"Komisioni Hetimor në kërkesën e vet, që Presidenti i Republikës të paraqitet para tyre për të dëshmuar, është në kapërcim të kompetencave duke shkelur ligjin" - tha Spiro Peçi, këshilltari juridik i Presidentit. Edhe përsa i përket tabulateve telefonike, Peçi tha se komisioni hetimor në kërkesën e vet është në shkelje të hapur të ligjeve të këtij vendi.

Më poshtë deklarata e plotë e këshilltarit juridik të presidentit Spiro Peçi

Siç është bërë publike nga Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe nga shkresat që na janë dërguar prej këtij Komisioni është kërkuar që Presidenti i Republikës brenda datës 2 shkurt të dërgojë një informacion për të gjithë veprimtarinë e tij gjatë dhe pas datës 21 janar 2011.

Me qëllim të bërjes transparente të qëndrimit institucional të Presidentit të Republikës sqarojmë opinionin publik:

Presidenti i Republikës ushtron kompetencat e tij në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në mbështetje të nenit 92, germës "h" të Kushtetutës, Presidenti është autoriteti që kërkon të dhëna me shkrim, pra informacione nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë bëjnë me veprimtarinë e tyre. Pra, Presidenti ka të drejtën e informimit, por jo detyrimin për të informuar. Kërkesa në fjalë e Komisionit Hetimor, pa përmendur objektin e saj që në vetvete përmban elementë, që realisht pengojnë kthimin e një përgjigjeje, është e pakuptimtë për aq kohë sa po ky Komision me shkresën e datës 31 janar 2011, thërret Presidentin e Republikës për t'u paraqitur në Komision në orën 17.30 të datës 3 shkurt, me qëllim realizimin e një seance pyetjesh lidhur me objektin e hetimit të këtij Komisioni Hetimor.

Presidenti i Republikës në respekt të institucioneve, siç është Kuvendi apo dhe komisionet e tij hetimore, shpreh gatishmërinë duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, por vetëm në përputhje me ligjet e këtij vendi.

Duke marrë shkas nga sa më sipër, dëshirojmë të theksojmë se Komisioni Hetimor në kërkesën e vet, që Presidenti i Republikës të paraqitet para tyre për të dëshmuar, është në kapërcim të kompetencave duke shkelur ligjin. Dihet se komisionet hetimore të Kuvendit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sidomos për metodikën e hetimit, në përputhje me dispozitat e Kodit për Procedurën Penale (pika 2 e nenit 4 të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit). Referuar këtij detyrimi ligjor, po ju lexoj nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale që titullohet "Marrja e dëshmisë së Presidentit të Republikës dhe të nëpunësve të shtetit", në të cilin thuhet:

1. Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron funksionet e Kryetarit të Shtetit.
2. Kur duhet të merret dëshmia e Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose dhe të Gjykatës së Lartë, këta mund të kërkojnë të pyeten në selinë ku ushtrojnë detyrën e tyre.

Pra, siç del e qartë nga përmbajtja e këtij neni, Presidenti nuk mund të thirret për t'u paraqitur ashtu siç kërkon Komisioni Hetimor, por jo vetëm kaq. Atij në dallim nga funksionarët e lartë të shtetit, nuk i lejohet të paraqitet para Komisionit, Gjykatës apo dhe Prokurorisë.

Në këto kushte edhe njëherë, duke shprehur gatishmërinë për të dëshmuar, në respekt të ligjit, Presidenti i Republikës do të përcaktojë mënyrën dhe kohën e realizimit për t'iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor.

Më lejoni që veç problemeve të trajtuara më lart, duke qenë para përfaqësuesve të medias, të shfaq opinionin lidhur me një debat që ka të bëjë jo vetëm me gazetarët, por me një numër të madh funksionarësh apo përfaqësuesish të popullit, që mund të cënojnë në çdo kohë edhe interesat e çdo qytetari të thjeshtë të këtij vendi. E kam fjalën pikërisht për kërkesën e Komisionit Hetimor drejtuar operatorëve të sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Është i përditshëm debati nëse një veprim i tillë është në përputhje apo kundërshtim në me ligjin. Që në fillim, dëshiroj të theksoj, që Komisioni Hetimor në kërkesën e vet është në shkelje të hapur të ligjeve të këtij vendi. Pa përmendur Kushtetutën e Republikës, apo Konventën Europiane e të Drejtave të Njeriut, të cilat mbrojnë të drejtën e privatësisë së shtetasve, qofshin me funksione apo pa funksione shtetërore publike apo politike, por janë një sërë ligjesh specifike që bëjnë të qartë paligjshmërinë e kërkesës së Komisionit Hetimor.

Ky Komision, vërtetë ushtron veprimtarinë përsa i përket metodikës së hetimit, si marrja e vendimeve të ndërmjetme për pyetjen e dëshmitarëve, thirrjen e ekspertëve dhe marrjen e dokumenteve, por në asnjë rast nuk mund të ndërmarrë atributet e prokurorit dhe gjykatës, që me ligjet e veçanta i atribuohen këtyre organeve. Në rastin konkret, Komisioni arsyeton se ka kërkuar thjesht disa dokumente që janë skedarët e të dhënave për pajtimtarët e telefonisë që Komisioni i quan tabulate. Dua të theksoj se pikërisht këto skedarë apo tabulate siç quhen në gjuhën e përditshme, ligjet i vendosin në një trajtim të posaçëm. Për të argumentuar këtë, po u referohem dispozitave ligjore vetëm për dy ligjeve të veçanta. Konkretisht, në nenin 101, paragrafi 2 dhe 3 të ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 "Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë", thuhet se:

2. Skedarët duhet të përmbajnë të dhënat, që mundësojnë, pra gjithmonë tabulatet:

a) identifikimin e pajtimtarëve, duke siguruar marrjen dhe regjistrimin e identitetit të plotë të tyre;
b) identifikimin e pajisjeve fundore, të përdorura gjatë komunikimeve;
c) përcaktimin e datës, të orës, kohëzgjatjes së komunikimit dhe numrit të thirrur.

