunder pushtetit vendas. Nuk eshte e thene qe te arrije muhabeti deri tek kolonializmi, i cdo periudhe e cdo lloji, ne menyre qe te shfaqet mosbindja civile. Shembull mbetet 21 Janari. Po deshe shembuj te tjere jane levizjet studentore te dhjetorit, Arben Brozi, etj, etj. 

Me sa marr vesh une, mosbindja civile ka nje element durimi. 21 janari mund te quhet, po ishte nje dite e vetme. Cdo shembull tjeter mosbindjeje civile qe kam degjuar deri tani ishte afatgjate. 

Nejse, pedro e ka te sakte: s'e lu fare nga vendi Salen mosbindja civile. S'po i bejne pershtypje njeriu me asgje...as deklaratat, as hetimet e parlamentit, as rrenat lart e poshte. 

Nje dite te bukur, do mbyllet dhe cikli i Sali Berishes. Po deri atehere, zotnija do bej aq deme sa te mundet. 

 "Me sa marr vesh une, mosbindja civile ka nje element durimi. 21 janari mund te quhet, po ishte nje dite e vetme. Cdo shembull tjeter mosbindjeje civile qe kam degjuar deri tani ishte afatgjate. "

Dakord. Por kjo duhet kerkuar, e Qosja ben shume mire qe e kerkon. Kjo ishte e gjitha qe doja te thosha une.

Penar, jemi pothuajse ne nje mendje. Ndryshimi eshte se mosbindja civile ka dhe nje element tjeter pervec durimit, dhe kjo eshte se nuk duhet ta heqim pergjegjesine nga vetja. Prandaj nuk mund te themi "zotnija do bej aq deme sa te mundet," por "zotnija do bej aq deme sa do e lejojme."    

Ketu Kategoria "Mos Humbisni" merr te gjithe kuptimin e saj. 

R. Qose ka qelluar tamam ne shenje si asnjehere.  Pershkrim i perkryer, shkrim qe meriton te jete ne krye te Peshkut per sa kohe Saliu te jete akoma ne krye te shtetit e te ekraneve duke mashtruar e shpifur,  per sa kohe Shoqeria jone te pranoje e me tej te pasqyroje genjeshtren dhe servilizmin qe perthithe prej "elites" ose me mire prej "plehut" qe  ndot, korrupton, te del perpara, te pret rrugen kudo e gjithmone dhe nuk mund ti shpetojme dot duke mbyllyr syte apo veshet.  

 

Populli shqiptar do ta rikthejë dinjitetin e përulur, të fyer rëndë prej gënjeshtrave të Sali Berishës dhe pretorianëve të tij politikë e shtetërorë vetëm në një mënyrë: duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe, pas largimit prej pushtetit, duke kërkuar hetimin e pasojave të gënjeshtrave të tij në jetën kombëtare dhe në sigurinë e qytetarëve. Dhe, kjo mund të arrihet jo me fjalimet poetike e përshtypjelënëse të Edi Ramës, por (në qoftë se nuk pranohen zgjedhjet e parakohshme) me lëvizje popullore dhe mosbindje qytetare. Jam thellësisht i bindur se vetëm duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe duke e nxjerrë në gjyq për pasojat kriminale të politikës së tij sidomos më 1997, 1998 dhe, tani, më 2011 Shqipëria do ta kthejë rendin, paqen, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë. Dhe, ç'është me rëndësi tepër të madhe: do ta ndalë rënien shpirtërore dhe morale që po e shkallmon.

!!!

 Jam thellësisht i bindur se vetëm duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe duke e nxjerrë në gjyq për pasojat kriminale të politikës së tij sidomos më 1997, 1998 dhe, tani, më 2011 Shqipëria do ta kthejë rendin, paqen, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë. Dhe, ç'është me rëndësi tepër të madhe: do ta ndalë rënien shpirtërore dhe morale që po e shkallmon. 

 Po kush veç të ngjallim të vdekurit se të gjallët po vdesin nga frika dhe lumturia e madhe që sjell hajnia .

Mosbindja civile...

Me sa duket kjo do mbetet e vetmja alternative e pranueshme per te pastruar ate vend.

Si gjithnje, shkrim i forte.

 

Shume i gjate... Ismaili i paska mbetur ferre ne bythe Xhepit te shkrete...

Shume dakord me mbylljen e artikullit.

Rexhepi duhet te mesoje dicka, artikulli qe ka shkruar, populli e lexon dhe vetem 2 gjera dalin. 

1 genjeshtari!

2 te denohet!

Thjeshte dhe shume qarte. edhe problemi, edhe zgjidhja. Ndryshe nga cdo shkrim dhe artikull tjeter. nuk do kish nevoje fare qe te behej artikulli aq i gjate. Nuk meriton proze Berishovici.

respekte per z. Qose.

Ndoshta ! Por Ismaili duhet të thotë një fjalë për ktë delir të këtij marroku se dhe kshu pa fol mos shpresojë se  ja lexon librat noi fanatik i salës .Ndoshta R.Qosja e ven në sedër.

thumbat qe i leshon kohe pas kohe kunder Kadarese, kurre nuk i kam pare te jene te paverteta.

Qe ka qene servil, kjo nuk ka diskutim. Ndoshta shume me poshte se aq. Po i tille ishte sistemi. servil ishte dhe Ramizi... dhe edhe tani qe nuk ka aresye per servilllek, Enverin ka prijes shpirteror. pra, i mbetet robit njefare burrerie.

ky qe kemi sot? genjeshtar??? pliiiiz z. Qose, mos i ofendoni keshtu genjeshtaret e botes. sulmo Berishovicin dhe pak nga pak edhe Kadarene...  po jo gjithe boten. smiley

Nuk eshte antipati kjo per Qosen.Ne daç me e dite e kam lexu pothuaj te gjithin.Eshte medioker.Eshte kap keqas me Kadare thjesht per te marre diçka prej iluminimit te tij.E mandej e din i zoti ku pikon çatia.Kena boll ça me i thane Berishes na vete.Nuk kena nevoje per jasht kufinit.Ata kane boll per Thaçin ,le te merren me te.

