Këtu mund të postoni emocionet e çastit, mllefet, citate,ekrizat a çfarë të ju thotë mendja e që nuk do të mund ta postonit në tema të caktuara, pasi nuk do të kishte lidhje me ato apo për mungesë vendi.

Ju lutemi të tregoheni të vetëpërmbajtur e të kursyer përsa u përket fjalëve të ndyra dhe fyerjeve personale ndaj antarëve të nderuar të Peshkut pa ujë, pasi administratorët edhe kështu janë të ngarkuar shumë. Ky, siç dihet, është një forum i hapur ku mund të hyjë kushdo, ndaj mos e lini veten të bëheni pre e provokacioneve të anonimëve, që kompensojnë komplekset dhe agresionet në jetën e përditshme në rrjet.

___________

Pa çensurë - 1

Pa çensurë - 2

Pa çensurë - 3

Pa çensurë - 4

Pa çensurë - 5

 

302 Komente

I thuaj jo

te pakten vetem sonte

i thuaj jo

Po ti me ben te trembem,

te ulerij, te cmendem

Harroje veten tende dhe mos shko,

me te mos shko.

na shurdhoi bora knej smiley

 

Dhe dolen nga vrima
Atje ne postiqe e tesha
Treqind pleshta, treqin pleshtesha
Dhe thane: 
-Oi me i miri i pleshave
Do shkojme ta gjejme nusen vreshtave
Ne mbleset pleshta, s’te leme te vuash
Mjafton qe nusen ta duash!
Ku gjen ajo nje djal si ti, xhuxhumak
Qe hidhet hop dhe ne prag
Ku gjen ajo nje burre kaq sqimatar
Akrobat, artist kercimtar!
Ku gjen ajo nje burre qe di te loz kaq valle
Qe ka fituar ne tre festivale
Qe fap e ka marre 
Tre here cmimin e pare
-Tha pleshti baba:
-Bah
Im bir, po me nxjerr nga shtpia
E dini c’te ben dashuria
Te ngre edhe qimet perpjete
Te ben te mbetesh, pa breke
Te ben te futesh ne dhe
Bre!
Ah, dashuria pleshtore
Kosore
Mizore
Dredhore
Te pret e te grin
Se fundi te mpin
Te ben dhe fesht
Te ben dhe prresht!
-Tamam ashtu do te jete
O kapedani Prreshtan, i madh dhe i urte
Ti ke ngahere te drejte
Sa neve na nxit, ne levizje koken dhe trute
Vertet nuk e leme pa marre
Ate Xixellonjen qe bredh neper arre
Ajo do pranoj patjeter
Te lidhet me sojin e vjeter
Ne kemi te madhe kulture
Dhe gjakun e kuq nen lekure…
Keshtu e keshtu, i thane Prreshtanit plak
Ne dyzet e kater shtepite, sa shkeli ne prag

Gjis metri kendeja fh.

Mbushur rruget me pirgje debore e karrike kaucuku.

The great North Wind rattles the trees,

And shatters their twigs to splinters,

The sparkling quilt of snow knee-deep,

Paves the streets of winter. By Patrick O'Reilly. He should know, he is Canadian smiley

Sa e shijshme kjo hurma smiley

qofte me peshk per dreke smiley

ku i kom anen me alidene?

edhe pak ktu smiley

pse dhe pak? smiley

jam n zyr mo burr i dheut  smiley po dal tani 

Ho mi dole apo jo??? se je e vetmja qe puno t'premteve der m'shtat t'darkes. ka hupe tani???

mos me ki merak mu se jam elektron i lire smiley  I follow efficiency never count on hours smiley

 guuud. smiley

bora bente zhurme

Xheri recitonte

me gjoksin si hurme

Kaliopi provokonte

ore amani

sa admine ka peshku per momentin

dhe kush jane ?

se i shof qe rrujne e qethin secili sipas terezise se vet

e kane bo lesh arapi

puna eshte se me duket me ne fund e kuptun admint se jan n konflikt me njoni tjeterin  sigurisht fjala objektivitet  merret  per dobesi dhe ketu tek  ppuja pauja

 nja 6 t'i numeroj une njehere...

une them te hapim nje teme proteste! dhe t'u dheshmojme me pjesemarrjen tone masive admineve qe duhet te leshojne shtetin qe e ka kapur pushteti i kusarise dhe matrapazllekut.

i njoftojme adminet qe kesaj radhe ne nuk do ta kontrollojme dot popullin sic kemi bere deri tani.

pra peshq, te fillojme maratonen e protestave. 

.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />

smiley  po pra jane ne mode keto times smiley ec protestojme  te pakten le te jene te njeanshem por ta deklarojne e jo te na marrin per peshq hesapi

 

moj m’u bere për protestë
dil moj dil lulja me vesë
dil moj dil buzën trendafil
dil moj dil te takosh bandill

pa dil ti syri i zi
po kush del aman si ti

manxura e penxheresë

vetëm hidhëm sytë e zesë

 shpertheu protesta... ec popull!

Funny Emoticons for Orkut ScrapsFunny Emoticons for Orkut Scraps

duam zgjedhje te parakohshme per adminat e peshkut.

Parakushti im : JO admineve te seksit Femer

smiley

 Adminet femra 1 jave ne muaj jane shume nevrike. Perse valle? Si thote Arian Cani kur vijne reklamat? smiley

arian cani thote : ypsinoli eshte trap komplet

Kam frike se pas 5 min do thuash qe nuk jane kushtet per zgjedhje

mos m'thuej qi dhe ti je femen

edhe un mendoj si ti smiley

Qe femrat kane tendenca mospelqimi ndaj njera-tjetres eshte e kuptueshme dhe e shpjegueshme nga evolucioni, por nje gje tjeter s'mora vesht une: Nga e dini ju se cili admin u ka fshi komentet ? A ishte kjo (fshirja e komentit) shkaku i pakenaqesise, apo jo?

po jo or burre

ska lidhje fshirjet e tanishme

une kunder admineve femra kam qene qe ne krye te heres.

jo se kam gjo me to

thjesht mendoj se moderimin e bejne keq .

ja vetem kaq smiley

Nga e ke kuptu qe jane femra... kot per kuriozitet...

i kam pa nga poshte

po ca thu mer 

po dikur kane qene te deklarume adminet, jo si tashti.

shkurt qekur ra ne dore te AlisaT fillun sherret

kaq tani, se sdo rri te te tregoj historira ty

Nuk dua te me tregosh historira mu... thjesht une s'kam qene kaq i vemendshem ndaj administrimit dhe cuditem (madje jam kurioz) qe shume njerez jane kaq te ndjeshem ne kete drejtim. S'e kuptoj pse?! Peshku eshte ky qe eshte edhe fal administrimit qe ka... me te mirat e me te keqijat e tij.

Te kuptohemi, une per muaj te tere kam qene abuziv ketu dhe as nuk jam qurravit dhe as nuk kam ulerritur ndaj ndonje padrejtesie. Nuk me detyron njeri me shkrujt ketu. Shkruaj per qef. Neqoftese s'me pelqen apo s'e ndjej... thjesht nuk shkruaj.

Ku eshte problemi ketu?

Persa me perket mendoj se AlisaT eshte nje administratore shume korrekte.

Dhe kjo... nuk eshte nje lepirje fundshpine, pasi nuk kam asnje interes per ta bere kete.

Keep Peshku easy!

e ca ti boj une qe jam e ndjeshme

tani sjam tuj tdhone llogari ty or bir

ik tani pije qumshin se tu ftoh

Ok Ruzhdije, por pi edhe ti here pas here qumesht... se keq s'ben. smiley Permban kalcium! smiley

Intel recalls Sandy Bridge processors

After months of anticipation in the build up to the launch of the new Sandy Bridge processors, as well as seeing them universally celebrated for delivering incredible speed, Intel has had to recall its entire Intel Sandy Bridge chipset range.

Outside of being an operative inconvenience, as well as a huge inconvenience to consumers who were anticipating the new chipset (!!!), its going to be a massive financial inconvenience, likely costing Intel a total of $1 billion (£620 mill). This massive cost is due to the company having to revise its Q1 revenue forecast by $300 million (£187 mill) this week, as well as incurring repair and replacement costs of the faulty chipset estimated in and around $700 million (£437 million).

Intel has pinpointed a problem with the SATA ports running in the chip, which the company fears ‘may degrade over time, potentially impacting the performance or functionality of SATA-linked devices such as hard disk drives and DVD-drives’.

http://www.mobile-computing-news.co.uk/industry-news/9879/intel-recalls-sandy-bridge-processors.html

M'a shpifi ky kompjuter, tre here ka freeze qe sot ne mengjes!

crashing smiley

 3D Smilies,3D Emoticons for MSN,Skype,Gmail,Email,Orkut etc

paqesore protesten goce...

smiley

Une jam per proteste akoma me paqesore... hidhe fare ne plehra! smiley

Une do vej kandidaturen ne zgjedhjet e reja, programi ka vetem: liri fjale per te gjithe smiley

edhe programi im tri fjale do kete:  liri..... Berisha per te gjithe.smiley

 Free Emoticons for Yahoo,MSN Messanger,Gmail,Skype,Sametimeune te votoj direkt. Free Emoticons for Yahoo,MSN Messanger,Gmail,Skype,Sametime

Sot eshte e premte, nuk dua t'a prish humorin...

 

 

 

Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal.
Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina.
Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t' u fal.

E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri:
Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s' ate,
T' i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate
Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.

Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,
Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote.
Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote,
Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj' e dëshirim.

Të m' a shkelish hije- letë ! të m' a shkelish mes për mes !
Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar,
Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,
E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes.

abba abba abba abba kurzwellige Langeweileeee smiley

 abba pe poradeci smiley

 

Letër babait - Franc Kafka (fragment) Kam një kafshë të çuditshme; gjysmë mace, gjysmë qingj. E kam trashëguar nga im atë, po ajo është zhvilluar që kur e mora unë; më parë ishte më shumë qingj se sa mace. Tani është gjysmë ashtu gjysmë kështu. Nga macja ka kokën dhe kthetrat; nga qingji ka trupin dhe formën, nga të dyja ka sytë, që janë të përqendruar dhe të egër, qimen të butë e të shkurtër, lëvizjet që janë edhe kërcime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri në parvaz të dritares, gërrhet dhe mblidhet kutullaç; në livadh rend si e çmendur sa mezi mund ta zësh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur është përpara një qingji sulmon. Kur ndrit hëna bredh nëpër ullukë se ajo është rruga që i pëlqen më shumë. Nuk di të mjaullijë dhe ndjen neveri për minjtë. Mund të qëndrojë me orë e shtrirë para pularisë, po kurrë s'ka përfituar nga rasti që të mbysë ndonjë shpend.

E ushqej me qumësht e sheqer, se ai i bën mirë. Ajo e thith me hurpa të mëdha, duke e kaluar në mes të dhëmbëve si të një shtaze të egër. Kjo gjë i tërheq shumë fëmijët. Të dielën në mëngjes kam vizita. Unë mbaj në mes të gjunjëve kafshën e vogël, kurse përqark zënë vend fëmijët.

Ata bëjnë pyetjet më të çuditshme, të cilave askush nuk mund t’u përgjigjet. Pse ka vetëm një kafshë të tillë? Pse ajo është pikërisht në dorën time? A ka pasur para saj ndonjë kafshë të këtij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?

Unë nuk e vras mendjen t’i përgjigjem, po vetëm u tregoj atë që kam. Nganjëherë fëmijët sjellin mace, një herë sollën dy qingja. Ndryshe nga ç'prisnin ata, takimet nuk treguan ndonjë shenjë njohjeje. Kafshët vështruan njëra-tjetrën me qetësinë më të madhe; ata e quajtën ezksitencën e tyre si një dhuratë e Krijuesit.

Kur është në prehrin tim kafsha e vogël nuk njeh as frikë, nuk është agresive. E ndjen veten shumë mirë kur ndodhet pranë meje, e ngjeshur tek unë. Është e lidhur me familjen që e ka rritur. S'është ndonjë besnikëri e jashtëzakonshme, po më shumë instikti i një kafshe që, megjithatë ka shumë farefis, nuk ka asnjë shok në tërë botën dhe e quan të shenjtë mbrojtjen që ka gjetur tek ne.