Pra, i ka përcaktuar ligji të gjitha ç'ka kërkohen nga ky Komision.

3. Këta skedarë duhet t'u vihen në dispozicion, edhe në formë elektronike, autoriteteve që i përcakton Kodi i Procedurës Penale, në bazë të kërkesës së tyre. Është e shprehur në mënyrë të qartë nga ligji.

Pra siç shihet, ky ligj detyron operatorin që këto skedarë t'i vihen në dispozicion vetëm autoritetit që përcakton Kodi i Procedurës Penale. Çdokush dhe me njohuri minimale në fushën e së drejtës, do kërkonte në këtë Kod, se cili është autoriteti, që mund t'i vihen në dispozicion këto skedarë. Përgjigjen e gjejmë në pikën 1, të nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale ku thuhet se "regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe dalës", pra elementë që përmend ligji që sapo citova, ajo çka njihet si tabulate, ligji autorizon vetëm prokurorin për marrjen e tyre. Nga kjo, del e qartë se kërkesa të kësaj natyre, mund të paraqesë vetëm prokurori, përndryshe me logjikën e Komisionit Hetimor, se ka të drejtë të paraqesë kërkesa të tilla dhe të administrojë dokumente të kësaj natyre, Komisionin nuk do ta pengonte asgjë për të kryer veprime që ligji i atribuon vetëm prokurorit dhe gjykatës, siç janë arrestimet, vënie nën sekuestro, pse jo dhe dhënien e vendimeve penale.

92 Komente

Bravo smiley

 E beri Bam! edhe Topi me ne fund. Ja kjo eshte e vetmja rruge me te cilen luftohet Berisha. Sado qe ta luaje bythen, ligji eshte shkruar e zeza mbi te bardhe dhe interpretimin e tij e bejne juristet dhe jo ekzekutivi apo deputetet neper komisione. Shpresoj qe dhe Ina Rama te qendroje ne te njejten hulli.

O PF, Berisha luftohet duke i bere thirrje te hapur qofte edhe nga predsidenti te dorrezoje 6 gardistet per tu hetuar. Cdo shmangje/devijim nga ngjarja e bulevardit, pra nga vrasja e tre shtetaseve shqipetar te pa armatosur ne bulevard, con uje tek mulliri i frzmorit Sali. Dhe ai kete kerkon sa me shume uje, qe te bluaj grure dhe te ushqehet dhe per ca kohe.  

 Jane dorezuar me date 27.

Shpresoj qe dhe Ina Rama te qendroje ne te njejten hulli.

Me shprese.

Me se fundi ndergjegja emeroi Bamir Topin President te Republikes

me ne fund!

Po Edi-n e kon thirr ata te komisionit? Se ai i shkon me qejf. Me kujtohet njehere para nja 10 vjetesh, ci ka punu Olldeles qe nga sikleti thithte dhe konsumote 10 cigare per 30 minta. Ne ket situate te zymte dum ene nje cike gallate.

 ahhahaha ajo me 2 megafona.do zoti vete kesaj radhe te shohim ca do shpiki

Nuk prisja gje tjeter, nuk do te kishte kuptim gje tjeter.

Shpresoj qe Ina Rama te marre pak kurajo nga qendrimi i presidentit.

po pres breaking news se nuk ma do mendja qe do e vonoje me shume se 60 min sala daljen ne konf shtypi qe te thote qe me mosparaqitjen para nje komisioni kushtetues horri i bulevardit provoi qe eshte pjese e grupit pucist smiley

veprim shume pozitiv

Un kam besim se Ina Rama nuk do te paraqitet as well smiley Let's see ! Kjo do te ishte nje shenje shume e mire, tani gazetaret jo e jo sigurisht nuk duhet te paraqiten por loooool them ndonjeri mund te shkoje te beje gallate me ta smiley By the way mbase do e beja po te isha  mes tyre smiley

Nuk jane thirr gazetaret jo. Jane kerku vetem tabulatet per ta.

thanks for  infon qenkam ngatrru

Si zorr o Swed se Presidenti s'po refuzon t'i pergjigjet komisionit, por u kujton vetem se nuk u lejohet atyre te therrasin Presidentin. Po deshen le te vijne ne Presidence. Po druaj se nuk vijne se nuk lejohen celularet per vizitoret e kom fryke se pa celulare atyne u shpeto nai pytje nga ato qe marrin me sms e pastaj te gjejne ven e te futen.

Imagjinoni kryetarin e komisionit, duke i thone Presidentit :

"me falni a mund ta perdor pak celularin tuaj se dua te pyes Kryeministrin nese mendon se duhet t'ju bejme nai pytje tjeter?" hahahahaha

Po kjo me logjike. Se per ate qe mund te beje Berisha vetem ai e di. Se mos e ka per turp ai me dale e me i thone keto pavaresisht realitetit.

Si zorr o Swed se Presidenti s'po refuzon t'i pergjigjet komisionit, por u kujton vetem se nuk u lejohet atyre te therrasin Presidentin. Po deshen le te vijne ne Presidence.

Pse mer s'na le ta shijojme kete moment, aq sa mund te zgjas smiley. A vec te vijne nje xhiro t'i qerasi Presidenti me kushtetute a si? smiley.

hahahha,

Aq sa eshte e vertete dhe qesharake eshte edhe e hidhur

"Po ju s'keni pse na i merrni, ne jua japim vete. Te mbledhim fshatin dhe..."

 Lajm interesant. Policia e Tiranes carmatos Policine Bashkiake.

Ky Farakungullngrenesi thote e nxorra tre here kemben nga rrethi.

