Tani qe kemi kapercyer dhe cakun e te "Premtes se III-te" te protestave, demostratave, apo dhe demostratave-homazh te opozites, ja vlen te shtrosh disa pyetje, ku kryesorja eshte :

Sipas jush, a do arrijne rezultat gjthe keto perpjekje te PS-se ?

Pra, ç'fare mendoni se sjellin protestat e perjavshme, te premte per te premte nga ana e Opozites ?

Sa shance reale ka qe te rrezohet Qeveria, kur kjo kerkese duket sikur eshte kryefjala e tyre ? Sa shance ka, qe te kemi bojkotim te zgjedhjeve vendore te 8 Majit 2011 ? A mendoni se do te kemi zgjedhje te parakohshme ?

Troç, a duket se po japin rezultat "protestat" e Ps-se ?

 

 

56 Komente

Une mendoj qe strategjia berishiane per cmendjen e popullit shqiptar me qellim shpetimin e sumes se vet do ti kete rezultatet shume me te sigurta!!

Ata qe do te ngelen pa cmendur nga strategjia e strategut numer 1 (SB) do te cmenden nga strategjite e strategut numer 2 (ER), dhe me ne fund nje % e vogel do te cmendet nga strategu numer 3 (IM) qe eshte b*thlepires i strategut numer 1!

Cila strategji?

do jape leshte!

 

 

sec u qethne nja di deshe

na u be nje male me leshe

o bejme triko, xhamadanneeee

me leshin e deshve tane!

 

 

Bashkohem me gjembin: Cila strategji?

pse, mos e ndryshove gje kuptimin e "strategjise" se PS-se? pune leshi, i thone Belulo. Populli yne nuk eshte se ka thurrur nje kenge me te, ka nje krijimtari te tere me baze leshin.

  • sylesh, 
  • koklesh,
  • qaflesh,
  • trulesh,
  • duarlesh,
  • hundlesh,
  • gojlesh,
  • zorrlesh,
  • i leshte,
  • leshte,

 

 

etj etj etj... - nje strategji me baze leshin, do te kerkonte perfshirjen ne te, te te gjithe faktoreve me prominente me baze po leshi.

hiç,kot asgje...

 As kjo as te tjera, ska faj strategjia ka faj strategu

  1. Rezultati i punes se Edi Rames eshte ajo cfare ai ka bere ne Tirane 
  2. Arritjet e tij ne PS ne ndryshimin e kushtetutes, ne zgjedhjet e fundit, ne recrutimin e Erion Velise.
  3. Perpimeria qe Rama ka realizuar ne adoptimin e karakterit te Berishes - thuaje nje te pavertete aq shpesh derisa njerezit do ta shkurtojne fjalen nga parashtesa "pa" - , Cirru, bertit, hyr ne istitucione me dhune, dhe pushtetitn do ta marresh.

 Stradegjia e protestave eshte perpjekje per lufte me  korrupsionin e qeverise dhe kusareve, me mire te dalesh ne rruge se sa te rrishe ne kafe dhe te besh lloqe kavaje, me mire ne rruge dhe nje fjale kunder Metes, Rulit, Berishes, dhe kusareve te tjere, sesa lloqe kavaje per shtetin ligjor qe nuk funksionon.

Per cfare e do ate qeveri shtet qe eshte kthyer ne nje grup njerzish qe mendojne vetem per karriken e tyre, qe per hir te saj nuk e leshojne  pa u derdh gjaku ne gju !!

200 vete do te vras-tha miku-per te mbrojt institucionet!!!!!!! Vetem diktaturat flasin ne kete menyre! Kete nuk e tha as Ramiz Alia ne 90! dhe e thote kryeministri i shqiptareve ,demokrat ne 2011!

Per c`fare behen protestat dhe jo c`fare stradegjie kane protestat!.Por Lefty si Lefty, si Saliu, se edhe ky si Lefty eshte katandisur per nga mendja,dhe e quan veten Prof.Doct. me shami te bardh ne xhep, a thua se eshte soj Gentleman-i, po ai nuk i vjen as te thoi nje Xhentellmeni!

___

Pyetja duhej shtruar; cila do te ishte nje rruge, qe do te denonte te korruptuarit e qeverise, te semuret psiqik ne pushtet, ata qe shajne si ordiner ne parlament, ata qe vjedhin votat ata qe pasurohen me shpejtesi te madhe, a e dini se sa eshte pasuria e tyre ?

Apo kjo pyetje nuk qendron, sepse kemi nje staf qeveritar europian qe nae futi ne Nato dhe na dha peshqesh Vizat?! 

Ku jane reformat ?Vendi i shqiptareve eshte si ai afrikaneve,i afganeve!

 

Ne fillim duhet te na shpjegosh cfare rezulati pret ti nga keto protesta qe te te themi nese jep rrezultat apo jo.