Më zë gazi kur e shikoj që nuhat, më rrëshqet në mes të këmbëve, po nuk mundet ta kryeje atë veprim. Mbase është e pakënaqur që është mace edhe qingj dhe kërkon të jetë edhe qen! Një ditë kur unë s'po iu jepja dot rrugë halleve të mia tregtare dhe pasojave që vijnë prej tyre- dhe pasi desha t’i heq qafe, u mbylla në shtëpi dhe u shtriva në kolltuk, me kafshën e vogël ndër gjunjë; kur ula kokën vura re se lotët rridhin mbi mustaqet e saj të bardha. Ishin lotët e mi apo të sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte dëshira njerëzore? Unë nuk kam trashëguar shumë, por duhet të them se kjo kam diçka vlen.

E them serizosht.

Kafsha ka shqetësimet e të dyve, të maces dhe të qigjit, sado të ndryshëm qofshin, prandaj e ndjente veten ngushtë brenda lëkurës ku ndodhej. Nganjëherë kërcen nga një karrige që më ven këmbët në sup dhe përplas turirin në veshin tim. Duket sikur më thotë diçka dhe vërtetë pastaj largohet dhe, më sheh në fytyrë për të parë përshtypjen që më ka bërë ajo që më tha. Që t'ia bëj qejfin tund kokën dhe bëj sikur e kam kuptuar. Atëherë ajo hidhet në dysheme dhe vallëzon rreth meje.

Mbase thika e kasapit mund të jetë shpëtimi për të, po pasi e kam trashëgim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet të presë ditën, kur t’i mungojë fryma, megjithëse nganjëherë më vështron me sy aq njerëzor, sikur më fton të kryej një veprim të arsyeshëm.

 

 

 Mos e mallko me ndarje këtë natë!

Rreshpja

Mos e mallko me ndarje këtë natë!

S'duhet të ndahemi në këtë peizazh me erë,

Nën këto re të qiellit rrënojë,

Argjendi i dhembshur i këtij peizazhi,

Në shpirt si medalion do të të rëndojë.

 

Se në ditët më të trishtuara

Të kam mbrojtur nga pikëllimi e qiejt me shi.

Dashuria ime mund të bëhej çati e tërë botës.

E çdo vjeshte. E çdo stine.

 

Jam i trishtuar. Trëndafilat e tu.

Më mbetën në duar si plagë

Dhe perëndimi rend pas mollëve me pishtar

T'i i vure flakën kësaj nate.

 

Ndoshta do të kthehesh një ditë,

Por pas mollëve e viteve,

Atëbotë perëndimi do të ketë djegur çdo gjë.

Ah! Në këtë botë të madhe, vetëm unë e ti

Nuk do të jemi të lumtur më...

She: I want a wedding that is lavish but tasteful, simple but stylish, low-key but memorable, small but exotic.

He: Cheap, but expensive

thinking smiley, idea smiley, animated smiley, animation smiley

Ferma e kafshëve

Orwell

Një mëngjes, Skuileri njoftoi se pulat duhej të dorëzonin të gjitha vezët që sapo kishinnisur të ngrohnin. Napoleoni kishte nënshkruar me anë të Uimperit për rreth katërqind vezë në javë. Me fitimet na shitja e tyre do të sigurohej drithi dhe ushqimi i nevojshëm për të mbajtur Fermën sa të vinte vera. Atëherë dhe kushtet do të përmirësoheshin.

Me ta dëgjuar këtë, pulat nisën ulërimën si të tërbuara. Megjithëse qenë paralajmëruar se kjo sakrificë edhe mund t’iu kërkohej, ato nuk e besonin se do të vinte me të vërtetë kjo ditë. Porsa kishin përgatitur furrikët dhe t’u merrje vezët në këtë periudhë do të thoshte vrasje. Për herë të parë, që nga dëbimi i Xhonsit, po ndodhte diçka që i ngjante Kryengritjes. Të udhëhequra nga tri klloçka pendëzeza, pulat bënë një përpjekje të vendosur për të hedhur poshtë urdhërat e Napoleonit. Në shenjë proteste, ato ngriheshin fluturim deri pranë çative dhe, që aty, lëshonin poshtë vezët që bëheshin copë. Në këtë situatë, Napoleoni veproi shpejt dhe pa pikë mëshire. Dha urdhër që pulave t’u ndërpritej racioni dhe nxori një dekret të posaçëm, sipas të cilit, kushdo që do t’u jepte atyre qoftë edhe n jë kokërr misri, do të dënohej me vdekje. Për zbatimin e këtyre urdhërave kujdeseshin vetë qentë. Pulat rezistuan pesë ditë. Pastaj kapitulluan dhe u kthyen në furrik. Ndërkohë, nëntë prej tyre kishin vdekur nga një sëmundje e rrezikshme. Uimperi nuk mori vesh asgjë nga këto, ndërsa vezët u dorëzuan rregullisht. Ato transportoheshin një herë në javë me një karrocë furgon.

 

Përktheu A.Kallamata

Trokitje

Zija Cela

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: "Kur do ta njoh?"

Në njëzetë e pesë thashë: "Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë".

U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.

Po mbushja dyzetë kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: Njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.

Në dyzet e pesë u ndamë.

Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha:

- Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?

- Jo, - i thashë, - vetëm desha të di në është mirë.

- Ajo është mirë, - tha.

Ende s’jam pesëdhjetë e pesë që ta di në është zgjuar nga gjumi dhe a vazhdon të jetë mirë.

Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: "A do ta shoh më?"

 

Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër. Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur pranë një dorë gruaje.

jero smiley

 

Çu këput një yll i rëndë gjithë qiellin e gërvishi>>

Kinostudio, kombinat e u ndal tek njistenjishi>>

Çtë jetë vallë gjë e rrallë, gjë e rrallë vallë çtë jetë>>

Ç’dyrrotak të mban mbi shalë, lemeri o moj kometë>>

 

Moj kometë bishtpërdredhur të kam pritur në dritare>>

Vjen njëherë për shpirt’të ngrysur, 20 vjet nuk dukesh fare>>

Ka ndryshuar njistenjishi, kinostudio, kombinati>>

Vetëm unë s’kam ndryshuar, dymbëdhjetë më rri sahati.>>

 

Kohë e marrë më ka marrë, ndaj sahati m’është prishur>>

Zemëreku zvarrë-zvarrë mezi merr një të kurdisur>>

Dyrrotakët shalë-shalë ndryrë në kullën prej fildishi>>

Ç’u këput një yll i rëndë, gjithë qiellin e gërvishi. >>

 

 e me leje, se e kam mërthy komplet veten smiley

- Dëgjo, peshk! - i foli plaku. - Ti për të ngordhur ke, pse kërkon që të vdes dhe unë?

“Kështu nuk bëj dot gjë, - mendoi. Goja iu tha  aq shumë, sa nuk mund të nxirrte një fjalë, por

s’kishte fuqi as të shkonte deri te paguri i ujit, që ndodhej dy hapa larg.

  - Këtë radhë duhet ta tërheq pranë varkës. Nuk mund të rezistoj dot shumë; Jo, mund të rezistoj, - kundërshtoi në çast veten. - Ti, plak, gjithnjë reziston.” 

- Ti do që të më vrasësh, peshk, - tha plaku. - Sigurisht, është e drejta jote. Asnjëherë në jetë s’kam parë qenie më gjigante, më të mrekullueshme, më  të qetë e më fisnike se ti. Hë, ç’pret? Vritmë! S’dua t’ia di se cili më vret. 

“Përsëri po të turbullohet mendja, plak! Por atë duhet ta kesh të freskët. Mblidh mendjen dhe

mundohu të durosh vuajtjet, si njeri i vërtetë... Ose si peshk, -shtoi ai me vete.”

 “Ç’të bëj? - vrau mendjen plaku. Sa herë që peshku largohej, atij i bëhej sikur do t’i binte të fikët. - Ç’të bëj? Do ta provoj edhe një herë.”

“Do ta provoj përsëri”, - tha plaku me vete, megjithëse duart iu prenë fare dhe para syve iu bë

mjegull.

Provoi përsëri dhe peshku përsëri u largua. “Ah! - i shpëtoi një thirrje dhe në çast ndjeu se brenda tij jeta po shuhej. - Do ta provoj dhe një herë.”

Mblodhi tërë fuqinë e mbetur, gjithë krenarinë e humbur me kohë dhe i hodhi në duel me peshkun.

Plaku lëshoi fillin në dyshemenë e varkës, e mbajti me këmbë, ngriti fuzhnjën lart aq sa mundi dhe me tërë fuqinë që i kishte mbetur e që mundi të mblidhte atë çast, e goditi peshkun pas pendës së madhe të gjoksit, e cila i kishte dalë mbi ujë. Ndjeu si u fut maja e hekurit në mish, ndërsa ai shtynte fuzhnjën thellë e, më thellë me tërë peshën e trupit. Atëherë peshku u përpëlit, e megjithëse mbante brenda vetes vdekjen, u ngrit lart mbi ujë, sikur me trupin e tij gjigant, me bukurinë e fuqinë e tij donte të krenohej..

pyetje ret.: sa jane gjasat qe Shqiptaret te jene te paret qe do te shpikin ceremonine festive te divorcit?!

hahahahaha

As soon as I'm left alone

The devil wanders into my soul

And I pretend to myself...

I go out

To the old milestone

Insanely expecting

You to come there

Knowing that I wait for you there

That I wait for you there

Come!

Come!

Come here at once!

Come!

Come!

On a night with no moon

Because all of my being is now in pining

All of my being is now in pining

What formerly had cheered me

Now seems insignificant,

insignificant

 m'sorry po nuk pashe gje festive aty d.m.th nuk kish dj/orkester, as pare me peshtyme te hudhme ne shesh, dhe as qofte me salce kosi Tongue 

 Në është vërtet se zemra jote s’rreh kurrë për mua,- ashtu si ke dashur të më thuash,- në është vërtet se fytyra ime nuk zë asnjë vënd në ëndërrimet e tua, pse, o e bukura ime, kur më sheh ngadalëson çapnë, pse më lëshon vështrimn’ e atij syri të shkruar?

Nuk e di si më buçet dhe më zjen gjaknë ay vështrimi yt kaq i qetë dhe i ftohtë? Nuk di ti si më çpon zemrën ay vështrimi ngjyrë qielli?

Vështrimi yt është si një shtizë në dorë të një djali që lot me një zog; vuajtjet e shpesit i heq dhe zemra ime. Të lutem, pusho, pushoje këtë lodër të gjakme! Po ç’them unë! Shtjermë, shtjermë syt’ e tu, se vështrimi yt, o e bukura ime, m’i thjeshtë se frym’ e Jehovajt, i jep gjëllim shpirtit tim.