Shume mire Presidenti Bravo. Tani beje zemren gur e duro ça ka per te nxjerre goja e Birishes

Ky Farakungullngrenesi thote e nxorra tre here kemben nga rrethi

hahahahahahhahhahhahhahahhahha  

ne fakt mua mu duk shume e bukur ajo 'hajde ketu po ta mbajti' - ca ligje i kemi garipe smiley

Bravo President, me ne fund nje gje e hajrit.

 Po ne kohet e mocme Bravo i thuhej gamorit kur dilte nga balta . smiley

President i kujt vendi ka qene ky robi deri me sot mer? I Kongos qe i dolen keshtu pa pritur ca probleme ?

Fara mer fara dhe ket here smiley

Une po prisja qe ta zhvishnin lakuriq ne Kuvend, kjo deklarata eshte gjysemhapi i pare ne drejtimin e duhur smiley

Ah mer FMG car me i bo qe ka ca ketu qe as bravo nuk i thu dot se nuk jone te zotet te dalin as nga llaci i themeleve qe hapin vete. Po nejse Ollga s'ka thone kot:

"S'do zbrazim tonen te mbushim tyren!"

Lizander,

Nuk te duket ca i justifikuar qendrimi i njerezve ndaj Topit? Njerezit presin qe te pakten nje nga figurat kryesore te shtetit te luaje rolin qe i takon dhe Topi ne kete drejtim ka qene minimumi i vaket, maksimumi i paafte. Shpresoj qe kjo e sotmja te jete nje hap i pare drejt nje roli me aktiv te Presidentit se gjindja ka nevoje per te ne castin kur Kryeministri vetecaktohet viktime, Kryetarja e Kuvendit do te shohi burra lakuriq para saj, Kryetari i Opozites na eshte bere "pucist", Kryetari i Partise se 3-te me te madhe ne vend eshte shume i zene "me hallet e njerezve" qe ka shenuar ne bllokun e tij te zi, dhe mileti eshte polarizuar ne "ata dhe ne". Presidenti duhet te levizi shpejt dhe te levizi fort.

Plotesisht dakort mer i dashur, por hapeni nje here ate te shkrete Kushtetute dhe do shihni se c'kopetenca i kane lene Presidentit ne keto raste.

Sinqerisht kam lexuar komente, artikuj dhe kam diskutu gjate me rob, por asnjehere nuk degjova nje propozim qe i permbahet kornizave kushtetuese. Ne rastin me te keq njerzit kerkonin nje qendrim nga Presidenti qe t'i "thyente hundet" ketij apo atij (gje qe per mendimin tim i hedh benzine zjarrit). Kurse ne rastin me te mire jane komente qe dalin nga zemra dhe qe duan qe Presidenti te reagoje e te shpetoje vendin nga katrahura ku duan ta cojne keta te dy. Por askush nuk propozon dicka konkrete.

Ore po arbitri ne fushe eshte se rregullorja i ka dhene te drejten te vendose se kush ka te drejte dhe kush jo. Imagjino pak sikur te ndryshohej rregullorja dhe arbitrit t'i hiqeshin te drejtat. Te jesh i bindur qe ne rastin e pare qe do jepte nje vendimin, ekipi i "denuar" do t'i sulej.

Ju kujtoni se ndryshimet kushtetuese dhe te disa ligjeve qe kane te bejne me kopetencat e Presidentit u bene se paleve u dukej me demokratike keshtu. Jo ore jo! u bene me qellimin e vetem qe pjesa me e madhe e atyre 140 burrave e grave, te kthehen ne ushtare te bindur. Qe ketij "arbitri" te pabindur t'i hiqen sa me shume kopetenca derisa t'i mbaroje mandati. Se pastaj e dine vete ata se ke vene ne vend te tij.

Ore a e dini ju se si funksionojne partite qe prej prillit 2008, e kryesisht qe prej qeshorit 2009? A e dini ju se shumica e atyre qe shihni te dalin ne koferenca shtypi e qe na zejne gjysmen e dites neve, nuk e dine as se cfare do lexojne deri pak minuta para se te dalin para kamerave, po dalin aty se u thone ne telefon "hajde se te doli emri per ushtar!" A nuk e shihni se edhe ata anetaret e komisionit rrine si te deprimuar se e dine fort mire qe po merren ne qafe duke dale aty.

Pse nuk cohen pra njerzit per tere keto po kur vjen puna qe po digjet vendi therrasin Presidentin. Pse nuk del te kerkoje falje njeri nga ata qe para 3-4 vjetesh, cirreshin se po te behej Bamir Topi President, Berisha do merrte te gjitha pushtetet.

Une atehere kam shkruar qe Bamir Topi ishte e vetmja kandidature qe nuk do i behej rrogoz Berishes dhe qe ky i fundit nuk mund ta sulmonte pa te drejte sic bente me te gjithe institucionet qe nuk i kish votuar vete. Po une e pranoj gabimin per pjesen e dyte.

PF me lart tha se Berisha kundershtohet vetem me gjuhen e ligjit. Te gjithe ata qe ne keto 6 vjet, jo vetem nuk kane dite ta sulmojne Berishen, por perkundrazi i jane bere paterice me ca sulme patetike qe kopionin ato qe ai bente para 2005-s, sot duhet te kerkojne falje. Por s'kane per ta bere. (qofsha i gabuar!)

 

 +1

Mesa kuptova nga thelbi i deklarates, Presidenti nuk ka refuzuar shprehimisht t'i pergjigjet pyetjeve te komisionit, por po ben ca "xhingla mingla", te tipit :

Jo po, une s'vi atje tek ju

Po deshet, hajdeni ketu tek une

"por do gjej mundesine qe t'i pergjigjet pyetjeve", kjo ka rendesi - pra, shpresojme qe te japi konsideraten e tij per ngjarjen, nepermjet emisionit te Sokol Balles !