  Nuk me duhet te futem ne mes tyre. As nuk dua te mendoj se e bej dot kur flasin midis njeri tjetrit.

Po Qosja gjithsesi foli per kete moot situate mire apo keq, ndersa ai i ndritshmi akoma. Bile kete jave kemi pas 4 lajme per te.

Me 24 Janar, qe nje komision parlamenti mori ne shqyrtim emrin e vajzes se tij si amabsadore ne Unesco, me 28 Janar qe ai komshiu i Graves kishte ditelindjen , me 30 Janar se Kadare e kishte festu ditelindjen ne shtepi me qerra, meqe nuk i eshte rikonstruktu shpia e vjeter ne Gjirokaster, 4 Akademia e Shkencave nen kujdesin e Mark Markut , atij gagacit nga Lezha , dhe atij Fuges antikomunist, kishin bere nje sesion shkencor per Kadarene.

DIte te keqija xhan, por po nuk folen vendallinjte i bie te flasin komshijte smiley

 Me 24 Janar, qe nje komision parlamenti mori ne shqyrtim emrin e vajzes se tij si amabsadore ne Unesco,

 

E kena kena pas ketu ne  misionin shchyptar ne NYC, po kjo ishte i' cike si kshu "leje ate muhabet, se ka merita babai"

Zahten, une qe kisha kohe qe vritsha mendjen pse nuk "revoltohet" me ky Kadja per pocaqira te shtetit tone, e pashe kete ne nje "ndeje" dhe nuk me mori shume t'i veja dy e dy bashke! 

Kadareja, thashe me vete, eshte lodh duke na dhane mend ne shqiptareve! smiley

Ku e di ti ku na pikon çatia kur ne skemi fare po hiç fare çati.Nderim për Qosen se ka punuar e punon për Shqiptarët . 

Jashte kufirit e!

Qosja eshte me shqiptar se ty, vete kjo ndarja e kufirit e tregon. 

@Koth  E paskan kap ne çark edhe Kaderene. Shume te forte paskan qene mor, te papare

 Qosja ka po aq te drejte te shkruaje per Shqiperine sa ka Kadareja te shkruaje (sic ka bere) per Kosoven. Qe e fut Kadarene ne nje analize politike, eshte krejt pa lidhje, po provon qe pavaresisht se eshte nje intelektual, mbetet nje shqiptar qe nuk i kapercen dot merine personale. 

Kadareja shkrimtar dhe Kadareja njeri jane dy gjera te ndryshme. Si shkrimtar, ai eshte nje arsye per t'u mburrur. Si njeri ka zgjedhur te mos merret me politken e dites ne Shqiperi, ndoshta ngaqe e di fare mire se vetem do te humbase fansa.

 

Flm z. Qosja.  

Mungesen e zerave te te iluminuarve po e permbush me se miri. 

Kjo mosbindja civile ka rrezik te jete bumerang per Ramen. Te qet turmat sa 10fishi i PS Sala po desh, ne nje mosbindje qe te tundet planeti, pranej nuk funksionon. Plus, mosbindja civile duhet te perfshije administraten ne menyre qe ajo te bllokohet dhe dihet qe askush nuk del nga administrata. Pranej, vetem cadra stilolaps, thika me tabulate ose kallashi me SMS e zgidh prroblemin smiley

Po turmat e veta Sala do i qese qe te mos i binden Edit? E ben ay.

Po pusho mer dreq, mos i fut idera ne koke!!! smiley

Tjerrje leshi teper e gjate per te na thene qe Berisha genjen, si genjen, per ke genjen, pse genjen, si reagojme ne ndaj genjeshtrave, ca demi kane keto genjeshtra etj etj.  Fut dhe ketu ca dhumba per Kadarene, e ne fund na thote qe duhet te kete mosbindje civile ndaj tij qe ai te largohet.

Cfare i ka penguar apo pengon Shqiptaret per te bere kete mosbindjen civile? Cfare presin me?

Artikull i dobet.

Edhe artikuj sasiore e cilsore me pozitive se ky nuk besoj se kemi pare.. Gjithmone nga njerez me peshe, nga njerez qe e kane kalu ate moshen e perfitimeve personale sic thote Driteroi..

Artikulli Vehbiut eshte shume here me cilesor se ky.  Po ashtu dhe te Nurellarit e Kajsiut.

Qosja na ben antologjine e genjeshtrave te Berishes ne 95% te artikullit, e pastaj me dy paragrafe na jep zgjidhjen duke pare lajmet per Egjiptin.  Shkrimi i tij per mendimin tim eshte i tepert.  E kane hedhur vdekur antologjine e bemave, genjeshtrave, matrapazlleqeve, krimeve te Berishes, njerez si Muci, Baze, Stefani etj.  Nuk kane lene gje pa i'u shpetuar.  C'e ben Qosen me te mire? Emri dhe reputacioni i tij? Mos te harrojme gjithashtu, qe Qosja s'u ngrit kete jave e u be kritik i Berishes ashtu kot.  Ai ka qene i tille me kohe e vaft.

 Shkrimi i Qoses eshte nje perlud intelktuali mendjeholle, per te flakur njehere e mire, burimin te keqes tone 20 vjeçare.Nuk ka as edhe nje shtese nga me te vogelat, per ta mbirenduar Sali Berishen dhe shpuren e tij servile.Ka ato te vertetat, qe  edhe i themi  perdite, por ai i ka nderur per tu pare mire nga ter gjithe ata qe kane sy, qe dine te shikojne.Perdite Sali Berisha vetem shton e jo  te mund te rrekej te hiqte prej morise se genjeshtrave te tij.na ka lodhur  shume qe te gjitheve.Se merzitia ne mbare kombin, eshte sterlodhje e kombit.

