E kam fjalen per ambasadorin amerikan dhe rrefimin e tij patetik:

Pashë një karafil të kuq që kishte mbetur aty nga një ditë më parë. E mora dhe vendosa ta mbaj. Kur po përkulesha për ta marrë, aty po vinin tre shqiptarë të moshuar. Megjithëse nuk flas shqip, e kuptova atë që më tha një grua mes tyre. “Mos jeni ambasadori amerikan”? pyeti ajo. “Po”, iu përgjigja. Ajo kapi dorën time dhe nisi të qajë. Ishte shumë e trishtuar. Pastaj më tha disa fjalë që mi përktheu ndihmësi im shqiptar.  Deri tani nuk ia kam treguar këtë histori askujt tjetër, as njerëzve në zyrën time. Me pak fjalë ajo tha: “Ju duhet të na ndihmoni”. E përfytyroni dot sa të fuqishme ishin ato fjalë që shqiptoheshin nga një grua e moshuar shqiptare? Ajo tha edhe disa gjëra të tjera, kishte mendimet e saja politike, por kjo ishte mes asaj dhe meje, askush tjetër nuk ka përse ta dijë.

Cfare mund t'i kete thene tjeter valle gruaja e moshuar qe ambasadori ka frike ta thote? A mund te improvizojme ketu nje tekst te mundshem? :)

11 Komente

shiki-shiki-java. smiley

Ky (ambasadori amerikan) kujton se historia e shqiperise ka filluar ne Nentor 2010, kur ky erdhi ne Shqiperi!

 Amon na i hiqni qafe keta shqiptaret se nuk bohet ky ven me ta, por me amerikane te zinj dhe kaf...

askush tjetër nuk ka përse ta dijë

Po pse na i tregove pastaj?

hohoho... pse nuk e more vesh? Po ja pra, ambasadori amerikan, eshte ne raporte konfidenciale me popullin shqiptar... ne pozicionin "gju me gju me popullin". Ka fituar besimin e te gjitheve, po flet si i shtepise, nuk eshte me mik ketu po i shtepise... e terrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrci e verrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrci...  e merr vesh, qe ai si Berishovici eshte ne gjendje deliri tani. Dhe te siguroj qe ka ardhur i pergatitur per kete... sepse ja ka reklamuar vendin e punes Vidhersi; - ne shqiperi behesh rok star, behesh vip, behesh me i larte se presidenti; me status shume special... aty je daja, xhaxhai, dhendrri, vjehrri, baxhanaku, kunati, babai i cdo gjeje, situate, personi apo grup-personash. pordha e ambasadorit amerikan ne tirane jehon me shume se bomba atomike ne grend kenjen.

ja qe ne prape e duam ameriken, pavaresisht nga trapat me te cilet do te perfaqesohet te ne, menyren e dhjere fare si na konsideron, ndjenjen qe na e kthen pikerisht ashtu si ja japim... thjesht te zvogeluar pak me fak-tor 1 miljon.

situate vari leshte. le te ndertoje dhe ai nje karriere te shkelqyer sic mund te ndertohet vetem ne Shqiperi.

Ku e ka thene ky kete ?Po ta kete thene qenka vertete??Nuk e besoj....Epo seç kishte diç tjeter administrata amerikane me ca presidente te tjere...Nje si ky taman per dezhurn qenka...M'thuni qe nuk asht e vertete....

po ajo plaka e moshuar mundi ti kete thene edhe keshtu:  ambasadori amerikan jeni?   po nene.    do i nxjerresh nje vize djalit tim me familjen per ne amerike, se ka 10 vjet qe luan llotarine amerikane, e spo fiton.  he pac uraten.

Po ca i ka thene aman,ti je ambasadori Amerikon? Mire tu befte nena shyqyr qe na iku ai Taoo...Taoo...

Po problemi eshte se ky mavria eshte vene ne pozicionin e "gjykatsit" pa e pyet kush. Ky eshte diplomat, nuk eshte "gjykates" apo me keqe te pretendoje se thote te verteten!!

Eshte ambasador, diplomat nga nje vende i huaj. I njejti njeri qe deri dje thoshte mos te behen protesta, ndersa sot e ktheu 90 grade, nuk ka problem qe behen, vetem te jen paqesore! Neser e kthen prape, si te kete udhezimet.

Mbi PS po behet trysni e jashtezakondshme qe te "harroje" te vraret dhe te hyj ne zgjedhje lokale duke i dhene "garanci" per te gjitha qytet e medhaja pervec Shkodres! Ka nje shpjegim, per te gjitha lajthitjet e ketij ambasadori dhe Fahri Balliu qe del ne VOA duke perfaqsuar "gazetarin" dhe shoqerine "civile". 

Nese PS "harron" videon e Metes, vrasjet ne shesh, sharrjet dhe fyherjet e Saliut, mos te te kerkoj me vote.! Rama duhet ta kuptoj qe ka nje vize qe nuk mund te kalohet, ka nje kufi edhe protesta paqesore me durimin. Situata ka per te dale krejt jashte kontrrollit nese familjaret do kerkojne "gjakun".

 

 

 

 La vekja galina fa il buon brodo, thon taljont! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).