Protesta që nuk patë në TV

Edhe policët qajnë

Kanë veshur uniformën blu të Policisë së Shtetit dhe janë rreshtuar përpara kryeministrisë me shkopinj gome dhe mburoja në duar për të shënuar edhe një ditë në borderonë që në fund të muajit do t'i japë 300 mijë lekë. Por mes tyre ndodheshin edhe nga ana që nuk mund të rrinin të ngurtë teksa shihnin mijëra njerëz që qanin dhe vendosnin lule në vendet ku u vranë tre protestuesit. Mjaftonte një vëzhgim i rastësishëm në radhët e atyre që ishin vendosur para godinës së Kryeministrisë për të vërejtur mjaft sy të përlotur. Kishte prej atyre, të cilëve iu dukeshin qartë sytë e skuqur dhe lotët që i rridhnin ndër faqe...


Aktivistët me shirita të verdhë
Që prej shpalljes së ditës së djeshme kur do të bëhej edhe homazhi për të vrarët e demonstratës së datës 21 janar, Partia Socialiste kishe paralajmëruar për një mbarëvajtje të qetë të saj. Rreth 500 simpatizantë të saj janë kujdesur që çdo gjë të shkojë sipas planit, duke ruajtur rregullin në zonën ku do të kalonte kortezhi. Pak para orës 13:30, ata janë pajisur me nga një shirit të verdhë, të cilin e kanë vendosur në krah për të treguar se janë pjesëtarë të ruajtjes së qetësisë. Një pjesë e mirë e tyre janë vendosur në zonën e dy "Kullave" dhe para Kryeministrisë duke shmangur kështu kontaktin direkt të qytetarëve me forcat e rendit, të cilët, gjithashtu, ishin para derës së këtij institucioni.

 

Homazhet e një të moshuari
Një xhaxha rreth të shtatëdhjetave i ulur në trotuar duke mbajtur një tufe me karafila dhe një qiri të ndezur në dorë ka tërhequr vëmendjen e mijëra pjesëmarrësve në homazh. Mbante tre karafila në dorë, dy të bardhë dhe një të kuq. Me kokën ulur dhe lotët që i rridhnin çurg gjatë gjithë demonstratës, ndërsa diçka murmuriste me vete. Edhe pse dje ishte një nga ditët me të ftohta të dimrit, ai ishte mbathur me një palë të këpucë, të cilët janë mjaft të freskëta edhe për stinën e verës. Kur i erdhi radha edhe ai u çua dhe vendosi nga një karafil tek vendet ku u vranë viktimat e 21 janarit. Fillimisht, iu afrua vendit ku u gjend i vrarë Faik Myrtaj duke lënë aty një karafil, më pas bashkë me të tjerët parakaloi para fotografisë së Ziver Veizit dhe ashtu pa folur la karafilin tjetër. Të fundit që i kishte mbetur, bashkë me të edhe qiriun që mbante në dorë i vendosi tek vendi ku u vra Hekuran Deda.


Policët me skafandra borxh

Protesta e parë e opozitës i gjeti të papërgatitur, por këtë herë policia kishte marrë masa për t'u mbrojtur. Uniformat e policëve ishin të njëjta, ndërsa skafandrat dhe mburojat zor se ngjanin me njëra-tjetrën. Një pjesë e mburojave ishin me mbishkrimin "Polis", si duket dhurate nga qeveria turke. Një pjesë e policëve kishin skafandrat e motorëve të policisë rrugore, në pjesë mbanin helmeta të forcave zjarrfikëse, të zeza me shirita të verdhë. Nga ana tjetër, më të mirëmbajtur dukeshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Me pajisje dhe veshje nga më bashkëkohoret ata bënin diferencën në shesh.

 

Shënjestra njerëzore
Katër të rinj kishin gjetur një formë ndryshe proteste ndaj asaj që ndodhi në 2 janar. Të veshur me bluza të zeza, mbi të cilat ishte stampuar një shënjestër si për të sfiduar ata që hapën zjarr mbi turmën një javë më parë.

 

"Pushtohet" Piramida
Zona e Piramidës ishte vendi strategjik gjatë demonstratës së të premtes së kaluar, për marrjen e së cilës u zhvilluan përleshjet midis forcave të policisë së demonstruesve. Të hipur mbi Piramidë protestuesit kishin nën kontroll gjithë zonën duke gjuajtur me gurë policët që kalonin poshtë tyre. Ndërkohë, për të shmangur gabimin e një jave më parë, organet e rendit kishin kapur këtë pikë strategjike duke vendosur atyre dy pjesëtarë të forcave RENEA të pajisur edhe me armë, të cilët qëndruan aty deri sa përfundoi homazhi.


Gjysma e Majlinda Bregut në protestë
Nuk i kemi besuar syve kur kemi parë në demonstratën homazh për të vrarët e 21 janarit edhe bashkëshortin e ministres së Integrimit, Namik Ajazi. Ashtu siç duket edhe në foto, Ajazi ka ndjekur homazhin që nga fillimi deri në fund. Prania e tij nuk tërhoqi vetëm vëmendjen e gazetarëve dhe fotografëve të "Shekulli"-t, por edhe të shumë mediave të tjera. Bashkëshorti i Ministres Bregu është fotografuar në vende dhe pozicione të ndryshme përgjatë protestës. Ai shoqëronte një grup gazetarësh të huaj.