 Permendja e Kadarese, si pjese e "te heshturve", per faktet e njohura,  qe bejne ashtu bashkfajtoresine, ne krimin e pandeshkuar, eshte gjithashtu e drejte sepse si eshte e mundur, qe ky kollos i penes te mos gjeje pake mellan ne shishen e vet dhe te hedhi ne leter dy fjale per kete gjendjen e mjeruar, ku katandisi vendi me ne krye Sali Berishen ? E kam kerkuar mendimin, pozicionimin, makari fjalen me te thjeshte te Ismailit, per kete derexhe  ku e solli miku i tij Salihu vendin, ne disa raste  tek sa kam shkruar per temat e shtruara.Por me shume flasin emigrantet  punetore neper bote se sa Ismali qe lufton  me kauzen e vet, per Nobelin.. ne Ekzil.Ai nuk ka ça thote asnje fjale, per ato qe thote Qosja. Si nuhates qe eshte e di qe po te flasi, me shume do t`i bente dem vehtes se sa mire mikut te tij, Sali Berishes.

 Per keto arresye i eshte thare boja dhe i eshte lagur letra,  Ismail Kadarese.. Qosja  nuk resht se foluri.Si Intelektual i madh i Kombit....

Problemi eshte se sala ka nje ushtri jo zyrtare te gatshme te beje trazira te armatosura nese ai nuk merr ate qe deshiron.ketu qendron baza e pushtetit te tij dhe e peshes qe ka ne politiken shqiptare.Kjo eshte arsyeja qe ne vitin 1998 pasi dogji tiranen nuk ia mbajti njeriu ta arrestonte.

Pasioni ben te dallohen nga " njerez te thjeshte".

Kjo qe shkruan Qosja, me "pathos" kunder Berishes eshte gjysma e shkarpes Shqiptare.

Te na sjelli nje per balle Berishes si genjeshtar ( nuk e mohoj) qe ka genjyer me pak ne historin e tmerreve tona.

Me ke do e krahasojme, me enverin, ramizin , fatosin apo edin ????????????????????

Mos thote Qosiç ta krahasojme me titon ????????????????

Shkrim vulkanik, duket lava nga larg.

 

asgje qe nuk dinim.. genjeshtra eshte sport kombetar ne tgjithe klasen politike shqiptare ..

 Ah sa te ditur qe jemi...

nuk ka sens ajo qe shkruan nuk duhet ta heqim se eshte genjeshtar, nje genjeshtar hiqet me vote.

 Mos thuaj nuk ka sens, do ishte me modeste te thoje nuk e kuptoj, se per te patur sens, ka. Qe ta kuptosh sensin, e di si eshte puna e ligjit dhe votes? Kur u vune perpara drejtesise ushtaraket gjermane pas luftes se dyte boterore, per krime kunder njerezimit, mbrojtja e tyre ishte "ligji." Ashtu ishte ligji, thane. Nuk mund te dilnim kunder ligjit. Tashti, pls, mos me keqkupto, kjo nuk eshte fare personale, dhe nuk ka te beje as me Alidean, dhe as me kedo qe thote "ligji," "qeveri e ligjshme," apo "vota," por me faktin qe ligji, nuk mund te perdhose ne kete fare feje sic po e perdhos "qeveria e ligjshme," e Berishes, Enverit, apo Hitlerit qofte, ndergjegjen dhe etiken qytetare. Vota dhe ligji jane te ligjshme "e bejne sens" vetem nese jane ne sherbim te jetes se popullit, perndryshe, nese jeta e protestuesit sakrifikohet per ruajtjen e ligjit dhe rendit kushtetues, atehere jane ligji dhe rendi kushtetues qe jane te pavlefshem e nuk bejne sens.

Pikerisht o Lulian ec te gjykohet qeshtja pastaj flasim. Going back again   zgjedhjet e fundit me bekimin e Rames  ne kodin zgjedhor kane qene me te lirat. Nese i duam me te lira duhet te mos kemi komisioner partiak  etj etj  jo veza po  pula ...

 Alidea, cfare ceshtje te gjykohet? Garda e Republikes sakrifikoi tre jete per ruajtjen e rendit kushtetues, dhe kjo u be ne mes te dites, filmuar nga te gjithe anet. Ceshtja te gjykohet penalisht, po, e te dalin pergjegjesit. Por politikisht, etikisht, edhe sikur te gjithe te paguar t'i kete pasur Rama, (gje qe perseri del te jete mashtrim) plumbi doli nga Rendi Kushtetues, gje qe do te thote doreheqje e menjehershme e kryeministrit, e jo acarim i gjendjes duke hyre ne territore tiranie, te cilen ju qofshi qe e justifikoni duke thene "ligji" e "vota." A thua se nuk e ka treguar historia qe tirani te vije ne pushtet me ane te votes se lire. Google Adolph Hitler. Sinqerisht me habit hierarkia juaj e vlerave! 

A nuk te duket se po me paragjykon me pa te drejte? Un si qytetare e ketij vendi di se prokuroria e vendit tim po e heton kete qeshtje. Pres te informohem.  E dyta nuk e mbeshtes Berishen o zotni sepse po jap mendimin tim ne lidhje me shkrimin.   Pse ben amalgame tani dhe na fut hitlere e ku di un ? Situata eshte kritike por ne nuk jemi ne diktature  per kete te garantoj. Sistemin e vlerave te mija nuk mund ta gjykosh ti kjo eshte e sigurt ndaj te lutem pak me respekt. Shikoni vlerat tuaja e mos ofendoni sa kendej andej sepse keni deshiren dhe manine per te hiperbolizuar cdo gje