Fal keshilltareve Bomi got his groove on...

Po icik si von mu duk mu?

Interesant milet jemi. Ngaqe gjithmone politikanet i kemi patur te llahtarshem, sapo njeri ben icik sikur del nga llumi si rasti i farengrenesit sot, na duket se dielli po shkelqen me fort. Bamiri sot, eshte po ai farengrenesi i djeshem, thjesht nuk ju pergjigj thirrjes per perdhunim publik, por kjo nuk do te thote se nuk do i nenshtrohet perdhunimit. Provat jane qe ai do vazhdoje ngrenien e farave dhe te shqelmave sumes si nje dele e bute. Po ashtu edhe Ina. Mos u ngrefni kot se paaftesia e ketyre kukullave eshte aq e madhe saqe do u duhej te rilindnin nese do u duhej te dilnin nga guacka e vet.

 

Jo nuk mendoj se Berisha ka ende ket force .....Mendoj se per SB,eshte shkatrrimtare te ndjekesh ligjin paq e pa ekuivoke...

Gjalle qeka!

Eh a e pate? Kishte dale Rruzhdija ne televizor!  Nuk foli keq, dreqi.

kush eshte ruzhdia - bedria ?smiley,

Pse politikane eshte moza???  smiley

Ne te gjithe kete periudhe mua qendrimi i Presidentit me pelqen.Kjo e ketushmja eshte OK.gjithçka sipas ligjit

Le te presim vazhdimin e telenoveles alla shqiptarce me aktore politikane...

Kuvendi njofton se seanca me kryetarin e SHIK-ut shtyhet per nje date te pacaktuar "per arsye teknike". Dikush i paska rene telefonit smiley 

 

alo, alooooo, jam rasmuseniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

 Me ne fund u be i gjalle ... Bravo Topi 

Zoti President ju e dini se mas dhembve vjen nofulla ma mir shkoni

Edhe kreu i SHIK-ut i refuzoi te merresh ne pyetje nga "Komisjoni i dordoleceve" (Te tredhurit e Berishes)

 Po Ina Rama, kur e kishte per t'u "paraqitur"?

Shoh 2 gjera 

1.- Topi pranon Komisionin por ne presidence.

2.- Ka frike nga tabulatet e telefoneve se nuk i takon presidentit te shprehet qe komisioni eshte i paligjshem apo qe tabulatet nuk duhet ti marre.

Kaq shume te paska hyre frika o Top.

po si bre burat e dhjeut ma hoqet prape postimin per Ina Ramen?  Po pse ore ca thashe ndonje gje jashte teme?  Thashe qe ajo duhet te veje ate e koracuar. E ca ka te keqe ketu qe u duhet te mi kosisni komentet si kanadezet carin e gjeneral Vasilit?

 Avash se rate teslim mas k'tij!

Ky s'ka bo noi trimni t'modhe.

Vetem ka thone qe nuk vi. Hecni juve po deshet.

 

P.S.

Keshilltari i Bomjes eshte Spiro Peqi, greki i vogel smiley

Muni si Filip Qakulli!!!

Nje nga nje po i dalin petet lakrorit!! smiley

Mbrollke, vallahi trimeri eshte se  hera e pare qe del tamam hapur kunder Berishes. 

Me konkretisht eshte gjest per tu pershendetur pasi ka zgjedh te mos perulet me megjithese me kete i ka vene shkelmin karrieres se tij politike pas 2013.

Ne  Shqiperi karriera behet ose me PD ose PS dhe ne PS ky nuk hyn dot ndersa ne PD edhe po te kete pas ndonje shprese tani ajo ka fluturuar. 

 Pse ti mbreto perpara dites se sodit, kishe ndonje iluzion qe mas presidentllikut, ky do bonte karriere ne PD ?

T'bohemi i' cike serioze tani, pavaresisht nga tema! smiley

Ceshtje e tyre edhe une nuk i di mire keto gjera Smile po mendoj  perderisa ka ndejt gjithnje urte apo  as mish as peshk, ndoshta edhe ka pasur shpresa se do rregullohej me Birishen e do vazhdonte ne kryesi te PDse !

 Nuk do te doja kurre qe Presidenti yne, i Rrespektuari Bamir Topi, te kerrente per te bere deklaraten  e tipit te  Kike hankos:  "Fol xhano tek Ju,  qe ata  te flasin tek ne" nje  minoritar, si greku Spiro Peçi.

 Jane ne te,  keta te paret e vendit tim, apo mua me kane ikur pjeset jetesore te trurit? Po pse ore  u japim atyre qe e dime mire se sa na duan ato pjese  te trupit tone... qe vine ere ? Nuk do te vesh more Presidenti yne? Te lumte !

  Mire fare ben qe nuk hedhkembe ne ate mizanskene turpi, gjithenje  sipas meje.Por ama,  ato te dy fjale qe do te duhej t`i thoshje si justifikim, faqe botes se qyteteruar,t`i thoshje te plota,   me ze serbes dhe mbi te tera,  si e ka nevojen populli yne, i çoroditur  ne pakufi. T`ja thuash  me gjuhen qe e kerkon shpirti i tij i sakatosur, prej marrezive, qe jo vetem nuk i kane dhene e nuk  japin "buke", por i kane zene dhe  firomen. E kerkon i ziu popull t`ja thoshje  me mire akoma se keshtu, por ... me plot gojen .....!Me nje fjali te veteme:

  ..."NUK VI DHE SKAM PER TE ARDHUR KURRE TEK KY KOMISION, .... sepse populli im pret zgjidhjet dhe jo shfaqje  estrade, ku dhe Presidenti i Tij, te beje rolin qe i kerkojne Regjizoret e kesaj tragjikomedie... !

Eh more Bamiri Yne.....!

