A mendoni se trazirat e herepashershme ne Shqiperi, jane skenar i perpiluar me kujdes serb apo thjesht nje rastesi?

Apo eshte paaftesi e shqiptareve per te bere shtet funksional?

Jemi rrezuar dhe plasur pertoke shume shpesh vetem per keto 20 vjetet e fundit... a mund t'ja leme cdo gje ne dore rastesise?

pak insajt.

33 Komente

cudi sepse po e degjoj te shtjelluar shum keto dite kete ide

nuk di ca me thane

por dhe sikur te ishte, prape ne na ngelet faji qe na ble rusi e serbi me pare apo na bon corap

Zotrules, aty ku jeton ti a mblidhen Shqiptaret per 28 nentorin?

Mblidhen, po. Ka ndonje lidhje? 

Ja 1 sek smiley

Shume mire, mblidhen. Ne me lejon, sa festa organizohen njekohesisht ate nate, dmth a mblidhen te gjithe ne nje vend apo shperndahen ne 4-5 vende?

Prandaj ja vume flaken Shqiperise ne 97 ne? Ngaqe nuk u mblodhem dot te tere ne nje vend? Jo per gje, se kur u mblodhen te "tere" ne nje vend, ne 98, prape i "vume" flaken.

Vllajo, une personalisht nuk kam qene asnjehere ne ndonje feste te tille. Ka shume shkaqe.

1 Kam ardhur ne Angli kur ambasador ishte nje qe s'dinte as shqip, e as anglisht... - cfare feste mund te organizonte ai, kur ambasada jone ishte dhome e guzhine(me aneks ama!!! imexhin dhet!)?

2 Shumica e atyre qe mblidhen, nuk ja kane haberin e Shqiperise, nuk ja kane haberin se cfare eshte, nuk ja kane haberin e historise...  - dhe kjo shihet te minifundet, shishet e birres, koncerte me jevgj te ftuar nga Shqiperia... etj.

3 kur te pavaresohet Shqiperia, kam per te festuar dhe do ta kthej rakine me opinge! fjale burrash!

Jo, jo, s'po i futem '97-es. Po them qe kemi aftesi te pakta per te mirefunksionuar kur mblidhemi shume prej nesh se bashku, jemi njerez individualiste dhe kjo sjell shume gjera te tjera.

Dmth s'ka shume nevoje te lodhet fqinji, pavaresisht se ata mund te kene punuar per ti perkeqesuar gjerat, kur ne e kemi te veshtire vete te merremi vesh me njeri - tjetrin.

 

Ndoshta. Nuk e di. E  kam shtruar si ceshtje. Le ta shohin vete peshqit. Te marrim vesh edhe sa te kapshem jane shqiptaret kur vjen puna keshtu.

personalisht ta kam thene pse nuk mblidhem. do te mblidhesha ne nje tubim perkujtimi pavaresie, nese aty do te flitej per pavaresine, e jo per seksin ose cakerdimin seksual te shqiptareve qe paskan pare bote me sy dhe mezi lidhin dy fjale shqip nga tangelleku himalajan. Nuk arrihet dhe nuk festohet pavaresia duke perbuzur gjuhen tende. nuk festohet pavaresia kur ata qe mblidhen jane faqja e zeze.

do te mblidhesha sikur te tuboheshim per te hedhur ide se SI behet Shqiperia e pavarur.

Zotrules,

Je i ftuar ne dt 07/01/2011 ne LSE ne 1 fjalim publik qe do mbahet nga ambasadori yne, Zef Mazi.

Tema: CONFLICTS IN SOUTHEASTERN EUROPE: ALBANIA’S ROLE IN THE REGION AND THE INDEPENDENCE OF KOSOVO
 

adresa: St. Clement House - S300, LSE, Houghton Street, London, WC2A 2AE, UK

smiley

thenks. Nese do me kujtohet deri ne Korrik. Nese nuk e kishe per Korrikun, atehere kam kohe deri ne Korrik te shpik ndonje makine kohe te kthehem mbrapsht ne 7 janar. Ah... ore, nese ke qene ne 7 janar, a nuk na e tregon me pak fjale, shkurtimisht se c'ka thene Zefi? T'i boj nje surprize kur te kthehem ne date 7, para takimit e t'i them se ca ka per te thene... ta shtang fare. smiley shaka.

Po ti nuk e shef qe eshte gabim data?

dmth eshte per ne daten 07 Shkurt 2011. keshtu qe mos e humb rastin Zotrules.

Nuk arrihet dhe te festohet pavaresia duke perbuzur gjuhen tende.

 

AlbanianMail.co.uk - Fillon shkolla shqipe “Mother tereza" - [ Translate this page ]

Kane nje emerues te perbashket te gjitha trazirat: Sali Berisha

Kete mund ta themi me siguri.

Ndersa te tjerat mund t'i imagjinojme.

Jane bere aludime te shumta persa i perket lidhjeve te Berishes me qarqe te caktuara serbe.