 

Apeli i një amerikani
Pjesëmarrës në demonstratën e djeshme ishte edhe një shqiptaro-amerikan, i cili në pamundësi për të kontaktuar direkt me ambasadorin e shtetit të tij të ri për t'i dërguar një mesazh na u lut ne të medies për ta bërë atë. "Jam shqiptar që kam edhe shtetësi amerikane. Ju lutem i thoni ambasadorit Aleksandër Arvizu se unë e di që ai kujdeset për jetën time këtu. Po për jetët e bashkatdhetarëve të mi shqiptarë që po vriten kush do të kujdeset?

 

Policia ruan Kuvendin
Që në orët e para të ditës së sotme në të gjitha institucionet ishin rritur masat e sigurisë. Ndryshe nga ditët e zakonshme ku efektivi i Gardës shërben i veshur civil, këtë radhë të gjithë ishin me uniforma ushtarake. Telat me gjemba nuk munguan që të vendoseshin si masë shtesë sigurie në krahasim me një javë më parë më 21 janar të këtij viti. Brenda ambienteve të Kryesisë ishin vendosur disa efektivë shtesë, të cilët do të garantonin sigurinë e personelit që vazhdoi punën deri në orarin e tij zyrtar. Në godinën përballë Kryesisë së Kuvendit, vila qeveritare nr. 31 ishte vendosur edhe një autoblindë i ushtrisë.

 

Kamera në dritaren e Berishës
Gjatë gjithë kohës që u zhvillua demonstrata - homazh, kreu i qeverisë Sali Berisha qëndroi në zyrën e tij prej nga e ndiqte drejtpërdrejt. Në dritare ishte instaluar edhe një kamerë, e cila është vendosur edhe në protestat e mëparshme të opozitës prej nga mund të merret një pamje e qartë 180 gradë e të gjithë bulevardit.


Lëvizjet e kryeministrit
Kryeministri u largua vetëm një herë nga godina e Këshillit të Ministrave në orën 16:18 për t'u rikthyer dhjetë minuta më vonë. Por, makinën e kryeministrit këtë herë e shoqëruan edhe dy fuoristrada të tjera, të cilat nuk bëjnë pjesë në trupën që shoqëron zakonisht shefin e mazhorancës. Ndërkohë, në hyrje dhe dalje të rrugës "Ismail Qemali" ishin të vendosura postblloqe, të cilat lejonin kalimin vetëm të automjeteve të autorizuara. Për këmbësorët, kjo rrugë u bllokua sapo nisi demonstrata. Brenda kryeministrisë, në anën e pasme të saj, ishin të vendosura dy makina zjarrfikëse, të cilat do të ndërhynin, nëse do të ishte e nevojshme. Ndërkohë, një gjenerator ngjyrë jeshile që qëndron zakonisht në krah të kryeministrisë nga ana e Piramidës, për arsye sigurie, ishte zhvendosur gjatë orëve të mbrëmjes. Brenda ishin vendosur edhe disa makina të forcave speciale, ndërsa në oborr makinat e stafit të punës ishin në numër të reduktuar, ndonëse punonjësit ishin që të gjithë në punë deri në orën 16:00.

 

Krerët e lartë të policisë
Në krye të forcave të policisë ishin edhe drejtuesit më të lartë të saj, të cilët ndoqën më nga afër situatën. Në bulevard është parë duke lëvizur rreth orës 15:52 drejt godinës së Këshillit të Ministrave Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, bashkë me Drejtorin e Policisë për Krimet e Rënda dikur ish-drejtor i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Të dy drejtuesit e lartë kanë qenë shoqëruar nga një tjetër drejtues i rëndësishëm i policisë së Shtetit. Rreth e përqark Kryeministrisë ishin stacionuar rreth 40 automjete të policisë, ndërmjet të cilave edhe dy makinat që shpërndajnë turmën me ujë. Pranë tyre ndodheshin kamionë të forcave speciale dhe fugonë policie. Ndërsa tek Radio Televizioni Publik Shqiptar në të dy krahët e rrugës "Papa Gjon Pali" ishin vendosur 27 automjete të mëdha, të gjitha të mbushura me efektivë policie.