 Ta thashe edhe njehere me lart, dhe e perseris, mos me keqkupto. Nuk kam asgje personale. Por edhe super PC nuk kam pse te hiqem. Ne dac e quajme qorrllik, ne dac e quajme verberi, ajo eshte e njejta gje. Dhe ka te beje me kete qe thua ti: "Situata eshte kritike por ne nuk jemi ne diktature  per kete te garantoj." Cfare eshte diktatura? Duhet te vdesin 6 milione cifute qe ta quajme te tille? Apo 70 milione kineze? Tre, nuk mjaftojne? Cila eshte ajo hierarki vlerash (qe nuk te percakton ty, po ta them edhe nje here, por gjykimin qe ti jep) qe vendos se gjendja eshte kritike, por jo diktature? Fakti qe cadrat e stilolapsat pistolete flasin per nje skicofren te papergjegjshem ne pushtet? Fakti qe te gjitha genjeshtrat, qe nga "puci" e deri tek "tritoli" e "parate e gjetura tek te arrestuarit" nuk sherbejne per tjeter gje pervecse per te dale persiper ligjit e per te siguruar pandeshkueshmeri prej ligjit? Fakti qe ky njeri pervec papergjegjesise cmendurake qe shfaq refuzon te marre mbi vete cdo lloj pergjegjesie, duke ia hedhur pergjegjesine sa presidentit, sa prokurorise, sa shish-it, sa opozites? Nese vertete gjendja eshte thjesht kritike por jo diktature, cfare e ben kritike kete gjendje, dhe cfare e pengon qe kete gjendje kritike ta shnderroje ne diktature? Duhet te vrasi edhe tre te tjere e te vazhdoje te na hedhe hi syve duke na bindur se "gjendja eshte kritike" por jo diktature, se "garda eshte ne gatishmeri te plote" por jo ne gjendje te jashtezakonshme? Apo as edhe tre te tjere nuk mjaftojne? Duhet patjeter te jene 13000? Por vazhdojme, edhe sikur gjendja te jete vertete thjesht kritike, cfare hierarkie vlerash eshte ajo qe gjykon se kjo gjendje kritike nuk legjitimon nderhyrjen, verpimin, por lenien e qete? Fakti se duke nderhyre do kete edhe me shume vrasje? Por a nuk do te thote kjo se ne fakt, ai eshte diktator, qe nuk di ku te ndale, e qe rrjedhimisht duhet ndalur? Now come on, nuk po iu anatemon njeri, por matuni njehere para se te predikoni se nuk kemi cfare te bejme, e te bien si te bien zarat.

Ndjese po i ke ra shume gjate, nuk e di pse  ec e merri pak kriteret e asaj qe quhet sistem demokratik per te thene ato qe thua e shkruan. Kjo situate qe e ka bere PM in ton kaq qesharak po sjell ama dicka qe ne tragjikomedin e vet tregon se gjithsesi Prokuroria doesn't care, po ashtu Presidenti  pra pavaresisht asaj qe po perjetojme del ne shesh se keto Institucione kaq hibride jane gjithsesi te pavarura ndryshe nuk do kishim nje PM qe çirret!.  Tani duke folur per instit te pavarura me duket se jam e vetmja qe besoj ne to ...

Megjithate per informacionin tend  karakteristikat e demokracive liberale jane:

  1. Zyrtaret e zgjedhur kushtetueshmerisht duhet te menaxhojne ne menyre efikase vendimet qeveritare
  2. Zgjedhjet duhet te jene te lira dhe  frekuente (ne rastin tone çdo 4 vjet)
  3. Thuajse te gjithe atyre qe quhen "Adults" pra over 18 kane te drejten e votes
  4. Te gjithe kane te drejten te aplikojne per tu zgjedhur
  5. Qytetaret duhet te kene te drejten per tu shprehur politikisht / per politiken  pa frike  se mund te denohen
  6. Qytetaret kane te drejten te formojne organizata te pavarura  dhe grupime,  perfshire ketu  parti politike
  7. Qytetaret kane te drejte te kerkojne burime alternative te informacionit  dhe keto burime duhet te  ekzistojne dhe te jene te mbrojtura me ligj
  8. Zyrtaret qe jane zgjedhur duhet te kene te drejten te qeverisin kushtetueshmerisht apo te bazuar ne kushtetute pa friken e nje fuqie e cila ka te drete vetoje (nenkupton  forcat e armatosura)
  9. Zyrtaret duhet te kene liri te punojne ne menyre te pavarur  pa patur presione te jashtme
  10. Pushteti nuk duhet te kontrollohet vetem nga nje dege e qeverisjes , por  aty duhet te ekzistoje nje sistem i "checks and balances"

Burimi: Philippe C.Schimitter and Terry Lynn Karl, " What democracy is.. and is Not," Journal of Democracy 2. no. 3 (Summer 1991): 75-88

 Vleresimin beje vete tani se ku ndodhemi ! Hajt me te mira

 1. Shiko Videon Meta-Prifti

2. E zeme se kontestimi prej PS-se nuk qendron.

3. E zeme se nuk ka pasur as parregullsi

4. E zeme se edhe kjo eshte e vertete

5. Shiko te arrestuarit e protestes dhe te vraret

6. Shiko kodin zgjedhor Rama/Berisha dhe shkeljet qe i jane bere kesaj pike

7. Shiko tabulatet

8. Jo vetem forcat e armatosura, por edhe Garden e Republikes.

9. Shiko tabulatet

10. Shiko Komisionin Hetimor.

 

I bie qe, sikur Rama ta kete krejt gabim per vjedhjen e votes, sikur asnje parregullsi te mos kete ndodhur, sikur kushdo te jete aq i lire te zgjidhet dhe kodi zgjedhor te jete i rregullt, 6 vlera ne 10 jane jane hedhur pertoke ne menyre flagrante. E megjithate, ti me garanton qe eshte gjendje kritike, por jo diktature, si do qe nuk me sqarove se cili eshte ai ekuacion qe ndan gjendjen kritike nga diktatura, se sa prej ketyre vlerave mund te rrezohen duke pretenduar njekohesisht se tabela eshte funksionale mjafton qe t'i recitojme. Dhe faktikisht, keto pika qe jane pertoke, jane edhe ato qe bejne qe diktatori te zgjidhet me vote te lire. Apo nuk quhet diktature perderisa eshte vetem 4 vjet. Mire, formalisht, je ne rregull. Por shto ketu edhe mundesine qe Rama te kete pasur te drejte per kutite, dhe vetem dy vlera nga keto mbeten pa u rrezuar. Still, thjeshte kritike. Shto ketu qe edhe kodi zgjedhor eshte pertoke, cfare mbetet? Te gjithe kane te drejten te aplikojne per t'u zgjedhur. Ketu dhe te kenaq fare "demokracia liberale." Nuk guxojne as te thone te gjithe kane te drejten per tu zgjedhur, por te gjithe kane te drejten te aplikojne. Hajde garanci te drejtash, hajde. Hajde vlera, hajde.