 

Mit'hat Frashëri, Prill, 1906

 

Nje dhembje ne oren e vdekjes, II (Naguib Mahfouz) Fjalimi pas dhenies se cmimit Nobel

 

Zonja e zotërinj, ju mund të pyesni veten: ky njeri i ardhur nga Bota e Tretë ku e gjen paqen mendore për të shkruar histori” Keni plotësisht të drejtë. Vij nga një botë që vuan nën mal me borxhe pagimi i të cilëve e vë përballë vdekjes dhe urisë ose shumë afër tyre. Shumë nga banorët e tij vdesin në Azi për shkak të përmbytjeve të tjerë vdesin në Afrikë për shkak të urisë. Në Afrikë të Jugut miliona njerëz u shkatërruan me mohimin e me privimin e të gjitha të drejtave njerëzore në epokën e të drejtave të njeriut, sikur të mos numëroheshin si qënie njerëzore. Në Uest Bank dhe në Gaza ka njerëz dëbohen pa marrë parasysh faktin që jetojnë në tokën e tyre; në tokën e baballarëve të tyre, të gjyshërve e të stërgjyshërve. Janë rebeluar për të kërkuar të drejtën e parë të garantuar nga Njeriu primitiv; pra, që duhet të kenë vendin e tyre i njohur nga ata e vetë dhe nga të tjerët. Për këtë kurajon dhe veprimet e tyre fisnike, burra, gra, të rinj dhe fëmijë u paguan me thyerjen e kockave, me plumba, shkatërrimin e shtëpive dhe tortura në burgje dhe kampe. Rreth tyre 150 milionë arabë ndiqnin atë që po ndodhte me zemërim dhe dhimbje. Kjo e kërcënon zonën me shkatërrim nëse nuk shpëtohet nga urtësia e atyre që duan një paqe të drejtë dhe të plotë. Po, si ka mundur njeriu që vjen nga Bota e Tretë që të gjejë paqen mendore për të shkruar histori? Për fat të mirë, arti është bujar dhe gjithëpërfshirës. Në të njëjtën mënyrë në të cilën jeton në njerëzit e lumtur e që nuk i braktis të dëshpëruarit. I ofron që të dyve mjetet e duhura për të shprehur atë që lartohet në zemër. Në këtë moment vendimtar të historisë së qytetërimit e pakonceptueshme dhe e papranueshme që vajtimet e Njerëzimit të fiken në boshllëk. Nuk ka dyshim që Njerezimi ka ndryshuar epokë dhe epoka jonë sjell me vete parashikimet e ujive mes Superfuqive. Mendja njerëzore tash merr përsipër misionin për të zhdukur të gjithë shkaqet e shkatërrimit dhe të asgjesimit. Ashtu si shkencëtarët përpiqen për të pastruar mjedisin nga ndotja industriale, edhe intelektualët duhet të përpiqen të pastrojnë njerëzimin nga ndotja morale. Është e drejta dhe detyra jonë t’u kërkojmë udhëheqësve të mëdhenj, vendeve të qytetërimit dhe ekonomistëve të tyre që të bëjnë hapin e madh që do i sjellë në qendër të epokës. Të tjerët ishin konsideruar kundërshtarë, apo subjekte për t’u shfrytëzuar. Nuk kishte respekt për asnjë vlerë jashtë të të ashtuquajturës epërsi dhe lavdisë personale. Për këtë motiv humbën shumë mësime morale, ideale dhe vlerash; shumë mjete të pamoralshme janë justifikuar; shumë shpirtëra u kalbën. Gënjeshtra, mashtrime, tradhëti, mizori mbretëruan si shenja zgjuarsie dhe prova madhështie. Sot, universaliteti i kësaj mënyre e të të parit të gjërave duhet të ndryshohet në rrënjë. Sot madhështia e një udhëheqësi qytetar duhet të matet nga universaliteti i vizionit të tij e nga ndjenja e tij e përgjegjësisë drejt njerëzimit. Bota e zhvilluar dhe Bota e tretë janë një familje. Çdo qënie njerëzore është përgjegjëse për të sipas njohjes dhe urtësisë së qytetërimit të saj. Nuk do t’i tejkaloj kufitë e detyrës sime nëse e them këtë në emër të Botës së Tretë: Mos jini spektatorë të mizorive toba. Përsa i përket kësaj duhet të ndërmerrni rolin që hyn në statusin tuaj. Nga pozicioni i epërsisë ju jeni përgjegjës për çdo udhëzim të gabuar për kafshët apo bimët, për të mos folur të Njeriun, në katër cepat e botës. Jemi plot me fjalë. Tani është koha për të vepruar.

Është koha për të mbyllur epokën e kusarëve dhe e fajdexhinjve. Jemi në epokën e udhëheqësve përgjegjës për gjithë botën. Shpëtoni njerëzit e skllavëruar në Afrikën Meridionale! Shpëtoni të uriturit në Afrikë! Shpëtoni palestinezët nga plumbat dhe torturat! E për ma tepër, shpëtoni izraelianët nga përdhosja e trashëgimisë së tyre të madhe shpirtërore! Shpëtoni atë që ka borxhe nga ligjet e rrepta të ekonomisë! Tërhiqni vëmendjen e tyre për faktin që përgjegjësia e tyre ndaj Njerëzimit duhet t’i paraprijë punës së tyre në ligje të një shkence që Koha ndoshta e ka kaluar.

Zonja dhe Zotërinj,

megjithë këtë që ndodh në botë unë jam optimist deri në fund. Nuk them me Kantin që Zoti do jetë fitimtar në botën tjetër. Zoti është fitimtar çdo ditë. Edhe mundet që e Keqja është më e dobët nga sa ne imagjinojmë. Përpara nesh është një provë e pashlyeshme: nëse nuk do të ishte që fitorja të qe gjithnjë në anën e Zotit, hordhitë e qënieve njerëzore nuk do të ishin në gjendje, përballë bishave dhe insekteve, shkatërrimeve natyrore, frikës dhe egoizimit, të rriteshin e të shumëzoheshin. Nuk do të ishin në gjendje për të formuar një komb, të dallohen në krijimtari e zbulime, për të pushtuar hapësirën dhe të deklarojnë të Drejtat e Njeriut. E vërteta është që e Keqja është një korruptuese e fuqishme dhe e dhunshme dhe që Njeriu kujton më shumë atë që dhemb se sa atë që gëzon. Poeti ynë i madh Abul-’Alaa’ Al-Ma’ari ishte në anën e drejtë kur thoshte: “Një dhimbje në orën e vdekjes vlen më shumë se njëqind orë gëzimi në orën e lindjes.”

 

 I përsëris falenderimet e mia dhe ju kërkoj të falur.

 -------------------

Ne ceremonine mbyllese te nje festivali letersie mbajtur ne Kajro ne tetor 2003, Sonallah Ibrahimit iu dha Cmimi i Romanit Arab, cmim i dhene nga Ministria Egjiptiane e Kultures bashke me nje shume te madhe monetare. Per habine e shume prej te pranishmeve, Ibrahimi, nje disident i mirenjohur, mori pjese ne ceremoni e madje mbajti edhe nje fjalim. Filloi duke falenderuar komisionin e cmimeve dhe duke denoncuar bashkepunimin e regjimeve arabe me politikat e jashtme te Izraelit dhe te Shteteve te Bashkuara, ashtu sic e kruajne zakonisht fytin intelektualt e Kajros. Pastaj ai vazhdoi me te verteta me te renda. Ne Egjipt, verejti ai, "nuk kemi me teater, kinema, kerkim shkencor apo arsim. Ne vend te ketyre kemi festivale dhe genjeshtra televizive. ... Ka korrupsion dhe vjedhje gjithandej, por kushdo qe flet per keto merret ne pyetje, rrihet, torturohet". Duke pasur parasysh kete "katastrofe" dhe "impotencen" e politikes se jashtme Egjiptiane, ai s'kishte rruge tjeter, u shpreh Ibrahimi, vec ta refuzonte cmimin, "sepse ky cmim jepet nga nje qeveri qe sipas mendimit tim nuk e ka besueshmerine e duhur per ta akorduar".

Duke pasur parasysh kete "katastrofe" dhe "impotencen" e politikes se jashtme Egjiptiane, ai s'kishte rruge tjeter, u shpreh Ibrahimi, vec ta refuzonte cmimin, "sepse ky cmim jepet nga nje qeveri qe sipas mendimit tim nuk e ka besueshmerine e duhur per ta akorduar".

Respekte për aktin e tij, fantastik.  Më kujtohet para ca kohësh në vendin tonë ishte ministër kulture Ylli Pango dhe tani është Ferdinand Xhaferraj (mishi i Ismail Qemalit tretet, kocka mbetet). 

 Prometeu - Franc Kafka

Për Prometeun tregohen katër gojëdhëna:

E para thotë se tradhtoi perënditë për njerëzit dhe këta e mbërthyen në një shkëmb në Kaukaz, kurse shkabat, e dërguara nga perënditë, vazhdimisht ia çukisnin mëlçinë.

E dyta thotë se Prometeu, i sfilitur nga kjo torturë, për t’i shpëtuar shkabave, futej gjithë më tepër në shkëmb derisa u bë njësh me të.

E treta thotë se kaluan mijëra vjet dhe tradhtia e Prometeut u harrua: e harruan perënditë, e harruan shkabat, e harroi dhe vetë ai.

E katërta thotë se të gjithë u lodhën e u kapitën nga ky faj pa faj: u lodhën perënditë, u lodhën shkabat, e kapitur u mbyll dhe plaga.

Mbeti i pashpjeguar  vetëm shkëmbi. Gojëdhëna orvatet të shpjegojë të pashpjeguarën. Duke i qëndruar besnike deri në një të vërtetës, gojëdhëna, padashje i kthehet të pashpjeguarës.

me fal per devijimin nga tema, por me qe eshte nga i njejti dhe e kam ne dore:

July 27 [1914].

...

Went twice to the swimming pool on the Strahlauer Ufer. Lots of Jews. Bluish faces, strong bodies, wild running. Evening in the garden of the Askanischer Hof. Ate rice a la Trautmannsdorf and a peach. A man drinking wine watched my attempts to cut the unripe little peach with my knife. I couldn't. Stricken with shame under the old man's eyes, I let the peach go completely and ten times leafed through Die Fliegenden Blaetter. I waited to see if he wouldn't at last turn away. Finally I collected all my strength and in defiance of him bit into the completely juiceless and expensive peach.

Shpifja, zotëri, shpifja! Ju nuk e dini se cfarë përbuzni.

Kam parë njerëz shumë të ndershëm, të cilët shpifja i ka dërrmuar. Ju kujtoni se ka ligësi, vepra të shëmtuara, që mos t'u besojnë punëkotët e një qyteti të madh, kur ato bëhen me marifet?

Dhe ne kemi këtu njerëz aq të zgjuar sa!...

Në fillim një zë i lehtë pregatit terrenin, si dallëndyshja përpara shtrëngatës, murmuron pianissimo dhe kërcet e ikën duke mbjellë gjatë rrugës shigjeta të helmatisura. Akësh njeri e merr në gojën e vetë dhe e hedh dalëngadalë e me marifet në veshin e një tjetri.

E keqja që u mbuall, mbin, shtrihet, përhapet dhe, duke u shtuar gojë më gojë, merr dhenë; dhe papritur ju del përpara shpifja, e cila ngrihet, vërshëllen, fryhet, rritet shumë shpejt. Ajo vërsulet, shtrin fluturimin, vjen rreth si shakullimë, mbështjell, tërheq, rrëmben, gjëmon e bucet dhe bëhet një zë, një "kreshendo" e përgjithshme, një kor universal urrejtjeje dhe gënjeshtrash.

E kush mund t'i bëj ballë kësaj?

Bazili, Berberi i Seviljes (Bomarshe) ia thotë Bartolosë kur i thotë sesi mund ta heqë prej zemrës së Rozinës Kontin Almaviva 

jero, whatever you're on, I want some smiley

quhet ngè, lule. dhe një lluku-lluku:

 An Eastern BalladGinsberg

 

I speak of love that comes to mind:

The moon is faithful, although blind;

She moves in thought she cannot speak.

Perfect care has made her bleak.

I never dreamed the sea so deep,

The earth so dark; so long my sleep,

I have become another child.

I wake to see the world go wild.

Aha, ngeshem ngeshem qenka receta.  Pill or liquid? smiley.  

Thnx darling, and don't mind me, long day smiley

Mërzia varfëron veç pjesë të trupit të cilat fshihen nën bust. Populli.

 

Cfare thote populli per ore te gjata pune?  Edhe nje cik plevit?

Po ma ktheve me "puna te kalit ama vish corape leshi" do merzitem.

 

 se harrova

O fh :

 

Në Sheshin Konkord,

Në Shanz Elize,

Makinat vrapojnë

Si dy rrëke.

 

me këtë, e mbyllim rubrikën sportive. ju kërkojmë të falur për zhurmën etj respekte.

mirupjekshim sërish! ma gjen dot kush një poezi të Dritëroit kur psoniste në Paris por mendjen e kish te një çupë devollite a diç të ngjashme?

Jeru, me torbat plot të të paçim gjithnjë! smiley

Luani dhe Miu

Dhe kafshet, sa e pane luanin, iken,
Se gjer ne palce u futi daten, friken.

Vec miu i vogel fare nuk tronditej,
Me sy i ndiqte kafshet dhe cuditej:

- cuditem si po ndodh, o miq, kjo pune,
Te trembesh nga nje zdap i madh kaq shume!