 

Udhëzimet për policë
Në ndryshim nga një javë më parë kur forcat e policisë u udhëzuan vetëm ditën e protestës, dje të gjithë efektivët e dinin shumë mirë detyrën që do të kryente gjithsecili. Ata ishin të ndarë në njësi të veçanta ku secila kishte të mirëpërcaktuara detyrat e saj. Perimetri i sigurisë për godinën e kryeministrisë ishte rritur. Mbrojtja përfshinte edhe godinën e Piramidës për të mos lejuar demonstruesit që t'i afroheshin Kryeministrisë nga ana e saj e djathtë. Në orën 11:30 efektivët, të cilët ishin vendosur në pozicione, iu përsëritën udhëzimet. Të gjithë efektivët ishin të pajisur përveç skafandrave, shkopit të gomës, edhe me kundërgaz dhe me armë tip pistoletë të vendosur në çanta ngjyrë jeshile. Për të mos acaruar situatën dhe për të shmangur provokimet, skafandrat ishin vendosur në tokë. Nëse do të sulmohej krahu i kryeministrisë, e para që do të hynte në sulm do të ishte njësia numër një dhe në mbështetje të saj do të ndërhynin edhe dy njësitë e tjera. Ndërsa në gardhin që u vendos para kryeministrisë në orën 12:20, në rreshtin e parë ishin të vendosur policët e rendit që nuk kishin skafandra. Në rreshtin e dytë ishin të vendosur në dy radhë punonjësit që kishin pajisjet e duhura për t'u përplasur me demonstruesit në rast se do të kishte konflikt. Ndërkohë, ambienti brenda rrethimit të Godinës së Kryeministrisë me tela me gjemba, ishte nën mbretërinë e punonjësve të Gradës, të cilët ishin të pajisur me të gjitha armatimet e mundshme. Një pjesë e efektivëve të gardës ishte e vendosur në derën kryesore të Këshillit të Ministrave.

 

Basha, vizitë tek Burgaj
Tre orë para fillimit të demonstratës së socialistëve, Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku temë e bisedimeve mendohet të ketë qenë masat që janë ndërmarrë për garantimin e qetësisë dhe shmangien e situatës. Takimi i Bashës nuk është i pari që ndodh para një demonstrate të opozitës. Edhe një javë më parë, më 21 janar, ministri i Brendshëm është parë pak orë përpara fillimit të demonstratës që të futet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

8 Komente

Policat me lot ne sy qe perpiqeshin te mos dukeshin eshte e vertete. Kishte shume ate dite, sidomos ata te moshave me te medha.

 Policët me skafandra borxh

 

Protesta e parë e opozitës i gjeti të papërgatitur, por këtë herë policia kishte marrë masa për t'u mbrojtur. Uniformat e policëve ishin të njëjta, ndërsa skafandrat dhe mburojat zor se ngjanin me njëra-tjetrën. Një pjesë e mburojave ishin me mbishkrimin "Polis", si duket dhurate nga qeveria turke. Një pjesë e policëve kishin skafandrat e motorëve të policisë rrugore, në pjesë mbanin helmeta të forcave zjarrfikëse, të zeza me shirita të verdhë. Nga ana tjetër, më të mirëmbajtur dukeshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Me pajisje dhe veshje nga më bashkëkohoret ata bënin diferencën në shesh.

_______
Kjo eshte skandaloze! Sepse ne e dime ndryshe!.. qe Policia Shqiptare eshte nga me "modernet" dhe shume profesionale-(300 mije leke rroge) te dhena keto, nga Kryeministri!

Skafandara borxh??!!?!?!?!?!?!

Per te qa e per te qesh!!!

Po pra duhet ti pajisi me mire shteti qe kur ti sulmojne barbonat e Rames ti rezistojne edhe me mire.

Po pra dhe shemja (berberi) u ankua para ca ditesh qe gazi lotsjelles ishte i prishur,skane faj o vlla kane pretendimet e veta.

 Shteti modern, kam parasysh ate europian, kur figura e policit eshte fytyra e shtetit, kuptohet c` fytyre te shemtuar ka ky i yni, cop cop i koruptuar !!!!!

"Burbonet e Rames" etiketohen vetem ne ato shtete, si ai shqiptareve,qe ne se jane vertet burbone, kjo nuk eshte faji i tyre, por i atyre qe vjedhin rriskun e tyre per nje jete me te mire!

Personalizimi me emra i perkatsive te burboneve barboneve, eshte nje mendim primitiv fyes, nuk mund te quash 10 ra mijra barbon/burbon te x,y,z!!!!!

Gazi lotsjelles mbaroi per 15 minuta. Normal pune me tender smiley Ka qene bere tenderi per 1000 kanoce, jane harxhu leket sa per 2000 dhe jane ble 15 cope.

Për Matin

 Udhëzimet për policë

Në ndryshim nga një javë më parë kur forcat e policisë u udhëzuan vetëm ditën e protestës, dje të gjithë efektivët e dinin shumë mirë detyrën që do të kryente gjithsecili. Ata ishin të ndarë në njësi të veçanta ku secila kishte të mirëpërcaktuara detyrat e saj. Perimetri i sigurisë për godinën e kryeministrisë ishte rritur. Mbrojtja përfshinte edhe godinën e Piramidës për të mos lejuar demonstruesit që t'i afroheshin Kryeministrisë nga ana e saj e djathtë

Ja një pjesë e profesionalizmit që mungoi në datën  21 janar.

 Ne kortezi, nuk ishte nevoja fare qe policet te dukeshin e te mbanin skafandra, sepse tek shum njerez, prania e tyre krijon acarim, sidomos kur ata mbajne skafandra dhe shkopa gome. E shumta policet mund te jene me uniformen e tyre, thjesht e me nje shirit ne krah. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).