Gjithçka filloi me transmetimin e një bisede të përgjuar mes Metës e Priftit në programin Fix Fare të televizionit Top-channel; njerëzve iu shpalos para syve një botë tangjentesh e akraballëqesh të bëra nga dinjitarë e funksionarë shtetërorë. Ne e merrnim me mend se në zyrat e shtetit e të qeverisë këto punë të pista bëheshin gjithë ditën e ditës por, siç mund të merret me mend, është tjetër gjë të marrësh me mend e tjetër gjë të shohësh me sy. Ishin shumë të shpifura ato pamje, e sikur të mos mjaftonte kjo, kupën e derdhën reagimet e atyre që praktikisht do duhej të mos dilnin më në shesh pas shfaqjes së atij filmi. Këtu zënë fill 14 ditë të mbushura me rrena, provokime, idiotësi, kanosje, qyfyre, etj, etj (Më poshtë po përpiqem të bëj kronikën e asaj që është thënë gjatë këtyre dy javëve. Nuk po merrem me dhunën, me të vrarët, etj. Po merrem me kolonën zanore apo veshjen verbale të këtyre ditëve; dhe në këtë mes mos prisni që t’ju riprodhoj besnikërisht frazat; jo, do t’ju riprodhoj besnikërisht mesazhin, të shoqëruar me ndonjë koment lakonik timin). 

1. Ilir Meta: “Unë u premtoj shqiptarëve se do të luftoj deri në fund për lirinë e tyre, e cila po nëpërkëmbet prej njerëzve të çimkave”. Oh jo, jo, jo. Kjo është e tepërt. Kjo është si të të pështyjë tjetri në fytyrë. 

2. Sali Berisha: “Videoja është e manipuluar; mungojnë disa sekonda; kanë dashur t’më bëjnë pis mua”. Ishte e vërtetë. Sekondat e hequra lidhnin dy pjesë të bisedës në mënyrë të tillë, që me gojën e Metës të dilte i përzjerë në kodoshllëqe dhe Berisha. Po s’kuptohet pse, ndërsa bën si i lënduar nga ky truk që i hedh veç një stërkalë balte, nul lëndohet fare, kur gazetarët e mbulojnë me baltë si babain e Shkëlzenit të Gërdecit e të Argitës së trojeve të blera buzë detit. 

3. Edi Rama: “Ky popull mund ta tejkalojë opozitën”. Kjo deklaratë e bërë në studion e programit Top Story ka qënë një mënyrë për t’mos u identifikuar me një dhunë të pritshme apo të programuar në tubimin e një dite më pas. E pafalshme për një leader opozite; ky i fundit duhet të kish guximin të njëjtësohej me (ta përfaqësonte) popullin, e jo të mbetej prapa. Dhe në fakt, mbeti prapa. Atë ditë.

4. Meta & Berisha & Basha: “Kemi informacion se po përdoren kontingjente kriminelësh e të kërkuarish”. Po na thoni ca emra, dreqi ta hajë! Pse nuk i arrestoni këta kriminelë, në fund të fundit?

5. Meta & Berisha: “Do të mbrojmë rendin kushtetues”. Kjo është një frazë, që kurrë më s’duhet të dalë nga gojë qeveritarësh në rrethanat, kur në protestë del opozita. Nuk mund të mbrohet rendi kushtetues nga opozita. Me opozitën negocjohet. Vetëm diktaturat marrin përsipër të mbrojnë rendin kushtetues nga opozita. Opozita është pjesë e rendit kushtetues. 

6. Spartak Ngjela: “Janë vrarë tre vetë? Edhe 13 mijë mund të vriten për një ideal e për një kauzë”. Kjo është një frazë e paqortueshme, nëse e nxjerr nga konteksti (madje, fare mirë mund ta shkruash si slogan dhe ta varësh në muret e klasave të gjimnazeve), por e thënë në të nxehtë, disa orë pas egzekutimit të tre protestueve, ishte papërgjegjshmëri totale.

7. Arbem Imami: “Protestuesit janë vrarë nga protestuesit”. Nuk na e tha se kush ia tha. Ia ka thënë rradakja e vet.

8. Sali Berisha: “Me të dhënat që kam unë, të vrarët janë qëlluar nga afër”. Po nga i more këto të dhëna? Ah, më fal, i ke marrë nga një mjek demokratikas i spitalit ushtarak me mbiemrin Koçeku.