Te ishte ndonje mace, epo mire,
Po nga nje buf si ky te rrish gjakngrire?

Nga kjo ka mbetur nje proverbe e hershme:
Per miun vetem macja eshte e tmerrshme!

 

Eshte dhe ajo e luanit me lepurin...qe

i mbledh luani kafshet per miting ne xhungel... dhe filloi luani te mbante fjale(mitingonte)... - kafshet te tera ne kembe para tij, gati-tu, a thua se luani ishte ulur gju me gju me popullin. Fjalen luanit ja nderpret papritur nje p0rdh€ nga turma.

frika e shperndan turmen si zogjte e pules, dhe mbetet aty (ne kryeministri) i vetmi trim - lepuri.

e shkon luani serbes-serbes t'i shtrengoje doren per guximin, trimerine dhe burrerine e madhe. 

(C'e do qe lepuri s'kish ikur se kish ngordhur.)

Tani kjo eshte nje forme e prozes popullore qe nuk eshte shprehur akoma me vargje...po ja qe urtesia e fituar ne vite e shekuj, coku e gjen jehonen dhe sot.

(ka dhe ca te tjera me trimerite e lepurit... po kur t'u vije koha) smiley

 më jep vetëm 1 sec

je i sigurt që nuk e ka takuar në çanakkale?

qe baba entropisk smiley :

Ti mor' fshati im Menkulas,

ç'm'u kujtove këtu në Montparnasse.

Menkulasi nuk ishte çupë, po ti e di këtë  smiley

E modhe kjo entropi 5****

Sa me shume karrota, aq me pak stres!

smiley

 

 

Si s’e harroj dot,

Si s’e harroj dot

Se, ngjitur me Kuvendin Shqiptar

Ka qënë një kopsht zoologjik

Me majmunë

Dhe papagaj….

smiley

Ne Malawi, zyrtaret jane shti n'hall te madh:

Malawi row over whether new law bans farting

Two of Malawi's most senior judicial officials are arguing over whether a new bill includes a provision that outlaws breaking wind in public. 

Te lirohesh a mos te lirohesh molle sherri ...

 Flm , Jerusalem + të tjerët !

 

Ti e di si duhet vdekur   

 

Ti e di si duhet vdekur të jetojë plisi i bardhë e

gjaku i valë,

tambli në sisë e fara në arë,

ti e di si duhet vdekur, vëllai im i heshtur, vullkan

i ndezur, vëllai im i tretur, i pabuzëqeshur,

i fyer e i poshtëruar,

vëllai im i panënshtruar…

Ka kaq shtatore në udhë e sheshe, bij-hyjni jetojnë

në ty

ata si farën në arë kryet lanë në kohën tonë prej

gjaku dhe ëndrre.

Ti e di si duhet vdekur, vëllai im i heshtur -

vullkan i ndezur-ti e di si duhet vdekur…

 

Agim Spahiu

 

 

Po shof nje filmim te vjeter me Ferdinand Deden, teksa dirigjon nje koncert me kenge popullore

 bahhhh ca pasioni

i paperseritshem

During a protest against Italian Prime Minister Silvio Berlusconi in Arcore, near Milan February 6, 2011:

Protesters attend a protest against Italian Prime Minister Silvio Berlusconi in Arcore, near Milan, February 6, 2011. The banner reads, "Berlusconi go away! You steal our dignity!".

 "resign pig"  during a protest in Arcore, Italy, Sunday, Feb. 6, 2011, to demand Premier Silvio Berlusconi's resignation following allegations he paid for sex with a 17-year-old girl and used his office to cover it up.

 "Papi go home, free Italy from embarrassment and the shame".

A protester waves a pair of knickers during a protest against Italian Prime Minister Silvio Berlusconi in Arcore, near Milan February 6, 2011.

A demonstrator wears a mock mask of Italy's Premier Silvio Berlusconi and handcuffs during a protest in Arcore, Italy, Sunday, Feb. 6, 2011, to demand Berlusconi's resignation following allegations he paid for sex with a 17-year-old girl and used his office to cover it up.

Bravo protestuesve!

Pati edhe ketu pucista e bllokqene, qe u perleshen me policine ne nje tentative te qarte per te rrezuar padrejtesisht pushtetin e kurvarit dhe pedofilit (pervecse hajdutit dhe mafiozit) Berlusconi:

Demonstrators fight with police during a protest against Italian Prime Minister Silvio Berlusconi in Arcore, near Milan February 6, 2011.

Pati te demtuar?

 

bllokqene

Hera e pare qe e degjoj si fjale smiley

 

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
e fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
a, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
në durofsh dot thënjet e tua të drejta
në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
t’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
që veç një fjalë “QËNDRO” gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
a të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t’vërbon
nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.

Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
me vepra që peshojnë
Dije dhe mos ke asnjë dyshim
se jotja do jetë bota me cka ka brenda
dhe burrë të do jesh, o biri im!

 

RUDYARD KIPLING

 

me mire 1 ore duke stivos 4m3 dru zjarri, apo 1 ore duke duke zevendesu "e" me "w" e pastaj me "ë" ne 40 faqe material te shkujdesur?! 

çmimi i bakrit arriti kuoten 10.000 $ per ton.

çmimet e ushqimeve u rriten kete vit 10-20%, sipas organizates se ushqimit FAO.

çmimi karburanteve u rrit 8-10% keto 2-3 muaj.

 

kish vdek geri mur smiley

r.i.p.

L’Infinito

Sempre caro mi fu quest’ermo colle,
E questa siepe, che da tanta parte
Dell’ultimo orizzonte il guardo esclude.
Ma sedendo e mirando, interminati
Spazi di là da quella, e sovrumani
Silenzi, e profondissima quiete
Io nel pensier mi fingo; ove per poco
Il cor non si spaura. E come il vento
Odo stormir tra queste piante, io quello
Infinito silenzio a questa voce
Vo comparando: e mi sovvien l’eterno,
E le morte stagioni, e la presente
E viva, e il suon di lei. Così tra questa
Immensità s’annega il pensier mio:
E il naufragar m’è dolce in questo mare.

Giacomo Leopardi (1798-1837)

 thenkju thenkju.... smiley

kam edhe një te dora tjetër smiley :

On the Life of Man

What is our life? A play of passion;
Our mirth, the music of division;
Our mothers’ wombs the tiring houses be,
When we are dressed for this short comedy.
Heaven the judicious sharp spectator is,
That sits and marks still who doth act amiss;
Our graves that hide us from the searching sun
Are like drawn curtains when the play is done.
Thus march we playing to our latest rest –
Only we die in earnest, that’s no jest.

Sir Walter Ralegh (1552-1618)

VJERSH I TE BILJES KOLLOGRES
Ka m`erth te kurmi gjith kejo gadhi?
Si e paftes u xheshiem te shtrati
E zgjonem e garepsur se u zegjova,
si ajo ce dihet me nje fat te bardh.

VJERSHE E BIJES SE KOLLOGRESE
Nga m`erdh te kurmi gjith` ky gezim?
Si e pafaj une zhvishem te shtrati
E zgjohem e hareshme se u zgjova,
si ajo qe gdhihet me nje fat te bardhe.

(De Rada)

There is Great Chaos under heaven. The situation is excellent.

 

horoskopi spaska thane fjale te mira per muuu smiley

From Salt Lake City one travels over the great plains of Colorado and up the Rocky Mountains, on the top of which is Leadville, the richest city in the world. It has also got the reputation of being the roughest, and every man carries a revolver. I was told that if I went there they would be sure to shoot me or my travelling manager. I wrote and told them that nothing they could do to my travelling manager would intimidate me. They are miners— men working in metals, so I lectured them on the Ethics of Art. I read them passages from the autobiography of Benvenuto Cellini and they seemed much delighted. I was reproved by my hearers for not having brought him with me. I explained that he had been dead for some little time which they elicited the inquiry “who shot him”. They afterwards took me to a dancing-saloon where I saw the only rational method of art critism I have ever come across. Over the piano was a printed notice: PLEASE DO NOT SHOOT THE PIANIST. HE IS DOING HIS BEST. Personal Impressions of America - Oscar Wilde

Bëhuni gati për një përmbysje të poleve magnetike duke filluar nga marsi. smiley

Ca eshte kjo, hapi i pare per 2012en? smiley

Ca te bejme? Te lidhim rripat e sigurimit? Te kapim ndonje bunker?

Kujdes nga bunkeret perballe Kryeministrise se do e hash si puciste. 2012a i merr te keqen Sales nga rrezikshmeria smiley

Ta lini politikën mënjanë dhe të merreni me veten tuaj, se kjo botë ka marrë fund. Të gjithë trazirat që po ndodhin tani nëpër në botë janë rezistencat e fundit të atyre që nuk duan ta lëshojnë nga dora. Po herët a vonë kanë për t'a bërë. Në tetor bota do ketë  ndryshuar aq shumë sa s'do njihni më veten. (Nqs jeni akoma mbi Tokë, sigurisht). smiley

 

pse na ben me zemer mor aman  smiley  smiley  ki njecike meshire

Di gje ti: Kur te rrotullohet poli, a do e mare parlamentin me vete? Qe te biem rehat ne se natyra veteekuilibrohet e te ikim ne plazh. Ku behet plazh tani?

Brazil

i would love to die in a peaceful beach smiley

Po u rrotulluan polet, rrezik shkaktohet ndonje cunami. Bregdeti eshte i pari qe e ha.

Une do te zgjidhja malin. Malin e Tomorrit.

Ej po liqenet a jane problematike ne keto raste? Se deti te na marre te keqen, po liqenin e kemi afer dreqin.

Ravintsara, sa e shet nje bilete tek anija jote kozmike qe do te te shpetoje kur te vije tetori? smiley

ouuuu? Peshku po strehoka profete te pa regjistruar?

Hahaha... Të gjithë do kthehemi andej nga kemi ardhur, po puna është t'a bëjmë me sa më pak dhimbje të jetë e mundur. Të merresh me rregullimin e problemeve të botës sot është si të shkosh sapunin kur je zhytur në një pellg me baltë. Kjo vlen edhe për politikën, edhe për shqiptarët. Zgjidhja e vetme është të dalësh nga pellgu. Dhe të dalësh nga pellgu do të thotë: 1)të kuptosh që je në pellg dhe 2) t'a pranosh pellgun si eksperiencë që të ka lejuar të kuptosh më mirë se sa qef është jashtë pellgut. E thënë troç: të shkëputesh nga çdo gjë afektive dhe të gjesh autonominë. Të shikosh me tjetër sy çdo gjë që i shërben egos: pasuri, lidhje dashurore, arritje profesionale, dominim apo viktimizim, cilado që të jetë. Të çindetifikohesh nga roli që ke marrë në këtë jetë: analist, gazetar, kontabël, shef, kryefamiljar, grua, burrë, varfanjak, pasundar, burgaxhi, gocë e mirë apo çun i keq, të gjitha këto janë thjeshtë iluzion. E vetmja gjë që na mban ngjitur pas iluzionit është frika. Dhe e vetmja gjë që na bën të kemi frikë është pavetëdija për atë që jemi: qenie të përjetshme dhe të plotfuqishme. Diçka që nuk duhet të besohet por të përjetohet nga brenda. Kur bindesh për këtë, çdo gjë bëhet më e lehtë. Nuk po them tani të lini shtëpi, burrë, grua, fëmi, katandi, apo punë, patjetër; po të ndryshoni pikëpamjen që keni patur deri më sot dhe të lëshoni pe aty ku vini re rezistenca. Nuk mund të kontrolloni çdo gjë, kështu që s'mund të kontrolloni tsunamin në bregdet, po mund të lundroni me valën, po të lehtësoheni nga pesha e egos. Kush lundron me valën, normalisht ka për ta bërë kalimin nga ana tjetër me shumë lehtësi. Kush reziston, ka për të pirë ujë para se të dalë në breg.  smiley Kush më kuptoi, më kuptoi. Kush jo, ka për të kuptuar më vonë.  (K)

Bukur ! Ashtu kot; a praktikon ose  studion ndonjë fe apo filozofi të veçantë . 

