Thjesht u be shume kohe qe nuk e kam pare te ppu, uroj vetem te jete mire.

__________

Nga Ana H:

 

Me vjen keq per lajmin e hidhur, por ujku i humbur s'eshte me mes nesh. E mora vesh vetem para dy ditesh dhe vetem atje me rri mendja. Nuk e di tamam kur e si eshte shuar, emailin e fundit prej saj e kam ne dhjetor te 2009 dhe megjithese gjithe keto kohe i kam shkruar here pas here, nuk mora kurre pergjigje.

Vetem pardje, nje grua me nje emer te cuditshem, me shkruante qe ajo kishte nderruar jete vjet dhe mes gjerave te saj te fundit qe kishte pasur ne shtepi, kish gjetur nje pako me emrin tim, nje pako qe Erta kishte menduar te ma niste dhurate per nipin tim te vogel.

U ndjeva kaq keq dhe nuk e di ne me ben keq ideja qe s'arritem kurre te njiheshim, megjithese flisnim shpesh me njera-tjetren, fakti qe ajo ishte e semure dhe ne te shumten e rasteve ishte ajo qe me jepte force mua, fakti qe e donte aq shume jeten dhe kishte nje besim te jashtezakonshem, megjithese hynte e dilte spitaleve qysh e vogel, fakti qe ishte nje vajze aq e zgjuar, me nje bote aq te madhe, qe te bente te afeksionoheshe pas saj menjehere.

Edhe nga ana tjeter, me duket se dikush po me punon ndonje rreng, se ajo eshte ketu prape dhe vetem ka ndryshuar nickname. Po kushedi pse eshte zemeruar me mua e ndaj s'me flet.

Ma beni hallall o peshq, po nuk e mbaja dot me vetem per vete, sidomos pasi lexova poezine e Emigrantit.

Zoti i dhente paqe!

 

48 Komente

he mo no news ?

No news,good news.Ka ndrru nick...kam dyshim per ndokend

ok e rendesishme eshte te jete mir   po deshe na i thuj dyshimet n pm

Di vetem qe komentet e fundit qe ka bere ka qene me flamur Gjerman.

 dmth qenke ti ... smiley

Sa te lidhur jane postuesit me njeri - tjetrin shqetesohen kur ai mungon smiley

Me vjen mire

t'gjithve i humb delja, ty t'paska humb ujku smiley

Me vjen keq per lajmin e hidhur, por ujku i humbur s'eshte me mes nesh. E mora vesh vetem para dy ditesh dhe vetem atje me rri mendja. Nuk e di tamam kur e si eshte shuar, emailin e fundit prej saj e kam ne dhjetor te 2009 dhe megjithese gjithe keto kohe i kam shkruar here pas here, nuk mora kurre pergjigje.

Vetem pardje, nje grua me nje emer te cuditshem, me shkruante qe ajo kishte nderruar jete vjet dhe mes gjerave te saj te fundit qe kishte pasur ne shtepi, kish gjetur nje pako me emrin tim, nje pako qe Erta kishte menduar te ma niste dhurate per nipin tim te vogel.

U ndjeva kaq keq dhe nuk e di ne me ben keq ideja qe s'arritem kurre te njiheshim, megjithese flisnim shpesh me njera-tjetren, fakti qe ajo ishte e semure dhe ne te shumten e rasteve ishte ajo qe me jepte force mua, fakti qe e donte aq shume jeten dhe kishte nje besim te jashtezakonshem, megjithese hynte e dilte spitaleve qysh e vogel, fakti qe ishte nje vajze aq e zgjuar, me nje bote aq te madhe, qe te bente te afeksionoheshe pas saj menjehere.

Edhe nga ana tjeter, me duket se dikush po me punon ndonje rreng, se ajo eshte ketu prape dhe vetem ka ndryshuar nickname. Po kushedi pse eshte zemeruar me mua e ndaj s'me flet.

