Serbi, nesër protestë e opozitës
04/02/2011 21:20
 

Serbi, nesër protestë e opozitës

Partitë opozitare në Serbi kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një miting të madh në Beograd kundër qeverisjes aktuale, e cila sipas tyre ka përkeqësuar situatën sociale në vend.

Opozita serbe ka marrë edhe mbështetjen e mësimdhënësve, policisë, personelit mjekësor, si dhe të disa korporatave që kanë shprehur pakënaqësi nga rrogat e ulëta dhe nga inflacioni. 

Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare në Serbi në dhjetor ka qenë 390 euro, ndërsa inflacioni vitin e kaluar ka arritur një shkallë prej 10.3 për qind. 

Sipas Dhomës Tregtare Serbe, ky është inflacioni më i lartë i regjistruar në Evropë në vitin 2010. 

Arsimtarët në shkollat fillore dhe ato të mesme filluan të premten e kaluar një grevë me kërkesë për rritje të rrogave me mbi 20 për qind. Shkollat qendruan të mbyllura edhe ditën e djeshme.

 

17 Komente

Ja te krahasojme o shqiptare, si shkojne gjerat ne Serbi, dhe si shkojne tek ne.

Situata eshte e "ngjashme". Vetem se ne Serbi qeveria nuk eshte perfshire ne skandale te papara si keto tonat, me cdo lloj afere korruptive, vrasje si te Gerdecit, etj... (dhe po mundohem te tregohem fare i qete dhe i rezervuar)

Te shohim protestat e opozites, dhe pergjigjet e mazhorances. (a ka mundesi t'i themi "shumice" kesaj qe ketej e tutje?)

 do behemi edhe ne si vendet arabe se ballkani aq do.pellcet diku dhe ceshtje kohe ndizet i gjithi 

Hajde lajm hajdeee... copy-paste nga google news.

Po mire mer, keto gazetaret e kane me siklet te madh me shtu 1 fjali pas nje bubrrimi ne google, me na sqaru i cilit krah eshte opozita dhe ca ka ndryshe nga pozita? smiley

......"  i cilit krah eshte opozita dhe ca ka ndryshe nga pozita?"

 Nuk eshte me rendesi pozicioni i kraheve, por reagimi popullor per gjendjet. Eshte ky  reagim ne forma revoltash qe i rremben Krahet ne menyre alternative.Qeverrite e gjithe lindjes postkomuniste  jane ne çoroditje te plote dhe e gjitha sa bejne eshte "Nje Qeverrisje e pranushme, normale apo  kleptokrate dhe me zi akoma, ne menyre kusare si e stanit tone, te taksave dhe donacioneve.Ndryshimet e "kraheve"  verehen vetem ne shkallen e korruptimit per ate menaxhim.Nuk po vrehen qeverri vizionare per mobilizime te resurseve vendase perveçse ne ate fillim kthese ne Hungari.Korrupsioni sot eshte bere  kaqe prezenet sa nuk ben me asnje pershtypje...

   Kriza botrore e solli gjendjen, ne mbare boten, por sidomos ne vendet ku eksperienca nuk eshte e harruar,  gati ne pragun e formimit te... Internacionales Komuniste.. Mungojne vetem Alternativat apo  si  te thuash nje emertese e re..  Me Globalizmin u be vetem nje vere ne uje...

Hidhi nje sy  kushteve  te lindjes se asaj Internacionalaje !

Jo thjesht reagimi popullor grava. Populli eshte popull sidoqofte. Ka nxites neper popull; brenda turmes, qe versulin apo permbajne popullin. Pra populli, ndoshta irritohet njesoj nga varferia si andej edhe ketej.

