Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka nisur dëshminë e tij në komisionin hetimor parlamentar të mazhorancës sot rreth orës 17:40. Ngjarjet e 21 Janarit Basha i cilësoi si grusht shteti dhe si tentativë për të marrë pushtetin me dhunë nga persona të paguar. “Qëllimi parësor ishte marrja me forcë e selisë së këshillit të ministrave pas nxjerrjes jashtë loje të forcave të rendit dhe atyre të gardës. Si ministër i Brendshëm kam bërë thirrje për distancimin e PS nga kontigjenti kriminal, të gjithë kujtojmë situatën e krijaur me protestat e vazhdueshme në maj. Në kundërshtim me këtë thirrje ngjarjet duket se kanë ecur në krah të kundërt. Kontigjenti i përdorur nga PS ishte jo vetëm kriminal por edhe pa lidhje organike me PS. Pas ndalimit të personave nga policia i janë gjetur lekë në xhep, prerje ne euro. Grupi që sulmoi ishte i paguar”,- u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.

Mund të ndiqet Live: News24

31 Komente

kane gjet edhe arme ne Lezhe te mbeshtjella me qese dhe banderola nga supermarkati i ps..

Pas ndalimit të personave nga policia i janë gjetur lekë në xhep, prerje ne euro.

Ky po qe eshte argument i forte.  Mbetet e paqarte se cfare jane "leket prerje ne euro, po cfaredo qe te jene njerezit qenkan te paguar. 

Po pra, cfare s'kuptove? Njerezve nuk u lejohet te mbajne leke neper xhepa, sidomos euro! Lejohen vec ata qe qerasin zyrtaret.

Ja cfare gjeta ne Google:

Euro - the basic monetary unit of most members of the European Union

Lek - the basic unit of money in Albania

 

Leke me prerje ne euro nuk me dha pergjigje.

Eshte prerje e re puciste

Tani e kuptova.

 Mendoj qe eshte lapsus smiley  ka dash te thote ; para smiley 

Hajde teater hajde, jemi bo me keq se "qerosi me katallanin" qe qiti uje nga guri. Hajde Lul Basha hajde, mje bo si kokkopsa kur me rri ene serioz se po meno se po te beso njeri. Cojini ke teatri kukllave kta amon se ja tu lon kokrren e nomit, ene interesohuni ca droge delirante morin keta si qeveri se keta kan kalu pertej degjenerimit edhe legenerise. Une jam Luli ti je Jozi, ti venecianja un karagjozi...hajde hajdee

 Kontigjenti i përdorur nga PS ishte jo vetëm kriminal por edhe pa lidhje organike me PS.

Ko po eshte thagme, ec e gjeja kuptimin...........

Po s'e kuptoni ju, eshte terminologji gjeo-politiko-kopiste, e ke parasysh?

çfare tallje qe po bejne!

 Emigrantet shqiptare ne evrope sugjerohen te mos dergojne me euro per te afermit se mund ti fusin ne bela keta te fundit kur shkojne ti thyejne eurot te kambistet para te partia socialiste (euro+partia socialiste=e ha dyfish, ose pucist ne katror) por ti kembejne ne dollare paret pastaj ti nisin.

Ndalohet qarkullimi me euro ne xhep.Ndalohet qarkullimi me cadra ne dore... smiley

Edhe me stilolapsa ne xhep

jo thika ne shtepi. element pucist.  

Pa helm lejohen.

Ndalohen videolojrat me sfond te europes te rilindjes ku nje vrases i paguar kryen misione (Assassin's Creed).

 Kush ishte kontigjenti kriminel, kur asnje prej tyre s'ishte me denime te meparshme dhe me arme? E dine ca thone keta?

ncuk, se i bojne gjojnat kolektivce, dhe meqenese e lexojne kushtetuten si e kerko birisha, kolektivce nuk mbajne pergjegjsi per vendimet kolektive..

 Une jam Luli ti je Jozi,

          ti Venecianja un Karagjozi...

 

 

Hehehehehehe!!!

 

 NQS nje grup njerezish qe arrestohen sapo ka mbaruar demostrata dhe te gjithe kane nje sasi te barabarte eurosh ne xhep (nderkohe qe keto persona jane te varfer dhe nuk kane para per te ushqyer familjet por kane euro per me bo nje xhiro ne Tirane) cfare kuptimi ka? 

Shkrimi i postuar nuk shpreh te gjithe deponimin e k'ti personi, whatever his name is, sepse tek Top Channel eshte shume me i gjate dhe me i detajuar.

Problemi qendron tek fakti a eshte e vertete qe te gjithe keto persona kishin te njejten sasi eurosh ne xhep? Kush e verteton kete gje? Policia?

  NQS nje grup njerezish qe arrestohen sapo ka mbaruar demostrata dhe te gjithe kane nje sasi te barabarte eurosh ne xhep (nderkohe qe keto persona jane te varfer dhe nuk kane para per te ushqyer familjet por kane euro per me bo nje xhiro ne Tirane) cfare kuptimi ka? 

 

Qe kane pasur qellim t'i thyejne koken me leke kryeministrit. Ai po te rren nga mengjesi deri ne darke, te tha qe ishin vrare me plumb me silenciator, dhe TV e jep qe ishin vrare nga larg, ti vazhdon me perrallat e Berishes. Sa mangesi gjykimi duhet te kesh, qe te argumentosh me gjera te tilla? Sa njeri lecke, pa moral, pa dinjitet duhet te jesh qe te mbrosh nje vrases? Hetim? Pse s'lejohn te hetohen gardistet ai? Ca berishiane, nga menyra si shprehen, duket se po ta kapin Berishen duke u perdhunuar familjen, gjeja e pare qe mendojne eshte se si ta nxjerrin Berishen te pafajshem. Kot sa ua konsumojne ajrin qenve ne plehra, qe ne fund te fundit, plehra hane e s'kafshojne.