Ma beni hallall o peshq, po nuk e mbaja dot me vetem per vete, sidomos pasi lexova poezine e Emigrantit.

Zoti i dhente paqe!

Zoti i dhëntë rahmet o Ana smiley

Nuk ka fjalë për vdekjen... So sad... so so sad... smiley

oh zot, u bera shume keq pas ketij lajmi  smiley  smiley

nuk arrij ta besoj

po kjo c'ishte?!

e mbaj mend sh mire ujkun... po kujtoja se ish cun. nejse, pak rendesi ka. ish nga te paktet nicks qe me bente pershtypje per edukaten dhe energjine pozitve.

paska qene fund i 2009! me duket si dje. jam pa fjale.

u prehte ne paqe, por eshte vertet....so sad!

pata kohe dhe bera nje search dhe eshte nje mess ne mes, "ujku " po del se qenka mashkull

pikerisht tek shkrimi

2 Kor 2009 | Nuk eshte tamam proze

 

ujku e shfaq identitetin e vet gjinor

 

ujku i humbur (jo-anëtar/e) - 3 Kor 2009 - 12:29pm

LMAO Ana H,

Me kete pershkrim nuk te vjen kush, pervec atij sqetull djersiturit qe kisha afer ne metro (sa jane shtuar keta dreqer keto dite vape, shyqur qe fillon shiu sot...). Ndoshta pershkrim i tipit: Sozia e Angelina Jolie-se, kerkon Brad Pitt-in e vet, te shohesh sa pergjigje te vijne. Smile

Nga c'pashe nga emrat qe kane komentuar ketu pervec meje dhe PeterPan, s'kane komentuar meshkuj te tjere,....

Kjo tregon vetem per sensin e holle te humorit qe paska pas ajo vajze, qe u prehte ne paqe. Ne fakt edhe peterpan eshte femer.

Ana pjesen qe ti lidh miqesi me njerez te mire dhe me shume vlera sic duket se paska qene "ujku i humbur", une e kuptoj plotesisht perderisa te njoh ty. Po nuk kuptoj se pse te qellon ty qe te perballesh me te tilla fatkeqesi kaq te padrejta.

Sidoqofte nuk te lejme ta marresh vetem ate pakon. Aty do na kesh me Shemon, Gjergjin dhe ndonje tjeter qe te te ngreme moralin.

Guce, rrofsh zemer. Them se duhet te jem mirenjohese per ata njerez qe i kam miq, se s'me lene kurre vetem.

 

Kam dijeni se nje person i talentuar, shqiptar, (M 30 +) ka humbur jeten para pak kohesh nga nje semundje e pasherueshme ne England...

Per rastin tjeter, shpresoj te mos jete " Ujku i Humbur".

 

 Ps. Edhe s'dihet, per c'aresye  eshte fshire llogaria e "Ujkut te Humbur" ketu, ne Peshk?

U prehte ne Paqe!

Cfare fjalesh Ana...

U prehte ne paqe!

Oh sa lajm i keq! Eshte e cuditshme sepse ketu shume pak e njohin njeri-tjetrin me fytyre dhe pak dime me se merret tjetri kur nuk shkruan, por jane disa nicke qe kane histori tek PPU. "Ujku" u prehte ne paqe! Nderime mike (megjithese e panjohur)!

Duhet ta kem hasur nja dy here ndoshta, por edhe une mendoja se ishte djale. Me vjen keq per vuajtjen e saj dhe dhimbjen tende Ana H. Ngushellime te afermve dhe atyre qe e kane njohur.

Nuk i besoj lajmit te keq.

Ujku i humbur me ka lene nje shenje humori me frazen " italianet nuk parkojne makinat, i braktisin ato".

Me takon ta kujtoj perdite kur kerkoj te parkoj makinen.

Ujku s'qenka me mes nesh?! Po me vjen keq, u prehte ne paqe. smiley

Une kujtoja se ishte djale. Me kishte bere pershtypje kur pati thene qe kishte emigruar femi i vogel fare dhe megjithate shkruante shqip shume mire.