Se po te flasesh per rrezimin e Sales dhe  ngritjen  e Rames Kjo edhe mundet s'eshte cudi. Ka ardhur rradha e rotacionit. varet si eshte ne kalendarin mafioz te mafias shqiptare

Po te flasesh per rrezultat te perparimit dhe begatimtn e kombit tone As qe mos e prit kete rezutlat nga keto protesta. Jane te tjera miza ato qe bejne ate mjalte. Nuk jane qafpalaret dhe idiotet e protestave mafioze e as maskarajtje e mercenaret e policise apo pushtet kriminal mafioz  

JA REZULTATI I PROTESTAVE TE PS
 

 Do jap rezultat por jo ate rezultat qe deshiron Rama. Do e kuptoj qe nuk ka rruge dalje ne kete menyre dhe do beje nei marveshje me maxhorancen per zgjedhjet lokale, sigurisht me ndermjetsimin e BE-s. 

Ka shume mundesi ti humbi zgjedhjet lokale sepse njerezit do kujtojne qe ka 3 vjet qe nuk ka shkelur ne bashki; si dhe ka 2 vjet qe kerkon zgjedhje te parakohshme dhe nuk i ka arritur. Me pak fjale ka deshtuar ne cdo gje.

Njerezit nuk do votojne kundra Rames sepse duan Berishen, mjaft skandale ka sjellur qeveria, por sepse Rama nuk jep rezultate. Dhe e vetmja menyre per te hequr Berishen ne 2013 eshte qe opozita te bej opoziten!

Kush ka kerkuar qe te vij zgjidhja "ne rruge"? Zgjedhje me vote po kerkojne dhe ata qe dalin ne rruge. Pyetja eshte perse mohet zgjedhja dhe c'behet kur mohoet zgjedhja?

Nejse, fjalet per prokurorin jane vertet inkurajuse. Ky eshte sherbimi me i madh qe duhet te bej ambasadori. Jane 5 ministra dhe deputet te qeverise qe do thirren nga prokuroria, pa llogaritur Meten. I beni llogarite vete nese ketyre ju hiqet imuniteti neser.

I beni llogarite vete nese ketyre ju hiqet imuniteti neser.

 

Po ç'llogari te bejme, aman ! Qeveria ka rà qe diten qe iku Meta ! Dhe perderi sa opozita as e mendon qe te mendoje per zgjedhje lokale, eshte e kote te behet çdo lloj llogarie ! Kur Sala thote se 'qellimi i PS ishte te justifikonte mos-marrjen pjese en zgjedhjet lokale', nuk e ka dhe aq keq. Ishte e vetmja arme e ngelur nga PS, pasi ja dogjen deri edhe fletet e votimit 'ke bregu lumit'. 

Keshtu qe, me ç'duken bathet, i gjithe pazari i Berises eshte reduktu në :
- zgjedhje te reja, por me mua kryeminister
-kryeminister i ri, por jo zgjedhje te reja.

Sigurisht per te gjitha fajet i ka imperializmi Amerikan.

e ke parasysh se c'ka bere usa ne ameriken latine? Politika e jashtme amerikane nuk ka shume lidhje me demokracine. Edhe ai qe tha qe do eksportoje demokraci, e eksportoi maje rraketave tomahawk.

Ti a mund te shikosh sa shume stonoi USA ne egjipt, sidomos ne fillim.... 

po që s'e ke dhe aq keq ti  ??? (me gjithe sintaksen katastrofike te frazes tende  smiley  ) 

 

Me fal i nderuar, ke shume te drejte.

Fajet per te gjitha i ka imperializmi Amerikan*

(Me mire keshtu?)

 

*marre nga "Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine". E. Hoxha. 1982. Shtepia Botuese "8 Nentori."

smiley

U bene copash keta imperialistet amerikane per ta mbytur demokracine shqiptare!

Per fat te keq, mekanizmi i protestave ka ngelur si mundesia e vetme per te ndryshuar ndonje gje per mire ne shqiperi. Kerkesave institucionale te opozites per te ristabilizuar situaten politike ne vend nepermjet edhe rikonsiderimit te zgjedhjeve kombetare, pozita e zhytur ne korupsion i perbuzi me krenari. Tashme nje pjese e mire e popullit eshte e karrikuar mjaftueshem per te dale ne protesta me bindje se kjo qeveri dhe kjo mazhorance nuk duhet te qeverisin me. Gjithashtu, vete situata ekonomike ne degradim konstant , ngjarjet e 21 Janarit dhe dhuna policore e qeverise me pasoje vdekjen e 4 qytetareve te paarmatosur ne bulevardin e kryeqytetit, nxjerrja eventuale e te tjera fakteve/video qe pasqyrojne kusarllekun e njerezve ne pushtet, prononcimet e priteshme te prokurorise per aferat koruptive te disa ministrave, por edhe presioni me stil i perendimit, bejne qe numuri i njerezve te zhgenjyer me kete qeveri te rritet ndjeshem.  

I pame i pame protestat tuaja.

Tirana (Durresi,kavaja,peqini dhe Dumreja)  6000 protestues.

Vlora ( Tepelena,Lushnja,Fieri )                     8000 protestues

Lezha ( Gjadri,Shkodra,Laci,Rubiku,Rresheni) 2500 protestues

Korca ( Pogradeci,Elbasani,Cerriku,Zaranika,Krasta,Molla,Janina) 6000 protestues.

te mendosh se kjo fare opozite mund te  udheheqi nje revolte popullore, eshte si te jetosh ne nje bote virtuale. Vetem ketu te peshku besohet kjo, se ne Shqiperi aha.......

kur e ke radhen per shprehje te vullnetit te lire me detyrim ti? ata te ps-se e kishin dje.

