Po ve re me interesim se sa pro paqes dhe qetesise jane perkrahesit e Berishes keto dite. Te thuash ti se nuk kane qene ato qe u leshuan njesoj si bandat e Mubarakut ne 1997, duke rrahur e trembur demostruesit dhe gazetaret dhe per te mos na lene ta harronim, e riperseriten edhe njehere ne 1998. Gjithashtu mahnitese eshte edhe llogjika "e paaneshme" e tipit "mos e ngacmoni, se ai eshte budalla dhe te kafshon", ose ajo edhe me e moderuara "e c'merreni me budallain, ti je ku e ku me i zgjuar". 

Ne nje fare menyre do t'i doja t'i pergjigjesha pyetjes se madhembi legjimitetin e dhunes se mundshme nga ana e protestuesve  me disa pyetje me te vogla, po te bashkuara, me shpresen se bashkimi ben fuqine. Wink

- A eshte qeveria e Berishes me legjitime apo me pak legjitime ne sy te popullit, pas tre vrasjeve te 21 Janarit?

- A mendoni se mosdorezimi i gardisteve perpara drejtesise e forcon besimin e popullit tek kjo qeveri, vecanerisht tek kryeministri qe ne nje fare menyre e ka marre pergjegjesine personalisht?

- A mendoni se denoncimi i protestuesve, Kryetarit te opozites, Presidentit, Kyeprokurores dhe sherbimit sekret si puciste ndikon ne uljen e gjakrave dhe unifikimin e popullit mbas qeverise?

- A mendoni se Berisha po vepron drejt ne keto momente jo vetem politikisht, por edhe si shembull pozitiv i njeriut qe qeveris nje popull te cilin njefaresoj e udheheq edhe me shembullin e tij? A mendoni se me shembullin e tij personal ai po i udheheq njerezit drejt konfliktit apo pajtimit?

Mos pertoni e m'u pergjigjni troc ketyre pyetjeve dhe une do ju them troc se si e mendoj ate punen e dhunes.

9 Komente

Mos u lodh kot. Ketyre temave u bejne bisht ata. Shkruajne vetem te ato "kunder dhunes".

 

 Perkrahesit e Berishes nuk e ndrojne menjen, persa kohe qe gezojne ato qe kane vjedhur. Verej se ato jane pak dhe nuk duhen ngaterruar me anti ramistet.

smiley. Me mire do ishte te pyesje perkrahesit e Metes. Ata te Berishes akoma nuk e dine se ku blihet 'interneti'.

 PF, keto pyetje e tua, jane shume te veshtira, prandaj po i bie shkurt, me sa ma kap kaplloqja mua. E keqja e ketij vendi, nuk eshte Berisha, por nje shpure e madhe qe i vene nga pas, dhe i mbushin mendjen se ai eshte "me i madhi, dhe me i zoti"

Le te mos harrojme ate shprehjen e atij manecit, Edi Paloka:

"..edhe neqofte se ty te shkon ndermend qe te japesh doreheqjen, nuk te leme ne .."

Kjo i ve vulen te gjithave

PS

njesoj si ne kohen kur vdiq merhumi, dhe e qame te gjithe me oooiiii, dhe thame, te matufepsur: "..po si s'vdiqa une per ty, oooiiiii, po me ne te shkretet çdo behet oooiiii..."

Nuk i ke për këto gjëra këta PF, nuk i ke.

Për të marrë nëpër gojë njërin e tjetrin, i ke.

Për të numëruar sesa vetë ishin në protestë, i ke.

Për të folur për çfarëdo lloj gjëje, veç për vrasjet që ka kryer, mënyrën sesi i ka mbuluar, nuk i ke.

Ke të bësh me njerëz që nuk i flasin llogjikës, mendjes, ndërgjegjies, këta i flasin mllefit, inatit, po shtrihet një keqdashje një politikë e negatives si në të menduar dhe vepruar, që është e pamatë dhe e pallogaritshme.

Ju daltë për hajër.

të përshëndes:

http://www.youtube.com/watch?v=guz3-Z8qXzo

Do e merrja mundimin te flisja ne emer te "popullit", por kur "populli" ka dy jave qe nuk flet vet, athere kush jam une qe te flas ne emer te tij?

 E ke krejt gabim..Po flet me vehte... I ziu Popull !

Te folurit me veten nuk i sherben askujt...

1. Nuk jane 3 por 4 te vraret nga Berisha me 21 Janar;

2. Mos dorrezimi i 6 gardistave organeve te drejtesise, tregon me se miri se frymor Sali ka dhene urdher vete per qellimin me arme zjarri ne drejtim te turmes;

3. Nese do te ishim ne regjimin diktatorial te Enverit, sigurisht qe ky puc do te kishte forcuar unitetin e popullit rreth partise dhe Edi, Ina, Farakungulli dhe shefi i shikut do te ishin pushkatuar mbas nje gjygji popullor. Por per fatin tone te mire eshte vetem frymori Sali qe jeton me te kaluaren;

4. Sigurisht qe ai po vepron drejt sipas kutes se tij. Po edhe sikur te tentonte te vepronte ndryshe, nuk do ta linin tashme mafiozet e pushtetit, ata qe ne fakt e administrojne kete teritor. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).