SHBA janë duke negociuar me përfaqësues të qeverisë egjiptiane për tërheqjen e menjëhershme të presidentit Husni Mubarak. Synimet janë që pushteti të kalohet tek një qeveri provizore e mbështetur nga ushtarakët.

Një skenar i mundshëm është që Mubaraku t'ia dorëzojë pushtetin zëvendëspresidentit, Omar Suleiman. Qeveria tranzitore duhet të kërkojë dialog me grupet opozitare, përfshirë edhe Vëllazërinë e ndalur Myslimane, tha qeveria amerikane. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Barak Obama ka bërë të qartë, se ka ardhur koha për një kalim të rregullt të pushtetit.

Presidenti egjiptian Mubarak ka refuzuar deri tani të tërhiqet. Ai tha se do të qëndrojë një herë për një herë në pushtet megjithë protestat e vazhdueshme dhe eksceset e dhunës.

Të enjten 82 vjeçari tha në një intervistë në stacionin amerikan ABC se në parim është i gatshëm të tërhiqet, por refuzoi dorëheqjen e menjëhershme. Sipas mendimit të tij në këtë rast "do të shpërthente menjëherë kaosi". Lidhur me trazirat e përgjakshme në sheshin Tahrir në Kairo Presidenti tha, se ndihet keq për shkak të shpërthimit të dhunës. Ai nuk do që egjiptianët të luftojnë kundër egjiptianëve. Megjithatë përgjegjësinë për dhunën ia vuri Vëllazërisë Myslimane.

Në sheshin Tahrir në Kairo nata kaloi e qetë. Mijëra demonstrues e kaluan natën aty. Këtë të premte priten sërish protesta. Aktivistë të opozitës shpallën ditën e premte "ditën e largimit" të Mubarakut.

Ministrja e Jashtme e SHBA Hillary Clinton dënoi sulmet kundër gazetarëve në Kajro. "Sulmet janë të papranueshme" tha ajo. Ato përbëjnë një shkelje të normave ndërkombëtare dhe të lirisë së shtypit.

Gjatë trazirave të dhunshme mbështetës të qeverisë goditën me shkopinj gazetarët e huaj, duke shkatërruar pajisjet e tyre. Dhjetëra gazetarë të huaj u arrestuan, duke përfshirë edhe dy të gazetës amerikane "The Washington Post". 

Sipas të dhënave të forcave të shpëtimit në sheshin qëndror Tahrir dje, të enjten një qytetar i huaj u rrah për vdekje. Dëshmitarë okularë njoftojnë se kryesisht simpatizantët e Mubarakut ushtrojnë gjueti ndaj gazetarëve të huaj.

Autor: DW/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

 

 

 

4 Komente

Po pra dhe ky ambasadori Amerikan ne Shqiperi thote per Salen qe eshte burre shteti,eh cpo na e marrin e po e vejne ne vend te Mubarakut .

Imagjino sikur te ishte Sala president i USA.

Sa i lumtur do ishte... Globi toksor

ky është një mësim për të gjithë autoritarët e diktatorët se sado miq të fuqishëm që të kesh në qoftë se për popullin tënd bëhesh i padurueshëm ti vjen një peshë erëndë për miqtë etu dhe askush s'ka dëshirë që të mbajë pesha të rënda qofshin dhe të fuqishëm.

Po ngjarjet në Egjypt nga pozicioni ynë janë shumë interesante për të parë se si autokratët kthehen në diktatorë duke pasur miq dhe shtete të fuqishme.Ndërsa për ata që se kanë jetuar diktaturën janë të vleshme për të dalluar sjelljen e tyre si ; mos njohjen  e mos lëçimin e protestave me verbëri e shurdhëri , mos njohjen e dorheqjes dhe kur vrasin protestuesit, gjetjen e armiqve të jashtëm , e të mbrendshëm zaptimin dhe komandimin e medjave , thirrjen e mbështetsave të tyre në antimiting( dhe me pages&eumlsmiley duke yshtur deri në përplasje fizike e s'ndalen pasi  turmat në rrugë ata i lexojnë vetëm si tregues force  dhe nuk ndëgjojnë shkakun e vërtetë që ata janë në rrugë.  Ktê mentalitet e shfaqin dhe pushtetarët tanë (gjëja parê që bëjnë pas një proteste numurojnë pjesmarrsit dhe jo ç'kërkojn&eumlsmiley                   Dje dhe sot TV shtetror pa ndalim ka bërë publicitet kundra gazetarëve të huaj si shkaktarë të trazirave duke vënë në rrezik jetën e tyre, në hotele e në rrugë .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).