Une besoj se Berisha eshte nje njeri i cmendur dhe i paskrupullt qe do te bente gjithcka per te qendruar ne pushtet, perfshire ketu edhe venien ne rrezik te interesave te Shqiperise apo bashkepunimin me agjentura te huaja.

Shitja e naftes serbeve ne luften e ish-Jugosllavise, vizitat e Arkanit ne Tirane ne kohen qe Berisha ishte ne pushtet, bashkepunimi me Fazllic, etj, etj... mund te konsiderohen si prova.

Por besoj se prova me e pakontestueshme eshte fakti se Berisha eshte nje faktor destabiliteti per vendin. Dhe kjo gje vetem shqiptareve nuk iu intereson.

 Pyetsi akuzon salën direkt si vartës të serbëve mqns ai  është shkaktari i vetëm dhe i përhershëm i skenarëve .Se besoj .Ai vetë bën e shpif insinuata me shërbime të huaja e armiq të jashtëm.

Shqipria ka qenë 50vjet të paktën shtet funksional ( jo i së drejtës).Problemi është i thellë dhe pa tjetër duhet analizë mentalitetesh dhe kur rezultantja e këtyre mentaliteteve të ketë kahen nga qyterimi çdo gjë shkon siç duhet .Por dhe pa arritur kjo rezultante kur forcat me mendësi  qytetare mbi shtetin (përparimtare) fitojnë mbi mendësitë feudale mbi shtetin (reaksionare)përparimi është më i shpejtë .Demonstrat e 21 dhe 28 Janarit japin shpresë për ktë fitore .

e vertete  zoto. edhe trazira  kemi pasur me bollek,  po edhe per skenare  skemi qene keq ama.  me bollek i kemi pasur.  me agjente e poliagjente  banda, diversante etj.smiley

nuk e di, po ky si skenar alla Kaç Myftaraj me duket.  i papare.smiley

Problem me vete ky. S'e ve ne dyshim qe edhe kane gisht, por delegimi i te gjitha problemeve te shq te greket dhe serbet eshte budallallek. Te vetmit qe vendosen rendin kushtetues ne shq kane qene Zogu dhe Dulla. Ata pavaresisht retorikave, i shihnin dhe i zgjidhnin problemet brenda vendit. Pavaresisht formes kriminale, logjiken e kishin te sakte. Mqs ra fjala, te dy keta erdhen ne pushtet me ndihmen e serbeve.

Kurre nuk i kam basuar dhe kurre nuk do i besoj keto konspiracite me agjentura te huaja. Nuk kane nevoje agjenturat e huaja te harxhojne kohen me ne, se ne jemi te zote ta qisim sherrin nga hici, dhe ktu po flas per robt normale. Shto pastaj prezencen e kafshes dhe kemi gjithe ingredientet per jashteqitje masive pa pas hic nevoje per SIMI, CIA, KGB, MOSAD e terrci e verrci.

M'u kujtua nje teori madheshtore ne idiotesine e vet. E. Hoxha ka qene sllav se e shkreta ane paskerkesh qene dashnorja e bimbashit, i cili ishte boshnjak. Ca kohe qarkulloi fort ne mediat online.

une jom dakort me fmg; ne s'kena catine ne terezi dhe ankohena per avlline.
Jo se serbet kan naj dashuri te modhe per ne po kom frike se e perdorim si justifikim sa here na leverdis. Tjetra, si ka mundsi qe ne edhe nji vend si serbi na bo corap nqse do?

Pse pikerisht serb?

 

Por besoj se prova me e pakontestueshme eshte fakti se Berisha eshte nje faktor destabiliteti per vendin. Dhe kjo gje vetem shqiptareve nuk iu intereson.

Pak si e rende kjo fjalia e fundit. Fakti qe Berisha po shan te gjithe pervec vetes se vet, tregon qe njerezve iu intereson (edhe pse fatkeqsisht jo te gjitheve smiley )

E kisha fjalen per "destabilitetin" qe natyrisht nuk ka se si t'iu interesoje shqiptareve smiley

Me sa duket qenkam une pak si rende sot smiley, sepse e kisha lexuar "vetem shqiptareve nuk iu intereson qe Berisha eshte faktor destabiliteti".

Gjera qe ndodhin smiley

Saliu nje dite pasi vrau 3 Shqiptare dhe nje situate proteste te zakonshme ku u hodh ndojne gur e eskaloi ne situate 'grusht shteti'  dhe prag lufte civile, votoi  edhe 'Pro' raportit te Dick Marty. 

Shume koincidenca lidhen me bacen Sale kur preket interesi i Serbit.

ky eshte abuzim i paster; fatkqesi qe pa njoft faktet ne shfrytzojm edhe politiken e jashtme me hedh shashka.
Hetimin e kerkoi vete Thaci dhe Shqiperia nuk kish pse e kundershtonte per me teper, kur ne permendemi ne raport. Pergjigjia me e mire eshte me e pranu hetimin, qofte edhe sikur te kete pas dicka me verte (qe, sic tha dhe vete marty, tani eshte thujse e pamundur me gjet naj prove).