9. Mjeku Koçeku: “Të vrarët janë qëlluar nga një distancë e afërt”. Shih, shih, ditka qerratai të bëjë dhe analiza balistike e forensike!

10. Sokol Olldashi: “Makina që shpërtheu portën prej hekuri të kryeministrisë ishte e mbushur me tritol”. Ky po, i di këto gjëra. Është i zanatit.

11. Ilir Meta: “Ata që protestuan e u ndeshën me gardistët ishin kokëpalarë”.

12. Sali Berisha: “Mbi protestuesit është qëlluar mbi bazën e rregullores; ka rregullore për brenda gardhit, për gardhin dhe për jashtë gardhit”. Mbi bazën e rregullores? U vritkan njerëzit mbi bazën e “rregullores së gardhit”?

13. Sali Berisha: “Nëpunësit e administratës së kryeministrisë ishin përgatitur të mbroheshin e të mbronin kryeministrinë” Po ç’punë kanë këta me mbrojtjen? Këta janë nëpunës, teknikë, njerëz të lapsit.

14. Sali Berisha: “Është kryer një grusht shteti”. 

15. Sali Berisha: “Kur bëhet grusht shteti, mund të vriten 3, mund të vriten 30, mund të vriten 300”.

16. Sali Berisha: “Do të bëjmë ditën e mërkurë një anti-miting të paqes; do të jetë një manifestim i paparë ndonjëherë”. Këtë vendim e mori pasi të gjithë morën vesh, se protestuesit ishin vrarë nga gardistët.

17. Edi Rama: “Do mblidhemi prapë të premten”.

18. Sali Berisha: “Anti-mitingun e paqes do ta bëj të shtunën”.

19. Sali Berisha: “Dëgjo këtu, Edvin Kristaq Rama! Po e provove sërish, nuk do merrem me askënd tjetër; do të ndëshkoj vetëm ty, ashtu siç ndëshkohet një bandit. Të tjerët do jenë të amnistuar”. Këtë deklaratë e bëri dhe në parlament, ditën e dielë, përballë deputetëve të partisë demokratike. Këta të fundit e duartrokitën. Më shumë nga të gjithë duartrokitën Genc Ruli, Genc Pollo e Genc Imami; më falni, Arben Imami.

20. Sali Berisha: “Kam qënë pesë orë i rrethuar”. Rrethuar? E dramatizon situatën, që të heroizojë veten. 

21. Sali Berisha: “Edvin Kristaq Ramën nuk e pranuan në spital të afërmit e të lënduarit nga Lezha”. Po ky vetë vajti? E pranuan?

22. Sali Berisha: “Bekimja është një vajzë heroinë; e rrahën, sepse tha ‘rroftë Sali Berisha’ në mes të protestuesve të tërbuar”. 

23. Sali Berisha: “Rrugaçët e hodhën flamurin tonë kombëtar. Ju e patë vetë se si e hodhën. Por gardisti Amarildo e pa atë flamur përtokë, dhe harroi ku ishte; u fiksua pas flamurit, derisa e çoi dhe e futi në gji. Është një hero.”

24. Ilir Meta: “Në zgjedhjet e majit LSI-ja do të korrë një fitore spektakolare”.

25. Sali Berisha: “Kam të shkruara mesazhet e përcjella midis banditëve që po lufonin me gardën, dhe shtabit të grushtit të shtetit. Mund t’ua tregoj, po të doni. ‘Çfarë të bëjmë? Do na i sillni armët? Po, po, do ju sjellim kallashnikovë’”. Askush nuk e mori vesh burimin e këtyre mesazheve. Vetëm Berisha i di këto gjëra. Se mos vetëm këto!

26. Arben Imami: “Nuk do ta përdorim ushtrinë kundër grushtit të shtetit”. Hë, më të lumtë!

27. Sali Berisha: “Ka qënë planifikuar nga autorët e grushtit të shtetit të përdoreshin thika me helm”. Fiu!

28. Sali Berisha: “Dhe stilolapsa-spitoletë dhe çadra-kobure”. Fiu, fiu!

29. Sali Berisha: “Janë stërvitur për ditë të tëra në zona të caktuara në grupe pesëshe”. Fiu, fiu, fiu!

30. Sali Berisha: “Diku, shumë afër vendit të ngjarjes, ishte një makinë e mbushur plot e përplot me kallashnikovë”. Fiu, fiu, fiu, fiu!