 Per PS-ne i ka dhene rezultatet qe i duheshin

 

- i ka hequr berishes legjitimitetin qeverises 

- e ka futur ne konflikt (te hapur jo te heshtur) me insitucionet e pavarura (dhe me ata te huajt qe po i mbrojne drejperdrejt)

- ka treguar se mazhoranca ka ndertuar nje qeveri kusaresh e vrasesish (jo se nuk e kish marre me mend dynjaja por tani ka prova qe nuk i injornon dot)

- ka treguar se PD nuk ka gjasa te rinovohet "vetvetiu" nese qendron ne pushtet

- i ka treguar vete anetareve te PD se cili eshte roli i tyre ne parti (groupies)

- ka treguar fytyren e vertete te LSI

 

Nuk po flas per hamendesime (si ato qe behen gjithmone) por po flas per fakte.

Te gjitha keto jane kapital politik i shpenzueshem ne zgjedhje (kurdo qe te behen)

Kaq per protestat e PS-se

 

 

Protestat e atyre qe dolen ne shesh "pertej PS" jane diskutim me vete. 

 

ke harru kryesorin : kushtin sine qua non ne raport me zgjedhjet lokale : pa legjislative te parakohshme (ose pa qeveri tjeter - kjo mbetet per tu par&eumlsmiley, s'ka zgjedhje lokale. 

 

ps: dhe jam dakort me ty : flasim ne rrafshin politiko-politicien.

Persa i perket zgjedhjeve, kam frike se s'paske degjuar dje ne konference shtypi organizatorin e protestave. Fill pas protestave qe kerkonin zgjedhje te parakohshme, z. Rama tha qe ne keto kushte nuk mund te kete zgjedhje.

Kush ta tha ty qe nuk ka zgjedhje lokale?

Ka zgjedhje lokale ka,jane me 8 Maj,ke degjuar ti ta besh Ben Blushin me zorr Kryetar Bashkie?

Wow, paska zgjedhje lokale më 8 maj ??

"Bajini mes vedit !" - thone shkodranët !!

smiley)

 

 

Wow, paska zgjedhje lokale më 8 maj ??

"Bajini mes vedit !" - thone shkodranët !!

smiley)

 

 

Nuk mendoj se qellimi i vertete i ketyre protestave nga ana e PS-se ishte rrezimi i qeverise. Eshte nje mision i pamundur qe te rrezosh nje qeveri ne Shqiperi vetem per shkak te korrupsionit apo per shkak te vrasjes se disa njerezve. Mbi te gjitha kur ne krye te kesaj qeverie qendron nje njeri si Sali Berisha.

ore, se na plasët : pse ç'e di ti sali berishen ?? E di ti ç'eshte Berisha ? Ta them une : nje plakaruq qe s'arriti dot te evitoje as 3 vrasje ne mes te dites, ne mes te bulevardit !!

Falje, qenkan bere 4...

Ngushellime familjes per te katertin

 

 

21 janari, ndërron jetë i plagosuri
05/02/2011 15:00

21 janari, ndërron jetë i plagosuriKa ndërruar jetë në spitalin e Bakërkëjit, në Turqi, shtetasi shqiptar Aleks Nika, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë protestës së 21 janarit në Tiranë. Sipas informacioneve të fundit, gjendja shëndetësore e Nikaj u përkeqësua në ditët e fundit, kur ai hyri edhe në vdekje klinike.

Vdekja e Nikajt e con në katër numrin e viktimave të akteve të dhunës së 21 janarit, ku gjatë protestave para kryeministrisë humën jetën edhe Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.

Në nder të këtyre të fundit, një javë pas 21 janarit opozita shqiptare organizoi një demonstratë-homazh, që u karakterizua nga një pjesëmarrje madhështore e qytetarëve.

Po cfare mendon ti se ishin Mussolini, Hitleri, Stalini, etj, etj...? Burra me te mire?! Djalli nuk ka brire... Eshte shume i thjeshte ne cmendurine e tij.

Fakti qe i fut tre te lartpermendurit ne nje thes, eshte nje arsye me shume per te te konfirmuar se e ke gabim.

Sala Hitler ???   smiley)

 

 

Nje version i skaduar. smiley

Même pas ! - thote frëngu

e vetmja shprese per shqiperine  eshte  krijimi i nje nje levizjeje kombetare , nje lloj 'vetvendosjeje' e cila besoj ti nxjerre jashte partite 'banda' qe na drejtojne.Por kam frike se kjo do pak kohe ,pasi nje pjese e mire e shqiptareve  ,me dashje apo pa dashje  kane pranuar alternativen 'shkombetarizim per integrim(asimilim)  dhe kujtojne se zhvillimi do u vije duke ju larguar 'shqiptarizmit'.Per kete punojne 'lubonja&co' dhe keto pikpamje i kane perqafuar si pd-ja ashtu edhe ps-ja

Djalli nuk ka brire... Eshte shume i thjeshte ne cmendurine e tij.

