Besoj se edhe femijet e kane te qarte te komisioni parlamentar, nese shkon mire,  mund te beje nje vrime ne uje. Nese shkon keq as ate.

Politikisht nje hap i tille eshte thjesht vetvrasje, s'po rri te shpjegoj pse. Atehere, mos valle, duke pare qe fantazma e B.Topit leviz gjithmone neper selite e PD, Berisha shpreson ta heqi qafe apo te arrije ne nje thyerje/perjashtim midis PD-se e B.Topit?

Si thoni ju peshq?

6 Komente

 mendoj se po: komisioni buratineve, nder te tjera, po perdoret si mish per topin qe synon te qelloje Topin. 

Bomi s'eshte me ne PD prej kohesh prej yahoo ... ene si po duken punet, as qe ka per te qene me atje, sa te jete Sala !

Jo, mer jo, eshte lufte se kush o i pari i venit, pasi PD e ka mor me kohe ai, i ka vu ne rresht si ushtaret ai, i ka bo synet me thua (thonjte, ne shumes)

!!!!!

Ndjese nga une, po nuk po e marr vesh fare...

Po pse ore, para se te behej Topi president, ndihej gje i rrezikuar kryetari? Sinqerisht dua ta kuptoj kete gje... se me duket sikur pyetja me ate shpjegim eshte postuar per te nxjerre kunjin me ne.

CILA DO TE JETE KARIERA POLITIKE E TOPIT NE PD PAS 2012 ???    « : 06/12/08, 13:01 »

 

Eshte vertete per te ardhur keq por në krye të maxhorancës po profilohet një konflikt i ri, ai mes Presidentit Topi dhe Kryeministrit Sali Berisha. Sulmet e ndërsjella kanë filluar edhe publikisht, ndërkohë që korrierët mes palëve kanë javë e muaj të tërë që sillen vërdallë me mesazhe nëpër qytet.
Brenda shumicës, ky konflikt i ri i dedikohet faktit që Bamir Topi, ish–nënkryetari i PD-së, sidomos pas ndryshimeve kushtetuese, nuk ka më asnjë shpresë për një projekt politik me Berishën. Atij me të drejtë i duhet të punojë për të ardhmen e tij politike pas 2012, dhe me të drejtë këtë të ardhme ai e sheh lidhur me PD-në. Me faj, pa faj, nuk ka rëndësi të madhe, për momentin është e rëndësishme që figura të tilla si Lulzim Basha, figurë e mbështetur fort nga Berisha edhe në funksion të planeve të ardhshme të PD-së, duhet të goditen, dhe horizonti politik duhet lënë i lirë te Partia Demokratike për të ardhmen. Ndaj aksioni aktual i Prokurorisë, mënyra se si ajo e ka trajtuar dhe po e trajton çështjen Basha, duken qartë të inkuadruara në një plan.
Ja pra pse sot Lulzim Basha ka rastin të kthejë reston e një promovimi politik të pamerituar plotësisht, duke u shndërruar në efektin kolateral të një konflikti që zhvillohet jashtë tij. E pamerituar kjo, por duhet ta heqë. Sepse ; "The worst thing that can happen to a good cause is not to be skillfully attacked, but to be ineptly defended."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).