Gjithsesi, dhe kjo eshte shume fyese per kedo qe ta vazhdoje bashkebisedimin me ty qe ketej e tutje, vazhdo te te duket se je "e vetmja" qe beson ne pavaresi institucionesh. Cudi qe nuk te ben pershtypje fakti se edhe Berishes ashtu i duket, se eshte "i vetmi" qe beson ne kete pavaresi. 

 

Lulian asgje nuk ke pare, eshte e kote dhe per mua ta vazhdoj kete bisede me ty. Ca te shoh te tabulatet i dorezoi njeri? Po per videon Meta Priftin ? A nuk po hetohet ajo? Sa per zgjedhjet nuk do te behem papagalle  duke ti permen njemij her jane ato qe jane sepse keshtu deshen te dy palet! Komisioni hetimor po ben TYM kot fare le ta bejn  what the hell nuk asnje vendim i dale nga ata nuk mund te merret parasysh . Ore pranoje tani Rama lost! Nuk beri koalicionin e gjere  dhe humbi nderkohe ne beme zgjedhjet me standartet me te larta deri tani sipas Odhir  so na le rehat pash zotin !Sorry po nuk je objektiv!

Hajt naten se esht midnajt ketu ne Shqiperi, po ik ne gjum qe te zgjohem neser dhe te kontribuoj per vendin tim pse jo te paguaj taksa,  e te marr pjese ne grupimin e nje levizje pa ngjyra partiake. Ti nderkoh jepi shfryji zjarrit  por te garantoj qe je larg shume larg ..

 

 

 

 Alidea ske turp ske. Rama po lufton me forcat e prolletariatit kundra imperializmo revizionizmit kurse ti e ke mendjen te punosh e te paguash taksa. Papapap si su be njehere ky popull. Pse smer shembull nga Tunizia? Hidhju tanksit persiper kete te premte. Aman vetem Saliun nuk e duam me. Na ka ardhur ne maje te hundes ka 20 vjet. Rama ka vetem 13 vjet. Duhen edhe 7 vjet sa te konsumohet keshtuqe thirri mendjes oj vajze smiley

 Rama was lost, and is lost. Sa here duhet ta pranoj kete. Edhe zgjedhjet i humbi. I don't give a shit. E merr vesh, apo jo. Ndersa ai komision hetimor, nuk po "ben tym kot." Kot mund te te duket ty, por ai tym pengon hetimet e pavarura, nga ku nuk mund te thuash me se pavaresia e institucioneve nuk eshte prekur. Ai komision ka vene ne fuqi gjendjen e jashtezakonshme duke mos dorezuar garden, sa do te dridhet e te sperdridhet Basha se nuk qenka gjendje lufte, por gjendje gatishmerie e plote kunder pucisteve. Harroi tabulatet. Ku jane gardistet? E vetmja arsye per te mos u dorezuar brenda te drejtave te plota te prokurorise jane gjendja e luftes apo gjendja e jashtezakonshme. Prokuroria i arrestoi, keta derguan policine t'i clironte. Tym eshte ky? Komsioni hetimor eshte i perbere teresisht nga forca ekzekutive, ne kundershti te plote me legjislativin. E ti po me thua mua qe ne kete gjendje ka pavaresi institucionesh? Please! Kaq e thelle verberia?

Eshte shpejt te thuhet se garda sakrifikoi tre jete .

Nuk e di te verteten, jo se besoj ato qe thote pozita, Berisha , Basha, po pse duhet besuar ato qe thote prokuroria, kur asnje foto e paraqitur,asnje fakt i bere publik, varrosur me shpejtesi , pa nje ekspertize te duhur dypalshe.

Te gjithe kemi besim tek prokuroria, sepse duhet pasur besim si organi hetues dhe mbrojtes kunder krimit, kjo as qe vihet ne dyshim, perjashtohen raste si 21 janari, sepse eshte politike, prokuroria duhet te jete me e matur, me e qete, me e avashte, nuk eshte e thene se sa me shpejt te merret nje vendim aq me i vertet eshte.

Prokuroria ndryshoi qendrim kundrejt vendimit te saj, duke u munduar te ndryshoj gjuhe, nuk eshte arrestim por ndalim, dhe me e çuditshme se ambasadori amerikan as nuk premtoj, as nuk urdheroj ( miqesisht) qe gardistet te paraqiten ne prokurori, po premtoj se do ju japim ndihme.

Te presim nga ndihma amerikane, rezultatet e hetimeve, pse duhet patjeter te "denojme" dike, se ndryshe jemi ne diktature.

Qellimi i masmedias, i shoqeris civile, i atyre politikaneve te pakorruptuar duhet te jete zbardhja e ngjarjeve te 21 Janarit, Shqiperia duhet te dale nga bataku i diktatures, ku koket e medha nuk priten.

Para ligjit te gjithe jemi te barabarte,

Eshte rasti ku politika duhet te vetgjygjsohet, e jo dialogut e bashkpunimit pa gjetur shkakun , PSE U VRANE TRE SHQIPTAR TE PAFAJSHEM!

 "Eshte shpejt te thuhet se garda sakrifikoi tre jete ."

E di. Edhe per Mediun, shpejt eshte te thuhet se kishte gisht ne Gerdec. Mbase ne 2013 do i marrim vesh te dyja, por mbase edhe atehere, shume shpejt do jete. Te shohim, pasi te hapen dosjet e komunizmit, kur te hapen edhe keto, pastaj edhe iu besojme ndoshta atyre qe pame me syte tane.

Nuk po fut kush doren ne qypin e zi te "bemave" shqiptare per te treguar kush jane ato ( pushteti) .