E bukur kjo smiley

 

P.S. Olsib, e jotja si shprehje apo e ke lexuar diku?

Jo, nuk mendoj se do japi rezultat.

E mire si te duash.

Bisha eshte goditur rende dhe eshte ne ikje e siper. PS'ja duhet te beje strategji se si te mos ta demtoje perbindeshi tani qe eshte i terbuar.

Komisioni hetimor e tregoi deshperimin e Sali Berishes. Eshte shenje e qarte qe eshte drejt largimit. Ne rastin me te mire per SB qellimi i ketij komisioni ishte gjetja e ndonje pislleku me te cilen do t'i beje shantazh opozites te mos nxjerrin video te tjera por te ulen per nje marreveshje per per rindarjen e pushtetit.

Ne rastin me te keq, komisioni i sherben si imunitet KMse per cfare beri ne 21 janar. Kur ujerat te jene qetesuar dhe te kerkohet hetimi i ngjarjeve, do dali qe nuk mund te hetohen sepse u hetuan njehere nga Halimet me shoke.

Tentativat e turpshme te Metes per te treguar qe ka elektorat jane gjithashtu shenje qe lufta brenda per brenda eshte gati per te filluar.

PD'ja e ka fshehur koken si struci deri tani, po eshte ceshtje ditesh sa te fillojne te ngrene zerin dhe ata sepse jane gjysma e elektoratit dhe nuk mund te jene te gjithe kaq pa cipe.

PS'ja te kete nje strategji qe te mos ta marre i mbyturi me vete.

Opozita duhet ti beje thirrje popullit qe eshte kunder kesaj maxhorance te kriminalizuar per nje proteste masive ne Tirane diku nga 20 Shkurti (pervjetori i rezimit te bustit te Enverit) ne shenje mospranimi ne qeverisje te Enverit Sali. Krahas kerkesave per zgjedhje te reja te parakoheshme, zbardhjen dhe denimin e shpejt te vrasesve te 21 Janarit, etj....... etj (ka shume ndaj spo i permend) ne nje pankart te madh te shkruhet: "UJKU QIMEN E NDERON POR ZAKONIN SE HARRON". 

Sheme, me duket se me date 20, e ka "prenotuar" Sala mitingun, mqns edhe e shtyu ate do donte te bente pas 21 janarit ...

Kemi gjithe keto vite, qe shohim nje PS te drejtuar nga Rama e cila ka zgjedhur metoden e protestave, pak a shume te dhunshme, apo edhe te bojkotit, si strategji te saj. Deri tani, rezultati ka qene thuajse NUL / Zéro :

Po ju rikujtoj edhe njehere, mbase dikush e ka harruar, ose dikush ka marre pjese at'here ne ato "protesta" :

 - Qe ne fund 2005 fillim 2006, Rama zgjodhi rrugen e protestave per te penguar prishjen e Mbikalimit te "Zogut te Zi" : 3 muaj debate e sterhollime neper Media e Gazeta, madje edhe me proçes gjyqesor ... Mbikalimi u prish, edhe pse mbi te u organizuan nga Rama disa "protesta" : Rezultati i tyre : Nje plak, i cili ne fund te nje nga manifestimet kunder prishjes se mbikalimit, vdiq duke rene pa ndjenja ne nje nga gropat me uje te hapur nga Firma ndertuese e mbikalimit ne fjale (Viktime e Sali Berises, do thoshte Rama at'here).

- Gjate fund-vitit 2006 dhe fillimit te 2007-es, ne prag te zgjedhjeve vendore :

mbi 3 muaj debate te ashpra, tensione, konflikte, protesta e kercenime bojkoti te Parlamentit dhe Zgjedhjeve Lokale nga ana e Opozites "se Bashkuar", per te ashtuquajturen, "Krizen e Certifikatave" - Besoj se te gjithe e mbajne mend se ç'fare krize politike e ç'fare bllokazhesh u krijuan atehere ! U desh nderhyrja e fuqishme e nderkombetareve dhe takimi Berisha-Nano, qe Rama te bindej e te futej ne zgjedhje (Rezultati ketu : Asnje nga revendikimet e PS-se, dmth, Qeveri Teknike, zgjedhje te parakohshme. Por, thuhet, se Berisha "fali" Bashkine e Tiranes ne Tavoline; dhe nuk eshte pak)

- Kriza e zgjedhjes se Presidentit, ne mes te 2007 :

Krize me vete kjo ! Rames ju hap oreksi nga fitorja ne Tirane, (por humbja ne % si koalicion ne Rang Kombetar), dhe kerkonte me ngulm, ZGJEDHJE te PARAKOHSHME ! (ai, bashke me Gjinushin dhe te ashtuquajturesn "opozite e bashkuar&quotsmiley. U Tha, se mund te kenaqej edhe po t'i propozohej Opozites Posti i Presidentit ...... Pas bojkotit te Parlamentit dhe senacave te para te zgjedhjes se Presidentit, Bamir Topi u zgjodh President fale kandidatures Ceka, faktorit Prifti, si dhe 6 deputeteve renagete sociliste qe u terhoqen nga bojkoti per te shpetuar mandatin e tyre.