31. Sali Berisha: “Tërhiqem nga anti-mitingu i paqes; e bëj në emër të paqes”.

32. Ambasadori amerikan, Alexander Arvizú: “Sali Berisha është burrë shteti; ai u tërhoq nga tubimi”.

33. Sali Berisha: “Kush nuk pa dhunë kundër gardistëve në bulevard është një lavire bulevardi”. Unë për vete pashë dhunë. Kryeprokurorja e Presidenti nuk kanë parë.

34. Sali Berisha: “Kam patur informacion lidhur me veprimet e kryeprokurores, që më ka ardhur nga brenda Prokurorisë”. Kjo po, që është sjellje putschi-sti.

35. Sali Berisha: “Qytetarë e qytetare të Shqipërisë” – kështu e filloi ‘dëshminë’ përpara komisionit hetimor parlamentar. Halimët u dukën të lumtur. Kapsallitën sytë e nuk ditën ku e si të mbanin duart.

36. Sali Berisha: “Bamiri donte t’më eliminonte mua fizikisht”. 

37. Dritëro Agolli: “Bamiri s’vret dot një mi të vogël, e jo më të vrasë një mi të madh”.

38. Olldashi: “Janë fajtorë ata që vranë protestuesit; por janë fajtorë dhe ata që i çuan protestuesit atje”. Ku i çuan? Në thertore? Apo në Jurassic park?

39. Ambasadori amerikan: “Be careful, my fellow americans! Manifestimi-homazh i datës 28 është i rrezikshëm. Ambasada atë ditë do të mbyllet”. 

40. Filip Çakuli: “Unë jam koka e putsch-it”.

41. Mustafa Nano: “Dua të jem dhe unë putsch-ist. Bëmëni, ju përgjërohem!”

42. Bamir Topi: “Sa është Arsenali me Gallatasarajin? Ka dhunë në fushë? Mos!” Ky është një mesazh i interceptuar nga tabulatet e Presidentit të Republikës në datën 21 janar.

43. Policia e Tiranës: “Në manifestimin e 28 janarit morën pjesë vetëm 6 mijë vetë”. Pse gënjeni? Isha dhe unë. Bëhen 6 mijë e një.

44. Aldo Bumçi: “Më 28 janar Tirana e braktisi opozitën”. Ku e gjen gjithë këtë inteligjencë, xhanëm?

45. Sali Berisha: “Më pyesni; jam i hapur!” Dhe anëtarët e komisionit hetimor parlamentar e bombarduan me pyetje të llojit: a e dinin gardistët dhe putsch-istët, që kryeministrinë nuk mund ta merrnin kurrë?

46. Ina Rama: “Nuk mund të më hetoni për një ngjarje, të cilën po e hetoj unë”. Dhe bëri të ikte.

47. Komisioneri Halimi: “Ju nuk mund të ikni!” Por ajo iku.

48. Ismail Kadare: “Tani ndryshon puna. S’është më si më parë. Në politikë hyri vdekja”.

49. Ilir Meta: “Do ta çmontojmë videon e montuar”. Këtë e tha dje. Në Shkodër.

50. Një internaut: “Epo fashizmi s’ka brirë, or ti shoq”. Këtë e lexova sot. 

Hurrah! Long life to all Albanians!

 

Marre nga ResPublica

18 Komente

ke harruar shume te tjera  smiley po ska gje

si prsh, ajo e Rames dje, pas te "Premtes se III-te" :

"Ne keto kushte, asnje pale zgjedhje nuk behen ne Shqiperi"

- kurse 2 rreshta me siper, kishte kerkuar zgjedhje te parakohshme ! (kerkese kjo, e stamposur edhe ne parrollen kryesore ne protesten e Vlores dje).    smiley

“Epo fashizmi s’ka brirë, or ti shoq”.

!!!

Si dhe pargjigja "Gjuhe e drunjte" e Rames, ndaj Gazetares se gjore, e cila po e pyeste se, nga PD dhe LSi po pergatiteshin Forumet per zgjedhjet e 8 majit ... C'do beje PS-ja ?

Rama : "Kur pyetja vjen e lodhur, kemi nje pakt te pashkruar ne ... qe intrevista mbaron ketu!"

 

jo, do t’ju riprodhoj besnikërisht mesazhin, të shoqëruar me ndonjë koment lakonik timin 

rrofsh per punen e mundimshme!

mbas ketyre ngjarjeve eshte shume e qarte qe te vetmit njerez qe nuk duan zgjedhje te reja dhe qe sala te vazhdoje ne pushtet dhe 2 vjet te tjera jane thjesht ata qe sigurojne jeten (apo dhe me shume) nepermjet lidhjeve me kete organizate hajdutesh....nuk ka justifikim.