Per nje ndeshje te anulluar ( itali-serbi), per dite me rradhe ka pasur sulme e kunder sulme, se sherbimi informativ serb, ka derguar te dhena per organizmin e tifozave apo jo.

Ndersa tek ne, qeveria akuzon sherbimin informativ per mosdhenie informate , e heshtje, asnje pergenjeshtrim, nuk doli asnjeri me flete protokolli te thote se kemi dhene informacion, te vaket , te plote, pak rendesi ka, pergjegjsia eshte ajo qe kerkohet nga institucionet.

po ca't thote kadareja i shkrete mor amani, ca t'thote, ti dali kundra ketij te semurit qe na ka rene per pjese, ja i doli e car, mos do ti skuqet fajqja saliit, do pendohet e do japi doreheqjen?!

S'kane shkuar rrethanat sa te flase kadareja, edhe vete opozita eshte ne udhekryq, se ka vendos a do ti shkoje n'fund a jo ksaj pune. Pritet sa do te jete pjesemarrja dhe mbeshtetja e njerezve te premten...

Vlen vlen illyrian. Kur një njeri i thjeshtë çirret kundër çmendurisë së atij psikopatit (se as emrin nuk ja them dot m&eumlsmiley etiketohet i kuq, kur del demonstro vritesh, kur mendimi intelektual cilësohet i shitur apo bosh, atëherë mbetet një gramë shprese që shkrimet e individëve të rangut të Qoses apo Kadaresë mund t'i bëjnë berishistët e paepur (dhe ata të zhgënjyer)  të mendojnë një çikë më tepër. Pikërisht janë keta forca morale e veprimeve të tij, ndërkohë që forca personale i vjen nga skizofrenia patologjike (Qosja është shumë elegant kur e cilëson thjesht gënjeshtar).

 "....edhe gejnejme, por edhe na genjejne. por sikur edhe kemi pak qef te na genjejne...."

Rexhepi nuk e ka keq, por Buall Mavria nuk luan nga vendi, sikur topat te bien.  

bravo rexhep ,ato qe thua ti duhet ti thote cdo shqiptar i patredhur.Duket qarte kush e do kete komb.Na mbyti kori i zhabave

Ky eshte tamam qose ne politik

Plak matuf,ku e di ai se per ke popull po flet.

matuf tamam. Me vjen keq per keta akademiket qe nuk e kuptojne kur firojne .. i vendosin hije punes se tyre

 Me qe u fshine komentet, une po e perseris edhe njehere. E drejta e fjales se lire, nuk mjafton per te thene se Rexhep Qosja eshte plak matuf. Dhe ky mendim, nuk eshte monopol as i imi, dhe as i askujt, por i disa rregullave komunikimi te pranuara me konsensus nga te gjithe, ne baze te te cilave, ad hominemi nuk eshte i lejuar. Ca u be ketu? Gjej peshk e bej pershesh?

E kane fjalen per keto shenja te para pleqerie:

"Mund të jetë Dekarti, mund të jetë Spinoza, mund të jetë Kanti e mund të jetë Klod Levi Strosi, nuk më kujtohet tash se cili prej tyre, ka thënë, sigurisht jo pikë për pikë siç po e paraqes unë thënien e tij, se njerëzimi ka hyrë në një epokë të re, më të lartë, të zhvillimit kulturor dhe, në përgjithësi, qytetërues, atëherë kur ka filluar ta shikojë e ta dënojë gënjeshtrën si një krim të rëndë".

Nuk i lejohen nje akademiku harresa te ketilla qe ne fillim te shkrimit. lol Per te tjerat, ndoshta do te ishte mire t'i ulnit tonet dhe te mos i kerkoni thikes te jete pirun dhe anasjelltas. 

Cudi, se une e lexova ndryshe kete paragraf smiley.

Pa hë? smiley

Duke radhitur ata filozofe, shtylla filozofike teper te rendesishme te civilizimit perendimor, me duket se thote qe mund ta kete thene kushdo prej tyre.  Pak rendesi ka autori, por rendesi ka thelbi: etika/genjeshtra dhe civilizimi.

PS: Ose z. Qosja s'di me perdor gugllin, ekziston dhe kjo mundesi smiley.

Une po beja shaka o Monda (shpresoj Luliani ta kete kuptuar), po sidoqofte me duket pak e mundur qe ta kete thene ate punen e genjeshtres ndonjeri prej tyre. Pastaj per ke "genjeshter" ta kene patur fjalen? Ate mbi "dijen historike"? Mbi "dijen shkencore"? Per "genjeshtren religjioze"?

Meqe jemi tek emrat, Prousti i ndjere mendonte shume mire per rrenat, por ai ishte shkrimtar fundja. smiley

Zër be! qe po beje shaka...   smiley

Oj te dredhme qe i bere smiley.  Andallim loje pra smiley.

S'dua te luaj as me Proust.

PS: S'po behemi per nje cik muhabet letersie smiley

Be, Liqen!

Epo matuf njeri, matuf tjetri, thashe t'i gjeja nje "arsye" (Kam mungu me arsye zysh! smiley , t'kujtohet?) Po s'ka nevoje ta anullosh lojen se fundja ajo puna e genjeshtres "shteterore" eshte thelbi i çeshtjes.

p.s. une bej perdite muhabet letersie, biles njerezit ankohen se gjithnje nje muhabet... smiley

Edhe une e lexova ndryshe. Kjo mund te jete dicka e bere me qellim.

Si per te thene qe... e kane thene aq shume filozofe kete, eshte nje koncept aq i ditur, sa nuk ka rendesi me permend emrin, e rendesishme eshte qe...

Zër be! smiley

Be! smiley

 Edhe une keshtu mendova. e ka bere me qellim dhe mjaft mire. ka dashur te thote qe eshte nje koncept universal per te gjithe qe kur s'mbahet mend. E njeh qosja googullin, e njeh. Eshte gjeja me e thjeshte po e panevojshme ne kete rast...