Une them te shohim si reagon politika. Si do reagoje qeveria ndaj popullit. Qe aty eshte nje qeveri me forca politike shume te moderuara. Sinqerisht dyshoj rende qe do perdoret ndonje dhune aq kafsherore si te ne. smiley

 Duhet te mundohemi  te kuptojme situaten qe kalon vendi ne teresi sepse edhe do gjejme arrsyet pse kjo situate agresiviteti.Qeverria e sheh vehten pa rrugdalje  nga humnera financiare e cila nuk eshte vetem faj i saj.Ndersa opozita jo se ka ndonje alternative bindese por thjeshte pa se votat u vodhen dhe kete une e di shume mire.Nuk kam nevojne e deshmise  OSBE, me perfaqesues Gossruckun matuf apo ODHIR-in.Nisur nga fakti  i njohur dhe i provuar nga kembengulja e Berishes per ti mohuar asaj  te  gjitha kerkesat, zene ngushte nga sa pati bere, Opozita u leshua si demi varvat  ne gjurmen e gjakut.

  Ketu nuk ka me nevoje per nxitje nga ndonje force politike.Eshte situata ekonomike qe i drejton turmat ne vendin ku nuk u jane zgjidhur hallet apo ku u shtohen hallet.Eshte mne se e natyrshme qe Opozita ta shfrytezoje kete.Ajo qe une kam vrejtje eshte se kjo opozite ka si alternative te  veteme.."JA KUSARET..!" Ja i pame e pastaja?

  Mirepo une dua te  shikoj pertej xhamave te syzeve te ketyre bandilleve.Dhe nuk po shikoj gje veç faktit qe e di se ne te ardhen nuk do te  guxoje me kush te vjedhi,  si  eshte kthyer ky ves nga kjo qeverrisje ne ligjesi kusarie.Vetem kjo me ngroh.Do Zoti e gjendet nje Qeverri qe te dije te QEVERRISI VARFERINE.Zotesia qeverrisese per mua, ne kete shtet dhe ne si dhe yni, eshte  vetem Qeverrisja e varferise.Si e qysh arrihet kjo une kam bindjen time.

Vetem kjo duhet  se te  tjera  gjera as qe mund te priten nga cilido ekip forcash  politike.Kjo qeverria qe kemi, nuk eshte ne gjendje per asgje.. 

Pashe mbreme ne news24 nje debat me Dash Shehin.

shkurt, paster, qarte fare. Program 4-5 pika, me mendim te kthjellet se SI mendon ai se zgjidhet kriza dhe cfare rezultati jep ai program brenda vitit.

I gabuar apo jo programi, te bera mire apo keq llogarite e tij, ai eshte ne gjendje te shprehet konkretisht. - Dhe jo si opozita e sotme, qe ka gjithe ate te drejte proteste, gjithe ate popull me vehte, gjithe ato aresye per te rrezuar qeverine dhe per te justifikuar zgjedhjet e reja... qe asnjehere nuk ka ofruar ndonje program per zgjidhje.

Une besoj se strategjia e tyre eshte teper e mefshte, pa kellqe, pa themel.

Populli ecen me shpresa, dhe shpresat zakonisht krijohen nga premtimet.

Nuk eshte premtim te kerkosh renien e Saliut me protesta te ketilla... qe dhe po e shpjeguan se SI arrihet, nuk kane shpjeguar kurre "po pastaj".

besoj qe kur te bejne kete, gjithe popullin kane per ta patur me vehte.

Mosofrimi i shpreses, lenia e gjendjes ne amulli mbi agoni, zbeh cdo veprim dhe cdo qellim.

Jam i mendimit, dhe jam FORT i ketij mendimi qe cdo dalje tjeter e PS-se para mediave per deklarate, duhet te filloje me frazen:

Ne premtojme qe:

1, 2, 3, 4, 5...

Perndryshe... varja fare me mire.

Jam gjithashtu i bindur, nga cfare kam pare deri tani, qe lufta politike ne Shqiperi nuk po behet ne drejtimin e duhur... pavaresisht cila force ka perballe ke. Gjithe retorika dhe debati politik ne Shqiperi i ngjan "klasave te debatit" qe behen neper shkolla elementare apo te mesme ne perendim, kryesisht ne Amerike, ku, te jesh pjese e "debate team" eshte pike qe e konsiderojne te denje per t'u perfshire ne CV. Pervec asaj, ne Shqiperi nuk po ndodh asnje gje tjeter.