(Rezultati i revendikimeve te PS-se : asnje nga obkjetivat e kerkuar nuk u arrit : As presidenti nuk u zgjedh nga opozita, as Zgjedhje te parakohshme e as qeveri teknike nuk pati ... Ne shtatot 2007, Opozita e filloi prape me bojkot, derisa u ul perseri ne Parlament)

- 2008, Gerdeci dhe Protestat e Opozites kunder Korrupsionit (çeshtja Gerdeci dhe Rruga - Durres - Kukes ) :

Debati qe zgjati me muaj. U organizuan protesta e mitingje; u kerkua Doreheqja e ministrave, e Kryeministrit, e Qeverise, zgjedhje te parakohshme, ndeshkimi i pergjegjesve : (Rezultati : dorehqje e Mediut. Kaq)

- Zgjedhjet e 2009 : s'kemi nevoje t'a bejme perseri skenarin ketu

- Qe prej 2009 : vetem bojkote (afro 6 muaj i pari), protesta, "Qendrime te kushtezuara" me Kuvendin .... Greve Urie afro 1 mujorshe, Fushata "Hap Kutite ose Largohu", bojkot perseri, protesta paqesore e te dhushme ... 21 janari dhe 28 janari 2011

Rezultati i luftes 18 mujore te Opozites (pas zgjedhjeve te 2009) :

Deri tani, nje Hiç i madh

Pra, pyetja eshte : A mban sadopak pergjegjesi Rama, per gjithe keto deshtime ne politiken e tij te drejtimit te Opozites ?

Për Left YY

 Të gjitha këto tregojnë se Mazhoranca e gjykon opozitën si një të keqe të madhe he nuk i jep asnjë hapësirë bashkëpunimi pasi në mentalitetin e saj mesjetar bolshevik (bolshevik =shumicë ) mendon se ajo ka shumicën dhe s'ka nevojë të bashkëpunojë me të gjë që s'është në interes të vendit ,dhe jetës demokratike .Po ta theksoj se s'ka opozitë bashkëpunuese por shumicë bashkëpunuese . Sipas rradhës :

1.shëmbja e Zogut zi  u quajt e paligjsme nga gjykata (ta kam theksuar dhe një herë po ti bën sikur harron ) dhe tregon papërgjeshmërinë e gomarllëkun e idhullit tënd ndaj pronës së shqiptarëve por dhe paftësinë e drejtësisë për të dënuar fajtorët fizikë.

2.Qëndrueshmëria e kofortësia e idhullit tënd tregon se atij si interesonte zgjidhja e problemit të zgjedhjeve përderisa kërkesat e opozitës ishin të plotsueshme por konflikti i vazhdueshëm politik me shpresë se do djallëzoi opozitën .Opozita fitoi zgjedhjet me gjithë mangësitë (diferenca shumë e  madhe në Tiran&eumlsmiley nê qytetet kryesore dhe në total(vota) duke dalë partia më emadhe elektorale .

3.Kriza e presidentit tregon dhe një herë se për të ruajtur pushtetin e tij idhulli yt është i gatshëm ta shkatroi opozitën me korrupsion politik e eknomik duke shpërdoruar paratë e shqiptarëve që dalin nga korrupsioni ekonomik .Kjo quhet fitore e korrupsionit por ty s' të intereson demokracia në shqipëri dhe mirqenja e Shqiptarëve  pot fitorja dhe pasurimi i idhullit tënd0

3.Gërdeci një akt i pastër korrupsioni i shoqëruar me krim(26të vrarë + dëmet) nga tabulatet i përzier djali i i dhullit tënd dhe gjithë qeveria .Një ministër i dorhequr i falur nga gjykata e lartë dhe drejtsia gjoja në emër të imunitetit pa kërkuar heqjen e tij (thjesht për ti hedhur hi syve njerzve . Gabim apo bashkëfajësi opozita nuk e bëri luftën në nivelin që duhej (e fshehur pas ftesës për në NATO)Drejtsia vazhdon zvarritjen e kësaj çështje duke e forcuar indinjatën de njerzve për të dhe ligjin e heshtur të pandëshkueshmërisë .

4Rrëshen -kalimash tregon paturpësinë dhe makutërinë e idhullit tënd  që duke u fshehur pas slloganit mashtrues të  Rrugës së kombit (sikur rrugët e tjera janë të serbit) shpërdoroi 3fishin e shpenzimeve të nevojshme (vërtetuar nga hetimet dhe ekspertiza ) përsëri ligji i pandëshkueshmërisë prokuroria shkeli qêllimisht afatet për 1ditë me idenë që po na hedh hi syve .Megjithse dolën fakte të reja (shëmbja e tynelit prokuroria nuk e rihetoi çështjen. turp pë të por poshtërsi dhe papërgjeshmêri e vjedhje në mes të ditës e idhullit tënd .

5.Pas zgjedhjeve 2009 Shkelje e hapur e kodit zgjedhor  duke votuar ligjin e parlamentit .Vendim anti ligj i kolegjit zgjedhor .