 

Klik, nuk ja vlen te merresh me ty kur lexon komentin tend, por megjithate po te them qe duhet te kishe lexuar komentin tim gjeri ne fund.

Problemi qendron tek fakti qe asnjera pale nuk jep fakte te forta per te ma mbushur mendjen, qe per mua do te thote qe te dyja palet kan faj.

Nderkohe qe ti i beson vetem njeres pale.

A arrin ta kuptush ndryshimin apo duhet te ta shpjegoj me thjeshte se kaq?!

Nuk ka nevoje per pergjigje se eshte pyetje retorike!

 Per te ta mbushur mendjen per cfare? A i ke pare videot? Te gjithe gjuajne me cadra. ASnjeri me cader pistolete. Asnjeri s'u kap me arme. Asnjeri s'u kap me denime te meparshme. Nuk e di sa i ke pare ti videot nga amerika, por ketu i kane transmetuar kanalet me pamje bruto. Pese ore proteste, pese ore video pa nderprerje. Asnjeri s'kishte qellim te hynte brenda, edhe kur garda e hapi deren. I ke pare videot kur deren e kryeministrise e hapi nje polic? Pasi iken te gjithe policet qe e mbronin? Dhe meqe polici e hapi, disa nga turma menduan se mund te futeshin, dhe u afruan. Prape, nuk u futen se i ndaluan deputetet e PS-s. Dhe aty papritur del garda. Vdesin njerez me plumba nga larg. E pame te gjithe. Dhe na del mjeku e genjen, thote qe ishin plumba nga afer, me silenciator. Pse genjeu? Ke po mbronte? Pastaj ia lane ne dore prokurorise e presidentit, e thane t'i zgjidhe prokuroria. Dhe vetem kur prokuroria e presidenti thane ate qe pame te gjithe, qe ishin vrare nga larg, me plumba garde, dhe garda ishte e dyshuar, vetem atehere u kujtuan te thone qe ishte puc. Te kishin pasur aq shume informacione puci, i kishin nxjerre qe ne fillim. Leket s'kane asnje lloj rendesie, kane pasur s'kane pasur, pas gjithe ketyre informacioneve qe s'ka nevoje te t'i thote njeri, por i sheh vete me syte e tu. Dhe kush eshte ai budalla qe paguhet per ne proteste dhe i mban leket me vete, nje here, ne nje vend ku ka rremuja? Para se te pyesesh a genjejne per leket, shiko qe ata GENJYEN qe plumbat ishin nga afer, me silenciator, me pistolete te vogel. Kaq mjafton, per mendjen e cdo lloj qenieje njerezore.

 "I ke pare videot kur deren e kryeministrise e hapi nje polic? Pasi iken te gjithe policet qe e mbronin? Dhe meqe polici e hapi, disa nga turma menduan se mund te futeshin, dhe u afruan."

Besoj qe po kerkon te thuash se nqs ti hap gardhin e oborrit atehere cdo njeri qe eshte rreth e rrotul paska te drejte te futet brenda!

Klik, edhe nje here po ta them, lexoje komentim tim te pare gjeri ne fund.

Asnjera pale nuk edhe ne gjendje te vertetoje deklaratat e saj.

Kjo te ben te kuptosh qe jane te gjithe nje grup horrash, si e majta dhe e djathta.

A duhet me ta shpjegu me?!

O Katnar po ca thu mer plak, e para iher meqe paska qen kokpalare prerjet me euro sdo i ken majt ne xhep, instinkti te thot qe do i ken fut ke corapet ose ke breket..a thu ti i kan bo kontroll kaq te imet? A thu jan bezdis nga eurot neper hallate ene jan bo nervoz edhe kan sulmu me keq policin..? Ene mos meno qe kan mor te gjith prerje isoj sepse ai kapiteni demostrates do jet ofendu se ka mor me shum si demostrusi me aktiv....

MK1913, shume pret dhe ti. Te ishin aq te zgjuar ata, nuk do pranonin para per te goditur policin. Aq me teper vetem 250 Euro. Tani jane te gjithe me precedent penal.

Mendimi im eshte se ata nuk e dinin kursin e kembimit Euro-Leke. Kur i kane dhene Eurot, i kane thene 1 Euro = 10,000 Leke. Gjate demostrates moren vesh kursin e vertet te kembimit dhe nga acarimi filluan te godisnin policin. smiley

Haha edhe kjo mund te jete..edhe pse euro qe ka rrit goxha, mos man qen fallco? Apo Bono fallco te naj mistri...oopsss just sayin lool

 

Ore po si shkoi muhabeti i atyne kercenimeve qe Presidenti i kish bo Bashes sipas Kryeministrit. Jo per gjo po sikur Basha tha vetem se Presidenti kishte kerku informacion per situaten dhe i kishte thene se nuk mund te nxirret ushtria ne rruge, pervecse ne raste te percaktuara me ligj.

Nejse u pa puna do e pyesim Berishen per kete kur te inagurohet stadiumi i ri se kjo qenka tema kryesore sot ne mbledhje qeverie.

10 min me vone:

zoom

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).