Vras mendjen, a ka mundesi ligjore ky presidenti t'a shkarkoje kete Saliun, dhe nese po, a mund te na thote njeri qysh e tek!

Mundesi ligjore- eshte fjala kyc keshtu qe mos u haperdani me komente per xhixhillikun e Topit, sivuple! 

5 Komente

Leshte!

Kompetencat e presidentit.

 Neni 74. (Thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonëshëm)

2.                  Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm kur, kërkohet nga Presidenti i Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e të gjithë deputetëve.

Neni 86. (Kushtet për tu zgjedhur President)

1.                  Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.

Neni 90. (Shkarkimi i Presidentit)

1.                  Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.

Neni 92. (Kompetenca të tjera)

h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Neni 99. (Betimi i qeveris&eumlsmiley

Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvëndëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.

Neni 149. (Emërimi i Prokurorëve)

1.                  Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

2.                  Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e Prokurorit.

Neni 150. (Vlerësimi i kërkesës së popullit për të zhvilluar referendum)

1.                  Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Neni 151. (Shpallja e ligjit të miratuar me referendum)

1.                  Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës.

Neni 154(Zgjedhja e anëtarëve të KQZ)

1.                  Komisioni (Qëndror i Zgjedhjeve) përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7 vjeçar. Dy anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Neni 168(Komandant i Përgjithshëm i FA. Këshilli i Sigurimit Kombëtar)

1.                  ...

2.                  Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

3.                  Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.

 

Neni 169. (Drejtimi i FA, emërimi dhe shkarkimi i Shefit të Shtabit, Komandantëve)

1.                  Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

2.                  Presidenti i Republikës, në kohë lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.

3.                  Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.

4.                  Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura, varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.

Neni 177. (Shpallja e ligjit për amendimin e kushtetutës)

6.                  Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

7.                  Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.

KREU II

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Neni 5

Presidenti i Republikës është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Neni 7

Presidenti i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gëzon autoritetin e plotë të komandimit e të drejtimit të Forcave të Armatosura…

1.                  Miraton, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, strukturën organizative të Forcave të Armatosura.

2.                  Miraton planin e veprimeve të Forcave të Armatosura në kohë paqeje dhe në rastet e vendosjes së masave të jashtëzakonshme.

3.                  Miraton shpërndarjen e Forcave të Armatosura në kohë paqeje dhe vendos për mobilizimin dhe për provat e gatishmërisë së njësive ushtarake rezervë, brigadë e lart.

9.                  Urdhëron fillimin e veprimeve luftarake, kur shkelet integriteti i hapësirave tokësore, ajrore e detare të Republikës së Shqipërisë.

Ligji nr. 8401, datë 09.09.1998 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7893, datë 22.12.1994 “Për Shkencën dhe Zhvillimin Teknologjik”.

Neni 18

Akademia ka statutin e vet, i cili miratohet nga Presidenti i Republikës. 

Lista e plote e kompetencave.

 Mrroklle, po tallesh me ne fakiret me duket. smiley

Se e shof qe e ke vu i cik si me hile ate : ky presidenti t'a shkarkoje kete .

Jo. Nuk e ben dot. Ky-ja te ha mune dhe ta paguan smiley

 Hahaha!

Freudian slip, Kothe, kam pershtypjen.

E kisha me ter' men' ate pyetjen qe doja te dija a ka munci ligjore (teorikisht sigurisht).

Ate "kete", dhe "ky" i perdora per t'i dhone pyetjes karakter kollokuial! smiley

 

P.S.

Pyetja me lindi tuj lexu dicka mbi kete doktrinen me poshte, me qe ra llafi!

http://en.wikipedia.org/wiki/Command_responsibility

Neni 150. (Vlerësimi i kërkesës së popullit për të zhvilluar referendum)

1.                  Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Ky nen mund te perdoret? Partia radikale ne Itali ka shume eksperience me nje menyre te tille te berit politike dhe ka bere goxha ligje duke mbledh firma dhe duke bere referendume. Ligji i pare qe duhet shfuqizuar sipas meje eshte ai zgjedhor. He shoqeria civile, mos rrri po duku. Se Sala me Edin prape do ulen ne tavoline dhe do i japin doren njeri tjetrit si kryecifligare te pashallekut te Shkodres e Janines.

 katallani - 1 Shk 2011 - 8:17pm - #

 

Neni 150. (Vlerësimi i kërkesës së popullit për të zhvilluar referendum)

1.                  Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Ky nen mund te perdoret? Partia radikale ne Itali ka shume eksperience me nje menyre te tille te berit politike dhe ka bere goxha ligje duke mbledh firma dhe duke bere referendume. Ligji i pare qe duhet shfuqizuar sipas meje eshte ai zgjedhor. He shoqeria civile, mos rrri po duku. Se Sala me Edin prape do ulen ne tavoline dhe do i japin doren njeri tjetrit si kryecifligare te pashallekut te Shkodres e Janines

 

Mire eka Kushtetuta, o aq mire e ke edhe ti, por tek ne nuk ecin keto lloje, pasi referendumi tek ne njihet vetem nqs e organizon qeveria, kurse nqs e organizojne ata 50.000 te panjohur nuk ja ve ne pulle njeri. Shembullu per petroliferen e Vlores, apo per hapjen e kutive, eshte mese i qarte.

ps.

Eshte njesoj si per Komisionin hetimor per kutite, qe materialet zgjedhore, u quajten cenim te te dhenave personale, kurse verifikimi i tabulateve telefonike, nuk quhet.

"... topi eshte i imi, penalltine do ta gjuaj une....."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).