Topi bam? Topit i eshte lagur fitili qe kur u zgjodh ne ate detyre.

Jane te tjer njerez pas tij, te njejte qe e urdheruan sot mos te shkoj ne parlament. Ramizi i 90 ishte Luan para ktij.. Edhe me frikacak se Ramizi nuk ka. Gjykoheni vet se kush esht Topi tani.

Gazetari, Ardi Bita: Zoti Peçi, pyetjen e parë e kisha në lidhje me, pavarësisht gatishmërisë që Presidenca apo Presidenti shpreh për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, në opinionin tuaj, a është i ligjshëm ky Komision Hetimor?

Këshilltari Ligjor, Spiro Peçi:
Po, faleminderit! Dua të bëjmë një marrëveshje për përgjigjet e pyetjeve. Ajo çka do të shpjegoj për pyetjet që keni është një mendim i imi personal si jurist. Nuk ka të bëjë me funksionin si Këshilltar i Presidentit të Republikës. Ato çka ka kisha, në mënyrë institucionale, i parashtrova pak më parë. Mesa kuptova, thelbi i pyetjes suaj është, nëse është i ligjshëm Komisioni Hetimor. Unë do ta ndaja në dy momente. Përsa i përket anës formale juridike, kemi të bëjmë me një Komision, i cili është ngritur në përputhje me ligjin, pavarësisht se në këtë Komision nuk ka marrë pjesë opozita. Ky është një qëndrim politik që nuk ka të bëjë me ligjin. Për mendimin tim, përsa i përket pjesës së dytë që do të thoja, nëqoftëse ky Komision Hetimor do ta kufizonte objektin e veprimtarisë së tij brenda atyre caqeve që lejon ligji, do të kishim një komision të ngritur në përputhje me, në ushtrim të kompetencave që i japin ligjet. Nga vetë objekti që ka caktuar ky Komision, ku thotë: “Për hetimin, zbulimin, financimin, madje edhe ndëshkimin e veprave të dhunës të ushtruara për përmbysjen e rendit kushtetues”. Në vetvete kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur, pa filluar akoma asnjë lloj hetimi. Nuk është Komisioni Hetimor që ngre akuza, nuk është Komisioni Hetimor që heton akuza, aq më tepër, nuk është Komisioni Hetimor që ndëshkon ata që akuzohen. Kushtetuta dhe në çdo shtet ku funksionon shteti i së drejtës dhe demokracia, pushtetet janë të ndara, secili ka kompetencat e veta. Këto janë kompetenca, të paktën siç shprehen në objektin e Komisionit Hetimor, janë kompetenca që i ushtrohen vetëm Prokuroria dhe në finale, Gjykata e vendit.

Gazetari: Dhe pyetjen e dytë, si Këshilltar i Presidentit, a keni një koment? Gjithë këto akuza të rënda nga Kryeministri, drejtuar Presidentit, a ndikojnë në marrëdhëniet Presidencë - Kryeministri apo në marrëdhëniet ndër-institucionale?

Këshilltari Ligjor, Spiro Peçi: Ju të gjithë jeni vënë në dijeni që Presidenti i Republikës dhe gjatë gjithë veprimtarisë së tij, çdo mesazh, çdo apel, çdo bashkëbisedim, e ndërton vetëm në rrugë institucionale, i mbështetur në Kushtetutë dhe në ligjet që kanë dalë në përputhje me Kushtetutën. Presidenti i Republikës nuk merret me akuza dhe kundër-akuza.

http://www.president.al/shqip/info.asp?i...

Dhendrrei i Bamir Topit ne demostraten e 21 Janarit,dirigjenti i turmes prej 200 vetesh qe sulmuan Policine.

Filluan krismat ne Bulevard, lajmerohet qe ka te vdekur,Gramoz Ruci mendon se djali i tij eshte vrare apo plagosur,merr ne telefon Sali Berishen (nuk ka informacion per cfare kane folur) dhe pas telefonates i drejtohet deres per te dale jashte,nderhyn Tom Doshi qe nuk e lejon te dale ka nje perleshje te vogel fizike,Gramozi shkon perseri dhe ulet ne vendin e tij..........................

Ps: Falenderojme pruresin e ketij mesazhi posacerisht per peshkun pa uje.

me sa di un nuk i ka t'martume gocat akomasmiley po nejse

Jane te fejuar.

Po ala me kete prrallen shekullore merreni mer amon. Nada (goca e madhe) nuk i ka hedhur kurre qyrret cunit te Gramozit (por eshte e vertete qe ky ju ka pas vardis kur ishin ne gjimnaz). Nada eshte fejuar me nje cun me te cilin ka vite. Boll me keto idiotesira se jane me keq se thikat me helm dhe stilolapsat pistolete.

 - tha Bradi.

Apo ke ndonje link te hajrit?

e garantoj me 100% une ... kush se beson te shkoje te shtunave te liburnia per te arrit te 60% siguri .. pjesen tjeter, po patet info nga brenda

Brad, shume interesante kjo. po te jete e vertete natyrisht.

te them te drejten, me ka bere pershtypje  mungesa e Ruçit (si figure qendrore e PS),ne intervista, pronocime per tv etj per  protesten apo ngjarjet e 21 janarit  ne pergjithsi.

Belul,ka 10 dite qe as nuk jep as nuk merr me Ramen,kane bere llafe keq,biles Ruci as ne PS keto dite nuk eshte pare.

 Hajt, ishalla iken dhe Ruci. I vetmi qe keni ku te kapeni per  te shkuaren. T'i bashkohet dhe ai familjes se madhe komuniste te Berishes.