Fjale te ndritura Rexhep Qosja! Fjale te ndritura!

quoto in pieno

e pashe dhe une ne Shqip. Eshte i vetmi shqiptar vertet i madh. Kam respekt

pjeserisht te ndritura .. smiley  Arber Xhaferri me pelqeu me shume

Nje njeri i madh. Shume, shume respekt per Qosen.

Ina Rama te Zone e ndaluar! Interesante!

Si valle dikush mund te quhet Silvia Kondi dhe lavire bulevardi brenda nje periudhe kohe te shkurter?!

Turp kryeministrit per fjalorin!

Bregdeti i Fierit! Skandal!

Ku po e sheh?

Tek TCH, por mbaroi tani.

Nafta u derdhka ne det. Plus inertet dhe plehrat e tjera. Katastrofe ambientale.

smiley  e sa e sa katastrofa te tjera ambientale ka .. ka kaq shume sa ndonjehere themi me mire qe nuk i dime..

smiley !!!

Mendo qe ka njerez qe shkojne dhe bejne plazh aty ne vere!

Ndersa ne vjeshte, dimer dhe pranvere kurohen nga infeksionet?!

E kam fjalen per ata qe mbijetojne. smiley

Për të vënë kujen. Por duke ndëgjuar këta intelektualët tek Klani mendoj se është mirë dhe aq. 

Këta po kërkojnë të ndërrojnë popullin . 

E kane ne terezi ata, i fusin nje tralala smiley

 dhe e shtyjnë 6 muaj. Ky i shkreti Kapexhiu se ka kuptuar se iraniani nuk është shqetsuar nga demonstrata por nga vrasjet në demonstratë .

Utopi

E diel, 23-09-2007, 03:27pm (GMT)

Po dogja qytetin sonte
Dije se jam futur ne altarin e mëkateve me Ty.

/Puntorie Z./

 

kush e di si e ka pas hallin Puntoria ? 

hall utopik smiley

C'liber me sygjeroni si dhurate per nje vajze 15 vjecare?

Dhe c'lloj muzike degjojne 15 vjecaret e sotem? Dua t'i bej nje dhurate vajzes se nje mikeshes sime, po s'e kam idene fare se c'interesa mund te kete nje 15 vjecar sot.

Mund te zgjedhesh nje nga librat seri "Muzgu", "Hena e re", "Eklipsi" te Stephenie Meyer.

Ne librari kam pare disa here adoleshente qe bleje ndonje nga keta libra.

c'lloj muzike? varet nga tipi, alternative, punk, gothic, emo, or house.

Sa per liber, Paulo Coelho s'do ishte keq, njoh vajza qe e pelqejne. 

Nga shqiptaret, librat e Canosinajt pelqehen shume nga adoleshentet sot. 

Falemnderit, Magnum e Illyrian. Tani qe po vrisja mendjen, s'i ju duken librat e Khaled Hossein-it, "nje mije diej vezullues" ose " gjuetari i balonave"?

Megjithese dhe Aventurat e Tom Sojerit ose Hakelberri Finit s'jane keq, ose Udhetimet e Guliverit. Po keto jane te kohes sime, s'e di ne u pelqejne ketyre adoleshenteve te sotem.

Sa per muziken, hoqa dore nga CD-ja. jam e sigurt qe do t'ia fusja kot. smiley

 Po keto jane te kohes sime, s'e di ne u pelqejne ketyre adoleshenteve te sotem.

keta s'kane kohe, jane shtylla. nje dite do te ta dije per nder, nese eshte rritur ne nje ambient te hajrit.

p.s. une per vete Hakelberri Finin do doja. apo s'lexohet per qejf ne plazh! smiley

Mos ki frike,

Bleja ate qe ty te duket e pershtatshme.

Ska rregulla dhe kufinj per kta kalamajt e sotem smiley

Ja shif, une per nje 5 vjec bleva ket

http://us.dk.com/nf/Book/BookDisplay/0,,...

e kishin perkthy ne shqip 100% nga origjinali.

Dhe  korra sukses te madh

smiley

Edhe 100 mbeska, Ruzhe! smiley

nejse, ate po mendoja dhe une. Po keta kalamajt e sotem qenkan kaq te veshtire. Edhe nga ana tjeter, une dua qe dhurata ime te pelqehet (ky eshte vesi dhe ceni im i perhershem, ne fakt smiley  (dhe ky muhabet eshte sa here qe duhet te blej ndonje dhurate)

Po besoj se tek Tomi do perfundoj, po s'e pati lexuar nderkohe dhe te ma djege filmin fare. smiley

Edhe une per Tomin votoj, kaq qene nje nga librat e mi te preferuar te asaj kohe. Edhe po ta kete lexuar nuk digjet filmi sepse ate liber eshte e pamundur qe ta lexosh vetem nje here. smiley

nderkohe dhe te ma djege filmin fare

mor po, hallall, shkrumb ta beje per keto gjera! smiley

Tomi ka me sh, ashu, dathuricka, me duket. smiley 

Po tashti, drejt  asaj rruge po shkon... t'ia bejme udhen e lehte, te pakten... smiley

C'me kujtove nje te forte: Ne klase te tete, nje shoqja e sime meje, me jep per te lexuar "Bel ami" fshehurazi mamit. E lexoja naten, zakonisht, e ne mengjes, kur ngrihesha, e fshihja pas librave te tjere ne raft. Nje dite, e kisha harruar pa fshehur dhe nam i zi me mamin qe me bertiste mua, i bertiste dhe shoqes se vet. E bukura eshte se qysh atehere ate liber s'e kam marre me per ta lexuar e s'e mbaj mend fare. smiley

 

kurse une nga gjithe ai "dimri i madh" vec nje pjese ku nje cupe merr puthjen per here te pare mbaj mend. qe kur shihej ne pasqire i dukej e cuditshme qe buzet i kish po njesoj, si me pare. boh, sa te tretura i merrnim gjerat, tashi kur e mendoj!

po rinia duhet ndihmuar, dakort jam! lol

 edhe ti keshtu??? cuk cuk cuk! smiley

"Vizione të qarta" të Pjer (lol) Një libër me dashuri dhe intrigë .ose një disk me llojin e muzikës që ajo pëlqen do ta knaqë më shumë . 

 Faleminderit per reklamen qe i bere librit tim "Vizione te qarta" smiley 

O Pjer,dhe sa kopje kane ngel pa u shit o burre i dheut. 

#-o

Ana kete problem e kam pasur dhe une por ja kam gjet kesaj moshe damorin.

7 vellimet e Harry Potter.

Por me ka gjet belaja,te tre keta qe une i bera dhurate keto vellime po presin qe ti dhuroj dhe te 8-in,i thashe per ditelindje,por ti mos bej gabimin tim qe tja japesh te gjitha pernjehere por cdo vit beji dhurate nga nje vellim.

 Ide e mirë po kështu i bie që 15 vjeçarja ta lexojë të tetin 23 vjeç .çoja të paktën për dy datëlindje . Kurnac.(lol)

 

Ravintsara, na tromakse! Ca do te ndodhi?

A na keshillon qe t'i shpenzojme te gjitha leket qe kemi deri ne tetor?

 A di njeri ku janë Emigranti , Tironsi e genci ? Nqs janë mërzitur nga "bathët" ka dhe tema pa bathë . Për Bulevardin s'po pyes se me siguri ka ndryshuar nofkën.

ravi, ui uont mor, ui uont mor, ui uont mor!!! pliz tell as evrithing ju nou. smiley

Vdiq dhe Hysen Hakani, realizuesi i filmit te pare artistik shqiptar; "Femijet e saj" dhe filmave te njohur si Debatik etj....!

Ok, do ju sjell more, po më duhet pak kohë. Që kanë për t'u kthyer polet kanë për t'u kthyer, sipas përfundimeve të mia, po se kur nuk e di. Gjithësesi, i bie të ndodhë brenda tetorit. Dhe katastrofat natyrore të 2010-ës, përmbytje, tërmet, vullkane, rrëshkitje etj. do vazhdojnë dhe do jenë edhe më intensive. Ylli i shuar, planeti misterioz që shoqëron Diellin tonë dhe kalon këtej një herë në disa dhjetra-mijra vjet, Nemesis nuk qenka broçkull po u njihka prej kohësh nga shkenca: http://www.osti.gov/bridge/product.bibli...

http://www.osti.gov/bridge/product.bibli...

Dhe është shumë afër tani...

p.s.: është thënë që në fund të kohërave, do ketë revelation, do merret vesh çdo gjë që është mbajtur e fshehur nga njerëzimi, etj. Wikileaks me shokë dhe gjithë çmënduritë e botës që po marrim vesh që prej disa kohësh, si revelation më duken, mua. Enjoy...

 

Linku i pare fillon me:

This report was prepared as an account of work sponsored by an agency of the United States Government Neither the United States Government nor any agency thereof, nor any of their employees, makes any warranty, express or implied, or assumes any legal liability or responsibility for the accuracy, completeness, or usefulness of any information, apparatus, product, or process disclosed, or represents that its use would not infringe privately owned rights. Reference herein to any specific commercial product, process, or service by trade name, trademark, manufacturer, or otherwise does not necessarily constitute or imply its endorsement, recommendation, or favoring by the United States Government or any agency thereof. The views and opinions of authors expressed herein do not necessarily state or reflect those of the United States Government or any agency thereof.

Link 2: 

Periodicity seen in both the mass extinctions and large impact cratering on earth can be explained if one postulates that the sun has a companion star, orbiting in a moderately eccentric orbit with a major axis of 2.8 light-years.

 

Eshte koha dhe vendi qe te rishikohet seriozisht kjo perralle. 2.8 vite drite... E papare! 

Heliopauza mendohet te shtrihet rreth 100(ndoshta cik me shume) AU (1 AU=largesia e tokes nga dielli). Aty mbaron cdo lloj ndikimi qe mund te kete forca e diellit... dyshoj shume qe te kete ndonje trup qiellor qe te bashkeveproje apo te ndikohet nga ndonje force diellore (ose e ndersjellte) ne largesi te tilla. 2.8 vite drite jane 177 075 AU(njesi astronomike).  Eshte krejtesisht e pamundur qe te kete bashkeveprim midis diellit dhe nje trupi qiellor ne nje largesi te tille, qe te jete bashkeveprim aq i forte sa te beje te mundur qe te egzistoje nje orbite e ketij trupi.

Pervec kesaj, 2.8 vite drite larg, jane plot 2 here me afer Proxima Centaurit sesa diellit. Nuk ka pse ky trup qiellor te mos "peshkohet" nga Proxima Centauri.

Teoria nuk qendron. As perralla.

Gjeni dicituren! smiley

Facebook ADDICTED! smiley

life erased by facebook smiley

Mund te me thote njeri sa peshq ka ketu tek Ppu?

Magnum,jane rreth 350 peshq.

Flm Brad!

OMG... "Vizone te qarta"... E adhuroj kete liber!!! smiley

___

Dje lexova ketu tek Peshku kete thenien qe po jua citoj me poshte. E lexoj here pas here kur kam nevoje me qesh sa te me dhembi stomaku smiley

Ti ke etike profesionale? Po ti s'di te besh asgje mo te fshifte ty... ti vetem punen e shushunjes di te besh. Pervecse je nje kokerr injoranti i pashkolle, nje gje e trashe, qe s'di as shqip as anglisht... po me ty ka tallur trapin natyra mo i zi. Te kishin qene angleze prindet e tu, do kishin bere namin duke kerkuar demshperblim nga siguracioni per fatkeqesine natyrore qe i zuri kur linde ti.

 

Zoto per Veliuexpres.

smiley

 Ca konspironi ju dy kokpezhishka ketu? dhe thosha une pse me mbyti lemza... smiley

Te kishin qene angleze prindet e tu, do kishin bere namin duke kerkuar demshperblim nga siguracioni per fatkeqesine natyrore qe i zuri kur linde ti.

smiley

Po ju ka gjet mo dak! S'do kisha qesh kaq shume sikur te mos kisha pare ate emisionin e Al Jazires... smiley

pliiz, shperndahuni se po patrullojne adminet smiley ... m'i ndjen hunda mua keto gjera...

OK, le te kthehemi tek bisedat serioze. smiley

Kjo videoja e Youtubit qe po postoj me poshte ka bere buje ketu ne Itali prej 1 jave. Gati 2 milion shikime vetem tek ky link, plus kopjet e tjera.