Me gjithëse opozita kërkonte hetimin e zgjedhjeve Idhulli yt që sigurisht do karriken e vet më shumë se paqen dhe mbrodhësinë e vendit të tij (ai e shikon si çiflikun e babës) pengon këtë hetim duke u munduar të poshtërojë opozitën (s'po flas për sjellet rrugaçërore e fyrjet personale ) që me gjithë format e presionit dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe lëshimet e opozitës atij si intereson e mira e vendit por shkatrimi i opozitës me shpresë se ajo e poshtëruar do bëjë hapa të gabuara e ky ta eleminojë e të mbretrojë i vetëm me lakejtë e tij dhe qorrat si ty.Zemërimi i opozitës vjen por nuk bie në grackën e tij të pushtimit të ndërtesave qeveritare .Idhulli yt i tërbuar që s'ja arriti qëllimit urdhëroi vrasjen e 4 njerzve të pafajshëm .Që ta dish ti ai do kënaqej që demostruesit të hynin në Kullë dhe ndoshta nuk do vriste asnjë po opzita tashmë ishte puçiste .Kjo e verboi deri në çmenduri idhullin tënd e keqbërsin e Shqipërisë.

Pra pyetja është a ke ndopak dashuri për vendin tënd , a dëshiron përparimin e tij apo dashurinë ja ke fal të gjithë idhullit tënd të marrë e hajdut të cilit si interesojnë këto gjëra veç xhepit të tij. Mos u bëj megafon i hajdutëve të papërgjeshëm .Hapi sytë që mos të vrasë ndërgjegja dikur nqs se ti personalisht nuk përfiton gjë nga abuzimet me pushtetin por dhe në se përfiton ti je një përdorimsh posa dikush më i zellshëm se ty ta zërë vendin (lexo librin e Blerim çelës ) as në telefon s'dotë përgjigjen. HAPI SYTË e mendjes dhe shpirtit .

S'besoj se dikudsh që banon në Francë të jetë kaq i indoktrinuar ai flamuri yt është fallco.

Pse mendon qe Blerim Cela do te prodhonte ndonje gje te hajrit?

Ai thote: "isha nder te vetmit qe nuk e braktisa Saliun ne 97, dhe i ndenja afer". Pse mendon qe nuk eshte kthyer ne "bitter" dhe vjell vrer tashme?

Po per cfare do ta beje frymori mitingun o Lefterije?

Per te nderuar te vraret ne bulevard?

Apo per te kujtuar rezimin e bustit te babit te tij, Enverit?

 

" e vetmja shprese per shqiperine  eshte  krijimi i nje nje levizjeje kombetare , nje lloj 'vetvendosjeje' e cila besoj ti nxjerre jashte partite 'banda' qe na drejtojne."

 

Mbeshtes idene e shqiptarit te vjeter. kjo do te ishte arritje.

 

 Persa i perket mitingut te Saliut Sheme. Saliu do te sjelle ne tirane yjet e muzikes e ka thene sot. Rihanen ose xhixhilene aguilera.

Ky eshte kryeminister. Sot vdes protestuesi i katert kys do bej aheng

 

T morrsha te keqen

 

Lefto, e vertete rama ka deshtuar te sjelle ndonje ndryshim, por ama ka luftuar kete perbindesh, (pa resultat e vertete)

tani sipas teje te ulej dhe te mos lodhej kot se me psikopate si saliu nuk i dilet dot?

Po ka per te dhene, se di se kur por besoj se shpejt. Sa me shume te rrije ne pushtet Sala dhe sa me shume te sillet si autokrat i tipi Lukashenko, Mubarak aq me shume ja rrit shanset vetes qe ta largojne nga zyra si qen plenash.

Protestat e sidomos te organizuarakeshtu,sfiletese,ca ketu e ca atje,panje ide,projekt vetem me slogan Dum apo s'dum baben..nuk zgjidhet hiç asgje.Ne nuk jena popull me u bashku,nuk bashkohna dot.Rama nuk eshte lider qe njerezia ti besoje...Aty eshte e gjithe puna...Nuk mundet nje aventurier i papergjegjshem te behet lider,nuk ka besimin e njerezve.Une uroj qe te gjendet pergjegjesit e vrasjes se ketyre kater personave.Por Rama eshte nje nder ta...nese jo ligjerisht per njerezit po...qe i merr keshtu e i perdor keshtu...qe abuzon me credon,nevojen besimin e ketyre njerezve.Shkoni e i flisni vejushave te reja sot se ps me ne krye Ramen do e zhguli nga rrenjet Salen.....E di ...alamet ngushellimi ...

Ore, kur eshte "planifikuar" Protesta-manifestim i radhes ?

Apo si ç'do jave, te premte per te premte ?!

smiley

Sa e paguan komisioni kete informacion?

 

A mund te pretendohet qe toka shqipetare nje dite te pushoje se prodhuari servile te pershtire?