Brado,  po qenka keq puna fare atje.. bile tani qe lexova edhe komentin e XP-se (klik), zedhenesit ''senjor'' te PS ketu te PPU, me kapi trishtimi.

o XP, po amani.. mbani fort unitetin ne parti vella.  jo me ''shkizma''.  si tha ajo gruaja, tashme legjendare , nga Fieri:  nuk duam as  uje as drita,  vetem mos u zini atje ne parti. partine dhe syte e ballit.smiley

Me ke e ngaterron, me PD-n? Ketej ka demokraci smiley

Andej jane te gjithe me nje baba. Prandaj jane cyryke. lol

belul, mos e vrit mendjen, se ju servilat e gjeni gjithnje nje vend pune. S'mbesni kurre pa gje. smiley

Shife cik ket

po mor po. ju keni demokraci aq te gjere  ne partine tuaj, saqe keni mare atje edhe   ata qe ka ndjekur Berisha.smiley          e imagjinon... i ka ndjekur  Berisha.(Mero,  Preçera Nardera Tomera),    dmth njerez pa vlere. felliqsira, plehera mirepo i ricikloni ju. bile me sukses.smiley

p.s   nuk kam nevoje per vend pune.  po te ishte ashtu,  do te isha ne Shqiperi tani.smiley

e kam zgjidhur me kohe problemin ekonomik.  merem droge prostitucion etj.. gjera te vogla domethene, po qe nxjerr te ardhura te mira.smiley   

LSI-jaaaaaaa! 

Precit s'di t'i kete dale nami per ndonje gje te keqe, flet si njeri. Nardi e Ngjela jane parti me vete, qe s'marrin vota sa per te te marre kater ministri. lol. Bertasin kunder Berishes, me partine e vet. Bujrum kush bertet kunder Berishes. S'ka ndonje gje. E shumta, ndonje drejtor do behen, meqe bertiten. LSI-jaaaaaaa! Fatos Nanoooo! Lepi aty ku peshyyyyyn! lol

Demokraci do te thote qe t'i dalin kunder edhe brenda partise. Eshte jashte dimensionit te trurit te nje berishiani, e di, por gjithsesi, ky eshte koncepti.

 

 

p.s   nuk kam nevoje per vend pune.  po te ishte ashtu,  do te isha ne Shqiperi tani.Smile

e kam zgjidhur me kohe problemin ekonomik.  merem droge prostitucion etj.. gjera te vogla domethene, po qe nxjerr te ardhura te mira.smiley   

 

Ishalla s'je ne ndonje ambasade, se ju te PD-s e te LSI-se ju kapin me droge andej e na flliqni. Kshu individualisht, vazhdo veprimtarite e paligjshme, dil dhe trotuareve po deshe. S'na perfaqeson. smiley

 

shiko XP. meqenese ti je militante partie , sdo te thote se jemi te gjithe te tille.  pra mos e ki manine ta banalizosh muhabetin me cilimilleqe. (babi im eshte ashtu,e babi im eshte keshtu).

Berisha ka bere plot gabime.  po fakti qe ju nuk dini ti shfrytezoni gabimet e tij dhe nuk jeni te zotet ta rrezoni ate, flet me shume per ju,  e jo per te. medioker. te paafte. me nje fjale, dobet.smiley

Ishalla s'je ne ndonje ambasade, se ju te PD-s e te LSI-se ju kapin me droge andej e na flliqni. Kshu individualisht, vazhdo veprimtarite e paligjshme, dil dhe trotuareve po deshe. S'na perfaqeson.

mos  u bej merak nuk me kapin dot. qendroj lart ne hierarki.  jam peshku madh.  zakonisht kapin  (ato) te trotuareve.  mua me perfaqsojne..

p.s   nuk do te pergjigjem me.  ta kam thene edhe here tjeter me duket.  ti je i gojes....,  nuk ta dal dot. aaaaa, e verteta duhet thene. je i talentuar per kete pune.smiley

 Babi cfare? Cfare po fantazon? Gjithsesi...

 lol... ke koncept te gabuar me militant. Problemi tani eshte Berisha. Nuk iken vete. Duhet te dale dikush per ta hequr. Doli Rama. Po nuk e mbeshtete, kot sa del ai. 
Une jam mbeshtetes i Rames dhe i kujtdo qe me heq Berishen. Deri ne fund. 
Mua forumeve me ke. Shyqyr zotit me njifke me te shkruar dy rreshta, s'te mcifem dot. Po mbrojta Ramen apo kedo tjeter qe do te vije ne pushtet, nese ben gjera si Berisha apo qe jane kunder logjikes normale, ke goje te me quash militant. Njeriu duhet ta lidhe gomarin te nje hu, perndryshe iken kot me kot. Apatia e shqiptareve nuk eshte te fakti qe s'jane te zot te ngrihen, por eshte te fakti qe u eshte fiksuar qe eshte gabim te mbeshtetesh ate premton te te sheroje plagen e momentit. Nese krijon plage dhe ky mbrapa, nuk e heq dot me te "paanshem" si puna jote, por duke mbeshtetur ate qe ka guximin te cohet dhe te heqe Ramen. Jane gjera qe jane jashte dimensionit te trurit te nje njeriu te ginjur me autokracine berishiane, (me i forti, me i madhi, mbreti i shqiptareve) ndaj s'pres ta dallosh "mbeshtetesin" nga "militanti". Por ta kesh te qarte, frika se mos te quajne "militant" po te mbeshtetesh ate qe merr guximin te te heqe mikrobin, "paanshmeria" e rreme (sepse dikujt do t'ia japesh voten, dhe ja ku e mori lumi gjithe paanshmerine) krijon apati, dhe apatia e fut popullin nen diktature. Apati ndaj shtypjes, ndaj padrejtesive mbi kurrizin tend e te femijeve te tu. Dhe po te mos kishte dale ai popull qe te mbeshteste Ramen, sot  s'do te kishim shprese perte hequr nje diktator si Berisha. Njerez qe shtiren si te paanshem, nuk bejne gje.