 Sihariq, sihariq! Haberi vjen nga Primo..." Nje superstare do te na vije  te  na kendoje, ne kete zi qe ka pllakosur  Puçistet. Mundet Çiljeta, pardon Shakira .."!

 Kurse mua,  tek sa e degjova, pasi u  sigurova se nuk me kishin bere veshet per theniet e ketij sadisti, menjeher me vajti mendja tek domethenia e thenies se prape te Tij..Me siguri, e kishte qellimin: .."Do biem nje kengetare  superstar, per tu   kenduar  ...Telkinin e fundit...... Te gjitheve, qe nuk jane ne paranojne e TIJ...

O NJEREZ! 

Per ti bere qejfin te gjithe brezave do te ftojne edhe Lepa Brena. Megjithese nuk eshte me nje gonxhe e fresket, e ndez nostalgjine e endrreva te nxehta.

di gjo plako, do e knoj gjo ate kongen "patriotike" 'ja sam jugoslovenska'?

" .... 27. Sali Berisha: “Ka qënë planifikuar nga autorët e grushtit të shtetit të përdoreshin thika me helm”. Fiu!

28. Sali Berisha: “Dhe stilolapsa-spitoletë dhe çadra-kobure”. Fiu, fiu!

29. Sali Berisha: “Janë stërvitur për ditë të tëra në zona të caktuara në grupe pesëshe”. Fiu, fiu, fiu!

30. Sali Berisha: “Diku, shumë afër vendit të ngjarjes, ishte një makinë e mbushur plot e përplot me kallashnikovë”. Fiu, fiu, fiu, fiu! ... " 

 

  Oh, ç'u 10-va t'u qesh smiley 
 

''42. Bamir Topi: “Sa është Arsenali me Gallatasarajin? Ka dhunë në fushë? Mos!” Ky është një mesazh i interceptuar nga tabulatet e Presidentit të Republikës në datën 21 janar.''

hahaha ca presidenti qe kemi..kokrra e kumarxhiut

 5*

muci ka mbledh deklarata te verteta, por ka dale nje permbledhje aq satirike, saqe duket sikur e ka shkru  pena e Driteroit..

 Iu dhjefsha analizen e iu harrofsha integritetin moral e intelektual qe kini. VRASJE, ne rradhe te pare, pastaj rrena, provokime, marrezi e qyfyre.

Lulian, edhe une jam dakort me iu dhjefsha anailzen bashke me integritetin!

 Bllofe te tjera:

1.

"Tre te vraret nga protestuesit jane qelluar nga afer me arm zjarri te kalibrit te vogel 9 mm deshmi kjo e mjekut"

Sokol Olldashi.

2.

"Nje makine e mbushur me ekzpolziv tritol perpak sa nuk shpertheu ne Kryeministri qe nje fat i madh se do te ishin vrare kush e di se sa"

Sokol Oldashi.

3.

"Protestuesit kane qene te armatosur me te gjitha llojet e armeve kallacnikov,granta,bomba,me cader-pistolet,stilolapsa -pistolet, thika me helm"

Sali Berisha.

4.

"Protestuesit jane paguar kesh rreth 2 milion dollar nen dore"

Sali Berisha.

5.

"21 Janari 11, ishte puc ushtarak i organizuar nga  kryetarit te opozites ne bashkepunim me Prokurorine, Presidentin"

Sali Berisha.

6.

"Puci deshtoi me turp"

Sali Berisha.

7.

"Hetim per tabulatet telefonike te Presidentit,Speakeres, Kryeministrit,Krytarit te opozites, disa prej gazetareve me te njohur te medias etj.. si pjese e hetimit kunder picit ushtarak te 21 Janarit"

Komisioner Halimi i grupit hetimor parlametar.

8.

"Pucistet nuk mund te ndalin hetimet e ngjarjeve te 21 Janarit 11"

Sali Berisha.

9.

"Video Prifti&Meta eshte nje montazh i ndyre i opozites dhe i Edi Rames"

Berisha &Meta

10.

"Kater protestuesit i vrau Edi Rama"

Berisha& Meta.

Munde te vazhdohen bllofet e bllok-qeneve!

 

 

 Dhe ky qenka në PPU ose e lexonka të paktën .

50. Një internaut: “Epo fashizmi s’ka brirë, or ti shoq”. Këtë e lexova sot. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).