Sa lajm i trishtuar!  U prehte ne paqe. 

 O Zot sa lajm i hidhur. U prehte ne paqe.

smiley

smiley

 

 

Rest in peace

une nuk duhet ta kem njohur/hasur, por nga sa shprehet Ana ndjej respekt dhe afrimitet miqesor. U prehte ne paqe pergjithmone!

Kur pashe qe ishte rishfaqur kjo pyetje, kisha frike e hezitova te klikoja meqe e dija per Erten (nga Ana disa dite me pare) smiley.  E kujtova se mos po pyetej serish e vete s'kisha force te shkruaja ...   

Mire bere Ana qe shkruajte.   

U prehte ne paqe Erta.  

 Ana H, u prehte ne paqe, mikja jote virtuale, dhe tu kthefte ky hidherim ne nje force te bukur shpirterore......Respekt......

U mallengjeva pak, per shkrimin tend te ndjere......

 Ana.. jam e pikelluar per kete lajm.. tejet e trishtuar dhe gishterinjte me dridhen teksa perpiqem te shkruaj dicka.. smiley

sa keq me vika.

ishte komentues i paqem dhe i fisem, per te marre shembull.

per te gjitha

u prehte ne paqe

smiley E trishtueshme, u prehte ne paqe

Mos!

Heren e fundit qe kam komunikuar me te ka qene me flamur Gjerman,dmth ka qene ne Gjermani,ka naj vit,ose me shume nuk me kujtohet mire.

U prefte ne paqe.

Mirë jam, ja po mbaron karta…

17 March 2007 @ 12:47 pm • në Letërsi • postuar nga K.

-Alo? Mami?
-Oh, Zemra e mamit! Buçi i vogël!
-Mami si je?
-Mirë moj zemër! Shumë mirë jam. Të tërë mirë jemi. Ti si je?
-Shumë mirë mami.
-Me shkollën mirë?
-Mirë mami.Mir .
-Zemër mos u harxho. Ne mirë jemi. Na kënaqe me këtë telefonatë. Ik tani.
-O mami , po….
-Zemër mos u harxho. Të puth mami fort.
-Edhe unë të puth fort…….Të dua shumë! Ju dua shumë!
-Mirupafshim zemër !

…………………
 

-Erta çfarë ke ?
-Të lutem, nuk arrij dot të çohem nga krevati. Mund të m’i japësh pak ilaçet që janë në tavolinë?
-Kë nga ilaçet?
-Të tëra të lutem dhe gërshërën. Sa vajti ora ?
-Ç’ke, ç’të duhet ora ?
-Do iki në punë, Alda, s’kam zgjidhje tjetër .
-O zot, përsëri fillove ti. Po shkatërron veten. Lëre fare atë punë, fundja për sivjet e ke marrë sërish atë bursën, dhe për para xhepi mund të të sjellin nga Tirana.
-Alda , më lër rehat të lutem.Ato që ke ti në dorë nuk vijnë dhuratë për festa.
-Po shih si je katandisur.Se kuptoj, se me çfarë fuqie shkon deri në punë, e kthehesh pastaj, kur ska as autobuza.
-Hajde hajde se s’kam gjë. Mirë jam .
 