Eshte nje video qe nje kantautore romane (nen nick-un "Sora Cesira&quotsmiley ka bere me rastin e skandaleve te fundit seksuale te kriminelo-mafiozo-evazoro-hajduto-idjoto-debilo-pedofilit... Berlusconi:

http://www.youtube.com/watch?v=SEk_aPqTK9M

Ka kuize online me pyetje shqip, pervec ketij Milionerit qe sapo e zbulova, e provova dhe fitova me duket nja disa qindra euro virtuale, duke care me shpate ne dore permes gabimeve te shumta drejtshkrimore, but otherwise it was fun. Harrova te ve pikpyetjen... ? ...there

Po show-n ne tv e ndjek njeri ne Shqiperi? Jane te veshtira pyetjet?

_______

Pse eshte futur kaq shume ne mode Red Bull-i ne Shqiperi, pervec faktit qe te ben me krahe dhe te jep keshtu mundesine qe ta vezhgosh nga lart protesten?

U  perdorka dhe per qerasje kryeministrash? :O What happened to the good old fashioned gota me raki?

http://www.panorama.com.al/panorama/images/bekimja.jpg

A nuk i eshte afruar si shume* kesaj barely 18 vjecares kryeministri yne puci-puci zhbirilues?

Apo ne Shqiperi akoma s'eshte futur ky koncepti qe me gocat nen 18 vjec nuk duhet te pucipucohesh?

 *kidding e, se ne e dime qe Berisha eshte qenie aseksuale.

 

P.S. Kaq shpejt sa po e mbushni juve paqensuren, do na duhet te qisim ndonje teme pa-paqensure, ose qensure puci-puci free.

i kuqelon fytyra sales afer saj. 

 fof eshte fjala qe me pelqen me shume. Kur e them e ndjej dhe mbi te gjitha mendoj qe personi qe po e degjon e meriton ne te gjithe  sensualitetin e tingullit qe vibron ne timpanin e veshit.

 

Peshq, e di njeri se kur e ka ditelindjen Ppu?

les jeux sont fait.... smiley

 

Andi Bushati/ Djali i bllokut…? Jua them të gjitha në një film!

Mira Kazhani - Standard

I hedh nje sy kesaj kategorise "Speciale" te Standard se thashe mos kane ndonje artikull interesant nga e shkuara, dhe shikoj kete.

Ok, me pelqen stili narrativist i te shkruarit te kesaj Mires (per keto lloj artikujsh dmth) por, c'ne ky artikull, dmth ca paska bere ky Bushati qe e paska merituar nje Speciale nga gazeta maxhoritare e pavarur Standard? A nuk eshte Bushati nje nga objektivat e preferuar te gjuetise se shtrigave berishiste me stil biografi-njollosje enveriste, i vleresuar me cmimin berishist "bllokqen"? :O

Origjinale fatura ne fund lool shkrim pacavur  eniuej

Dmth ti thua s'ka bere gje Bushati me kete gazetaren? :-?

Po c'rendesi ka ca ka bere ajo, rendesi ka te na thuash me ke do ndaje nje briosh ti nga keta tipat qe dalin ne tv shqiptare. ;smiley

hahahha as kafen nuk ia paska pagu Bushati lere me   other expectations smiley

Me thene te drejten me asnjonin  se shef ti po  i bej greve tivise  e s po e hap fare prej ditesh smiley

Chris Lee quits House over flirt e-mail scandalCongressman Chris LeeMr Lee reportedly used his real name and address in the flirty e-mails

A married Republican congressman from New York state has resigned amid media reports he flirted online with a woman to whom he sent a shirtless photograph.

 ps. te jete ky flirty noj simptome gripi valle?!   

Stilista Kenneth Cole chiede scusa per questo tweet: Millions are in uproar in #Cairo. Rumor is they heard our new spring collection is now available

Kujdes kur te blini tek Neranxi! Nje pjese e produkteve jane shume afer dates se skadences ose te skaduar!

Nuk me cudit. Stikat e Neranxit pershembull, jane si drrase e kalbur.

kush eshte neranxi?

Nje shperndares shqiptar produktesh ushqimore si ereza, fruta te thata, shurupa, etj...

flm te dyve. po perpiqem te gjej ne kam ngrene ndonjehere gjera te tilla.

mos eshte fjala per ish deputetin Nikollaq Neranxi?  se ky sikur eshte edhe biznesmen, apo jo.   

 Ish- deputeti Neranxi shpallet i pafajshëm

Me duket se po, por nuk i jam i sigurt. Ne Shqiperi nuk dihet ku mbaron politika e ku fillon biznesi.

Nejse stikat e Neranxit ju keshilloj qe te MOS i blini! Me mire hani ndonje cope trungu peme te kalbur se do te ishte shume here me i mire se to.

!!!

smiley

hahahahaha, joooooo, Kravata Burberry's smiley

Where is the problem?

po e ka koken me cepa o olsib.  pastaj nuk i shkon as me hunden.smiley

Tani halli eshte i shumefishte olsi. E para, por jo dhe e para, qe nje e tille kushton rreth 80 euro, qe eshte nje pension ne Shqiperi. S'dua te bej propagante pauperiste, por ja qe politika si profesion ngrihet edhe mbi hollesi te ketilla. 

p.s. e dyta here sot qe flas per aparenca. 

 Rrofsh per informacionin vella,puna e pare qe desha te beja neser ishte te shkoja tek Neranxi te blija sacme per ciften.

Te lutem, e kisha per detyre qytetare moter smiley

E pate tek Fiksi se si e kishin arrestuar ate burrin?!

Police pa distinktiv, pa mandat, pa uniforme, me makine me targa te huaja dhe duke ushtruar dhune! :O

Te *ifsha te drejtat e njeriut!

te pifsha te drejtat e njeriut...  pijanec i poshter. smiley

Isha shume esell smiley

Menyra te tjera per zgjidhjen e nje ngerci politik: 

BBC News: Sex ban suggested for Belgian coalition negotiators

The partners of Belgian politicians are being urged to go on a sex strike until a government is formed.  The country had general elections last June but parties have so far been unable to form a governing coalition.  Socialist senator Marleen Temmerman said after a week of a similar sex ban in Kenya in 2009, a government was formed.  Previous attempts to pressure Belgian negotiators into agreement have included a "grow a beard" campaign.  It is now 241 days since the elections, and Belgium is fast approaching an unofficial world record.  Apart from Somalia, it is reported that only Iraq has taken longer (249 days) to form a government.

"I call on the spouses of all negotiators to withold sex until a deal is reached," said Ms Temmerman in an article for a Belgian newspaper. "Have no more sex until the new administration is posing on the steps of the Palace." 

Ne Holande kane ba nje studim mbi 10 milion holandeze qe vuri se re , kush eshte singel  eshte i stresume i depresume , ha keq , pi shume dhe tymos edhe me shume.Keto jane edhe arsyet pse eshte singel...

Armando nuk njehet, here tjeter bjeri ma fort po deshe me dale te peshku....

 Josif Papagjoni

Një titull i çuditshëm për një recension kushtuar një libri, diçka si “krisje” a “gjetje” gjysmë poetike, gjysmë metaforike, por që në fakt unë enkas e përzgjodha, si një megashenjë e asaj çka kumtohet në librin e fundit të Ismail Kadaresë “Mosmarrëveshja – mbi raportet e Shqipërisë me vetveten”, botuar nga “Onufri” tani së fundmi. Autori e quan “sprovë letrare”, por ajo ngjan se e tejkalon synimin parak duke marrë udhën në ujëra përtej limereve të letërsisë, eseistikës a publicistikës. Ka një mbarsje të pnellshme të materies së librit me historinë dhe filozofinë, andaj dhe unë do ta çmoja si një fryt trifarësh: letërsi, histori, filozofi. Kjo e fundit - filozofia - është si e pabëzajtë, si diç e shurdhër, me luspat a zhgunin publicistik hedhur përsipër, sepse “frekuenca” është tjetërsoj: është sinteza e historisë së shqiptarëve. Madje më thellë, aty ku bulbon etnosi i tyre, gjaku, ndërdija: është SHPIRTI i kombit. Majaja. Tharmi ngjizës i tij. Heraldika e kujtesës. Dhe prandaj mund ta quash Filozofi. Të tria shkallët janë të harmonizuara bukur mirë me njëra-tjetrën, si faqet që kulmojnë në një piramidë ku secila dëshmon diç më vete duke e marrë dritën nga kënde të ndryshme e të kundërta, e prapë e tëra mbetet unike, ashtu si Ferri, Toka dhe Qielli. Në vijim të kësaj metafore, unë e lexova mendimin tejpërçues të Kadaresë si një filozofi të historisë, apo histori të letrarizuar, apo letërsi tjetërfarë (sprovë, siç e quan ai vet&eumlsmiley e ushqyar nga dy gurra njëkohësisht: historia dhe filozofia.

Po shikoj Canin tani. Sinqerisht nuk arrij ta kuptoj kete moden shqiptare (qe egziston prej vitesh) te balerinave/kubisteve serbe.

Kaq seksi qenkan serbet?!

PS: Cani: Cfare eshte petrol-kimia?

Sa out!

Si po te duket Anta? smiley

Nje cik si lesbike!

PS: E ke fjalen per poeten apo jo?

Po po, ajo qe njehere futet ne rolin e femres, nje here ne rolin e mashkullit... kur shkruan poezi smiley

Na paska bere dhe nje dhurate per Shen Valentin smiley

Do te thuash qe eshte bisex? smiley

Me duket se eshte thjesht feministe.

Po ai gjyshi qe eshte fut si fanti spathi ne mes te lesbikeve dhe kubistave serbe... chi cazzo è?! smiley

Une s'thashe gje, ajo e tha smiley
Pastaj, e degjove tani kur iu pergjigj pyetjes se Canit qe kur eshte flirti yt i fundit? Une flirtoj vazhdimisht ndermjet poezive.

U shkriva kur Cani ia ktheu: Ca flirtojne me kafshe, ca me njerez, ca me poezi... smiley

Se kam fare idene kush eshte gjyshi se nuk e kapa kur hyri, por besoj se po i shijon roli i fanti spathise mes lesbikeve dhe kubisteve smiley

 

Une e kapa kur u kthye nga berja e nevojave personale.

Ky Nevzati me duket si deshmia qe provon prejardhjen e njeriut nga majmuni.

Ne kuptimin e mire te fjales.

 

Zotrulso, ishte cope 1. Zakonisht jane per "mmm..." kur jane cope 2. smiley

mos me quaj pervers, po te dyten sikur e shton truri vete... mmmmmmm

 

 lesbians.... mmmmmm dillishes. smiley

Edhe mua ashtu m'u duk.

 

Nevzati qenka ish-kolonel i forcave ajrore?! :O

Kthej mbrapsht gjithcka shkruajta per te.

Shume mire qe e ktheve mbrapsht, jo per gje por une nuk besoj ne teorine e prejardhjes se njeriut nga majmuni smiley

Respekte forcave ajrore!

Po degjoja Megi Ajtyresan, zedhendesen e radhes se PS-se. Goce interesante.

O Partia Socialiste, po vendosni dreqi e mori... kjo goca duhet te flasi ose ne "shkodranisht" ose ne gjuhe standard... se s'ka lezet qe te flasi nje here ashtu e nje here keshtu se duket sikur po interpreton ndonje rol teatral.

Po si nuk gjeti nje aktore te hajrit per zedhendese kjo PS-ja?! Duket sikur kane dale te gjitha nga ato telenovelat skandente meksikane. Faji i skenaristit mbi te gjitha.

PS: Keta... jane apo bejne?!

Pse mer? Megi është gocë e mirë. Zërin e ka sexy. Të thellë, por femëror.

E vetmja vërejtje që kam unë, është se në gjeste duket sikur kopjon Ramën. smiley. Be original i duhet thënë. Dmth be like Erjon Braçe.

 

pse ore ca u be PSja, parti plot me tigra? Nje tiger kane ata.  nuk e ke pare kur e trash zerin... puuuuuuuu...u dridhen leqet e kembes te gjitheve ne kuvend. - sidomos gardes. smiley

sikur kopjon Ramën. 