E ka lexuar keshtu:

Mund te jete Dekarti mund te jete Spinoza mund te jete kanti crendesi ka,ta largoje kush te dete Berishen me mosbindje civile.

matuf ,matuf rri urte  se perpara akademikeve  gjigande' fahri balliu & co' dukesh xhuxh

Nuk e di nese i keni ndjekur ngjarjet ne Egjypt? Shume kane kerkuar te krahasojne 21 Janarin me ngjarjt ne Egjyp Ndryshimi qe i ben keto dy ngjarje te pakrahasushme eshte ndryshimi midis protestes paqesore dhe asaj me dhune

Ku hyn "mosbindja civile" ne proteste paqesore apo me dhune ? ose me sakte Si e dime ne shqipot "mosbindjen civile"?

 

ke per ta kuptuar shume shpejt dhe praktikisht se c'do te thote mosbindje civile!

 

Jam kurioz. Mezi pres 

 Shpresoj te jete ndryshe nga "mosbindja civile " e 97es

Brad ka humor te holle, edhe e ka dhe ngjites smiley

Asgje qe nuk dinim

Plak matuf

matuf tamam

Me rregull treshi i bie qe jemi matufepsur te gjithe smiley.

Na bete me hije mer smiley.

 Nga e gjitha kjo lind pyetja:

 

Po me uren cpaten?!!!

O busull qe te ka humb shigjeta, lexoje mire se ky eshte i shoqerise civile jo i politikes.. Eshte ai pra "rruga e trete" qe ti dhe shoqet e egersuara bertasin me te madhe, por te ka humb shigjeta, ne pamundesi per ta kuptuar jep nje pergjigje te thjeshte ...  "ashtu jan te gjithe" . Kur i thua Qoses plak matuf, nuk besoj se duhen prova nga ty qe ti Birishen nuk e sheh dot me sy, edhe sikur baba ta kesh.

 

Shkrim i mire. Qendrime te tilla i takon te mbaje cdo njeri qe e mban veten per intelektual. Ti thote te zezes e zeze, ose te mbajne nje qendrim realist dreqi ta haje..

Dje fiksi vuri ne dukje qendrimin e Sales ndaj revolucionit te qershorit ne 24/en ku gjate fjales se tij para komisionit i kish anatemuar pucin e supozuar si nje inskenim te nje skenari te atille. Ne te njejten kohe shfaqen edhe nje shkrim carcaf qe pinoku Berisha kishte shkruar ne Gazeten e vet RD, ku ngrinte lart kete akt revolucionar te qershorit 24 dhe elozhonte Nolin si burr imadh etj etj..

Do thote ndonjeri nuk eshte here e pare..I dime.. Personalisht me habisin dhe cdo rrene e paftyrsi e rradhes tejkalojne te meparshmen..Ndoshta duhet marre seriozisht vlersimi i tij nga nje komision psikiatrish..por nga ana tjeter dhe kjo puna e perversitetit njerzor po me duket si alibi qe kerkojne ti veshin per te justifiku gjithe davane..

A e ke pare filmin Identity?

nuk me kujtohet titulli, por duhet te kem pare nje qerre me filma te ngjashem..Po Birisha nuk ka crregullime personaliteti nqs e ke aty..

 ncuk, ka nja 10 personalitete qe perpiqen te marrin fjalen ndersa ky flet. 

edhe ky muhabeti juaj nje te mire e pati, qe e lexova artikullin, dhe mu duk nje gjetje e shkelqyer perqendrimi tek genjeshtra e pandeshkuar.

po ate me kadarene c'e pati? e beri per hater te se vertetes, per te na treguar qe edhe kur ben publikisht akademikun qosja ngelet njeri si gjithe te tjeret, me merirat dhe vogelsirat e veta?

nejse, me mire kete me cen dhe me mend, se ata qe jane zhdukur fare nga faqja e dheut. nje dore me yje dhe per artikullin e kananajt mbi kete pike.

mosbindje civile i bi te perkthehet qe njesite bashkiake sdo punojne?

lesh

Pse ato punojne tani? Nuk e dija. Thashe se njesite bashkiake njesoj si qeveria vetem vjedhin nuk punojne  Mbase eshte ndryshe. Por cfare bejne ? smiley

ne fakt, disa pak a shume jane te ndara nga shteti gjithsesi.. Shif ate te Fierit psh, ka nja 6 vjet qe nuk merr nje kokerr leku nga Qiviriu.... Po Baftiari o muhabet me vete..

 Profesor Rexhep Qosja kur permend filozofet dhe nuk i kujtohet per momentin, tregon se mendja e tij eshte eshte  fokusuar me shume tek sentenca tek thelbi i ceshtjes qe ate e shqtson me shume.

..se njerëzimi ka hyrë në një epokë të re, më të lartë, të zhvillimit kulturor dhe, në përgjithësi, qytetërues, atëherë kur ka filluar ta shikojë e ta dënojë gënjeshtrën si një krim të rëndë. 

E c`rendesi ka se kush e ka thene kete, ndoshta me vone mund te gjendet, por imperative per te kuptuar thelbin e temes per Sali Genjeshtarin, eshte se c`fare e keqe e madhe, per nje  zhvillim ne pergjithesi qyteterues, eshte genjeshtra!

Filozofet ne kete rast e quajne krim te rende!

Nje genjeshter te jete krim i rende eshte nje gje e madhe kjo per qyteterimin tone, ky eshte thelbi.,sepse dihet ne kulturen e shqiptareve genjeshtra eshte shume e rendomte qe duke u bashkuar me mburjen perbejne nje tipar dallues per shqiptaret.

Qe Berisha eshte kokra e madhe e nje genjeshtari kjo eshte e ditur si buka qe hane te gjithe shqiptaret, po qe te argumentohej me kaq mjeshteri nga prof,Qosja eshte nje kenaqsi! 

Berisha nuk eshte i vetmi qe genjen .kujtoni znj Vokshi psh.Tha hapur para te gjitheve se rama kishte marre 100 milione euro rryshfet pastaj kur u pyet nga prokuroria "tha se ia futa kot".Genjeshtren pa pike turpi e quajne per politike te madhe.