   

eadline-e-opozites&catid=55:komente&Itemid=69"> Deadline e opozitës

 




Gazeta Sot     

Nga Kastriot MYFTARAJ

Mësimi që vjen nga ngjarjet e vitit 1991 dhe të vitit 1997 është se opozita nuk mund t’ i mbajë për shumë kohë të mobilizuar mbështetësit e saj në protesta, por duhet t’ i çojë ato në një përfundim, duke i shkallëzuar, dhe duke e detyruar qeverinë që të dorëzohet,ose të tërhiqet. Me njerëzit e mobilizuar ndodh si me një sustë, e cila kur mbahet shumë e sforcuar prishet. Pra, ka një deadline (kufi kohor), brenda të cilit opozita duhet të arrijë synimin e saj të shpallur. Në vitin 1991, PD e filloi aksionin e saj për arritjen e zgjedhjeve të reja me protestën në 2 prill, në Shkodër, ku u vranë katër protestues (Atë ditë Ministria e Brendshme nxorri një komunikatë që u lexua në radio dhe televizion ku i pohoi vrasjet nga policia, me synimin e qartë për të shkurajuar protestat). Aksioni i opozitës atëherë u shkallëzua me grevën e përgjithshme, e cila në 4 qershor e detyroi qeverinë që të japë dorëheqjen dhe të pranojë zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Pra, gjithçka u arrit në 62 ditë, madje kur limiti i kohës kur opozita qe në gjendje të ruante mobilizimin maksimal të mbështetësve të saj, tashmë ishte kapërcyer dhe vala e protestave ishte në rënie, në ditët e fundit. Por duke qenë se PPSH në pushtet, e cila kishte fituar zgjedhjet e 31 marsit 1991, ishte në prag të reformimit të saj dhe të ndryshimit të emrit, në Kongresin X, ajo nuk donte që të shkonte në këtë kongres, në një situatë të tillë. Në fakt ky ishte kalkulusi i opozitës së kohës, PD dhe aleatëve të saj. 

Në 1997, PS dhe aleatët e saj i filluan protestat në 24 janar. Në 1 mars arritën dorëheqjen e qeverisë dhe në 9 mars arritën të sigurojnë qeverinë kalimtare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Pra, gjithçka u arrit për 43 ditë. Nëse e marrim 21 janarin 2011 si pikënisjen e një aksioni masiv të opozitës për të arritur dorëheqjen e qeverisë dhe detyrimin e shumicës parlamentare për të pranuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, atëherë mund të thuhet se opozita ka midis 43 dhe 62 ditë kohë. Në fakt deadline është më afër shifrës 43 se asaj 62, pasiqë Shqipëria e vitit 2011, posaçërisht ajo qytetare, është duke evouluar kah një shoqëri e shtresës së mesme, e cila nuk i duron dot situatat e tensionuara të zgjatura. Pritja e ankthshme e diçkaje që pritet të ndodhë, por që nuk ndodh dhe shtyhet në kohë është një lojë me rrezik të madh me nervat e shoqërisë urbane shqiptare.
Historia e 20 viteve të fundit në Shqipëri ka treguar se në situata të tilla perceptimi i shoqërisë dhe posaçërisht i mbështetësve të opozitës mprihet shumë dhe ata presin shkallëzim të aksionit. Mbështetësit e opozitës në situata të tilla e kuptojnë se kur liderët e tyre kanë siguri që u vjen nga mbështetja ndërkombëtare dhe kur u mungon kjo siguri, do të thotë mbështetja ndërkombëtare, për të shkallëzuan aksionin për përmbysjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. PS në 1993 dhe PD në 2000 i lodhën mbështetësit e tyre me protesta të zgjatura, nga të cilat ata kuptuan pasigurinë e liderve të tyre përkatës dhe mungesën e mbështetjes ndërkombëtare për aksionin që ata kishin filluar. E shkuara ka treguar se kapërcimi i deadline pa arritur sukses është më i keq se sikur të mos kishte filluar fare fushata e protestave.

Opozita, pas 21 janarit 2011, për shkak të presionit ndërkombëtar, në vend që t’ i shkallëzonte protestat i shndërroi ato në manifestime artistike, me frekuencë aq të rrallë sa për të mos u dukur se i abandonoi fare. Natyrisht se kjo ka një çmim për të. Derisa tashmë ka filluar numërimi mbrapsht që përfundon në deadline për të cilën Edi Rama është i vetëdijshëm, opozita duket se për momentin e ka humbur dinamikën e parë të aksionit që nisi në 21 janar, dhe që e paralajmëroi para 21 janarit. Berisha, duke perceptuar edhe presion ndërkombëtar ndaj opozitës për të ndërprerë protestat, kërkon që ta tërheqë opozitën deri në deadline, duke e bërë kështu të vuajë atë që pësoi ai në 2000. 
Por situata paraqitet edhe më e ndërlikuar për opozitën se ajo, me uljen në minimum të profilit të demonstratave, praktikisht i ka vendosur vetes edhe një deadline tjetër, të mesëm, më të afërt, atë të rifillimit të shkallëzimit të protestave. Ky deadline i dytë qëndron mes ditës së fillimit të protestave, pra 21 janarit, dhe ditës së deadline përfundimtar. Nëse për ditën e deadline përfundimtar mund të ketë diskutime duke e lëvizur me javë, ky deadline tjetër është nuk është çështje javësh. Pra nëse nuk rifitohet momentumi, ridinamizimi i protestave, aksioni kalon në vegjetim dhe shkohet drejt deadline përfundimtar. Shfaqja e një deadline të dytë, e sjell opozitën në deadlock, do të thotë në një situatë kur ka dy veprime të cilët presin njëri-tjetrin që të kryhen, domethënë shkallëzimi i protestave pret demonstratat paqësore, dhe kjo e fundit pret rifitimin e momentumit me valën e re të mobilizimit, për të përfunduar.