 

Sikur vetem Megi. Kopjac jane edhe Shalsi, Tahiri, etj. Kopjac ishte edhe Manjani. Dmth kopjac eshte prap, vetem se tani kopjon Meten  smiley 

Me kujtojne Shaban Memine dhe Tritan Shehun m'vaktit kur kopjonin gjithe zell Sulen. Makes you think plako, apo jo?  smiley 

 

Shiko, unë kam debulesë për disa nga gocat e PS-së. Përfshij dhe Megin. Kështu që ishte vërejtje shumë friendly.

Ajo është e re, ka të ardhme përpara, si dhe ata të tjerët.

Po të kopjosh Salën është jazëk fare ama. Figurën më të keqe e ka bërë Bogdani... pupupu ça shpërfytyrimi!!!

 

eshte e cuditshme kjo puna e kopjimit te krereve. Sinqerisht nuk kom per ta kuptu kurr. Kam pas nje pedaqgog ne Shqiperi, por ishte fare djali, nga ky brezi i ri qe i mbajten si student te mire, tip i qete, me nje fare charmi dhe karizme jo pak te spikatme. E mire. Iki nga Shqipnia une me at fillim pas 90-tes, kur nje dite, duke nigju radion, ne ato rremujat e 97-tes, kur thote folesja, do flasi X-i, per ket dmth, thot emrin e ktij, qe eshte funksionar i PD-se, goxha nolt e? Thashe, u sa mire, ta nigjoj i her, t'kujtoj kohen e studentllikut. Kur fillo lala, tu gerthit e tu i zgjat foljet edhe rrokjet e funit, pak a shume, nuuuk do keeeet zgjedhjeee t'parakohshmeeee, populli ka votuuuuar, ka shpreh ket e at me votn e liiiir... hapa syt un, Julo, nuk po i besojsha veshve, thashe ca ka pi ky mer? Po Sala ne b., po te them, e? Nuk kom per ta kuptu kurre ket. Ose eshte ajo tjetra, qe po nuk bone kshu, per dere e perjasht e ke venin, dhe natyrisht nuk te bi me nigju tjeter gjo masanej.

Ke degjuar per ate teorine e qenit qe i ngjan te zotit ne karakter dhe sjellje? ja ashtu te keqen. Te thote boll teoria, edhe se kush jane dhe cfare roli zene kur hyjne neper partira. Si PS-ja qe u infektua e gjitha nga Nano. E na filluan te gjithe te flisnin sikur kishin gure ne fyt, e per te lidhur nje fjali u duhen dy ore dhe 7 rimorkjo me "ëëëëëëë" dhe poaq rimorkjo me presje ",,,". E hengri Meta kellira i pari, e hengri Edi... e sa te tjere... tani sa te tjere ka qe po e marrin nga Edi infeksionin... po keta jane thjesht per speech impediments, po PD-ja eshte infektuar me thought impediments, reason impediments, vocabularic articulation impediments, dhe all sorts of other impediments qe burojne nga te qenit qener te bindur dhe pronare te IQ-se kolektive me te ulet nga ne bote... krahasuar me cdo koloni algash apo paramecesh.

Po ja një shpjegim të nxjerrë nga xhepi kshu tak fap që mund të jap unë, është se sidomos këta që janë ftujakë në politikë, nuk janë promovuar ata vetë. Dmth reward-in e impenjimit në politikë nuk e ka marrë personi vetë, qënia, por është dhënë në bazë konjukturash të caktuara.

Kshu që përderisa personi vetë nuk merr përkrahjen për atë që është, atëherë përpiqet të gjejë një role-model, një model suksesi që ta udhëheqë. Kta i bien rrugës shkurt, thjesht kopjojnë liderin.

Në Greqi, kam vënë re diçka tjetër... zakonisht lideri, aty, është një përfaqësues i popullit. Dmth greku mesatar. Lideri sillet si greku mesatar, flet si greku mesatar etj. Sidomos me Karamanlisin ishte shumë e dukshme kjo. Ndërsa ata që janë vërtet të zgjuar dhe me botë të madhe, zakonisht nuk tentojnë kreun, as janë violinë e parë në politikë.

politika eshte kur s'ka gjo me te mire, o Jul. e them ket per shkak te mungeses se politikaneve professioniste. ne kemi pushtetmbajtes te mire (Enver Hoxha eshte super maestroja), por politikane, m'fal por sikur s'di.

Ja psh nje politikan qe do e kujtoj gjithnje me respekt: helmut zilk

http://www.supercity.at/blog//upload/blog/2008/10/dr-helmut-zilk026.jpg

smiley loooooooooooooooooool si shpyrt o.

edhe kjo eshte c'eshte... smiley

Tiranë, 11 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – I kemi dhënë votën, ashtu siç ndodh në çdo vend demokratik të botës, me një qëllim: Që të na përfaqësojnë duke bërë ato që ne aspirojmë, zhvillimin e vendit, për një jetë më të mirë.

Por janë larg, shumë larg asaj që duhet të bëjnë. Si nga mazhoranca dhe nga opozita, kjo e fundit, së fundi ca më keq se mazhoranca, po bëjnë gjithë çështë e mundur që të fitojnë deri neverinë e shqiptarëve.

Letra e sotme e Saimir Tahirit, i cili erdhi në Partinë Socialiste, pasi drejtoi fondacionin “Qemal Stafa”, tregoi edhe ai, si mund të tallen ligjvënësit me seriozitetin e detyrës që ata kanë, detyrë për të cilën paguhen jo pak, me taksat e popullit që edhe për ajrin jep para.

Letra e Tahirit, në të vërtetë kishte një subjekt normal dhe të arsyeshëm. Kërkoheshin shpjegime nga Parlamenti, pse u pezullua për 15 ditë, ashtu si dhe disa deputetë të PS pas kaosit parlamentar që u realizua plot sukses dje në seancë plenare.

Por mënyra e zgjedhur, ishte jo thjeshtë tallëse, por nga ana etike, e papranueshme. Për më tepër, shkresat protokollare, korrespondenca mes ligjvënësve, sipas ligjit duhet të jetë e kujdesshme dhe brenda normave të mënyrës së përgatitjes së shkresave dhe termave të hedhura në to.

Tahiri, sigurisht jo i vetëm, ka vendosur që t’i shkelë të gjitha këto norma, duke u tallur jo më shumë se me Jozefina Topallin, por me institucionin e Parlamentit, që aktualisht drejtohet prej saj.

Shkëlçesisë së Saj, Zojës Jozefina Topalli”, – shkruan Tahiri në letër, duke pranuar se e bën qëllimisht këtë: “Po ju drejtohem me këtë letër në gjuhën tuaj, për të kuptuar motivin e vendimit të djeshëm të Byrosë së Kuvendit në lidhje me masat disiplinore të marra lidhur me seancën e djeshme parlamentare”.

Më tej, Tahiri vijon të shkelë protokollin parlamentar, kur vijon të tallet me faktin që kryetarja e Kuvendit flet me dialekt shkodran: “Unë jam përjashtuar si pjesëtar i një grupi të vogël deputetesh çë “ushtruan dhunë të paparë, shkelën kushtetutën dhe ligjin, kërcënuan jetën e deputetëve të tjerë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tyre”.

Duke pohuar se njoftimin e ka marrë Nga dhe “në façen e internetit të Kuvendit”, Tahiri vijon dozat tallëse me dialektin e Shkodrës kur thotë se “…kjo është një qështje mjaft e rëndësishme…”.

Tahiri nuk pranon të ketë qenë objekt dhune në Kuvend dhe duke lënë mënjanë për momentin talljen me dialektet, i hakërrehet dhe tall kryetaren e Kuvendit: “Nuk kam kërcënuar askënd me jete apo të kem ushtruar dhunë ndaj ndokujt. Nuk kam shkelur as Kushtetutën dhe as Ligjin. Dhe të gjitha këto, për hir të së vërtetës, me dallojnë qartësisht nga Ju dhe shefi Juaj Kryeministër”.

Më tej Tahiri i rikthehet talljes me dialektin shkodran, por tani duke e përzier dhe me fyerje të rënda që në shkresa zyrtare, nuk janë të pranueshme ligjërisht: “…duke pare Shkëlçesinë tuaj të keqpërdorë mikrofonin e spikeres me provokime e ofendime për deputetet e opozitës, me ofshama e pasthirrma lezeti, kam mësuar mirë llojin, rracën, mënyrën e modelin si nuk duhet të jetë një deputet i Kuvendit, njëkohësisht duke i premtuar vetes se nuk do lejoj kurrë t’ju ngjaj agresivisht juve ose me keq akoma, atij që kërkoni ti ngjani edhe ju vetë.

Dëshiroj t’ju informoj se në protestën time para foltores së Kuvendit, kam mbajtur në dorë një stilolaps te bardhë, i cili kryen vetëm funksionin e vet primar. Ne rast se ju dhe koleget tuaj jeni ngatërruar e mendoni se kam pasur në dorë një stilolaps pistolete, jam i gatshëm t’ua vë në dispozicion për ti bërë ekspertizën shkencore.

Gjithashtu, me vete kam pasur një çadër shiu, te cilën nuk e mora brenda sallës por e lashë në hyrje, në mirëbesim te një punonjësi të kuvendit. Ne rast se ju jeni ngatërruar e mendoni se me vete kam pasur çadër pistolete, jam i gatshëm t’ua vë në dispozicion per ti bërë ekspertizën shkencore.

Po kështu, nuk kam pasur e nuk kam mbajtur kurrë as thikë me helm e as ndonjë objekt të ngjashëm me të.

Fort e nderuar Znj. Kryetare e Kuvendit,

Qka me sipër ju sqaroj në këtë letër, i konsideroj çështje shumë të rëndësishme për t’u marrë parasysh prej jush, - vijon tallja me dialektin dhe dozat ironike për Topallin.

Pastaj vijon batareja: “Duke çënë se nuk me është dhënë mundësia te jap shpjegimet e mia përpara se të merret masa disiplinore ndaj meje; duke çënë se edhe deputetet e PD çë vijnë shpesh në zyrën time e me dërgojnë sms nuk janë në gjendje te me japin asnjë informacion me shumë; duke çënë se edhe informacioni i bërë publik nuk përmban asnjë motivim për përjashtimin tim;

Kërkoj prej Shkëçësisë Suaj fort të nderuar, arsyet dhe motivimin konkret sipas të cilit bazuar në Rregulloren e Kuvendit, është legjitimuar përjashtimi im nga punimet e komisioneve dhe seancave plenare, – vijon letra.

Kurse në përmbyllje, spikasin dhe talljet e vazhduara dhe mbyllja e shkresës, me termin: “Me respekt të detyruar”.

Ja dhe Prifti tani  bie ne kurthin e vet:

PROKURORIA: TI HIQET IMUNITETI DHE PRIFTIT
Gazeta Shqiptare shkruan sot se gjatë verifikimit teknik të kasetës origjinale, që Prifti dorëzoi në prokuri ekspertët amerikanë kanë zbuluar se poshtë filmimit me Metën ka pasur dhe një tjetër filmim, por që dukej se ishte fshirë. Sipas GSH, në këtë filmim është një bisedë e ish ministrit Dritan Prifti me një nga vartësit e tij në një post të lartë në ministri. “Në këtë video flitet për përfitime të parregullta ndërkohë që është filmuar ndarja e një shume parash prej 70 mijë eurosh” shkruhet sot në Gazeta Shqiptare duke shtuar se kjo është arsyeja që prokuroria shqiptare të kërkojë edhe heqjen e imunitetit të ish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, për të qartësuar pozicionin në lidhje me këtë video të dytë, sipas të cilës edhe Prifti, është i përfshirë në një aferë përfitimesh në zyrat e shtetit.
(s.g/balkanWeb)

Po fillon e behet interesente kjo histori 

A ma gjen dot kush nje poezi te Arben Dukes.

 

Celo Picari

 

Kur u plak e u lodh shume

Kur per lufte s'ish me i pari

U terhoq ne fshat te tija

Kapedan Celo Picari

 

se mbaj mend me

Fol moj qeveri, fol se na kenaqe

Ose je e cmendur, o s'ke cipe ne faqe

Cdo ore e cdo cast po degjojme harbutin

"turp te kete rojatari qe kapi hajdutin"

Shan e jargavitet kjo race zagari,

E ka fajin cimka s'e  paska kusari!