………
 

E njëjta skenë përherë . .
Ajo e ulur, pranë tryezës me shoqet e saja ; dhe disa nga kutitë e ilaçeve në xhepin e saj. “Helmet ” siç i thotë dhe ajo vetë .
Ka frikë mos i mërzis me ankesat të shumta .
Sonte biseda po bëhet për një udhëtim në Spanjë që ato duan të organizojnë. Ajo rri e tkurrur aty në karrige, dëgjon e qesh .
Mendja i rri tek përgjigjia e mjekut në telefon. I gjëmon në kokë fjalia e tij e fundit. I duket sikur ato fjalë po i zinin çdo pjesë të trupit. Pa mëshirë. Duke i fshehur dritën , duke i marrë aromën. Ishte e trembur. Donte të qante, por e dinte që nuk ishte zgjidhje. Ende nuk ua kishte thënë atyre dhe po priste momentin e duhur për t’ua thënë . “Si do ta marrin ato ? Po shkolla ime?Po ai? O Zot edhe ky stres më vete!”
-Unë mendoj që Palma në muajin shtator është shumë mirë. Ibiza është afër.
-Ua po me çfarë do shkojmë atje ?
-Me EasyJet. Nuk kushton shtrenjtë .
-Hej, fantastike fare. Ma pret mendja do kënaqemi aty plot me macho.
-Haha. Hej hej! Marrim një dhomë tek ato hotelet e të rinjve ….Edhe lirë janë dhe kallaballëk më shumë!
-E imagjinon… Do kemi bërë dhe plazh në Shqipëri dhe kur të shkojmë atje do jemi të nxira. … M’i kaloni pak ato makaronat , të lutem.
-Po shumë mirë. Uaaaa, sa do kënaqemi. Si thua ti Erta ?
Kokat u kthyen nga ajo. Erta ngriti sytë drejt Aldës, dhe ndjeu që ky ishte momenti i duhur për të treguar të rejat e fundit …
- Dr. Brouvoir tha që analizat kishin dalë pozitive.
Heshtja u ça, u tret në mijëra copa që largoheshin të frikësuara nga fjala e thënë. Çdo gjë ngriu . Besës i ra piruni nga dora, ndërsa Erta vazhdoi të hante makaronat pa fjalë dhe me kokën ulur.
Xheni që po qeshte dhe ende nuk i kishte mbaruar gazi shtoi : ” Ua po shumë mirë atëhere. Ky po është lajm për tu festuar.Shyqyr !”
Alda i ra me bërryl dhe nëpër dhëmbë i tha që të mos fliste më shumë…me një “boll” të lehtë.
U krijua një situatë shumë e tendosur. Secila mendonte për Ertën dhe sytë e tyre morrën atë trishtimin dhe gjynafllikun kur shef dikë me një hall në kokë. Vetëm Erta nuk mendonte për asgjë në ato momente . Që nga telefonata në drekë me doktorin, ajo nuk mundej më të mendonte. Lisharësja e ëndërrimeve në mendjen e saj ishte këputur dhe ëndërrat i ishin thyer para këmbëve ….
Thyer pa zhurmë …..
Të tëra ishin duke ngrëne , pa folur , ndihej thjesht tingëllima e pirunëve. Xheni ndihej shumë në faj. “Si ia kishte thënë ashtu Ertës ? Po Erta, nga çfarë vuante? O Zot sa keq! Në fakt dhe ajo vetë këto kohët e fundit nuk kishte qenë mirë.Kishte patur ca probleme me barkun , dhimbje barku, por gjithçka ishte normalizuar më pas. E ëma i kishte postuar disa ilaçe dhe ato me sa duket i kishin bërë efekt .”
Alda nuk po duronte më. Ertën e kishte si motrën e saj . E ndjente dhimbjen e Ertës si të ishte duke e kaluar vetë . Nuk i besonte asaj që kishte dëgjuar . Kishte minuta të tëra që po mundohej t’i fliste Ertës, minuta që i ishin dukur jetë të kaluara me shpejtësi. Nuk i dilte zëri. Shtrëngonte dhëmbët dhe ndezi një cigare. Iu duk helm tymi i saj . Nuk kishte forca të fliste …. derisa dëgjoi në një moment zërin e vet që po e pyeste :
-Po tani ç’do bëhet ?
Erta vazhdonte të hante ngadalë. Dukej si një skenë që përsëritej. Donte dhe nuk donte ta dëgjonte këtë pyetje. “Kaq shpejt duhet të zgjidh problemet e mia?”….sytë i shkuan tek kutia e ilaçeve pranë gotës së ujit pranë çezmës.
Heshtja u bë edhe më e rëndë. Aldës i dukej sikur po mbyste kjo heshtje .
-Më thuaj , çfarë do bëjmë tani ?
Pyetja e saj humbi në boshësinë dhe u tret në frikën e shpirtrave të tyre.
Çdo lëvizje ishte e menduar ….. e frikshme , e padëshiruar.
Ajo ngriti kokën dhe e kërkoi me sy.Shikimet e tyre u kryqëzuan dhe menjëherë u turbulluan nga lotët që mezi po i gëlltisnin… .
- Erta mos bëj kështu !!!- u dëgjua dhe zëri i Besës i mekur, gati duke qarë.
Të gjitha shihnin Ertën me keqardhje . Dhe ajo shihte jetën e saj me keqardhje më të madhe. Mendja i shkonte tek e ëma , tek babi dhe vëllai i saj. Ata nuk dinin asgjë. Si do ta merrnin këtë lajm ? E tmerrshme …. Nuk dinte asgjë çfarë do bënte … asgjë .
-Asgjë , - u dëgjua zëri i saj nëpër dhëmbë ndërsa u mundua te buzëqeshte duke fshirë sytë dhe duke e mbajtur ate buzëqeshje në fytyrë kërkoi të çohej nga tavolina.
Çfarë i ngelej tjetër të bënte ?……..