Kshu, mu m'vjen keq kur e lexojm ket si tradhti te 'x' apo 'y'

serbet dhe greket  mbase nuk e kane destabilizuar shqiperine drejtperdrejt  por ata kane investuar hapur ne te gjitha drejtimet ,ekonomike ,kulturore, fetare,ideologjike te cilat kane element te perbashket luften ndaj nacionalizmit shteteror shqiptar.Dhe kush eshte kunder atdhetarizmit,financohet e mbeshtetet, hapur e fshehtaz.Keshtu bashkohet globalizmi ekstrem me krahinarizmin mesjetar,vehabistet me protestantet ,dreqi me te zotin ,te gjithe ne shqiperi kane vetem nje merak ,te 'sqarojne' qe s'jane nacionaliste.une ve bast se lubonja ,klosi ,shllaku,etj  jane 'figura' te pelqyera ne bardhograd e athine  e berisha ,nano,e gjithe 'alabaket' shqiptare jane produkt i kesaj fryme .

ps.sikur 10% e shqiptareve te kishin pikpamjet e zotrules  nuk do te ishim ne situaten e kalamanit qurravec .

Nga dy pytjet

1. A mendoni se trazirat e herepashershme ne Shqiperi, jane skenar i perpiluar me kujdes serb apo thjesht nje rastesi?

2. Apo eshte paaftesi e shqiptareve per te bere shtet funksional?

Une mendoj se duhen pare ne lidhje me shkak e pasoje.

Qe serbet do te pelqenin nje skenar te tille kjo ska dyshim Dhe as qe duhet diskutuar se kjo eshte detyra e tyre. Ata thjesht bejne detyren. Por qe te gjejne mundesi ta realizojne kete skenar menoj  kjo duhet analizuar

Une mendoj sepse ne shqiptaret nuk dime te bejme shtet funksional prandj Serbet thurin me sukses skenare te tilla.

Pra fajin te mos e shikojme tek te tjeret ( Serbet ne kete rast) por tek vetja.

Ketu tek Peshku e kam lexuar (se nga kush) qe nje serb (politikan a profesor) paska thene se shqiptaret nuk eshte nevoja ti nxitesh a ti terheqesh, se ata vet e pengojne njeri-tjetrin.  M'duket se paska patur te drejte ai.  

Komplet faji jone dhe pa lidhje me Serbet.

Pse do mirren me ne ata? Nga c'eshtja e Kosoves? Ne nuk kemi influence ne vendin tone dhe jo me ne rajon. Ce qe te dy shtetet jane shqiptare?

Paster dhe thjeshte: Ne fillim dukej sikur Berisha qe sheruar, dhe Rama qe bere psikopat: pasi humbi zgjedhjet doli jo me kuti e jo me gomarlleqe te tilla qe nuk pine asnje gram uji.

Pastaj, Berishes i doli Meta me gardistet, e zuri paniku, dhe tani se mbane njeri. Psikopat dhe matane psikopatit. Nuk shkruaje shume jo se nuk gjeje dicka per te shkruajtur, por se nuk ka nga te filloshe.

Shikoje tek fuqia tjeter dhe si ender e keqe me del prape Rama:

a) gjithashtu si Berisha nje autokrat, mendo betejen me Maqo Lakrorin

b) gjithashtu me etje per pushtet dhe gati te djegi c'do gje ne rruge, mendo terci verci Ruci kuci, greve urie, transparenc pasi vodhem votat e c'do partie te majte dhe berem parliametin qe 71 deputet=84 deputet!

c) por ama tamam socialist. Si Mobarak qe vente milionere ne ministri kur vendi nuk kishte buke, dhe Rama ja ka gjetur vendin ne qeveri Doshit & Co.

Perfundimi, ai vend per nje kohe te gjate do mbahet ne menyre artificiale nga jashte. Puthni kembet Greqis, Italise dhe EU, se pa ata 98 apo 21 Janari per ne do qe c'do zgjedhje.

 

(PS, sapo u kujtova qe dhe  me te huajte, perseri c'do zgjedhje per ne ka qene nje dhimbje e madhe kokeje. Jemi akoma nje vend qe nuk duron dote pushtet, as nuk e rindane dote me pa zenie. Kote nuk heqim zgjedhjet e ta vendosim ne nje ndeshje mundje tek sheshi skenderbe. Cilit militante terheqin me shume litarin a dicka te tille...

Eshte interesante se si e ndertoi narrativen e vet per Pucin Birisha..ku nder te tjera ishte kurdisur strehimi i tij politik ne ambasaden serbe..

 Kane gisht jo vetem serbet po edhe greket. Wink

 te jete e vertete qe ai fle me serben?!

dr+liri+berisha+inaugurimi+i+klinikes+adra.jpg

 

 

  

11424.jpg

  

Nuk ka njeri ne Shqiperi me dy pare mend qe nuk e ka kuptuar me kohe qe agjenturat serbe greke dhe ruse jan ngulur fuqishem ne Shqiperi me kohe. Kete te trazirave te organizuara nga serbet e kan thene edhe vete ish-presidente, serbe e shqiptare. Pyetje retorike qe kjo?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).