Sic thoshte dikur mbretereshe shemtira

Per shemtine e saj fajin kish pasqira

Kope e hajduteve se mban dot inatin

E ka fajin cimka u prishi rehatin

Ben sikur s'kupton tufa me majmune

Se cimkat u shpiken bash per kete pune

Algeria next? Yes, no, maybe? 

BBC News: Pro-democracy rally begins in Algeria, defying ban

Thousands defied a government ban to hold a pro-democracy rally in Algiers. Thousands of people are holding a pro-democracy rally in Algeria's capital Algiers, defying a government ban. Scuffles broke out between the protesters and riot police and a number of people were reportedly arrested. Algeria - like Egypt, Tunisia and other countries in the region - has recently witnessed demonstrations for greater freedoms and better living standards. Public demonstrations are banned in Algeria because of a state of emergency still in place since 1992. 

Sapo mora nje lajm shume te bukur... Nje bebush i vogel sapo ka ardhur ne jete! Urimeeee dhe jete te gjate! Po nuk po them me teper, megjithese s'me ze vendi nga gezimi. smiley

 Po eshte vajze , ta fejojme me djalin e Teutes. E ka beqar akoma  smiley

Djale, Miti, djale... Shtepi pushke, jo shaka! smiley

on sekend thot, aj DU NAT koll dienej testing. smiley

Ti je rrote! smileysmiley

Boll mi Laughing

kushedi sa jashte teme do kem qene me komentin qe me kane hequr qe ketu... smiley

Ana, me jete te gjate, na jepni ndonje te dhene me teper (pesha, gjatesia smiley )

Fin, kaq mora vesh. te tjerat, i thote babai vete. smiley

 

zoto, fshije vete ate qe ke shkrujt me lart, se e di qe tani je duke kafshu gjuhen!!! I cmendur! smiley

.

Me jete te gjate, urimet me te perzemerta smiley.

 Po mire mer mire, se Tuta nuk e ka djalin te lene qe smiley t`i kemi friken. E mira kete her do ishte nga ana e goces smiley

urimeeeeee.... smiley

Urime! Jete te gjate dhe te lumtur bebushit smiley

Urime Ana.

te na rroje, e me jete te gjate! U beft trim ,i zgjuar dhe i bukur! 

Blendi Salaj eshte bere baba dmth ket doje te thoje Ana smiley

smiley

 

O sa mire smiley  Urime Blend  uroj ta kesh  me jete te gjate smiley

Po shoh Big Brother 4... akoma s'qenkan puth Neda dhe Ogreni keshtu?

Ana u bere me djale?

Po, po. Sapo e bëri, direkt në internet të postonte. E imagjinoni dot? ahahahahaha!!!

O Blendo, o maskara!!! smiley Të pyta e smë the gjë.

Tu rrojë çuni! Ta keni me jetë. Mezi presim të shkrush ndonjë gjë!!!

 

kADAL o vlla per 3 muj dashke puthje ti , jane pseudointelektuale ato duhen vite qe te jen te bindur se duhen me pas puthja do te vij

Ps mos me thuj kur do bejn seks se  sdo jem gjate arehere   smileysmileysmiley

 

 Po ca thua pash zotin ajo tani duhet te ishte ne muajin e 4 te shtatezanise.

smileysmiley   e di mer po si shef sa te lodhshem jane , me acarojne po me behen si sala-jozefina te padurushem

 Te te rroje vajza Blendo,per zotin jam gezu fort.Urime urime.

Vlora dikur. 1910

 

 

Ke te tjera Belul?

jo nuk kam. keto mi dergoi sot nje shok im nga Vlora.  po ai, si historian amator qe eshte, patjeter qe duhet te kete te tjera. keshtuqe kur te mi dergoj ,  do ti postoj...

Fatos Lubonja: Nëntëdhjeteshtata - Apokalipsi i rremë 

Ngjarjet e përshkruara në këtë libër fillojnë në fund të janarit dhe mbarojnë në fund të marsit. Janë dy muaj nga më tragjikët në historinë e popullit shqiptar për nga intensiteti dhe numri i viktimave që kanë prodhuar. Janë dy muaj gjatë të cilëve konflikti social e politik që shoqëroi rënien e piramidave financiare u përshkallëzua çdo ditë për të arritur si pikë kulmore shpërbërjen tragjike të shtetit dhe të institucioneve të tij. Janë dy muaj për të cilët është shkruar dhe do të shkruhet shumë.

Ky libër është e vërteta e Fatos Lubonjës mbi tragjedinë e atij viti që ai e ka përjetuar si protagonist. Për të dhënë këtë të vërtetë autori e ka ndarë veten më dysh: në personazhin Fatos Qorri dhe në rrëfimtarin e ngjarjeve që flet në vetë të tretë. Herë herë këta të dy njehsohen por më të shumtën janë komplementarë. Të dy së bashku, Qorri duke përshkruar nëpërmjet ditarit që mban dramacitetin individual, kurse rrëfimtari duke e hedhur shikimin në përmasat kombëtare e ndërkombëtare të ngjarjes, plotësojnë tablonë e papërshkrueshme të asaj tragjedie.

Duke lexuar këtë libër, ata që i kanë harruar emocionet e atyre viteve do t’i përjetojnë përsëri me intensitetin e atyre ditëve. Ata që s’i kanë përjetuar do të shohin se deri ku shkon fuqia dhe pafuqia e një populli në ditët e tij më të zeza.

Fatos Lubonja i ka vënë si nëntitull këtij libri Apokalipsi i Rremë. Kush e ka jetuar Nëntëdhjeteshtatën do të thotë pse i rremë, ai ishte një apokalips i vërtetë. Duke e lexuar deri në fund, ashtu sikurse mësohet shumëçka për protagonistët dhe shkatarët e asaj tragjedie, sqarohet edhe arësyeja e këtij nëntitulli.

Perpjekja

P.S. Cila eshte arsyeja qe artikujt e blogut "Perpjekja" s'dalin me automatikisht tek prurjet e blogosferes peshkiste? smiley

Cila eshte arsyeja qe artikujt e blogut "Perpjekja" s'dalin me automatikisht tek prurjet e blogosferes peshkiste?

Eshte blog pucist.

Po ndjek lajmet ne Vizion Plus. Kjo Ajturesa e PS me duket nje kopje e shemtuar e Jozit. Gje me shtirur dhe te shpifur nuk me kane zene syte. Mut njera ane, me mut ana tjeter.

ditto!

folesat e ps-se pa perjashtim shume shume dobet ditet e fundit. pike serioziteti, cektesi e madhe ne deklarata, flasin per gjera qe su takojne dhe ajo qe i ve kapak eshte menyra si therrasin njeri tjetrin sikur te jene te gjithe kusherinj a dale nga nje bark: edi, sala, jozi, aldoja... as zoti, as zonja, sikur keta perfaqsojne asgje tjeter pos vetes se tyre.

ajturesa? what is this, a name?

Ayteresa per me qene korrekt deri n'fund

* dhe sa per e shemtute, te m'ndjeni po nuk bi dakort

Ndoshta e ka pas te jatin "te forte" edhe i ka thene te jemes "ae tu re" (perkthimi: hajde ketu moj)

Paska edhe Zeri i Popullit seksion "Pa censure" :O

http://www.zeri-popullit.com/index.php/p...

Keta s'e morren mundimin as te nderronin emrin e gazetes mer yahoo, sic nderuan emrin e partise, e kane akoma dhe sot Zeri i Popullit. smiley

Speaking of projektet e dixhitalizimit, pse nuk dixhitalizojne arkivat e Zerit te Popullit ne kohen e Partise? Kushedi sa qyfyre mund te kete aty...

Po levizja Zgjohu! me ç'rast do e beje protesten neser?

Po ndjek keto transmetimet e se dieles ne Klan dhe Top-Channel ku prezantojne Adi Krasta dhe Ardit Gjebrea. Ky Gjebrea eshte teper i shpifur, i super sheqerosur dhe velerites, si gjysem gore, gjysem pederast me duket. Futja e fjaleve italiane e ben edhe me te neveritshem. Krasta pak me ndryshe, por dhe ky fut plot fjale te huaja qe ta shpifin. Te dy jane te ekzagjeruar. Nuk gjej dot nje prezantues qe te jete vertet i kendshem per tu ndjekur.

 

Chanel Haute Couture Collezione Primavera Estate 2011

Chanel (pranvere-vere 2011) by Lagerfeld. Sfilatat e janarit, Haute Couture, Paris 2011

Ketu videoja e sfilates.

I huaj ndërkombëtar! Mos loz, por ndërto komunikim të ndershëm me popullin shqiptar!

Ne shqiptarët jemi mikpritës, të hapur në komunikime, të sakrificës për mikun, se kemi gjak nëpër vena dhe jo ujë, të pashëm si fizikë, kemi më pak devianca seksuale, më pak AIDS, më pak prostitucion, më pak përdorues droge, më pak çifte sterile, më pak viruse vdekjeprurëse, më shumë ushqim bio, më shumë diell etj. Kemi edhe më pak para, por kjo nuk do të thotë, i huaj ndërkombëtar, që të zhvillosh aktivitetin tënd me shqiptarët me doza etnocentrike, dhe shqiptarët t’ju shohin ju me doza ksenocentrike. Ka mjaft vlera shqiptari që t’i mburret edhe botës.

Mandeta Minxhozi

Thote tjetra. Eshte pedagoge ne UT sipas gazetes.

Another Minxhozi strikes again, me nje llaf.  Minxhozi vs Amerika+Evropa = Arvizu pa breke.

I qiti nderkombetaret lakuriq.

Sa shume njerez te ikur per lesh ka ne Shqiperi. smiley

 

 

Ne jemi nga Krypton.

Ka statistika per keto : ME PAK-et kjo?

Po c'rendesi kane statistikat o Iris. Ne nga ana institucionale/politike jemi xhungel; kryeministri quan lavire kryeprokuroren dhe akuzon gjithe institucionet per puc. Kryetari i opozites ka dy vjet qe nuk njeh asnje institucion dhe e gjithe opozita bashke me te nuk bejne asnje gje, asnje funksion, pervecse te prodhojne krize. Ne 21 janar, sic tha Kadareja, u fut vdekja ne politike; ato ishin vrasje te mirfillta politike, per qellime politike. Dmth lufta e xhungles kaloi ne nje stad akoma me te eger.

Pra ne kete gjendje, ku jemi si te mbyturit qe s'kemi ku te kapmi, keta nderkombetaret jane vertet nje komardare qe mund te na mbajne koken mbi uje (mbase e vetmja? persa s'kemi asgje ne dore, as media, as gje, i kane te gjitha politikane tane), kjo profesoresha i thote Jo, absolutisht jo, se ne kemi me pak cifte sterile sesa ju. smiley

Nuk ka pike logjike, edhe sikur te kishte statistika. C'lidhje kane keto me situaten? lol

Keta jane si puna e atij qe i eshte qelbur plaga aq shume saqe ne sallen e kirurgjise fillojne shajne doktorin nga e kunata. smiley

 Hajde dite  hajde,dite e bardhe quhet kjo ne fat.

Shen Valentini ka qene martir i krishtere. I bie qe ata qe nuk besojne ne krishterimin nuk kane se si te besojne ne Shen Valentinin?!

Mua po me pyet? 

Pyetja eshte per te gjithe smiley

 

Ja nje arsye me teper per tu bere i/e krishtere. Nuk te ndalohet te festosh Shen Valentinin smiley

Grammy's 2011.

FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE :

 

BRACI f. bised.
Vjedhje gjërash të vogla. Ballistët ishin të vetmit për braci.

 

sot pashe ket n'fb...m'duket se t'gjithe ato qe kane fol keq per dullen, e hongren

 ONE MOMENT WHILE PHOTO LOADS

Kalamaja, dikush beri sevap dhe hapi Pa Censure-7. N'a i vini andej keto hatara si kjo me lart, se ketu duhet nje ore t'i gjesh fundin komenteve smiley

jo se na kap naj agjitacion e propagande kot...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).