………..
 

-Alo ? Mami ?
-Oh, Zemra e mamit ! Buçi i vogël !
-Mami si je ?
-Mirë moj zemër ! Shumë mirë jam . Të tërë mirë jemi . Ti si je ?
-Shumë mirë mami . Shumë mirë .
-Me shkollën mirë ?
-Mirë mami. Mirë .
-Zemër mos u harxho . Ne mirë jemi .Na kënaqe me këtë telefonatë . Ik tani.
-O mami , po….
-Zemër mos u harxho. Të puth mami fort.
-Edhe unë të puth fort…….Të dua shumë! Ju dua shumë!
-Mirupafshim zemër !
-…..

 

................................

smiley

Sa e trishte... sa e trishte kjo histori! smiley

smiley

smiley

E lexova tek arkivi i peshkut. Po eshte nje rastesi kaq e madhe dhe me emrat, sa po me tremb.

As nuk mundem te imagjinoj dot edhe nje te qinten e abisit ne te cilin eshte gjendur ky njeri.

Them se ka dashur ta ndaje me dike, qofte edhe te panjohur, per te mos u ndjere e vetme. smiley

vertet e frikshme Ana H.. smiley

është pun aborti qy tregimi Anuku, pavarësisht se dekoruar me ilaçe - mo bëj kot lidhje. përqafim.

 Oh.. sa e trishtuar ... Rrengjethese.. Ju prehte shpirti ne paqe.. 

 Mallëngjyes kur di fatin e Ertës . Kush e ka shkruar ? E ka njohur atë apo është thjesht një përputhje e çuditshme e rastit ?

 Vertet tani qe e kuptova me vjen keq qe "ujku i humbur" ka ndruar jete, edhe mua me kujtohet si nick ketu tek ppu,me vjen shume keq sinqerisht!

Po dhe njehere qe hasa mungesen e dikujt per te cilin/en kisha shume respekt (dhe ne nje moment  u mundova ta ndihmoj) .. pyes dhe del qe nuk jeton me.. mendoj se mbase nuk duhet pyetur me....

Me qe e ke njohur ndonje informacion me shume?

 U prehte ne paqe dhe i ndritte shpirti! Ngushellime familjes e miqve! Shpresoj te kete pasur afer njerez qe e duan dhe qe jane kujdesur per te kur ka pasur nevoje. Me kujtohet ujku shume mire, biles disa here e kam kapur veten duke menduar se cili nga nick me flamur anglez mund te ishte, ngaqe gjithmone me idene se ka nderruar nick!

U prehte ne paqe, i qofte dheu i lehte.

R.I.P smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).