Ne oren e debatit, te jepet tema per debat, te jepet dhe rruga apo pozicioni qe duhet te mbrosh. Aty vleresohet zgjuaresia, shkathtesia dhe venia perposhte e kundershtarit, pavaresisht a po mbron anen e drejte apo te gabuar te ceshtjes, pavaresisht a je apo jo dakord me ato qe thua. Gjithe qellimi pra, eshte te fundosesh debatuesin qe ke perballe. Dhe eshte pikerisht kjo ajo qe po ndodh ne Shqiperi. Krejt pa buke, krejt pa te ardhme, krejt pa shprese.

Mendimi im ky i nderuar Grave.

 U lodha se theni kete qe aqe mire e thua, cave prej te atij STANI qe i njoh.... e me njohin.

une prap dua ta dij i cilit krah eshte. jo se nuk e di, por e dua nga gazetaret.

se fjala bie opozita mund te jete partia ultranacionaliste. do thonit prape bravo ju? smiley

Une i them bravo edhe pa bere protesta fare. 

Fakti qe ata kane nje parti ultranacionaliste ne nje kohe qe ne nuk kemi as parti nacionaliste, i ben te qendrojne me lart se ne, te pakten ne ndergjegje komebtare; pavaresisht sa e gabuar eshte ajo dhe mbi c'perralla bazohet. Fakti qe ne nuk kemi asnje parti me program kombetar, eshte ... verja vete emrin.

Serbeve deri me sot, nuk u ka dale ndonje force politike qe te kerkoje, apo thjesht imagjinoje te shkepuse nje pellembe toke nga Serbia. Te gjitha forcat secesioniste(qe kerkojne ndarje) ne Serbi jane perfaqesuese te etnive joserbe.

Ne Shqiperi? Ke kryeskizofrenin qe i dha 354.4 km2 grekut pa asnje gje... sikur te ishin karamele. 

Te lutem te mos na krahasosh fare me serbet. jemi dy ane te kunderta fare te dashurise, dhembshurise, perparimit dhe ndergjegjes kombetare. Jemi aq keq ne ate ane, sa nuk di te shprehem.

Mos i shiko te gjitha zhvillimet ne Serbi vetem nga optika shqiptare. (pavaresisht se e dime historine dhe ku qendrojne ata ne te vertete) shikoji nga optika serbe, dhe thuaj ku qendrojne ne krahasim me ne.

Po serbet u frymezuan nga ne keshtu? smiley

 

Opozita serbe ka marrë edhe mbështetjen e mësimdhënësve, policisë, personelit mjekësor, si dhe të disa korporatave që kanë shprehur pakënaqësi nga rrogat e ulëta dhe nga inflacioni.

Bravo i qofte!

 

uh qyqja

tani sdo kete demostrate ne dynja qe do ti shpetoje grepit te topchannelit dhe bravove te komentuesve tane, edhe pse mund te mos ja kene kerkund haberin, se si , pse e qysh po behen ato demostrata ne fjale.

nejse,

enjoy  smiley

 aty e paska spostuar antimitingun sala?

 

edhe opozita serbe qenka e pakenaqur nga Sala?!smiley

 " .... Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare në Serbi në dhjetor ka qenë 390 euro, ndërsa inflacioni vitin e kaluar ka arritur një shkallë prej 10.3 për qind... " 

 

 Ndonse rrogat ne Serbi nuk jane keq, 400-500 euro, duhet thene se kur inflacioni te del nga kontrrolli, 10-11 % , njerzit fillon e i kap paniku, dhe aq eshte puna, fillon vete gremina e ekonomise. 

Opozita serbe udhehiqet nga Partia Progresiste Serbe e lindur si dege me vete nga Partia Nacionaliste Serbe.

http://en.wikipedia.org/wiki/Serbian_Pro...

The political activity of the Serbian Progressive Party is based on 10 main principles.[3]

  1. Protecting the territorial integrity of the Republic of Serbia.
  2. Serbia, as a country of the Serbian people and of all its citizens, will have its duty to help Serbian people outside if its borders, especially in the territories of the former Yugoslavia.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).