Pene e mencur z . Qose . Pene e vyer dhe qe i sherben intelektit shqiptar ne mase .Pene qe diferencon edhe "figura" te perdorura qe per ndonje cast mbahen me te madh si bazamente morale te Kombit . Pene Kombetare e nevojshme per te gjithe ata qe dine SHQIP e jetojne ne teritore me Komunitete shqiptare ne cdo vend te botes.

Te vetmen verejtje qe mund te kem ! Mos i ndyj me  artikujt duke permendur emrin e plote te felliqsires Berisha . Na i le neve te zakoneshme . Ju mjaftojuni me emertime te Postit zyrtar dhe te atij Partiak .

Teknikisht i nderuar nuk jemi popull me kulture te perballojme "mosbindje " qe nenkupton marshime paqesore, me fund Rrezimin e KUSAREVE !  Gjithmone ne to Pushteti do te fute sic ka bere PROVOKATORE te fshehur nen lekuren e "te revoltuarve revolicionare "ashtu si dhe ne programet e Klaneve dhe Grupeve te Banditeve ne pushtet do futen gjithnje Provokatoret te evidentuar ne "mbrojtes fanatike te Ligjit ".... dhe nuk eshte ndonje veshtiresi per Klane Bandotesh si i Berishes te krijojne situata Irreale me cadra si Bomba Atomike smiley

Para kesaj zgjidhje keni shkruar Levizje Popullore . me kete ndoshta pajtohem plotesisht ne se perfytyrojme protesta te panderprera te grupeve te njerezve , ne cdo drejtim ku ka ankesa .Dite per dite , per Ujin ,Energjine , papunsine per vjedhjen qe u behet , per poshterimin e arrogancen qe ushtron Pushteti i Regjimit te Berishes duke i trajtuar si KOSHA Plehrash e Uturake te  BERLUSKONIT .

Per ate moster eshte me se e vertete ose Kostumi i tij i funeralit te tij thenia e sofisteve para Krishtit :

genjeshtari edhe kur thote ndonje te vertete ate nuk e beson njeri sepse ai eshte GENJESHTAR !

Ai eshte nje i diagnostikuar me semundje "nervore "  dhe per kete KUROHET por duke i veshur edhe prirjet GJAKSORe ai ka grumbulluar rreth vetes natrapaze nga me te felliqurit qe ka nxjerre ndonjehere ky KOMB .Ata e kane kaluar shefin nga GENJESHTAR i MADH ne nje hap me perpara .

Ata jane te gjithe shkalla me e larte e Genjeshtarit , me te njejtin emer MASHTRUES .

 Vetem se Idriz, nuk te duket se ben nje thirrje me shume ala Robespiere se sa ala mosbindje civile kur i bie ne qafe "servilit?" Apo thjesht huq i vjeter?

Jane me xhepa Lul te gjitha prurjet e Qoses . Une jam viktime e "atipizmit " te tij qe me duket me ARRIRRA per te trajtuar Inteligjencen e sotme ku perfshihet edhe "moralisti " i Identiteteve .

Sot askush nuk e ka per zorr me permende psh Egjypti mer Jahu , USA e ... ehu ..apo do Angline .... Ndersa Qosja flet gjithmone SHQIP dhe per SHQIPTARE.

Per qejf tat se s'shkrujta ke Egjipti , po te bi nje ngjarje me prezence reale :

Erdhi ke tavolina ish keshilltari i Berishes ( Sh.S&nbspsmiley dhe e pyti XH.Gjoni , ku rastesisht ne nje tavoline me afer pishim dhe ne kafe smiley
He c'thote doktori ! I bete urim Mubarakut ?

Lere lere c'me ka gjete .- tha . I thoshte ne telefon "Jam shume i gzum zoti Bumarak per Jue . Une i thoja " O President Mubarak jo Bumarak "

Po zoti Bumarak ua them une Jue , pa merak , jam i gzum ...."

Deri sa ja shkrujti ne nje cope leter emrin real smiley..dhe prape nuk e tha pa ndalese smiley

  Prof.Rexhep Qosja, si nje nga te paktet intelektual, qe i ka ngelur kombit, e tha fjalen e tij! Dhe nuk eshte e ndershme qe neser intelektualet e tjere (edhe brenda PD) te shprehen mbas vdekjes (renies se pushtetit) per Kryem. Sali Berisha :

" S`kishim c`benim, nuk mund ta kundershtonim dot, Sali Berisha te vriste po ta kundershtoje!"

Asnje intelektual, jo opozitar, nuk ka folur kaq hapur dhe me nerv shqetsimi qytetar, sa Prof.Qosja.

Presim Ismail Kadarene, por ky, si duket do te shprehet nje dite tjeter sigurisht nga Franca, larg vendit tij ne trable!!

 Nje shkrim qe nuk ka nevoj per komente... Prof.Rexhep Qosja do ngelet nje nga ata njerez te pakte qe i ben balle, me koken lart, nje diktatori "modern" 

 A po e shifni Fiksin tani???

PO flet per derdhjen e ujrave te zeza ne liqenin e Buvilles, dhe ne Tirane, e pine me qef te madh. A e shikoni se ç'ndodh ketu more shokeniiii.E ju flisni per mosbindje civile. Kjo eshte per te vene duart ne koke.

Ej, po ku mos qelbet Tirana mer. Shifni emrat e krereve drejtues te ca pozicioneve kyce ne manaxhimin e Tiranes dhe s'keni c'prisni me shume...Sahit Dollapi, Agron Berisha etj. etj. qe kur dalin ne TV dhe flasin nuk arrijne dot ta mbulojne dot te folmen e trashe njujorkezoveriore.

"S`kishim c`benim, nuk mund ta kundershtonim dot, Sali Berisha te vriste po ta kundershtoje!"

"Ashtu ishte sistemi", keshtu justifikoheshin pothuajse te gjithe te akuzuarit e "Mani Pulite".

Disa prej tyre vrane veten.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).