Nga Ora News

Çmimet e ilaçeve do jenë nga sot 10 % më të shtrenjta. Nga sa pohojnë farmacistët në kryeqytet llogaritja e çmimit do të bëhet nga vetë ata bazuar në çmimin e mëparshëm i cili është i vendosur në pullën e sigurisë.

Kjo do të vlejë vetëm për ilaçet të cilat janë aktualisht në gjendje ndërsa për furnizimet e reja, pullat e emetuara do të kenë të përfshirë edhe TVSH-në në 10%.

Sa i përket importuesve, atyre tashmë u ka shkuar udhëzimi për menyrën si do faturojnë ilacet që kanë në magazinë.
 
Ndërkaq ministria e Fianancave ka argumentuar që me marrjen e vendimit se vendosja e TVSH-së jo vetëm që do të ulë abuzimet e bëra deri tani me çmimet, por nuk do sjellë asnjë kosto tjeter për qytetarë

5 Komente

Ndërkaq ministria e Fianancave ka argumentuar që me marrjen e vendimit se vendosja e TVSH-së jo vetëm që do të ulë abuzimet e bëra deri tani me çmimet, por nuk do sjellë asnjë kosto tjeter për qytetarë.

Si ka mundesi qe nuk do sjelle asnje kosto tjeter per qytetaret kur cmimet e ilaceve do jene automatikisht 10% me te shtrenjta? Dhe nuk behet fjale per mallra luksi, por per mallra te domosdoshem per te cilet qytetari eshte i detyruar te paguaj cfaredolloj cmimi pavarsisht nivelit te te ardhurave financiare.

Biznesit te farmacise do i rimbursohet 10%, po qytetarit?

 Obo bo, pensionistet smiley 

A thua se ishin lire. Ky qe do te ulte taksat.

E dine keta qe mungesa e ilaceve per shkak te mospasjes se lekeve, vret njerez fizikisht? Hajde te mos u dalesh ketyre me gure. 

 

E nga do ta dalloj une,se cili eshte ilaci ne gjendje te cilit ja shton vete farmacisti 10% dhe ate i cili eshte i perfshire qe eshte furnizim i ri ???

Te moshuarit e te semuret qe i blejne rregullisht, e dallojne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).