me siper thashe: sdo pergjigjem. nejse po them edhe dy fjale. thjesht per sqarim. gjithsesi,  ti gjithmone ke fjalen e fundit.smiley

 Babi cfare? Cfare po fantazon? Gjithsesi.

po ishte nje si  bicim ''metafore'' o XP. nuk e kuptove... dmth, ishte ne vazhden e asaj qe thashe ''cilimilleqe''........  dmth  femijet, (sidomos kur behen dy bashke), kan per qejf te ''mburren per eterit e tyre . ''babi im eshte ashtu e babi im eshte keshtu''.  edhe ti, ne kete menyre flet per partine.  me nje lloj mburrje. mu si femije.  nejse, me sa duket  ishte  ''metafor''  e deshtuar.  sta fajin ty qe nuk e kuptove.

ke koncept te gabuar me militant. Problemi tani eshte Berisha. Nuk iken vete. Duhet te dale dikush per ta hequr. Doli Rama. Po nuk e mbeshtete, kot sa del ai. 
Une jam mbeshtetes i Rames dhe i kujtdo qe me heq Berishen. Deri ne fund.

kush i ngateron konceptet...?!. hemm. Berishen nuk e heq Rama.  Berishen e heq vota e popullit. vetem se Rama duhet ti mbushi mendjen popullit qe eshte me i zoti nga Berisha.  kaq thjesht... e ben dot???    po mesa duket, ai  jo vetem qe eshte ne rrugen, (dhe metoda te gabuara), e gabuar , por eshte edhe komplet shtrember.smiley

 

 

kush i ngateron konceptet...?!.

 

Ti! Sepse...

 Po mbrojta Ramen apo kedo tjeter qe do te vije ne pushtet, nese ben gjera si Berisha apo qe jane kunder logjikes normale, ke goje te me quash militant.

 

 

dhe

Berishen nuk e heq Rama.  Berishen e heq vota e popullit. 

 

Jo kur i vjedh votat.

 

o mesa duket, ai  jo vetem qe eshte ne rrugen, (dhe metoda te gabuara), e gabuar , por eshte edhe komplet shtrember.Smile

Ok, e respektoj mendimin tend. As une s'jam dakord me metodat e tij, do te kisha zgjedhur me qejf nje qe do te kishte dale me metoda me te mira. Por s'ka dale njeri, dhe keto metoda, gjithsesi, gjejne justifikim te fakti qe Berisha s'le rruge tjeter.

po ishte nje si  bicim ''metafore'' o XP. nuk e kuptove... dmth, ishte ne vazhden e asaj qe thashe ''cilimilleqe''........  dmth  femijet, (sidomos kur behen dy bashke), kan per qejf te ''mburren per eterit e tyre . ''babi im eshte ashtu e babi im eshte keshtu''.  edhe ti, ne kete menyre flet per partine.  me nje lloj mburrje. mu si femije.  nejse, me sa duket  ishte  ''metafor''  e deshtuar.  sta fajin ty qe nuk e kuptove.

 

Krahasimi midis te dyve, vendos se per ke do te votosh.

Ti, dmth, do te votosh per Berishen sepse Rama ka gabuar?
Apo per Ramen, edhe pse ka gabuar, por sepse eshte me pak i keq se Berisha.

Apo per asnjerin, sepse je i paanshem? Kjo s'eshte mire. Vota eshte kontribut. S'ke pse ankohesh, kur s'do te votosh.

Pra, sido qe te jete, njerin e mbeshtet. Ose s'voton fare. Ai qe s'voton fare, nuk ngaterrohet gjithe diten ne tema politike.

O belul po turp s'te vjen qe tallet dhe bradi me ty? smiley

Po kush ishte me truprojat e Rames me daten 28 Janar?  Apo e bejn sa per te na ngatruar neve..  smiley

 

ashtu bravo

kan nis robt me nxjerr info jo lleke-meka

per informim esht kjo

plotesisht sakte, vetem se sesht dhendrri i bamirit ai, eshte ndare me gocen e bamirit esht lidh me ilden e big brother

 sali berisha ka dash me vra veten kur i thane qe kishin vdekur 3 vete ne bulevard

komandanti i gardes i ka heq pistoleten per dore dhe pastaj e ka mor peng ne kryeministri 

Kryeministrit i kishte hum pusulla (kapsula me cianur ne gjuhe pucistesh) dhe i dhane, pa dashje, nje doze te larte LSD (akoma nuk i ka dale efekti)

 

to be continued

 

p.s. kur e shkrepi dhe Topi ... 

 

 

INA RAMA: NUK DËSHMOJ PËR NGJARJE QË JANË NËN HETIM
Dëshmia e kryeprokurores Ina Rama përpara komisionit hetimor parlamentar të maxhorancës zgjati vetëm 10 minuta. Ajo bëri me dije para këtij komisioni se nuk mund t’i përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me ngjarjet e 21 Janarit, pasi ato janë objekt hetimi i Prokurorisë, dhe prokuroria i nënshtrohet vetëm ligjeve.
“Jam këtu në respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tim. Insitucioni i Prokurorisë është organ i pavarur dhe i nënshtrohet vetëm ligjit. Për shkak të pasjes së një cështje në hetim njoftoj Kuvendin se nuk mund ti përgjigjem pyetjeve tuaja”,- tha Ina Rama.

Konkluzionet e hetimit sipas kryeprokurores do të jepen vetëm në fund të hetimeve që po bën Prokuroria. “Prokuroria është duke kryer hetimet e gjithanshme dhe prefesionale për ngjarjet e 21 Janarit. Cdo ngjarje që ka ndodhur është objekt hetimi. Konkluzione vetëm në fund të hetimit dhe jo këtu”,- tha Ina Rama duke u larguar nga salla e komisionit hetimor parlamentar.

