Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

Fjalimi i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamentin Shqiptar në 1924!



E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve: Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

8 Komente

"..... Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

....Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin. ...:

     Rrofsh toko, se na e prure Nolin, dhe na hedh driten e vet, per te...na "llamsur" 21 Janarin.   

toko, para se te komentoj, kam kuriozitetin te te pyes, pse e solle kete fjalim te Nolit ketu?

si pse more, po ta lexosh te gjithin dhe jo vetem titullin e kupton.Ajde As lexoie te gjith dhe do e shofesh qe dhe ti do e kuptosh smiley

fjalim i mbajtur ne parlament ne 1924, por do ishte akoma i vleshem edhe sikur te mbaheshe neser ne parlament, nuk do i ndyshoia asnje presje. vlen kryekeput i gjithi

Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

Si behet qe per 87 vjet me pare nuk ka ndryshuar as edhe nje presje c`ka thene i madhi Fan Noli?

Ne kohen e Fanolit dhe te rilindesve tane njeriz si Fanoli shkrine te gjithe pasurine e tyre, jeten, per Kombin kurse keta zuzaret kusare politikane marrin dhe po shkatrojne pasurite kombetare per veten e tyre!

Shqiperia keto vite ka zbritur poshte ne vitet 1924, se kush eshte shkaktari dihet, populli e di, bota gjithashtu! Ai qe tha, "se nuk do te perseritet 24-ta" eshte i gjithe strumbullari genjeshtari, naivi,i pa zoti qe i di te gjitha

 

Ne kohen e Fanolit dhe te rilindesve tane njeriz si Fanoli shkrine te gjithe pasurine e tyre, jeten, per Kombin kurse keta zuzaret kusare politikane marrin dhe po shkatrojne pasurite kombetare per veten e tyre"

Njelloj ishin edhe atehere politikanet.

Si shkruan Fishta:

..vec se i qet it zavall krese

vecse i lan ti kryet gomarit

tue u mundue per fis te shqyptarit.

 Per politikanet tane, ka pas qene nje skeç, ku tregohet se sapo uleshin ne kolltuk, i kapte te dridhurat dhe nuk donin te ngriheshin nga kolltuku. 

 Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

Ka pershkrim me te bukur se ku per Saliun tone, qe per kolltukun e tij i vuri nje here zjarrin Shqiperise, dhe eshte gati qe ta ribeje perseri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).