Opozitës këtu gjendet mes dy rreziqeve, rënies së mobilizimit të mbështetësve të saj dhe rritjes së presionit ndërkombëtar për të mos shkallëzuar protestat. Opozita mund ta sfidojë presionin ndërkombëtar duke thënë se nuk e përballon dot presionin e mbështetësve të saj për të shkallëzuar protestat. Ky ishte pikërisht pozicioni i opozitës në 21 janar dhe të cilit ajo nuk i qëndroi pas 21 janarit, pas rritjes së presionit ndërkombëtar. Në 1997 opozita e majtë pati një presion europian për të ndërprerë protestat, por atëherë ajo e shpërfilli atë se pati mbështetje amerikane. Sot amerikanët janë në pararojë të presionit ndaj opozitës. Në këtë situatë opozita ishte dashur që ta kombinonte uljen e profilit të aksionit të saj me një fushatë ndërkombëtare lobingu të lidershipit të saj, gjë që ka ndodhur pas zgjedhjeve të vitit 1996 nga PS dhe pas zgjedhjeve të vitit 2001 nga PD. Mungesa e kësaj përmase të aksionit opozitar në këto rrethana, mbetet për t’ u parë nëse është taktikë momentale apo diçka tjetër.
Opozitës natyrisht se i mbetet gjithmonë një rrugëdalje tjetër, e mesme, që është bojkotimi i zgjedhjeve vendore. Por në këtë rast parakushti që opozita të rifitojë një momentum politik, një dinamikë të re të aksionit të saj, është që Berisha dhe Meta t’ i mbajnë zgjedhjet pa opozitën. Natyrisht se Berisha nuk do t’ ia bëjë opozitës këtë dhuratë, të cilën nuk ia bëri as në vitin 2007, kur opozita nuk mori pjesë në datën e fiksuar të zgjedhjeve dhe ato thjesht nuk zhvilluan në atë datë, por në një datë tjetër. Nëse palët arrijnë në qershor në një situatë kur është bllokuar zhvillimi i zgjedhjeve vendore, çka do të ndodhë më tutje? Natyrisht se ndërkombëtarët do t’ i ulin palët në negociata. A mund të arrijë opozita në këto negociata zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?

Në qershor 2011 do të jetë mesi i mandatit të parlamentit. Nëse do të shpallen zgjedhje të parakohshme në qershor, ato mbetet që të zhvillohen në vjeshtë, se zgjedhjet duan jo më pak se 45 ditë kohë që të zhvillohen dhe kështu i bie që ato të bëhen në gusht, çka nuk mund të ndodhë. Por në fakt zgjedhjet nuk mund të zhvillohen para tetorit, për shkak se duhet kohë për përgatitjen e krejt infrastrukturës zgjedhore. Gjithsesi, është e qartë se nuk ndodh që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme të imponuara nga opozita, në gjysmën e dytë të mandatit parlamentar. Ndërkombëtarët nuk pranojnë precedente të tilla. Zgjedhjet e parakohshme ndodhin e shumta brenda një viti nga mbajtja e zgjedhjeve të kundërshtuara. Në 1997, zgjedhjet e parakohshme erdhën 13 muaj pas zgjedhjeve të kundërshtuara të majit 1996, por ishte vetë opozita ajo që kërkoi rreth katër muaj kohë për mbajtjen e zgjedhjeve, në negociatat në mars 1997.  

Kështu që nëse opozita ka për të arritur diçka, ajo sot është shumë pranë deadline kur mund të arrijë objektivin e shpallur, ndonëse edhe kështu është vonë, se kanë kaluar rreth 20 muaj nga zgjedhjet e vitit 2009.                                

' );
document.write( addy49888 );
document.write( '<\/a>' );
//-->

kastriotmyftaraj@sot.com.al
' );
//-->
Questo indirizzo e-mail è protetto dallo spam bot. Abilita Javascript per vederlo.
' );
//-->

 

 

Myftaraj i jep pergjigje direkte pyetjes, duke analizuar tere situaten e "trazirave" ne Shqiperi

Nuk ka rrug tjeter opozita vetem te vazhdojn protestat tuj inkuraju mosbindje civile pa ushtrue dhun nga ana e saj . Ne qofte se pushteti provokon me ane te dhunes ateher populli pergjigjet vet . Sic asht pa edhe her te tjera populli anon kah e drejta . Kur te vijn momenti populli midis Rames dhe Berishes do zgjedhin ate qe asht ma afer te drejtes e ky me 1000% siguri s'ka per te ken Berisha. Berisha kte sjellje ka pas edhe ne 1996 , manipulim zgjedhjesh dhe mosperfillje e dhune ndaj opozites dhe gjithkuj tjeter qe nuk i shkonte atij mas avazit . Opozita duhet me qendru deri ne fund kte rradhe derisa ta shporrin ket sharlatan komunist te qelbun .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).