Pas largimit të saj kryetari Eduard Halimi deklaroi se largimi i kryeprokurores nuk është gjë tjetër vecse mungesë e ushtrimit të detyrës, nga ana e saj dhe mungesë bashkëpunimi. Halimi theksoi se nuk do të ketë mbivendosje në hetimin penal që Prokuroria e Përgjithshme po kryen për ngjarjet e 21 janarit.
“Komisioni është duke hetuar veprimtarinë e institucioneve” theksoi Halimi.
 

neni 162 eshte i kodit penal .

Nuk hyn ne kete komison hetimor, nuk hetohet kush qelloi mbi viktimat, hetohet mbi situaten qe ishte shteti me 21 Janar.

Neni 80 i kushtetutes

pika 3

Drejtuesit e institucioneve shtetrore ( edhe presidenti eshte drejtues i nje institucioni), me kerkese te komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe informojne per çeshtje te ndryshme , dhe veprimtaris se tyre.

Secili vendos sipas deshires dhe vullnetit te tij, por edhe une si qytetar shqiptar, nuk dua te paguaj taksen e makines, nuk dua te paguaj dogane, nuk paguaj asgje qe shkon per te mbajtur ne pushtet keto drejtues.

Secili sipas mendjes qe ka, o burra.

 ligji eshte shpikur pikerisht qe te mos kete dy mendje. Kur ka dy mendje, futet ligji ne mes, si nje mendje e vetme.

urdhero. Thote, jo per ceshtje ne hetim. Gjithashtu, edhe vendimit i Kuvendit  të Republikës së Shqipërisë nr. 82, datë 23.01.2011, “Për ngritjen e komisionit hetimor …”, ka parashikuar se objekti i tij nuk shtrihet në ato çështje dhe rrethana për të cilat Prokuroria e Republikës së Shqipërisë ka filluar procedimin penal sipas ligjit”.


http://www.peshkupauje.com/comment/reply/32064/268363

 E ke gabim. Ligji tek ne eshte shkruar pikerisht qe te kete me shume se 2 mendje. 

 Aman o Lumo, c'thua. sot te jemi te gezuar te gjithe qe ka kundershtim, brenda ligjit. Dine dhe shqiptaret  ta zbatojne ate. Komision e quan ate qe eshte ngritur? Ai vetem komisjon nuk eshte. eshte subjekt per teater absurd, asgje tjeter.

Neni 80 i kushtetutes

pika 3

Drejtuesit e institucioneve shtetrore ( edhe presidenti eshte drejtues i nje institucioni), me kerkese te komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe informojne per çeshtje te ndryshme , dhe veprimtaris se tyre.

Presidenti nuk eshte drejtues i nje institucioni, or bole, Presidenti eshte INSTITUCION!

 

Lira.

Ashtu eshte teater, çdo gje eshte teater, edhe presidenca eshte nje teater, edhe kryeministria, edhe parlamenti, edhe opozita eshte nje teater.

Kush luan rolin sipas rregullave te parashkruara per kete shfaqje, eshte aktori me i mire, te tjeret mbesin figuranta qe hidhen ne rruge dhe zevendesohen me figura te reja.

Berisha reciton " marrezit e madheshtise" po nuk shkel asnje rregull teatral, i rrin besnik skenes.

Edhe aktoret e tjere te thirrur per te recituar, duhet te losin rolin e tyre, jo te rrine ne prapaskene.

Ina Rama eshte nje shembull per kurajon , burrave shqiptar i mungon, fshihen pas ligjeve te rreme.

Kur presidenti thote se komisioni parlamentar eshte i paligjshem, imagjino sa eshte i ligjshem parlamenti, mendo sa eshte i ligjshem presidenti i zgjedhur nga ky parlament.

Kesaj i thojne te mohosh veteveten. Jep dorheqjen, boll.

 teater, por ka teater te nivelit te larte, ka dhe soap opera... 

Topi bam e ti su ckule.lule Sali trim o lule smiley

Ore po mendoni njehere me qetesi o njerez. A e kuptoni sesa keq do me ja fut frymori ketij veni apo jo! Po cfare mund ti beje ky frymor me keq vendit te tij, popullit te tij? Thuj shyqyr qe nuk kemi arme berthamore se edhe ato do ti kishte hedhur.

President me kot skam pare ndonjehere. Gjithe kto vite ka fjetur dhe ka bere pasivin,nganjehere thote ca gjera pa kuptim. Pse mbas 21 janarit u sgjua nga gjumi ky palla.

 cne nuk po i shkon presidenti sales te ky komisioni se sala eshte dhe per shtet ligjor por po na i del komisioni pak si jashte ligjor.do kete pucista edhe ne komison

 

 Presidenca refuzon sërish komisionin

Presidenca ka hedhur sërish poshtë kërkesën e re të bërë nga komisioni hetimor për ngjarjet e 21 janarit për marrjen në pyetje të kreut të shtetit. 

Në një deklaratë për shtyp, këshilltari ligjor i presidentit, Spiro Peci ka deklaruar se në bazë të Kushtetutës kreu i shtetit është një institucion që nuk i jep llogari askujt. 

“Vetëm ata që nuk lexojnë ose nuk duan të lexojnë Kushtetutën e njehsojnë presidentin me një titullar institucioni. Presidenti është institucion dhe jo titullar institucioni, të cilit Kushtetuta i jep kompetencat dhe detyrimet. Në bazë të nenit 92 pika H, ai kërkon të dhëna nga institucionet shtetërore për detyrat e tyre dhe në asnjë rrethanë nuk jep informacion”, ka deklaruar Peci. 

 Si keshtu ? smileysmiley

Po ai djali qe poston me emer te pervecem thote ndryshe. Pa lexoje karragjozin si shkruan .

Medet si me ikin taksat e mija duke paguar budallenj 24 karat. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).